Lajmet per skuadren e Vllaznise

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Post Reply
Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Tue, 18 Jan 2005 , 14:42

Trajneri lezhjan nuk është i kënaqur nga forma e 2-3 lojtarëve kuqeblu, por shpreson në rikuperimin e tyre .



Vllaznia nuk do ta ketë të lehtë në rrugën e saj të pretendimeve. Asaj i duhet ende shumë për të bërë sa i takon konsolidimit të grupit të lojtarëve. Kështu të paktën mendon trajneri i saj, Vasil Bici. Duke folur për gazetën, Bici bën të ditur se është në pritje të marrjes së formës së duhur nga 2-3 lojtarë, për të shtuar numrin e tyre në dispozicion. "Ne vërtet erdhëm nga periudha e merkatos dhe e stërvitjes dimërore, por na duhet ende edhe pak kohë që disa prej lojtarëve tanë të kapin formën më të mirë. Këtu përfshihen edhe lojtarët e ardhur nga merkatoja, të cilët kanë mangësi në aspektin fizik. Ju e patë edhe vetë që Gjokoviçi nuk ishte në gjendje të luante 90 minuta lojë. Po ashtu, në të njëjtat kondita janë edhe Alcani dhe Kovaç. Por duke pasur parasysh që pas dy javësh kampionati do të ndërpritet sërish, mendoj se është koha e përshtatshme për t'i pasur edhe ata të gatshëm. Vështirësia e ndeshjeve të kampionatit dhe atyre të kupës tashmë është shumë më e madhe, prandaj na duhen sa më shumë lojtarë," ﷓ thotë Bici. Pikërisht kjo duket se është frika më e madhe e drejtuesit të stolit shkodran. Kjo edhe për një arsye tjetër. Të shtunën që kaloi, në ndeshjen kundër Teutës, kanë luajtur të dëmtuar dy titullarët e këtij formacioni, Sinani dhe Abilio. Frika te të gjithë ka qenë e madhe, sepse po të kishte acarim të mëtejshëm të dëmtimeve të tyre, gjërat do të vështirësoheshin shumë për zgjedhjet e Bicit. Megjithatë, për fatin e mirë të tyre, asgjë e keqe nuk ka ndodhur dhe ata do të vazhdojnë të luajnë si më parë. Në ndeshjen ndaj Teutës, shkodranët jo se kanë zhvilluar ndonjë ndeshje shumë të mirë, por gjithsesi fitorja e tyre nuk u vu asnjëherë në dyshim. Duke folur pikërisht për këtë ndeshje, Bici shprehet se fitorja në pamje të parë nuk ishte aq e lehtë, prandaj shton: "Teuta në pjesën e parë, me lojën që zhvilloi, na vuri në gjumë, ndërsa në pjesën e dytë, pas dy golave që shënuam, ajo na vuri në vështirësi, por për meritë të portierit Shehi nuk pësuam gol. Megjithatë, Vllaznia pa diskutim që e meritoi fitoren dhe na mbetet të vazhdojmë kështu edhe më tej." Por në të vërtetë, për çfarë pretendojnë kuqeblutë? Përgjigjja e Bicit është e shpejtë dhe e thjeshtë: "Objektivi i Vllaznisë është për të shkuar sa më lart. Nuk di të them me saktësi se luajmë për këtë apo atë vend. Përderisa jemi në vend të tretë aktualisht, qëllimi ynë primar është të kapim një herë vendin e dytë, pastaj të shohim."

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 18 Jan 2005 , 14:53

Salihi: Këtë sezon synoj 28 gola

Goli i radhës ka qenë një tjetër kryevepër e Hamdi Salihit. Kundër Teutës, të shtunën, lojtari i talentuar shkodran ka dhuruar sërish spektakël. Një gol që do të mbahet mend gjatë nga të gjithë të pranishmit në "Loro Boriçi". Megjithatë, vetë Salihi thotë që nuk arrin t'i ndajë golat. Të gjithë kanë rëndësinë e vet, por më e rëndësishme është të vazhdoj të shënoj për veten dhe Vllazninë. Ja si shprehet ai në intervistën. Hamdi, më duket se ju nuk dini të shënoni gola të thjeshtë... ? Jo, nuk është krejt kështu. Unë nuk mendoj shumë se si duhet ta godas topin. Për mua, e rëndësishme është që të shënoj, të tjerat vijnë më vonë. Keni ndonjë mënyrë tuajën origjinale për shënimin e këtyre golave spektakolarë? Thjesht e godas topin ashtu si të më vijë dhe në disa raste mund të them se kam qenë me fat që realizimi i golit është konsideruar i përkryer. E filluat edhe fazën e tretë me gol. Do të shënoni po aq gola sa në dy fazët e para? Detyra ime është të bëj maksimumin për ekipin tim. Për pasojë, edhe goli është detyrë për mua dhe lojtarët e tjerë të sulmit të Vllaznisë. Siç e kam thënë edhe më parë, njëfarë objektivi që kam pasur në mendje që në fillim të kampionatit ka qenë realizimi i dyfishit të golave të kampionatit të kaluar. Meqë vjet shënova 14, këtë herë dëshiroj të realizoj 28. Natyrisht, fakti që e nisa mbarë edhe fazën e tretë më nxit për të vazhduar në këtë rrugë. Tashmë nuk e ndieni "frikën" e Fortuzit. Kjo do të thotë se e ndieni veten tuaj që tani fitues të "Këpucës së artë"? Unë nuk e them kurrë këtë. Vërtet Fortuzi nuk është më në radhët e Tiranës, por të mos harrojmë që rivalë të fortë kam edhe të tjerë, si Rraklli, Abilio etj. Megjithatë, "Këpuca e artë" nuk është prioriteti im kryesor. E rëndësishme është t'i shërbej në maksimum ekipit tim në arritjen e objektivave që ka. Kjo javë që kaloi foli për Vllazninë. Barazimet e Dinamos dhe Partizanit kanë qenë një plus më tepër për ju, apo jo? Këto rezultate janë një plus për ne, pasi e rrisim diferencën me ndjekësit. Kjo nuk mjafton, pasi detyra kryesore për ne është t'u afrohemi sa më shumë dy skuadrave të kreut. Megjithatë, me Teutën është filluar mbarë. Do të vazhdoni të luani kështu?Me Teutën nuk ishte e lehtë fitorja, por ajo u arrit dhe i morëm tri pikët që na duheshin. Tani na mbetet të fitojmë edhe ndeshjen e radhës kundër Dinamos, për të thënë që vërtet jemi në rrugë të mbarë.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Wed, 19 Jan 2005 , 12:58

