Page 13 of 17

Re: Stadiumi "Loro Boriçi"

Posted: Thu, 19 Apr 2012 , 00:41
by GOLDIAN
ky skodrinoni i ka fajet qe na hap keshi temash ´se ka hall ta po ja kalojme dhe san siros prandaj ka ina :lol:
a kan fillu punimet?

Re: Stadiumi "Loro Boriçi"

Posted: Thu, 19 Apr 2012 , 00:48
by Skodrinon
jan çu kta te atletikes, vildan tufi e isa bala
mos na prishni pisten e atletikes :D
se ket tribunen e re dashkan me e ba afer fushes
ktyne nuk i shtrune 400 metra beton me marr pisten me tartan se nuk kishin lek, e kujtojne se po ndertojne stadium
mos u shqetsoni mor se edhe mas 20 vjetve njashtu keni me e pas

Re: Stadiumi "Loro Boriçi"

Posted: Thu, 19 Apr 2012 , 01:01
by GOLDIAN
a jeni dakord qe gjithsecili nga ne qe jemi jashte te pagujme 20% te rroge muj per muj te ndihmojme bashkine



upupuuuu ca thash ishalla se lexon kush :mrgreen: :mrgreen:

Re: Stadiumi "Loro Boriçi"

Posted: Thu, 19 Apr 2012 , 01:08
by Edmond-Cela
GOLDIAN wrote:a jeni dakord qe gjithsecili nga ne qe jemi jashte te pagujme 20% te rroge muj per muj te ndihmojme bashkine



upupuuuu ca thash ishalla se lexon kush :mrgreen: :mrgreen:

nuk dalin as me pastru metorinat rreth e rrotull stadiumit

Re: Stadiumi "Loro Boriçi"

Posted: Thu, 19 Apr 2012 , 01:19
by GOLDIAN
Edmond-Cela wrote:
GOLDIAN wrote:a jeni dakord qe gjithsecili nga ne qe jemi jashte te pagujme 20% te rroge muj per muj te ndihmojme bashkine



upupuuuu ca thash ishalla se lexon kush :mrgreen: :mrgreen:

nuk dalin as me pastru metorinat rreth e rrotull stadiumit
ku e din ti ma
na marsh te keqen :mrgreen:
1/4 e marrim persiper na austri itali
une mani v1919 skodrinoni vvvllaznia dhe admini
te pysim dhe dajen ca mendimi ka :D

Re: Stadiumi "Loro Boriçi"

Posted: Thu, 19 Apr 2012 , 20:26
by Admin
a e banen prezantimin kta zotnit?
Kur thanen qe e perfundojne apo ksaj rradh kan tregu vetem fotot ebukra me ngjyra!!!

Re: Stadiumi "Loro Boriçi"

Posted: Sat, 21 Apr 2012 , 14:45
by Skodrinon
e kan ba
italiant kan premtu se pista nuk do t'prishet
5 minuta pune n'kompiuter -thane- edhe e rregullojme ket muhabet :D

Re: Stadiumi "Loro Boriçi"

Posted: Sat, 05 May 2012 , 14:22
by vllaznia1919
Hiqne mensh se bahet gja.Ka ken nji prezantim krejt kot.Thjeshte nji pseudo projekt italian qe simas personave kompetenta ska asnji vlere.

Re: Stadiumi "Loro Boriçi"

Posted: Sat, 05 May 2012 , 21:05
by GOLDIAN
vllaznia1919 wrote:Hiqne mensh se bahet gja.Ka ken nji prezantim krejt kot.Thjeshte nji pseudo projekt italian qe simas personave kompetenta ska asnji vlere.
Une dhe skodrinoni kena besim :mrgreen:
presim te na bashkoheni ne besimin tone

Re: Stadiumi "Loro Boriçi"

Posted: Sun, 06 May 2012 , 19:25
by vllaznia1919
Vazhdoni se shpresa vdes e fundit.hahahhahahahahha

Re: Stadiumi "Loro Boriçi"

Posted: Tue, 08 May 2012 , 23:54
by Skodrinon
ma i besueshem ky variant


STADIUMI “LORO BORICI” SHPEJT ARENE E KOMBETARES SE SHQIPERISE!

