Vllaznia serish "KURIT" Shkodren !!!!

Ketu ndodhet te gjithe ato tema, te cilat jane te vjetra apo ne te cilat nuk diskutohet.
Post Reply
Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Vllaznia serish "KURIT" Shkodren !!!!

Post by Admin » Tue, 06 Sep 2005 , 18:44

Pershendetje !!!

Vllaznia ka humbur sot kunder Teutes se Durresit me Rezultatin e thelle 3-0 .

Ja formacionet e plota te te dyja skuadrave :



Teuta: Xhevair Kapllani, Entonio Pashaj, Arjan Zere, Alban Hasani-Neziri, Bledar Hodo, Oerd Kotja, Jeton Qerimi, Qazim Buna, Alexander Kovac, Bledar Mançaku, Ligoraq Tiko.
Tranjer: Hasan Lika

Stoli: Gledis Tafaj, Parid Xhihani, Ardit Shaqiri, Likmeta

Vllaznia: Orges Shehi, Gezim Henri Ndreka, Marenglen Kapaj, Admir Teli, Ranko Radonjic, Amarildo Belisha, Vioresin Sinani, Bekim Kuli, Saimir Patushi, Igor Raduscinovic, Edmond Doçi
Tranjer: Dervish Hagjiiosmanovic
Stoli: Gasper Ndoja, Erkan Sulejmani, Franc Ahi, Arjon Hoti

Zevendesimet: Erkan Sulejmani for Ranko Radonjic 46, Franc Ahi for Bekim Kuli 71, Ardit Shaqiri for Alexander Kovac 72, Likmeta for Arjan Zere 76, Arjon Hoti for Amarildo Belisha 79

Shenues : 58' Bledar Mancaku , 78' Bledar Mancaku ,92' Qazim Buna

Albitrat : Sokol Cekaj (Laç), Agim Guçe (Vlore), Emiliano Biçaku (Elbasan)
Kartona te verdhe: Oerd Kotja, Bekim Kuli
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 07 Sep 2005 , 13:21

Edhe demek kan ba 8-9 blemje!Ishalla tesh po e marrin vedin se ishtu ka rrezik me ra prej kategoriet!

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 26 Sep 2005 , 15:38

Edhe me Besen na koritne krejt. :evil:
Ishalla po nrron gja me vendimet qi do te marrin presidenca!

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 26 Sep 2005 , 15:42

Vllaznia, bëhet gati "prerja e kokave"...

Zhgënjimi natyrisht ka qenë shumë i madh. Tek të gjithë shkodranët, futbollistë, trajnerë, tifozë e mbi të gjitha presidentët. Këta të fundit, që kanë shpenzuar miliona lekë për të ndërtuar një ekip pretendent, janë ndier tepër keq, kur të shtunën në mbrëmje, në fund të ndeshjes me Besën, kanë parë në tabelën elektronike të stadiumit rezultatin 0-3, në favor të debutuesve kavajas. Një humbje plotësisht e merituar për nga mënyra si ka luajtur Vllaznia, ndërkohë që kavajasit kanë surprizuar me atë paraqitje të tyre në "Loro Boriçi". Edhe më pesimisti në radhët e ekipit shkodran nuk e kishte menduar një rezultat të tillë, ashtu siç nuk mund ta ketë menduar as më optimisti i kampit kavajas. Në Shkodër edhe dje ky rezultat është quajtur skandal, ashtu si e gjithë paraqitja e ekipit kuqeblu. Përpos ndonjë thashethemi tek-tuk që e lidh këtë rezultat me përfshirjen e ndeshjes Vllaznia?Besa në skedina të llotarive sportive, ai që mbetet është rezultati negativ. Dhe për këtë humbje natyrisht që dikush duhet të mbajë përgjegjësi. Se kush, kjo ka për t'u marrë vesh sot. Presidenca e klubit ka paralajmëruar se pikërisht sot do të zhvillohet një mbledhje e zgjeruar dhe në të natyrisht që do të ketë edhe masa ndëshkimore. Njëra prej tyre tashmë është bërë publike: gjobitja e secilit pjesëtar të ekipit dhe stafit drejtues me nga 500 mijë lekë të vjetra. Por dje zv.presidenti Valter Fushaj ka bërë të ditur se këto ndëshkime nuk do të jenë kolektive, por individuale. "Natyrisht që do të ketë ndëshkime, por mendoj se ato nuk do të jenë kolektive. Do të gjobiten ata lojtarë, të cilët jo vetëm që nuk kanë luajtur mirë në këtë ndeshje, por nuk janë duke e justifikuar aspak investimin që është bërë për ta,"ka thënë ai. Masat e marra, megjithatë do të mësohen sot. "Do të rishikohet pozicioni i gjithsecilit futbollist dhe pjesëtar të stafit drejtues,"ka thënë shkurt presidenti Çela. Kaq mjafton për të kuptuar se mund të ketë edhe "koka të prera". Siç bëhet e ditur, gjatë paradrekes së sotme, presidenca e klubit do të mblidhet për të diskutuar më gjërësisht për ndeshjen e fundit, njëkohësisht për të marrë edhe masat e duhura për skuadrën. Këto masa dhe vendime pastaj do t'u bëhen të ditura lojtarëve dhe stafit drejtues në analizën që do të zhvillohet pasdite dhe ku do të mësohet pastaj gjithçka në lidhje me çfarë do të vendoset. "Ne si presidencë do të mblidhemi paradite për të diskutuar se çfarë masash do të merren. Një humbje e tillë është e pajustifikuar, prandaj dhe dikush duhet të mbajë përgjegjësi për të. Nuk mund të them dot tani se çfarë masash do të merren, por ju siguroj që do të ketë edhe largime lojtarësh nga skuadra, ashtu siç do të ketë edhe afrime. Po ashtu, për momentin nuk mund të themi dot asgjë nëse trajneri Haxhiosmanoviç do të qëndrojë apo do të largohet, sepse siç e thashë, do të mblidhemi për t'i diskutuar të gjitha këto gjëra,"ka sqaruar Fushaj në lidhje me axhendën e zhvillimeve të sotme tek Vllaznia. Në këtë mënyrë, tashmë duhet pritur pasditja e sotme për të mësuar të rejat më të fundit nga kampi kuqeblu. Ajo që flitet, e bën të sigurt largimin e dy futbollistëve malazezë, Radonjiç e Çetkoviç, ashtu siç mund të ketë edhe të tjerë lojtarë që do të largohen, ndërkohë që me interes do të jetë edhe vendimi në lidhje me trajnerin Haxhiosmanoviç. Ky i fundit thuhet se në dhomat e zhveshjes të shtunën në darkë pas ndeshjes me Besën ka deklaruar se do të jepte dorëheqjen, por më pas gjithçka është lënë për t'u sqaruar sot.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 27 Sep 2005 , 12:39