Hamdi Salihi nuk iken ne Greqi, tek Egaleo



Hamdi Salihi nuk do te shkoje ne skuadren greke te Egaleos. Kete e beri te ditur dje klubi shkodran, duke u bazuar ne fjalet e futbollistit, qe, sipas tyre, ka thene se "nuk kam ndermend te largohem nga Vllaznia per ne Greqi". Burime ne klub kane pohuar se Salihi ka qene ne ambasaden greke per te marre nje vize qe I duhet per pune personale dhe qe nuk ka lidhje me futbollin.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 20 Jan 2005 , 14:35

Vllaznia, priten brazilianët dhe malazezët

Ekipi shkodran e ka ende derën e hapur për të tjerë lojtarë që mund të vijnë në të ditët e ardhshme. Drejtues të tij bëjnë të ditur se në ditët në vazhdim pranë skuadrës mund të afrohen edhe disa lojtarë të tjerë, çka mund të sjellin një formacion krejt tjetër të kuqebluve. Nëse në ditët e para të janarit u bashkuan me Vllazninë dy malazezët, Gjokoviç dhe Kovaç, si dhe lezhjani Alcani, merkatoja e saj nuk do të mbyllej këtu. Sipas asaj çfarë mësohet në kampin shkodran, në ditët në vazhdim me ekipin do të bashkohen edhe dy brazilianët e shumëpërfolur, Leandro dhe Junior. Të dy ata, prej kohësh, kishin deklaruar se do të ishin pjesë e skuadrës deri në fund të sezonit, por "tekat" financiare të Leandros bënë që ky bashkim të mos bëhej realitet. Por së fundi, ata kanë nisur "haber" se do të vijnë. Madje nga çfarë u tha në fillim, Junior duhej të kishte mbërritur dje në Shkodër. Por ardhja e tij është shtyrë për pak ditë. Presidenti i Vllaznisë, Agron Çela, ka bërë të ditur dje se kishte marrë premtimin që më së fundi këta lojtarë do të vijnë. Madje ata kanë nisur edhe kopjen e konfirmimit të biletave që tashmë kanë prerë për të udhëtuar drejt Shqipërisë. "Më në fund, mund të themi se Leandro dhe braziliani tjetër do të vijnë. Ata na kanë dërguar edhe konfirmimin për prerjen e biletave dhe po bëhen gati për nisjen e tyre drejt vendit tonë. Junior vjen të premten, ndërsa Leandro do të vijë të hënën, pasi të zgjidhë përfundimisht disa probleme familjare që ka pasur. E rëndësishme është që ata do të vijnë dhe do të jenë pjesë e Vllaznisë, për ta ndihmuar atë në arritjen e objektivave të saj," ? është shprehur numri një i klubit shkodran. Por nëse problemi i brazilianëve në njëfarë mënyre ka marrë një zgjidhje, ai i malazezëve të përfolur për të ardhur në Shkodër, ende nuk është bërë realitet. Ndonëse ditët kalojnë, ata nuk janë bërë të gjallë, megjithatë te Vllaznia i presin. Presidenti Çela thotë se në ditët e ardhshme edhe ata do të vijnë, por mund të ndodhë që ata të vonohen edhe pak ditë. "Ne do ta bëjmë federimin e tyre para 31 janarit, pavarësisht nëse më pas rezultojnë të vlefshëm apo jo. Kjo do të vendoset pasi të testohen nga trajnerët tanë, por gjithsesi më pas nuk do të kenë pengesa për t'u aktivizuar," ? shton ai. Në këtë mënyrë, ndonëse faza e tretë ka nisur, nuk përjashtohet mundësia që, pas një apo dy ndeshjesh, formacioni i Bicit të pësojë ndryshime thelbësore. Mbi të gjitha, përveç këtyre ardhjeve, e rëndësishme është që askush nga skuadra nuk u largua. Goleadori Salihi krijoi pak "dhimbje koke" për drejtuesit e skuadrës pas lajmeve që qarkulluan për një lëvizje të tij drejt Greqisë, megjithatë asgjë për t'u shqetësuar. Gjithsesi, Vllaznia i ngjan një kantieri që ka filluar punë prej kohësh, por që nuk dihet se kur do të përfundojë së ndërtuari, ashtu siç do trajneri Bici.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 21 Jan 2005 , 14:22

Vllaznia, "e dënuar" që të fitojë!

Përgatitjet e kuqebluve për ndeshjen e radhës me Dinamon kanë shkuar mirë. Me përjashtim të Sinanit, që do të mungojë për shkak dëmtimi, të gjithë lojtarët e tjerë kanë qenë të gatshëm për trajnerin Bici, duke përfshirë këtu edhe brazilianin Abilio, i cili duket se e ka lënë pas krahëve atë dëmtim që e ka shqetësuar kohët e fundit. Takimi kundër bluve konsiderohet shumë i vështirë në kampin shkodran, pasi luhet përballë një skuadre që e ka për detyrë fitoren këtë herë, kusht ky i vënë nga presidenti Sulaj.
Por për trajnerin e kuqebluve, Vasil Bicin, i cili sezonin e kaluar ka drejtuar Dinamon, ky fakt nuk përbën ndonjë gjë të re. "Normalisht ne e dimë se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Me apo pa Sejdinin, Dinamo mbetet Dinamo. Kuptohet që presidenti i kësaj skuadre nuk ka se çfarë të kërkojë veç fitores, por të mos harrojmë se të njëjtën gjë kërkojmë edhe ne," ? thotë trajneri lezhjan në prononcimin e tij për "Sportin shqiptar". Megjithatë, për t'ia arritur qëllimit kësaj here nuk do të jetë e lehtë, aq më tepër pa sulmuesin Sinani, që mbetet lider i Vllaznisë. Për drejtuesin e skuadrës shkodrane, një mungesë e tillë do të thotë shumë, por, sipas tij, në futboll duhet menduar edhe për të tilla të papritura. Ndërkohë, për të munguarin Sinani, nuk do të ketë zëvendësim "kokë për kokë". Trajneri Bici ka menduar që më mirë se aktivizimi i një sulmuesi tjetër, do të jetë fuqizimi i mesfushës me një lojtar të këtij reparti. Shtyrja e Salihit përkrah Abilios, bën të mundur hapjen e rrugës për një mesfushor. Nuk përjashtohet mundësia që të luajë nga minuta e parë malazezi Aleksandër Kovaç. Në ndeshjen e kontrollit të së mërkurës, ai ka treguar një formë relativisht të mirë dhe nuk është çudi që t'i besohet një vend titullari. Po kështu, një tjetër dilemë për stafin drejtues të Vllaznisë është vendosja e Licit. Aktivizimi i tij në mesfushë është një garanci më tepër edhe për lojën sulmuese të ekipit, gjë që u pa qartë në ndeshjen me Teutën. Megjithatë, ai që do të vendosë do të jetë trajneri Bici. Dëshira e tij dhe e të gjithë shkodranëve është për një fitore ndaj bluve të Paskulit, por kjo duhet bërë realitet në fushë dhe jo vetëm me fjalë. E rëndësishme është që në Shkodër janë të shumtë ata që besojnë. Ky besim vjen edhe nga dy ballafaqimet e para me dinamovitët në këtë kampionat. Vllaznia ka arritur të fitojë në të dy rastet dhe kot nuk thonë "nuk ka dy pa tre". Edhe trajneri Bici është optimist dhe kjo duket në fjalët e tij: "Ne kemi objektiva të qarta. Duhet të ngjitemi sa më lart në renditje, por kjo nuk mund të bëhet pa fituar ndaj skuadrave si Dinamo. Prandaj unë kam shumë besim se do t'ia dalim me sukses."

