Kampionatet e moshave.

Diskutoni rreth ecurise , rezultateve , etj. të Kampionatit Shqiptar

Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919

Post Reply
vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Kampionatet e moshave.

Post by vllaznia1919 » Mon, 07 Mar 2005 , 15:08

Ka filluar më në fund kampionati i paratërinjve, i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit. Siç dihet tashmë, kampionati ka filluar me dy javë vonesë, pasi nga drejtuesit e tij është parë e udhës që takimet të zhvillohen në një kohë më të përshtatshme. Gjithsesi, kjo nuk ka ndodhur, pasi java e parë e fazës së dytë ka qenë e dominuar më së shumti nga shiu i dëndur i rënë gjatë ditës së shtunë dhe të diel, që ka bërë që të mos zhvillohen të gjitha takimet. Sipas informacioneve, shumica e fushave ku luajnë paratërinjtë kanë qenë të përmbytura nga reshjet e shumta. Për sa u përket takimeve në grupin A të kampionatit të paratërinjve, janë zhvilluar vetëm dy ndeshje. Ajo mes Dinamos dhe Teutës dhe Shkëndijës dhe Erzenit. Në takimin e parë, Teuta ka mundur me një rezultat shumë të thellë Dinamon. Blutë janë mundur 8-1 nga "djemtë e detit" të shtunën në një takim pa shumë histori, ku Vila ka qenë më i miri në fushën e lojës për durrsakët. Takimi është zhvilluar në kushte të këqija atmosferike. E njëjta tablo është parë edhe në fushën e Shkëndijës, ku skuadrat mezi luanin futboll. Gjithsesi, takimin Shkëndija-Erzeni kanë arritur ta fitojnë kryeqytetasit me rezultatin 3-0. Me këto fitore, si Shkëndija dhe Teuta i afrohen shumë kreut të renditjes. Në krye të grupit A, edhe pse nuk e ka zhvilluar akoma takimin e radhës me Laçin, vazhdon të jetë Vllaznia. Për takimet e tjera, janë ndërprerë ose nuk janë zhvilluar fare ndeshjet Partizani?Tirana, Besëlidhja?Besa dhe Dajti?Kastrioti. Ky çift pritet të zhvillohet ditën e mërkurë, ndërsa për ndeshjet e tjera të prapambetura do të vendosë sektori i të rinjve në federatë. Grupi B: Pogradeci, gjithmonë në krye Ndryshe nga grupi A, në grupin B të kampionatit të paratërinjve janë zhvilluar të 6 takimet. Kështu, bie në sy fitorja pa probleme e Pogradecit me Naftëtarin. Ky tripikësh, për pogradecarët do të thotë sërish vendi i parë edhe pas javës së parë të fazës së dytë. Nuk shqitet nga kreu as Lushnja, e cila ka fituar një ndeshje të vështirë në Berat me vendësit që kërkonin të ngjiteshin në vend të dytë. Këtë javë është frenuar edhe Skënderbeu, një nga ekipet më të mira të fazës së parë. Korçarët kanë barazuar 1-1 me Apoloninë. Fitoren e dytë gjatë këtij kampionati arrin edhe Tropikali. Durrsakët mundin në fushën e tyre Egnatian. Fitore në trasfertë ka arritur edhe Flamurtari, që ka mundur në Gjirokastër vendësit 3-1. Në fund, Arbri është mundur 1-0 nga Elbasani, edhe pse takimi ka qenë i barabartë. Pas javës së 12-të, në kampionatin e paratërinjve të grupit B vazhdon të kryesojë Pogradeci, i ndjekur nga Lushnja dhe Skënderbeu. Olsi AVDIAJ Flamurati e nis me fitore fazën e dytë U-17 Luftëtari-Flamurtari 1-3 Luftëtari: Kazma, Karabina, Latifi (Janaqi 65'), Kroraj, Bala, Lika (Çela41'), Koteli, Lapa, Çaro, Dervishi, Shehaj (Sherifi 57). Trajner: A. Çulli Flamurtari: Çepa, Xhaferi, Selimi, Kapaj, Veliu, Dule (Zeneli56'), Zeqiri (Sejfullai73') Shkufi, Haruni (Isufi 54'), Dhrami, Shabani (Mema 60'). Trajner: L.Gjondeda Shënues: Caro 79', Shabani 2', Haruni 13' , Dhrami 46' Gjyqtarë: N.Çobo, R.Shtëmbari, D.Ciko (Patos) Stadiumi "Gjirokastra", tepër i rënduar nga shirat dhe ndeshja e të rriturve të shtunën, të dielën priti paratërinjtë. Që në fillim të lojës, vlonjatët ushtrojnë presion dhe fitojnë goditje dënimi. Topi kalon në korne dhe pas ekzekutimit të saj kalojnë në avantazhin 0?1 me golin e bukur të Shabanit. Luftëtari ushtron trusni të madhe, por pa mundur të dyfishojë rezultatin e takimit. Por pas 11 minutash Haruni shënon sërish për vlonjatët, duke i çuar shifrat në 0-2 rezultatin. Më vonë, Shkufi kishte rastin më të mirë për golin e tretë, por portieri Kazma doli fitues në përballjen me sulmuesin e Flamurtarit. Në pjesën e dytë, vlonjatët thellojnë avantazhin në 0-3 me anë të Dhramit, kurse vendësit golin e nderit e realizuan me anë të Çaros nga fundi i takimit. Kështu, Flamurtari, në premierën e fazës së dytë arriti një fitore të merituar, kurse Luftëtari nuk mundi ta shfrytëzojë faktorin fushë në këtë përballje të parë të fazës së dytë. Sokrat Papadhopulli U-17 Emiliano Vila "shkatërron" Dinamon Dinamo-Teuta 1-8 Dinamo: Birrja, Alikolli, Gjetani, Xhemali, Çezma, Dashi, Majtare, Çullhaj, Kurtaj, Daja (Tragaj 50'), Dhimitri. Trajner: B.Delia. Teuta: Ndoni, Kapidani, Uku, Lushaku (Rrapo 65'), Dema, Isteri (Balla 60'), Hoxha (Koçi 53'), Balliu, Tabaku, Dollaku, Vila. Trajner: A.Kërçova. Emiliano Vila "shkatërron" Dinamon. Kështu mund të perifrazohet ndryshe fitorja e durrsakëve karshi bluve kryeqytetas për moshën U-17. Në një terren të rënduar nga shiu i ditëve të fundit kanë qenë "djemtë e detit" ata që triumfuan të shtunën paradite në kompleksin