Stadiumi "Loro Boriçi"

Historia e Vllaznise dhe lojtarët e saj në vite.

Moderator: GOLDIAN

Post Reply
Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Wed, 07 Feb 2007 , 02:14

Ndeshja e Kombëtares, në Shkodër ka atmosferë

Tuesday, 07 February 2007
Pas gati 4 vitesh kombëtarja shqiptare kthehet të luajë në Shkodër një ndeshje të saj. Ndonëse miqësore, kjo e sotmja me Maqedoninë po pritet me interes në qytetin më të madh verior. Atmosfera kuptohet se nuk është si ajo e viteve më parë me Rusinë megjithatë ka sërish diçka për të thënë në këtë mes. Sa i takon tifozerisë shkodrane ajo është përgatitur për të krijuar një dekor të bukur në “Loro Boriçi”. Ky i fundit u ofron tashmë tifozëve edhe disa kushte më të mira nisur nga disa rikonstruksione që janë bërë enkas për tifozët dhe qëndrimin e tyre sa më të rehatshëm në stadium.

Ndërkohë prej ditësh interesimi ka nisur edhe për biletat e kësaj ndeshjeje. Por për çudi të fatit ato deri dje pasdite nuk janë dukur në shitje dhe sipas drejtuesve shkodranë Federata ende nuk i kishte sjellë ato për t’i nxjerrë në shitje për publikun!! Sakaq gjithnjë duke qëndruar tek biletat, ajo që ka bërë përshtypje dhe është pritur mirë nga të gjithë, ka qenë çmimi i ulët i biletave të miqësores së sotme. Ato janë si të një ndeshjeje normale kampionati të Vllaznisë dhe kjo gjë ndodh për herë të parë në një ndeshje të kombëtares shqiptare kur për vite me rradhë, me këto çmime është abuzuar. Dilema e vetme është nëse në takimin e sotëm do jenë prezent apo jo edhe tifozët tanë nga jashtë kufirit shtetëror. Bëhet fjalë kryesisht për ato nga Kosova të cilët dihet që janë më të zjarrtit në mbështetje të kuqezinjve tanë. Deri pasditen e djeshme vonë nëpër rrugët e Shkodrës nuk janë dukur asnjë grupim i këtyre tifozëve, çka do të thotë se ato ose nuk kanë preferuar të marrin rrugën për këtë ndeshje, ose mund të vijnë dhe sot. Një dilemë që do marrë përgjigje pikërisht në momentet para fillimit të takimit. Nga ana tjetër nëse për kosovarët ende nuk dihet nëse do vijnë apo jo, numri i tifozëve që do vijnë nga Ulqini dhe treva tjera shqiptare të Malit të Zi, pritet të jetë i konsiderueshëm. Kjo ndoshta edhe për shkak të afërsisë gjeografike por edhe dëshirës për të bërë tifo për kombin e tyre. E ndërsa të gjithë janë në pritje të tifozëve, kombëtarja shqiptare dhe ajo maqedonase kanë mbërritur në Shkodër në orët e para të mbrëmjes së djeshme duke u sistemuar në ambjente të ndryshme. Kombëtarja e Katanecit është vendosur në hotelin e sapoinaguruar “Grand Hotel Europa” ndërkohë që skuadra e drejtuar nga kroati Bariç është sistemuar pak metra më larg tek hotel “Colosse”, pronë e presidentit të Vllaznisë Valter Fushaj. Stadiumi nga këta dy hotele nuk është më larg se 3-4 minuta e si rrjedhojë dy skuadrave nuk do t’u duhet shumë të udhëtojnë për të mbërritur në vendin ku do përballen për miqësoren e sotme. Loro Boriçi është një emër i madh sa i takon futbollit të luajtur dhe atij të drejtuar nga pankina por i tillë shpresojmë të bëhet edhe për sa i takon stadiumit me të cilin është personifikuar. Kombëtarja shqiptare e ka nisur mbarë në këtë stadium dhe duket se aty ka edhe shansin me vete. Më 1946 në të parën ndeshje të saj, Shqipëria ka mundur malin e Zi me rezultatin 5-0. pas 57 vjetësh, sërish ekipi ynë përfaqësues fiton këtë herë ndaj Rusisë 3-1 dhe një gjë e tillë pritet edhe sot ndaj Maqedonisë

infoshkodra.com
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.

Image

[/color]

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Thu, 08 Feb 2007 , 21:05

tash e pash kroniken dhe me bani pershtypje dicka
parrulla salihi krenaria shkodrane??????????????
mu duk pak si pa vend.
nuk kam ashgja kunder tij dhe shpresoj te kem kohe te shoh tu lujt ketu ne austri dhe pse e kam shume larg por ta quajme krenari mu duk nje hiperbolizim
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 08 Feb 2007 , 21:17

Jam dakort me ty naqe.Per momentin,te pakten kur lot komtarja,krenaria e Shkodres asht Elvin Beqiri.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Thu, 08 Feb 2007 , 21:30

vllaznia1919 wrote:Jam dakort me ty naqe.Per momentin,te pakten kur lot komtarja,krenaria e Shkodres asht Elvin Beqiri.
po realiteti tregon se beqiri eshte i vetmi qe na perfaqeson denjesisht
i perjashtuar

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Post by vvvllaznia » Fri, 09 Feb 2007 , 01:04

GOLDIAN wrote:tash e pash kroniken dhe me bani pershtypje dicka
parrulla salihi krenaria shkodrane??????????????
mu duk pak si pa vend.
nuk kam ashgja kunder tij dhe shpresoj te kem kohe te shoh tu lujt ketu ne austri dhe pse e kam shume larg por ta quajme krenari mu duk nje hiperbolizim
Naqe po ti kujton se ka ken ndonje tifoz a????ka ken sigurisht ndonje bab a djal axhet qe e ka vu njashtu qe e kan vu edhe per Beqirin

User avatar
Ultras Kuqeblu
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 209
Joined: Fri, 26 Jan 2007 , 20:00
Contact:

Post by Ultras Kuqeblu » Fri, 09 Feb 2007 , 01:14

GOLDIAN wrote:tash e pash kroniken dhe me bani pershtypje dicka
parrulla salihi krenaria shkodrane??????????????
mu duk pak si pa vend.
nuk kam ashgja kunder tij dhe shpresoj te kem kohe te shoh tu lujt ketu ne austri dhe pse e kam shume larg por ta quajme krenari mu duk nje hiperbolizim
Jam me ty GOLDIAN as une skam gja kunder ishalla mar i prihet po a kene ndeshje me kombetaren dhe thom qe tregon iduavilitet po gjithsesi njashtu a ba
PARA VLLAZNIAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA

Shkodrani81
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 882
Joined: Fri, 19 Jan 2007 , 07:48
Location: Kanada
Contact:

Post by Shkodrani81 » Fri, 09 Feb 2007 , 08:28

GOLDIAN wrote:tash e pash kroniken dhe me bani pershtypje dicka
parrulla salihi krenaria shkodrane??????????????
mu duk pak si pa vend.
nuk kam ashgja kunder tij dhe shpresoj te kem kohe te shoh tu lujt ketu ne austri dhe pse e kam shume larg por ta quajme krenari mu duk nje hiperbolizim
Taman pa thu, krejt pa vend. Pa cfare krenariet shkodrane, ai asht aj tu ba gola per Tiranen, edhe ka ik me film prej Vllaznise, po thuj hajt se ska faj se n'Tirane asht leku, kurse n'Shkoder hala futen n'ekip me shoqni.

Atij ja prift Zoti mar, por krenari shkodrane e ban gola per Tirane?!!!. Ma mire tham une kishte ken n'Tirane me ja ba at parrule: "Krenaria Tiranse nga Shkodra" :lol: :lol: :lol:

forri
Kuqeblu Perjet
Kuqeblu Perjet
Posts: 859
Joined: Mon, 19 Sep 2005 , 11:37
Skuadra: Ça pyetje?!!!!!
Location: Tiranë
Contact:

Post by forri » Fri, 09 Feb 2007 , 14:07

Ej!!!...Po si mor na koritën tifozat..Paaaa jam shum i zhgënjyer nga tifozeria Shkodrane.Si mor çuna nuk u mbush as gjysma e stadiumit?!!! :? A ishin a s'ishin 7.000 veta,edhe me than se ishte ndonjë çmim i lart i biletës ato varionin nga 2.000 lek të vjetra deri në 5.000 lek të vjetra bahhh!!!!
Rrezik më shumë tifoza ka pasë ndeshja me Luftëtarin.
Përsa i përket lojës,pjesa e dytë ishte fantasike për ne si lojë.
Haxhi,Duro,Hyka meritonin notën 10 për mendimin tim kurse Tare duhet me u përcjell me ceremoni.
Para VLLAZNIA!