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 21 Jan 2005 , 14:23

Vllaznia, shansi me fushat asnjanëse

Në futboll ndodh shpesh që një skuadër hyn në fushën e lojës duke pasur një shans me vete. Një të tillë duket se do të kenë edhe kuqeblutë e Vllaznisë në prag të ndeshjes me Dinamon. Ky shans ka të bëjë me zhvillimin e ndeshjes në fushën asnjanëse të Elbasanit. Në historinë 55-vjeçare të ballafaqimeve mes këtyre dy
klubeve me emër, ka rastisur që ata t'i luajnë takimet edhe në fusha asnjanëse. Rasti i nesërm në Elbasan është i pesti dhe, nga ajo çfarë afrojnë statistikat, duket se shansi është me kuqeblutë, pasi Vllaznia ka fituar 2 nga 4 takimet e luajtura, ndërsa 2 të tjera janë mbyllur në barazim. Duke qenë kështu, shkodranët pretendojnë që edhe këtë herë shansi i fushës asnjanëse të jetë me ta.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sat, 22 Jan 2005 , 13:19

Dinamo Vllaznia, dueli i dy emrave të mëdhenj



Pavarësisht pozitave në tabelën e renditjes dhe bilancit favorizues për blutë, kurdoherë ndeshjet mes Dinamos dhe Vllaznisë janë pritur me kërshëri nga sportdashësit e të dy skuadrave. Bilanc treshifror ndeshjesh në ballafaqimet mes këtyre dy skuadrave, nga më të mirat e futbollit tonë, që e kanë fituar titullin kampion plot 25 herë. 16 herë dinamovitët dhe 9 herë shkodranët. 111 herë kanë dalë në fushën e mejdanit blutë dhe kuqeblutë. Dinamo ka marrë për vete 45 fitore, Vllaznia 29, ndërsa barazimi është arritur në 35 raste. Golaverazhi është favorizues për të parët, 148 107. Pra, siç shihet, 16 fitore më shumë janë për blutë e Dinamos, që përbëjnë njëkohësisht një diferencë bilanci të krijuar në harkun kohor të 11 vjetëve (1950 1961). Pas kësaj periudhe ka patur shumë ekuilibër në rezultatet e ndeshjeve, që shumë herë kanë dhuruar spektakël. Që në takimin e parë të luajtur midis këtyre dy ekipeve në Tiranë, më 16.04.1950, me golin e shkodranit P.Mirashi në minutën e 78 të, Dinamo do të fitonte kundër Vllaznisë me rezultatin minimal 1 0. Në ndeshjen e kthimit në Shkodër, dinamovitët do të fitonin 3 0. Dy ballafaqimet e radhës në vitin 1951 do të dhuronin dy barazime, me rezultatin identik 1 1. Më 28 janar në Tiranë shënuan Xh.Shaqiri për dinamovitët dhe S.Deda për shkodranët. Më 15 prill, në Shkodër, ky duel përfundoi sërish 1-1, me gola të shënuar nga S.Deda për vendësit dhe H.Tafmizi për miqtë. Dinamo ishte formuar një vit më parë dhe në rezultatet mbresëlënëse të saj do të linin gjurmë edhe mjaft futbollistë cilësorë, të ardhur nga kryeqendra e veriut, si Xh.Shaqiri, P.Mirashi, H.Bakalli etj. Vetëm më 08.06.1958, në ndeshjen e kthimit të luajtur në Shkodër, Vllaznia do të arrinte më së fundi fitoren e parë. Rezultati ka qenë 4 3. Do të vononte plot 12 vjet fitorja e dytë e shkodranëve. Më 24.05.1970, përkundër golit të dinamovitit T.Çutra, M.Zhega e L.Koçobashi do të siglonin fitoren e Vllaznisë 2 1. Ndërsa, për të rrëmbyer fitoren e parë në kryeqytet, shkodranët kishin pritur plot 24 vjet. Për ta kishte menduar Ç.Ndoja, që në minutën e 44 t, më 01.05.1974, i dha fitoren ekipit të vet me rezultatin 1 0. Kundër Vllaznisë, Dinamo ka arritur nga 7 fitore radhazi në 2 seri ndeshjesh. Rasti i parë ka ndodhur në periudhën 1.5.1952 27.3.1955 dhe i dyti në harkun kohor 3.4.1960 6.10.1963. Kundër Dinamos, Vllaznia shifrat i ka më modeste: 3 seri ndeshjesh pozitive me nga 3 fitore radhazi. Rasti i parë më 6.1.1991 29.12.1991, i dyti