Kuqeblutë janë gjobitur individualisht, ndërkohë që presidenca premton merkato intensive në tetor

Vllaznia paralajmëron "Dedën", ikën Shehi
Humbja e fundit e Vllaznisë në Shkodër me Besën është shoqëruar me disa masa të ashpra ndaj ekipit. Ndoshta pritej shkarkimi i trajnerit, apo dhe dorëheqja e tij, por ka ndodhur ndryshe. Dy trajnerët, Haxhiosmanoviç dhe Premçi, janë paralajmëruar për herë të fundit, ose ndryshe u është dhënë një karton i verdhë, siç ka dashur ta quajë presidenca e Vllaznisë. E papritur ndërkohë ka qenë përjashtimi nga ekipi i portierit durrsak Orges Shehi, pasi kjo pritej për dy malazezët Radonjiç dhe Çetkoviç. Përjashtimin e portierit të parë, presidenca e ka justifikuar me faktin e formës së dobët të treguar nga ndeshje në ndeshje. Të mos harrojmë që Shehi ka qenë i pari këtë sezon që ka firmosur kontratë njëvjeçare. Vendin e tij për momentin në skuadër do ta zërë i riu Ndoja, ndërsa në merkaton e tetorit, sipas financuesve të ekipit, mund të vijë Grima, i cili aktualisht aktivizohet në kampionatin kosovar. Nëse nuk arrihet kjo, atëherë do të shikohet mundësia për të sjellë një portier të huaj. Përveç këtyre masave, presidenca i ka qëndruar fjalës për të gjobitur futbollistët, veçse me një ndryshim: nuk do të ketë gjobë fikse me nga 500 mijë lekë të vjetra për futbollist, ashtu siç ishte deklaruar, por lojtarët do të gjobiten individualisht. Gjoba mund të kapë shifrën deri në 1 milion lekë të vjetra, ashtu siç mund të ketë futbollistë që mund të shpëtojnë "pa u lagur".
Por presidenca e Vllaznisë, duke parë situatën, ka menduar të bëjë një merkato intensive gjatë tetorit. Çela, Fushaj dhe Amuli kanë premtuar se do të sjellin lojtarë të tjerë, duke forcuar ekipin. Duke premtuar këtë gjë, donatorët kryesorë të ekipit shkodran kanë deklaruar para të gjithëve se Vllaznia nuk do t'i ndryshojë objektivat, çka do të thotë se kuqeblutë do të luajnë për fituar titullin ose kupën. Si për të treguar përkushtimin e tyre, financuesit dje i kanë nisur menjëherë biletën brazilianit Leandro, i cili pritet të mbërrijë brenda kësaj jave. Ndërsa për momentin nuk është diskutuar ardhja e Abilios. Sot ekipi do të fillojë normalisht stërvitjen, pasi në fund të javës do të ndeshet me Elbasanin, një nga trasfertat më të vështira të fazës së parë. Një dështim tjetër do t'i jepte kartonin e dytë trajnerit malazez. Të presim të shtunën se si do të zhvillohen ngjarjet në kampin shkodran, ku prej kohësh Vllaznia nuk arrin të jetë ajo skuadër që dëshirojnë tifozët e zjarrtë kuqeblu.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 01 Oct 2005 , 20:02

Elbasani nuk llogarit as Vllazninë

Elbasani - Vllaznia
Shënues: Bejzade 3', Tetova 73'

