Peshengritje

Ketu mund te shkruani per cfaredo lloj sporti ,
si basketboll , formula 1 , boks , etj...
Post Reply
vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 05 Jun 2006 , 13:36

Kampioni pritet si hero në atdhe
Kampioni i ri i botës në peshëngritje, Erkand Qerimaj, është pritur nga Klubi Shumësportësh “Vllaznia”, autoritetet më të larta vendore dhe populli i qytetit ku ai stërvitet dhe kontribuon, me një ceremoni dhe nderim të veçantë. Në sheshin e lagjes Parrucë banda e qytetit ka filluar atmosferën e ceremonisë së pritjes së Erkandit dhe trainerit të tij Genc Barkiçit. Njerëzit të cilët ishin shumë të interesuar kishin mbushur sheshin përpara Parrucës dhe rreth orës 10-të Qerimaj, Barkiçi, por edhe sekretari i federatës Ilir Kraja kanë mbërritur dhe janë pritur nga Kryetari i Bashkisë Artan Haxhi, Prefekti Gjovalin Kolombi dhe kreu i Qarkut Lorenc Luka së bashku me deputetin e zonës Gilman Bakalli.Pritja ka qënë tepër e ngrohtë dhe entuziaste për më tepër se njerëzit, pa asnjë problem kanë lënë edhe xhiron apo punët e tyre për të takuar dhe përshendetur djalin e ri Qerimaj që i solli Shkodrës titullin e lartë të kampionit të botës i cili i mungonte këtij qyteti me tradita të mëdha si në peshëngritje ashtu edhe në sporte të tjerë. Qerimaj falënderoi autoritet dhe popullin sportëdashës për pritjen e bukur dhe mallëngjyese që i rezervuan dhe kujtoi se ai pikërisht për këtë gjë ka qëndruar në Shkodër. Por, Qerimaj u falenderua nga të gjithë auroritetet vendore, si nga Artan Haxhi dhe Lorenc Luka ashtu edhe nga deputeti Bakalli i cili deklaroi se “Jemi ne që të falenderojmë për nderin që na rezervove me titullin e lartë”. Sekretari Kraja tha se “Erkandi i një vëndi me 160 peshëngritës si Shqipëria u përball me 2.6 milion peshëngritës si Kina dhe fitoi vëndin e parë. I uroj suksese të mëtëjshme kampionit tonë”. Midis kësaj atmosfere dhe brohoritjeve të shumta Qerimaj është marrë në supe i mbuluar nga flamuri kombëtar dhe festa ka vazhduar nëpër rrugët e Shkodrës, e cila në atë kohë u “ndal e gjitha” për disa çaste për të përshëndetur një prej sportistave të saj që me mundim dhe sakrifica të shumta arriti të mbajë fjalën e dhënë për tu shpallur kampion bote. Aktiviteti ka vazhduar në qytet me prezantimin e bujshëm të biografisë së Erkandit dhe fitoret e tij në vitet që ai po praktikon këtë sport me shumë trofe dhe fitore që ka ky peshëngritës i talentuar i Shkodrës dhe Shqipërisë. Gjithsesi premtimi vazhdon akoma për Erkandin dhe ai doli nga goja e trainerit të talentuar Barkiçi për rezultate, medalje dhe “mrekulli” akoma të mëtejshme. Po kështu organizimi i mirë i pritjes së Qerimajt i dedikohet edhe klubit “Vllaznia” dhe drejtuesit të saj Gëzim Mema që i emocionuar arriti që me këtë ceremoni festive të sillte entusiazmin e munguar prej disa kohësh në aspektin sportiv në Shkodër. Festa mbas rrugëve të Shkodrës pasoi në Bashkinë e Shkodrës ku kryetari i saj, Haxhi kishte përgatitur për vetë kampionin dhe familjen e tij një koktej i cili kaloi në mënyrë të hareshme dhe me premtime të dyanëshme për rezultate dhe interesim për sportin në Shkodër.

futbollist
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 523
Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
Skuadra: Vllaznia, Bayern
Location: Rus-Maxharr

Post by futbollist » Wed, 07 Jun 2006 , 17:58

hallall ja bafte zoti na ka nderu tanve.Po jena shtet i poshtem qe nuk financojme hic po shyqyr qe presidentin e peshngritjes Esat Ademin e kena shkodran e ai do ta majn mire :lol:
:::::::::::FORZA VLLAZNIA :::::::::::FORZA SHQIPERIA::::::::