më 9.3.1996 27.12.1997 dhe i treti më 17.4.2004 13.11.2004. Ndërkaq, në ballafaqimet mes Dinamos dhe Vllaznisë janë regjistruar 6 barazime radhazi; 0 0, më 21.3.1971; 1 1, më 6.11.1971 (shënuan I.Përnaska për Dinamon dhe M.Zhega për shkodranët); 1 1, më 6.2.1972 (shënuan I.Përnaska e L.Koçobashi); 0 0, më 5.11.1972; 1 1, më 15.4.1973 (shënuan I.Përnaska i Dinamos dhe E.Rakiqi i Vllaznisë) dhe 0 0, më 18.11.1973. Tri fitoret më të thella ndaj Vllaznisë, Dinamo i ka arritur më 20.4.1958 (shënuan S.Jareci 4 gola, Dh.Gjyli e A.Duma i dhanë fitoren 6 1, kur H.Hoxha shënoi golin e vetëm për shkodranët); 5 0, më 1.5.1952; (shënuan S.Jareci 2 herë, Xh.Shaqiri, S.Peqini e H.Bakalli) dhe 4 0, më 5.6.1960 (S.Jareci tre gola dhe H.Verria). Në të tri rastet, takimet janë luajtur në kryeqytet. Nga ana e saj, Vllaznia, dy fitoret më të thella kundër Dinamos i ka siguruar si më poshtë: 3 0, më 18.9.1977 (shënuan F.Rragami dhe M.Zhega); 3 0, po në Shkodër më 29.12.1991 (R.Bisha, A.Bushati e Z.Shpuza). Në takimet Dinamo Vllaznia, golin e 50 të për blutë dinamovitë e ka realizuar M.Bushati (2 1, më 2.12.1962); të 100 tin E.Abazi (1 1, më 04.12.1983). Kurse golin e 50 të të kuqebluve e ka shënuar F.Rragami (3 2, më 10.9.1982) dhe të 100 tin S.Bejzade (1 1, më 22.3.2003). Takimi i parë mes këtyre dy skuadrave është luajtur në Tiranë, më 16.4.1950. Fituan dinamovitët me rezultatin 1 0, me gol të P.Mirashit. Ndeshja e 50 të u luajt në Shkodër, më 23.3.1977 (barazim 1 1, me gola të shënuar nga H.Puka për Vllazninë dhe Xh.Puka për Dinamon). Takimi i 100 të jubilar u zhvillua në Shkodër, më 11.11.2000. Vllaznia fitoi me rezultatin 2 0, me gola të V.Sinanit dhe K.Duros. Vetëm në kryeqytet, Dinamo dhe Vllaznia janë ballafaquar 56 herë. Për dinamovitët 28 fitore, pra gjysma e tyre (e fundit 3 0, më 13.9.2003, me golat e R.Qoses dhe Ziambos dy herë), për shkodranët 12 fitore dhe në barazim 16 takime. Ndeshja e sotme mes Dinamos dhe Vllaznisë do të luhet në stadiumin e Elbasanit. Do të jetë kësisoj rasti i pestë që fusha asnjanëse do të përcaktojë më të mirin. Në 4 ballafaqimet e mëparshme kemi patur këto rezultate: Dinamo Vllaznia 0 3 (shënues R.Bisha, A.Bushati e Z.Shpuza), luajtur në Lezhë, më 29.12.1991. Vllaznia Dinamo, 0 0, në Krujë, më 15.4.1992. Vllaznia Dinamo 2 2 (shënues A.Premçi e E.Matini/R.Zajmi e E.Dalipi), luajtur në Krujë, më 15.4.1994. Së fundi, Dinamo Vllaznia 0 1 (shënues Salihi) në Kavajë, më 28.8.2004. Bilanci i çifteve të javës së 20 të Egnatia Tirana 2 ndeshje (+0 = 0 2. gol:1 5) Fitorja e fundit e Tiranës: 3 1, më 13.11.2004 Gjyqtar: S.Jareci (Tiranë) Dinamo Vllaznia 111 ndeshje (+45 =37 29. gol:148 107) Fitorja e fundit e Dinamos: 4 1, më 10.12.2003 Barazimi i fundit: 1 1, më 22.02.2004 Fitorja e fundit e Vllaznisë: 2 1, më 13.11.2004 Gjyqtar: L.Guzja (Tiranë) Teuta Partizani 111 ndeshje (+22 =33 56. gol:88 192) Fitorja e fundit e Teutës: 2 1, më 22.02.2004 Barazimi i fundit: 1 1, më 13.09.2003 Fitorja e fundit e Partizanit: 2 1, më 13.11.2004 Gjyqtar: M.Sopjani (Lushnjë) Lushnja Elbasani 73 ndeshje (+20 =24 29. gol:60 79) Fitorja e fundit e Lushnjës: 2 0, më 20.12.2003 Barazimi i fundit: 0 0, më 19.03.2004 Fitorja e fundit e Elbasanit: 2 0, më 13.11.2004 Gjyqtar: I.Gashi (Durrës) Laçi Shkumbini 11 ndeshje (+3 =1 7. gol:13 24) Fitorja e fundit e Laçit: 1 0, më 14.02.1998 Barazimi i fundit: 1 1, më 15.05.1999 Fitorja e fundit e Shkumbinit: 5 1, më 13.11.2004

