Lajme nga Liga Superiore

Diskutoni rreth ecurise , rezultateve , etj. të Kampionatit Shqiptar

Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919

Post Reply
fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Tue, 03 May 2011 , 00:52

Neser, verdikti i Laci-Flamurtari
Komisioni i Disiplines ende ne dileme per kerkesen per tri pike te vlonjateve

Komisioni i Disiplines prane Federates Shqiptare te Futbollit vendosi qe verdiktin përfundimtar mbi kerkesen e klubit Flamurtari per te marre tri piket e ndeshjes Laci-Flamurtari (java e 30-te), takim qe përfundoi me rezultatin 1-1, ta jape neser (te marten).

Gjate ndeshjes pati incidente ne fushe, qe kulmuan me demtimin e portierit te Flamurtarit, Shpetim Mocka si dhe mosdaljen ne fushe per 46 minuta te skuadres vlonjate, çka e beri ate ndeshjen me te gjaten ne histori e futbollit shqiptar per nje ndeshje te vetem kampionatit.

____________________________________________________________________

un mendoj qe gjaja ma e bukur asht me u perserit ndeshja,por vshtire se ka me ndodh .

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Man in Redblue » Tue, 03 May 2011 , 22:58

Disiplina hedh poshte ankesen e Flamurtarit

Laci do te luaje dy ndeshje pa tifoze dhe u ndeshkua me 500 mije leke gjobe. Skenderbeu, prane titullit kampion

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit, pas shtyrjeve të fundit, ka hedhur poshtë kërkesën e Flamurtarit për të marrë tre pikë në tavolinë për ndeshjen me Laçin. Komisioni ka vendosur vetëm që të dënojë fushën e Laçit, ku dy ndeshjet e ardhshme do të luhen pa tifozë. Laci u denua edhe me 500 mije leke gjobe. Me këtë vendim, i cili ishte paralajmëruar, duke qenë se Komisioni e kishte shtyrë disa herë, i hapet rruga shpalljes kampion Skënderbeut të Korçës. Skënderbeu, dy ndeshje nga fundi, ka katër pikë më shumë se Flamurtari, por me avantazhin që ka një ndeshje shumë të lehtë në Korçë përballë Elbasanit, që është rrëzuar me kohë një kategori më poshtë dhe nuk ka asnjë motiv për të luajtur.

Vendimi i Komisionit te Disiplines se FSHF date 03/05/2011
03/05/2011

FEDERATA SHQIPTARE E FUTBOLLIT

KOMISIONI I DISIPLINES

Tirane me 03/05/2011

PROCESVERBAL

I mbajtur sot me date 03 Maj 2011, ne mbledhjen e Komisionit te Disiplines se FSHF per shqyrtimin e e problemeve disiplinore te konstatuara ne ndeshjet e kategorive te ndryshme te Kampionatit Kombetar te Futbollit dhe per shqyrtimin e kerkesave te paraqitura.

Komisioni pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, u njoh me relacionin e Inspektoreve te Disiplines dhe materialet mbeshtetese, si i diskutoi ceshtjet ne teresi, ne perfundim

VENDOSI:

Mos pranimin e kerkeses ankimore te KF “Flamurtari” per marrjen e pikeve te ndeshjes “Laçi” – “Flamurtari” ne tavoline si te pabazuar ne parashikimet e Kodit te Disiplines Sportive. Ne baze te fakteve te mbledhura nga hetimi i kryer nga Inspektoret e Disiplines, ka patur hedhje te fishekzjarreve ne drejtim te lojtarit te “Flamurtarit”, por qe nuk kane shkaktuar demtime te atilla qe mund te vinin ne rrezik shendetin e lojtarit dhe as shkaqe per nderprerjen e ndeshjes per kete veprim, sado i denueshem si i tille. Per keto arsye duke qene se rasti nuk ka ndikuar ne rezultatin e ndeshjes dhe as ne vijimin e metejshem te saj pas nderprerjes nuk jane ekstremet e parashikuara nga KDS per dhenien e pikeve ne tavoline.