sportiv "Dinamo" falë një fitoreje të thellë 8-1. Autori i katër golave, Emiliano Vila, tregoi klas në veprimet e tij, edhe pse balta ia kishte rënduar fanellën, duke bërë që Dinamo të dorëzohej përpara kohe. Vila, njëkohësisht sulmues edhe i ekipit kombëtar për paratërinj, frymëzoi ekipin e tij drejt suksesit në trasfertën e vështirë me Dinamon. Pjesa e parë u mbyll me fitoren 2-0, ndërkohë që në fraksionin e dytë të lojës durrsakët shënojnë edhe katër gola të tjerë, ndërkohë që Dinamo shënon golin e nderit me anë të Tragajt, i futur si zëvendësues. Në minutat e fundit, miqtë nga Durrësi shënojnë edhe dy herë të tjera, duke e mbyllur përfundimisht ndeshjen në shifrat 8?1. U-17 Shkëndija- Erzeni 3?0 Shkëndija: Citozi, Tafani, Lleshi (R.Kola), Toma, Malaj, Mema, Laçi, Stamolla, Çullhai, Curri, Lame. Trajner: E.Gjoka Erzeni: Milaqi, Subashi, Hasa, Bici, Nerjaku, Shaba, Xhija, Shahini, Saliaga, Varoshi, Koni. Trajner: B.Seiti Shënues: Çullhai 10'(11-m), Subashi (aut) 15', Mema 34' Gjyqtarë:E.Zeqaj, A.Rama, O.Kërpi (Tiranë) Karton i verdhë: Nerjaku Karton i kuq: Koni Ekipi i Shkëndijës ka fituar të shtunën me meritë ndeshjen kundër Erzenit në sajë të lojës së bukur që zhvilloi dhe presionit të vazhdueshëm të sulmues ndaj kundështarit. Ky i fundit rrallëherë e sulmoi portën e Shkëndijës. Ekipi kryeqytetas realizoi shumë shpejt që në minutën e 10-të me anë të një 11-metërshi, gjë që bëri të çlirohet dhe të luajë lirshëm dhe më pas të shënojë edhe 2 golat e tjerë. Ndërsa shijakasit luajtën të nervozuar, çka u shoqërua me një karton të kuq në minutën e 19-të për sjellje jo të pranueshme në fushë. Lojtari Koni ka goditur anësorin e takimit dhe kështu kryesori e ka përjashtuar nga loja. Pjesa e dyte ishte një lojë e dobët për shkak të shiut që binte pa pushim dhe që e vështirësoi shumë ndeshjen. Ajo që ra në sy ishte gjendja shumë e mjerueshme e fushës, që në përfundim ishte e mbushur plot me ujë. Me këtë fitore, ekipi i Shkëndijës rrit ambicien drejt kreut të renditjes. Ilir Cara U-17 Lushnja, fitore të rëndësishme në Berat Tomori- Lushnja 0-1 Tomori: Polake, Cipi, Kasëmi, Hoxhallari, Ikonomi, Xhindi, Koxhaj (Muzaj), Selenica, Lika, Buda, Alliaj. Trajner: A.Xheblati Lushnja: Mebelli, Tabaku, Mino, Sharka, Kiçe, Lali, Abazi (Haruni), Çullhaj, Haxhiu, Shuli, Sulko. Trajner: G.Taullau Shënues: Haruni 76' Gjyqtarë: V.Traka, I.Tartari (Fier), F.Shuka (Berat) Shtatëmbëdhjetëvjeçarët beratas kanë bërë një hap fals në fushën e tyre në ndeshjen e parë të fazës së dytë. Skuadra beratase është mundur me një rezultat të ngushtë nga ekipi i Lushnjës. Loja në përgjithësi ka qenë e barabartë. Të dyja skuadrat kanë pasur disa raste në pjesën e parë, por pa mundur të shënojnë. Edhe në pjesën e dytë, dy ekipet janë munduar të shënojnë. Madje trajnerët kanë bërë edhe lëvizjet e tyre, teksa janë fundur në fushë Muzhajn për Tomorin dhe Harunin për Lushnjën. Pikërisht Haruni, i sapofuturi në lojë në minutën e 79-të, kanë shënuar golin e vetëm të takimit. Beratasit janë munduar shumë për të barazuar rezultatin, por përpjekjet e tyre kanë qenë të kota. Me këtë fitore, ekipi lushnjar vazhdon serinë pozitive dhe është një nga kandidatët kryesorë të grupit B për 17-vjeçarë për të të kaluar në "play-off", ndërsa Tomori me humbjen e djeshme vazhdon të lundrojë në vendet e fundit të renditjes së përgjithshme të grupit B. Rushan Dosti Pogradeci e nis me fitore fazën e dytë U-17 Pogradeci- Naftëtari 2-0 Pogradeci: Maçolli, Hila, Fezollari, Xhemollari, Janatllari, Peza, Lazametaj, Laka, Seitllari, Maçolli, Duraku. U aktivizuan Çela. Topçiu, Guçe, Elmullari. Trajner: A.Prifti Naftëtari: Themollari, Tabaku, Katabelli, Marini, Shyti, Tahu, Bregu, Velo, Gjini, Velihaj, Gjolli. Trajner: Ll.Tabaku Shënues: Duraku 39', Guçe 45' Gjyqtarë: E.Kalla, E.Maksia, E.Gjata (Korçë) I renditur në fazën e parë në krye të klasifikimit, Pogradeci i mobilizuar dhe me një lojë sulmuese rrezikoi që në fillim të takimit. Por terreni i rënduar nuk i lejoi futbollistët të dilnin në lojën e tyre. Miqtë nga Kuçova herë pas here u munduan të kundërsulmonin, por mbrojtësit Hila, Xhemollari, Lazemataj u treguan tepër të kujdesshëm dhe nuk lejuan të ndëshkoheshin nga Naftëtari. Kështu, sulmuesi Duraku, i dalluar për golat e tij, shënon i pari dhe në përfundim të pjesës së parë goli i Guçes vulos rezultatin. Pjesa e dytë bëri që vendësit të ruanin rezultatin, duke mos lejuar miq të shënonin. Kuçovarët, nga ana e tyre, janë munduar shumë që të shënojnë, por pa ia arritur qëllimit. Kjo edhe falë pogradecarëve, të cilët kanë ditur të mbrohen mirë. Kështu, Pogradeci U-17 fiton me meritë nën drejtimin e trajnerit Altin Prifti, duke siguruar vendin e parë në grup në ndeshjen e parë të fazës së dytë të kampionatit të paratërinjve. Edhe një herë, kjo skuadër ka treguar se është më e forta në grupin B dhe një nga kandidatet më të mundshme për të kaluar në finalet e kampionatit të sivjetëm.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 14 Mar 2005 , 14:23