Sekretari i Pergjithshem i FSHF-se Eduart Prodani ka zhvilluar nje takim me kryetarin e Bashkise Shkoder ne lidhje me rikonstruksionin e stadiumit “Loro Borici”. Takimi eshte zhvilluar ne zyren e kryebashkiakut pa pranine e mediave dhe gjate tij, eshte diskutuar per mundesite konkrete te nderhyrjes rehabilituese per te mundesuar edhe zhvillimin e ndeshjeve te Kombetares shqiptare ne “Loro Borici”.
Bashkebiseduesit kane rene dakort parimisht per te bashkepunuar si Bashki dhe Federate, ndersa eshte lene e hapur edhe ideja e partneritetit me Qeverine Shqiptare permes Ministrise se Sportit. Fillimisht, mendohet nje nderhyrje e shpejte per ndertimin e nje tribune qendrore bashkekohore me te gjitha ambjentet e nevojshme dhe natyrisht, e mbuluar. Parashikohet nderhyrje edhe ne ambjentet ekzistuese si dhomat e zhveshjes, dhomen e arbitrave, ate te antidopingut si dhe per te shtuar nje salle per konferencat e shtypit dhe nje per delegatin e UEFA-s. Nderhyrje do te behet edhe ne dy tribunat ekzistuese per plotesimin e kushteve higjeno- sanitare por edhe per zevendesimin e ndenjeseve. Per te pare nga afer gjendjen aktuale te stadiumit, kane qene sekretari i pergjithshem Prodani, i shoqeruar nga nenkryetari i Bashkise Shkoder Ridvan Troshani. Fillimisht, eshte lene detyre per urbanistet e Bashkise qe te sigurojne nje planimetri te stadiumit, per te percaktuar vendet dhe pikat ku duhet te nderhyhet fillimisht. Me pas, do te kalohet ne fazen e konsultimeve me FSHF-ne bazuar edhe ne kriteret e ardhura nga UEFA per zhvillimin e ndeshjeve nderkombetare ne “Loro Borici” per te arritur ne nje projekt perfundimtar, i cili do te kete edhe nje kosto te caktuar financiare. Deri me tani, eshte dhene nje fond 400 milion leke te vjetra nga Ministria e Sporteve, por pritet qe te dilet me nje kosto konkrete te nderhyrjes ne “Loro Borici” per te saktesuar se sa do te kontribuoje FSHF-ja dhe ne fund Bashkia Shkoder, si aksionere- pronare e vetme e stadiumit “Loro Borici”. Teksa kane nisur takimet konkrete, ajo qe meriton te evidentohet eshte deshira e perbashket e FSHF-se, Ministrise se Sporteve dhe sigurisht Bashkise Shkoder per te ndryshuar pamjen e “Loro Boricit” per ta kthyer edhe ne Arene Kuqezi te futbollit, pervec Arenes Kuqeblu tradicionale.

vllaznia.al

Re: Stadiumi "Loro Boriçi"

Posted: Wed, 09 May 2012 , 20:19
by Admin
U msume me kta shkrime, por ishalla realizohet dicka.

Re: Stadiumi "Loro Boriçi"

Posted: Thu, 10 May 2012 , 13:41
by vllaznia1919
Tesh ndoshta bahet diqka.Kur flitet per shifra dhe kush i qet lekt ka munsi mu ba diqka se me projekte ne beze u merzitme.