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 24 Jan 2005 , 14:12

Çela: Trajnerët fajtorë, por nuk ikin

Humbja me Dinamon e ka zhgënjyer së tepërmi presidentin e Vllaznisë, Agron Çela. Siç bëhet e ditur, menjëherë pas ndeshjes, ai ka zbritur në dhomat e zhveshjes dhe ka folur me tone të ashpra në adresë të të gjithë ekipit dhe në veçanti të trajnerëve. Nisur nga kjo, shumëkush mund të ketë menduar se edhe te Vllaznia do të "priteshin koka", por nuk ka qenë kështu. Presidenti ka pranuar të flasë për gjithçka dhe njëkohësisht ka garantuar se Vasil Bici do të vazhdojë të jetë në krye të skuadrës. Ja si shprehet presidenti Çela: A është e vërtetë që pas ndeshjes me Dinamon keni folur me tone të ashpra në adresë të stafit drejtues të ekipit tuaj? Mund të them që ajo humbje nuk duhej të kishte ndodhur. Përballë një skuadre që nuk tregoi asgjë të vërtetë nga vlerat e saj duhej të kishim fituar. Por kjo nuk ndodhi dhe normalisht faji kryesor bie mbi trajnerët. Ata duhej të kishin gjetur mënyrat dhe rrugët e duhura për ta fituar ndeshjen. Por meqë kjo nuk ndodhi, kuptohet mërzia ka qenë e madhe. Pas ndeshjes vërtet që kam qenë i mërzitur dhe kam folur me tone të ashpra para skuadrës, por çdo gjë ka qenë brenda caqeve normale. ? Ju mendoni se faji kryesor bie vetëm mbi trajnerët? Jo, fajtorë jemi të gjithë ne, por përgjegjësinë më të madhe e marrin ata. Nuk besoj se do të ndeshemi më ndonjëherë me një Dinamo më të dobët se ajo e së shtunës. Dhe të mos fitosh është mëkat. Vërtet goli i dinamovitëve ishte eurogol dhe nuk kishe çfarë t'i bëje, por deri në atë moment ne duhej të kishim shënuar të paktën 3-4 herë. Kjo nuk ndodhi dhe ne e pësuam. Prandaj dhe trajnerët duhej të kishin menduar një mënyrë loje më të mirë për të mbërritur te suksesi, sepse mundësi të tilla për pikë rrallë vijnë. ? Megjithatë, trajnerët ankohen se ekipi ka ende nevojë për 2-3 përforcime dhe se 2-3 lojtarë të tjerë nuk janë në formën e duhur... ? Jam dakord me të gjitha këto, por të mos harrojmë që te Dinamo nuk ishin në formë 11 lojtarët e saj. Për këtë jam i mërzitur, sepse ishte një ndeshje e humbur kot. Nga këto që thoni duket se besimi juaj ndaj trajnerit Bici është lëkundur disi. A është e vërtetë kjo? Në asnjë mënyrë. Ai vazhdon të ketë besimin tonë të plotë dhe do të vazhdojë të jetë në krye të skuadrës deri në fund, pavarësisht nëse arrihet objektivi apo jo. Por nëse unë them që trajneri gaboi në mënyrën e ndërtimit të lojës së skuadrës, kjo vjen si pasojë e zhgënjimit që sjell humbja. Përgjegjësia më parë se te ndonjë tjetër bie mbi trajnerin, por e përsëris se Bici ka besimin e plotë të presidencës së klubit. Në atë humbja a mendoni se keni qenë edhe pak të pafat? Në një ndeshje mblidhen të gjitha dhe, përveç defekteve tona dhe njëkohësisht mungesës së fatit në 4?5 raste për gol, na dëmtoi edhe edhe gjykimi. Gjyqtari Guzja nuk akordoi një penallti të pastër në favorin tonë, pas një ndërhyrjeje të parregullt ndaj Licit. Nëse do ishte dhënë, pa diskutim që do të kishim fituar, sepse rezultati në atë moment ishte 0-0. Të mos harrojmë se gjyqtari Guzja, ndeshjen e fundit para dënimit të tij e ka pasur ndaj nesh në Durrës për një gjykim skandaloz në favor të Teutës. Tani përsëri vjen me të njëjtën mënyrë gjykimi dhe kjo më habit. Së fundi, mendoni se me kjo humbje rrezikohen pozitat e Vllaznisë për në Europë? Vllaznia është sërish brenda objektivave të saj dhe këtu nuk kam parasysh vendin e tretë dhe daljen në Kupën Intertoto. Këtë nuk e llogaris, por mendoj vetëm për vendin e dytë dhe jam shumë optimist se do ta arrijmë.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 25 Jan 2005 , 14:20

Kraja, mbrojtësi i "persekutuar" i Vllaznisë

Humbja me Dinamon nuk ka mjaftuar për të mbyllur diskutimet dhe problemet te skuadra e Vllaznisë. Humbja, natyrisht, gjithmonë shoqërohet me kritika dhe debate, megjithatë ky është dhe momenti për të diskutuar e ngritur shqetësime. Një të tillë ka ngritur edhe mbrojtësi 21-vjeçar Elvis Kraja. Ai është konsideruar herë pas here një futbollist me shumë të ardhme, por në të njëjtën kohë nuk kanë munguar edhe rastet që të ketë përfunduar në stol. Një rast i tillë i ka ndodhur edhe të shtunën e kaluar, kur ndonëse ishte planifikuar në formacion nga trajneri Bici, nuk ka luajtur asnjë minutë kundër bluve. I mërzitur së tepërmi me këtë situatë, Kraja më në fund ka dashur të flasë hapur në lidhje me problemin e tij. "Në të vërtetë, unë e kam parandier që nuk do të isha në formacion, por ndërkohë shokë të ekipit ma bënin të sigurt aktivizimin tim, nisur edhe nga bisedat që kanë pasur me trajnerët. Madje pikërisht për këtë fakt kam vënë bast me ta, të cilin, për fatin tim të keq, e fitova. Nuk e di pse ndodh kështu me mua, kur deri një ditë para ndeshjes jam në formacion dhe befas në ndeshje nuk përfshihem në lojë," ? thotë plot mllef mbrojtësi shtatlartë. Nga ana tjetër, Kraja, duke folur gjithnjë në lidhje me këtë çështje, ka ngritur edhe një problem tjetër, që po e has sa herë që në skuadër vijnë lojtarë të rinj, prandaj shton: "Unë e di që nuk është turp të jesh edhe rezervë e Vllaznisë, por kur sheh se ata që luajnë nuk kanë formë më të mirë se jotja, natyrisht që njeriu bëhet edhe xheloz. Ndoshta nuk kam shumë të drejtë në pretendimet e mia, por të them të drejtën jam mërzitur me këto që po shoh. Sa herë që vjen një mbrojtës për t'u provuar te Vllaznia, i pari që lë formacionin jam unë. Nuk është e drejtë të veprohet kështu, sepse prej një viti stërvitem me seriozitet të plotë dhe ndërkohë vijnë e luajnë lojtarë që nuk kanë luajtur prej katër muajsh dhe kanë vetëm një javë stërvitje. Mirë që i vlerësojnë të tjerët, por e përsëris, kjo nuk është e drejtë. Tani më duket sikur unë kam fituar statusin e "të persekutuarit" te Vllaznia". Në këtë mënyrë, lojtari që në këtë sezon nuk po luan në shumë takime si titullar te formacioni kuqeblu, shpreh me sinqeritet atë që ndien brenda vetes. Me këto që thotë, Elvis Kraja në asnjë mënyrë nuk ka dëshirë të vihet kundër trajnerit, por dëshiron të marrë "shpërblimin" e punës që ka bërë. Duke qenë kështu, një çiltërsi e tillë në mendime natyrisht që është edhe një tregues i mirë i guximit dhe i kërkesës që ky futbollist i ri ka ndaj vetvetes. Konkurrenca mes njëri?tjetrit është ajo që ndoshta ka munguar në përgjithësi te Vllaznia dhe, si rrjedhojë, duket se ajo për çfarë duhet menduar është rritja e saj për çdo repart.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 26 Jan 2005 , 14:59

