Bokatola, i vetmi shqetësim për Dedjen
Kur kanë mbetur edhe pak orë deri në nisjen e ndeshjes finale të Kupës së 54-t të Shqipërisë, formacioni i Vllaznisë për këtë takim thuajse është qartësuar. I vetmi dyshim duket se është aktivizimi apo jo i kongolezit Bokatola. Ai në dy seancat e fundit ka ndjerë shqetësime në kaviljen e tij të djathtë dhe si rrjedhojë nuk është shumë e qartë nëse do luajë apo jo nga minuta e parë. kjo është e vetmja dilemë për trajnerin Hysen Dedja i cili ka bërë të ditur dje edhe faktin se të tjerët i ka të gatshëm. Pa përmendur këtu portierin Ndoja që për arsye dëmtimi i ka dhënë fund sezonit. Megjithatë në portë do jetë Grima ndërkohë që Lici nuk do ta nisë ndeshjen si titullar. Të tjerët do jenë po ato që kanë luajtur në ndeshjet e fundit.
Lajmet ne prang te ndeshjeve
Moderator: GOLDIAN
-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact: