Merkato

Diskutoni rreth ecurise , rezultateve , etj. të Kampionatit Shqiptar

Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Merkato

Post by vllaznia1919 » Mon, 30 May 2005 , 14:07

Artim Shaqiri, surpriza e parë verdheblu

Kapiteni dhe sulmuesi i kombëtares maqedonase, Artim Shaqiri, mund të quhet blerja e parë e Elbasanit pas përfundimit të kampionatit. Presidenti Arben Laze ka qenë mbrëmë me futbollistin shqiptar në Elbasan dhe gjithçka paraprakisht është rënë dakord që sulmuesi i njohur i përfaqësueses maqedonase të luajë për ngjyrat verdheblu. Kontrata do të firmoset më 15 qershor, datë kur do të organizohet edhe festa për suksesin e ekipit të Elbasanit, ku presidenti Laze do të zbulojë të tjerë emra cilësorë. Në fakt, "dashuria" mes Elbasanit dhe Artim Shaqirit ka nisur që verën e kaluar, por ai preferoi që edhe një vit të luajë në Angli me skuadrën e Uest Bromuiçit (ËBA) në Premier Ligë, megjithëse sezonin që sapo përfundoi është aktivizuar shumë pak. Shaqiri është mjaft i njohur në kampionatin anglez, pasi ka ndërruar disa ekipe, por ai mbahet mend për dy gjëra. Ai kujtohet për zënkën e bujshme me David Bekamin në ndeshjen me kombëtaren e Anglisë në Shkup dhe për golat fantastikë që ka shënuar në Angli, kur Maqedonia arriti një barazim historik me përfaqësuesen që drejtohej nga Erikson. Pra, Shaqiri është një lojtar me bagazh dhe mjaft i njohur në arenën ndërkombëtare dhe eksperienca e tij mund ta ndihmojë shumë ekipin e Elbasanit, si në paraqitjen në Kupën UEFA, ashtu edhe në edicionin e ardhshëm në kampionatin shqiptar, ku sërish Elbasani shkon me pretendime. Verdheblutë kanë vuajtur disi në repartin e sulmit, por ardhja e talentit Shaqiri mund të përforcojë këtë repart dhe t'i japë një dorë më shumë. Nëse një lojtar cilësor largohet, një tjetër vjen te verdheblutë. Si duket, presidenca elbasanase nuk ka aspak ndër mend të ndalë atë hov që këtij ekipi. Të shohim se çfarë surprizash të tjera do të na sjellë në ditët e ardhshme kjo presidencë, pasi gjasat janë që Elbasani të jetë sërish ndër të parët, të paktën duke u nisur nga deklarata e Arben Lazes.

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Post by vvvllaznia » Thu, 02 Jun 2005 , 21:17

