Kategoria e Pare

Diskutoni rreth ecurise , rezultateve , etj. të Kampionatit Shqiptar

Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919

Post Reply
vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 04 Apr 2006 , 13:37

Ada - Butrinti 2-0

Ada: Dërvishi, Shytani, Bori, Isufi, Pjetrani, Kurti (Çobaj 65'), Bishja (Pjetri 46'), Palaj (Matia 59'), Kraja, Nika, Selmani. Trajner: V.Plumbini
Butrinti: Lani, Batha, Iljadhi (Myrtaj 66'), Muço, Apuari, Palaj, Lushaj (Danga 64'), Dorti, Alushi, Emenalo, A.Gurma (Merhori 27').
Trajner: M.Gurma
Shënues: Isufaj 1', Nika 18' (11-m)
Gjyqtarë: L.Jemini (Tiranë), V.Guranjaku (Elbasan), D.Koreshi (Lushnjë)
Kartonë të verdhë: A.Gurma, Lani

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 04 Apr 2006 , 13:37

Besëlidhja Turbina 0-0

Besëlidhja: Gjoka, Toma, Shazivari, Zenuni, Malota, Përloshi, Alb.Bruka, Pjetrushi, Gruda (Marku 64'), Rodhe, Abdurahman (Alt. Bruka 70'). Trajner: P.Haxhia
Turbina: Osmani, Sekseri, E.Metani, Shala, Mehmetaj, Roshi, Albrahimi, Çekrezi (M.Metani 75'), Spaho (Seferi 80'), Arifaj, Basriu (Bello 90'). Trajner: L.Metani
Gjyqtarë: E.Dobi (Durrës), E.Doda, B.Mesi (Tiranë)
Kartonë të verdhë: Zenuni, Pjetrushi, Malota, Albrahimi, Arifaj, Basriu, M.Metani

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 28 Apr 2006 , 13:33

Cungu: Ada do ta mundë Tepelenën

Barazimi i marrë në ndeshjen e fundit ndaj Laçit është konsideruar si fitore në kampin velipojak, ngaqë është arritur në transfertë, për më tepër ndaj një rivali direkt. Por tashmë kjo pikë e marrë është harruar dhe futbollistët dhe drejtuesit e Adës janë përqendruar te ndeshja e radhës me Tepelenën, një tjetër kundërshtar i drejtpërdrejtë në luftën për mbijetesë. Për rrjedhojë, për Adën nuk ka asnjë alternativë tjetër, përveç fitores. Këtë e pranon edhe vetë trajneri i saj, Armando Cungu, i cili dje për "Sportin shqiptar" do të shprehej: "Ky është një tjetër takim shumë i vështirë për ne, të cilin e kemi vlerësuar në maksimum dhe shpresoj ta kalojmë me sukses. Për të pretenduar qëndrimin në kategorinë e parë, nuk ka asnjë alternativë tjetër përveçse për të lënë poshtë në renditje Laçin apo Tepelenën. Shpresat i kemi të mëdha, prandaj shpresoj t'ia dalim mbanë, ngaqë vetë skuadra në këto ndeshjet e fundit ka luajtur shumë e mobilizuar." Trajneri Cungu për dy javë nuk do të jetë në drejtimin e skuadrës, pasi të shtunën, për disa arsye familjare, do të të udhëtojë drejt Italisë. Megjithatë, ish futbollisti i njohur i Vllaznisë, nuk ndihet shumë i shqetësuar, pasi e lë Adën në duart e sigurta të kolegut të tij, Plumbini. "Më vjen shumë keq që në ndeshjen me Tepelenën dhe me Tomorin nuk do të jem në krye të skuadrës, sepse do të jem në Itali, por mendoj se Ada është në duart e sigurta të kolegut Plumbini. Shpresoj shumë që pas kthimit tim nga Italia, ta gjej Adën të shpëtuar nga rënia prej kategorisë," ka shtuar më tej trajneri Cungu. Për ndeshjen e nesërme velipojakët nuk do të kenë të gatshëm mesfushorin Kraja të skualifikuar. Gjithsesi, velipojakët kanë në plan ta lënë vendin e parafundit të renditjes pas ndeshjes së nesërme me Tepelenën.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 31 May 2006 , 13:53