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 08 Jun 2006 , 13:43

:roll: :roll: :roll: :roll:

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Thu, 08 Jun 2006 , 17:43

futbollist wrote:hallall ja bafte zoti na ka nderu tanve.Po jena shtet i poshtem qe nuk financojme hic po shyqyr qe presidentin e peshngritjes Esat Ademin e kena shkodran e ai do ta majn mire :lol:
Ishalla naqe, por federata shqiptare duhet me mebshtet Erkan Qerimaj se e meriton dhe ete po e verteton shume mire me rezultatet e tije.
Urime edhe iheran Erkand Qerimaj si edhe suksese ne te ardhmen.
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 09 Jun 2006 , 13:26

Kampionët nderojnë kampionin

Drejtori i bordit drejtues të kompanisë "Birra Tirana", Alban Xhaferri, është shprehur se kompania do të vazhdojë të sponsorizojë Erkand Qerimajn. Sipas tij, po shihet mundësia e sponsorizimit edhe për të tjerë talente

"Birra Tirana" ka zhvilluar dje në ambientet e "Tirana Internacional" një konferencë shtypi, ku përveçse ka përshendetur rezultatet e larta të peshëngritësit Erkand Qerimaj, të cilin ajo e sponsorizon prej tre vjetësh, ka premtuar të firmosë një tjetër kontratë me të edhe për tre vjet të tjerë. Në konferencën e djeshme të shtypit të organizuar nga kjo kompani në bashkëpunim edhe me Federatën Shqiptare të Peshëngritjes, merrnin pjesë shumë personalitete të sportit, drejtues të kompanisë në fjalë, drejtues të Federatës së Shtangës, përfaqësues të KOKSH-it, të MTKRS-së, bashkisë së Shkodrës, boksieri Kreshnik Qato etj. Në fjalën e tyre të gjithë pjesëmarrësit kanë deklaruar se rezultatet e Qerimajt në Botërorin e Kinës janë një nder i madh për sportistin dhe për të gjithë shqiptarët. "Birra Tirana", e cila ka sponsorizuar sportistin Erkand Qerimaj, ka deklaruar dje se është e gatshme të sponsorizojë jo vetëm Erkandin, por çdo sportist që është i nivelit të tij. “Kompania jonë, në bashkëpunim me Federatën e Peshëngritjes, organizuan këtë ceremoni, ku dhamë dhe një kupë simbolike, për nder të atij që u shpall kampion bote dhe na nderoi të gjithëve. Për nder të atij që bëri të këndohet himni ynë në Kinën e largët. Kjo kompani ka financuar deri tani më shumë se 15 sportistë dhe në të ardhmen do të sponsorizojë edhe më shumë. Shpresojmë që të kemi të tjerë sportistë si Qerimaj, që këtë herë na bëri të krenohemi të gjithë”, - tha drejtori i bordit drejtues të kompanisë “Birra Tirana” Alban Xhaferri.

Erkand Qerimaj: U rrita bashkë me “Birra Tirana”

Protagonisti i kësaj ceremonie, por dhe i pari shqiptar që shpallet kampion bote, Erkand Qerimaj, në fjalën e tij para pjesëmarrësve ka deklaruar se rezultatet e tij në Kinë ishin frut i një përgatitjeje të gjatë, ku kompania "Birra Tirana" ka rolin e saj të pazëvendësueshëm. Sipas tij, kompania në fjalë e ka financuar atë që kur ishte 14 vjeç, ndërkohë që ka premtuar sponsorizimin e saj të mëtejshëm. “Birra Tirana” po rritet vazhdimisht, ndërkohë që edhe unë u bëra kampion bote. Pra, jemi bërë të dy kampionë. Dua t’i përgëzoj për ndihmën që më kanë dhënë, ndërkohë që më duhet të pranoj se shteti duhet të bëjë më shumë për sportin. Unë jam shumë i kënaqur me rezultatet e mia, teksa kam pretendime më të mëdha për aktivitetet e ardhshme ndërkombëtare, siç janë europianët, botërorët apo dhe Olimpiada e Pekinit më 2008-n”, - tha Qerimaj, i cili në përfundim të ceremonisë deklaroi për gazetën tonë se gjatë garave të zhvilluara, i ka bërë përshtypje tifozllëku i madh i europianëve dhe amerikanëve në favor të tij.