Elbasani ka fituar përsëri dhe kësaj radhe ndaj një ekipi të shquar, siç është ai i Vllaznisë së Shkodrës. Pasditen e së premtes, verdheblutë kanë mposhtur në fushën e stadiumit "Ruzhdi Bizhuta" me rezultatin 2-0 kuqeblutë e drejtuar nga malazezi Haxhiosmanoviç dhe përsëri Elbasani mbetet në kreun e renditjes në superligë. Me fitoren e djeshme, verdheblutë treguan se momentalisht janë një nga ekipet më të mira të kampionatit shqiptar dhe se synimet e tyre janë vërtet ambicioze. Një gol i shënuar shumë shpejt me anë të Bejzades i ka dhënë Elbasanit frymëmarrjen e duhur për ta miradministruar lojën gjatë gjithë ndeshjes. Përgatitja e lartë fizike dhe qëndrueshmëria taktike e futbollistëve të Elbasanit e kanë vënë në pozitë të vështirë Vllazninë. Në pjesën e parë, vendasit kanë synuar ta thellojnë avantazhin në disa raste me anë të Bejzades dhe Norës. Ky i fundit në minutën e 36-të për pak sa nuk e ka dyfishuar numrin e golave, por topi i goditur prej tij është përplasur në traversë. Edhe fundi i pjesës së parë ka folur për verdheblutë, të cilët e kanë goditur disa herë radhazi kuadratin e portierit Ndoja. Por në fillim të 45 minutave të dyta miqtë nga Shkodra e kanë nisur lojën mjaft mirë. Për njëfarë kohe ata janë organizuar me pjekuri dhe janë vënë në kërkim të golit të barazimit, por mbrojtja e Elbasanit, me në krye kapitenin Dede, ka qenë e pakalueshme. Ndërsa vendësit nuk janë pajtuar me fitoren minimale, por janë përpjekur që ta thellojnë avantazhin. Bejzade, një nga më të mirët e kësaj ndeshjeje, me kundërsulmet e tij të rrezikshme, ka ngjallur panik te mbrojtja e Vllaznisë. Ai jo vetëm që ka shërbyer shpeshherë për shokët, por është protagonist i disa gjuajtjeve të rrezikshme në drejtim të portës së Ndojës. Edhe goli i dytë, i shënuar me kokë mjaft bukur nga Tetova, ka ardhur pas një krosi të Bejzades. Nëse terreni do të kishte qenë në kushte normale, sportdashësit mund të kishin parë një ndeshje me nivel edhe më të lartë sesa ai që shfaqën Elbasani dhe Vllaznia. Por pavarësisht nga kushtet jo të mira të terrenit, gjatë pjesës së dytë kësaj ndeshjeje nuk i mungoi bukuria dhe emocionet. Vendësit janë duartrokitur në fund për fitoren, e cila i ka pozicionuar në kreun e superligës, vend të cilin elbasanasit do të synojnë ta ruajnë deri në fund të kampionatit, edhe pse gara do të bëhet shumë më e fortë në të ardhmen. Elbasani, javës tjetër do të ndeshet me Partizanin, trasferta më e vështirë për fazën e parë, ndërsa Vllaznia pret Dinamon. Shkodranët janë bllokuar keq, sa që edhe barazimi në ndeshjen e radhës nuk do t'u hynte në punë.

Deklarojnë:
Ilir Daja, trajner i Elbasanit: "Fitorja e arritur ndaj Vllaznisë është mjaft e rëndësishme dhe plotësisht e merituar nga ana jonë. Në lojën tonë paraqitëm dy tablo të ndryshme. Në pjesën e parë arritëm që ta shënojmë golin e epërsisë që në fillimin e ndeshjes dhe shfaqëm qëndrueshmëri taktike. Fitoren e arritëm falë lojës së mirë të të gjithë ekipit, ku si gjithmonë ra në sy klasi i kapitenit Dede dhe i Bejzades. Nga ana tjetër, duke e miradministruar këtë ndeshje delikate, arritëm ta thellonim rezultatin në pjesën e dytë ndaj një Vllaznie cilësore. Për mendimin tim, shkodranët, pavarësisht nga pozicioni që mbajnë, mbeten një ekip me pretendime në superligë."
Dervish Haxhiosmanoviç, trajner i Vllaznisë: "E pësuam shumë shpejt golin dhe kjo qe një goditje e rëndë për ne, por megjithatë arritëm që të kthehemi në lojën tonë. Shumë shpejt arritëm të vendosnim ekuilibrin e ndeshjes, por gjithsesi kemi sulmuar pak. Elbasani pati shans dhe na ndëshkoi me dy gola. Javët e fundit nuk kemi pasur rezultate shumë pozitive, por me këtë kontigjent lojtarësh kaq mund të arrijmë. Në ndeshjen me Elbasanin në pjesën e dytë, të cilën e nisëm mirë, moti i keq dhe terreni rrëshqitës e dëmtuan lojën tonë. Nga kjo situatë i fituar doli vetëm Elbasani. Për sa i takon të ardhmes sime, unë jam në detyrë dhe do të vazhdoj ta kryej atë. Por ndoshta presidenca mund të gjykojë edhe për të më zëvendësuar me ndonjë trajner tjetër."