Dedja-Metani, kandidatët për stolin e Laçit

Dorëheqja e imponuar e trajnerit Sinan Bardhi po kalohet në heshtje nga drejtuesit e klubit të Laçit. Kështu, emri i trajnerit që do të vijë në krye të Laçit për të zënë vendin e Bardhit mbahet sekret nga ana e tyre. Por burime të sigurta pranë klubit të futbollit kurbinas bëjnë të ditur se kandidatët kryesorë për zëvendësuesin e Bardhit janë ata trajnerë që kanë drejtuar më parë Laçin. Bëhet fjalë për dy ish-trajnerët e Laçit, Hysen Dedja dhe Luan Metani. Hysen Dedja, në kampionatin që sapo përfundoi ka drejtuar ekipin shkodran, ndërkohë që përvoja e tij është mjaft e madhe. Ai e njeh mirë ambientin në ekipin e Laçit, edhe pse e drejtoi pak muaj, pikërisht në kohën kur Laçi ishte pjesë e superligës. Largimi i Hysen Dedjes nga Laçi erdhi fill pas largimit të lojtarëve titullare dhe largimit të presidentit të atëhershëm të Laçit, Agim Myrto. Ky i fundit, ndonëse nuk ka sponsorizuar në dy vitet e fundit, është akoma president i këtij ekipi, në bazë të dokumentacionit. Hysen Dedja ka drejtuar shumë skuadra të kampionatit shqiptar dhe ka arritur të jetë i suksesshëm me disa prej tyre. Ndërsa kandidati tjetër, kryeqytetasi Luan Metani, e ka drejtuar ekipin e Laçit në periudhën më kritike. Ai erdhi vullnetarisht për të drejtuar ekipin kurbinas kur u përfshi nga kriza në superligë, por asnjëherë nuk gjeti mbështetjen e drejtuesve aktualë të bashkisë së qytetit, të cilët nuk e kanë paguar për punën që ka bërë. Divergjencat me ish-drejtuesit e ekipit u vunë re vazhdimisht dhe bënë që Metani të jepte dorëheqjen. Vitin e fundit ai ka drejtuar ekipin e Turbinës, një ekip i cili në këtë kampionat nuk e njohu kompromisin deri në fund. Nën drejtimin e Metanit Turbina pati rezultate të mira dhe njohu një rritje cilësore në lojë. Megjithatë, këto janë vetëm kandidatura, kështu që gjithçka do të qartësohet nën ditët në vazhdim në lidhje me trajnerin e ri të Laçit. Pasi të vendoset për trajnerin e ri, drejtuesit e ekipit do të vazhdojnë me përzgjedhjen e lojtarëve që do të përfaqësojnë Laçin në sezonin e ardhshëm.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 14 Jun 2006 , 13:26

Uldedaj, ai qe do te shpenzoje nje “thes” me para
Presidenti i skuadres lezhjane, 45 vjecari Agustin Uldedaj, edhe pse i pakenaqur me rezultatet e skuadres se tij gjate sezonit te kaluar, eshte i vendosur per te ndryshuar fizionomine e Beselidhjes. Shume shpejt ai do te realizoje projektin per rinovimin e stafit teknik dhe te skuadres. Vec lezhjaneve te shperndare ne skuadra te tjera, te cilet, sipas tij, do te behen “prone” e skuadres meme, ne shenjester jane vene dhe 4 5 futbolliste, kryesisht te Turbines se Cerrikut. Ka shume te ngjare qe vec tyre te skuadra veriore te transferohet edhe tekniku i tyre, Luan Metani.

Sa i kenaqur eshte Uldedaj me ate qe arriti skuadra?

Per te qene i sakte dhe i sinqerte, ne menyre te prere, them se nuk jam aspak i kenaqur. Ne riskuam seriozisht qendrimin ne kategorine e pare, perkunder kujdesit dhe masave qe morem, sidomos ne fazen e dyte. Mendoj se futbollisteve u jane krijuar te gjitha kushtet per rezultate te tjera, teksa ata nuk i kane justifikuar as ne loje dhe as ne fundkampionat. Gjykoj se perberja e skuadres dhe mungesa e disa futbollisteve ne reparte te ndryshme kane qene shkaqet kryesore te paraqitjes se dobet te skuadres. Duke qene keshtu, per sezonin e ri duhet ta fillojme nga e para.

Me kete ju doni te thoni se do te ndryshoje perberja e Beselidhjes?

Natyrisht. Kemi objektiva te tjera, qe Beselidhja e vitit te kaluar nuk mund t’i arrije.

Ju pohuat se do ta filloni nga e para. Konkretisht, nga do ta filloni?

Ne e quajme si “gurin e themelit” gjetjen e stafit teknik. Projektet tona tashme kane filluar ose, me sakte, jemi ne perfundim te bisedimeve me trajnere qe i vleresojme per pervojen dhe kontributet e tyre. Nuk kam pse ta fsheh faktin qe jemi te fokusuar ne tre kandidatura: Vasil Bici, Hysen Dedja e Luan Metani jane preferencat tona dhe shpresoj qe me njerin prej tyre do te biem dakord. Cilidoqofte prej tyre do te ndihmohet nga zevendesi qe eshte ish futbollisti i njohur lezhjan, Myfail Zhejani, i cili me pervojen e tij do te jete i vlefshem. Njeherazi me stafin do te fiksohet edhe perberja e skuadres. Lezhjanet qe kane luajtur ne Kruje, si: Ivanaj, Smajli e Dushku, si dhe Grizha e Prela, jane ne krye te listes. Gjithashtu edhe nigerianin Udeke do ta rikthejme ne Lezhe.