Ademi: Falënderojmë Erkandin dhe sponsorin

Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Esat Ademi, ka deklaruar dje në këtë konferencë shtypi se ka pasur kënaqësinë e veçantë të ndjekë nga afër rezultatet e Erkand Qerimajt dhe të jetë pjesë e një fitoreje të madhe e të rëndësishme. Sipas tij, në këtë botëror presidenti i federatës greke të shtangës, që është njëkohësisht edhe zëvendëspresident i Federatës Botërore të Peshëngritjes, i vuri në qafë medaljen e artë jo më një sportisti shqiptar që garon për Greqinë, por një kampioni shqiptar, që garon nën flamurin kuqezi. “Ishte me të vërtetë një emocion i rrallë. Ne kemi sportistë të talentuar, prandaj duhet të bëjmë çmos që këto talente të garojnë për vendin tonë, për flamurin tonë. Falënderojmë Erkandin për krenarinë që përhapi tek të gjithë ne, por falënderojmë njëkohësisht edhe kompaninë “Birra Tirana”, që e ka sponsorizuar prej kohësh atë”, - tha Ademi në fjalën e tij.

Bello: Erkandi e ka fituar tashmë bursën olimpike

Sekretari i përgjithshëm i KOKSH-it, Stavri Bello, në emër të këtij institucioni ka uruar sportistin për rezultatet e larta, teksa ka falënderuar gjithashtu kompaninë "Birra Tirana” për sponsorizimin që po bën për talentet e sportit. Bello u shpreh se Qerimaj e ka përfituar tashmë bursën olimpike dhe se po shkon i qetë drejt Olimpiadës së Pekinit. “Ne si KOKSH do të jemi gjithmonë pranë sportistëve të tillë, të cilët na kanë nderuar. Jemi duke punuar që të krijojmë ndonjë program mbështetës në sportet elitare për të ardhmen, ku peshëngritja është pa dyshim një e tillë. Shembullin e kompanisë “Birra Tirana” duhet ta ndjekin edhe kompani të tjera”, - tha Bello.

Haxhi: Shteti të bëjë më shumë për talente të tilla

Kryebashkiaku i Shkodrës Artan Haxhi është shprehur dje se shteti duhet të bëjë më shumë për talente si Erkandi dhe se 18-vjeçari ka krenuar me rezultatet e tij jo vetëm vetveten, por të gjithë shqiptarët kudo ku janë. Sipas Haxhit, misionin e kompanisë "Birrës Tirana" duhet ta ndjekin edhe të tjera kompani, pasi sportit shqiptar nuk i mungojnë talentet.

Kreshnik Qato i ftuar special

Në ceremoninë e djeshme që organizoi “Birra Tirana” ka qenë dhe një i ftuar special, boksieri i famshëm Kreshnik Qato, i cili kishte pasur një ftesë nga vetë Erkand Qerimaj. Qato është shprehur se për një kampion të tillë si Erkand Qerimaj ia vlen të thuash shumë gjëra. Sipas Qatos, rezultatet e shtangistit janë fantastike dhe të gjithë shqiptarët duhet të krenohen me atë që ai bëri. “Sapo kam ardhur nga Londra. Jam shumë i emocionuar, pasi të shpallesh kampion bote nuk është pak. Pata një ftesë speciale nga Qerimaj, të cilit i uroj suksese të mëtejshme”, - tha Qato. Nga ana tjetër, Qerimaj tha se Qato mbetet një sportist shqiptar model, që ia vlen ta ftosh. “Është shqiptar i vërtetë”, - tha Qerimaj për boksierin kampion bote në peshën super të mesme.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 20 Mar 2007 , 14:22