Sinani, i gatshëm për Egnatian

Sulmuesi kryesor i Vllaznisë, Vioresin Sinani, pas një jave pushimi të detyruar, do të kthehet të luajë kundër Egnatias. Ai ka pasur probleme me një dëmtim të kaviljes dhe po ashtu edhe me disa dhimbje në rrëzë të kofshës. Pa harruar këtu edhe shenjat e gripit që e shoqëruan. Megjithatë, pas një jave pushim, të gjitha këto duket se kanë kaluar për golashënuesin më të mirë të kampionatit të kaluar. Ai që nga e hëna është stërvitur normalisht me grupin dhe duket i sigurt aktivizimi i tij i plotë në ndeshjen e së shtunës kundër Egnatias. Një lajm i mirë ky për Vllazninë, duke pasur parasysh vlerat që ka për të një lojtar i tillë si Sinani. Kuqeblutë, stërvitja e kushtëzuar nga moti Kushtet e këqija të motit, që kanë shoqëruar qytetin e Shkodrës edhe dje, kanë kushtëzuar në njëfarë mënyre edhe stërvitjen e kuqebluve. Në pamundësi të stërvitjes në terrenin e Shtojit, ekipi shkodran dje ka zhvilluar dy seanca që nuk kanë pasur të bëjnë aspak me topin. Paradite, nën drejtimin e trajnerit të përgatitjes atletike, Vildan Tufi, skuadra është stërvitur në ambientet e pallatit të sportit "Qazim Dervishi". Ndërsa pasdite kuqeblutë kanë zhvilluar një kros në rrugën e Shirokës. Në këtë mënyrë, Vllaznia duket se është me sytë nga moti, duke pritur një përmirësim të tij, për të dalë sërish në fushën e stërvitjes.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 27 Jan 2005 , 14:37

Abilio: Njëherë Egnatia, pastaj Tirana

Braziliani i vetëm aktualisht i Vllaznisë, Abilio, është shumë entuziast se skuadra, pjesë e së cilës ai është, do t'i arrijë objektivat që ka. Kuptohet, një gjë e tillë nuk është e lehtë, aq më tepër kur bëhet fjalë për dalje në kupat e Europës, çka është dhe pikësynimi kryesor i shumë skuadrave. Megjithatë, duke luajtur me kujdes dhe duke bërë sa më pak gabime, si në ndeshjen e fundit kundër Dinamos, kjo arrihet. Duke iu rikthyer ndeshjes me blutë e argjentinasit Paskuli, Abilio thotë se ata në këtë ndeshje i ndihmoi fati. Vllaznia kurrsesi nuk duhej të kishte dalë e mundur nga Elbasani, por, sipas tij, ky është futbolli. "Kemi luajtur përgjithësisht mirë. Ndeshjen e kemi dominuar në të gjitha drejtimet, por çfarë nuk shkoi ishte moskonkludimi para portës së Dinamos. Unë dhe Salihi dolëm disa herë para Likës, por fati këtë herë nuk ishte me ne. Pa fat, kuptohet, edhe në futboll nuk fitohet gjithnjë," - thotë braziliani që luan sezonin e parë me kuqeblutë. Megjithatë, ajo humbje tani është lënë pas, paçka se, nëse do të kishte pasur rezultat tjetër, diferenca me Elbasanin e vendit të dytë, që është dhe objektivi i Vllaznisë në kampionat, do të ishte ngushtuar paksa. Pavarësisht nga kjo, tani e tutje, siç thotë edhe vetë Abilio, duhet parë vetëm përpara. Natyrisht, e rëndësishme është grumbullimi i sa më shumë pikëve dhe kjo jo vetëm në ndeshjet brenda. Për sa u takon këtyre të fundit, kujtojmë që shkodranët brenda pak ditësh kanë dy të tilla në "Loro Boriçi", atë ndaj Egnatias dhe Tiranës. I pyetur nëse bëhet fjalë për 6 pikë që do të merren, autori i 11 golave në këtë kampionat për Vllazninë thotë se janë dy ndeshje që nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën, prandaj shprehet: "Duhet të mendojmë vetëm për Egnatian. Tirana ka kohë, sepse rrogozhinasit në asnjë mënyrë nuk duhen nënvleftësuar. Ju e patë vetë çfarë rezistence i bënë Tiranës javën e kaluar. Prandaj më parë duhet të mundim këtë skuadër dhe pastaj të mendojmë se çfarë do të bëjmë me Tiranën." Në këtë logjikë, Abilio duket qartë që u bën thirrje të gjithë shokëve të tij të ekipit për qetësi dhe përqendrim maksimal. Kjo sepse Vllaznia shpeshherë ka treguar se ndaj ekipeve të dobëta ka lëshuar në lojë. Për të mos ndodhur kështu, ai thotë që duhet bërë shumë kujdes. "Kampionati ka hyrë në një fazë interesante. Të gjitha skuadrat kanë filluar të bëjnë llogaritë për pikë dhe do të jetë shumë e vështirë për të fituar çdo ndeshje. Por unë jam i bindur se Vllaznia, po të luajë ashtu si di vetë ajo, do t'i arrijë objektivat që ka," - vazhdon më tej sulmuesi brazilian. Por në fund të bisedës me Abilion natyrisht që nuk mund të qëndronim pa marrë një prononcim të tij edhe për dy bashkëkombasit e tij, Leandron dhe Junior, ardhja e të cilëve në Shkodër ka marrë trajtën e një telenovele. "Mund të them se Juniori ende nuk ka ardhur, ngaqë nuk ka pasur ende linjë bosh nga Brazili. Megjithatë, është e sigurt që deri në fund të javës ai do të vijë. Sa për Leandron, nuk kam shumë dijeni nëse do të vijë më apo jo," - do të shprehej në fund të prononcimit të tij Abilio.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 31 Jan 2005 , 14:25

Trajneri kuqeblu s'di gjë për rumunët

I pyetur në lidhje me ardhjen e dy rumunëve te Vllaznia, trajneri i ekipit shkodran, Vasil Bici, është shpehur i çuditur disi. "Unë në të vërtetë nuk kam asnjë informacion se vijnë apo jo këta rumunët. Një gjë të tillë e kam marrë vesh vetëm nëpërmjet shtypit," ? është përgjigjur ai. Megjithatë, presidenca shkodrane ka bërë të ditur se Posirca dhe Ciobanu, njëri mbrojtës dhe tjetri mesfushor, do të mbërrijnë sot, në orën 9:00 në aeroportin e Rinasit dhe do të sjellin me vete edhe dokumentacionin përkatës për transferimin e tyre te Vllaznia. Në këtë mënyrë, po sot do të bëhet edhe federimi i tyre për skuadrën kuqeblu, ngaqë është edhe afati i fundit i federimeve. Megjithatë, ndonëse Bici nuk ka asnjë dijeni për mbërritjen e dy rumunëve, shprehet si gjithnjë se e mirëpret ardhjen futbollistëve cilësorë, prandaj shton: "Nëse vërtet ata janë cilësorë, unë i mirëpres, sepse Vllaznia ka nevojë për ta. Shpresoj të jetë kështu, sepse edhe me ardhjen e brazilianit Junior shtohet konkurrenca në ekip, çka do të sjellë edhe rezultate pozitive për Vllazninë."

