Page 1 of 1

Vllaznia federon tre të huajt e sapoardhur

Posted: Tue, 01 Feb 2005 , 14:25
by Admin
Ekipi shkodran e ka shfrytëzuar ditën e djeshme, si të fundit e trasfertave të dimrit, për të bërë edhe federimet e saj të fundit. Kështu, sekretari i klubit shkodran, Ismet Hoxha, ka federuar dje tre futbollistët e huaj, që kanë ardhur dhe do të vijnë së fundi te Vllaznia. Kështu ka ndodhur me brazilianin Junior si dhe dy rumunët, Posirca e Ciobanu, që do të vijnë sot në Shqipëri. Megjithatë, ata bëjnë pjesë tashmë në listën e federimit të kuqebluve dhe mund të luajnë sapo të shkelin në tokën tonë, gjithnjë nëse rezultojnë të vlefshëm.

Posted: Sat, 05 Feb 2005 , 13:50
by vllaznia1919
Rumunët, sot guri i provës te kuqeblutë

Për dy lojtarët e ardhur së fundi nga Rumania, ndeshja miqësore e sotme kundër Kastriotit do të jetë edhe testi serioz i provës. Nëse ata sot do të bindin me paraqitjen e tyre, mund të nënshkruajnë menjëherë për Vllazninë. Sipas menaxherit që i shoqëron, Stefan Kokoneshi, lojtarët vijnë të stërvitur dhe për rrjedhojë para Bicit dhe stafit të tij ata do të mundohen të tregojnë, nëse vlejnë apo jo. Miqësorja e sotme do të jetë një test edhe për brazilianin Junior. Ata sot do të luajnë në vend të Licit, Belishës dhe Hotit, të cilët prej dy ditësh janë të grumbulluar me ekipet kombëtare.

Posted: Sun, 06 Feb 2005 , 12:58
by vllaznia1919
Vllaznia, zhgënjen braziliani dhe rumunët

Ndeshja e djeshme miqësore mes Vllaznisë dhe Kastriotit pritej me mjaft interes në radhët e tifozërisë kuqeblu. Ndonëse ata vinin pas një zhgënjimi të madh që u solli humbja me Tiranën, sërish dje një numër i konsiderueshëm tifozësh kanë qenë të pranishëm në fushën sportive të Shtojit për të parë miqësoren me krutanët. I gjithë ky interesim vinte nga fakti që te Vllaznia janë duke u provuar 3 futbollistë të huaj, të cilët kanë mbërritur ditët e fundit në Shkodër. Për brazilianin Junior dhe rumunët Posirca e Ferenci, kjo miqësore do të ishte testi më i mirë. Megjithatë, ata kanë zhgënjyer. Të paktën kështu mund të cilësohet paraqitja e tyre në këtë miqësore, teksa këta të huaj janë shfaqur si lojtarë krejt ordinerë. Megjithatë, bëhet e ditur se testi i djeshëm nuk do të jetë i vetmi për ta. Trajneri Bici i ka vendosur të tre ata në formacionin e parë që luajti dje me Kastriotin. Mbrojtësi shtatlartë rumun Posirca u vendos në rolin e stoperit të djathtë, ndërsa braziliani Junior në të majtin. Nga ana tjetër, rumuni tjetër Ferenci luajti pas dyshes sulmuese Sinani?Sukaj. Të tre të huajt nuk kanë shfaqur asgjë të veçantë në lojën e tyre, për të mos thënë të rëndomtë. "Për mendimin tim, sot të tre këta lojtarë nuk e kaluan provën. Megjithatë, ne edhe për disa ditë të tjera do t'i shohim ata, për të vendosur saktësisht nëse bëjnë apo jo për Vllazninë," ? është shprehur Bici pas miqësores së djeshme.