Kampionatet e moshave.

Diskutoni rreth ecurise , rezultateve , etj. të Kampionatit Shqiptar

Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Kampionatet e moshave.

Post by Skodrinon » Wed, 17 Jun 2009 , 21:57

Plori: Nuk më pengojnë skeptikët

Trajneri i ekipit kampion të 17 vjeçarëve shkodranë Elvis Plori është shumë pranë kalimit të tij tek ekipi i 19 vjeçarëve Kjo gjë mbetet thjesht çështje kohe. Por një kalim i tillë i një emri të ri në krye të ekipit të të rinjve duket se ka rritur ndjeshëm xhelozinë tek skeptikët dhe mosbesimin për realizimin e detyrave nga këto trajnerë për të ardhmen. Në qytetin verior, i cili njihet për emrat e mëdhenj dhe po ashtu dhe për trajnerët e mëdhenj që i kanë dhënë këtij sporti, ka filluar tanimë të dalë një brez i ri trajnerësh majft pasionat dhe shumë punëtorë, të cilët me punë dhe rezultate po kërkojnë të ngrenë më lart vlerat e futbollit shkodran. Me ekipet e grupmoshave në qytetin e Shkodrës, përkrah emrave të njohur dhe me mjaft experiencë, punojnë edhe trajnerë shumë të talentuar e mjaft puntorë si Armando Cungu, Astrit Premçi, Brikeno Bizi, Kreshnik Krepi, Entri Çaku, Samuel Nika, Alban Volumi, Ermir Miri, Valmir Kurti, Rudi Piraniqi dhe shumë të tjerë, të cilëve edhe i kërkojmë ndjesë për mos përmendjen e emrit, por ashtu si gjithkund në çdo fushë të jetës dhe në sportin më popullor në botë, ka padiskutim përplasje brezash. Nisur nga kjo dua të ndalen pikërisht tek një emër ai i trajnerit të ekipit të kampion të 17 vjeçarëve të Vllaznisë Elvis Plori. Shpallja kampion e për më tepër besimi ndaj tij për të qenë drejtues i ekipit të 19 vjeçarëve ka shtuar zërat e skeptikëve. “Nuk më pengojnë fare në punën time, pse thuhet kush është Elvisi, e dimë si e bëri, e shumë të tjera si këto. Këto përplasje sidomos brezash ndodhin shumë shpesh në çdo aspekt të jetës dhe më shumë në futboll. Nuk ka pse të më pengojnë këto gjëra që unë të vazhdojë normalisht punën time. Në dy sezone unë së bashku me kolegët e mij jemi shpallur kampion me ekipin e 17 vjeçarëve dhe kjo është arritur vetëm në sajë të punës së bërë. Ka përplasje përsa i përket brezave e sidomos në sport kjo ndihet. Kjo përplasje nuk ndodh vetëm në Shkodër, por kjo ka ndodhur edhe në Tiranë e kudo. Vetë trajneri i 17 vjeçarëve të Shqipërisë Ardi Mema, e ka ndjerë një gjë të tillë. Shikohet se si të rinjtë penetrojnë pak me zor në ekipet e para e po ashtu shikojmë sesi trajnerë të rinjë sot drejtojnë ekipe me shumë emër. Prandaj e theksoj edhe njëherë në punën time nuk më pengojnë dhe nuk ndikojnë aspak mendimet e të tjerëve”, shprehet Plori. Por përveç meritës së padiskutueshme të këtij trajneri dhe punës së tij, në rritjen profesionale ka sipas vetë Plorit dhe drejtuesit e klubit Vllaznia, me në krye presidentin Valter Fushaj. “Ajo që ka shumë rëndësi është që drejtuesit e klubit na kanë qëndruar shumë afër dhe na kanë përkrahur në punën tonë. Ato kanë mundësuar që para pak muajsh unë të shkoja në Gjermani për të ndjekur një kurs trajnerësh dhe shumë shpejt pritet që kjo mbështje të vazhdojë e të paktën nga sa kam dijeni jo vetëm për mua. Pra drejtuesit e klubit po na mbështesin dhe për këtë dua të falenderoj në radhë të parë presidentin e ekipit z.Valter Fushaj”, vijon Plori. Ndërsa përsa i përket vazhdimësisë Plori mendon se: “Ne, them për gjithë trajnerët e rinjë, si unë duhet të punojmë shumë dhe përmes kurseve të shumta duhet të bindin që jemi të zotë pse jo për të drejtuar dhe ekipe më lart se këto kategori. Unë mendoj se gjithçka është me stafetë”, përfundon fjalën e tij trajneri i 17 vjeçarëve të akademisë Vllaznia, Elvis Plori.

vllaznimi sportiv

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Kampionatet e moshave.

Post by Skodrinon » Wed, 24 Jun 2009 , 16:17

Shaba: Akademia do riorganizohet ndryshe sivjet

Për të folur në lidhje me atë çfarë do ngjasë me Akademinë e klubit të futbollit Vllaznia në sezonin e ri, sigurisht që është herët. Kjo sepse ende shumë gjëra janë të paqarta për ekipin e parë dhe jo më tek ekipet e moshave. Megjithatë disa projekte paraprake janë duke u hartuar. Më mirë të themi disa strategji për mënyrën si do funksionojë ajo. Menaxheri i përgjithshëm i klubit dhe njëkohësisht drejtori i Akademisë, Kujtim Shaba, duke folur për “Vllaznimi Sportiv”, do të shprehej: “Në fakt jemi herët për të folur për Akademinë dhe mënyrën si do funksionojë ajo sezonin tjetër sepse në këto momente po analizojmë atë çfarë ka ngjarë sezonin e shkuar. Kuptohet që Akademia ka patur sukseset e veta teksa është shpallur për të dytin vit me rradhë kampion ekipi i 17 vjeçarëve, janë krijuar të gjitha ekipet e moshave, është bërë e mundur grumbullimi me ekipet kombëtare i elementëve më të mirë etj. Por kuptohet ka patur edhe disa gjëra që nuk shkojnë si për shembull ecuria tek ekipi i të rinjve apo ndonjë gjë tjetër por këto mangësi në sezonin e ri do vijnë duke u reduktuar për të shkuar drejt eleminimit të tyre. Një risi e punës së Akademisë ka qenë edhe udhëtimi në disa raste i ekipeve tona një natë përpara ndeshjeve në transfertë teksa kemi marrë përsipër hotelin dhe ushqimin, gjë që nuk kishte ndodhur prej vitesh me këto ekipe”. Në fakt suksesi i ekipit U-17 të Vllaznisë ka lënë gjurmë jo se u shpall kampion por sepse tregoi nivel të lartë loje. Tek U-19 ndërkohë gjërat nuk shkuan aq mirë dhe megjithë ndryshimet e trajnerëve, situata nuk u përmirësua. Kjo mbase i ka detyruar drejtuesit e klubit të mendojnë zgjidhje të tjera për sezonin e ri. Flitet që Elvis Plori do emërohet trajner i këtij ekipi por në fakt kjo ende nuk është zyrtarizuar. i pyetur në lidhje me këtë gjë, drejtori Shaba do përgjigjej: “ E thashë edhe më lart, jemi në fazën e analizimit të gjërave. Në ditët në vijim do dalim me konkluzionet përkatëse por ajo që mund të them unë është se do ketë një riorganizim më ndryshe sezonin e ardhshëm të ekipeve. Do stimulohen trajnerët dhe sportistët që kanë punuar më shumë nga të tjerët dhe që premtojnë për të ardhmen”. Po ashtu bëhet e ditur se do ketë ndryshime ndoshta edhe në kushtet e stërvitjes teksa ekipet e Akademisë mund të mos stërviten më në Golem. Po studiohet mundësia e gjetjes së fushave të tjera në pritje të bërjes gati të fushës së lëkurëkupëcëve apo një ditë edhe të kompleksit të madh sportive. Nëse këto do realizoheshin, sigurisht që do ishte lajmi më i mirë për futbollin e moshave sepse pikërisht me to, nis mbarësia e së ardhmes. Mbase në ditët në vazhdim mund të zbulohen të tjera lajme që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e Akademisë por e rëndësishme është që tashmë kemi një institucion që vepron krejt ndryshe nga më parë. Me zyrë, me skeda të secilit lojtar, me vlerësim të kontributeve të ekipeve dhe sportistëve dhe mbi të gjitha me garanci për të ardhmen. Fakti që aktualisht me ekipin e parë të Vllaznisë në Pukë janë duke u stërvitur edhe lojtarë të tillë si Rexha, Vajushi, Tafa e Djepaxhia, që janë 16-18 vjeçarë dhe frut i kësaj Akademie, e tregon më së miri interesimin e klubit për të ardhmen e futbollit shkodran.

vllaznimi sportiv

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Kampionatet e moshave.