U-17: Vllaznia, ajo që ka pushtuar kreun

Grupi A i kampionatit të paratërinjve vazhdon të dominohet nga ekipi i Vllaznisë. Shkodranët këtë fundjavë kanë kaluar një ndeshje shumë të vështirë, teksa kanë mundur Shkëndijën e vendit të dytë. Ekipi i Vllaznisë ka fituar me rezultatin 2-0 në ndeshjen e zhvilluar ndaj ekipet të vendit të dytë të renditjes së grupit A për paratërinj. Me këtë fitore Vllaznia është ngjitur në kuotën e 29 pikëve duke vazhduar sundimin e saj në këtë grup. Ndërsa ekipi kryeqytetas i "Shkollës së Mjeshtërisë Sportive", me këtë humbje e sheh veten në vend të tretë. Në vend të dytë është ngjitur Teuta, e cila ka mundur 2-1 në fushën sportive "Skënder Halili" Tiranën. Bardheblutë kanë dominuar pjesën e parë, por në pjesën e dytë djemtë e Agustin Kolës kanë lëshuar në lojë dhe durrësakët kanë mundur të dalin fitimtarë. Fitore të rëndëshme për kreun e klasifikimit ka arritur edhe Besëlidhja në Shijak. Skuadra lezhiane më këtë tripikësh ngjitet në vendin e 4-et me 23 pikë, po aq edhe sa Partizani i vendit të 5-të. Por të kuqtë kanë fituar bindshëm në Kavajë me Besën me rezultatin 5?0. Vendësit nuk i kanë rrezistuar forcës së kryeqytetasve. Fitore në trasfertë ka arritur edhe ekipi i Laçit. Këta të fundit kanë fituar 1?0 me Kastriotin brenda në Krujë, duke u ngjitur disi në renditjen e përgjithshme. Në fund edhe Dinamo ka marrë pikë të plota në trasfertë. Blutë kanë mundur 3-1 Dajtin në Kamëz dhe tani gjenden në vendin e shtatë me 19 pikë. Për t'u përmendur fakti se takimet janë zhvilluar normalisht dhe pa ndonjë incident. Javën e ardhshme pritet të zhvillohen 2 sfida interesante, ajo mes Dinamos dhe Tiranës në kryeqytet dhe Besëlidhjes dhe Besës në Lezhë. Grupi B: Pogradeci, pastaj të tjerat... Vazhdojnë rezultatet pozitive për skuadrën e Pogradecit. Ekipi i qytetit juglindor këtë javë ka marrë një tjetër 3 pikësh duke mundur në trasfertë në një ndeshje të vështirë ekipin e Elbasanit. Me këtë fitore pogradecarët ngjiten në kuotën e 32 pikëve. Si hije pas vazhdojn të qëndrojë Lushnja. Skuadra e qytetit myzeqar këtë javë ka fituar 2-0 me Flamurtarin në fushën e vet dhe me 3 pikë ngjitet në kuotën e 30 pikëve, duke qenë ndjekësja më e afërt e Pogradecit. Pa shumë vështirësi fiton edhe Skënderbeu skuadra që ka shumë pretendime në këtë grup. Korçarët mundin 2-0 një Tomor pretendent për të dalë në "Play?Off". Fitore në trasfertë ka arritur Luftëtari, teksa ka mundur 2-0 Tropikalin. Ndërkohë që Arbri shijon fitoren e dytë këtë kampionat. Kryeqytetasit kanë mundur po në trasfertë Egnatian dhe tashmë e shohin veten 2 pikë nga vendi i parafundit. Në ndeshjen e fundit të kësaj jave Naftëtari fiton 2-1 me Apoloninë. Në javën e 14?të dy takimet më interesante pritet të jen Luftëtari-Lushnja dhe Flamurtari-Skënderbeu.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 21 Mar 2005 , 14:06

U-19, Shkëndija rikthehet bindshëm në krye

Në kampionatin e të rinjve grupi A rikthehet bindshëm në krye ekipi i Shkëndijës. Skuadra e Shkollës së Mjeshtërisë Sportive këtë fundjavë ka arritur të kapë sërish kreun, duke fituar dy ndeshje që ka zhvilluar brenda 3 ditëve. Kështu, skuadra e Shkëndijës ka arritur të fitojë 5-0 në mesjavë me Erzenin në takimin e prapambetur të javës së 12-të. Ndërsa të shtunën ka mundur pa problem 4-2 ekipin e Kastriotit. Shkëndija ka luajtur shumë mirë, duke e merituar fitoren në të dy takimet. Dhe tani ajo renditet e para në grupin A të kampionatit të të rinjve, me 34 pikë, 2 më pak se Partizani i vendit të dytë. Edhe të kuqtë kanë fituar këtë javë. Djemt e Shulkut kanë mundur 2-1 Erzenin të premten dhe qëndrojnë bindshëm në vendin e dytë të renditjes, me 32 pikë. Gjithsesi, të kuqtë janë një nga ekipet që pretendojnë për të dalë kampionë në këtë sezon. Në vendin e 3-të të renditjes, me 27 pikë, qëndron Vllaznia. Shkodranët këtë javë pothuajse kanë dështuar në të dy takimet. Në fillim të mërkurën kanë barazuar me Laçin 0-0, duke lënë pikë të vlefshme. Por hapi fals i Vllaznisë nuk ka mbaruar me kaq, pasi kuqeblutë kanë barazuar edhe në derbin me Besëlidhjen. Kështu që skuadra shkodrane ka lënë 4 pikë të vlefshme, që mund ta kishin çuar skuadrën në kuotën e 31 pikëve. Një ndeshje shumë e bukur ka qenë edhe ajo mes dy kryeqytetasve, Dinamos dhe Tiranës. Në këtë derbi, fitues kanë dalë bardheblutë e Muçës, të cilët kanë fituar me rezultatin 3-0. Gjithsesi, Dinamoja U-19 në këtë sezon është shumë larg asaj të sezonit të kaluar. Vazhdon të qëndrojë në pozicionet e para të renditjes Teuta. "Djemtë e detit" kanë mundur Besën 2-1, duke vazhduar të jenë një nga ekipet që pretendojnë një vend në "play off". Ekipi i Dajtit, i cili prej javësh vazhdon të marrë rezultate të mira, ka fituar 3-0 në Laç, duke u ngjitur në kuotën e 23 pikëve. Në javën e ardhshme të kampionatit të të rinjve grupi A, takimi më i fortë pritet të jetë ai mes Vllaznisë dhe Partizanit në Shkodër. Grupi B: Luftëtari, ndjekësi më afërt i Arbrit Vazhdon galopimin e qetë drejt "play off"-it ekipi i Arbrit. Skuadra kryeqytetase edhe këtë javë ka marrë një fitore, duke mos u sforcuar shumë. Arbri ka mundur 4-1 Tropikalin falë lojës shumë të mirë të të gjithë ekipit. Madje djemtë e Luftar Gurit kanë thelluar diferencën me vendin e dytë, duke e çuar në +5. Kjo sepse Elbasani, ndjekësi më i afërt i Arbrit, ka barazuar me Apoloninë në Fier, duke shkuar në kuotën e 25 pikëve. Nga ky frenim i elbasanasve ka përfituar Luftëtari. Gjirokastritët kanë fituar një ndeshje të vështirë brenda në shtëpi me Lushnjën, me rezultatin 1-0 dhe tani janë të dytët në renditjen e përgjithshme. Ndeshje të mirë ka zhvilluar edhe Flamurtari, kampion në fuqi. Vlonjatët kanë mundur 2-0 Skënderbeun, duke u ngjitur disi në renditjen e përgjithshme. Pa problem kanë fituar Tomori 2-1 me Naftëtarin dhe 3-0 Apolonia me Egnatian. Javën e ardhshme pritet të luhet një sfidë shumë interesante, ajo mes vendit të parë dhe të dytë të Grupit B, Arbri-Luftëtari.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 04 Apr 2005 , 13:12

