Stadiumi "Loro Boriçi"

Historia e Vllaznise dhe lojtarët e saj në vite.

Moderator: GOLDIAN

Post Reply
fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Stadiumi "Loro Boriçi"

Post by fpjalmi » Wed, 29 Sep 2010 , 05:42

Man in Redblue wrote:E bukra kishte ken mos me pranu "Qemal Stafa", me kerku fSHF prap me e kthy ndeshjen nShkoder e mos me pranu as Valoja ma...ateher kishte marr FSHF at qi e meriton kur tallet me Shkodren kshtu...
Nuk e ban valoja ate marri

Asht bileta e shtrenjte dhe stadiumi plot :D

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Stadiumi "Loro Boriçi"

Post by fpjalmi » Thu, 14 Oct 2010 , 19:13

Mbyllet “Qemal Stafa”, Kombëtarja gjen shtëpinë e saj në Durrës?

Ndeshjet e vitit të ardhshëm kundër Bjellorusisë, Francës dhe Rumanisë mund të luhen në qytetin bregdetar


http://www.sportekspres.com/lajm.php?idt=17085

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Stadiumi "Loro Boriçi"

Post by fpjalmi » Thu, 14 Oct 2010 , 19:14

:D :lol: :) 8) 8)

Kja pra asht fshf :mrgreen:

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Stadiumi "Loro Boriçi"

Post by fpjalmi » Thu, 21 Apr 2011 , 21:54

tashti qe do prishet qemal stafa ,cdo ndeshshe qe do lozin shqipnia do luhet ne stadiumin loro boriqi ,dhe kja gja asht vendos prej dukes deri sa te ndertohet stadiumi i ri

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Stadiumi "Loro Boriçi"

Post by fpjalmi » Sun, 10 Jul 2011 , 00:45

Uefa Paska vendos qe te gjithe ndeshjet nderkombetare te bahen ne loro borici.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Stadiumi "Loro Boriçi"

Post by Skodrinon » Wed, 19 Oct 2011 , 14:47

Shkodra gati të ketë një pistë me tartan

Vllaznia është bërë përfituese e një fondi që është akorduar nga Federata Botërore e Atletikës.
Organi më i lartë i mbretëreshës së sporteve ka konfirmuar një financim për skuadrën kampione
në Shqipëri. Këtë titull prej shumë vitesh radhazi e mban Vllaznia dhe automatikisht ai investim
do të shkojë për këtë skuadër. Në fakt bëhët fjalë për një shtresë tartani që Federata Botërore
ka dhënë për ekipin më të mirë shqiptar. Stadiumit “Loro Boriçi” i mungon pjesa e tartanit dhe
në këtë mënyrë në ndihmë ka ardhur Federata Botërore. Kjo është pritur mjaft mirë nga
shqiptarët e sidomos nga skuadra e Vllaznisë e cila vazhdon të vuaj për kushtet stërvitore ku
pjesë e rëndësishme që ndikon negativisht në përgatitjen e atletëve është padyshim edhe
mungesa e një shtrese tartani. Por për ta realizuar këtë projekt duhet patjetër bashkëpunimi dhe
një financim deri diku modest i Bashkisë Shkodër. Kjo e fundit ka për detyrë të shtrojë shtresën
e betonit përreth fushës së stadiumit “Loro Boriçi” dhe më pas pjesa tjetër e shpenzimeve të
këtij projekti mbulohet nga Federata Botërore e Atletikës e cila ka dhënë miratimin e saj gjatë
Kampionatit Botëror të Vrapimit në Mal që u zhvillua në Shqipëri me 11 shtator. Në këtë mënyrë
tashmë gjithçka mbetet në dorën e Bashkisë Shkodër e cila nëse pranon të investojë një shumë
parash sa për të shtruar në pistën e stadiumit betonin atëherë situata përmirësohet tepër për
Vllazninë. Gjithashtu në Shkodër pista e vrapimit në stadium është e ndërtuar sipas përmasave
standarte. Kjo gjë, nëse projekti për shtrimin e tartanit realizohet atëherë në stadiumin “Loro
Boriçi” mund të zhvillohen të gjitha garat Kombëtare duke shtuar më shumë shanset për
rezultatet pozitive për skuadrën e Vllaznisë. Bashkia Shkodër është vënë në dijeni për këtë
projekt të Federatës Botërore të Atletikës, ndërkohë që akoma nuk ka dhënë ndonjë përgjigje
nëse do të marrë përsipër investimin që i takon apo do të vazhdojë të tregohet e painteresuar
duke e lënë atletikën ashtu si të gjitha simotrata e tjera të shumësportëshit në kushte mjerane
për ta përqendruar vëmendjen maksimalisht vetëm tek futbolli.

