Talentet e se ardhmes

Diskutoni rreth ecurise , rezultateve , etj. të Kampionatit Shqiptar

Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919

Ks-Besa
Antar
Antar
Posts: 39
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 09:00
Contact:

Talentet e se ardhmes

Post by Ks-Besa » Mon, 25 Apr 2005 , 10:02

Dihet qe qytetet me tradite ne futboll kane prodhuar dhe vazhdojne te prodhojne gjithmone talentet e futbollit shqiptar qe me vone aktivizohen me ekipin kombetar
Kam kureshtje te di talentet e Vllaznise sot qe keshtu te kem nje lloj ideje per te ardhmen e lojtareve ne fjale , potencialit qe kane apo thjesht karakteristiken e lojes qe luajne

Ne te njejten kohe , po jap ketu listen e talenteve te Beses (disa nuk jane me ekipin) te cilet kane potencial sic e permenda dhe ndoshta mund ti shihni ne te ardhmen me ekipin kombetar

Ks-Besa
Antar
Antar
Posts: 39
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 09:00
Contact:

Post by Ks-Besa » Mon, 25 Apr 2005 , 10:10

Portier - Taulant Guma (portier me kombetaret e moshave)

Mbrojtes - Andi Lila (mbrojtes me kombetaret e moshave dhe per ca kohe me shpresat)

Mesfushor - Bekim Kuli (Mesfushor me Lushnjen , ka luajtur me te rinjte e Galatasarait dhe tani aktivizohet me Shpresat)

Sulmues - Parid Xhihani (Sulmues aktual me Dinamon dhe 2 vitet e fundit me Shpresat ku ka shenuar 7 gola)

Sulmues - Klodjan Bajaziti (Sulmues aktual me Besen dhe per ca kohe me Shpresat )


Ervis Xhihani , (vellai i Parid Xhihanit) sulmues me kombetaren e moshave gjithashtu.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 25 Apr 2005 , 15:19

Sukaj dhe Egerçi te Vllaznise dhe Mile i Lushnjes.

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Mon, 25 Apr 2005 , 15:23

taman Sukaj sa asht 17 apo 18 vjeç edhe ka ba nji gol
VLLAZNIA PER GJITHMON

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 26 Apr 2005 , 13:40

Sukaj asht datelindje 1987,kurse Egerçi 1984.

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Thu, 28 Apr 2005 , 19:50

Boll te ri qenkan te dy :D :D :D
VLLAZNIA PER GJITHMON

kuqeblu4ever
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 429
Joined: Mon, 29 Nov 2004 , 18:43

Post by kuqeblu4ever » Sun, 13 Nov 2005 , 00:30

talenti ma i fundit Gilman Lika 17 vjec sivjet luan per here te pare me Vllaznine. Ishalla e ka jeten e gjate te Vllaznia

lene se jena fabrike futbolli :wink:
VLLAZNIA, BAYERN MÜNCHEN, BARCELONA

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 13 Nov 2005 , 17:59

Asht edhe nji portjer i te rive te Vllaznise qe tesh nuk po me kujtohet emri.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sun, 13 Nov 2005 , 19:15

vllaznia1919 wrote:Asht edhe nji portjer i te rive te Vllaznise qe tesh nuk po me kujtohet emri.
Portjeri i trete i Vllaznise asht aj qe thu ti naqe e ka emrin Olti Bishani edhe asht 17 vjec nqs nuk gabohem . Ka lujt gjithmon me moshat e Komtares , ne vere asht grumbullu edhe me Shpresat kunder Kazakistanit !!!
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 14 Nov 2005 , 14:30

Njaj duhet te jete sezban naqe,se mu emri nuk me kujtohet.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 27 Dec 2005 , 22:09