U-19: Vllaznia-Elbasani, këtë javë hap fals

Në kampionatin e të rinjve grupi A, surprizat nuk ka qenë të shumta. Kështu, ekipi kryesues i grupit, Shkëndija, ka fituar pa problem 3-0 ndaj Laçit, duke arritur kështu në kuotën e 40 pikëve. Lëvizje më të të mëdha ka pasur në ekipet ndjekëse të Shkëndijës. Kështu, Partizani ka fituar pa problem 5-0 në ndeshjen me Kastriotin. Në këtë takim nuk ka munguar as tensioni, teksa dy lojtarë të të dyja ekipeve kanë dalë me kartonë të kuq për goditje të kundërshtarit dhe ofendim të gjyqtarit. Me këtë çështje, me të gjitha gjasat do të merret komisioni i disiplinës këtë javë. Në ndeshjen Partizani-Kastrioti ka qenë i pranishëm edhe trajneri i të kuqve, Sulejman Mema, dhe shumë specialistë të tjerë futbolli. Në takimet e tjera, Tirana ka fituar 6-0 me Erzenin në një ndeshje pa shumë histori. Ndërkohë, Dinamo ka mundur 2-1 Besën në Tiranë. Takimi më i rëndësishëm i kësaj jave, Teuta-Vllaznia, është mbyllur me fitoren e durrsakëve. Djemtë e Petraq Ikonomit kanë fituar falë qetësisë, ndonëse shkodranët kanë luajtur mjaft mirë. Me këtë humbje, Vllaznia tani është 3 pikë larg vendit të dytë, Partizanit, ndërkohë që Teuta ngjitet në kuotën e 32 pikëve dhe pretendon një vend në finalet e kampionatit të të rinjve, së bashku me Tiranën e drejtuar nga Ilir Muça. Në fund, takimi Besëlidhja-Dajti, ku ky i fundit janë shpallur fitues, pasi dihet që Besëlidhja është përjashtuar nga kampionati.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 04 Apr 2005 , 13:15

U-17:Teuta dhe Vllaznia frenojnë njëra-tjetrën

Teuta - Vllaznia 1-1 Teuta: Ndoni, Kapedani, Koçi, Lushaku, Uku, Isteri, Hoxha, Dema, Vila, Doko, Tabaku. Trajner: A.Kërçova. Vllaznia: Selimaj, Beshiraj, Kalimani, Beliraj, Tuzi, Memaj, Murati, Rrashketa, Hylli, Perfati, Brahusha. Trajner: A.Premçi. Shënues: Murati 37', Tabaku 63'. Gjyqtarë: B.Breshanaj, E.Zeqaj, A.Beqaj (Tiranë) Ndeshja në mes ekipeve të Teutës dhe Vllaznisë është shoqëruar nga një rivalitet i fortë nga minuta e parë deri në minutën e fundit të takimit. Pjesa e parë ka qenë më e mirë për shkodranët, që i janë afruar ndjeshëm golit me anë të Brahushës, Perfatit dhe Hyllit, por ka qenë në lartësinë e duhur portieri i Teutës, Ndoni. Murati kalon shkodranët në avantazh pas një goditjeje të saktë brenda zonës. Teuta ka reaguar në pjesën e dytë, duke arritur që të barazojë me anë të Tabakut. Pjesa e dytë ka qenë më e mirë për durrsakët, që e kanë dominuar lojën dhe kanë rrezikuar seriozisht portën shkodrane. Një barazim 1-1 ka shpërblyer atë që kanë dhënë në fushën e lojës të dy ekipet.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Kampionati i moshave

Post by vllaznia1919 » Mon, 18 Apr 2005 , 13:33

Vllaznia, fitore pa probleme

Ekipi i Vllaznisë U-19 vazhdon të fitojë dhe të tregojë një formë shumë të mirë sportive. Pasi ka mundur javën e kaluar ekipin e Tiranës, dje skuadra e Ismet Hoxhës ka kryer të njëjtën detyrë edhe me atë të Besës. Fitorja me rezultatin 3-1 është shprehja më e mirë e epërsisë së vendësve. Deri në momentin e golit të parë të shënuar nga Tërmeti, kavajasit u mbrojtën mirë, por në minutën e 24-t gjithçka merr fund për ta. Goli i tretë i Vllaznisë, që ka sërish për autor kapitenin Tërmeti, ka qenë vërtet një gol për t'u pasur zili edhe nga ekipet e të rriturve. Pas këtij rezultati, miqtë reaguan duke shënuar një gol që gjithsesi nuk ka vlejtur për asgjë. Kjo fitore e djeshme e Vllaznisë e ngjit edhe më tepër atë në renditje dhe njëkohësisht ia shton oreksin për të qenë në krye të renditjes.

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Sat, 23 Apr 2005 , 09:28

A dini gja ne cil vend jan U-19 ju lutem se ktu jan shpresat e vllaznis
VLLAZNIA PER GJITHMON

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 23 Apr 2005 , 17:12

Me duket se ne vend te dyte.Mas Shkendise mas u gabosha.