shkodra sport

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Stadiumi "Loro Boriçi"

Post by Skodrinon » Wed, 19 Oct 2011 , 14:53

shpresojme qi te realizohet ky projekt, se shume atlet shkodrane kan shku me ekipet e tiranes edhe per arsye te mungeses se pistes me tartan ne shkoder.
gjithcka keka ne doren e bashkise...... ishalla nuk bajne marrine e rradhes edhe e lajn me na ike prej duresh ky rast

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Stadiumi "Loro Boriçi"

Post by Skodrinon » Sat, 29 Oct 2011 , 15:32

Bashkia e Shkodrës i kërkon partneritet FSHF-së

Kryebashkiaku i Shkodrës, Lorenc Luka, ka pasur një takim me presidentin Duka, ku është diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit në zbatimin e disa projekteve

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Lorenc Luka, aktualisht numri 1 i klubit shkodran (Vllaznia është kthyer në sh.a. dhe bashkia është aksionarja e vetme), dje ka pasur një takim me kreun e FSHF-së, Armand Duka, ku është diskutuar për disa projekte të futbollit në qytetin verior.

Mësohet se Luka ka kërkuar partneritet nga FSHF për ndërtimin e një kompleksi sportiv dhe rregullimin e tribunës së “Loro Boriçit”, për të ulur barrën e investimeve, që janë të papërballueshme për këtë bashki. Duhet pranuar fakti që para se Vllaznia të shndërrohej në sh.a., bashkia nuk ka pasur interes për të investuar në asetet e futbollit, por gjërat kanë ndryshuar.

Kompleksi sportiv Ideja për një kompleks sportiv në Shkodër është hedhur rreth 3 vjet më parë, pas një vizite të Kryeministrit Berisha në këtë qytet. Pas një kërkese të Kujtim Shabës për një kompleks sportiv, Berisha premtoi zyrtarisht ngritjen e tij, por bashkia u tregua indiferente. Pati vonesa, sepse toka e përzgjedhur për ndërtimin e këtij kompleksi ka qenë në përdorim të Institutit të Misrit dhe Orizit dhe në pronësi të Ministrisë së Bujqësisë.

Pas ndërhyrjeve të vazhdueshme në këto institucione, u arrit që toka të kalohej në pronësi të Bashkisë së Shkodrës. Bëhet fjalë për 2.5 ha tokë ku mendohet të ngrihen dy fusha futbolli, një minifutbolli, një tenisi, sallë force, palestër, hotel, sallë konferencash dhe shumë gjëra të tjera në një godinë shumëfunksionale.

Bashkia ka hartuar edhe projektin përkatës dhe tashmë mbetet vetëm gjetja e fondeve për ndërtimin e këtij kompleksi. Toka ku është menduar ngritja e komplesit është në të dalë të Shkodrës, në rrugën drejt Koplikut, pranë ish-SMT-së.

Ndërhyrja në “Loro Boriçi” Stadiumi i Shkodrës mbetet mundësia e parë për zhvillimin e ndeshjeve të kombëtares pas shembjes së “Qemal Stafës’. FSHF ka premtuar që punimet për ndërtimin e stadiumit të ri do të fillojnë verën e ardhshme, çka do të thotë se duhet gjetur një tjetër impiant për ndeshjet eliminatore të Botërorit 2014. Mirëpo “Loro Boriçi” ka nevojë për ndërhyrje, në mënyrë që t’i plotësojë kushtet për ndeshjet e kombëtares. Ideja për të ndërhyrë në “Loro Boriçi” ekziston prej kohësh.

Planet janë për shembjen e tribunës qendrore dhe ngritjen e një tribune moderne në vend të saj, ku duhet të ketë sektor VIP, vende për gazetarët etj. Drejtuesit e Bashkisë Shkodër kanë shprehur mendimin se mund të merrnin një kredi afatgjate për këto investime, por gjërat kanë mbetur vetëm në kuadrin e ideve. Kryebashkiaku Luka kërkon asistencën e FSHF-së, e cila duhet të jetë edhe financiare për zbatimin e këtyre projekteve.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Stadiumi "Loro Boriçi"

Post by Skodrinon » Sat, 19 Nov 2011 , 17:37

Oltion Luli: Më 2012-ën Shkodra mund të ketë pistë tartan

Lajme të mira për atletikën shkodrane. Në vitin 2012 pista e stadiumit “Loro Boriçi” mund të
shtrohet me tartan. Një konfirmim I tillë vjen pas takimit të djeshëm në Bashkinë Shkodër mes
dy drejtuesvë më të lartë të këtij institucioni kryetarit Lorenc Luka dhe n/kryetarit Ritvan
Troshani si dhe presidentit të FSHA-së, Gjergj Ruli, sekretarit Nikolin Dionisi, anëtarëve të
kryesisë Oltion Luli dhe Arben Mlloja si dhe shefit të klubit shumësportësh Vllaznia Gëzim
Mema.

Qëllimi I këtij takimi ka qenë diskutimi për mundësinë e shtrimit të pistës së stadiumit “Loro
Boriçi” me tartan. Fakti që Federata Botërore e Atletikës dhuron tartanin e bën më të
mundshme këtë gjë veçse duhet që Bashkia Shkodër të ndërhyrjë për të rregulluar
infrastrukturën që duhet për shtrimin e tartanit. Çka do të thotë se ajo duhet të marrë përsipër
kanalizimet dhe shtrimin e pistës me beton. Nga të dy palët duket se është rënë dakord për këtë
gjë dhe Bashkia duket se do ta fusë këtë investim në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Edhe
anëtari I kryesisë së Federatës Shqiptare të Atletikës, ish-kampioni dhe rekordmeni I njohur
Oltion Luli, I pranishëm në këtë takim, ka shumë besim se ky projekt këtë herë do realizohet.
“Konstatova dashamirësinë tek dy palët për ta bërë këtë investim. Bashkia u shpreh e gatshme
për të marrë përsipër pjesën që I takon ndërkohë që jam shumë I bindur se brenda vitit të
ardhshëm Shkodra do ketë një pistë tartan. E meriton në fakt sepse ka qenë pionerja e këtij
sporti dhe vazhdon të jetë në elitën e këtij sporti në vendin tonë”-ka thënë ai për
www.shkodrasport.com.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Stadiumi "Loro Boriçi"

Post by Skodrinon » Thu, 29 Mar 2012 , 16:12

pista e tartanit iku
bashkia nuk dha lek per shtrimin me beton
por mos mendoni keq
kane projekte madhore per ne :roll:
stadium-001.jpg
stadium 1-001.jpg
stadium 2-001.jpg
stadium 3-001.jpg
stadium 4-001.jpg
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Stadiumi "Loro Boriçi"

Post by GOLDIAN » Thu, 29 Mar 2012 , 21:22

pero mi piace :mrgreen: :mrgreen:
i perjashtuar

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Stadiumi "Loro Boriçi"

Post by Edmond-Cela » Thu, 29 Mar 2012 , 23:46

prralla me lesh e shendetja prej nesh
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

ultraskuqeblu1
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 348
Joined: Mon, 01 Feb 2010 , 21:03
Skuadra: Vllaznia
Location: Shkodër

Re: Stadiumi "Loro Boriçi"

Post by ultraskuqeblu1 » Fri, 30 Mar 2012 , 03:42

pse s'thoni bre qe u doka me ba dasem qe paskan aktivizu faqen zyrtare :) :P
shume amatore po mduket si faqe :roll:
as stadiumi sdi pse, po spo m'pelqen :( :P
1Jetë 2Ngjyra 1Skuadër
VLLAZNIT ULTRAS

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Stadiumi "Loro Boriçi"

Post by fpjalmi » Fri, 30 Mar 2012 , 22:58

Un jam shum i kenaqun qe paskan ba vizatime dhe projekte se si do bahet stadiumi loro boriqi , sepse asht si nje anderr e bukur qe nuk do te realizohet kurr ose nuk do te bahet kurr rrealitet :P

Pa derdh lek fsh -ja ose pa dhan nji fond te mire qeveria , nuk mendoj kurr se bashkia ka fuqi me ba dicka te tille.
Kur bashkia nuk ka fuqi me ba nji vllazni kampione , emagjinoni mandej se sa fuqi ka me ba stadiumin :roll:

ultraskuqeblu1
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 348
Joined: Mon, 01 Feb 2010 , 21:03
Skuadra: Vllaznia
Location: Shkodër

Re: Stadiumi "Loro Boriçi"

Post by ultraskuqeblu1 » Fri, 30 Mar 2012 , 23:10

Lene qe po mduket 1 projekt kot, si me pas ken vizatim fmish, po me 20-30 mil. euro qe kerkon stadiumi mu ba, ma mire me njata lek e ban Vllaznin Kampione per 5 vjet rresht, edhe knaq tan Shkodren, se na spa jena te zot me mush ikyt stadium qe kena, jo me pretendu ma shume :x
1Jetë 2Ngjyra 1Skuadër
VLLAZNIT ULTRAS

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Stadiumi "Loro Boriçi"

Post by Admin » Sat, 31 Mar 2012 , 12:45

Projekti asht shume i bukur edhe qe ja vlen qe te realizohet. Ndoshta ngjyrat e mbulimit i kisha ndrru :D POR ....
kta 10 vitet e fundit kena pa nja 5-6 projekte per perfundimin e stadiumit.
Fondet qe duhene per me ba nji stadium te tilla jane shume te mdhaja si edhe KERKUSH ska me investu kaq shume leke.

Mas te harrojme se per Qemal Stafen, jane dhane leket edhe hala ska fillu ndertimi i tij, kshu qe per Loro Boriçin as qe bahet fjale me ba nji investim te tille!!
Vllaznit Ultras

Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Stadiumi "Loro Boriçi"

Post by Skodrinon » Tue, 17 Apr 2012 , 17:05

dashkan me xjerr kujin zyrtarisht

PREZANTIMI ZYRTAR I PROJEKTIT TE STADIUMIT TE RI

Pasi eshte bere i njohur pjeserisht permes mediave, projekti i stadiumit te ri “Loro Borici”, tashme projekti ambicioz do te prezantohet publikisht nga Bashkia Shkoder. Diten e enjte, ora 11.00 ne sallen e Keshillit Bashkiak te Shkodres, do te paraqitet para nje auditori me te gjere dhe profesional projekti i pergatitur nga studio italiane. Pervec mediave vendore dhe kombetare, gazetareve sportive do te jene te pranishem specialiste te njohur te sportit, te arkitektures dhe me gjere. Natyrisht, do te jene te pranishem drejtues te Bashkise dhe te KF Vllaznia sh.a. Projekti do te prezantohet ne salle permes projektimit, ndersa do te jepen detaje te hollesishme mbi idene dhe materializimin e mundshem te saj. Shume pyetje te ngritura nga gazetaret, mediat, specialistet, opinioni sportiv dhe qytetar i Shkodres e me gjere, do te marrin pergjigje ne kete prezantim zyrtar qe do te behet diten e enjte, ora 11:00 ne sallen e mbledhjeve te Keshillit Bashkiak Shkoder.

www.vllaznia.al

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Stadiumi "Loro Boriçi"

Post by fpjalmi » Tue, 17 Apr 2012 , 23:03

Skodrinon wrote:dashkan me xjerr kujin zyrtarisht

.


:D :D :D :D

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Stadiumi "Loro Boriçi"

Post by Admin » Wed, 18 Apr 2012 , 23:21

Ehhhhh medet.

Nji pytje i kisha ba kryetarit te Bashkise:
Kush asht investitor i ketij projekti?

Sma merr mendj se ka me u realizu ky projekt, ishalla gabohem!!
Vllaznit Ultras

Image

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Re: Stadiumi "Loro Boriçi"

Post by vvvllaznia » Thu, 19 Apr 2012 , 00:06

ultraskuqeblu1 wrote:Lene qe po mduket 1 projekt kot, si me pas ken vizatim fmish, po me 20-30 mil. euro qe kerkon stadiumi mu ba, ma mire me njata lek e ban Vllaznin Kampione per 5 vjet rresht, edhe knaq tan Shkodren, se na spa jena te zot me mush ikyt stadium qe kena, jo me pretendu ma shume :x
jam 100% dakort me ty tham qe nje investim te till duhesh ne rradhe te pare me e meritu e ne si çdo ekip futbollit ne Shqipni nuk jena ne gjendje as me pru nje mesatare me 5000 tifoza per çdo ndeshje e nuk mund te pretendojm nje stadium me 20000 vende. plus qe 20 milion euro mund te investohen shume ma mire ne Shkoder se sa tek nje stadium. nqs kisha investu ne sport ne radhe te par tham qe na duhet nje qender sportive e denje ku me rrit kampionet e ardhshem shkodran e mandej stadiumi.

Post Reply