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 09 Feb 2007 , 14:22

Naqe ka kene tuj ra shi,ne mes te javes ishte neshja e plus nuk kishte nej ransi te madhe.Ne Shkoder tesh jane tuj u ba te tane biznesmena e skan kohe per stadium.Hahahahahahahaha!
Ne kjofte se luhet me sllovent ne Loro Boriçi atehere besoj se do te mushet.

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Fri, 09 Feb 2007 , 17:52

ketu jane disa poto te ndeshjes shqiperi maqedoni
http://www.infoshkodra.com/index.php?op ... =&catid=84
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.

Image

[/color]

forri
Kuqeblu Perjet
Kuqeblu Perjet
Posts: 859
Joined: Mon, 19 Sep 2005 , 11:37
Skuadra: Ça pyetje?!!!!!
Location: Tiranë
Contact:

Post by forri » Fri, 09 Feb 2007 , 22:17

vllaznia1919 wrote:Naqe ka kene tuj ra shi,ne mes te javes ishte neshja e plus nuk kishte nej ransi te madhe.Ne Shkoder tesh jane tuj u ba te tane biznesmena e skan kohe per stadium.Hahahahahahahaha!
Ne kjofte se luhet me sllovent ne Loro Boriçi atehere besoj se do te mushet.
Po!...,binte shumë shi,por megjithatë unë me shokët e mij vajtëm nga Tirana vetëm për të parë kët ndeshje dhe vërtet ra shi por vetëm në pjesën e dytë dhe ne u lagëm krejt përveç kokës pasi kishim çadër e megjithatë shiu binte i shoqëruar edhe me erë,kështuqë xhaketat pantallonat dhe këmbët na u bënë ujë.

Pra dua të them që shiu nuk është një justifikim por ndofta ngaqë ndeshja transmetohej nga TVSH-ja shumë tifoza do kenë menduar ta shikojnë në shtëpi por nga sa pashë unë,shumë lagje të Shkodrës nuk kishin drita si duket prej ndeshjes(sepse duhej kompesuar energjia që konsumojnë prozhektorët e stadiumit)e megjithatë nuk pati shtim të tifozllikut mbas pjesës së parë.

Dhe a e di sepse jam mërzit më shumë?U mërzita sepse u kisha thënë shokëve të mij se stadiumi në Shkodër mbushet plot sa herë që lot kombëtarja dhe bahet tifozllik i madh,por kur filloi ndeshja...........
Dhe a e dini se si më thanë:Ama kshtu u mbushka stadiumi ktu?!!!! as gjysma e shkallëve?!!!! Edhe në "Qemal Stafa" kishin me ardh 8.000 veta!!!...Eh s'kisha ç'farë t'u thoja,ma mbyllën gojën me m...(si i thon).
Më bëri përshtypje edhe diçka,pak para fillimit të ndeshjes Oto Bariç doli nga pankina dhe hodhi një vështrim nga shkallët,dhe nuk u duk se u kënaq shumë.
Ishalla s'po na ndrron mëndje dhe e çon ndeshjen në Tiranë.Kuptohet që për mua është më mirë që të luhet këtu në Tiranë por zëmra do ma donte që të luhej në Shkodër e me at rast shkoja edhe nji herë atje.
Para VLLAZNIA!

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Fri, 09 Feb 2007 , 22:37

forri wrote:

te lumt shoku. mandej mos harroni se ajo ishte vetem ndeshje miqsore dhe kishte shum ftohet. por ishalla nuk ndrrojne mendje
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.

Image

[/color]

kuqeblu4ever
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 429
Joined: Mon, 29 Nov 2004 , 18:43

Post by kuqeblu4ever » Sat, 10 Feb 2007 , 01:11

Edhe une u habita qe e pashe stadiumin bosh, as 40% nuk ka qene e mbushun, e pritsha krejt ndryshe, me shume ka tifoza kur luan Vllaznia sesa ne ndeshjen me Maqedonine, me te vertete ka ndiku shiu dhe transmetimi nga tvsh, por prapseprap mua mu duken shume pak, se di pse keshtu??

Njera nga arsyet pse ndeshja u transferu ne shkoder ka qene arsyeja e tifozllekut por nga kjo ane ishte zhgenjim total.

Kur luajtem me Rusine isha ne stadium dhe ne pjesen e pare ishte mbush 65% e stadiumit se biletat ishin 10.000 lek, ne pjesen e dyte u detyruan me hap dyert ne menyre qe te mbushej.