Post by Skodrinon » Thu, 30 Jul 2009 , 17:39

Akademia përzgjedh trajnerët e moshave

Që nga fillimi i kësaj jave në Shkodër ka nisur seleksionimi i elementit të ri për ekipet e moshave të Akademisë Vllaznia. Vërehet një fluks i madh fëmijësh, të cilët duan të jenë pjesë e kësaj Akademie, ndërkohë që trajnerët dhe specialistët e angazhuar në këtë seleksionim, po punojmë me shumë kujdes për përzgjedhjen e më të mirëve. Trajneri i ekipit U?19 është caktuar Elvis Plori. Ky i fundit në sezonin e kaluar e ka shpallur kampion ekipin e 17-vjeçarëve. Në vend të tij tek U?17 tashmë do të jetë Entri Çaku, edhe ky një tjetër ish?futbollist i Vllaznisë vite më parë dhe që prej disa vitesh punon me moshat. Në Shkodër është duke u punuar shumë mirë me moshat dhe kjo po shihet më së miri te rezultatet e këtyre ekipeve, teksa U?17 për dy vjet me radhë është kampion i vendit.

sporti shqiptar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Kampionatet e moshave.

Post by Skodrinon » Tue, 20 Oct 2009 , 16:31

Superiore U-19

Java 6, 18.10.2009
Vllaznia-Shkumbini 2-0
Shkëndija T- Teuta 2-1
Elbasani-Laçi 5-4
Flamurtari-Pogradeci 5-0
19.10.2009
Dinamo-Partizani 0-1
Besa-Tirana 1-2


RENDITJA
Vllaznia 18
Shkëndija T 13
Elbasani 12
Tirana 11
Teuta 10
Flamurtari 9
Laci 9
Shkëndija D 5
Partizani 8
Shkumbini 5
Besa 4
Dinamo 4
Lushnja 3
Pogradeci 3

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Kampionatet e moshave.

Post by Skodrinon » Tue, 20 Oct 2009 , 16:34

Superiore U-17

Java 6, 18.10.2009
Vllaznia-Shkumbini 2-1
Dinamo-Partizani (të hënën, 19.10)
Shkëndija T- Teuta 1-1
Shkëndija D-Lushnja (të hënën, 19.10)
Elbasani-Laçi 4-0
Besa-Tirana (të hënën, 19.10)
Flamurtari-Skënderbeu 1-0

RENDITJA
1. Flamurtari 13
2. Vllaznia 11
3. Partizani 10
4. Skënderbeu 9
5. Laci 9
6. Teuta 8
7. Elbasani 7
8. Besa 7
9. Dinamo 6
10. Shkëndija T. 5
11. Shkumbini 5
12. Tirana 4
13. Shkëndija D 3
14. Lushnja 3

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Kampionatet e moshave.

Post by Man in Redblue » Tue, 20 Oct 2009 , 17:43

ku perfundojn tan kto lojtar te talentum shkodran ????


si asht e mujtun qe prej u!/ te vjetshme u perzgjodh vetem Balaj, po te tjeret a nuk ishin te mir a, tpakten 4-5 titullaret ma te mire ??? E fitoi Balaj titullin vetem ????

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Kampionatet e moshave.

Post by GOLDIAN » Tue, 20 Oct 2009 , 18:22

Man in Redblue wrote:ku perfundojn tan kto lojtar te talentum shkodran ????


si asht e mujtun qe prej u!/ te vjetshme u perzgjodh vetem Balaj, po te tjeret a nuk ishin te mir a, tpakten 4-5 titullaret ma te mire ??? E fitoi Balaj titullin vetem ????
me behet qejfi qe po te lexoj
se na ka marre malli
edhe vajushi ka dal prej te rive vec bales :mrgreen:
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Kampionatet e moshave.

Post by Skodrinon » Tue, 20 Oct 2009 , 18:53

edhe sykja

problemi asht se kan me i shite. balen deshten me e shite qysh simjet, pa i ba dy ndeshje t'plota n'superlige....

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Kampionatet e moshave.

Post by Miri » Tue, 20 Oct 2009 , 20:29

Man in Redblue wrote:ku perfundojn tan kto lojtar te talentum shkodran ????


si asht e mujtun qe prej u!/ te vjetshme u perzgjodh vetem Balaj, po te tjeret a nuk ishin te mir a, tpakten 4-5 titullaret ma te mire ??? E fitoi Balaj titullin vetem ????
Noshata baballaret e tyne nuk kan lek shum per me pagu me hi ne formacion te pare.pa pages nuk lun futboll ne shipni.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Kampionatet e moshave.

Post by Skodrinon » Sat, 31 Oct 2009 , 14:08

U-17

Kuqeblutë vazhdojnë të mos falin

Vllaznia- Dinamo 4-0


Vllaznia: Tola, Nikshiqi, Likaj, Ujkaj (40’Kiri), Pelinku, Rexhepi, Halili, Gjeluci, Markolaj, Beluli(Dritarja 55’), Agaj. Tr: E. Çaku
Dinamo: Totishi, Hysa, Pasha, Tanku, Mruka, Mazreku, Cara, Melgecaj, Prendi, Njebza, Hysenbelliu. Tr. B.Deliu

Shënues: Markolaj 5’, 35’, Halili 27’, Agaj 30’.

