Stadiumi "Loro Boriçi"

Historia e Vllaznise dhe lojtarët e saj në vite.

Moderator: GOLDIAN

Post Reply
forri
Kuqeblu Perjet
Kuqeblu Perjet
Posts: 859
Joined: Mon, 19 Sep 2005 , 11:37
Skuadra: Ça pyetje?!!!!!
Location: Tiranë
Contact:

Post by forri » Sun, 21 Jan 2007 , 20:24

vllaznia1919 wrote:
Nuk egziston njeri qe trete leket e tija!
Po atëhere kush i paguan këta lojtarë?!sepse unë nuk e di që të ketë ndonjë protestë nga lojtarët tonë për mospagesë.
Para VLLAZNIA!

forri
Kuqeblu Perjet
Kuqeblu Perjet
Posts: 859
Joined: Mon, 19 Sep 2005 , 11:37
Skuadra: Ça pyetje?!!!!!
Location: Tiranë
Contact:

Post by forri » Sun, 21 Jan 2007 , 20:51

Admin wrote:Pershendetje,
Klubi nuk eshte SH.A dhe me aq sa jam ne dijeni une sponsor i vetem i klubit eshte vetem z. Fushaj.
Normale qe Fushaj shpenzon per klubin, me aq sa ja merr mendja apo ka mundesi ai (kete nuk e di saktesisht), dhe kete une nuk kam aspak te drejte t'ia hedhi poshte mundin e tij per sado i vogel qe te jete.
Ja pra, e shikon?!! Fushaj është i vetëm në financimin e klubit,dhe rrogat që marrin lojtarët vijnë direkt nga xhepat e tij,dhe nuk duhet sulmuar pse ai pretendon të arrijë një farë fitimi pasi gjërat kështu janë.Financuesit e klubeve sportive luajnë me qarin e me qederin.Mund të fitojnë por ama ka më shumë mundësi të dalin me humbje.
Ajo qe me shqetson mu eshte kontrata afatgjate qe i eshte bere. Pasi nqs Fushaj nuk eshte i suksesshem ne drejtimin e Vllaznise (shpresoj qe mos te ndodhe), atehere eshte veshtire qe presidenti i ardhshem te kete dore te lire ne drejtimin e klubit dhe Stadiumit. Pse? Fitimet mbi shitjen e biletave i vendos ish presidenti Fushaj!!!
Ky eshte shqetesimi im
Më kupto!
Unë nuk dua të bëj avokatin e Fushaj-t pasi nuk e njoh dhe as ma ndjen fare për të,por nuk duhet paragjykuar për gjithçka dhe kot më kot.Për mua rëndësi ka mbarvajtja e Skuadrës,dhe përderisa ai është financuesi i vetëm i saj meriton një farë respekti sepse po e mban i vetëm skuadrën.
Përsa i përket mossuksesit të tij në të ardhmen,nuk është për t'u shqetësuar edhe aq shumë pasi në rast se gjithçka shkon keq dhe bie numri i tofozave dhe automatikisht të ardhurat,do jetë vetë ai i pari që do të tërhiqet duke prishur kontratën dhe duke i lëshuar vëndin një financuesi tjetër.
Me këtë lëvizje të fundit të tijën mendoj se ai po bën një farë vetsakrifikimi apo një bast me vetvehten,pasi n.q.s.gjithçka shkon sipas planeve të tij,do jetë diçka e mirë për të gjithë ne,do rriten të ardhurat për skuadrën e cila do bëhet akoma më e fuqishme(financiarisht),por në rast të kundërt është ai që humbet më shumë se të gjithë dhe nuk do ja vlejë të mbajë me forcë stadiumin në rast se nuk do shkojë më asnjë tifoz.
Respekte!
Para VLLAZNIA!

redbluboys
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 262
Joined: Wed, 06 Apr 2005 , 21:49

Post by redbluboys » Sun, 21 Jan 2007 , 23:55

HMMMMMM...........
nese e marrim futbollin si futboll ,pra si nje kenaqesi shpirterore dhe me rrethanat qe kan ardhe ,sponsorizimi per klubet per momentin asht per momentin ajo pjese e lojes qe ven ne levizje mekanizmin .ketu duhet te pranojme atehere edhe sponsorizimet nga ata persona qe afrohen pran ekipit .