KF “Laci” per hedhje te fishekzjarreve ne fushe me pasoje demtimin e lojtarit kundershtar dhe nderprerjen e lojes per me shume se 40 minuta, ne baze te neneve 65, 66 e 67 te KDS denohet me zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve pa pranine e shikuesve dhe 500.000 leke gjobe.

Pranimin e kerkeses se paraqitur nga KF Prrenjasi. Ne baze te nenit 33 te KDS pezullimin e pjeses se mbetur te denimit te dhene per lojtarin Florian Boduri me vendimin e dates 06.04.2011.

Ekipi i futbollit te femrave “Rubiku” per mosparaqitje ne ndeshjen me ekipin e femrave “Tirana”, ne baze te nenit 56 te KDS humbet ndeshjen ne tavoline.

Ekipi i futbollit te femrave “Memaliaj” per mosparaqitje ne ndeshjen me ekipin e femrave “Shkendia Durres”, ne baze te nenit 56 te KDS humbet ndeshjen ne tavoline.

Ekipi i futbollit te femrave “Dardania” per mosparaqitje ne ndeshjen me ekipin e femrave “Ada Velipoje”, ne baze te nenit 56 te KDS humbet ndeshjen ne tavoline.

Kunder vendimit mund te behet ankim brenda 3 (tre) diteve ne Komisionin e Apelit.

Komisioni i Disiplines

Kryetar
Eno Bushi

Anetar
Ramazan Rragami
Saimir Dauti

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Tue, 03 May 2011 , 23:34

Man in Redblue wrote:Disiplina hedh poshte ankesen e Flamurtarit

po flitet se flamurtari don me bojkotu kampionatin e mos me ardh ne shkoder ,dhe me blloku 1 ure qe mos me shku asnji makine ne vlore :)

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Mon, 23 May 2011 , 18:01

Shpresa e fundit e bluve, mbijetesa në Superligë

Humbja e finales së Kupës së Shqipërisë përballë Tiranës pas gjuajtjes së 11-metërshave e komplikon edhe më shumë situatën e Dinamos. Kampionia e saposhkurorëzuar e vendit ka humbur jo vetëm një mundësi për të fituar një tjetër trofe, i dytë për nga prestigji në futbollin shqiptar, por edhe një shans për të krijuar vazhdimësi të pjesëmarrjes së saj në Kupat e Europës. Megjithatë, ky është një hall i lënë pas krahëve tashmë, pasi blutë do të duhet të mendojnë për një tjetër çështje të rëndësishme, atë të mbijetesës së Kategorinë Superiore. Me moralin e ulët, pas këtij dështimi, pas dy ditësh (më 25 maj) po në “Niko Dovana” Dinamo do të luajë shanset e saj të fundit për të qëndruar në elitën e futbollit shqiptar në ndeshjen “playoff” ndaj Besëlidhjes. Prandaj teknikut Mergjyshi do t’i duhet të rikuperojë në kohë anën morale të lojtarëve, për të mos humbur trenin e fundit të shpresës..
________________________________________________________________________________-

Do me ishte ba shum qefi nese Dinamo do bite poshte sepse donte ti bante nder shum skuadrave :) ku skuadra qe do lozin me te do jete beslidhja e lezhes dhe padyshim te gjithe shkodranet jan tifoza me lezhen

Ledi dhe renis ,Urime per fitoren e kupes dhe pjesmarrjen ne Europe

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Skodrinon » Mon, 23 May 2011 , 19:09

a lozin me mamurrasin apo lezhen?

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by GOLDIAN » Mon, 23 May 2011 , 19:14

Skodrinon wrote:a lozin me mamurrasin apo lezhen?
lezhen
peqini me mamurrasin
i perjashtuar

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Admin » Tue, 24 May 2011 , 13:54

Qejfi ma ka edhe mu qe me dal Beslidhja ne superlige, por per bukurine e rivalitetin e kampionatit te ardhshem kishte kene mire qe me fitu Dinamo.
Per shpirt Peqini kisha dasht me dal nji kategori ma poshte por veshtire se ka me ndoll.
Vllaznit Ultras