Kampionati i peshëngritjes kishte një organizim të mrekullueshëm

Kampionati i 58-të Kombëtar i Peshëngritjes do të mbahet mend për këto dhjetëvjeçarët e fundit nga mënyra e organizimit, falë punës së studiuar të organizatorëve të federatës, ku rolin kryesor pa dyshim e ka presidenti Esat Ademi. Ai për 8 orë lëvizte sa në një vend në një tjetër, duke ndenjur pranë shtangistëve sikur të ishin fëmijët e tij, të cilëve duke u dhënë kurajo bëri të mundur rezultatet e papara ndonjëherë, të krahasuara me nivele të larta, duke krahasuar moshën e tyre të brishtë. Po të krahasohet me mesatare moshe dhe me rezultate, pa dyshim peshëngritja jonë në kampionatin europian, që zhvillohet në muajin maj në Strasburg, nuk do të matet me koeficient të rinjsh, por me të rriturish. Ra në sy një pjesëmarrje e kolosëve të shtangës në vite, prezenca e tyre të krijon nostalgji. E kush nuk ka dëshirë të shohë dhe të bisedojë me kampion bote, si të famshmin Ymer Pampuri, i shjeshtë e modest, që nuk do që të kujtojë të kaluarën, sepse kanë ikur ato kohëra e sikur ky sport paska lindur sot. Mos të ishte Ymeri me shokë, nuk do të ishim këtu ku jemi sot, sepse po nuk kujtuam të kaluarën e ngritjes së peshave me nostalgji, nuk kemi pse të flasim për të tashmen. Atmosfera e garave të këtij kampionati solli në shkallët e pallatit të sportit "Asllan Rusi" figura politike e sportive nga vendi dhe jashtë. Për nga organizimi nuk i la gjë mangut një organizimi europian, i rrethuar me dhjetëra kamera sikur të ishte ndonjë takim ndërkombëtar futbolli. Që me ardhjen në krye të federatës, zoti Ademi i është kushtuar këtij sporti të magjishëm. Bukurinë e këtij aktiviteti modern, pa dyshim ia shtoi ardhja e tifozerisë së zjarrtë shkodrane (e zhgënjyer një javë më parë në ndeshjen Vllaznia-Shkumbini ku rezultati i ndeshjes ishte parashikuar që dy ditë para), e cila me entuziazmin e saj bëri që Fetije Kasaj të shpërthente në rekorde, megjithëqë ekipi i tyre i zemrës nuk u paraqit mirë. Dalja në tapetin e shtangës së kampionit të botës, Erkand Qerimaj, e elektrizoi sallën e pallatit. Flamujt kuqeblu kishin rrethuar pallatin sikur garat zhvilloheshin në Shkodër dhe ajo tifozëri e zjarrtë që kishte ardhur enkas për të mori shpërblimin. Embëlsira lihet për në fund. I lumtë qarkut të Elbasanit që ka bërë një lëvizje diplomatike për t'i shpënë nderin dhe autoritetin në vend këtij qarku, titullin e shumëpritur për të parën herë në historinë e këtij sporti. Pra, i lumtë Elbasanit, Peqinit dhe Shtërmenit, të cilët ia zbardhën faqen prefekturës. Edhe vitin tjetër, si prefekturë e Shkodrës, do të bashkohemi me Malësinë e Madhe dhe me Pukën e do ta nxjerrim Vllazninë kampione.
Faik Sadiku
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Fri, 20 Apr 2007 , 23:08

ERKANDI MESA KAM MARRE VESHT SKA MARRE MEDALJE SOT
SE PARA NJA $ OREVE E KA PAS GAREN
ISHALLA GABOHEM POR JA KAM THAN DHE NE SHKODER SHUME VETVE SE ATIJ JA RRIT MENDJA DHE VEHSITRE TE BAHET ASHTU SICC MENDON AI
ME JEPNI NEJ INFO ME TE SAKTE PER REZULTATIN E TIJ SOT
i perjashtuar

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Fri, 20 Apr 2007 , 23:35

Itesh sa e nigjova lajmin tek Top Channel, e Qerimaj asht rendit ne vendin e 12 qe asht vendi i fundit. Si ne shtytje po ashtu edhe ne Stil te lire ka deshtu duke mas u kualifiku.
Edhe mu me duket sikur i asht rrit mendja pak si shume !!
Ishalla mas ksaj gare xen mend edhe punon ma shume ne menyre qe me nderu vedin, Shkodren e tan Shqipnin.
Vllaznit Ultras

Image

sportist_shkodran
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 580
Joined: Wed, 09 Aug 2006 , 04:49
Location: usa