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Mon, 25 Apr 2005 , 15:47

U-17: Vllaznia, e vetme në krye


Ekipi i Vllaznisë për 17-vjeçarë konsolidon pozitat e tij në krye të renditjes. Kështu, skuadra shkodrane edhe këtë javë ka marrë një tripikësh shumë të rëndësishëm për renditjen. Përballë Vllaznia ka pasur një ekip jo shumë me pretendime si Erzeni, të cilin e ka mundur në çdo aspekt. Kuqeblutë kanë fituar thellë 5-0, duke mos rrezikuar asnjëherë rezultatin. Me këtë fitore, shkodranët ngjiten në kuotën e 42 pikëve, duke u shkëputur 4 pikë nga ndjekësi më i afërt i saj, Shkëndija. Kjo e fundit nuk ka mundur të mbajë hapin e shkodranëve ashtu si në javët e shkuara. Shkëndija këtë javë ka pasur një ndeshje shumë të vështirë me Partizanin. Dy ekipet janë përballur në fushën e Shkollës së Mjeshtërisë Sportive dhe nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1. Të parët që kanë kaluar në avantazh kanë qenë të kuqtë e Berberit, të cilit luftojnë për një vend në finalet e kampionatit. Por brenda pak minutash skuadra e Shkëndijës ka arritur të barazojë rezultatin dhe deri në fund të ndeshjes skuadrat janë mundur të shënojnë, por pa ia arritur qëllimit. Në takimin e tretë të zhvilluar këtë javë, Dinamoja është mundur me rezultatin 3-1 nga Besëlidhja. Ndërkohë, java e 19-të e kampionatit të paratërinjve nuk është zhvilluar e plotë. Kjo sepse disa nga skuadrat nuk kanë pranuar të luajnë këtë fundjavë. Sektori i të rinjve në federatë ka bërë të ditur se Kastrioti-Besa, Dajti-Tirana dhe Laçi-Teuta pritet të zhvillohen ditën e mërkurë. Sipas shefit të të rinjve në federatë, Astrit Hafizi, skuadrat kanë marrë leje në sektorin e tij.
Grupi: Pogradeci u rikthehet fitoreve
Në grupin B të kampionatit të paratërinjve u rikthehet sukseseve ekipi i Pogradecit. Skuadra juglindore javën e shkuar kishte ngecur në Fier, duke barazuar me vendësit 1-1. Ndërkohë, këtë javë, në fushën e tyre kanë arritur të fitojnë ngushtë me Tomorin me rezultatin 2-1. Me këtë tripikësh, skuadra e Pogradecit vazhdon e qetë drejt fundit të kampionatit. Surpriza në këtë grup këtë javë ka qenë rënia e Lushnjës në Durrës. Myzeqarët janë mundur me rezultatin 3-1 nga Tropikali, duke rrezikuar vendin e tyre në "play?off". Gjithsesi, këtë javë është ndalur edhe Tomori, çka do të thotë se vendi i 4-t i lushnjarëve është i sigurt. Në takimet e tjera, Luftëtari ka fituar 3-1 me Apoloninë në Fier, duke iu afruar disi kreut. Ndërkohë, Elbasani ka mundur 2-1 Naftëtarin, duke u ngjitur në kuotën e 28 pikëve. Edhe në grupin B nuk janë zhvilluar dy ndeshje. Bëhet fjalë për takimet Egnatia Skënderbeu dhe Flamurtari-Arbri, të cilat do të zhvillohen ditën e mërkurë.


Vllaznia marshon drejt titullit kampion
Vllaznia - Erzeni 5-0
Vllaznia: Selimaj, Beqiri (A.Tula 73'), Kalimani, Beshiraj, Tuzi (Behri 58'), Rrashketa, Murati (Bekteshi 70'), Memaj, (Kastrati 68'), Hylli (Colaj 46'), Brahusha, Perfati. Trajner: A.Premçi
Erzeni: Deliallisi, Shala, Bici, Kulla, Miloqi, Nerjaku, Shahini, Deda, Bardhi, Soljega, Xhia. Trajner: B. Seiti
Shënues: Perfati '12, Murati '37, Colaj '51, Kalimani '65, Hylli '75
Gjyqtarë: A. Lleshi, A. Molla, P. Gjetani (Laç)

Vazhdon marshimi i të besuarve të Astrit Premçit drejt titullit kampion për U-17. Dje ata kanë mundur në fushën e tyre edhe skuadrën e Erzenit të Shijakut me rezultatin e thellë 5-0. Një ndeshje që ka folur veç për Vllazninë, e cila e ka dominuar atë në të gjitha drejtimet. Këtë e tregon edhe rezultati i arritur në fund të takimit. Për lojën e skuadrës së 17-vjeçarëve të Vllaznisë natyrisht që flasin vetë rezultatet. Ato kalojnë nga fitorja në fitore dhe jo më kot mbajnë vendin e parë në renditje. Oreksi i djemve të këtij ekipi ka ardhur duke u rritur nga java në javë dhe, nëse në fillim të kampionatit askush nuk e kishte në mendje titullin kampion, tashmë pretendimi për këtë është një realitet.


Shkëndija-Partizani, gjithçka në ekuilibër
Shkëndija - Partizani 1-1
Shkëndija: Çitozi, Lleshi, Kola, Toma, Malaj, Mema, Laçi, Stamolla, Kola, Curri, Lame (u aktivizuan Bello, Çullhai) Trajner: E. Gjoka
Partizani: Zalla, Aliu, Bozho, Mata, Cami, Doda, Voda, Miska, Korabeci, Allaj, Rizvani (Roshi).
Gjyqtarë: A. Peza, D. Agaraj, R. Avdo (Tiranë)
Shënues: Voda 45', Toma 64'
Kartonë të verdhë: Voda, Lame, Lleshi, Kola, Stamolla, Miska

Takimi midis Shkëndijës dhe Partizanit për moshat deri në 17 vjeç përfundoi në barazim 1-1. Derbi midis dy skuadrave të kryeqytetit ishte i një niveli të kënaqshëm, pasi u zhvillua një lojë me ritëm të lartë e plot raste për shënim nga të dy ekipet. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, megjithëse skuadrat kryen një volum të madh dhe u munduan të mos gabojnë në mbrojtje. Pjesën e dytë Partizani e filloi shpejt dhe shënoi që në fillim me anë të Vodës. Shkëndija nuk lëshon në lojë dhe në minutën e 64-t, Toma topin e ardhur nga këndi e kthen në gol pas asaj gjuajtje të bukur me kokë, duke e barazuar rezultatin, i cili nuk do të ndryshojë deri në fund. Pra, barazimi e justifikoi lojën e zhvilluar nga të dy ekipet, që po mundohen të rreshtohen në zonën e plejofit. Ajo që ra në sy ishte se ekipet zhvilluan një lojë të fortë e burrërore, megjithëse nuk janë më shumë se 17 vjeç.


