Te pergjithshme

Ketu mund te shkruani dhe te diskutoni per çdo gjë ...
Post Reply
vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Te pergjithshme

Post by vllaznia1919 » Wed, 04 Jan 2006 , 16:27

Shkodra shpall sportistët dhe trajnerët më të mirë

Janë shpallur në Shkodër fituesit e anketës së "10 sportistëve më të mirë të vitit 2005". Dhjetëshja e sportistëve shkodranë të vlerësuar si më të mirët ka filluar me kampionin e shtangës, Erkand Qerimaj, fitues i 5 medaljeve të argjendta në Europë gjatë këtij viti, për të vazhduar me 3 boksierët kampionë të padiskutueshëm të boksit, Jetmir Kuçi, Artur Gavoçi e Nelson Hysa, notarja Rovena Marku, e cila ka thyer 11 rekorde kombëtare dhe është shpallur kampione në 11 disiplina sportive, në atletikë Admir Bregun i 100 metrave dhe i kërcimit së gjati dhe Albert Marashi në 400 e 800 m, ndërsa në basketboll Bledar Gjeçaj. Edhe futbolli kishte përfaqësuesit e vet, Vioresin Sinanin dhe Admir Telin. Përveç sportistëve më të mirë, janë vlerësuar edhe trajnerët më të mirë që kanë qenë përfaqësuesit e katër ekipeve kampione: në atletikë Gëzim Mema e Vildan Tufi, në boks Zef Gjoni e Kujtim Demi, në peshëngritje Muhamet Tuzi e Genc Barkiçi, ndërsa në not Kudrete Kozmaj dhe Halim Zaganjori. Gjithashtu, në këtë ceremoni i është dhënë titulli "Mirënjohja e qytetit" akorduar nga këshilli bashkiak edhe ish portierin e njohur të Vllaznisë Paulin Ndoja. Po ashtu, në nderim të figurës së ish trajnerit të çiklizmit Fuat Muriqi, Bashkia Shkodër dhe klubi "Vllaznia" i akorduan atij titullin "Nderi i Sportit Shkodran" pas vdekjes.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 12 Jan 2006 , 14:42

UEFA merr në mbrojtje FSHF-në

Ankesës së FSHF-së për padinë penale të ngritur nga MTKRS-ja ndaj presidentit Duka dhe sekretarit Bici, shto këtu edhe auditimin e kërkuar nga pala-shtet, UEFA i është përgjigjur dje në mënyrë zyrtare. Në një letër drejtuar drejtorit të sporteve në ministri, Mehmet Spahiu, UEFA merr në mbrojtje FSHF-në. Organizmi më i lartë i futbollit evropian, i kërkon MTKRS-së që para se të ndërmarrë veprime të tjera ligjore, është e gatshme të takojë në Tiranë Ministrin e Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve, z.Bujar Leskaj, për ta diskutuar këtë çështje dhe për të gjetur zgjidhje për të patur transparencë në futboll. Gjithashtu, organizmi më i madh europian i futbollit kërkon që deri në kohën që të zhvillohet takimi, të mos bëhet ky auditim dhe të mos ngrihet padi penale kundër presidentit dhe sekretarit të përgjithshëm të federatës së futbollit. Ja çfarë shkruhet në letrën e UEFA-s drejtuar MTKRS-së:

I dashur z. Spahiu,
Ne jemi vënë në dijeni të faksit tuaj, që i shpjegon UEFE s arsyet për auditimin financiar nga grupi juaj i kontrollit në Federatën Shqiptare të Futbollit. Ju falënderojmë për këtë informacion. Në emër të shefit ekzekutiv të UEFA-s, z.Lars Christer Olson, më duhet t'ju informoj që UEFA është tepër e interesuar për këto zhvillime, veçanërisht për faktin që Ministri juaj (Ministri i Turizimit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve) ka dërguar një kërkesë në Prokurinë e Tiranës për një hetim kundër presidentit dhe sekretarit të Përgjithshëm të FSHF së.
Referuar informacionit të faksit që keni dërguar në datë 5 janar 2006, UEFA nuk është i të njëjtin mendim me ju, të kësaj kompetence ligjore, për të bërë një auditim të tillë financiar për FSHF në. Ligjet Shqiptare (p.sh. Ligji Shqiptar për Sportin, nr. 9376 datë 21.04.2005), sipas njohurive tona, nuk janë të aplikueshme në këtë rast, sepse FSHF-ja nuk subvencionohet financiarisht nga qeveria. Megjithatë, para se ne të ndërmarrim veprime të tjera ligjore, UEFA dhe FIFA janë të gatshme të takojnë në Tiranë Ministrin e Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve, z.Bujar Leskaj, për ta diskutuar këtë çështje dhe për të gjetur zgjidhje për qëllimet tona të përbashkëta, për të patur transparencë në futboll.
Prandaj, ne ju kërkojnë që këtë kërkesë tonën t'ia paraqisni paraprakisht z. Leskaj dhe të ndërhyni menjëherë, që deri në kohën e zhvillimit të takimit, të mos bëhet ky auditim si dhe ndjekja penale kundër presidentit dhe sekretarit të përgjithshëm.
Presim me padurim përgjigje nga ju për të shmangur veprime të tjera të UEFE s në dëm të futbollit shqiptar.
I juaji sinqerisht
Marcel Benc
Kryetar i Shërbimeve Ligjore të Sportit dhe Liçensimit të Klubeve Në UEFA.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 01 Jun 2006 , 13:48

Nasir Kotrri, shkodrani qe do ta ndjeke falas Boterorin


Shkodranin 73 vjecar, Nasi Kotrri, babai i futbollistit te njohur Uliks Kotrri, e ka ndjekur fati, pasi, duke blere nje bilete llotarie vetem me vleren e 10 eurove, do te ndjeke gratis pese ndeshje te Boterorit Gjermani 2006. Gjate nje shetitjeje ne bulevardin e Berlinit, ne nentorin e vitit te kaluar, pati blere nje bilete llotarie, e cila ishte leshuar ne treg nga organizatoret e Boterorit Gjermania 2006. Pasi e bleu, ai pati plotesuar edhe nje skede, duke shenuar emrin, mbiemrin si dhe adresen e plote te vendbanimit te tij. Dhe, ne nje dite te bukur maji, ne deren e shtepise se tij, ne lagjen e vjeter “Ndocaj” te Shkodres, trokiti korrieri i kompanise DHL, i cili i ka sjelle lajmin se eshte fitues i llotarise. Ne bisede me vete Nasirin mesojme se ne paketen e mberritur nga Gjermania kishte brenda pese bileta me emrin e tij, per te ndjekur falas ndeshjet e Boterorit, rekomandimin per te marre vizen po gratis ne Ambasaden gjermane ne Tirane si dhe venien ne dispozicion te te gjitha shpenzimeve, duke filluar qe nga fluturimi nga Rinasi, akomodimi dhe trajtimi ne hotelet gjermane. Nje rast i tille pa dyshim eshte i pari ne vendin tone. Nasiri ka treguar se, kur u paraqit ne Ambasaden gjermane per te marre vizen, atje i kane thene se ai eshte i vetmi ne Shqiperi qe ka patur njefat te tille. Biletat, te cilat tashme jane ne doren e shkodranit Kotrri, i perkasin te gjitha ndeshjeve te grupit B, ne te cilen, sic thote edhe vete ai, ben pjese dhe Anglia, skuadra e tij e zemres. Kotrri ka pohuar se do te niset sot per ne Gjermani dhe te gjitha shpenzimet, qe nga udhetimi, akomodimi ne hotel dhe ndjekja e ndeshjeve jane gratis nga FIFA.

Duke perfituar nga rasti, e kemi pyetur dhe per djalin e tij, Uliksin 30 vjecar, ish futbollist i Vllaznise, i cili aktualisht luan ne kampionatin e Zelandes se re me skuadren FC Otagounitet, qe u rendit ne vendin e trete. Fale paraqitjes mjaft te mire ne rolin e mesfushorit te krahut te majte, drejtuesit e klubit i kerkuan rinovimin e kontrates edhe per nje vit, cka Uliksi e ka pranuar.

GASPER MARKU

Post Reply