Image

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Man in Redblue » Tue, 24 May 2011 , 15:41

na jena msu me than Lezha e Laci jan mire me ken ne superlige, ngaqi jane veriore, por nqs ju kujtohet nLezhe na kan myt ntulla sezonin e fundit qi ishin ne Superiore, kur dha arbitri dy penallti per ne. Kurse laciant na i bijn grusht tranjerit :lol: :lol:

Nqs bjen Dinamoja prej kategoriet do kishte kene humbje e madhe per superligen, mendoj une.
Sa per Peqinin, per shpirt edhe un nji kategori ma posht e kisha pa, mgjs nuk mendoj se ka nai ndryshim Peqin apo Mamurras.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by GOLDIAN » Thu, 26 May 2011 , 19:43

o djema a na mundet kush me e pru ne forum ate intervisten e ish trajnerit argjentinas te dinamos ku thot
ja si u shiten ndeshjet te dinamo
te panorama sport me duket se asht po un mundem vec titullin me lexu

e tmerrshme hata me sy po shohim

kur lun dinamo me lezhen ???
nese dojn me lujt them e shkaterrojne lezhen
vec nese e kan vendos me ra nga kategoria
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Skodrinon » Thu, 26 May 2011 , 23:50

t'shofim tash a ka me nise nei hetim fshf ket here a apo nuk kan me e ca bethen si gjithmone

dinamo ka fitu 4-1 goldi

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by GOLDIAN » Fri, 27 May 2011 , 06:27

flm skodrinon
interesante kjo dinamo ne fund si me tiranen si tash 4-1 me lezhen tregoi forcen e vertet
po gjate gjithe sezonit ku ishin???
i perjashtuar

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Man in Redblue » Fri, 27 May 2011 , 23:11

Tronditet Dinamo, presidenca jep dorëheqjen!

http://www.sportishqiptar.com.al/trondi ... oreheqjen/

Klubi model, 3-4 vitet e fundit ma i mireorganizumi ne Shqipni u shkatrru, Gjynah! Mrenda nji viti u hodh tan puna dam. Smujten me ndej pa i fut hundt "politikant" shqiptar edhe ne futboll :twisted:

Simas gazetes u perflitka me e marr Zeqoja Dinamon, hajde hajde albani :evil:

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by vvvllaznia » Sat, 28 May 2011 , 10:06

http://www.ole.com.ar/fuera-de-juego/Re ... 52064.html

interviste e tranjerit te dinamos per gazeten argjentinase Ole.google translate per ata qe nuk dijn spanjisht.
lexoni vet se sa skandaloza jena.duhet me u kthy si ne kohe te enverit e me pezullu totalisht kampionatin

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Skodrinon » Sun, 29 May 2011 , 15:27

Flamurtari, 4 ndeshje në fushë asnjanëse & 15 mln gjobë

Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së ka shfrytëzuar momentin e njëfarë pushimi në fundjavë (kreu i këtij organi juridik të futbollit, Eno Bushi, ka qenë i angazhuar në Kolegjin Zgjedhor, si palë mbrojtëse e ankimimeve të bëra nga Partia Socialiste) për të mbyllur edhe disa çështje të futbollit, të reklamuara pranë tij nga sektori i garave.

Në qendër të diskutimeve dhe vendimmarrjes së Disiplinës ka qenë ndeshja e javës së fundit, mes Flamurtarit dhe Skënderbeut, ku siç dihet, pati mjaft incidente nga tifozëria vlonjate. Hedhja e sendeve të forta në fushën e lojës, shkulja dhe goditja me stola plastikë nga tifozët drejt lojtarëve korçarë, i ka kushtuar jo pak Flamurtarit, si klub pritës.

Me plot 15 milionë lekë të vjetra është gjobitur klubi vlonjat, ndërkohë që Flamurtari është i detyruar të luajë 5 ndeshjet e para të sezonit të ardhshëm, të planifikuara si pritës, jashtë stadiumit të vet, në fushë asnjanëse. Ky dënim për nënkampionët e rinj të vendit vjen direkt pas ndëshkimit për brakstijen e fushës në “Loro Boriçi”, ndaj Vllaznisë, çka u kushtoi kuqezinjve jo vetëm humbjen e ndeshjes në tavolinë, me rezultatin 3-0, por edhe zbritjen nga renditja të tri pikëve të tjera.