A mendoni se keta futbolliste qe permendet, do te plotesojne nevojat e gjithe reparteve?

Jam i bindur se jo. Futbollistet qe permenda me lart, mendoj se do te afrojne ne skuader cdo trajner qe te vije ne krye te saj. Nga ana tjeter, trajneri i ekipit, qe do te percaktohet shume shpejt, do te beje plotesimet e nevojshme per skuadren. Nga ana jone nuk do te mungojne rekomandimet per te plotesuar kerkesat e Osmanit, Basriut, Shales e ndonje tjetri, qe jane te gatshem qe te veshin fanellen e Beselidhjes.

Nga keto qe pohuat deri tani, asgje nuk eshte konkrete dhe e sigurt. A nuk eshte disi vone nese lind nevoja per alternativa te tjera?

Mendoj se jemi ne kohen e duhur. Periudha 20 24 qershor, do te jete afati limit per te zgjidhur gjithcka. Me 25 qershor skuadra do te filloje stervitjen, thuajse e kompletuar. Me vone mund te bejme edhe ndonje plotesim te nevojshem.

Si dhe ku eshte menduar te pergatitet skuadra?

Per kete mund te flas me saktesi. Fazes pergatitore do t’i kushtojme nje vemendje te madhe. Menjehere pas riorganizimit te punes, skuadra do te pergatitet jashte vendit. Ne Turqi, Maqedoni apo Mal te Zi skuadra do te akomodohet ne ambiente te pershtatshme perreth 20 dite. Besoj se kaq kohe eshte e mjaftueshme per te vazhduar me pas pergatitjet ne ambientet sportive dhe natyrore te Lezhes. Jemi pergatitur per te perballuar shpenzime te tilla. Kemi deklaruar se do te jemi sponsore te vetem te Beselidhjes, pa perjashtuar bashkine e qytetit, qe me resurset e veta do te kontribuoje.



MARASH CALI

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 03 Aug 2006 , 13:24

Skuadra velipojake eshte shperbere
Velipoje 13 maji i ketij viti, date kur luajten ndeshjet e javes se fundit te kampionatit kombetar te kategorise se pare, ka qene nje dite e gezuar per velipojaket e Ades. Ne “Loro Borici” te Shkodres, duke mundur 2 1 kampionet e Flamurtarit te Vlores, velipojaket siguruan mbijetesen ne Kategorine e Pare. Festa ne Velipoje vazhdoi per disa dite, ndersa fansat ishin me entuziaste se kurre. Por sot, plot 77 dite nga 13 maji, gjithsesi i harruar, skuadres velipojake nuk i gjendet asnje “gjurme”. Per “Sport Ekspres” kemi kontaktuar me nje nga donatoret e saj, Lazer Matian. “Kam mbyllur gjithcka me Aden”, thote ai permes linjes telefonike. “Sponsorizimi im dhe i kolegut Alfred Pjetri ka qene vetem per sezonin e kaluar dhe jemi krenare qe e mbajtem skuadren ne kategorine e pare. Prej 13 majit me kete skuader nuk na lidh me asgje”, perfundoi Matia. Ne perpjekje per te komunikuar me tekniket e Ades, Armando Cungu dhe Viktor Plumbini, nuk kemi bere gje tjeter, vecse kemi humbur kohe ne kerkim te nje pronocimi, qe gjithsesi nuk mund te vinte prej tyre. E njejta gje edhe me pushtetaret vendore te komunes se Velipojes. Duket se Ada, pas asaj finaleje te mrekullueshme te fundit te sezonit te kaluar, teksa fitoi tri ndeshje rresht dhe siguroi mbijetesen ne Kategorine e Pare, eshte tretur si sheqeri ne uje. Asnje gjurme dhe asnje shenje e saj. Disa nga futbollistet e saj, ne keto 77 dite, pergjithesisht te nxehta, jane pare plazheve, bulevardeve te Shkodres, por jo ne ambientet e kompleksit sportiv “Zmijani”, duke u stervitur. Te tjere kane ndryshuar “fole”. Velipojaku Etrit Nika, golashenuesi me i mire per sezonin e kaluar ne Kategorine e Pare me plot 15 gola, (po kaq shenoi dhe nigeriani Madu Dikson i Flamurtarit te Vlores) eshte “rekrutuar e vene nen arme” nga presidenti i Burrelit, Murat Koliqi, te cilit i ka premtuar nje “thes” me gola. Dhe Nika ka treguar se i mban premtimet. Bashke me te edhe Valmir Kurti, nje nga pikat kyce te Ades sezonin e kaluar, qe ndoshta do te jete i tille edhe per Burrelin. Nje sulmues tjeter i Ades, Selmani, se bashku me Pjetranin e Shytanin, ben cdo dite, rrugen Velipoje Shkoder e kthim. Keta jane “atashuar” tek Vllaznia, kane kaluar testet dhe tashme jane pjese e kontigjentit shkodran. Kesisoj, e ardhmja e Ades eshte me se e zymte. Skuadra aktualisht eshte e shperbere. I ka mbetur vetem emri. Nuk i duket asnje gjurme. Por kane mbetur edhe 52 dite nga fillimi i sezonit te ri. Mbase Ada, ashtu “rrokapjekthi”, grumbullohet ben ndonje dite stervitje dhe e nis aventuren me 25 shtator, dite kur luhen ndeshjet e javes se pare te kampionatit kombetar te Kategorise se Pare.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 06 Sep 2006 , 13:17

Sabah Bizi, trajneri i ri i Adës

Më në fund, kanë filluar lëvizjet në kampin velipojak. Ada është riorganizuar, falë dashamirësisë së njeriut që ka bërë dhe vazhdon të bëjë aq shumë për këtë skuadër, Alfred Pjetrit. Në fund të sezonit të kaluar, ai dhe donatori tjetër i kësaj skuadre, Lazër Matia, dhanë dorëheqjen, natyrisht për t'u hapur rrugën donatorëve të tjerë. Megjithatë, deri në ditët e para të shtatorit asgjë nuk ka lëvizur dhe, në këto kushte, presidenti Pjetri është detyruar të marrë përsipër edhe një herë tjetër sponsorizimin e Adës. Kuptohet, ai është në pritje të donatorëve të tjerë, por deri në këto momente nuk ka asgjë për t'u veçuar. Në të vërtetë, zëra të ndryshëm bënin të ditur se firma të ndryshme të fuqishme kishin shfaqur interes për të sponsorizuar Adën, por thuhej se Pjetri nuk lëshonte rrugë. Megjithatë, dje ai ka sqaruar të gjithë opinionin, duke thënë: "Unë nuk jam bërë dhe as nuk do të bëhem pengesë për askënd, nëse dëshiron të vijë dhe të sponsorizojë për Adën. Megjithëse pata dhënë dorëheqjen, e ndieva për detyrë të kthehesha dhe të merrja përsipër drejtimin e këtij klubi, duke qenë se pjesëmarrja e tij në kampionatin e sivjetëm ishte në pikëpyetje. Megjithatë, jam gati t'i hap rrugë kujtdo që shfaq interes për të marrë përsipër sponsorizimin e kësaj skuadre, ashtu siç jam gati të bashkëpunoj me secilin prej tyre." Ndërkohë janë kryer edhe lëvizjet e para të presidentit Pjetri, i cili ka caktuar menjëherë trajnerin e ri të skuadrës. Ai është një figurë shumë e njohur në futbollin shqiptar, pkërisht Sabah Bizi. Ish futbollisti i madh i Vllaznisë e ka filluar punën me ekipin, duke zhvilluar nga dy seanca në ditë, ndërkohë që skuadra gradualisht ka ardhur duke u plotësuar. Kështu, përveç kontigjentit aktual të lojtarëve, po bashkëpunohet edhe me ekipin e Vllaznisë, për të huazuar disa lojtarë prej saj. Nga ana tjetër, është zgjidhur edhe problemi i fushës, ku do t'i luajë ndeshjet ekipi i Adës. Do të jetë stadiumi i qytetit të Burrelit ai që do të presë velipojakët për ndeshjet e këtij sezoni. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë presidenti Pjetri, i cila u shpreh: "Do të luajmë në Burrel dhe për këtë jemi marrë vesh me drejtuesit e këtij klubi. Natyrisht, është pak larg, megjithatë nuk mendoj se do jetë shumë problem ky fakt. Ekipi do të bëjë më të mirën e tij për të qëndruar sërish në kategorinë e parë."