Pogradecarët u rikthehen fitoreve
Pogradeci - Tomori 2-1
Pogradeci: Maçolli, Xhemollari, Pera, Hila, Fezollari, Laskaj, Lazamete, Kamolli, Seitllari, Duraku, Liskollari (u aktivizuan edhe Topçiu, Elmazllari, G.Çela). Trajner: A.Prifti
Tomori: Pulahe, Çipi, Kasemi, Velenica, Haxhillari, Llani, Xhindi, Koxhaj, Lika, Buda (u aktivizuan edhe Kule, Musta). Trajner: A.Xheblati
Shënues: Seitllari 60', 69', Lika 49'
Gjyqtarë: H.Maze, Ll.Qirjazi, M.Mullaj (Ersekë)

Pas barazimit të javës së kaluar, ekipi i Pogradecit u është rikthyer fitoreve. Këtë herë, viktimë është bërë skuadra e Tomorit, e cila gjithsesi pretendon për një vend në "play-off". Pjesa e parë e ndeshjes ka qenë pothuajse e barabartë. Të dy ekipet janë munduar të shënojnë në portat kundërshtare, por pa ia arritur qëllimit. Kështu, 45-minutëshi i parë është mbyllur në barazim 0-0. Në pjesën e dytë, skuadrat kanë hyrë në fushë me tjetër grintë. Për habi, kur të gjithë prisnin golin e vendësve janë miqtë ata që shënojnë. Lika, në minutën e 49-të shënon për ekipin beratas, duke i befasuar vendësit. Gjithsesi, këta të fundit nuk dekurajohen dhe brenda 11 minutash arrijnë të barazojnë. Heroi i ndeshjes është Seitllari, i cili shënon golin e barazimit. Por jo vetëm kaq. 9 minuta pas golit të parë, Seitllari shënon edhe golin e dytë. Ky do të jetë i fundit në këtë ndeshje, të cilën e ka fituar Pogradeci me rezultatin 2-1. Kështu, pas barazimit të javës së kaluar, pogradecarët arrijnë të marrin një tripikësh, duke vazhduar marshimin e tyre drejt "play-offit" të kampionatit të 17-vjeçarëve.


Elbasani fiton ngushtë me Naftëtarin

Elbasani - Naftëtari 2-1
Elbasani: Zhugu, Kadiu, Shkodrani, Shopo, Leka, Gjeta (Shijaku 52'), Bako, Lemaj, Shabani, Ymeraj, Ejupi. Trajner: S.Dalipi
Naftëtari: Thomollari, Tabaku, Shamaj, Kotobelli, Tabaku, Shyti (Marini68'), Velo, Bregu, Prifti (Rika 46'), Velikaj, Gjoni. Trajner: Ll. Tonellari
Shënues: Ymeraj 23', Shabani 41', Gjoni 65'
Gjyqtarë: E.Kello, E. Malësia, E.Gjata
Kartonë të verdhë: Bregu, Shamaj

Ekipi i Elbasanit, me lojën që ka zhvilluar në fushën sportive "Shefqet Lamçe" ndaj Naftëtarit, duhet të kishte fituar me një rezultat tepër të thellë. Por portieri dhe mbrojtja mike kanë qenë në formë të shkëlqyer. Verdheblutë, pas paraqitjes jo të mirë të javëve të fundit, i janë rikthyer formës së tyre të zakonshme, duke luajtur bukur e me shumë korrektesë ndaj kundërshtarit. Ata janë dalluar për grintë në lojë, por mbi të gjitha kanë rënë në sy edhe për përgatitjen e lartë teknike. Publiku i shumtë që ka ndjekur ndeshjen nuk i ka kërsyer duartrokitjet për dy golat e bukur që elbasanasit realizuan në portën e Naftëtarit. Ky i fundit, në goditjen e vetme arriti të shënonte golin e nderit.
VLLAZNIA PER GJITHMON

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 09 May 2005 , 13:52

U-17: Lufta përqendrohet tek "play-off"-i

Eshtë mbyllur edhe java e parafundit e kampionatit të paratërinjve dhe, ashtu siç pritej, gjithçka ka mbetur e hapur për javën e fundit. Kështu, në grupin A, vetëm një ekip e ka siguruar matematikisht kalimin në finalet e kampionatit. Bëhet fjalë për Vllazninë. Skuadra shkodrane është në kuotën e 45 pikëve dhe me një ndeshje më pak. Kjo sepse ndeshja e radhës e kampionatit në Krujë nuk është zhvilluar. Sipas informacioneve, fusha nuk ka qenë në gjendje të mirë, kështu që shkodranët mund ta fitojnë takimin në tavolinë. Nëse marrin edhe këto 3 pikë, ata janë automatikisht të parët në këtë grup. Luftë e ashpër pas Vllaznisë. Për tri vende në play-off luftojnë 4 ekipe. Bëhet fjalë për Partizanin, Teutën, Tiranën dhe Shkëndijën. Këto 4 ekipe duket se do të luftojnë deri sekondën e fundit për të kaluar në finalet e kampionatit të paratërinjve. Situata është e tillë, ku Partizani ka 42 pikë pas fitores 6-1 me Dinamon, ndërkohë që 40 pikë kanë edhe Tirana me Shkëndijën. Këto dy skuadra nuk kanë shkuar të shtunën përballë njëra-tjetrës më shumë se një 0?0. Ndërkohë, po 40 pikë ka edhe Teuta, por kjo e fundit nuk ka zhvilluar ndeshjen e javës së 21-të me Besëlidhjen. Duke parë edhe kalendarin, duket se java e fundit do të jetë vendimtare, pasi Partizani do të luajë në Durrës me Teutën. Nga ana tjetër, Tirana do të përballet me Besëlidhjen. Kjo e fundit, nëse fiton takimin e prapambetur me Teutën, mund të futet në lojë për një vend në play-off. Ndeshje më të lehtë duket se ka Shkëndija. Në takimet e tjera, Laçi ka mundur me lehtësi Besën 2-1, ndërkohë që Dajti më në fund ka arritur të marrë edhe fitoren e parë.
Grupi B: Zbulohen të gjitha skuadrat e play-off-it
Në grupin B të kampionatit të paratërinjve, gjithçka është zbuluar një javë nga përfundimi. 4 ekipet e kualifikuara për më tej janë Pogradeci, Flamurtari, Skënderbeu dhe Lushnja. E vetmja enigmë është fakti se si do të renditen skuadrat nga vendi i dytë deri tek i katërti. Kjo sepse Flamurtari duhet të luajë sot me Apoloninë. Ndërsa në takimet e tjera Pogradeci i ka lejuar vetes luksin, duke luajtur me ekipin e dytë, me Lushnjën. Kjo e fundit, duke përfituar edhe nga mungesat, ka fituar në Pogradec si askush tjetër dhe ka siguruar vendin e 4-t. Skënderbeu ka mundur në Tiranë Arbrin. Në takimet e tjera, Tropikali ka barazuar me Naftëtarin dhe Egnatia është mundur në fushën e saj nga Lushnja.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 09 May 2005 , 13:55