Të veçanta:
Si rrallëherë tjetër, verdheblutë kanë pasur në përbërje të tyre në ndeshjen me Vllazninë vetëm dy elbasanas, përkatësisht portierin Kotorri dhe mesfushorin Çapja, të cilëve në fund të pjesës së dytë u është bashkuar sulmuesi Kuçi.
Presidentët Laze dhe Çela kanë qëndruar në krah të njëri-tjetrit gjatë gjithë ndeshjes.
Rreth pesë mijë tifozë elbasanas kanë mbështetur ekipin e tyre të zemrës, por bukurinë në ndonjë rast kësaj tifozërie të qytetëruar ia kanë zbehur thirrjet dhe sharjet e një grupi të vogël në drejtim të gjyqtarëve dhe lojtarëve.
- Terreni i fushës së stadiumit "Ruzhdi Bizhuta", për shkak të reshjeve të dendura të shiut, u kthye në një terren gati të papërshtatshëm për lojën.

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Sat, 10 Mar 2007 , 19:56

Vllaznia serish korit Shkodren dhe humbet 0-2 me Peqinin ne "Loro Boriçi". Ku po shkon kshu kjo Vllazni?
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 10 Mar 2007 , 20:09

Ne dhip te nanave te lojtarve e drejtusve. :evil: :evil: :evil: :evil:

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sat, 10 Mar 2007 , 20:15

vertet nje turp sdi se si do reagojne drejtusit
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 10 Mar 2007 , 20:50

Kush?????????????????

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sun, 11 Mar 2007 , 02:47

GOLDIAN wrote:vertet nje turp sdi se si do reagojne drejtusit
Mas maj naqe cfare drejtusish par zoten...
Une se kam pa hala kroniken e skam te drejte me fol, por asht marre qe ne kete pike qe asht Vllaznia mas me fitu kunder Shkumbinit!!!!!!
Vllaznit Ultras

Image

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Sun, 11 Mar 2007 , 06:11

Kjo pjesa e par e intervistes t'Joses po m'duket pak e dyshimt, ka fol si me ken i vetdijshme per shitjen e neshjes me Peqinin, nqs neshja asht shit :?:
-------------------------------------------------------------------------------------
Josa: Ndeshja me e veshtire

10 Mars - Per trajnerin Josa, ndeshja e sotme, perballe Shkumbinit, eshte sa e rendesishme, po aq dhe e veshire. Kete opinion Josa e ka shprehur menjehere pas seances stervitore te djeshme, e cila eshte zhvilluar pasdite ne stadiumin “Loro Borici”. Ne fjalet e kreut te pankines shkodrane dallohet qarte frika qe ai ka, se mos situata e krijuar, pas eliminimit ne cerekfinalen e kupes se Shqiperise, mund te jape efekte negative edhe ne perballjen e sotme, ndaj skuadres peqinase. Prandaj, 90﷓minuteshin e sotem ai e vlereson me seriozitet te plote, aq me teper kur skuadra kundershtare eshte ne nje pozite tejet te veshtire. Pervec tradites pozitive, qe ka krijuar skuadra peqinase sa here eshte ndeshur ne “Loro Borici”, Shkumbini vjen ne Shkoder edhe me entuziazmin e kualifikimit ne gjysemfinalen e Kupes. Sipas Joses, ka disa faktore qe e bejne kete ndeshje me te veshtiren e kampionatit. “Ne “Loro Borici” jemi mesuar te fitojme dhe, kur bejme nje hap fals, sic e beme ne Tirane per Kupe, ne kemi nje kthim te menjehershem te situates, si ndaj futbollisteve, ashtu dhe ndaj meje. Kesisoj, kesaj duhet t’i ruhemi, cka arrihet duke marre rezultatin e deshiruar”, ka theksuar tekniku Josa.

Pak nga e merkura

Eliminimi nga kupa, sipas teknikut Josa, erdhi per disa arsye. “Skuadra hyri per ta goditur Partizanin dhe per te mos u goditur prej tij. Per kete aresye kishim zgjedhur vendosjen ne qender te mesfushes me tre forca, kurse ne sulm me dy sulmues klasike”, thote Josa, i cili ne vazhdim nenvizon: “Duhet ta kishim mbeshtetur me teper sulmin dhe veprimet tona duhej te ishin me agresive. Per mendimin tim, patem dhe mefshtesi fizike”. Ndersa, ne lidhje me ndertimin e formacionit, trajneri shkodran ka shpjeguar: “Persa i perket lojtareve, se luajti ky, apo ai, keto jane probleme qe une i kam ndertuar ne baze te freskise fizike. Ne na luajten futbolliste qe ishin edhe me probleme, sic eshte rasti i Dabulles, i cili sakrifikoi gjate gjithe lojes, sidomos ne 20 minutat e fundit, kur i kishim bere nderrimet”. Josa ka shtuar se, pas nje ndeshjeje, trajneri nxjerr konkluzionet e veta. “Edhe une nuk kam frike te marre persiper fajet e mia, pasi pune pa gabime nuk ka”, nevizon trajneri i kuqebluve. Nderkohe, edhe pse thote se duhet ta kerkojne pergjegjesine e eliminimit te vetja, Josa shton se gjyqtari ka stonuar shume, sidomos ne pese minutat shtese, kur u mor me faulle te paqene, apo ne rastin e dhenies se kartonit te verdhe ndaj portierit, qe i harxhoi nje minute.