Gjyqtarë: E. Çokaj, E.Hoxha, E. Bajrakurti (Lezh)

Vazhdon të jetë i papërmbajtëshëm ekipi kampion në fuqi i 17 vjeçarëve shkodranë. Ato janë kthyer përsëri në një pretendent kryesor edhe për këtë sezon. Ekipi i para të rinjve të Vllaznisë ka arritur të marrë një tjetër fitore mëse të merituar përballë ekipiet të para të rinjve Të Dinamos, në këtë javë të këtij kampionati, duke u ngjitur në vendin e parë në tabelën e klasifikimit. Ato me këtë fitore kanë hedhur për të tretin vit me radhë kandidaturën për ta bërë përsëri të tyren këtë titull. Mbajtësja në fuqi për dy vite me radhë ka bërë një paraqitje të mirë edhe në takimin me dinamovitët. Kuqeblutë kanë arritur të fitojnë pastër 4-0 dhe përmes një loje bindëse. Ekipi i drejtuar me shumë meritë nga Tekniku Entri Çaku dhe kolegu i tij Nefail Zhejani kanë objektiva të qarta me këto djem të cilët janë grumbulluar për të parën herë të gjithë sëbashku. Loja me dinamovitët ka nisur mjaft e bukur nga ana e ekipit të drejtuar nga Çaku. Ekipi ka treguar një lojë shumë të mirë sidomos gjatë pjesës së parë të takimit, në të cilën ka arritur të shpartallojë me gol kundërshtarin e vet. Që në minutat e para të takimit ka qënë sulmuesi Markolaj, i cili ka shënuar vetëm pas 5 minutash lojë. Por nuk duket se ekipi i Vllaznisë do të ndalet me kaq, pa kaluara shumë minuta djemtë kuqeblu kanë shënuar me anë të Halilit dhe golin e dytë. Pas një ekzekutimi mjaft të mirë të këtij të fundit. Por më pas ka qënë dhe sulmuesi tjetër Agaj që përmes një triblimi dhe një gjuajtje spektakolar ka përshëndetur për të tretën herë portën mike. Nuk ka qënë e thënë se furia e djemve të Çakut të marrë fund këtu pasi Markolaj ka menduar edhe për golin e dytëb të tijin personal dhe të katërtin për ekipin kuqeblu. Me këtë rezultat të pjesës së parë është mbyllur dhe krejt takimi, i cili edhe në pjesën e dytë është zotëruar tërësisht nga djemt shkodranë. Një fitore e merituat dhe tre pikë që e kanë ngjitur ekipin e para të rinjve shkodranë në vendin e parë në tabelën e klasifikimit. Ka qenë një fillim jo i mirë por vazhdimësia e këtij ekipi të bënë me të vërtet të shpresosh se edhe në këtë sezon pretendimet e kuqebluve për të dalë kampion janë të mëdha. Kjo falë punës së gjithë stafit të ekipit me në krye Çakun e Zhejanin, por edhe e djemve që shumë shpejt kanë gjetur gjuhën e përbashkët me njëri tjetrin.

vllaznimi sportiv

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Kampionatet e moshave.

Post by GOLDIAN » Sat, 31 Oct 2009 , 14:14

hallall ju qofte djelmoshave shkodran
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Kampionatet e moshave.

Post by Skodrinon » Sat, 31 Oct 2009 , 14:30

U-19

Tërinjtë drejt rekordeve

Vllaznia- Dinamo 5-1


Vllaznia: Rexhepi, Rusi (62Tafa), Hotaj, Marku, Boci( 46’A.Puka) Shaba (55’Bardulla), Zagani(Karakaçi 46’), Dalipi, E.Puka , Erkoçi, Rahova. Tr: E.Plori.

Dinamo: Dobi, Maleta, Vargu, Laloci, Imami, Lala, Zijaj, Alibali, Nassi, elia. Tr. Gj.Puka Shënues: Dalipi 25’, 58’, Rahova 35’, Erkoçi 65’, Hotaj 72’/ Imami 31’.

Gjyqtarë: E.Hoxha, E. Çokaj ,E. Bajrakurti (Lezh)