U-19: Tirana, finalistja e katërt

Eshtë zbuluar edhe skuadra e 4-t që do të kalojë në play-off. Ajo është Tirana. Bardheblutë, ndonëse janë mundur në ndeshjen me Shkëndijën 2-1, e kanë arritur matematikisht kualifikimin në finale. Kjo edhe falë humbjes së Teutës në Durrës ndaj Besëlidhjes me rezultatin 5-3. Kështu, Tirana është skuadra e katërt që kalon në finale në këtë grup, pas Shkëndijës, Vllaznisë dhe Partizanit. Java e ardhshme do të jetë përcaktuese vetëm për 4 vendet e para. Në ndeshjet e tjera, Laçi ka mundur Besën me rezultatin 1-0. 8-0 ka fituar Dajti me Erzenin, ndërkohë që takimi Kastrioti-Vllaznia nuk është zhvilluar fare. Të kuqtë e Shulkut kanë mundur Dinamon 2-0. Në grupin B jo gjithçka është mbyllur dhe do të vendoset vetëm në javën e fundit. Dy skuadrat e para, Arbri dhe Lushnja, edhe këtë javë janë paraqitur në përgjithësi mirë. Kryeqytetasit e Gurit kanë mundur 5-0 Skënderbeun, duke dominuar në çdo aspekt të lojës. Janë dalluar Sekseri, Çuço dhe Duka, të cilët kanë qenë nga më të mirët në fushën e lojës për Arbrin. Ndërkohë, Lushnja ka barazuar me Pogradecin. Luftë e ashpër do të zhvillohet deri në fund mes Apolonisë, Flamurtarit dhe Luftëtarit. Vlonjatët dhe fierakët sot kanë për të zhvilluar ndeshjen e javës së 21-të dhe një fitore e fierakëve do të bënte që Luftëtari të kishte shumë pak shanse për t'u kualifikuar. Gjithsesi, java e fundit do të vendosë gjithçka në këtë duel mes këtyre 3 ekipeve. Në takimet e tjera, Tropikali ka fituar 3-0 me Naftëtarin, ndërsa Egnatia ka barazuar 1-1 me Elbasanin.
Finalet në kompleksin e Kamzës
Menjëherë pas përfundimit të javës së 22-të të kampionatit U-17 dhe U-19, do të zhvillohen edhe ndeshjet e play-off-it për të shpallur ekipin kampion për çdo moshë. Sipas shefit të sektorit të të rinjve në federatë, Astrit Hafizi, ndeshjet pritet të zhvillohen në kompleksin e ekipeve kombëtare në Kamëz.
Hafizi ka shtuar se ndeshjet do të jenë me sistem eliminimi të drejtpërdrejtë. "Nuk e kemi vendosur përfundimisht ditën e parë të play-off-it. Gjithsesi, gjasat janë që ndeshjet e para të zhvillohen menjëherë në mesjavë, pas ndeshjeve të fundit të kampionatit. Ndeshjet mund të luhen në Kamëz një ditë njëra moshë dhe një ditë mosha tjetër,"është shprehur Hafizi. Ky i fundit ka shtuar se ndeshja çerekfinale do të jetë një. Pra, kush fiton, kualifikohet. Tashmë dihet që rregullorja përcakton se ekipi i parë i të njëjtit grup do të luajë në çerekfinale me ekipin e katërt, i dyti i njërit grup me të tretin e grupit, duke formuar 4 çifte në një moshë, më pas 2 dhe në fund finalja. Këtë sezon, komiteti ekzekutiv ka vendosur gjithashtu që ekipet fituese U-17 dhe U-19 të shpërblehen me nga 200.000 lekë të reja.

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Post by vvvllaznia » Fri, 03 Jun 2005 , 19:42

Vllaznia ka dal kampion i Shqiperis ne U-19 liga amatore.un kam djalin e dajes qe let ne kete skuader Kruja dhe eshte thirrur per seleksionim dy her me U-19 e Shqiperis kur shkunen ne Danimark e Jugosllavi.Ne Danimark nuk e thirren kurse per ne Jugosllavi pat nje demtim te vogel.Nuk e kuptoj pse Vllaznia U-19 nuk ka nje ekip zyrtar por dy ekipe ku vlerat e ekipit amator jan me te mira se vlara e ekipit qe luan ne ligen normale. :roll:

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Fri, 03 Jun 2005 , 21:37

vvvllaznia wrote:Vllaznia ka dal kampion i Shqiperis ne U-19 liga amatore.un kam djalin e dajes qe let ne kete skuader Kruja dhe eshte thirrur per seleksionim dy her me U-19 e Shqiperis kur shkunen ne Danimark e Jugosllavi.Ne Danimark nuk e thirren kurse per ne Jugosllavi pat nje demtim te vogel.Nuk e kuptoj pse Vllaznia U-19 nuk ka nje ekip zyrtar por dy ekipe ku vlerat e ekipit amator jan me te mira se vlara e ekipit qe luan ne ligen normale. :roll:
Pershendetje !!!

Me aq sa di un e keshtu te pakten ka ken para 2-3 vjetve , Vllaznia merr pjese ne ligen Amatore sepse nuk ka terrene sportive !!!
Ndoshta edhe gabohem por .....