Re:

Posted: Thu, 11 Apr 2013 , 20:19
by borana
ckemi
kam marre persiper qe te bej nje detyre rreth stadiumit "Loro Boriçi" por nuk kam arritur qe te mbledh shume informacione te dobishme. Nje nder arsyet pse e zgjodha si teme eshte se nepermjet punimit tim dua qe te ndergjegjesoj te rinjte rreth sportit duke i terhequr drejt frekuentimit te stadiumit. Por por per ta bere kete kam nevoje per me shume informacion ndaj do tu lutesha qe te gjithe ju qe keni sado pak informacion rreth stadiumit dhe menyres se si funksionojne gjerat aty te me ndihmoni
Faleminderit per mirekuptimin

Re: Stadiumi "Loro Boriçi"

Posted: Fri, 12 Apr 2013 , 10:35
by Admin
Pershendetje Borana e mire se erdhe.

Personalisht me bahet qejfi qe ka projekte/nxitje per me fol per tema te tilla.
Nuk e di se ne cfare fushe asht i perqendrum punimi jot, ne ate te shoqerore-sociale apo ekonomike?

Mendoj se pervec problemeve sportive, INFRASTRUKTURA asht nji nder faktort qe penalizon frekuentimin e Loro Boriçit.

Sdq ato qe e frekuentojne sot Loro Boriçin munden me te informu ma shume

Re: Stadiumi "Loro Boriçi"

Posted: Sat, 13 Apr 2013 , 16:25
by borana
Faleminderit mire se ju gjeta

Punimi im eshte i perqendruar ne fushen ekonomike.

Re:

Posted: Sun, 14 Apr 2013 , 16:56
by borana
a mund te me tregoje dikush dicka rreth promocionit qe perdor stadiumi "loro borici"?

Re: Stadiumi "Loro Boriçi"

Posted: Tue, 16 Apr 2013 , 10:35
by Admin
Borana, kam pershtypjen se nuk perdor ndonje promocion te vecante.
Here pas here ne ndeshje te vecanta ofrojne hyrjen falas ne stadium.

Sipas mendimit tim, ne menyre qe te rinjte te frekuentojne Stadiumet duhet sesban te nderhyhet ne infrastrukture.
Ne Loro Boriçi, mungojne banjot publike, kushtet minimale te higjenes, etj.
Hapesirat e stadiumit, shume mire mund te shfrytzohen duke bere palestra, salla lojrash, restorante, klube etj, ne menyre qe te frekuentohet edhe ne momentet qe nuk ka ndeshje.

Mund te krijohet nje teser/karte per te gjithe tifozat ku te ofrohen zbritje cmimi per abonet vjetore si edhe mund te behet nje cros-marketing me subjekte te ndryshme tregtare (restorante, veshje sportive, etj.) ku per ato qe kane kete karte te kene nje skonto prej 5% apo nje sherbim me shume.

Sa i takon promovimit tek te rinjte, mund te ofrohet karta/tesera e mesiperm falas si edhe hyrja me gjysem cmimi per ato studente qe kane teseren, si edhe te afrohet hyrja falas per nxenesit e shkolla 9-vjecare.

Klubi Vllaznia mund te beje promovimin e ketyre iniciativave me ane te lojtareve aktual apo ish-lojtar te Vllaznise duke u paraqitur prane shkollave 9-vjecare apo gjimnazeve, kshu qe jane me afer te rinjve.

Normalisht keto iniciativa jane akoma ma te suksesshme nqs ndertohet nji ekip pretendent.

Personalisht nuk e frekuentoj stadiumin Loro Boriçi, pasi fatkeqsisht nuk ndodhem ne Shkoder por ndoshta ndonji prej anetareve te tjere qe jane ne Shkoder mund te ndihmojne dicka ma shume ose edhe me shku nji ndeshje ne stadium nuk kishte kene keq :)
Gjithmone ne Loro Boriçi ka pas femra ne stadium :) :wink:

Re: Stadiumi "Loro Boriçi"

Posted: Thu, 18 Apr 2013 , 17:11
by borana
Shume Faleminderit :D

Re: Stadiumi "Loro Boriçi"

Posted: Mon, 06 Jan 2014 , 16:30
by Man in Redblue
Cfare legenash, vendosen me i ba ndeshjet e kombetares ne Elbasan :evil: :evil: