Oltion Luli: Më 2012-ën Shkodra mund të ketë pistë tartan
Lajme të mira për atletikën shkodrane. Në vitin 2012 pista e stadiumit “Loro Boriçi” mund të
shtrohet me tartan. Një konfirmim I tillë vjen pas takimit të djeshëm në Bashkinë Shkodër mes
dy drejtuesvë më të lartë të këtij institucioni kryetarit Lorenc Luka dhe n/kryetarit Ritvan
Troshani si dhe presidentit të FSHA-së, Gjergj Ruli, sekretarit Nikolin Dionisi, anëtarëve të
kryesisë Oltion Luli dhe Arben Mlloja si dhe shefit të klubit shumësportësh Vllaznia Gëzim
Mema.
Qëllimi I këtij takimi ka qenë diskutimi për mundësinë e shtrimit të pistës së stadiumit “Loro
Boriçi” me tartan. Fakti që Federata Botërore e Atletikës dhuron tartanin e bën më të
mundshme këtë gjë veçse duhet që Bashkia Shkodër të ndërhyrjë për të rregulluar
infrastrukturën që duhet për shtrimin e tartanit. Çka do të thotë se ajo duhet të marrë përsipër
kanalizimet dhe shtrimin e pistës me beton. Nga të dy palët duket se është rënë dakord për këtë
gjë dhe Bashkia duket se do ta fusë këtë investim në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Edhe
anëtari I kryesisë së Federatës Shqiptare të Atletikës, ish-kampioni dhe rekordmeni I njohur
Oltion Luli, I pranishëm në këtë takim, ka shumë besim se ky projekt këtë herë do realizohet.
“Konstatova dashamirësinë tek dy palët për ta bërë këtë investim. Bashkia u shpreh e gatshme
për të marrë përsipër pjesën që I takon ndërkohë që jam shumë I bindur se brenda vitit të
ardhshëm Shkodra do ketë një pistë tartan. E meriton në fakt sepse ka qenë pionerja e këtij
sporti dhe vazhdon të jetë në elitën e këtij sporti në vendin tonë”-ka thënë ai për
www.shkodrasport.com.