Ekipi i të rinjve shkodranë nuk di të ndalet as në këtë javë. Ato kanë arritur të fitojnë me meritë me rezultatin e thellë 5-1 ndaj ekipit të Dinamos. Vendasit kanë zotëruar lojën për gjatë gjithë 90-të minutave, pa e vënë në asnjë moment në dyshim fitoren. Ekipi i të rinjve që është dhe shpresa dhe besimi i të gjithëve për të ardhmen, po vazhdojnë të shkojnë drejt rekordeve. Në shtatë javët ky ekip ka arritur të marrë 21 pikë të plota dhe për më tepër me një golaverazh fantastik që do të kishte zili çdo ekip ta kishte. Kjo pa dyshim është meritë e padiskutueshme e të gjithë lojtarëve dhe stafit teknik të kësaj skuadre absolute. Ekipi i drejtuar nga Plori dhe Nika ka qenë zotërues përgjatë gjithë pjesës së parë të takimit, ku dy golat e shënuar e kanë bërë takimin mjaft interesant për të pranishmit e shumtë. Goli i pra mban firmën e mesfushorit Dalipi. Ka qënë ky lojtarë i cili nuk ka qenë vetëm promotori i skuadrës shkodrane, por dhe golashënues në këtë takim, ku ka marrë autorësinë dhe të golit të tretë për ekipin e tij i realizuar në minutën e 58-të të takimit. Por për një moment rezultati i këtij takimi është barazuar nga Imani, por ky ka qënë vetëm një barazim momental. Pasi goli i dytë i shënuar në pjesën e parë të takimit mban autorsinë e Rahovës. pas një veprimi të bukur të tij dhe pas një gjuajtje po aq potente, ai ka arritur të shënojë një gol mjaft të bukur duke thënë se sytë duhen të mbahen edhe nga ky lojtarë. Me rezultatin 2-0 është mbyllur dhe pjesa e parë e këtij takimi. Në pjesën e dytë të takimit ka qënë sulmuesi Erkoçi, një nga më të mirët e ekipit kuqeblu, i cili pavarësisht se vinte nga një dëmtim nuk ka nguruar pa dhënë kontributin e tij në shënimin e goli të katërt për kuqeblutë. Ndërsa foria e ekipit të drejtuar me shumë kompetencë nga Plori e Nika nuk do të ndalet pasi qëndërmbrojtësi Hotaj ka shënuar edhe golin e pestë për ekipin e tij. Ky rezultat shumë i merituar nuk është asgjë tjetër veç fryt i punës dhe i forcës së kësaj skuadre. Deri tani duhet thënë se ky ekip në këtë fillim sezoni nuk po njeh konkurencë.

vllaznimi sportiv

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Kampionatet e moshave.

Post by GOLDIAN » Sat, 31 Oct 2009 , 14:49

ca bahet me kta djem ma skodrinon qe po fitokan bindshem ndaj dinamos
a i sponsorizon nakush a hic losin vec per fanelle
flm skodrinon per keto lajme se keta te kenaqin shpirtin
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Kampionatet e moshave.

Post by Skodrinon » Sat, 31 Oct 2009 , 14:59

Image

Pas fitores së thellë 11-1 në ndeshjen e javës së parë të kampionatit të moshës 14 vjeçare, Vllaznia ka arritur të fitojë edhe në javën e dytë. Ajo ka mundur rivalin e saj më të fortë dhe për rrjedhojë duket qartë se sivjet skuadra e drejtuar nga trajneri Alban Volumi do jetë pretendentja kryesore për t’u shpallur kampione e kësaj grupmoshe. Pjesë e Akademisë Vllaznia, kjo skuadër po tregon se është në rrugë të mbarë ashtu si dhe ekipet e paratërinjve dhe të rinjve. Në ndeshjen e luajtur ditën e dielë në kompleksin sportiv “Zmijani” ka patur shumë interes. Ajo është ndjekur nga një numër i madh sportdashësisht të cilët e kanë ndjekur me shumë interes këtë takim. Përballeshin dy ekipet më të mira Vllaznia dhe SK Shkodra, kuqeblutë e vegjël treguan se nuk kanë dhe nuk do kenë rivalë në të parin kampionat të tyre. Ata kanë arritur të fitojnë 3-1 duke e mposhtur kundërshtarin në të gjitha drejtimet. Trajneri Volumi kishte aktivizuar në këtë ndeshje këtë formacion: në portë Gerdis Hoxha, për të vazhduar me mbrojtjen ku kanë luajtur Ares Tahiraga, Arlind Beqiri, Ismet Musaja dhe Valter Zogu. Në mesfushë kanë luajtur Denis Pjeshka, Franko Jakova, Erald Çinari dhe Denis Dyca ndërsa në sulm dyshja Mirlind Galiqi dhe Lut Alijahej. Në këtë ndeshje janë aktivizuar edhe lojtarët e stolit Esmir Kallamoqi, Ared Fani, Erol Kavaja, Antonio Jakaj, Alban Bruçi, Xhulio Nika dhe Erald Bilali. Golat për ekipin fitues janë shënuar nga Franko Jakova, Lut Alijahej dhe Mirlind Galiqi. Ndeshja është gjykuar nga arbitrat Sonil Zeka dhe Gersi Jubani. Skuadra e Akademisë Vllaznia ka treguar nivel të lartë në fushën e lojës në të gjitha drejtimet, si atë teknik, taktik dhe fizik duke dominuar mbi kundërshtarin. Ata që kanë rënë në sy mbi gjithë të tjerët më fushën e lojës kanë qenë dy futbollistë: Franko Jakova dhe Mirlind Galiqi. Jakova luan si organizator dhe ka veti të shkëlqyera teknike dhe përveç tyre edhe një vision të qartë loje. Pa harruar edhe faktin se di të dalë edhe para portave kundërshtare dhe të shënojë shpeshherë gola siç bëri edhe në këtë takim. Galiqi ndërkohë është i kudondodhur. Përveçse është një sulmues i mirëfilltë, atë e sheh në çdo sektor të fushë. Me elementë të tillë sigurisht që edhe suksesi i skuadrës bëhet më i lehtë. Por kjo nuk mjafton sepse qëllimi i Akademisë është t’i bëjë gati këta futbollistë për ekipet me moshë më të madhe për të mbërritur deri tek ekipi i parë i Vllaznisë. Trajneri Volumi i sapoliçensuar me liçensën UEFA B nga Federata Shqiptare e Futbollit, e ka marrë me shumë dëshirë drejtimin e këtij ekipi dhe po bën një punë shumë të mirë. I ndihmuar nga drejtori i Akademisë Shaba, kordinatori Shpuza por edhe trajnerët e ekipeve tjera të moshave, sigurisht që suksesi bëhet më i arritshëm.

vlaznimi sportiv

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Kampionatet e moshave.

Post by Skodrinon » Sat, 31 Oct 2009 , 15:23

GOLDIAN wrote:ca bahet me kta djem ma skodrinon qe po fitokan bindshem ndaj dinamos
a i sponsorizon nakush a hic losin vec per fanelle
flm skodrinon per keto lajme se keta te kenaqin shpirtin
tu pa nji dite nji emision qi flitte per futbollin ne brazil, nji trainer braziljan, per me spjegu pse kampionati braziljan nuk asht kampionati ma i bukur n'bote me tane talentat qi prodhon, tregoi nji anekdote t'lezeçme.
ishte pak a shum kshtu:
kure zoti krojoi lojen e futbollit, tha: "brazili do t'jete vendi ku do t'lindin talentet ma t'mdhej te ksaj loje". shejtoret qi ishin prej vendeve te tjera fillun me protestu: "jo nuk asht e drejte, jo kampionati i tyne ka me kene shum ma i bukur se te tjeret " etj etj. zoti iu pergjigj: "mos u bani merak, se perveç talentave ma t'mdhej kam me i dhane drejtusat ma t'kqi n'bote". per ket tha, braziljant ma t'mire nuk lozin n'brazil edhe kampionati jone asht medioker.

kjo anekdote me humor t'hidhun asht si me e pa kriju per shkodren. drejtusit e paafte bashke me gjendjen ekonomike ma t'keqe n'krahasim me te tjert, bajne qi me ndodhe ky paradoks. ekipet zinxhir n'vend t'pare, ekipi i t'mdhejve n'vend t'fundit

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Kampionatet e moshave.

Post by Skodrinon » Tue, 01 Dec 2009 , 15:44

Plori: Vllaznia e ka të garantuar të ardhmen

Ekipi i të rinjve të Vllaznisë është duke dominuar në kampionat. Në fakt duket se nuk kemi të bëjmë me një ekip të rinjsh. Ndoshta nga mosha e tyre e re teksa plot 7 futbollistë janë të datëlindjes 1992, pra vetëm 17 vjeç. Nga ana tjetër, duket se ende kemi të bëjmë me atë ekip të paratërinjve që vetëm pak muaj më parë u shpall kampion i vendit. Janë të njëjtët lojtarë, sëbashku me disa të tjerë që kanë dalë kampionë dy vjet më parë, të cilët tashmë kanë marrë përsipër një mission tjetër: atë të nxjerrjes kampion edhe me të rinjtë. CVja e tyre kësisoj pasurohet së tepërmi dhe mbase kjo është garancia e së ardhmes për Vllazninë e madhe. “Arkitekti” i gjithë kësaj është Elvis Plori. Ai i ka patur edhe dy sezone më parë, i ka sërish në stërvitje dhe frutet e punës duket se po merren. Ja si e gjykon ai të ardhmen e këtij brezi:

- Plori, në pamje të parë kur shohim ekipin tuaj aktual, duket se kemi të bëjmë me atë ekipin e paratërinjve që sezonin e kaluar doli kampion. Keni edhe ju të njëjtin mendim?