Formacioni, akoma ne pikepyetje

Problemet e shfaqura ne ndeshjen e kaluar, duke i shtuar edhe demtimet, e kane lene akoma ne pikepyetje percaktimin e formacionit te sotem. Fakti qe Cani dhe Dabulla dje kane zhvilluar stervitje te diferencuar, dote thote se ata jane ne pikepyetje te plote per te luajtur. “Do te shohim deri neser”, ka thene dje Josa, ndersa ka dhene nje sinjal me pozitiv rreth gjendjes se Bejzades, per te cilin ka thene se do te jete me grupin ne dispozicion te kesaj ndeshjeje. Nderkohe, pas perfundimit te seances stervitore te paradites, skuadra ka zhvilluar nje mbledhje me presidentin Fushaj, i cili, sic mesohet nga burime brenda stafit, pasi ka analizuar lojen e dobet ndaj Partizanit, qe i shkaktoi edhe eliminimin nga Kupa, ka kerkuar angazhim maksimal ne kampionat, duke filluar qe sot, ne ndeshjen ndaj Shkumbinit, ku do te kerkohet vetem fitorja.

Marre nga gazeta Sport Ekspres
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sun, 11 Mar 2007 , 13:58

une jo me kot kam tan kohen qe shaj presidentin
ishalla nuk dalim ne kupa europet e te na largohet qe te kena shpresa me nej tjeter per sezonin qe vjen se me valterin i thojme mirupafshm trofeve
i perjashtuar

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Mon, 12 Mar 2007 , 18:19

He, si thoni: A e kan shit apa ja?
-------------------------------------------------------------------------------------
Vllaznia "qan" humbjen, por mohon pazaret

Kuqeblutë e pranojnë se gabuan me Shkumbinin, por kurrsesi nuk pranojnë akuzat për lënie të takimit

12-03-2007 Në Shkodër, por më tepër në gjithë opinionin sportiv shqiptar, fitorja e Shkumbinit brenda në "Loro Boriçi" ndaj Vllaznisë ka qenë surprizë. Madje komentet gjithnjë e më tepër shkojnë drejt hamendësimeve se ndeshja ka pasur kompromis. Një fakt ky që kundërshtohet nga të gjithë në kampin kuqeblu. Ata që kanë folur në radhë të parë kanë qenë futbollistët e këtij ekipi, të cilëve në fakt nuk u lejohet të prononcohen publikisht. "Nuk ka se si të ketë pasur kompromis në këtë ndeshje për të ndihmuar gjoja peqinasit, kur në të vërtetë me këtë humbje ne i kemi shkaktuar probleme vetes. Kemi vënë shumë në diskutim vendin e dytë dhe po ashtu kjo humbje do të na rëndojë edhe në xhepat tanë, sepse s'do kemi premio dhe po ashtu mund të ketë edhe gjoba," janë shprehur ata. Kjo humbje ka qenë në të vërtetë e turpshme për Vllazninë. Një skuadër e cila kishte sakrifikuar jo pak për të kapur vendin e dytë dhe në momentin që e ka arritur këtë, ka prishur po vetë çdo gjë. Zemërimi është tepër i madh në lidhje me këtë humbje. Mbi të gjitha, atë është duke e vuajtur presidenti Valter Fushaj, njeriu që brenda 4 ditësh pa t'i fillojë shembja e gjithë asaj që kishte ngritur që nga fillimi i sezonit. Ai nuk ka preferuar të shprehet për mediat as pas ndeshjes dhe as dje. Kuptohet që është duke reflektuar për të ardhmen. Vetëm një ditë para ndeshjes me peqinasit i kishte paralajmëruar futbollistët e tij të mos bënin më hapa falsë, duke ua falur deri diku edhe eliminimin nga kupa. Por disfata edhe në kampionat ka qenë e papritur për gjithëkënd. Trajneri Josa në njëfarë mënyre e kishte parandier këtë gjë të keqe, teksa 24 orë para ndeshjes u shpreh me rezerva për skuadrën që ai drejton. "Vllaznia kur bën një hap të gabuar, e ka zakon të mos dalë menjëherë nga ajo situatë, por të zhytet më tej," pat thënë ai. Masat, sipas tij, u morën për të mos ndodhur ashtu, por ato nuk dhanë asnjë rezultat. Trajneri kuqeblu në të vërtetë që pas fitores me Teutën bënte thirrje për kujdes, duke thënë se në vazhdim të rrugës do të kishte edhe disfata, por kurrsesi nuk e mendonte se ajo do t'i ndodhte atëherë kur askush nuk e mendonte. "Më mirë që ndodhi tani, sepse do të kemi kohë të reflektojmë," është shprehur sërish ai pas humbjes me Shkumbinin. Josa, nga sa duket, e ka të qartë se prej lojtarëve që stërvit ka marrë maksimumin e tyre. Ata tashmë janë duke kaluar një moment të keq dhe kjo u shoqërua edhe me dy disfata brenda 4 ditësh.
Sot ndërkohë fillojnë përgatitjet për ndeshjen e radhës me Luftëtarin, një ndeshje që do të jetë "për jetë a vdekje" për të dy skuadrat. Koeficienti i vështirësisë së ndeshjeve natyrisht që do të shtohet tani e tutje dhe kuptohet qartë që Vllaznia të shtunën gaboi duke luajtur me "zjarrin".