Me shum mundesi KaçI mund te rikthehet vllaznis.shpresojm :D

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Thu, 02 Jun 2005 , 22:09

ishalla po na kthehen edhe te bajm nje ekip te forte.
VLLAZNIA PER GJITHMON

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 21 Jul 2005 , 13:50

Daniel Xhafa firmos për zvicerianët e Njushatelit

Daniel Xhafa ka nënshkruar për ekipin e kategorisë së parë në Zvicër, Njushatel Xamax. Ka qenë vetë presidenti i klubit të Teutës, Edmond Hasanbeliu, i cili ka konfirmuar se sulmuesi vlonjat i Teutës ka nënshkruar ditën e mërkurë për ekipin zvicerian.
Daniel Xhafa ka fluturuar me avion ditën e martë në drejtim të Zvicrës dhe ditën e mërkurë ka firmosur për ekipin zvicerian një kontratë 1-vjeçare, e cila e shkëput përfundimisht nga Teuta dhe kampionati shqiptar i futbollit. Sipas Hasanbelliut, nga ana e tij, i është kërkuar klubit zvicerian që ta lejojë Daniel Xhafën të luajë në ndeshjen e kthimit të kupës UEFA ndaj ekipit të Shiroki Brijegut dhe për këtë është marrë përgjigje pozitive. Klubi zvicerian e ka mirëkuptuar këtë kërkesë, por gjithçka në lidhje me aktivizimin e Daniel Xhafës me Teutën në ndeshjen e kthimit do të duket në ditët në vijim. Për kalimin e tij tek ekipi zvicerian Xhafa ka patur edhe dashamirësinë e presidentit Hasanbelliu, i cili duke vlerësuar kontributin dhe korrektesën që ky futbollist ka treguar te Teuta. Numri një i klubit durrsak ka vendosur që jo vetëm të mos i shkaktojë ndonjë pengesë futbollistit, por ta ndihmojë atë në synimin për të luajtur në një ekip të standaretve të larta. Hasanbelliu nuk ka bërë të ditur se cila është vlera monetare me të cilën Daniel Xhafa ka kaluar te klubi zvicerian, por ka konfirmuar faktin se futbollisti vlonjat në sezonin e ri nuk do të jetë pjesë e Teutës. "Largimi i Daniel Xhafës do të jetë një minus për Teutën, duke patur parasysh formën e këtij futbollisti dhe aftësitë e tij në vijën sulmuese, ku ai ka qenë faktor determinant," - shprehet Hasanbelliu, i cili ka konfirmuar se kishte ardhur momenti që Daniel Xhafa të luante në një ekip profesionist, gjë që do t'i shërbente dhe karrierës së tij si futbollist.
Eshtë për t'u evidentuar fakti se Daniel Xhafa u bashkua me ekipin e Teutës dy vjet më parë, pasi u largua nga ekipi i Dinamos. Futbollisti realizoi dy sezone të shkëlqyera me Teutën, në një kohë që deri në javën e fundit të kampionatit ishte golashënuesi më i mirë i tij. Pasi kishte fituar një kampionat me Dinamon, Daniel Xhafa arriti që të fitonte edhe kupën e Shqipërisë me ekipin e Teutës, duke qenë i lakmuar nga disa ekipe për ta bërë "pronë" të tyre. Emri më i përfolur për kalimin e Daniel Xhafës ishte Tirana, por çdo gjë ka marrë një rrjedhë tjetër pas turit të parë të kupës UEFA. Burime jo zyrtare bëjnë të ditur se përfaqësues të ekipit të Xamaxit kanë qenë prezent në ndeshjen që Daniel Xhafa ka zhvilluar më 14 korrik në Durrës, ku ata kanë parë me sytë e tyre formën e shkëlqyer që ka aktualisht ky futbollist. Po kështu stafi i Xamaxit ka parë edhe kasetat me golat e Daniel Xhafës në kampionatin e fundit, duke u bindur përfundimisht për aftësitë e këtij futbollisti. Vetë Daniel Xhafa një muaj më parë kishte deklaruar se synonte të kalonte në një ekip të huaj, por nuk donte të bënte publik këtë fakt.
Në ekipin e Njushatelit Xhafa do të gjejë edhe shoqërinë e Ansi Agollit, i cili para pak kohësh ka firmosur po për këtë ekip. Atëherë nuk mbetet gjë tjetër, veçse të shohim çdo të japin këta dy futbollistë të talentuar shqiptarë në kampionatin zviceran, i cili duhet thënë se ka nisur të shtunën e kaluar.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 17 Aug 2005 , 11:37

K.Duro-Sina, goditjet e bluve në merkato?

Klodian Duro dhe Elvis Sina mund të jenë dy goditjet e bluve në merkaton e verës. Të dy futbollistët e kombëtares, të cilët janë të gatshëm për miqësoren e sotme me Azerbajxhanin, pritet të hyjnë në bisedime me drejtuesit blu për të ardhur në skuadër. Klodian Duro aktualisht është pa skuadër, pas lënies të lirë nga ekipi i Arminias dhe gjatë kësaj jave pritet të vendosë në lidhje me të ardhmen e tij. Nëse nuk firmos me ndonjë prej skuadrave të Bundesligës, mesfushori është shprehur se do të kthehet në shtëpi, çka do të thotë se mund të jetë pjesë përbërëse e ndonjë ekipi shqiptar. Duke parë këtë situatë, të parët që kanë filluar lëvizjet kanë qenë drejtuesit dinamovitë, të cilët më shumë se kurrë e kanë të nevojshme praninë e një mesfushori lider, që ka kërkuar me ngulm trajneri Bonaçiç. Klodian Duro do të ishte ideali në këtë pozicion, duke parë mosardhjen e Marinjos dhe Gajes. Mësohet se presidenti Sulaj, para dy ditësh, ka pasur një kontakt telefonik me Klodian Duron, me të cilin është folur në përgjithësi, ndërkohë që nesër pritet që atij t'i bëhet një ofertë zyrtare, e cila mendohet të kapë shifrën e 100 mijë dollarëve. Bosi i bluve do të bënte marrëzira për ta pasur këtë lojtar klasi në skuadër, sepse në këtë mënyrë do të mbylleshin të gjitha problemet e Dinamos, e cila sivjet synon titullin kampion dhe Kupën e Shqipërisë. Nëse Klodian Duro vjen në skuadër, me shumë mundësi së bashku me të do të jetë edhe i vëllai, Alberti. Dy javë më parë ai bëri vetëm dy seanca stërvitore, por më pas u largua si i panevojshëm nga trajneri kroat. Gjithsesi, këto çështje do të zgjidhen menjëherë sapo Duro të mbyllë gjithçka në Bundesligë dhe të pranojë të rikthehet në kampionatin shqiptar, ku më parë ka provuar të veshë fanellat e Tiranës, Partizanit, Vllaznisë dhe Elbasanit. Për sa i takon ardhjes së Elvis Sinës, mësohet se 26-vjeçari ka probleme me drejtuesit e ekipit dhe në këtë mënyrë do të preferonte të largohej nga Tirana me parametra zero. Mbrojtësi i krahut do t'u bënte shumë punë bluve, sepse u jep frymëmarrje sulmeve në linjën e djathtë, kur dihet se krahu i majtë është i blinduar nga Ahmataj, Alikaj, Ballço dhe ndoshta Eskudero. Nëse Dinamo realizon këto dy goditje në merkato, trajneri Bonaçiç do të kishte në dispozicion një superskuadër, që e kanë ëndërruar të gjithë tifozët dinamovitë, por edhe vetë presidenti Besnik Sulaj.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 17 Aug 2005 , 11:40