Post by sportist_shkodran » Sat, 21 Apr 2007 , 01:49

Admin me vjen keq por e ke shkru gabim,ne peshngritje ka dy stile ,
shtytje dhe shkeputje,jo stil te lir.mos ma merr per keq naqe.
Moj Vllazni,Vllaznia jone
ti gjithmone do jesh kampjon
vec per hire te spektatorit
Shkodra jone djepi futbollit OLEEEEE

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sat, 21 Apr 2007 , 08:52

sportis_shkodran si e shpjegon ti naqekete renditje te tij kaq te dobet
i perjashtuar

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Sat, 21 Apr 2007 , 12:52

GOLDIAN wrote:sportis_shkodran si e shpjegon ti naqekete renditje te tij kaq te dobet
Mir tha Admini, i ka hy vedi n'qef edhe ktij. Asht isoj si n'futboll naqe, kur e fillon qysh i ri me buj, e hup manej kur rritesh i fije se t'hyn vedi n'qef.
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 21 Apr 2007 , 14:03

Admin qysh kur ka fillu me u marre me NOT Qerimaj????? :lol: :lol: :lol:
Kuqeblu,si menon ti????????????????? :wink: :wink: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Sat, 21 Apr 2007 , 14:17

vllaznia1919 wrote:Admin qysh kur ka fillu me u marre me NOT Qerimaj????? :lol: :lol: :lol:
Kuqeblu,si menon ti????????????????? :wink: :wink: :lol: :lol:
Un menoj shum gjana ;) po nderin e venosjes se denimit kyt rrall e ka sportisti, se ai e xuni (me presh a pa presh ne dur nuk di gja) :lol: :lol: :lol:
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 21 Apr 2007 , 14:57

Ok naqe ,jam dakort me ty. :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

sportist_shkodran
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 580
Joined: Wed, 09 Aug 2006 , 04:49
Location: usa

Post by sportist_shkodran » Sat, 21 Apr 2007 , 21:12

GOLDIAN wrote:sportis_shkodran si e shpjegon ti naqekete renditje te tij kaq te dobet
Goldian nje gja te kesh para sysh,qe sporti individual me ate kolektiv,ndryshojn shum,dy emucionet jan pasive dhe aktive,kshtu qe nje prov me hum,emucionet jan 10 fish ma te mdhaja.
Tjeter asht dhe forma si je at dit,ne qfar gjendjet morale je etj.NE sa per menemadhsin kjodo te ishte vu re ,po te ishte ba gara ne SHkoder,se shum sportista fryhen e q'fryhen kur jan para njerzve te njohur.Ky asht mendimi jem
Moj Vllazni,Vllaznia jone
ti gjithmone do jesh kampjon
vec per hire te spektatorit
Shkodra jone djepi futbollit OLEEEEE

sportist_shkodran
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 580
Joined: Wed, 09 Aug 2006 , 04:49
Location: usa

Post by sportist_shkodran » Sat, 21 Apr 2007 , 21:19

Ju marrsha t'keqen shook mas ma veni ket detyr,s'mundem me denu kend,masandej Admini ka dasht mi shkru taman por i ka shku dora gabim.
Nisha mir per ju shook.
Moj Vllazni,Vllaznia jone
ti gjithmone do jesh kampjon
vec per hire te spektatorit
Shkodra jone djepi futbollit OLEEEEE

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sun, 22 Apr 2007 , 13:29

sportist_shkodran wrote:Ju marrsha t'keqen shook mas ma veni ket detyr,s'mundem me denu kend,masandej Admini ka dasht mi shkru taman por i ka shku dora gabim.
Nisha mir per ju shook.

A je i nderum maj naqe, tama i the qe me ka shku dora :wink:

Njesha mire per ty :)
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 22 Apr 2007 , 16:24

Ateher Kuqeblu duhet me venose na si komision displinor qe jena. :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Sun, 22 Apr 2007 , 16:27

vllaznia1919 wrote:Ateher Kuqeblu duhet me venose na si komision displinor qe jena. :lol: :lol: :lol: :lol:
Si thu ti naqe? Ka i drek peshkut na e ka. Me i than me na shtru naj gost per tan antart, apo me e lan me birra n'Velipoj? :lol: :lol: :lol:
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 22 Apr 2007 , 16:29

Po e lame per birra se po na i shkaterrohet ekonomia Adminit e po nafalimenton siti. :lol: :lol: :lol: :lol:
Por jo ne Velipoje, ne Shkoder se ti ne vere nuk je. :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Post Reply