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Tue, 03 Oct 2006 , 21:46

Sabah Bizi jep dorëheqjen, Ylber Zani e zëvendëson

Humbjet e njëpasnjëshme dhe për më tepër pasiguria për ndryshimin e gjendjes, e kanë detyruar trajnerin e Adës, të mirënjohurin Sabah Bizi, të japë dorëheqjen. Vendimi i tij ka qenë i prerë dhe, me gjithë këmbënguljen e presidentit Pjetri për t'i ndërruar mendjen, ish lojtari i madh i Vllaznisë është larguar. Vendin e tij do ta zërë Ylber Zani, i cili vitin e kaluar ishte drejtori teknik i këtij ekipë. Në intervistën e mëposhtme, Sabah Bizi shprehet kështu për "Sportin shqiptar":
Zoti Bizi, pse po largoheni nga drejtimi i Adës?
Dhashë dorëheqjen, sepse e pashë të arsyeshme se një veprim i tillë ishte më i miri për mua. Nuk mund të vazhdoja të punoja më në një situatë të tillë, kur Ada ishte larg atij ekipi që pretendoja unë. Presidenti Pjetri më mirëkuptoi në kërkesën time, prandaj vendosa ta ndërpres bashkëpunimin, por vetëm me ekipin e të rriturve, pasi do të vazhdoj detyrën e trajnerit të të rinjve pranë këtij klubi.
Mos ndoshta jeni i nxituar në këtë vendim?
Jo, nuk mendoj se jam nxituar, sepse jam menduar mirë për këtë gjë. Kur e mora këtë detyrë, u nisa nga fakti se Shkodrës i duhej një ekip në kategorinë e parë. Perspektiva ishte shumë e mirë dhe prandaj kisha në plan të bëjë diçka serioze, por gjatë rrugës e pashë se vështirësitë janë më të mëdha nga sa i mendova.
Arsyeja kryesore e largimit tuaj ka pasur të bëjë me 4 humbjet e pësuara nga Ada në këto 4 javë kampionat?
Më tepër se humbjet, më bëri të marr këtë vendim fakti që duke vazhduar punën me këtë skuadër, e shihja shumë të vështirë ndryshimin e situatës. Dhe për një njeri me emër të madh në futboll, e keni të qartë se kjo do të ishte një minus i madh. Prandaj, për të qenë më realist, vendosa të largohem dhe t'i hap rrugën dikujt tjetër, që mbase bën më shumë se unë.
Largoheni pas një humbjeje të thellë në Laç. Këtu u mbush "kupa" për të vendosur më pas për dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës?
Edhe kjo natyrisht që është një arsye. Nuk shkonte që të pranoja humbje të tilla, sepse nuk jam mësuar me të tilla gjëra në karrierën time, prandaj e pashë më të arsyeshme të largohesha. Megjithatë, dua të falënderoj presidentin Pjetri për përkushtimin e madh që tregon gjithnjë për këtë skuadër. Ai do të vazhdojë të mbetet miku im. Po të kishte edhe njerëz të tjerë që të ishin kaq të përkushtuar sa ai, me siguri që Shkodra nuk do të krenohej vetëm me Vllazninë, por edhe me Adën.
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 04 Oct 2006 , 13:37

Duhen lojtar me ba ekipin ne kategori te pare,ska qa i ban Sabah Bizi me dite se asht me tri krena. :lol:

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Wed, 04 Oct 2006 , 19:11

une kisha thane qe vllaznia duhet me e ndihmu aden(vllaznia me ndihmu vedin ne rradhe te pare)se hjynah afa ka me perfundu si mas ma keq kete sezon e hajde ktheje ma ne lige te pare
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 05 Oct 2006 , 12:20

Nuk jam i sigurt por o Veleçikun o Aden Vllaznia e ka ndihmu tuj i dhane do lojtar te ri.Manej si the edhe ti naqe ne rradhe te pare te ndihmojme vedin se njata lojtar te ri po na qojne perpara. :lol:

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Thu, 05 Oct 2006 , 16:54

vllaznia1919 wrote:Nuk jam i sigurt por o Veleçikun o Aden Vllaznia e ka ndihmu tuj i dhane do lojtar te ri.Manej si the edhe ti naqe ne rradhe te pare te ndihmojme vedin se njata lojtar te ri po na qojne perpara. :lol:
Po Vllaznia aktualisht nuk pa ka mbi popullim te rinjsh qe me i cu sa ktej e sa andej.
Shum prej lojtareve te rinj qe bajne pjese tek Vllaznia jane tu lujt edhe me U19 e Vllaznise.
Masandej mas te harrojme se kategoria e dyte asht bajagi e rand per futbollistat edhe lozin te tan fort.
Gjynah qe kta te rinj me rreziku ndoj kambe :(
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 06 Oct 2006 , 15:14

Asht edhe eksperience naqe.Manej ata qe kalojne moshen duhet me i qu dikun se pa lujt nuk munden me i lane.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 16 Oct 2006 , 18:31

Grupi 1:
Rezultatet e ndeshjeve të djeshme
Veleçiku - Egnatia 4-2
Korabi - Iliria 1-2
Olimpik T. - Cakrani 1-0
Përparimi - Dajti 1-0
Tërbuni - Çlirimi 0-0
Naftëtari - Albpetroli 2-1

Renditja
1.Veleçiku 3 1 0 0 4-2
2.Iliria 3 1 0 0 2-1
3.Naftëtari 3 1 0 0 2-1
4.Olimpik T. 3 1 0 0 1-0
5.Përparimi 3 1 0 0 1-0
6.Çlirimi 1 0 1 0 0-0
7.Tërbuni 1 0 1 0 0-0
8.Albpetroli 0 0 0 1 1-2
9.Korabi 0 0 0 1 1-2
10.Cakrani 0 0 0 1 0-1
11.Dajti 0 0 0 1 0-1
12.Egnatia 0 0 0 1 2-4

Ndeshjet e javës së ardhshme
Veleçiku - Korabi
Iliria - Olimpik T.
Cakrani - Përparimi
Dajti - Tërbuni
Çlirimi - Naftëtari
Egnatia - Albpetroli

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 16 Oct 2006 , 18:32

Veleçiku, një start i mirë i kampionatit
Veleçiku Egnatia 4 2
Veleçiku: Legata, A.Hysa, Hoxha, Kuka, Muka, Hasaj, Popaj (D.Hysa 65') Bushataj, Tatica (Bushati 77'), Kurti (Duli 62'), Ramekaj. Trajner: S.Pepa.
Egnatia: Hoxha, Spahiu, Il.Tosku, Tomori, Kurti, Gusha (Guri 46'), Gasa (Ar.Tosku), Au.Tosku, Lo.Tosku (Aliaj 62'), Jella, Skënderi. Trajner: S.Gosa.
Shënues: Kurti 15', Il.Tosku 25' (autogol), Hasa 58', 77', Guri 89' (11-m), Skënderi 60'
Gjyqtarë: E.Pepa (Tiranë), D.Agaraj (Durrës), R.Avdo (Vlorë)
Karton i verdhë: Hoxha

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 06 Dec 2006 , 14:47

Mustafa: Ada do te mbijetoje
Ada, ne mbyllje te fazes se pare, e ka fituar me rezultatin 2 1 takimin me Gramshin, qe u zhvillua ne stadiumin “Beselidhja” te Lezhes. Fitorja e arritur ne ndeshjen e fundit te fazes se pare ka lene nje shije te mire tek futbollistet dhe stafi teknik i bregdetareve velipojake. Goli i fitores u realizua drejtpersedrejti nga nje goditje kendi nga sulmuesi 19 vjecar, Ervan Mustafa, i cili ne nje interviste per “Sport Ekspres” thekson se edhe kete edicion skuadra velpojake,do te mbijetoje ne kategorine e pare.

Eri, u aktivizuat ne pjesen e dyte dhe goli juaj i dha fitoren dhe trepikeshin e cmuar ekipit.

Ne pjesen e pare, ndaj gramshioteve, skuadra nuk ishte ne nivelin e duhur. Me te filluar pjesa e dyte, u ndeshkuam pas nje gabimi foshnjarak te portierit tone. Pas disavantazhit, trajneri yne, Ylber Zani, hodhi ne fushe forca te fresketa, nder ta edhe mua ne vijen e pare te sulmit, ku them se qeshe me teper fat, pasi shume shpejt barazuam rezultatin me ane te Goges, qe veproi me zgjuarsi ne nje “lemsh te ngaterruar” ne zonen e rreptesise se gramshioteve. Nderkaq, ne 10 minutat e fundit te ndeshjes ushtruam presion ne porten kundershtare dhe arritem te realizojme edhe golin e fitores.

Keni shenuar nje gol te rralle drejtperdrejt nga nje goditje kendi. Ishte merite juaja apo nje gabim i portierit kundershtar?

Vec gabimit te portierit te Gramshit, them se goli ishte dhe per meriten time, pasi une gjuajta fort e direkt ne drejtim te portes dhe, mbase, e gjeta te papergatitur portierin kundershtar.

Me ardhjen e teknikut Zani, loja e ekipit ka ardhur ne rritje. Si e shpjegoni kete?

Per mendimin tim, trajneri yne eshte i pergatitur dhe teper kerkues. Ardhja e tij ne krye te ekipit natyrisht qe ka sjelle nje tjeter mentalitet te ne. Trajneri Zani kryen nje stervitje me ngarkese te larte; ai ka futur ne grupin tone koncepte te reja per menyren e te luajturit dhe nje disipline per ta pasur zili. Me ardhjen e trajnerit te ri, rezultatet tona kane qene gjithmone ne rritje.

Si e vleresoni lojen e ekipit tuaj ne mbyllje te fazes se pare, teksa keni arritur te lini pas ne renditje ekipet e Bilishtit dhe Beratit?

Ne te vertete, jemi ne fund te tabeles se klasifikimit, por kemi treguar se luajme futboll dhe respektojme kampionatin. Por besoj se edhe ju e dini faktin se te gjitha ndeshjet i kemi zhvilluar ne transferte. Rezultatet pozitive, ne vazhdimesi, kur i luan te gjitha ndeshjet jashte, do te mungojne, por, per mendimin tim, skuadra, duke dhene maksimumin e mundshem,ka arritur te lere pas ne renditje dy ekipe me mjaft ze ne futbollin shqiptar. Une kam besim se edhe ne fazen e dyte, duke dhene me te miren ne futbollistet, Ada do te arrije te mbijetoje ne kategorine e pare.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 26 Feb 2007 , 14:17

Skënderbeu Ada 4 0
Skënderbeu: Ametlli, Drabaj, Larti, Tiko (Frashëri 79'), Vieros, Romanishin (Rapo 69'), Aniuita, Ngjela (Toçuku 46'), Hashani, Çajku, Çipi. Trajner: J.Kaçi.
Ada: Dervishi (Legata 85'), Su.Kaloshi, Aleti (Rexhaj 56'), Teluka, Goga, Pepa (Vishi 67'), Çobaj, Brahushi, Sa.Kaloshi, Gjetaj, Miloku. Trajner: Y.Zani.
Shënues: Ngjela 26', Tiko 32', Miloku 40' (aut), Çipi 52'
Gjyqtarë: S.Disha (Memaliaj), P.Goxhaj (Gjirokastër), E.Bodeci (Elbasan)

Katër gola, dy shtylla dhe shumë raste të tjera për shënim tregojnë qartë se ndeshja Skënderbeu-Ada ka pasur vetëm një histori. Gjithçka është zhvilluar nën diktatin e korçarëve, që me fitoren 4-0, duke përfituar dhe nga barazimi i Besëlidhjes në Tepelenë, janë ngjitur përsëri në vendin e parë. Skënderbeu ka sulmuar gjatë gjithë kohës, ndërsa miqtë nga Velipoja, megjithëse menduan vetëm të mbroheshin, nuk i shmangën dot 4 golat. Para minutës së 26-të, kur Ngjela zhbllokoi rezultatin, duhet përmendur një shtyllë e Tikos, një tjetër rast i tij dhe rastet e humbura nga Aniuita dhe Çajku. Ngjela u tregua i zgjuar, duke e kaluar topin mbi portierin Dervishi, dhe shënoi golin e parë, ndërsa 5 minuta më pas, kapiteni Tiko befasoi portierin mik, kur pas një roveshate të bukur brenda zonës dyfishoi rezultatin. Ishte vërtet një eurogol ai i Tikos. Pesë minuta para përfundimit të pjesës së parë, miqtë shënuan në portën e tyre, duke e mbyllur ndeshjen. Pas krosit të Çajkut, Miloku e dërgoi topin në rrjetë. Për t'u përmendur është fakti se gjyqtari Disha e përfundoi pjesën e parë 5 minuta para, sepse pësoi një tërheqje. Pjesa e dytë ishte më e qetë, pasi korçarët lëshuan pak terren. Toçuku i futur në lojë në fillim të kësaj pjese, për pak sa nuk shënoi golin e 4-t, por atë që nuk e bëri afrikani, e bëri i riu Çipi në minutën e 52 të. Deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit mund të përmendet një shtyllë e goditur nga korçarët, me anë të ukrainasit Sergei Romanishin. Të gjithë lojtarët e Skënderbeut kanë qenë në një ditë të mirë dje, pavarësisht faktit se luanin përballë një Ade pa pretendime. Me fitoren e djeshme Skënderbeu ka nxjerrë në njëfarë mënyre "dufin" e humbjes në Shijak. Korçarët kanë bërë menjëherë autokritikë, duke u kthyer në vendin e parë, por tani e presin dy transferta shumë të vështira, Lezha dhe Laçi, që do të jenë vendimtare.

Deklaruan
Jani Kaçi, trajner i Skënderbeut: "Ishte një ndeshje e lehtë dhe mund të them se duhet të kishim shënuar më shumë gola. Pjesa e parë ishte me e mirë, pasi shënuam 3 gola. Luajtëm në sulm gjatë gjithë kohës dhe e merituam fitoren. Tani duhet të mendojmë për dy transfertat e vështira që na presin në Lezhë dhe në Laç. Nëse luajmë si sot e në vazhdim, do të arrijmë rezultate pozitive në këto dy ndeshje vendimtare."
Ylber Zani, trajner i Adës: "E kishim vlerësuar ndeshjen, por humbëm me shifra të thella. U dënuam shpejt nga goli i parë dhe për pasojë pësuam dhe 3 të tjerë. Jam i kënaqur me pjesën e dytë. Të mos harrojmë se kishim shumë mungesa. Mungonin thuajse të gjithë futbollistët e repartit të mbrojtjes. Skënderbeu ishte një ekip mjaft i mirë dhe e meritoi fitoren.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 26 Feb 2007 , 14:18

Tepelena Besëlidhja 0 0
Tepelena: Goxhaj, Ruçi, Kasneci, Çaushi, Gaba, Zhupa, Bilaj, Kaci, Rustemi, Xhafa (Tata 87'), Allamani (Done 71'). Trajner: I.Selimi.
Besëlidhja: Miço, Prela, Lika, Shala, Malota, Arbri, Toma, Smajli, Bruka (Pjetrushi 90'), Ceno (Kruja 80'), Basriu (Gega 57').
Trajner: M.Zhejani.
Gjyqtarë: K.Meta (Tiranë), E.Jorgji (Elbasan), I.Ziraj (Kuçovë)
Karton i verdhë: Ruçi

Një interesim të jashtëzakonshëm ka pasur dje për takimin Tepelena Besëlidhja. Vendësit luanin përballë skuadrës kryesuese të kategorisë së parë dhe ishin mjaft të mobilizuar. Ata e filluan mjaft mirë lojën, me synimin e qartë për të fituar, por pavarësisht volumit të madh që kryen, nuk mund të merrnin më shumë se një pikë. Të udhëhequr nga lideri Gaba, tepelenasit rrezikuan disa herë, por pa mundur të shënonin. Sinjalin e parë e dha Gaba në minutën e
2-të, kur goditi fort, por priti portieri Miço. Ndërsa miqtë u kundërpërgjigjën me pak minuta më pas me Cenon, por edhe ata pa rezultat. Gjatë pjesës së parë, loja u zhvillua në gjysmëfushën e lezhjanëve, të cilët, me në krye portierin Miço, i thyen sulmet e tepelenasve. Midis rasteve të pjesës së parë vlen të përmendet ai i minutës së 41-të, kur Gaba ekzekutoi një goditje dënimi nga një distancë e largët, por portieri Miço kreu një pritje spektakolare, duke e dërguar topin në korne. Pjesa e dytë nisi më mirë për miqtë, që rrezikuan me Smajlin, por Goxhaj reagoi mirë. Me kalimin e minutave loja u bë mjaft tërheqëse, sepse të dyja skuadrat kërkonin t'i vidhnin fitoren njëra tjetrës. Tepelenasit krijuan disa raste me Gabën, Donen dhe Xhafën, të cilët nuk mundën të finalizonin saktë. Meritë për këtë kishte mbrojtja e Besëlidhjes, me në krye Shalën dhe portierin Miço. Lezhjanët e rrezikuan më pak portën kundërshtare. Në rastin e minutës së 55-të, Goxhaj e shpëtoi ekipin e tij nga një gol i sigurt, duke frenuar sulmuesin elbasanas të Besëlidhjes, Cenon. Ky takim tepër luftarak u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërkohë që gjithçka ishte e qetë deri në vërshëllimën përfundimtare të kryesorit Meta. Kështu, lezhjanët janë frenuar në kalanë tepelenase, duke këmbyer vendin me Skënderbeun. Ndërsa tepelenasit treguan përsëri se janë kockë e fortë për çdo ekip. Vlen të përmendet dhe qëndrimi tepër korrekt i forcave të rendit, që kishin marrë masa mjaft të mira për mbarëvajtjen e këtij takimi.

Deklaruan
Fatmir Kasneci, zv.trajner i Tepelenës: "Kemi zhvilluar një takim të shkëlqyer dhe i falënderoj djemtë për shpirtin e garës. Barazimi ka vlera, sepse u arrit ndaj kryesuesve."
Nefail Zhejani, trajner i Besëlidhjes: "Kishim ardhur për fitore në Tepelenë, por gjetëm një ekip të mobilizuar, që luajti me dëshirë. Marrja e një pike na gëzon, pasi javën tjetër presim Skënderbeun në Lezhë, që do të jetë një finale e parakohshme. Ndeshja u zhvillua normalisht para një spektatori të mrekullueshëm dhe objektiv."

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 26 Feb 2007 , 14:22

Poz Skuadra Ndeshje F B H SH P F B H SH P F B H SH P +/- Pike
1. Skenderbeu 15 11 3 1 29 11 7 2 0 17 5 4 1 1 12 6 +18 36
2. Beslidhja 16 10 4 2 30 8 5 2 0 15 3 5 2 2 15 5 +22 34
3. Turbina 15 9 2 4 14 10 8 1 0 12 2 1 1 4 2 8 +4 29
4. Lushnja 16 8 3 5 22 12 7 0 0 18 2 1 3 5 4 10 +10 27
5. Laci 15 7 4 4 23 13 7 1 0 19 4 0 3 4 4 9 +10 25
6. Erzeni 16 7 3 6 25 20 5 1 2 14 5 2 2 4 11 15 +5 24
7. Sopoti 16 6 3 7 19 19 5 1 2 11 6 1 2 5 8 13 0 21
8. Burreli 10 6 2 2 8 5 4 1 0 5 1 2 1 2 3 4 +3 20
9. Tepelena 16 5 3 8 15 16 4 3 1 10 3 1 0 7 5 13 -1 18
10. Gramshi 16 6 0 10 14 20 5 0 2 11 6 1 0 8 3 14 -6 18
11. Pogradeci 15 5 0 10 15 21 5 0 3 12 6 0 0 7 3 15 -6 15
12. BilishtSport 15 4 2 9 11 26 4 1 3 10 14 0 1 6 1 12 -15 14
13. Ada 15 3 2 10 10 36 2 2 3 7 14 1 0 7 3 22 -26 11
14. Tomorri 16 3 1 12 11 29 3 1 3 8 6 0 0 9 3 23 -18 10

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Mon, 26 Feb 2007 , 16:22

kam frike se ada sdo i rezistojne kesaj lige
i perjashtuar

Post Reply