Per ndeshjen me Sllovenine shpresoj me u lujt ne Shkoder por biletat kan me ken ma shtrenjte, dhe duke pa ndeshjen me Rusine e Maqedonine nuk jam aspak optimist, sepse du me e pa stadiumin plot qe nga minuta e pare e ndeshjes, nqs ne ndeshjen me Sllovenine nuk i hapin dyert me siguri stadiumi ka me ken i mbushun vetem gjysma, e nqs e transmeton tvsh edhe ma pak.
VLLAZNIA, BAYERN MÜNCHEN, BARCELONA

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 10 Feb 2007 , 19:51

Un fola ne menyre ironike per shiun.
Por mos harroni se per ndeshjet e kombetares ka edhe shum tifoza nga Kosova dhe Maqedonia.Ne kete ndeshje ishte vetem nje grup i vogel nga Maqedonia.

forri
Kuqeblu Perjet
Kuqeblu Perjet
Posts: 859
Joined: Mon, 19 Sep 2005 , 11:37
Skuadra: Ça pyetje?!!!!!
Location: Tiranë
Contact:

Post by forri » Sat, 10 Feb 2007 , 23:25

vllaznia1919 wrote:Un fola ne menyre ironike per shiun.
Por mos harroni se per ndeshjet e kombetares ka edhe shum tifoza nga Kosova dhe Maqedonia.Ne kete ndeshje ishte vetem nje grup i vogel nga Maqedonia.
Pikërisht kjo më ka"irrituar"më shumë sepse kishte goxha kosovarë në stadium dhe jo se s'kishte.Ata përbënin mbi 30% të tifozerisë së tribunën karshi dhe imagjinoni sikur të mos ishin edhe ata!! :?
Para VLLAZNIA!

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Post by vvvllaznia » Sat, 10 Feb 2007 , 23:35

Tham qe ka ra krejt eutuziami per kombtaren dhe asht e drejt,bejm nje loj amatoriale dhe hupim 10 talente ne vjet.Cdo vend i europes ka lojtar ton kurse ne kena lojtar medioker dhe ato qe jan ne shqiperi nuk kan takat me lujt as 70 minuta.As un per vedi nuk kisha shku m pa kombtaren se sdu me ja dhuru lekt e mija dukes

Shkodrani81
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 882
Joined: Fri, 19 Jan 2007 , 07:48
Location: Kanada
Contact:

Post by Shkodrani81 » Sun, 11 Feb 2007 , 01:35

Edhe vet tham, mas me rrah nje Maqedoni, merre me mend se ke dona me rrah na. Ca di vet, per komtaren nuk jam as ifije optimist, vec se ne stadium kisha shku, me rrejt, se kam qejf me pa ndeshjet aty, edhe vjet qe Vllaznia ishte beterr, shkosha me e pa, se tifozi nuk shkon vetem kur fitohet, ashtu dojne tan, por edhe me humb, prap duhet me shku qe me i dhane kurajo ekipit.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 11 Feb 2007 , 21:12

forri wrote:
vllaznia1919 wrote:Un fola ne menyre ironike per shiun.
Por mos harroni se per ndeshjet e kombetares ka edhe shum tifoza nga Kosova dhe Maqedonia.Ne kete ndeshje ishte vetem nje grup i vogel nga Maqedonia.
Pikërisht kjo më ka"irrituar"më shumë sepse kishte goxha kosovarë në stadium dhe jo se s'kishte.Ata përbënin mbi 30% të tifozerisë së tribunën karshi dhe imagjinoni sikur të mos ishin edhe ata!! :?
Naqe a je i sigurt qe kan kene kaq shum?

redbluboys
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 262
Joined: Wed, 06 Apr 2005 , 21:49