Akuzat e drejtuesve të Flamurtarit kundrejt drejtuesve të FSHF-së, të bërë palë me Skënderbeun, sipas tyre, në sezonin që sapo u mbyll nuk kanë munguar, madje kanë qenë tejet të ashpra. Kuqezinjtë pretendojnë se u është ngrënë haku në jo pak raste, falë standardeve të dyfishta që ka ndjekur në drejtim dhe gjykim FSHF-ja, ndaj edhe shpërthyen në njëfarë vetëgjyqësie në fund të garës.

Të tilla ishin veprimet për të braktisur ndeshjen e parafundit në Shkodër, apo edhe irritimi dhe veprimet e tifozërisë vlonjate në përmbyllësen Flamurtari-Skënderbeu 1-0. Acarimi i situatës në aksin Vlorë-FSHF ka qenë i madh, aq sa drejtuesit e futbollit në qendër nuk morën dot guximin të shkonin në Vlorë javën e fundit dhe t’i jepnin titullin Skënderbeut, sikurse ka qenë rregulli.

Po ashtu, FSHF-ja nuk i ka dorëzuar ende trofeun e “Këpucës së Artë” Daniel Xhafajt, çka tregon për një situatë të nderë mes federatës dhe Flamurtarit. Ky i fundit duhet t’i bëjë mirë llogaritë tashmë, sepse kampionatin e ri duhet ta nisë me një pengesë jo pak serioze përpara: zhvillimin e 5 ndeshjeve (si pritëse, në letër) në fushë asnjanëse.

Dënim ka dhënë Disiplina edhe për trajnerin e Kastriotit, Ramadan Ndreu, për protestë dhe sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Ai dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktivitetet dhe 1 milionë lekë gjobë.

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Man in Redblue » Sun, 29 May 2011 , 16:37

Quajeni kompleksi i vdekur... Dinamo nuk jeton më!

Nga Andi MATRAXHIU

Populli thotë se gjithnjë "pema me kokrra gjuhet me gurë". Dinamo, në 4 vitet e fundit, e ka dominuar futbollin shqiptar, duke fituar 2 tituj kampioni, 1 superkupë dhe ka diskutuar një finale, më 22 maj, ndaj Tiranës. Duket se xhelozi alergjia ndaj drejtuesve blu ka qenë e madhe. Xhelozia ka të bëjë me faktin se disa persona kërkojnë të marrin drejtimin e Dinamos dhe kujtojnë se është vetëm emri që të bën magjik.

Në fakt, që të drejtosh një ekip të tillë duhet shumë punë dhe shumë njohuri, pavarësisht forcës financiare, që mund të disponosh. Ndërkohë, alergjia konsiston në atë grup personash, që e urrejnë futbollin dhe kërkojnë ta shkatërrojnë atë. Tashmë, që është larguar presidenca dinamovite, kompleksin që e zaptuan me dhunë dhe e kthyen në një "kamp përqendrimi", ku kuajt futen lirisht në fushën e futbollit, quajeni kompleksi i vdekur. Pasi Dinamo nuk jeton më.

Gjallëria në kompleksin "pa emër" (më parë i quajtur "Dinamo") nuk do të jetë më, pasi atë ia jepte vetëm një skuadër e kulturuar, futbollistët profesionistë, që veç batutave dhe humorit, përpara dhe pas seancave stërvitore, dinin të ishin korrekt në punën e tyre. Dinamo (e Bukura) nuk ka gjetur dot gjuhën e përbashkët me këtë qeveri (Bisha), elementë të saj kanë depërtuar si një "kancer" mbi trupin e bluve dhe tashmë duket se e kanë shkatërruar plotësisht.

Kompleksi të kujton filmat e parë në fëmijëri, kur "Tomka dhe shokët e tij" mundoheshin të gjenin pakëz fushë për të luajtur futboll. Për më tepër, nëse futeni në ambientet e brendshme të këtij kompleksi, mund të gjeni edhe një qen në hollin kryesor, që në rastin konkret, sipas filmit, është qeni i gjermanëve (Gofi), me të cilin lojtarët e Dinamos duhet të luanin (dhe jo ta helmonin) përpara se të dilnin në stërvitje.

Ta gëzojnë kompleksin këta sportistë të dalluar, që deri dje, me shami në dorë qaheshin në studio televizive për mungesë të kushteve, ndërsa tani, pa pikën e turpit, shkatërruan një tjetër klub, Dinamon 61 vjeçare, duke e lënë pa muze, pa arkivën e 18 titujve kampionë, 13 kupave dhe një superkupe.

Vitet do të kalojnë, futbolli falë dashurisë së sportdashve shqiptarë do të ekzistojë, por ju "sportistët e vendeve të fundit" dhe ky shtet, që ka alergji nga futbolli, gjithnjë do të mbaheni mend si "nazistët" e futbollit shqiptar, do të futeni në histori si shkatërrimtarët e një skuadre legjendare, e cila fliste vetëm në fushën e blertë.

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Man in Redblue » Sun, 29 May 2011 , 16:47

Asht nji shkrim shume i bukur dhe njikohesisht rrenqethes. Respekt per autorin e shkrimit. Kshtu ndodh kur e merr ne dore krimineli, qe nuk pyt as per histori as kulture, vetem ka nji qellim: te shkaterroje.

Ka shume njerez qe thojn, Dinamo, Partizani u mbeshten ne Diktatura etj. Per mu, nqs dojn, te marrin vendim, te shkrihet klubi, ato kupa, trofe te kalojn ne nji muzeum, ato futbollista e tranjer qi kan dhan kontribut te nderohen, por jo kshtu si barbaret, vec me shkaterru, me perbalte gjthcka! Nfund te fundit ato suksese qe arriti Partizani ne kupen ballkanike nuk i kan arrit as nuk do arrijn kurre "klubet e demokracise".

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Skodrinon » Sun, 29 May 2011 , 18:32

m'vjen keq per tifozat po un nuk arrij me ndi aspak dhemshuni per ket ekip, i cili bashke me partizanin asht kriju ne kurriz tone e te ekipeve te tjera. na prej kampion te padiskutushem kena mrri me ra ne kategori te dyte prej ktyne.
nuk i jena dhimt ndoiher na ktyne.

biles as nji padrejtsi e madhe nuk m'duket, perdersa ambjentet jane prone e shtetit. jane peshngritsat qi na nderojne çdo vit me medalje qi sterviten nder bodrume. e sportista te tjere te sporteve "te vogla". ma mire me ndihmu njikta sportista qi marrin 2 lek
pse u dashkan ndihmu prej shtetit tan jeten dinamo e partizani a?

man, ate kupen ballkanike e kan fitu me nja 4-5 shkodrane qi na i kan grabit ne. me biz e rragam e kompani. e me loron trainer. e me panon qi ja kan marr tiranes. e te tjere qi ia kan marre ekipeve te tjera. e ke pase edhe te nji artikull te sporti shqiptar.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Sun, 29 May 2011 , 20:13

shpresoj qe nej president i fuqishem ,ta kapin ne dore partizanin.

nese Xhani u perfol qe e myti partizanin ,dikush tjeter mund te dalin qe me i dhan vedit lavdi si shpetimtare i partizanit .

nuk mendoj qe partizani nuk vjen mbas 2 vjetesh prap ne superlige ,gjithmone nese xhani e humb xhyxhin

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Man in Redblue » Wed, 01 Jun 2011 , 20:56

Skodrinon kjo qi thu ti me duket mu si lufta e klasave ne kohen e komunizmit, vetem se tashme me cdo kusht duhet te asgjesohen "komunistat". Po ve fjalen komunista ne thojza, sepse komunistat ne te vertet vazhdojn ta qeversin kyt vend.

Mu nuk me dhimet Dinamoja, por me dhimet futbolli shqiptar dhe mentaliteti shkaterrus qi kena.

Qe shkaterrimi i kompleksti sportiv Dinamo asht ne dem te futbollit dhe ne dobi te askujt asht e qarte:

Humbja: Kompleksi ma modern ne Shqiperi iu mor nji skuadre dhe nuk shfrytezohet nga askush. A nuk asht paradoskale dhe tragjike qi nderkohe qe ne Shqiperi fushat sportive jane ne gjendje te mjerueshme, "pezullohet" nje nga komplekset stervitore ma moderne dhe kthehet ne "fushe stervitjeje per kuajt e qejte e rrugave" ??!!!

Mentaliteti shkaterrues: Motoja shqiptare me sa duket asht: Shkaterro sa ma pare, sepse kush nderton ska randsi. Ne rastin konkret, iu hoq kompleksi Dinamos, por nuk iu dha dikujt tjeter per shfrytezim. Ok, nqs do kishin perfitu pershngritesat apo sportista te tjere qi ti permende, por jam i sigurte qe edhe ti e din mire, se ky veprim ka te baje thjesht me arsye banale personale, korruptive dhe pseudo-politike, dhe se si iu hoq si nuk iu hoq kompleksi Dinamos, ata sportistat e tjere nuk do perfitojne asnji te mire prej shtetit.

Permende se ambjentet jane prone e shtetit. Asht e verte se edhe stadiumi i Vllaznise asht prone e shtetit e megjithate perfitimet po i merr tjeterkush. Simas ksaj logjike ateher i bika: Per sa kohe qe perfitojne "demokratet" prej shtetit i qofte hallall, kur asht fjala per "jo- demokratet" asht prona e shtetit.

Kupa ballkanike: Steaua e Bukureshtit fitoi Champions Ligen tuj kene klubi i minstrise se mbrojtjes rumune. Futbollistat e Steas kan pas edhe grada ushatarke biles, dhe klubet e tjera jan terrorizu nqs nuk ia kan lan futbollistat ma te mire Steas. Megjithate ne histori ka met: Steaua ka fitu Champions Ligen.
Un nuk e kuptoj cfare problemi ka se Partizani e paska fitu kupen ballkanike me lojtare shkodrane ??? Kupa ballkanike asht nder per tan shqiptaert, jo vetem per Partizanin.
Kur debatojm brenda per brenda kampionatit shqiptar, ateher po, mund te thuhet Partizani nuk ka meritu aq tituj kampion sa ka etj.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Skodrinon » Thu, 02 Jun 2011 , 01:08

Man in Redblue wrote:Skodrinon kjo qi thu ti me duket mu si lufta e klasave ne kohen e komunizmit, vetem se tashme me cdo kusht duhet te asgjesohen "komunistat". Po ve fjalen komunista ne thojza, sepse komunistat ne te vertet vazhdojn ta qeversin kyt vend.
Nuk ka lidhje me luften e klasave, se une nuk jam tu thane qi duhet me e shkatrru Dinamon. Un thashe qi nuk ndij dhemshuni per ket ekip. Jane tifozat e Dinamos qi krenohen me titujt qi kan fitu tu shkatrru Vllaznine edhe ekipe te tjera. Provo e diskuto me nji dinamovit. Te thote Dinamo ka 17 kampionate ju sa keni? Asht si me te vjedh une ty portafolin e mandej me t'thane une kam lek ti jo.
Per ma teper qi, e thashe edhe ma siper, mu nuk me duket padrejtsi kjo puna e kompleksit.
Mu nuk me dhimet Dinamoja, por me dhimet futbolli shqiptar dhe mentaliteti shkaterrus qi kena.

Qe shkaterrimi i kompleksti sportiv Dinamo asht ne dem te futbollit dhe ne dobi te askujt asht e qarte:

Humbja: Kompleksi ma modern ne Shqiperi iu mor nji skuadre dhe nuk shfrytezohet nga askush. A nuk asht paradoskale dhe tragjike qi nderkohe qe ne Shqiperi fushat sportive jane ne gjendje te mjerueshme, "pezullohet" nje nga komplekset stervitore ma moderne dhe kthehet ne "fushe stervitjeje per kuajt e qejte e rrugave" ??!!!