Menaxherët, "gjahtarët" e talenteve

Në listën e FIFA s të menaxherëve të licencuar të futbollit janë edhe 12 shqiptarë, që veprojnë në vende të ndryshme të Europës, ku shumë prej tyre kanë ndikuar në nivelin që kanë arritur futbollistët kuqezi në "tregun" evropian.
Ndër menaxherët e parë shqiptarë që i kishte licencuar FIFA ka qenë edhe i ndjeri Hasan Kadria. Gjatë viteve '90, duke parë nevojën për të ndihmuar futbollistët shqiptarë, të cilët po largoheshin nga Shqipëria në mënyrë të pakontrolluar, Kadria ka bërë lëvizjet e para të futbollistëve shqiptarë drejt kampionatit zviceran, slloven, grek, bullgar dhe atij turk.
Nga menaxherët me "letra", menaxheri nga Podujeva, Elver Raça, thotë se për shtatë vjet ka arritur në 78 transferime të futbollistëve. "Nga transferimet e huaja, - thotë Raça, - më i rëndësishmi ka qenë ai i norvegjezit Rune Lange, derisa ndër shqiptarët vlerësoj transferimin e Igli Tares nga Kaizerslautern në Breshia dhe depërtimin e Erion Bogdanit nga Zagrebi te Rexhina. Futbollistët shqiptarë e kanë arritur një nivel të kënaqshëm dhe tani ata mund të shiten më lehtë se sa vite më parë". Sipas tij, treg interesant aktualisht është duke u shndërruar Rusia, Ukraina dhe Koreja. Megjithatë, ai ankohet se ka shumë probleme edhe në këtë punë, duke mos anashkaluar edhe vlerësimet për kolegët. "Problemi më i madh është se shumë po merren me këtë punë dhe midis tyre ka njerëz që i mashtrojnë lojtarët me përqindje të larta, që janë në kundërshtim me ligjet e FIFA s. Nga kolegët, mendoj se Fali Ramadani, i cili punon në Gjermani, është larg të tjerëve".
Shqiptarja Brixhilda Skendo, e cila jeton në Gjermani dhe ka licensën e menaxheres, ka pasur punë me ekipe të njohura. Ajo ka transferuar te Reali i Madridit futbollistin Flacio Konceiçaon nga Brazili.
Nusret Jashari është me prejardhje nga Gostivari, por jeton në Sarajevë prej vitesh. Ai thotë ka arritur deri në 15 transferime deri më tani. Pasi ka ndjekur një ndeshje në kampionatin e Shqipërisë, Jashari ka mbetur i befasuar me cilësinë e ofruar. "Ndoqa ndeshjen Dinamo Tirana. Thënë të vërtetën, mbeta i befasuar me kualitetin e futbollistëve shqiptarë dhe mund të them lirisht se futbolli shqiptar është shumë më para atij të Bosnjës",- të thotë njeriu që ka transferuar boshnjakun Berberoviç te Bayer Leverkusen dhe Muslimoviçin te Udinese e pastaj Mesina.
Menaxheri Nexhmedin Haxhiu vitin e kaluar transferoi futbollistët kosovarë Armend Dallku, Debatik Curri, Kushtrim Mushica dhe Ismet Munishi në Ukrainë. Në Slloveni është i licencuar edhe Marcel Kaçinari, i cili së fundi ka transferuar Ilievin në Mesina dhe një tjetër të ri slloven te Interi i Milanos.
Megjithatë nuk janë vetëm menaxherët e licencuar ata që bëjnë transferimin e futbollistëve. Shembulli i Fali Ramadanit flet më së miri. Ish menaxheri i Ervin Skelës, ka qenë menaxher edhe i disa futbollistëve të njohur.

Menaxherët shqiptarë të licensuar në FIFA
Neat Dauti (Shqipëri)
Gëzim Mançe (Shqipëri)
Sokol Murati (Shqipëri)
Xhelil Musa (Shqipëri)
Arben Rakipi (Shqipëri)
Rudi Vata (Shqipëri)
Elver Raça Kroaci)
Brixhilda Skendo (Gjermani)
Nexhmedin Haxhiu (Slloveni)
Marcel Kaçinari (Slloveni)
Nysret Jashari (Bosnjë-Hercegovinë)
Muamet Ramadani (Maqedoni)

Menaxherët italianët, "kampionët" e FIFA-s
Ndër menaxherët e licencuar në FIFA, liderë janë italianët. Ata kryesojnë listën me 308 menaxherë të licencuar, të ndjekur nga anglezët me 285 dhe spanjollët me 283 menaxherë të licencuar. Nga vendet ballkanike dallon Sërbi-Mali i Zi me 68 menaxherë, pastaj Bosnje-Hercegovina me 52 dhe Kroacia me 34 menaxherë me licenca të FIFA së.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 27 Dec 2005 , 22:11

Talentet shqiptare kërkohen në Europë
Futbolli shqiptar po rritet dita ditës dhe këtë e vërteton më së miri edhe fakti që mjaft ekipe të huaja, kryesisht europiane, kanë në përbërje të tyre futbollistë nga vendi ynë. Shqiptarët që me hapjen e kufijve provuan që të luanin në ato vende që më parë thjesht i ëndërronin që t`i shihnin, por pjesa më e madhe e tyre nuk ja dolën që të afirmoheshin dhe kështu u detyruan që të ktheheshin në atdhe, ose të gjenin skuadra të niveleve më të ulta, kryesisht në Europën Lindore. Megjithatë, vitet e fundit është vënë re një fenomen mjaft pozitiv, pasi mjaft lojtarë më pashaportë shqiptare kanë firmosur për ekipe që luajnë në kampionatet më prestigjioze në arenën botërore të futbollit, si në Itali, Gjermani, Francë, Belgjikë, Suedi, Angli, etj.Të gjithë titullarët e ekipit përfaqësues kanë vite që luajnë në këto kampionate, duke bërë që futbolli shqiptar të njihet dhe të respektohet kudo. Në këtë kontekst, ata kanë shtruar rrugën edhe për ata futbollistë të talentuar shqiptarë, që sot janë në fillesat e karrierës së tyre. Trajneri aktual i ekipit kuqezi, Hans Peter Brigel, e ka bërë të qartë se futbollistët shqiptarë që aspirojnë të veshin fanellën e ekipit kombëtar, duhet patjetër që të luajnë jashtë Shqipërisë. Kjo sepse kushtet që ofron sot për sot Superliga, nuk janë të mjaftueshme për futbollistët, për t`ju mundësuar atyre rritjen dhe afirmimin. Gjermani ka luajtur rolin e menaxherit për 2-3 lojtarë që i përzgjodhi personalisht në “zboret” që ka bërë këto vite, ku mjafton të përmendim rastet e Armend Dallkut dhe Edmond Kapllanit. Të dy këta futbollistë firmosën për ekipe europiane dhe kjo ju siguroi atyre një vend në ekipin kombëtar. Kësisoj, është bërë e qartë për të gjithë se të luash jashtë kufijve të vendit është një kusht për t`u rritur në aspektin profesional, por edhe për të fituar një vend në ekipin përfaqësues. Një tjetër rast për tu përmendur është edhe ai i Ansi Agollit, i cili u largua nga Tirana për tek skuadra e Ksamaks në Zvicër. Aktivizimi i tij në ligën e parë zvicerane, ishte një tregues i mjaftueshëm për stafin kuqezi për formën e lojatarit, kështu që thirrjet në ndeshjet zyrtare nuk munguan në asnjë rast. Duke parë këto shembuj, futbollistët që premtojnë dhe që momentalisht janë duke u aktivizuar me ekipet e Superligës, mendojnë veç për një gjë, kalimin në ndonjë kampionat të huaj. Është fakt që kontratat me klubet europiane janë mjaft të dëshiruara nga futbollistët në mbarë botën, sepse edhe aspekti financiar i tyre është i konsiderueshëm. Gjatë vitit 2005, u fol për disa kalime të futbollistëve tanë në drejtim të vendeve europiane, por më pas nuk ndodhi asgjë. Megjithatë, shumë lojtarë shqiptarë, kanë pranuar publikisht se kanë hyrë në bisedime me mjaft klube europiane, të cilat kërkojnë që të kenë shërbimet e tyre. Lista e futbollistëve që mund të kalojnë në ndonjërin prej kampionateve të sipërpërmendura gjatë vitit që vjen është e gjatë dhe në të bëjnë pjesë futbollistë kryesisht prej ekipeve që janë duke udhëhequr tabelën e klasifikimit. Lojtarët e Elbasanit, Tiranës dhe Dinamos zënë përqindjen më të madhe ndër këto emra të lakuar. Kështu, Hamdi Salihi, pas eksperiencës në Greqi, pritet që vitin e ardhshëm të marrë ndonjë ofertë. Lojtari ka pranuar se menaxheri i tij ka kontakte të vazhdueshme me disa skuadra, por kjo gjë mbetet që të ndodhë vetëm në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm, duke qenë se aktualisht ai po mban peshën kryesore në sulmin bardheblu. Tek Elbasani është kthyer Tofik Osmani, i cili provoi një eksperiencë deri diku të suksesshme në Ukrainë. Korçari nuk po gjen hapësirat e nevojshme tek skuadra e Ilir Dajës, ndërkohë që në adresë të tij flitet se kanë ardhur disa oferta. I pyetur për këtë fakt, vetë lojtari i ka pranuar ato që thuhen për të, por është shprehur se mund të lëvizë vetëm gjatë merkatos, sepse momentalisht është nën kontratë me Elbasanin. Atij do ti pëlqente një eksperiencë në ndonjë prej kampionateve prestigjioze të Europës, si ai italian, gjerman, francez, apo anglez. Ndërkohë, flitet se në tratativa për të kaluar jashtë kufijve të vendit janë edhe i rikthyeri tek Tirana, Klodian Duro, apo futbollistët e tjerë të talentuar Ervin Bulku, Xhafa, Gjergji Muzaka, Dorian Bylykbashi, Endrit Vrapi, e ndonjë tjetër. Në rast se ata arrijnë që të kalojnë drejt këtyre skuadrave, tek të cilat sigurisht që do të gjejnë një mjedis shumë herë më profesionist, mund të themi pa frikë se dera e ekipit kombëtar për ta do të jetë e hapur. Ne si redaksi ju urojmë fat atyre përgjatë vitit 2006, duke pranuar hapur se padyshim që do të kishim dëshirë që numri i legjionarëve tanë në Europë të rritej, për të bërë që futbolli ynë të merrte sa më shumë nga eksperienca europiane dhe njëkohësisht të përmirësohej ende imazhi i Shqipërisë.

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Sat, 29 Dec 2007 , 16:21

Nje talent Shqipetar ne katigorin B TE Greqis.
behet fjale per Shkodrani 17 vjecar Dionis Celaj qe aktivizohet ne katigorin e dyte te greqis me skuadren e Junikos Nikias.
17 vjecari kerkohet nga skuadra e liges se pare Qipriote APOEL.
nje mundesi e mire per shpresat e Shqiperis per ta afruan ne gjirin e saj.
Lojtari Shkodran shpreh kenaqesin te aktivizohet me shpresat e shqiperis
duke refuzuar oferten e shpresave greke.

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Sat, 29 Dec 2007 , 17:24

Qarri-Hoxha, dy talente shqiptarë te Interi

Andrea Qarri dhe Fabio Hoxha janë dy talentet shqiptare që po stërviten me klubin kampion të Italisë, Interin. Lajmin e jep gazeta prestigjioze sportive “Panorama Sport”. Qarri është duke marrë pjesë me Interin në Kampionatin e 12-të Ndërkombëtar që po zhvillohet në Spanjë nga data 28-29 dhjetor.

QARRI

Duke kërkuar më shumë të dhëna për talentet zbuluam se 13-vjeçari Qarri (datëlindja 16 tetor 1994) aktivizohet në rolin e portierit me skuadrën Inter U-13 (Esordenti). Lajmi në faqen e Interit . Qarri stërvitet nga trajneri Masimo Giuriola dhe merr pjesë me ekipin e Interit në Kampionatin e 12-të Ndërkombëtar të rinjve të, që po zhvillohet nga data 28-29 dhjetor në Spanjë në lokalitetin Tias të provincës Lanzarote.

Në këtë minikampionat, sipas gazetës sportive spanjolle “As”, marrin pjesë përveç Interit, edhe skuadrat homologe të Realit të Madridit, Barcelonës, Valencias, Espanjolit, Atletikos së Madridit, Espanjolit, Betis, Sevilja, Vilarealit (kampione në fuqi), Benfikës, Borusias së Dortmudit dhe përfaqësusja e Kamerunit U-13, të ndara këto në tre grupe. Ekipi i Interit ndodhet në grupin A së bashku me Barcelonën, Espanjolin dhe Vilarealin. Interi humbi ndeshjen e parë me Vilarealin 2-1 (takim i luajtur, më 28 dhjetor), ndërkohë që barazoi 0-0 me Barcelonën dhe fitoi 2-1 me Espanjolin. Interi siguroi kalimin në çerekfinale ku do të ndeshet sot me Atletikon e Madridit.

HOXHA

Fabio Hoxha (datëlindja 7 maj 1993) luan si sulmues me Giovanissimi Nazionali për zikaltërit, dhe sipas faqes zyrtare të Interit, inter.it, shqiptari është thirrur nga Federata Shqiptare e Futbollit për të marrë pjesë në testimet e Shqipëria U-17 në Tiranë, nga data 7-9 janar 2008.

Ja dhe lajmi në faqen e Interit. Fabio Hoxha më parë është aktivizuar me të ekipet e moshave të Piacencës, përpara se të transferohej te Interi.

TË TJERËT

Me të skuadrën U-17 të Milanit luan mbrojtësi shqiptar Andi Corri, ndërsa te Sampdoria U-17 aktivizohet portieri Deljan Bregasi dhe te Roma, Xhino Sejdo.



Skedat

ANDREA QARRI

Datëlindja: 16.10.1994

Kombësia: Shqiptare

Pozicioni: Portier

Skuadra: Inter U-13 (Esordenti)



FABIO HOXHA

Datëlindja: 07.05.1993

Kombësia: Shqiptare

Pozicioni: Sulmues

Skuadra: Inter U-17, Giovanissimi Nazionali
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Sat, 29 Dec 2007 , 18:04

akaliptos wrote:Nje talent Shqipetar ne katigorin B TE Greqis.
behet fjale per Shkodrani 17 vjecar Dionis Celaj qe aktivizohet ne katigorin e dyte te greqis me skuadren e Junikos Nikias.
17 vjecari kerkohet nga skuadra e liges se pare Qipriote APOEL.
nje mundesi e mire per shpresat e Shqiperis per ta afruan ne gjirin e saj.
Lojtari Shkodran shpreh kenaqesin te aktivizohet me shpresat e shqiperis
duke refuzuar oferten e shpresave greke.
brravo daja i vogel ishalla kur te bahesh nje talen ta po te kujtohem une.

burra ky Dionis esht nje daj e jem, edhe kam ken tranjer i tij kur ka ken i vogel.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Sun, 30 Dec 2007 , 08:29

Mondi ke alamet dajet por pak menje madh :lol: :lol: :lol:
itash asht talent se kur te rritet ta po del dikur edhe ne pencion :lol: :lol:
kur ta takoj ta po i baj te fala prej tejet :wink:

forri
Kuqeblu Perjet
Kuqeblu Perjet
Posts: 859
Joined: Mon, 19 Sep 2005 , 11:37
Skuadra: Ça pyetje?!!!!!
Location: Tiranë
Contact:

Post by forri » Sun, 30 Dec 2007 , 15:22

Ishalla nuk na i marrin të tjerët,thoni.
Para VLLAZNIA!

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 30 Dec 2007 , 20:36

akaliptos wrote:Nje talent Shqipetar ne katigorin B TE Greqis.
behet fjale per Shkodrani 17 vjecar Dionis Celaj qe aktivizohet ne katigorin e dyte te greqis me skuadren e Junikos Nikias.
17 vjecari kerkohet nga skuadra e liges se pare Qipriote APOEL.
nje mundesi e mire per shpresat e Shqiperis per ta afruan ne gjirin e saj.
Lojtari Shkodran shpreh kenaqesin te aktivizohet me shpresat e shqiperis
duke refuzuar oferten e shpresave greke.
Naqe interresoju pak e na nep nej informate ma teper per kyt djalin.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Mon, 31 Dec 2007 , 12:06

vllaznia1919 wrote:
akaliptos wrote:Nje talent Shqipetar ne katigorin B TE Greqis.
behet fjale per Shkodrani 17 vjecar Dionis Celaj qe aktivizohet ne katigorin e dyte te greqis me skuadren e Junikos Nikias.
17 vjecari kerkohet nga skuadra e liges se pare Qipriote APOEL.
nje mundesi e mire per shpresat e Shqiperis per ta afruan ne gjirin e saj.
Lojtari Shkodran shpreh kenaqesin te aktivizohet me shpresat e shqiperis
duke refuzuar oferten e shpresave greke.
Naqe interresoju pak e na nep nej informate ma teper per kyt djalin.
ky djali asht neper 17vj kerkohet nga skuadra Qipriote Apoel she nga skuadra greke Kerkyra,te kja e e fundit nuk ka dasht vet tranjeri i tij qe e stervit per ta futur ne kete skuader dhe ka zgjellur katigorin B per ta aktivizuar.akoma asht ne diskutime me skuadren Qipriote por akoma nuk ka marr nje vendim.
Dionisi asht njeri i afert i imi dhe tani ndodhet ne shkoder per festat e vitit te ri.per me teper mundem tju lidhi direkt me te.

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Mon, 31 Dec 2007 , 12:07

akaliptos wrote:
vllaznia1919 wrote:
akaliptos wrote:Nje talent Shqipetar ne katigorin B TE Greqis.
behet fjale per Shkodrani 17 vjecar Dionis Celaj qe aktivizohet ne katigorin e dyte te greqis me skuadren e Junikos Nikias.
17 vjecari kerkohet nga skuadra e liges se pare Qipriote APOEL.
nje mundesi e mire per shpresat e Shqiperis per ta afruan ne gjirin e saj.
Lojtari Shkodran shpreh kenaqesin te aktivizohet me shpresat e shqiperis
duke refuzuar oferten e shpresave greke.
Naqe interresoju pak e na nep nej informate ma teper per kyt djalin.
ky djali asht neper 17vj kerkohet nga skuadra Qipriote Apoel dhe nga skuadra greke Kerkyra,te kja e e fundit nuk ka dasht vet tranjeri i tij qe e stervit per ta futur ne kete skuader dhe ka zgjellur katigorin B per ta aktivizuar.akoma asht ne diskutime me skuadren Qipriote por akoma nuk ka marr nje vendim.
Dionisi asht njeri i afert i imi dhe tani ndodhet ne shkoder per festat e vitit te ri.per me teper mundem tju lidhi direkt me te.

Post Reply