Partizani-Vllaznia, 58 vjet sfida mes tyre

Ketu ndodhet te gjithe ato tema, te cilat jane te vjetra apo ne te cilat nuk diskutohet.
Post Reply
Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Partizani-Vllaznia, 58 vjet sfida mes tyre

Post by Admin » Sat, 12 Feb 2005 , 15:01

Në Tiranë janë luajtur 60 ndeshje. Partizani ka marrë 39 fitore, 14 barazime dhe 7 humbje


Thuajse 58 vjet më parë do të nisnin të shkruheshin faqet e para të historikut të superndeshjes të kësaj jave midis Partizanit dhe Vllaznisë. S'është për t'u çuditur kur kemi parasysh faktin se dy nga skuadrat më popullore të futbollit shqiptar, me merita të padiskutueshme, janë dy fitueset e para të kampionateve tona të pasluftës. Partizani 15 herë dhe Vllaznia 9 herë janë tregues lakmues për skuadrat tona të tjera. Vllaznia do të fitonte që në takimin e parë midis tyre të luajtur në Shkodër, më 16.3.1947. rezultati ishte 2-1 për shkodranët. I njëjti përfundim do të arrihej edhe në ndeshjen e kthimit, që u luajt në kryeqytet, më 18.5.1947. Këtë herë fitorja do të anonte nga Partizani. Takimi i tretë do të luhej në kryeqendrën e veriut, më 28.3.1948. Vllaznia do të fitonte bindshëm 4-1. Më 10.7.1048 Partizani do të fitonte sfidën e kthimit 1﷓0. Pra 4 takimet e para dhuruan nga 2 fitore për çdo ekip. Këtu ekuilibri do të merrte fund. Partizani, që kishte grumbulluar në rradhët e veta futbollistët më të mirë të vendit, mjaft prej tyre edhe nga Shkodra, do të arrinte një fitore pas tjetrës. Do të ishin 10 fitore radhazi pas 10 takimeve të luajtura që do të kishin një fitues, Partizanin: 1-0, më 10.7.1948; 3-1, më 17.4.1949; 2﷓1, më 24.7.1949; 3﷓1, më 21.5.1950; 4﷓1, më 2.7.1950; 2-0, më 25.3.1951; 4-3, më 1.7.1951; 1-0, më 2.3.1952; 2﷓1, më 30.3.1952 dhe 4-0, më 1.6.1952. 118 ndeshje janë luajtur deri tani midis këtyre ekipeve. Të kuqtë ruajnë epërsinë me 50 fitore, Vllaznia 33, ndërsa barazimi ka qenë prezent në 29 takime. Golaverazhi është 175﷓120 për të kuqtë. Meqë jemi te golat, të 50﷓tin jubilar të Patizanit ndaj Vllaznisë e ka shënuar R.Jashari, më 10.5.1959. Të 100-in S.Berisha, më 28.11.1971 dhe të 150-tin N.Oçlli, më 11.10.1992. Golin e 50-të të Vllaznisë në ndeshjet ndaj Partizanit e ka shënuar A.Arra, më 26.10.1975 dhe të 100-tin A.Premçi, më 2.8.1997. Pak më lart përmendëm 10 fitoret radhazi të Partizanit ndaj Vllaznisë. Kjo është seria më e gjatë. Nga ana e tyre shkodranët kanë shifra më modeste: 2 seri me nga 3 fitore radhazi. E para; 3﷓0, më 11.4.1982; 2﷓0, më 7.11.1982 dhe 4﷓1, më 1.5.1983. Seria e dytë: 2﷓1, më 1.11.2003; 1﷓0, më 25.1.2004 dhe 3﷓1, më 3.4.2004. Numri më i madh i barazimeve është sigluar në tre ndeshje radhazi; 2-2, më 20.10.1962; 1﷓1, më 28.4.1963 dhe 1-1, më 16.2.1964. Pa iu larguar barazimeve theksojmë se vetëm në takimin e 24﷓të, luajtur në Shkodër, më 25.5.1958 është sigluar barazimi i parë. Në bilancin e ndeshjeve midis Partizanit dhe Vllaznisë bie në sy fakti që për 11 vjet me radhë shkodranët nuk patën asnjë fitore ndaj partizanasve. Datat ekstreme të fitoreve të Vllaznisë qenë 20.05.1956 dhe 2﷓1, po në Shkodër, më 23.11.1969. Nga ana tjetër, Partizani ka patur 2 raste, kur për afro 6 vjet nuk ka arritur ta mund Vllazninë. Datat eksteme në rastin e parë janë 28.11.1971 deri më 27.3.1977. Në rastin tjetër kemi 3-0, më 20.9.1997 dhe 3-1, më 15.3.2003. Vetëm në Tiranë janë luajtur 60 ndeshje. Partizani ka marrë 39 fitore, kemi 14 barazime dhe 7 fitore për shkodranët. Golaverazhi flet për të kuqtë, 128﷓41. Fitoren e parë në Tiranë Vllaznia e ka rrëmbyer më 19.4.1973 me rezultatin 1﷓0. Rezultati më i thellë është sigluar në Tiranë, më 20.6.1964, kur Partizani mundi Vllazninë 8-1. Gjithashtu të kuqtë kanë arritur edhe dy herë të tjera fitore të thella, 6-0, më 16.7.1960 dhe 5﷓0, më 23.5.1954. Ndërsa fitoret më të thella që shkodranët kanë arritur ndaj kësaj skuadre janë: 4﷓1, më 28.3.1948; 4﷓1, më 6.7.1952; 3﷓0, më 11.4.1982; 4﷓1, më 1.5.1983; 3﷓0, më 30.10.1991 dhe 3﷓0, më 28.12.1996. Dy takimet jubilare kanë dhënë këto rezultate: e 50﷓ta, 1﷓0 për Vllazninë, më 19.4.1973 dhe në të 100﷓tën barazim 0﷓0, më 6.4.1996. Brenda një kampionati kundër Vllaznisë, Partizani i ka marrë të gjitha pikët e mundshme në vitet 1949, 1950, 1951, 1954, 1955, 1960, 1961, 1964-65, 1965-66, 1978-79, 1980﷓81 dhe 1987﷓88. Kurse Vllaznia i ka marrë pikët e plota në vitet 1982﷓83, 1984﷓85 e 1993﷓94. Në 118 ndeshjet e deritanishme në barazim janë mbyllur 29 prej tyre; 7 herë 0-0, 16 herë 1-1 dhe 6 herë 2-2. Me fitore me diferencën e një goli kanë përfunduar 47 takime, nga të cilat 1-0, 29 herë, 2﷓1, 16 herë, ndërsa 3-2 dhe 4-3 nga një herë. Me ndryshim dy golash kanë dalë 22 ndeshje. Prej këtyre 2-0 në 12 raste dhe 3-1 në 10 raste të tjera. Me 3 gola diferencë kanë përfunduar 14 takime, nga të cilat 8 herë 3-0 dhe 6 herë 4-1. Me 4 gola ndryshim (4-0) kanë dalë në tre raste, ndërkaq nga 1 ndeshje ka përfunduar me 5, 6 e 7 gola diferencë, pra kemi patur rezultatet 5-0, 6-0 dhe 8-1.

Post Reply