Memelli, te Skënderbeu sezonin e ri

Pogradecari Migen Memelli do të jetë pjesë e Skënderbeut në sezonin e ri futbollistik. Vetë lojtari në fjalë e ka mbajtur fjalën e thënë para disa javësh, teksa kishte deklaruar që do të kalonte në Korçë, ndërkohë që drejtuesit korçarë kanë mbajtur premtimin, duke sjellë te Skënderbeu një futbollist me kaq vlera, siç është Migen Memelli. Prej disa ditësh Memelli është duke u stërvitur te Skënderbeu, ndërkohë që ka marrë pjesë me bluzën kuqebardhë edhe në miqësoren e djeshme që ekipi zhvilloi përballë kampionëve të Tiranës. Me paraqitjen e Memellit në Korçë, edhe reparti i sulmit tashmë është përforcuar ashtu siç duhet me dyshen sulmuese Memelli Arbri. Migen Memelli ka luajtur për disa vite me ekipin e Skënderbeut dhe kishte shprehur dëshirën që, pas kthimit të ekipit korçar në superligë, të ishte pjesë e këtij ekipi dhe e mbajti premtimin. Edhe pse nuk ka firmosur ende kontratën e re me ekipin, ai ka biseduar me drejtuesit korçarë dhe ka rënë dakord me të gjitha kushtet dhe tashmë do të jetë pjesë e korçarëve në sezonin e ri. Me paraqitjet e deritanishme që ka bërë me skuadrën Memelli është lojtari më i përshtatshëm që mund të luajë përkrah Arbrit dhe është zgjidhja e duhur për ekipin e Skënderbeut në sezonin e ri. Pogradecari njihet për aftësitë e tij mjaft të mira para portës kundërshtare dhe në këtë mënyrë ka marrë edhe miratimin e trajnerin Mirel Josa, që ka shfaqur dëshirën e tij që ta ketë këtë lojtar në dispozicion. Madje edhe në një ndeshje miqësore përballë Flamurtarit Memelli ka arritur të shënojë edhe një gol. Pra me këtë ardhje sulmi i Skënderbeut është kompletuar dhe sëbashku me kamerunasin Roxher në qendër të mesfushës, janë "arma" më e fortë e Skënderbeut deri tani, duke premtuar një paraqitje dinjitoze të Skënderbeut në superligë. Ende problem vazhdon të jetë prapavija e Skënderbeut, ku Josa ka kërkuar që të ketë edhe lojtarë të tjerë në repartin e mbrojtjes. Në këtë repart prej ditësh Josa ka arritur të reshtojë edhe Licin, madje me dëshirën e këtij të fundit, që deri diku ka treguar se di ta bëjë këtë rol të ri. Sidoqoftë, pritet që në ditët e ardhshme Josa të ketë në përbërje edhe përforcime të tjera në mbrojtje, ku më i përfoluri vazhdon të jetë Gabriel Samuel Auia, që ka luajtur me Sllogën e Maqedonisë, i cili ka mbërritur disa javë më parë në Korçë dhe është pëlqyer nga drejtuesit.

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Wed, 11 Jul 2007 , 18:55

BESA:
Sulmuesi Herbi Fortunat ka firmosur per nje vit me kavajsit nga te cilet do perfitoje 70 mije euro.

forri
Kuqeblu Perjet
Kuqeblu Perjet
Posts: 859
Joined: Mon, 19 Sep 2005 , 11:37
Skuadra: Ça pyetje?!!!!!
Location: Tiranë
Contact:

Post by forri » Wed, 11 Jul 2007 , 20:49

vllaznia1919 wrote:Memelli, te Skënderbeu sezonin e ri

Ende problem vazhdon të jetë prapavija e Skënderbeut, ku Josa ka kërkuar që të ketë edhe lojtarë të tjerë në repartin e mbrojtjes. Në këtë repart prej ditësh Josa ka arritur të reshtojë edhe Licin, madje me dëshirën e këtij të fundit, që deri diku ka treguar se di ta bëjë këtë rol të ri. Sidoqoftë, pritet që në ditët e ardhshme Josa të ketë në përbërje edhe përforcime të tjera në mbrojtje, ku më i përfoluri vazhdon të jetë Gabriel Samuel Auia, që ka luajtur me Sllogën e Maqedonisë, i cili ka mbërritur disa javë më parë në Korçë dhe është pëlqyer nga drejtuesit.
Pse,a ka ikë Josa tek Skënderbeu a?!! :shock:
Para VLLAZNIA!