Kuqeblutë në pritje të analizës së fortë

Në kampin shkodran askush nuk mundet të të thotë se çfarë do të ngjasë pas humbjes me Shkumbinin. Zakonisht, në rast disfatash të tilla ka mbledhje, analiza e ndëshkime, por te Vllaznia aktualisht askush nuk di gjë. Kjo sepse me skuadrën nuk ka komunikuar askush. Për rrjedhojë, të gjithë e dinë se sot pasdite ata do të jenë në stërvitje për të nisur javën e përgatitjeve me Luftëtarin, por pritet edhe ndonjë vendim i drejtuesve të klubit. Presidenti Fushaj natyrisht që nuk do ta kalojë lehtë këtë humbje, çka e largoi për momentin skuadrën edhe nga vendin i dytë. Ajo që mbetet për t'u marrë vesh është se kur do të bëhet analiza e kësaj humbjeje.

Marre nga gazeta Sporti Shqiptar
-------------------------------------------------------------------------------------
Fansat: Vllazni, rrefehu!

12 Mars Situata ne kampin kuqeblu ka marre per ters. Nuk ka mjaftuar eliminimi nga kupa dhe loja e dobet e shfaqur ne kryeqytet, perballe Partizanit ne mesjaven e kaluar, por te shtunen vjen edhe nje tjeter goditje, kete radhe per kampionat, kur Vllaznia eshte mundur brenda ne “shtepi” nga skuadra e parafundit e tabeles se klasifikimit. E gjitha kjo ka krijuar nje klime te ashper mes tifozeve shkodrane dhe kuqebluve. Ne fakt, nje gje e tille i dha shenjat e para menjehere pas ndeshjes ne “Selman Stermasi”, te merkuren e kaluar, megjithate, nje fare shprese ishte se, te pakten ne garen e kampionatit, situata do te ndryshonte. Pjese e atyre, qe besonin ne nje gje te tille, ishte edhe ai grup besnik, i cili i mbeshteti ne ndeshjen me Shkumbinin. Ne nje fare mase, ndeshja e se shtunes se kaluar, me Shkumbinin, ishte shansi me i mire, qe i vinte ne dore Vllaznise per t’u rehabilituar. Por, nuk qe e thene qe “pajtimi” ne mes tifozeve dhe skuadres te arrihej pas ketij 90﷓minuteshi. Madje, “hendeku”, ne vend qe te mbyllej, u thellua edhe me shume, aq sa tani do te duhet nje pune shume e madhe per t’u “pajtuar”.

Akuzat publike

Ndonese tashme eshte bere e modes qe, sa here nje skuader nuk arrin rezultat pozitiv, alternativa e pare eshte akuza per shitjen e ndeshjes, per hir te se vertetes, duhet pranuar se ajo, cka ofroi pasndeshja Vllaznia﷓Shkumbini, na detyron ta pasqyrojme. Madje, per te qene korrekt me lexuesin, vecanerisht me tifozet qe i shprehin keto opinione, na duhet te theksojme kembenguljen e tyre per ta paraqitur ne gazete kete shqetesim lidhur me ndeshjen e humbur ndaj Shkumbinit. Pakenaqesia, qe hera﷓heres shnderrohej ne nje revolte, eshte pare te jete po kaq e madhe edhe gjate dites se djeshme, ne sheshin qendror te qytetit, aty ku zakonisht kane vendin e tyre te perhershem ultrasit e Vllaznise. Dhe, duke qene se dje ishte e diel, numri i tyre behej edhe me i madh, teksa me ta bashkoheshin edhe qytetare te zakonshem. Tema e bisedave ishte humbja e nje dite me pare, ndaj Shkumbinit, pergjegjesine e se ciles e shikonin me teper tek abuzimi me rezultatin e ndeshjes. Dikush thoshte “u shit kaq dhe aq”, ndonje tjeter permendte skedinat, ku gjithnje sipas tyre, shenja “2” ka patur nje koeficient teper larte, madje, kishte nga ata qe lakonin edhe emra konkrete, qe, per hir te etikes se gazetes, per me teper qe asgje s’eshte zyrtare, nuk eshte e udhes te permenden. Megjithate, nuk mund te fshihet fakti qe reagimi dhe protesta, deri te akuzat publike qe behen rreth ketij problemi, ishin te pranishme gjate gjithe dites se djeshme ne qytetin verior. E pergjithshmja p`rmblidhej ne nje, qe ata e cilesonin “turp te vertete”, ate qe ndodhi te shtunen, ne stadiumin “Loro Borici”, me ate humbje poshteruese me skuadren e parafundit e tabeles se klasifikimit.