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 31 Jan 2005 , 14:26

Bici: 40 orë për të menduar për Tiranën

Fitorja e së shtunës kundër Egnatias ka qenë "nxehja" përpara Tiranës. Kështu mund të etiketohet rezultati 2?0 i arritur ndaj rrogozhinasve. Ndonëse në një terren aspak të përshtatshëm, të dyja ekipet janë munduar të bëjnë më të mirën, veçse për Vllazninë gjërat vështirësoheshin së tepërmi, ngaqë i duhej të punonte më tepër për arritjen e fitores. Por më tepër se kundërshtari, shkodranëve ua ka nxirë "jetën" terreni i mbuluar nga bora. Sipas trajnerit Vasil Bici, skuadra e tij e pati shumë të vështirë të dominonte në bardhësinë e terrenit, prandaj thotë: "Të them të drejtën, ishte shumë e vështirë për ta fituar këtë ndeshje. Jo vetëm që kundërshtari luajti i ngjeshur me shumë forca në mbrojtje, por lojtarët tanë e patën të vështirë edhe përballë terrenit të vështirë që mbizotëronte në fushë. Ne, përveçse nuk arritëm të stërviteshim për asnjë moment gjatë gjithë javës, por na ndodhi që të luajmë edhe në një fushë të mbuluar nga bora. Në këtë mes, një kritikë mund të adresoj ndaj klubit tonë, që duhej të kishte marrë masa më të mira për pastrimin e borës, në mënyrë që të mos luhej në këto kushte. Për një skuadër që luan mirë teknikisht, si Vllaznia, është shumë e vështirë ta pasojë siç duhet topin, të ndërtojë siç duhet aksionet. Megjithatë, e rëndësishme është që fituam." Në këtë ndeshje, te kuqeblutë kanë rënë në sy disa prej lojtarëve të tyre, që kanë bërë edhe diferencën në fushë. Si të tillë, Bici ka përmendur tre apo katër titullarë dhe për këtë ka shtuar: "Kanë luajtur mjaft mirë Sinani, Abilio, Belisha dhe Gjokoviç, të cilët bënë diferencën në fushë. Fitorja, megjithatë, ishte mjaft e mundimshme, sepse Egnatia e vëtetoi edhe një herë që është një ekip mjaft i vështirë për t'u mundur. Këtë e panë edhe Dinamo, edhe Tirana para nesh." Vllaznia ndërkohë vazhdon të vuajë mungesat e herëpashershme të titullarëve të saj. Këtë radhë ka munguar Hamdi Salihi, i cili prej një jave ndodhet në Greqi për të firmosur për një skuadër atje. Për Bicin, mungesa të tilla janë të rëndësishme, aq më tepër kur bëhet fjalë për goleadorë të tillë. "Salihi është një lojtar mjaft cilësor, vlerat e të cilit i njohin të gjithë. Të gjithë duan ta kenë në skuadër një lojtar të tillë, prandaj edhe për ne do të ishte shumë më mirë po ta kishim në fushë, aq më tepër që në kësi lloj ndeshjesh, kur bllokohet rezultati, siç na ndodhi kundër Egnatias, ai është shumë përcaktues me golat që shënon," ? thotë trajneri i kuqebluve. Në fund, trajneri Bici është pyetur edhe për ndeshjen e radhës, atë shumë të rëndësishmen kundër Tiranës. Megjithatë, si për të dashur të krijojë pak qetësi te vetja dhe skuadra në prag të ndeshjes së të mërkurës, ai është përgjigjur shkurt: "Për ndeshjen me Tiranën do të fillojmë të mendojmë vetëm të hënën pasdite, kur të fillojmë stërvitjen. Janë rreth 40 orë deri atëherë dhe në këtë periudhë do të qetësohemi një herë, për të menduar pastaj për sfidën me bardheblutë."

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 05 Feb 2005 , 13:51

Vllaznia, sot miqësorja me Kastriotin

Periudha e ndërprerjes së kampionatit do t'i shërbejë Vllaznisë edhe për të zhvilluar një ndeshje miqësore. Përballë saj do të jetë ekipi i Kastriotit të Krujës. Siç bëhet e ditur, miqësorja e sotme do të zhvillohet në fushën sportive të Shtojit në orën 14:00.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 08 Feb 2005 , 14:58

Vllaznia, morali më poshtë se kurrë

Në kampin shkodran duhet pranuar që morali nuk është më ai i duhuri. Ndryshe nga ditët e para të këtij viti, kur pritej me shumë vëmendje që Vllaznia të rikthehej brenda objektivave të veta, me kalimin e ditëve një shpresë e tillë ka ardhur duke u venitur. Dështimi thuajse i plotë në merkaton e janarit nuk solli gjë tjetër veçse boshatisje të skuadrës. Mungojnë lojtarët cilësorë në skuadër, aq sa thuhet që në ndeshjen e fundit kundër Tiranës kanë luajtur 6 përballë 11 bardhebluve. Kjo, ngaqë në formacionin shkodran, po aktivizohen shumë lojtarë që nuk kanë ndonjë rendiment kushedi se çfarë, por vetëm e vetëm se mungojnë titullarët. Një fakt i tillë të duket i çuditshëm, për më tepër që presidenca e klubit ka qenë e gatshme të shpenzojë lekë për të sjellë lojtarë cilësorë në ekip. Kjo vërtetohet më së miri edhe nga fakti që shpenzimet për pritjen dhe përcjelljen e të huajve kanë qenë të konsiderueshme. Megjithatë, ajo që duhet parë është rruga e mbetur deri në fund të sezonit. Në lojë është ende vendi i tretë në kampionat dhe po ashtu edhe Kupa e Shqipërsië. Disa prej pjesëtarëve të Vllaznisë, në prononcimet e tyre për median ditët e fundit, janë shprehur se për ta më shumë rëndësi do të ketë Kupa e Shqipërisë, duke harruar në njëfarë mënyrë edhe luftën për vendin e dytë në kampionat. Elbasani vërtet është 8 pikë larg, por jo çdo shpresë ka përfunduar. Një dorëzim i tillë në luftën për t'u shpallur nënkampion të vendit flet më së miri për moralin e rënë në radhët e kuqebluve. Një gjendje e tillë duket se i ka përfshirë të gjithë pjesëtarët e skuadrës, përfshi këtu edhe trajnerin Bici. Ky i fundit ka pritur me shumë interes fatin e tre të huajve (brazilianit dhe dy rumunëve) që u stërvitën me ekipin këto ditë, por edhe ata nuk sollën asgjë. Në këtë mënyrë, duke dyshuar shumë për të ardhmen, ai, ndonëse nuk ka folur hapur, ka thënë se shanset që Vllaznia të arrijë objektivat e saj janë zvogëluar shumë. Nëse i referohemi Kupës, nuk është aq e sigurtë që Vllaznia do të shkojë në finale. Fare mirë shorti mund ta ballafaqojë atë që në turin e ardhshëm me Tiranën apo Elbasanin dhe të gjithë e kanë të qartë se për t'i mundur këto ekipe është e vështirë edhe në Shkodër dhe jo më jashtë saj. Pavarësisht nga këto, shpresat natyrisht që nuk duhen humbur. Kuqeblutë kanë edhe një favor shumë të madh përkrah tyre. Edhe sikur ata të duan të "ngrenë duart lart", këtë nuk e lënë ta bëjë kollaj tifozëria e zjarrtë e saj. Tifozët kurrë nuk duan ta besojnë se ekipi i tyre i zemrës është futur në fushën e lojës pa objektiv. Prandaj ky është një shans i madh që Vllaznia të mos dalë duarbosh nga ky sezon.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 17 Feb 2005 , 14:45