Mentaliteti shkaterrues: Motoja shqiptare me sa duket asht: Shkaterro sa ma pare, sepse kush nderton ska randsi. Ne rastin konkret, iu hoq kompleksi Dinamos, por nuk iu dha dikujt tjeter per shfrytezim. Ok, nqs do kishin perfitu pershngritesat apo sportista te tjere qi ti permende, por jam i sigurte qe edhe ti e din mire, se ky veprim ka te baje thjesht me arsye banale personale, korruptive dhe pseudo-politike, dhe se si iu hoq si nuk iu hoq kompleksi Dinamos, ata sportistat e tjere nuk do perfitojne asnji te mire prej shtetit.
Une nuk e di se per ca do t'perdoret kompleksi. Ket do ta shofim se itash e kan marre. Shpresoj qi t'perdoret per sport, perdersa asht prone e MTKRS nqs nuk gabohem.
Permende se ambjentet jane prone e shtetit. Asht e verte se edhe stadiumi i Vllaznise asht prone e shtetit e megjithate perfitimet po i merr tjeterkush. Simas ksaj logjike ateher i bika: Per sa kohe qe perfitojne "demokratet" prej shtetit i qofte hallall, kur asht fjala per "jo- demokratet" asht prona e shtetit.
Nuk e kuptoj ça ka lidhje ktu demokrat e jo-demokrat. Apo Fushaj demokrat Sula jo? Nuk e di a e ke fjalen ktu por mendoj se nuk mund te bahet ky krahasim ne ket rast (ne raste te tjera po, se Vllaznine p.sh. nuk ia japin nji socialistit. jam dakort) Pse tham se nuk mund te bahet ky krahasim. Se Vllaznia asht prone e Bashkise, qi i ven ne dispozicion stadiumin qi asht prone e saj gjithashtu. Per ma teper qi Bashkia e shkodres ban interesat e shkodranve (konkretisht te ekipit te tyne), kurse MTKRS duhet me ba interesat e tan shqiptarve (pra jo vetem te tifozave dinamovit) e jo te nji ekipit. Pse u dashka favorizu Dinamo tu i fal nji kompleks e jo Beslidhja, Elbasani apo Flamurtari? (nji dinamovit do t'ishte pergjigje: se na jena ekip i madh. edhe dalim mandej te ai muhabeti siper)
Pra, padrejtsia mendoj une asht ba der tash, ku shteti ka favorizu nji ekip te caktum, e jo tash qi merr nji prone te veten.

Olimpico i Romes asht i shtetit. Lazio e Roma pagujn miliona euro ne vit qera. Ba me i lane me lujt pa pare bahet nami. U ba nami se Lazio pshtoi prej falimentimit tu shfrytzu nji ligj jo te qarte qi e hoqen fille mrapa, se u çune te tjeret tu thane se pse u favorizu Lazio kure ne nuk na falet qindarka.
San Siron e ka ndertu nji president i Milanit, qi ma vone ia ka shite shtetit. Sot Milani e Inetri pagujn miliona ne vit.
Kupa ballkanike: Steaua e Bukureshtit fitoi Champions Ligen tuj kene klubi i minstrise se mbrojtjes rumune. Futbollistat e Steas kan pas edhe grada ushatarke biles, dhe klubet e tjera jan terrorizu nqs nuk ia kan lan futbollistat ma te mire Steas. Megjithate ne histori ka met: Steaua ka fitu Champions Ligen.
Un nuk e kuptoj cfare problemi ka se Partizani e paska fitu kupen ballkanike me lojtare shkodrane ??? Kupa ballkanike asht nder per tan shqiptaert, jo vetem per Partizanin.
Kur debatojm brenda per brenda kampionatit shqiptar, ateher po, mund te thuhet Partizani nuk ka meritu aq tituj kampion sa ka etj.
Ti the nuk asht mire me u penalizu kto ekipe per historine e tyne se p.sh. partizani ka fitu nji kupe ballkanike. Une tham qi kto ekipe kan kriju historine tu penalizu te tjeret. Nuk asht merita e Partizanit ajo kupe por asht merita e lojtarve qi kena prodhu na edhe ekipet e tjera.
T'na i kishin marre veç per kupe ballkanike ja kishim dhane me gjithe qejf (jo tu na i marre me dhune veç), por kan fitu me dekada me njata futbollista.
Kurse na mrritme prej kampion me ra ne te dyten. Ket nuk duhet me e harru kurre.

Post Reply