Mesazh presidentit

Kete situate te veshtire, ai qe e ndien me shume se te gjithe te tjeret esht presidenti i Vllaznise, Valter Fushaj, i cili qe prej dites kur e mori persiper kete post eshte perpjekur te beje me te miren per skuadren dhe ne pergjithesi per tere atmosferen sportive ne Shkoder. Jo pak here eshte folur per investimin e tij ne mbeshtetje te arritjes se ambicieve te Vllaznise, duke filluar qe me stafin e pare teknik, me ne krye gjermanin Shulze, apo edhe me pasuesin e tij Josa, per te vijuar me futbollistet qe afroi neskuader. Pjese e kontributit te tij eshte edhe krijimi i kushteve per rikthimin e skuadres kombetare ne “Loro Borici”. Te gjitha keto kane qene objekt i komenteve te djeshme, por kjo nuk i ka penguar t’i dergojne nje mesazh presidentit, ku i thone: “Nderhyni per te ndryshuar gjendjen, ose ne “Loro Borici” nuk do te shkele me asnje kembe tifozi!”. Gjithnje sipas tyre, i vetmi qe mund te kape situaten ne dore eshte presidenti Fushaj, i cili ka te drejten morale te kerkoje pergjegjesine maksimale te secili prej futbollisteve, pasi eshte treguar teper korrekt me ta ne aspektin financiar. “Rrijme me shprese dhe besim se presidenti Fushaj do te nderhyje sa me shpejt per ndryshimin e situates, per te qetesuar shpirtat tane te trazuar. Per ne, java qe kaloi ka qene me e zeza e ketij sezoni, kur perpos eliminimit nga Kupa rrezikohemi te largohemi edhe nga vendi i dyte ne kampionat, cka do te ishte fatale”, kane perfunduar ultrasit kuqeblu.

Marre nga gazeta Sport Ekspres
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Sun, 27 May 2007 , 12:56

Shkodra ka kaq shume topa, sa Topi nuk bie ne sy
Sunday, 27 May 2007
Shkodra ka kaq shume topa, sa Topi nuk bie ne sy.
Opinion nga Besi Bekteshi.
Kur “Vllaznia” protestonte me te drejte, lojtaret e “Tiranes” kercenin napolonin dhe hidhnin leke ne fushe, kurse vete zoti Topi gezohej. Natyrisht qe presidenti i nje klubi futbolli kandidat per president i vendit, kur sillet ne kete menyre tregon se “autokontroll-in” e tij e ka ne sherbim te mos kontrollit te moralit dhe etikes . Ketu Myftaraj i ka rene pikes dhe ne Shkoder per kete rast ne mjediset e “gojaçeve” te qytetit batuta e rradhes ishte – Tash Tirana, asht “monument kulture qe mbrohet nga shteti” duke perjashtuar Dinamon nga privilegjet e dikurshme. Ok, Tirana e ka merituar kampionatin dhe Vllaznia, vendin qe ne fund te kampionatit perfundoi.Pesha e “Vllaznise” ne Shkoder eshte jo pluraliste, sepse nuk ka shkodran qe mund te tifoje bie fjala me “Partizanin” apo me dike tjeter. Pesha e PD-se eshte gati e tille dhe kjo ka te beje me nje fare cilesie te qytetit ku rrethanat historike, politike, dhe fetare kane qene kaq shume “pluri-dimensionale” sa qe qyteti bastion ka kohe qe pluralizmin e shikon disi me dyshim, sidomos kur shikon te majten akoma me “çakshiret” e ruraleve dhe kostum-nderruesit e ish komitetit te partise qe medemek “opozitojne”. Topi ne fakt nuk ka bere asgje me shume se sa ka treguar se sa rendesi i jep “PD-ja e madhe” Shkodres qe ne te gjithe historine e pluralizmit i ka siguruar qenien ne rendesine e qendreses, kur sulmi me arme dhe ai politik rrezonte shtetin e partise se Topit, president i “Tiranes”. Ne fund te fundit Topi nuk ka bere asgje tjeter, por ka tifuar ne menyre “nje dimensionale” si te gjithe njerzit, qe po te shkojne deri te karrikja e Presidentit i Shqiperise kane ne dore qe te demostrojne se nuk mund te perfaqesojne te gjithen. Kaq asgje me shume. Ç’fare konsensuali eshte “Topi dyfish president” kjo tashme kuptohet.Por Shkodra ka kaq shume “topa” sa qe Topi nuk bie pothuaj ne sy per keq dhe nuk luan asnje rol te qenesishem, ne te themi, armiqesite me vajtje ardhje “PD-Shkoder”.
Topat e Shkodres, jane ne rrjeten e portes se saj dhe ato shikohen qarte nga te gjithe, pa pasur mundesi te kete nje portier, mbrojtje, arbiter dhe federate per te ndaluar kete sistem loje te pandershme me qytetin, qe jep maksimumin per PD-ne dhe mbledh topat ne porte.Ku ka me “top ne rrjete” se sa vegjetimi politik i perfaqesimit partiak dhe administrativ te PD-ja e Shkodres? Perjashto fuqine absolute te Topallit ne te cilen vihet re pikerisht “besimi i madh ne librat e shenjte dhe kushtetuten” te cilen ndoshta dhe e ka votuar, vegjetacioni politik i “top-it PD” ne Shkoder, ka karakter special te pa perseritshem ne Shqiperi. Ky karakter special ka edhe nje top tjeter qe eshte “paketa maxhoritare” ne duart e PD-se, e aksioneve ne PS-ne e Shkodres, per ta pasur gjithmone nje “roje ne fushen me bastan jeshil, shume te kuq brenda”.