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Wed, 11 Jul 2007 , 22:49

Forri, duhet me kene ma vigjilent :D :lol: , aj postim asht i vjeter :wink: :D
Josa te Vllaznia asht e ska ku me shku:D
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 12 Jul 2007 , 01:14

Pse ma forr re mren me kamt e tuja.Meqe po insiston kaj birre tanve per me na fresku se kishte kohe pa denime. :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

forri
Kuqeblu Perjet
Kuqeblu Perjet
Posts: 859
Joined: Mon, 19 Sep 2005 , 11:37
Skuadra: Ça pyetje?!!!!!
Location: Tiranë
Contact:

Post by forri » Thu, 12 Jul 2007 , 21:34

vllaznia1919 wrote:Pse ma forr re mren me kamt e tuja.Meqe po insiston kaj birre tanve per me na fresku se kishte kohe pa denime. :lol: :lol: :lol: :lol:
Hë pra,më kishin tepru da lek e thash ku po i çoj.....ku po i çoj..?!!!!!
dhe ja ku doli! :lol: :lol:
Para VLLAZNIA!

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Thu, 12 Jul 2007 , 22:12

Forri:
shpenzimet per gjys se edhe mu me kan gati per denim te pakten ta bajm nje mramje me vler :lol: :lol: :lol: .

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 13 Jul 2007 , 00:29

Uffff sa jane ktu qe kam me kontribu per mramjen. :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

PARTIZANI
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 945
Joined: Fri, 18 May 2007 , 16:25
Location: ITALIA
Contact:

Post by PARTIZANI » Fri, 13 Jul 2007 , 09:27

une them se duhen bere nje e nga nje ne menyre qe pjesmarresit te kenaqen sa me shume :D
FORCA DEMAT E KUQImage

Altin
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 271
Joined: Sat, 01 Mar 2008 , 16:38

Post by Altin » Wed, 28 May 2008 , 14:40

ELVIN BEQIRI eshte shum pran PARTIZANIT.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 28 May 2008 , 15:09

E lexova edhe un kyt lajm.Ishalla si ka dale truni Elvinit!
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Altin
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 271
Joined: Sat, 01 Mar 2008 , 16:38

Post by Altin » Wed, 28 May 2008 , 15:29

vllaznia1919 wrote:E lexova edhe un kyt lajm.Ishalla si ka dale truni Elvinit!
PSE i ka dal truni Elvinit :?: :?: :?: :lol: :lol: :lol: :lol:

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 28 May 2008 , 15:46

Un e njof personalisht dhe e di se qa asht Vllaznia per te!
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Wed, 28 May 2008 , 16:56

sma merr mendja se e ban at pune
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Mon, 30 Jun 2008 , 19:15

Admir Teli nënshkruan me Alkin në Qipro

Futbollisti shkodran Admir Teli është lojtari i dytë shqiptar që nënshkruan për skuadrën qipriote Alki Larnaka, pas ish-portierit të Tiranës, Isli Hidi. “Teli nënshkroi një kontratë dyvjeçare me Alkin”, - tha menaxheri shqiptar i FIFA-s, Sokol Haxhiaj. “Lojtari do të përfitojë 200 mijë euro neto, si dhe do të ketë një makinë në përdorim nga klubi”. Teli më parë ka lujtur me Vllazninë, si dhe ka qenë thirrur në disa grumbullime të Kombëtares shqiptare.

KOLONI SHQIPTARE

Teli është futbollisti i pestë shqiptar që do të luajë këtë sezon në Superligën qipriote. Te kampionia e Qipros, Anorthosis Famaguasta, aktivizohet prej disa vitesh portieri i Kombëtares shqiptare, kosovari Arjan Beqaj. Mesfushori i majtë Altin Haxhi mbron qysh nga viti i kaluar ngjyrat e Ael Limasolit, ndërkohë që në merkaton e kësaj vere (po me ndihmën e menaxherit Haxhiaj), nënshkruan dy futbollistët e tjerë të Kombëtares, mesfushori Klodian Duro (Omonia) e portieri Isli Hidi (Alki).

Post Reply