Post by redbluboys » Sun, 11 Feb 2007 , 22:58

isha ne stadium per ndeshjen kundra maqove.
shi ka ra tan diten biles ka fillu nji nate para shiu.biletat kan fillu me u shpernda dikund mas ores 11.30 .interesim ka pase nga shkodrant dhe kan ken shume veta qe ne nadje tuj prite me dale por kan dale pas asaj ore qe thashe ma nalt.
ne fillim ka pase pak tifoza ne stadium por jan shtu me kalimin e kohes ne tribune.
grupe te organizume kan ken Tifozat Kuq e Zi ,Ballistat e tetoves ,Shvercerat e shkupit dhe disa nga tirana qe duhet te ken kene me shvercerat por mesa di une skan pas banderole prezantuese.
shkodrant siq dihet nuk paraqiten nen ndonje grup te organizum por kan kene bajagi prezent .
une se bashku me Tutin kena pregatit 2 dite perpara banderolen per Salihin dhe e kene ideu se bashku .sa per kete banderole qe asht vendose kam pa shkrime qe kan ken kundra por momenti nuk asht i tille me sterhollu me gjate.ajo asht ba qe dikush me marre vesht qe ai djale te pakten duhet thirre.komente mbi kete nuk baj ma shume .
ajo per elvin beqirin asht e bame qe ne ndehsjen me rusine dhe vendosme me e hape meqe luhej ne shkoder qe te kishte diqka nga shkodrant e mos te mbetej harku bosh.
grupet skan pase naj prezence te madhe dhe ballista kan kene nja 30 vete,shvercera 30 afersisht ,nen komanden TKZ ka pase 50 antare dhe shume shkodran qe jua kam dhan une biletat dhe jan udheheqe ne tribune nga une ne kuadrin TKZ-BALLISTA.
pra prezenca nga Kosova dhe Ilirida ska kene e madhe siq mundet me mendu dikush dhe skan kene ma shume se 100-120 vete ,pjesa tjeter jan kene pothujse 100% shkodrane ndersa tifo ne pergjithesi ka ba vetem mesi TKZ-BALLISTA-SHKODRAN dhe ana e 20-shes ku ishin SHVERCERAT.
nga ana e TKZ ka kene e mendume nje koreo tjeter nga ajo qka asht pa ne stadium por kjo koreo asht prishe prej shiut qe ka lage te gjithe flamujt qe kena pase ne dotacion dhe nuk kena rreziku qe me hape flamuj te lagun sepse te lagun skan asnje efekt viziv.asht hape vetem nje flamur i madh 15-10 m pjese e koreos fillestare dhe ne pjesen e dyte jan ndeze mbi 30 flakadana qe e kan ndale ndeshjen per pak min.perkrahja e mesit ka kene shume e mire pjesen e pare ndersa ne pjesen e dyte ka ra pak ku fajin ma teper duhet ta marrim ne shkodrant mbi vedi per mosmbeshtetje te mire te dy grupeve tjere ose kajhere edhe prishje te fillimit te kangeve.ndersa ne parruula nacionaliste per kete ndeshje kish mendu TKZ ne sharjet kundra maqove kishte mbeshtetje shume te mire edhe nga pjese e madhe e tribunes.
shvercerat shume te mire ne perkrahje zanore dhe vizuale dhe ndezen nja 10 cope flakadana te cilet i gjujten ne fushe.menjehere policia i ka nxjerre jashte por ma vone i ka leju me rihy ne tribune .

pas ndeshjes te gjithe qka kan dale prej aty kan kene te lagun deri ne koca dhe per kete duhet me te ardhe keq sidomos ata qe kishin udhtu nga viset jashte shqipnise te cilet ndoshta skan pase as vend ku me u tha e ju jan tha teshat ne trup

kjo sa per informacion per shume ata qe se kan dite qka ka ndodhe diten para, gjate dhe pas ndeshjes

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Sun, 11 Feb 2007 , 23:08

redbluboys wrote:kjo sa per informacion per shume ata qe se kan dite qka ka ndodhe diten para, gjate dhe pas ndeshjes
Faleminers per pershkrimin, se isha metamam kurjoz me dit qa asht ba.
redbluboys wrote:pas ndeshjes te gjithe qka kan dale prej aty kan kene te lagun deri ne koca dhe per kete duhet me te ardhe keq sidomos ata qe kishin udhtu nga viset jashte shqipnise te cilet ndoshta skan pase as vend ku me u tha e ju jan tha teshat ne trup
Kjo len per me mendu qi nder stadiume te tjera, stadiumit komtar "Loro Boriçi" i duhen investime te fuqishme, si ngritja e anesores tjeter dhe mbulim i qendrores dhe 20-shes perballe. Dhe per ket duhet me nderhy federata, me marr borxhe tek UEFA apo FIFA, te cilat jane shum te gatshme me dhan ksi borxhes te mllaja. Se ato lek i sterqesin vetem prej biletave te komtares.
Mbulesat po bahen gjithnji e ma shum te kerkume nga UEFA. Psh, ne nji ndeshje ne grupe t'Liges Kampjoneve ose turr ma tej, stadiumi ku luhet neshja duhet me pas t'pakten 30% te tribunes t'mulume. Imagjinoni me ba vaki me u fut naj ekip shqiptar n'faz t'grupeve e me ken i detyrum me shku deri n'Podgroric ose Shkup per me lujt :shock: :shock: :shock:
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

Post Reply