e keqja asht se kohet kan ndryshu dhe kena hy ne lojen e biznesit .
ktu duhet me u ndale dhe me shiku llogarite te cilat a i kan ba apo jo atje ne bashki une kete se di .
e kam mendu dhe gjithmone kam me e mendu qe per te dhan nje pasuri te te gjithve dikujt tjeter ne perdorim gjanat ishin dashte me u ba paster dhe me trasparence.
edhe une neser mund te kerkoj qe ta marr vllaznine.asht i njejti fenomen qe ndodh tek barcelona .erdhi Laporta dhe nuk futi asnji pare ne loje por tha vetem diqka " une do menaxhoj ne menyren ma te mire paret qe jan pjese e aseteve te barces".paraqiti planin e detajum,u votua nga aksioneret dhe vuni ne jete ato qka kishte premtu.
e mira e ksaj pune asht se ne kete rast per pronen e perbashket barcelona kan votu aksioneret e saj te cilet jan tifozat e barces te cilet kan me nda me kete vendim te tyrin qarin dhe qederin .
po a asht trasparente dhenia e stadiumit Loro Borici ne kete rast.
per mua thjesht investimi prej 90 milion lekeve per stadiumin dhe 6 muaj investim direkt per vllaznine si donator i vetem me kto rezultatet qe jan sot nuk me duken argumenti perfundimtar qe stadiumi te jepet ne perdorim per 4 vite.vendimi me duket krejt i mshefte nga ana e bashkise pa konsultu asnjihere ose te pakten pa marre nje mendim te thjeshte te qytetareve shkodran.kjo nuk asht normale sepse vllaznia nuk asht as e bashkise e as e ndonje personi fizik.asht prona e jone, e te tan shkodraneve.
kjo sa per princip ndersa per hesape asht muhabet tjeter.
mos te harrojme qe ne loje tash jan fute minimumi 20.000 m2 hapesire e lire e cila do jete ne administrim te nje personi per 4 vjet.
keto mund te bahen dyqane ose ambiente te ndryshme shume frytdhenese.spo llogarisim shitjen por vetem dhenien me qera te ketyre ambienteve.shuma kolosale apo jo ?
ndoshta gjithqka shkon per mire ne favor te vllaznise por mundet me shku edhe per keq.
nese pranojme variantin e shkuarjes keq dalim ne nje pyetje .
a do ta leshoje personi ne fjale kete 20.000 m2 ?pra edhe nese vllaznia shkon keq a do pranoje ky person te heke dore prej ktyne 20.000 m2 ?



kjo per mua asht pyetja te ciles smundem me i dhan pergjigje .


mua sme vjen keq per personin qe e ka marre stadiumin por me vjen keq per ket shkerdhate bashkie e cila tash qe po e len detyren pa ja qin nanen edhe asaj pak pasuni e cila i kishte mbete shkodres. :cry: :cry: :cry:
asgja ma shume veq ishalla ZOTI SHEF E PAGUN

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Mon, 22 Jan 2007 , 00:39

une nuk di shum per bisnez por po kjo qe the ti (makes cense) " shprehje e vertet"
kruebashkiaku ka vapru shum keq se shkodra nuk eshte vec e tija dhe e fushajs, por eshte e te gjithve.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Mon, 22 Jan 2007 , 03:28

Pershendetje te gjitheve,

Une nuk du as te shaj presidentin e as bashkine e as kerkend tjeter!!!!
RedBluBoys e ka parashtru problemin tamam si edhe i ka tregu pak a shume se si jane punet!!!
Sic e kam shkru edhe ma pare (se pa filloj me e persirit pak si shume kete gja), problemi dhe shqetsimi jem asht tek ajo qe rrezikon te vije mrapa eres "FUSHAJ" !!!
Forri solli ktu si shembull Besen, ok, por problemi qendron ndryshe, Bizhdili e leshoi dhe nuk e morri kerkush tjeter ekipin kshu qe ai u detyrua ta merrte prap (Hallall) !! Pastaj Vllazia nuk duhet te kenaqet me vendin e 3-te dhe te 2-te !!!
Fitimet e presidenteve zakonisht jane lehtesimet fiskale ne bizneset e tyre private, fitimi nga shitja e biletave, kriijimi i nje emri te mire si person, njohja e ambjentit etj etj, normalisht qe eshte edhe ajo pak/shume deshira per te punuar per qytetin e tyre dhe skuadren qe do financojne.

