Post
by fpjalmi » Sat, 29 Nov 2008 , 04:00
Skandali/Qazim Buna godet me qytën e armës të riun
Lojtarët e Teutës,
sherr me pistoletë
Mesfushori arrestohet, Pashaj është mjekuar në spital
Një sherr banal mes
dy futbollistëve të
Teutës ka degraduar
në konfrontim fizik dhe
më pas në përplasje me armë.
Incidenti ka ndodhur mes
mesfushorit Xhimi Buna dhe
futbollistit të të rinjve, Armand
Pasha. Në vendngjarje
kanë mbërritur menjëherë
forcat e policisë, të cilat kanë
shoqëruar në komisariat, futbollistin
Xhimi Buna.
Ngjarja
Sherri mes dy futbollistëve
të Teutës ka ndodhur
të mërkurën rreth orës 13.45
në një nga lagjet e Durrësit,
ku ata banonin dhe shtëpitë
i kishin jo larg njëra-tjetrës.
Fillimisht ka nisur një debat
me fjalë mes dy lojtarëve, por
më pas gjakrat janë nxehur
dhe futbollistët janë konfrontuar
fizikisht me njëritjetrin.
Në këtë moment nervozizmi,
mesfushori Xhimi
Buna mësohet se ka nxjerrë
një pistoletë tip “Zastava”,
me qytën e së cilës ka gjuajtur
disa herë futbollistin e të
rinjve, Armand Pasha. Persona
të cilët kanë parë ngjarjen
kanë njoftuar menjëherë
policinë, e cila ka mbërritur
në vendngjarje pas pak
Skandali/Qazim Buna godet me qytën e armës të riun
Lojtarët e Teutës,
sherr me pistoletë
Mesfushori arrestohet, Pashaj është mjekuar në spital
BUJAR QESJA
minutash. Pasi janë marrë
në pyetje, policia ka vendosur
të shoqërojë në komisariatin
e policisë futbollistin
Xhimi Buna, i cili dyshohet
se ka qenë edhe zotëruesi i
pistoletës me qytën e së cilës
është goditur Pasha. Ky i
fundit ka shkuar më pas në
spital, ku iu është nënshtruar
vizitave dhe është pajisur
gjithashtu, edhe me raportin
mjekësor. Ndërkohë,
burime pranë policisë bëjnë
të ditur se lojtari Buna rrezikon
të paditet për armëmbajtje
pa leje, kërcënim për
vrasje, si dhe për plagosje të
lehtë. Për këto akuza, mesfushori
i Teutës mund të përfundojë
për një kohë të konsiderueshme
në burg. Ndërkohë,
një nga shokët e Bunës,
mësohet se ka tentuar që ta
fshehë pistoletën pas sherrit,
me të cilën ishte goditur
Pashja, por policia ka arritur
ta zbulojë këtë dhe ka
mundur të gjejë armën tip
“Zastava”. Ndërkohë, drejtuesit
e klubit të Teutës dhe
stafi i skuadrës durrsake
janë vënë në dijeni të kësaj
ngjarjeje vetëm kur dy futbollistët
nuk janë paraqitur
në stërvitje dje pasdite.
Buna
Xhim Buna luan në rolin e
mesfushorit te skuadra e
Teutës. Ai ka lindur në Durrës
më 3 tetor të vitit 1978 dhe
aktivizohet prej disa sezonesh
te skuadra durrsake.
Ndërsa Armand Pashja luan
te skuadra e të rinjve të Teutës.