Hajt te flasin ato qe kan lujt me moshat e Vllaznise se i kena da kokrra ktu :P
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 04 Jun 2005 , 01:39

Un jam stervite nja nji vjete me pionert e Vllaznise,ne kohe te Edi Martinit,Armir Grims etj! :lol: :lol:
Last edited by vllaznia1919 on Sat, 04 Jun 2005 , 01:41, edited 1 time in total.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 04 Jun 2005 , 01:40

Te fusha e tullave bashim stervitje. :lol: :lol:

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 02 Aug 2005 , 13:33

Firmosin 5 të rinj, Sukaj e Lika "divorc"

Ajo që ishte diskutuar prej kohësh ka marrë rrugë dje. Pesë futbollistë të cilësuar të perspektivës kanë firmosur kontrata pesëvjeçare me Vllazninë. Kjo ka ndodhur paradreken e djeshme, kur në orën 09.00 në zyrën e noterit të klubit Arben Kopliku janë paraqitur 8 futbollistë të rinj që po stërviten aktualisht me
ekipin e parë. Bëhet fjalë për Frrokun, Canin, Tafilin, Zmijanin, Kuçin, Tërmetin, Sukajn dhe Likën.
Këta tre të fundit, kur pritej të hidhnin firmë në kontratën e paraqitur nga klubi, i janë drejtuar sekretarit Hoxha me përgjigje negative për hedhjen e firmës. Preteksti që ata kanë nxjerrë është sërish ai i uljes së viteve të kontratës nga pesë në tre vjet.
Ndërkohë, pesë futbollistët e tjerë, Frroku, Cani, Tafili, Zmijani dhe Kuçi pasi kanë firmosur, i janë drejtuar menjëherë autobusit të ekipit që po nisej drejt Malit të Zi për të nisur javën e dytë të fazës përgatitore atje. Nga ana tjetër, sipas sekretarit Hoxha, edhe Tërmeti duket se ka ndërruar mendje dhe mund të ketë firmosur dje pasdite, ose do ta bëjë një gjë të tillë sot, në mënyrë që t'i bashkohet sa më shpejt ekipit në stërvitje.

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Post by vvvllaznia » Tue, 02 Aug 2005 , 23:14

çfar karash,tesh ta po djegen krejt.Per ne Shqiperi asnje ekip nuk ti jep konditat qe ja jep vllaznia,mandej jan 18 vjeça mbas 5 vitesh kan me ken ne kulm te karrieres e munden me zgjedh skuadren qe dojn.Un jam komplet dakort me stafin e vllaznis per kontratat 5 vjeçare,mendoj qe kena fillu me ken i pari klub pak modern ne Shqiperi,ishallan na del perhajer e na i nisin malazest

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 03 Aug 2005 , 13:40

Naqe malazez vetem tre kan met.Per sa i perket te rive per mendimin tem kan ba marri qi nuk kan firmose,por shqiptari e ka synin e madh e manej met pa gja krejt!

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 04 Aug 2005 , 13:31

Hoxha: Po ndërtojmë ekipin e perspektivës

Shumëkujt mund t'i kenë bërë përshtypje lajmet e fundit që e kanë shoqëruar skuadrën shkodrane. Po flitet për kontrata 5-vjeçare të
futbollistëve, kundërshtime dhe në fund edhe firma të hedhura. Për futbollin shqiptar, të mësuar me terma të tjera, me kontrata kryesisht njëvjeçare apo dhe 6-mujore, ky është një realitet i ri.
Ditët e fundit, siç është bërë e ditur, kanë firmosur për kuqeblutë disa futbollistë të rinj, duke filluar nga portieri Bishani e për të vazhduar me Canin, Frrokun, Tafilin, D.Zmijanin dhe Kuçin. Të gjithë ata kanë hedhur firmë për 5 vjet në kontratat që klubi shkodran u ka afruar. Fillimisht, kanë qenë kundër kësaj procedure, duke e gjykuar si të stërzgjatur afatin e kontratës, për vetë kushtet ku ndodhet futbolli shqiptar. Kjo është shoqëruar edhe me
polemika mes familjarëve të sportistëve dhe presidentit Çela e sekretarit Hoxha. Por këta të fundit janë shfaqur të vendosur për ta çuar deri në fund projektin e ri. Duke qenë kështu, ata i kanë këshilluar futbollistët e rinj të firmosin dhe të bashkohen menjëherë me ekipin në stërvitje. Por këto fjalë nuk i kanë dëgjuar të gjithë. Sukaj, Lika dhe Tërmeti, të cilët gjatë sezonit të kaluar u evidentuan si lojtarë të perspektivës, nuk kanë pranuar të firmosin, duke e braktisur në njëfarë mënyre skuadrën. Arsyeja, sipas tyre, është se afati i këtyre kontratave nuk duhet të
jetë më i gjatë se tre vjet, për më tepër që shpërblimi i tyre është lënë evaziv. Pra, tre lojtarët që ishin më pranë formacionit se shumë të rinj të tjerë, i kanë thënë "jo" skuadrës së tyre të zemrës ende pa e nisur mirë karrierën me të. Mësohet se as dje, asnjë prej këtyre futbollistëve nuk është paraqitur para noterit të klubit për të firmosur.
Ndërkohë, sekretari i klubit shkodran, Ismet Hoxha, duke folur në
lidhje me këtë çështje, është shprehur: "Do të firmosin
apo jo këta lojtarë të rinj, është një e drejtë e tyre. Po unë, si trajner i ekipeve zinxhire dhe si funksionar i klubit, do t'u bëja
thirrje të tre lojtarëve që ende nuk kanë firmosur, ta kryejnë sa më shpejt këtë procedurë. Shumëkush e ka ëndërr të luajë një
ditë me Vllazninë, ndaj këta tre lojtarë që e kanë provuar tashmë këtë gjë, kurrsesi nuk duhet t'ia privojnë vetes një sadisfaksion të tillë." Nga ana tjetër, sekretari Hoxha shpjegon për gazetën edhe arsyet pse klubi po ndjek një politikë të tillë, pra me kontrata afatgjata. "Fakti që u kemi afruar lojtarëve të rinj kontrata 5-vjeçare, do të thotë që kemi besim tek ata. Pastaj, ju e keni parë se sa e vështirë është t'i bindësh lojtarët e qyteteve të tjera apo dhe të huaj për të ardhur te Vllaznia. Mendojmë që pas pak kohësh skuadra do të jetë e mbipopulluar me lojtarë të rinj cilësorë. Dhe për të mos ndodhur ajo që sapo e bën një sportist ai të ikën, kemi menduar për këto kontrata pesëvjeçare," ka shtuar më tej sekretari Hoxha.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 08 Aug 2005 , 13:42

Të rinjtë, ende "të divorcuar" me skuadrën

Tre futbollistët e rinj të talentuar, Lika, Sukaj dhe Tërmeti, ende nuk janë bashkuar me skuadrën në stërvitje, ndonëse sot mbushet java që ata nuk janë më në radhët e Vllaznisë. "Divorci" i tyre me skuadrën shkodrane ndodhi pikërisht të hënën e kaluar, kur ata nuk pranuan të firmosnin kontratat pesëvjeqare që u afronte klubi. Për rrjedhojë, ata tashmë janë duke u stërvitur në mënyrë individuale çdo ditë, por gjithsesi, larg skuadrës shkodrane. Ende nuk dihet se si do të veprohet me këta tre lojtarë të rinj, që janë konsideruar të perspektivës nga drejtuesit e Vllaznisë.

Post Reply