Ne rastin e stadiumit pervec se gjerat u bene te fshehta, por me aq sa di une per koncesione te medhaja apo edhe per rregullimin e ambienteve te veprave madhore behet tender prokurimi ku cdo kush paraqet oferten e tij, nga ku zgjidhet fituesi, gje qe nuk ka ndodhur me stadiumin Loro Boriçi!!
90 milion leke me duken shume shume shume pak per shfrytezimin e stadiumit per 4 vjet !!!
Gjithe te mirat dhe shpresojme qe Vllaznia te ece sa me mire, jo vetem per kete vit por edhe per shume vite te tjera me rralle.
Vllaznit Ultras

Image

forri
Kuqeblu Perjet
Kuqeblu Perjet
Posts: 859
Joined: Mon, 19 Sep 2005 , 11:37
Skuadra: Ça pyetje?!!!!!
Location: Tiranë
Contact:

Post by forri » Mon, 22 Jan 2007 , 22:32

redbluboys wrote:
edhe une neser mund te kerkoj qe ta marr vllaznine.asht i njejti fenomen qe ndodh tek barcelona .erdhi Laporta dhe nuk futi asnji pare ne loje por tha vetem diqka " une do menaxhoj ne menyren ma te mire paret qe jan pjese e aseteve te barces".paraqiti planin e detajum,u votua nga aksioneret dhe vuni ne jete ato qka kishte premtu.
e mira e ksaj pune asht se ne kete rast per pronen e perbashket barcelona kan votu aksioneret e saj te cilet jan tifozat e barces te cilet kan me nda me kete vendim te tyrin qarin dhe qederin .
Eh!..po,por ka një ndryshim,sepse FC Barcelona nuk është skuadër e Bashkisë por është Shoqëri aksionere dhe siç e the ti vetë,plani i detajuar iu paraqit aksionerëve( ose financuesve të klubit që janë më shumë se një)nga Laporta për menaxhimin e aseteve të klubit.Ndërsa skuadra jonë i përket hala,bashkisë se qytetit,gjithashtu stadiumi i përket po asaj dhe Fushaj është thjesht një sponsor më shumë,se sa thjesh president.
po a asht trasparente dhenia e stadiumit Loro Borici ne kete rast.
per mua thjesht investimi prej 90 milion lekeve per stadiumin dhe 6 muaj investim direkt per vllaznine si donator i vetem me kto rezultatet qe jan sot nuk me duken argumenti perfundimtar qe stadiumi te jepet ne perdorim per 4 vite.
kjo sa per princip ndersa per hesape asht muhabet tjeter.
mos te harrojme qe ne loje tash jan fute minimumi 20.000 m2 hapesire e lire e cila do jete ne administrim te nje personi per 4 vjet.
keto mund te bahen dyqane ose ambiente te ndryshme shume frytdhenese.spo llogarisim shitjen por vetem dhenien me qera te ketyre ambienteve.shuma kolosale apo jo ?
ndoshta gjithqka shkon per mire ne favor te vllaznise por mundet me shku edhe per keq.
nese pranojme variantin e shkuarjes keq dalim ne nje pyetje .
a do ta leshoje personi ne fjale kete 20.000 m2 ?pra edhe nese vllaznia shkon keq a do pranoje ky person te heke dore prej ktyne 20.000 m2 ?
Nga sa kam kuptuar unë,i është dhënë,thjesht,menaxhimi i të ardhurave të stadiumit,vetëm nga biletat e ndeshjeve që do zhvillohen aty për 4 vjet,dhe jo i të gjithë ambjenteve të jashtme të stadiumit.
Nga sa më kujtohet,para disa vjetësh kur kam kaluar afer stadiumit,kam parë disa dyqane.Nuk e di a janë dhënë me qera nga bashkia,a vazhdojnë të egzistojnë akoma.

Jam dakort me ty,në rast se Fushaj-t i janë lënë në administrim edhe këto ambjente,atëhere po që është bërë një gabim i madh,pasi është e vërtetë që Ai nuk do ti lëshojë më për 4 vjet këto ambjente,edhe sikur të mos jetë më President i klubit dhe do jetë një problem i madh për të gjithë.
vendimi me duket krejt i mshefte nga ana e bashkise pa konsultu asnjihere ose te pakten pa marre nje mendim te thjeshte te qytetareve shkodran.kjo nuk asht normale sepse vllaznia nuk asht as e bashkise e as e ndonje personi fizik.asht prona e jone, e te tan shkodraneve.
Faktikisht gjërat janë të lidhura pavarsisht kulturës tonë qytetare.Me thënë të drejtën,VLLAZNIA,aktualisht është pronë e bashkisë së Shkodrës,bashkia e shkodrës është e zgjedhur nga qytetarët e Shkodrës ose më sakt u përket atyre.Në qoftë se nga kryetari aktual i bashkisë është marrë një vendim i keq dhe i nxituar,jam dakort me ty që kjo është poshtërsia më e madhe që mund ti jetë bërë këtij populli.

Unë personalisht besoj që do ketë patur një mbledhje të këshillit bashkiak për këtë vendim dhe jo thjesht një bisedë private midis kryetarit të bashkisë dhe presidentit të klubit sepse në të kundërt do ishte një problem shumë i madh.

Pra dua të dal aty se,këto tratativa në këtë mënyrë bëhen(Bashkia & Kryesia e klubit)dhe nuk mund të pyeten të gjithë qytetarët nji nga nji sepse do të duhej një referendum i cili do kushtonte më shumë sesa vlera e investimeve që po bën aktualisht Presidenti i klubit.Në fund të fundit,bashkia për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve është krijuar.
Respekte!
Para VLLAZNIA!

redbluboys
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 262
Joined: Wed, 06 Apr 2005 , 21:49

Post by redbluboys » Mon, 22 Jan 2007 , 23:26

Forri
une sdu me debatu ne kete rast por ngaqe jetoj ne kete qytet dhe jam ne dijeni te shume e shume gjanave te ndodhuna edhe ma perpara baj lidhjet mes tyre.
muhabeti i stadiumit asht i vjeter dhe nuk ka fillu tash.e njejta kerkese ka ken ba edhe para 1viti ,2 vitesh, 3 vitesh.
i vetmi qe se ka kerku stadiumin ka kene i ndjeri Myftar.ai e ka menaxhu de facto vllaznine dhe stadiumin por kerkese per menaxhim te ktij lloji te fundit se ka ba asnjihere edhe pse te drejten morale e ka pase .apo jo ?

lidhja me Laporten e barces ishte thjesht ideja e manaxhimit te klubit dhe jo organizimit.e keqja ne kete rast vjen nga bashkia se ciles si plas hiq per vllaznine edhe pse per menaxhimin e saj ka shembuj te mire ne gjithe boten.ne kete rast lidhja mes asaj qe asht sh.a dhe prones se perbashket asht e njejta.pse korporata te medha shteterore menaxhoen nga persona privat biles edhe jo vendas por te paguar nga shoqnia dhe te ardhur nga vende tjera por qe jan persona me backround menaxhimi ekselent.
edhe Grand Hotel i hapur kohet e fundit ne shkoder ka menaxher austriak .pra i bjen qe personat ne fjale ,pasurine e tyre e mbajne me menaxher te huaj ndersa pasunine tone e manaxhojne vete. :shock:

sa per vendimet e bashkise po te them diqka meqe jetoj vete ktu dhe di qka ndodh .
bashkia ska nevoje me pyte shkodrant nji ka nji por mundet krejt thjesht me ba ate qe e pat ba vete kryetari ne kohen kur ishte krize per presidencen.foli ne tv lokale dhe meqe ne jena qytet i vogel opinionet mundesh me i degju te nesermen neper lokale ose pa frike kishte mujte me e ba sondazh tek emisioni i mengjesit ne tvRozafa ku qe prej ores 7.00 te mengjesit deri ne oren 9.00 ka telefonata prej qytetareve.

nga sa dime deri tash nuk asht ba asnje mbledhje e bashkise ne lidhje me kete vendim por vetem u fol para dy tre diteve ne gazeta qe ishte ba kerkesa dhe vendimi u shpall po ashtu ne gazeta.
nese kjo konsiderohet korrekte atehere une terheq tana qa kam shkru deri m'tash .

vazhdoj me ken me ate qe ska faj kush blen por kush shet .nese tjetri ta hedh nuk asht faj i blersit por i shitesit edhe pse ne kete rast shitesi ate qe shet se konsideron te veten . :evil:

forri
Kuqeblu Perjet
Kuqeblu Perjet
Posts: 859
Joined: Mon, 19 Sep 2005 , 11:37
Skuadra: Ça pyetje?!!!!!
Location: Tiranë
Contact:

Post by forri » Tue, 23 Jan 2007 , 09:13

[quote="redbluboys"]Forri
une sdu me debatu ne kete rast por ngaqe jetoj ne kete qytet dhe jam ne dijeni te shume e shume gjanave te ndodhuna edhe ma perpara baj lidhjet mes tyre.
Last edited by forri on Tue, 23 Jan 2007 , 09:18, edited 2 times in total.
Para VLLAZNIA!

forri
Kuqeblu Perjet
Kuqeblu Perjet
Posts: 859
Joined: Mon, 19 Sep 2005 , 11:37
Skuadra: Ça pyetje?!!!!!
Location: Tiranë
Contact:

Post by forri » Tue, 23 Jan 2007 , 09:14

redbluboys wrote:Forri
une sdu me debatu ne kete rast por ngaqe jetoj ne kete qytet dhe jam ne dijeni te shume e shume gjanave te ndodhuna edhe ma perpara baj lidhjet mes tyre.
muhabeti i stadiumit asht i vjeter dhe nuk ka fillu tash.e njejta kerkese ka ken ba edhe para 1viti ,2 vitesh, 3 vitesh.
i vetmi qe se ka kerku stadiumin ka kene i ndjeri Myftar.ai e ka menaxhu de facto vllaznine dhe stadiumin por kerkese per menaxhim te ktij lloji te fundit se ka ba asnjihere edhe pse te drejten morale e ka pase .apo jo ?

lidhja me Laporten e barces ishte thjesht ideja e manaxhimit te klubit dhe jo organizimit.e keqja ne kete rast vjen nga bashkia se ciles si plas hiq per vllaznine edhe pse per menaxhimin e saj ka shembuj te mire ne gjithe boten.ne kete rast lidhja mes asaj qe asht sh.a dhe prones se perbashket asht e njejta.pse korporata te medha shteterore menaxhoen nga persona privat biles edhe jo vendas por te paguar nga shoqnia dhe te ardhur nga vende tjera por qe jan persona me backround menaxhimi ekselent.
edhe Grand Hotel i hapur kohet e fundit ne shkoder ka menaxher austriak .pra i bjen qe personat ne fjale ,pasurine e tyre e mbajne me menaxher te huaj ndersa pasunine tone e manaxhojne vete. :shock:

sa per vendimet e bashkise po te them diqka meqe jetoj vete ktu dhe di qka ndodh .
bashkia ska nevoje me pyte shkodrant nji ka nji por mundet krejt thjesht me ba ate qe e pat ba vete kryetari ne kohen kur ishte krize per presidencen.foli ne tv lokale dhe meqe ne jena qytet i vogel opinionet mundesh me i degju te nesermen neper lokale ose pa frike kishte mujte me e ba sondazh tek emisioni i mengjesit ne tvRozafa ku qe prej ores 7.00 te mengjesit deri ne oren 9.00 ka telefonata prej qytetareve.

nga sa dime deri tash nuk asht ba asnje mbledhje e bashkise ne lidhje me kete vendim por vetem u fol para dy tre diteve ne gazeta qe ishte ba kerkesa dhe vendimi u shpall po ashtu ne gazeta.
nese kjo konsiderohet korrekte atehere une terheq tana qa kam shkru deri m'tash .

vazhdoj me ken me ate qe ska faj kush blen por kush shet .nese tjetri ta hedh nuk asht faj i blersit por i shitesit edhe pse ne kete rast shitesi ate qe shet se konsideron te veten . :evil:
Faleminderit për përgjigjjen që më ke dhënë,por nuk më ke sqaruar për një gjë:Presidenti i klubit ka marrë për sipër menaxhimin e stadiumit vetëm për të ardhurat që vijnë nga biletat e ndeshjeve të zhvilluara aty,apo e ka marrë komplet stadiumin me gjithë ambjentet e jashtme(që mund të shfrytëzohen për dhënie me qera)?!!
Respekte!
Para VLLAZNIA!

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Tue, 23 Jan 2007 , 14:38

Pershendetje Forri,

Me aq sa kam kuptu une edhe me aq sa flitet ne opinion e ca asht shkru ne gazeta Stadiumi Loro Boriçi eshte dhene ne perdorim (koncesion) presidentit te Vllaznise z. Valter Fushaj per 4 vite!!
Dhe kjo ne kembim te investimeve per rregullimin e stadiumit, ose me sakte te ambjenteve te jashtme te stadiumit.
Vllaznit Ultras

Image

forri
Kuqeblu Perjet
Kuqeblu Perjet
Posts: 859
Joined: Mon, 19 Sep 2005 , 11:37
Skuadra: Ça pyetje?!!!!!
Location: Tiranë
Contact:

Post by forri » Tue, 23 Jan 2007 , 19:33

Admin wrote:Pershendetje Forri,

Me aq sa kam kuptu une edhe me aq sa flitet ne opinion e ca asht shkru ne gazeta Stadiumi Loro Boriçi eshte dhene ne perdorim (koncesion) presidentit te Vllaznise z. Valter Fushaj per 4 vite!!
Dhe kjo ne kembim te investimeve per rregullimin e stadiumit, ose me sakte te ambjenteve te jashtme te stadiumit.
Që është dhënë në përdorim për 4 vjet e kam të qartë,por ajo që dua të di është se,a i janë dhënë të drejtat,vetëm për fitimin nga shitjet e biletave apo edhe të ambjenteve të jashtme që mund të shfrytëzohen për dyqane kati i parë dhe si hotel kati i dytë?!
Nga sa kam lexuar në gazeta apo kam dëgjuar,investimet e tanishme kanë të bëjnë,thjesht me rregullimin e rrugës që rrethon stadiumin,improvizimin e banjove publike që mungojnë,si dhe zëvëndësimi i stolave të dëmtuar.
Para VLLAZNIA!

redbluboys
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 262
Joined: Wed, 06 Apr 2005 , 21:49

Post by redbluboys » Tue, 23 Jan 2007 , 21:32

Forri
a mendopn se i kan lan vetem te drejten e 10% mizerabel aa ?
90 milion leket e investimit me 10% te biletave nuk i nxjerr as per 10 vjet.
kur jepet stadiumi jepet per krejt sepse perndryshe kishin me than si ne kohen e Myftarit qe i jan lan perqindjet e biletave ne menaxhim.
e kjo po ndodh taman ne kohen kur po del ligji per privatizimin e klubeve shqiptare.kto dite zv.ministri dha lajmin per draftin e projektigjit te ri per privatizimin e klubeve.deri ne gjysen e ktij vit duhet te perfundoje dhe te miratohet ligji i ri per privatizimin e dikush ka mendu me i dale puneve para.
te njejten gja jan mundu me e ba tash sa vjet 4 donatoret e tiranes me marre stadiumin dinamo po sju a ka dhan kush edhe pse Edi Rama e ka pase mundesine dhe forcen me jua dhan si kan dashte ata po jo ,deri me tash hala jan pezull e skan mujte me ja arrite qellimit me e mbush stadiumin dinamo me dyqane .po ne knej ne shkoder mesa shihet dona me ken te paret ne kete fushe . :evil:

ishalla bahet mire . :(

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 23 Jan 2007 , 21:54

Sa gjate shkruni mar djema.Hupa tuj lexu. :lol: :lol: :lol: :lol:

Edhe pse me duket se asht shkru perpara mu me lind nji pytje:

Po ba mas me ndej ne at post per 4 vjet Fushaj(dmth president i Vllaznise),qa bahet me stadjumin?????????

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Wed, 24 Jan 2007 , 00:49

vllaznia1919 wrote:Sa gjate shkruni mar djema.Hupa tuj lexu. :lol: :lol: :lol: :lol:

Edhe pse me duket se asht shkru perpara mu me lind nji pytje:

Po ba mas me ndej ne at post per 4 vjet Fushaj(dmth president i Vllaznise),qa bahet me stadjumin?????????
Iky asht shqetsimi jem naqe!!
Sepse kam frike se Fushaj ka me kerku perqindje te larte per qerane e stadiumit, shfrytzimit te tij etj etj.
Masandej, si ka permend edhe RedBluBoys si ka mundsi qe kta gjana u banen tesh e nuk jane ba ma perpara apa sepse jena para zgjedhjeve vendore e pushtetaret tane dojne me mush xhepat para se me lan karrigen e tyne !!!!!
Turp qe bahen kta gjana, po ca me ba kja asht Shqipnia!!
Fundi dalt hajr kane thane!
Vllaznit Ultras

Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Wed, 24 Jan 2007 , 01:46

Zyrtare, Shqiperi - Slloveni në Loro Boriçi

Më në fund është zbuluar enigma se në cilin stadium do të zhvillohet ndeshja e 24 marsit, Shqipëri-Slloveni, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian 2008. “Loro Boriçi” i Shkodrës do të presë takimin eliminator të fund marsit pasi gjithçka është zyrtarizuar tashmë nga Federata Shqiptare e Futbollit. Megjithëse gjatë këtyre ditëve të fundit ishte folur shumë nën zë se do të ishte pikërisht stadiumi i Shkodrës, ai që do të priste takimin kundër sllovenëve, institucioni i futbollit ka pritur ditën e fundit të afatit që përcakton UEFA për të caktuar vendin ku do të zhvillohet ndeshja. Dje FSHF-ja i ka nisur një faks institucionit të futbollit europian ku e bën me dije se takimi i 24 marsit Shqipëri-Slloveni do të luhet në stadiumin e Shkodrës, “Loro Boriçi”. Një lajm të tillë e konfirmon zëdhënësi për shtyp i Federatës, Lysien Nurishmi, i cili deklaron se është përcaktuar edhe orari i zhvillimit të ndeshjes, që do të jetë 20:15. “Federata Shqiptare e Futbollit ka dërguar sot në zyrat e UEFA-s shkresën zyrtare ku njoftohet se ndeshja e vlefshme për Eleminatoret e Kampionatit Europian 2008, Shqipëri-Slloveni do të zhvillohet në stadiumin “Loro Borici” në Shkodër. Kjo ndeshje do të fillojë në orën 20:15. Në strategjinë e FSHF-së është parashikuar që ndeshjet e përfaqësueses të zhvillohen në qytete të ndryshme duke i dhënë mundësinë të gjithë futbolldashësve të ndjekin nga afër kuqezinjtë” deklaroi Nurishmi. Ky i fundit shjegon se në përcaktimin e orarit të fillimit të ndeshjes ka ndikuar shumë kompania “Sport Five”, e cila zotëron të drejtat e transmetimit të ndeshjeve të kombëtares. “Kompania që zotëron të drejtat e transmetimit të ndeshjeve të kuqezinjve është e interesuar që takimi të zhvillohet me drita pasi kjo i sjell më shumë fitime. Pikërisht për këtë shkak është vendosur që ndeshja eliminatore kundër Sllovenisë të fillojë në orën 20:15” përfundoi Nurishmi. Por nuk mund të thuhet ende se gjithçka ka përfunduar plotësisht pasi tashmë do të jenë specialistët e UEFA-s, ata që do të vizitojnë stadiumin e Shkodrës dhe më pas do të japin ose jo OK-in përfundimtar. Pritet që të dërguarit e institucionit të futbollit të vizitojnë së shpejti vendin tonë. Ndërkaq, që edhe ndeshja miqësore Shqipëri-Maqedoni do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” në datën 7 shkurt në orën 16:00, pasi trajneri i kuqezinjve, Oto Bariç kishte kërkuar që të dyja takimet të luheshin në të njëjtin stadium. Ndërkohë, kjo zhvendosje e ndeshjes erdhi si pasojë e mos arritjes së akordit midis Federatës dhe drejtorisë së stadiumit “Qemal Stafa”. Për këtë çështje, drejtori i SHA-së së impiantit të kryeqytetit, Perikli Dhales deklaron se drejtoria që ai drejton nuk mund të pranonte kurrsesi ndarjen e fitimeve nga shitja e biletave në atë përqindje që kishte propozuar FSHF-ja. “Ne jemi një SHA dhe funksionojmë në bazë të fitimeve që nxjerrim nga zhvillimi i ndeshjeve në këtë stadium. Nuk mund të pranonim kurrsesi që fitimet të ndaheshin 70%-30% për Federatën. Ne i kërkuam atyre që fitimi të ndahej në mënyrë të barabartë 50%-50% pasi vetëm kështu është normale. Drejtoria e stadiumit duke qenë SHA është e përbërë nga disa aksionerë. 100.000 lekë ja japim KESH-it për ndriçimin, një pjesë e mirë e fitimeve i takojnë edhe Ministrisë së Ekonomisë pasi edhe ajo është aksionere në këtë SHA. Pa përmendur pastaj harxhimet për mirëmbajtjen e fushës, ambjenteve si jashtë ashtu edhe brenda stadiumit, pagat e punëtorëve e shumë gjëra të tjera. Kështu që nëse ne do të pranonim atë përqindje atëherë do të dilnim me humbje” përfundoi drejtori Dhales. Ndërkohë që nga burime të afërta pranë Ministrisë së Ekonomisë mësohet se akisonere në SHA-në e stadiumit është edhe MTKRS-ja të cilës i takojnë 2/3 e fitimit.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Sun, 28 Jan 2007 , 13:51

po vjen ndeshja tjetur ne shin ton cmendimi keni a do perseritet si ndar rusis edhe me maqedonin dhe Sllovenia
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sun, 28 Jan 2007 , 14:01

une skam besim te komtarja jone
me maqedonet do ishte mire te luanim ne razem se smeritojne te luajne ne loro borici
e sa per sllovenet gazetraet tone te nderum se bashku me specialistet e nderuar mos ti nenvleresojne sepse nuk eshte se ne po kemi yje ne skuader
pasi po shohim se sa po luajne ne skuadrat e tyre futbollistet tane
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 28 Jan 2007 , 18:08

Ekipin nuk e kena edhe aq te keq por nuk jena ne gjendjen me nenvleftsu kerken.

forri
Kuqeblu Perjet
Kuqeblu Perjet
Posts: 859
Joined: Mon, 19 Sep 2005 , 11:37
Skuadra: Ça pyetje?!!!!!
Location: Tiranë
Contact:

Post by forri » Tue, 30 Jan 2007 , 22:03

Komtaren e kena t'mir.Mas ja fusni kot tesh!!!! :lol:
Para VLLAZNIA!

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Fri, 02 Feb 2007 , 00:01

Miqësorja Shqipëri-Maqedoni, biletat VIP 1000 lekë

Mesa duket Federata Shqiptare e Futbollit e ka kuptuar që tifozeria e zjarrtë shqiptare është “lojtari” i 12-të i kombëtares në ndeshjet që kjo e fundit zhvillon në Shqipëri, qofshin këto miqësore ashtu edhe takime zyrtare për eliminatoret e kompeticioneve ndërkombëtare. Institucioni i futbollit ka ndjekur një politikë disi të gabuar përsa i përket përcaktimit të çmimeve të biletave për ndeshjet e mëparshme të kuqezinjve, të cilat duhet thënë se kanë qenë të kripura për xhepat e sportëdashësve dhe në disa raste janë kontestuar fuqishëm nga grupimet e ndryshme të tifozëve të përfaqësueses. Grupimi më i madh, “Tifozat Kuq e Zi” arriti deri në masën ekstreme të brakstisjes së ndeshjes së parë të këtyre eliminatoreve atë të 6 shtatorit kundër Rumanisë, në të cilën kuqezinjtë u mundën me rezultatin 2-0. Kjo boshatisje e shkallëve të stadiumit “Qemal Stafa” në fillim shtatorin e kaluar ndodhi pikërisht për faktin e çmimeve të larta të biletave që kishte përcaktuar FSHF-ja për këtë takim. Duke parë këtë “ftohje” të tifozerisë së zjarrtë kuqezi me ekipin kombëtar, “qeveria” e futbollit ka vendosur të ndryshojë politikën e saj të biletave duke ulur ndjeshëm çmimet për ndeshjen miqësore të 7 shkurtit, Shqipëri-Maqedoni që do të luhet në stadiumin e Shkodrës, “Loro Boriçi”. Kështu, Federata ka hedhur idenë që çmimet e biletave për takimin kundër fqinjëve të mos shkojnë më shumë se 1000 lekë dhe kjo bëhet për të sjellë sa më shumë tifozë në stadiumin e qytetit verior. Ideja është hedhur tashmë dhe mbetet që kjo të zyrtarizohet sot në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Zëdhënësi për shtyp i institucionit të futbollit, Lysien Nurishmi bën të ditur se KE-ja do të vendosë përfundimisht sot në mbledhjen e radhës që do të zhvillojë çmimet e biletave për takimin kundër maqedonasve. “Federata e ka hedhur idenë që çmimet e biletave për ndeshjen miqësore të 7 shkurtit, Shqipëri-Maqedoni të jenë të ulta dhe ekzaktësisht në çdo pjesë të mos e kalojnë 1000 lekët. Kjo bëhet për të stimuluar sportëdashësit e kombëtares që të mbushin shkallët e stadiumit të Shkodrës. Megjithatë, gjithçka do të zyrtarizohet nesër(sot) në mbledhjen e radhës të Komitetit Ekzekutiv të Federatës, pasi vetëm anëtarët e KE-së kanë të drejtë që të vendosin çmimet e biletave” deklaroi zëdhënësi Nurishmi. Gjithashtu, institucioni i futbollit ka si synim që edhe në ndeshjen e 24 marsit, Shqipëri-Slloveni që është e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian të përcaktojë çmime jo shumë të larta për të tërhequr sa më shumë tifozë. Edhe ky takim eliminator do të zhvillohet në stadiumin e Shkodrës, “Loro Boriçi”. Kombëtarja shqiptare do të grumbullohet të dielën në hotel “Chato Linza” dhe do të zhvillojë tre ditë përgatitje për ndeshjen e 7 shkurtit kundër fqinjëve. Pritet që nesër të zbardhet edhe lista e futbollistëve që do të grumbullohen për këtë takim. Ndërkohë që në mbledhjen e sotme, KE-ja do të diskutojë edhe për probleme të tjera siç është ristrukturimi i statuteve të klubeve shqiptare, miratimi për arbitrat që do të drejtojnë gjatë fazave të dyta të kampionateve të të gjitha kategorive dhe disa gjëra të tjera.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Post Reply