“Top” ne veprimtari e cila “ç’lubrifikon kuzhineten” PD ne Shkoder, eshte edhe lyerja me qytetari te rrejshme te fasades ne ngrehinen e madhe demokratike, qe ne te vertete eshte teper bosh. Qytetari ne drejtim, nuk do te thote vetem origjine, por edhe personalitet dhe aq me teper “gjendje intelektuale” te individeve drejtues. Per sa i perket intelektualizmit ne drejtim dhe perfaqesim te Shkodres, kjo eshte tashme “historike” dhe duket ne gojtarine e deputeteve dhe ndonje ish qeveritari shkodran, te cilet me shume pak perjashtim “kane arra ne goje” dhe patjeter levozhga ne mend. Jane krejtesisht ne drejtim te kundert me gojtarine specifike dhe teper sinjikative te shkodranizmes e cila ironine, humorin dhe lojen me mendimin e vertete, te thene bukur, por fort, e ka ne ADN-ne e saj.
Por nje “top” qe te çon deri ne “nxjerrje te zorreve” jashte nga neveria, eshte edhe persekutimi politik individual i perdorur si mase sigurie per medemek “antikomunizmin” profan qe lejon praktika pikerisht komuniste, te ngjizura me radikalizim idiot dhe te pakuptimte. Ka shume prej ketyre te “persekutuarve” qe sidomos gjate viteve 85-90 moren nga Ramiz Alia shperblimin e “bemave” te tyre ose para ardhesve te tyre. Jane pikerisht te katapultuarit ne politiken e mbas viteve te demokracise infantile ne vitet e para, qe ne Shkoder “rrashqelojne” profilin e madh artistik, ekonomik, intelektual, religjoz, krijues dhe shpirtit te lire shkodran.
Per me teper lideri maximus i PD-se ne Tirane, i lejon qe keshtu te transformohet edhe qyteti me “exelent” ne qyteterim dhe demokraci, por edhe ne njohje ne bote dhe rajon, qe quhet Shkoder.
Ketyre “top-ave” ne fund ju shtohet edhe perdorimi i Shkodres ne politiken e marrjes
se pushtetit dhe pastaj per ti treguar pikerisht vendit nga ke pasur siguri elektorale se “po te trajtova mire, kam frike se me kercen ne qafe”.
Ne fakt ne Vlore apo diku tjeter, jo vetem socialistet, por edhe demokratet “hedhin shqelma” dhe vetem ne Shkoder, te pakenaqurit mjaftohen vetem me mos dalje ne votim. Pra ato te krijojne mundesine qe te vazhdosh ne kryeneçesine e “daljes para pasqyres se thyer, ku nuk duket qarte fytyra e deformuar ne 16-te vite”.
Ky eshte edhe “top-i” i vertete qe e mbush porten e Shkodres, duke krijuar edhe preçedentin e vetem te llojit, ne Shqiperi.
Kurse “top-i” i fundit eshte indiferentizmi qytetar shkodran, shpesh here tragjik qe justifikon edhe gafat apo fajet e PD-se, por edhe makiavelizmat me opozite sherbetore, te PS-se.
Ky indiferenatizem ka te beje me ne “fjetjen ne zheg” te qytetareve, pikerisht ne oren kur te “pergatiturit specialiste” te mbajne nje sy hapur dhe nje vesh ngrehur edhe naten, kryejne punen e tyre te shkaterrimit te vlerave qytetare shkodrane dhe zevendesimin e tyre me “ide qe mbasi kane lindur ne kokat e individeve problematike me veten, zbatohen nga individe qe kane problem me qytetin”.


http://www.infoshkodra.com/index.php?op ... Itemid=118
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sun, 27 May 2007 , 23:53

O Mondi pa ska pune ky lajm tek kja teme :lol: :lol:
Vllaznit Ultras

Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Mon, 28 May 2007 , 00:24

Admin wrote:O Mondi pa ska pune ky lajm tek kja teme :lol: :lol:
jam natru naqe. nese mundesh shqine atje ku duhet lol
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 28 May 2007 , 13:20

Gjana qe nodhin por i denim i vogel duhet ktu se skena vu ka here.Simas ligjit te ri e ka ne dore admini kyt muhabet! :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Tue, 29 May 2007 , 00:28

Flm per nderin qe paskam me dhane denim :D :lol:

Kam pa qe mondi shkrun shpesh Tirona ne vend se me shkru Tirana, apa Partizoni ne vend se me shkru Partizani :D
Kshu qe denimi asht qe me i shkru tamam me "a" dhe ja me "o" :wink:
Vllaznit Ultras

Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Tue, 29 May 2007 , 01:16

une denimin po i maj se nuk jane vetem kta qe po thoni ju, por jan ma shum.

per tiranen skam qef per me m'dhan denim, se nuk me bahet me ja than emrin e vertet.

mandej ju duhet qe te ma ulni pak denimit. se kam ba edhe pun te mire ita kohet e fundit tuj votu.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Post Reply