- Deri diku po sepse janë gati të njëjtët lojtarë. Është ai kontigjen që ka dalë kampion në dy sezonet e fundit me paratërinjtë, shto këtu edhe ndonjë element tjetër. Sa për moshën, vërtetë të krijohet kjo përshtypje sepse plot 7 futbollistë në këtë ekip janë të ditëlindjes 1992. Pra janë elementë me shumë perspektivë.

- Kryesoni me meritë kampionatin. Kjo ka ardhur falë punës së bërë apo ka ndonjë arsye tjetër pse është kjo diferencë me ekipet rivale?

- Kur kemi hyrë në kampionat nuk është se e kemi patur mendjen tek gara shumë megjithëse gjithnjë na ngacmonte ideja e bërjes mirë të gjërave. Por ecuria jonë ka qenë shumë e mirë. Në 10 ndeshjet që kemi zhvilluar, kemi arritur 9 fitore dhe 1 barazim në Tiranë me Shkëndinë. Vllaznia ende nuk njeh shijen e humbjes dhe këto fakte tregojnë se ekipi punon mirë. Për të mos dalë tek golat pastaj kur kemi shënuar 24 dhe kemi pësuar vetëm 4 të tillë. Me këtë ecuri, sigurisht që kemi bërë edhe diferencën me ekipet e tjera por nuk e kemi shumë mendjen tek kjo gjë. Duam të vazhdojmë të bëjmë punën tonë me këtë ekip.

-Ka ndikuar të qënit bashkë e këtij grupi futbollistësh prej disa vitesh?

-Kjo është arsyeja kryesore. Ata punojnë prej tre vjetësh bashkë dhe mënyra organizative e skuadrës ka bërë që grupi të jetë shumë kompakt.

-Disa nga elementët kryesorë të skuadrës suaj tashmë janë edhe pjesë e ekipeve kombëtare. Ju gëzon ky fakt?

-Është një nga më të rëndësishmit. Detyra jonë si trajnerë është të prodhojmë sa më shumë lojtarë për Vllazninë dhe ekipet kombtare. Deri tani gjërat kanë shkuar jashtëzakonisht mirë. Kemi plot 7 futbollistë me këto ekipe, duke filluar nga Hotaj që sëfundi është grumbulluar në ekipin kombëtar shpresa, për të vazhduar me Balën, Hasanin, Vajushin, Djepaxhinë dhe Rexhepin që janë me kombëtaren e 19 vjeçarëve dhe Tafën me atë të 17 vjeçarëve. Nuk është pak, apo jo.

-Do jetë kampione kjo skuadër në fund të sezonit?

-Dëshira dhe objektivi ky është. Jo se është ndonjë gjë e madhe titulli kampion me këtë moshë por duam të brumosin tek këta të rinj mentalitetin se janë dhe duhet të jenë gjithmonë kampionë. E kanë provuar me 17 vjeçarët, ta provojnë me 19 vjeçarët dhe pastaj do t’i vijë rradha edhe me Vllazninë e madhe. Përpos kësaj, titulli kampion është fruti i lojës dhe mentalitetit të tyre fitues në fushë. U jep atyre edhe më tepër autoritet.

-Së fundi, a janë këta lojtarë një garanci për të ardhmen e Vllaznisë?

-Mund të them me plot gojën se është brezi më i miri që ka patur Vllaznia prej shumë vitesh. Janë të gjithë djem të talentuar dhe që premtojnë për të ardhmen. Klubi ka punuar mirë me moshat dhe besoj se shumë shpejt ata do të mbushin rradhët e ekipit të parë. Ndoshta që sezonin e ardhshëm, disa prej këtyre lojtarëve duhet të jenë pjesë e tij por e sigurtë është që pas 2-3 vjetësh, Vllaznia do jetë shumë më e fortë me këta lojtarë dhe nuk do ketë nevojë të blejë futbollistë.

vllaznimi sportiv

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionatet e moshave.

Post by fpjalmi » Thu, 03 Dec 2009 , 08:20

TAN IKTA LOJTARE qe jan me eksperience dhe jan djepi i vllaznise shkodres tone ,komplet ikja rini qe ka dal kampione dhe prap del ,sa te vijn ne ekipin e te rriturve ,i shet fushaj dhe nuk ia fal secondin por shton kuleten e tij

prandaj vllaznia po bjen poshte edhe ma poshte cdo dite

sepse shitet ajka e shkodres ,dhe vjen llumi i jegosllavise dhe llumi i brazilit

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Kampionatet e moshave.

Post by Skodrinon » Thu, 03 Dec 2009 , 13:48

U-19

Vllaznia s’njeh kundërshtarë, mposht edhe Tiranën

Tirana ? Vllaznia 0?1

Tirana: Zeneli, Xhimanka, Shima, Çeka, Dapaj, Allmuça, Tushe, Morina, Muça, Bregaj, Jata (u aktivizuan: Kshri, Vishka, Gjoni) Trajner: K. Pengili

Vllaznia: Rexhepi, Rusi, Hotaj, Marku, Boci, Tafa, Karakaçi, Dalipi, Hasani, Bardulla, Djepaxhia (u aktivizuan: Shaba, Rahova, Puka)

Trajner: E. Plori

Shënues: Hasani 47?