Kuqeblutë, stërvitja zhvendoset në Golem

Ekipi shkodran, dje pasdite nuk është stërvitur në vendin e tij të zakonshëm. Ndryshe nga ditët e tjera, kur kuqeblutë stërviten në fushën sportive të Shtojit, këtë herë ata kanë ndryshuar vend. Vllaznia, dje pasdite ka zgjedhur fushën sportive të Golemit, për të zhvilluar ndeshjen e saj të kontrollit të së mërkurës. Ky spostim, në njëfarë mënyre ka qenë edhe i detyruar, nisur nga kushtet e vështira të motit që kanë shoqëruar Shkodrën që nga fundi i javës së kaluar. Nga sa është parë në ndeshjen e djeshme të kontrollit, mendohet që formacioni i Vllaznisë, të shtunën kundër Elbasanit, pritet të mos ketë asnjë ndryshim nga ai i ndeshjes së fundit me Partizanin.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 18 Feb 2005 , 14:47

Presidenca, gjoba për Bicin dhe Licin

Trajneri Vasil Bici dhe kapiteni i Vllaznisë, Suat Lici, janë gjobitur nga presidenca e klubit, sepse kanë thyer rregulloren e vendosur nga vetë ata. Gjobat janë vënë për faktin se si trajneri, ashtu edhe kapiteni, nuk kanë udhëtuar bashkë me ekipin për ndeshjen me Partizanin. Trajneri Vasil Bici, duke përfituar nga fakti që ndeshja luhej të dielën, ka udhëtuar që të shtunën drejt kryeqytetit për të kaluar një natë më tepër me familjen e tij. Për këtë veprim ai është gjobitur, ndërkohë që edhe Lici ka pasur të njëjtin fat. Mbrojtësi kuqeblu, pas ndeshjes me Partizanin, ka udhëtuar drejt Shkodrës jo me ekipin, por me autoveturën e tij. Gjobat janë mirëpritur nga të dy të ndëshkuarit, duke treguar edhe një herë tjetër se Vllaznia është një skuadër ku mbizotëron rregulli dhe disiplina.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 25 Feb 2005 , 14:25

Kuqeblutë, me grip drejt Peqinit

Epidemia e gripit që ka pushtuar vendin tonë nuk ka lënë jashtë saj as futbollistët e Vllaznisë. Ditët e fundit, disa prej lojtarëve të saj kanë shfaqur shenja gripi, pasi kanë pasur temperaturë të lartë. Të prekur me këtë virus kanë qenë Teli, Doçi dhe Hoti, megjithatë, duke dëgjuar edhe këshillat e mjekut, ata janë munduar të mos i nënshtrohen regjimit të shtratit. Më i prekur nga gripi është mbrojtësi Teli, i cili edhe dje është dukur jo në një gjendje të mirë. Megjithatë, nisur edhe nga mungesat që ka skuadra, Teli ka shumë mundësi të sakrifikojë, duke qenë në fushë.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 25 Feb 2005 , 14:25

Gjobat, Vllaznia, ankesë tek Apeli

Vendimet e fundit të komisionit të disiplinës nuk janë pritur mirë në Shkodër. Drejtues të Vllaznisë, të befasuar në njëfarë mënyre për ashpërsinë e këtyre vendimeve, kanë vendosur të apelojnë. Sipas sekretarit Ismet Hoxha, klubi "Vllaznia" ka vendosur t'i drejtohet komisionit të apelit pikërisht për zbutjen e këtyre masave. Gjobitja prej 20 mijë lekësh për klubin shkodran ngaqë fëmijët e pistës nuk i kanë mbledhur si duhet topat, u është dukur një vendim i ekzagjeruar. Po ashtu, debati gojor mes Licit dhe drejtuesve të Elbasnit, që çoi në gjobitjen prej 100 mijë lekësh të kapitenit kuqeblu, është një tjetër shkak i ankesës së bërë nga klubi shkodran. Sipas Hoxhës, në futbollin tonë ndodhin gjeste shumë më të rënda dhe masat nuk janë kaq drastike.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 01 Mar 2005 , 14:34

Alcani, shqetësimi i vetëm i shkodranëve

Për Vllazninë, në ndeshjen e nesërme, i vetmi problem duket se do të jetë ai i mbrojtësit Alcani. Ky i fundit ka lënë fushën e lojës të premten në minutën e 53?të, si pasojë e një dëmtimi në pjesën e majtë të kraharorit. Një gjë e tillë ka bërë që edhe aktivizimi i tij nesër të jetë në pikëpyetje. Pozitiv ndërkohë është rikthimi i mbrojtësve Kraja dhe Brajoviç, që ishin të pezulluar për ndeshjen e kaluar. Duke qenë kështu, nuk pritet të ketë ndonjë lëvizje në formacion. Megjithatë, stafi drejtues i ekipit ka qenë i shqetësuar edhe për gjendjen shëndetësore të disa lojtarëve të tjerë. Epidemia e gripit që ka pushtuar vendin tonë nuk la jashtë edhe Vllazninë. Kujtojmë këtu që në ndeshjen e fundit Teli dhe Doçi kanë luajtur në gjendje të tillë.

Post Reply