Kartonë të verdhë: Zeneli / Hotaj

Gjyqtarë: E. Tena, E. Zhuli, E. Hogu

Në stadiumin “Selman Stërmasi”, sfida e djeshme mes dy kryesueseve, Tiranës dhe Vllaznisë, ka përfunduar me fitoren e kuqebluve, ku goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 47?të nga Hasani. Në pjesën e parë loja është zhvilluar kryesisht në mesfushë, ndërsa fraksioni i dytë ka qenë më i bukur. Që në fillim shkodranët kanë përfituar, duke kaluar në avantazh. Hasani ka gjuajtur saktë në hyrje të zonës me të majtën, duke e dërguar topin në trekëndëshin e portës së mbrojtur nga Zeneli.

Në disavantazh, bardheblutë mundohen të shënojnë, por sulmuesit janë të bllokuar nga mbrojtja mike. Kështu që mefushori Besfort Allmuça provon vetë nga distanca, por gjuajtja e tij gjen në pozicion Rexhepin. Do të jetë sërish Allmuça që gjuan bukur nga një distancë rreth 30 metra, por topi përfundon mbi traun e portës mike. Shkodranët nuk tolerojnë në lojën e tyre, ndërsa për bardheblutë, i vetmi që dallohet është Erxhan Muça, por për fatin e tij të keq shokët e sulmit janë në një ditë të errët dhe nuk arrijnë të shënojnë golin e barazimit. Kështu, Vllaznia merr edhe tri pikë të tjera, duke konsoliduar kreun.

Renditja U-19

Superiore

Renditja, pas javës 12-të

1. Vllaznia 31 10 1 0 25-5
2. Tirana 22 6 4 1 22-13
3 . Partizani 22 6 4 2 17-14
4. Shkëndija T. 18 5 3 3 15-11
5. Flamurtari 15 5 0 5 19-9
6. Elbasani 15 5 0 5 15-18
7. Laçi 14 4 2 5 19-19
8. Teuta 13 4 1 5 10-11
9. Shkëndija D. 12 4 0 4 9-8
10.Shkumbini 11 3 2 4 9-12
11.Dinamo 11 3 2 6 14-20
12.Besa 11 3 2 7 9-15
13.Lushnja 9 3 0 8 8-16
12.Pogradeci 9 3 0 7 10-29

Grupi i Veriut
Renditja, pas javës 12-të
1. Ada 24 8 0 4 25-16
2. Burreli 19 6 1 5 19-18
3. Apolonia 21 7 0 4 21-20
4. Besëlidhja 20 6 2 3 26-12
5. Kamza 19 6 1 5 18-10
6. Gramshi 14 4 2 3 14-12
7. Kastrioti 10 3 1 5 18-20
8. Turbina 1 0 1 10 4-31

Grupi i Jugut
Renditja, pas javës 12-të
1. Bilisht S. 31 10 1 1 31-9
2. Bylis 20 6 2 2 14-9
3. Skënderbeu 18 6 0 5 19-13
4. Luftëtari 16 5 1 4 19-11
5. Gramozi 11 3 2 6 16-25
6. Skrapari 10 3 1 5 12-16
7. Sopoti 9 3 0 6 13-18
8. Naftëtari 5 1 2 7 9-26

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Kampionatet e moshave.

Post by Skodrinon » Thu, 03 Dec 2009 , 14:00

U-19 10 fitore e 1 barazim ne 11 ndeshje. 9 pike para vendit te dyte. I lumte Plorit edhe djemve.
Nuk e di si asht da U-17 ket jave. Ata jane ne vend te dyte mbas Flamurtarit, qi per mendimin tem asht nji rezultat shume i mire, tuj pase parasysh se, siç e thote Plori te inervista siper, 7 lojtare 17-vjeçare lozin me U-19. Pra, sukses per U-19, qi asht tu i rrah tana ekipet me 7 lojtare qi kan 2 vjet ma pak se te tjeret, e sukses edhe per U-17 qi asht ne vend te dyte edhe pa 7 lojtaret ma t'mire

Urime edhe Ades e Brikeno e Sabah Bizit qi jane tu ba pune shum t'mire. Paskan lane mrapa ekipe qytetesh si Firi e Lezha

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Kampionatet e moshave.

Post by GOLDIAN » Thu, 03 Dec 2009 , 15:07

o skodrinon ku na shkojne keta talente a dihet gja
i perjashtuar

Post Reply