Page 1 of 1

Vllaznia-Laci

Posted: Sat, 28 Sep 2013 , 00:38
by Skodrinon
Diten e shtune ne oren 14:00

Trajneri Canaj: Vllaznia luan vetëm për fitore ndaj Laçit

Vllaznia është e përgatitur për të arritur një rezultat pozitiv edhe në ndeshjen e rradhës, atë që do të luhet të shtunën në orën 14.00 në stadiumin “Loro Boriçi” përballë Laçit. Kuqeblutë kanë zhvilluar paraditen e sotme seancën e fundit stërvitore dhe tashmë skuadra duket gati për këtë ndeshje. Trajneri Agim Canaj në një prononcim për mediat, ka bërë të ditur se objektivi është I qartë në këtë ndeshje, vetëm fitore. Ai njëkohësisht ka shprehur besimin se edhe tifozëria shkodrane do të jetë pranë në këtë ndeshje. "Jemi të përgatitur për ta kaluar me sukses edhe këtë ndeshje pavarësisht se përballë do kemi një kundërshtar shumë të fortë. Unë shpresoj që të kemi edhe mbështetjen maksimale të tifozëve tanë që duhet të jenë ngrohur nga rezultatet e fundit pozitive që kemi marrë. Mbështetja e tifozëve mund të na motivojë edhe më shumë për të marrë rezultatin e duhurë në këtë ndeshje- fitoren"- ka thënë ai.Nëse të shtunën do luhet ndaj Laçit, të mërkurën që vjen për Vllazninë do të jetë një ndeshje edhe më e vështirë, ajo ndaj kampiones në fuqi- Skënderbeut. I pyetur nëse ka filluar të mendojë për këtë ndeshje, trajneri Canaj ka thënë se vëmendja është e përqendruar totalisht tek ndeshja me Laçin. "Kurrsesi nuk duhet ta kemi mendjen tek Skënderbeu. Do kemi kohë të mendojmë për të. Çdo ndeshje ka vlerë trepikëshe prandaj duhet të kërkojmë të marrim njëherë tre pikët e fitores me Laçin"- ka thënë trajneri Canaj.

Re: Vllaznia-Laci

Posted: Sat, 28 Sep 2013 , 07:57
by Miri
Ndeshja do transmetohet nga Tv Vllaznia ora 14:00

Re: Vllaznia-Laci

Posted: Sat, 28 Sep 2013 , 13:49
by Admin
Miri bash hajr :)

Ishalla nji ndeshje e bukur e me 3 pike sot :)

Re: Vllaznia-Laci

Posted: Sat, 28 Sep 2013 , 13:55
by Miri
Admino nese ka nej problem me shkruj ne fb nuk po hapi skype se ma rendon pc-n :wink:

Re: Vllaznia-Laci

Posted: Sat, 28 Sep 2013 , 14:17
by Admin
Ok naqe :)

Re: Vllaznia-Laci

Posted: Sat, 28 Sep 2013 , 14:32
by Skodrinon
Gooooool Hajdari

Re: Vllaznia-Laci

Posted: Sat, 28 Sep 2013 , 14:56
by Miri
hajdar e cfar hajdarit :)

Re: Vllaznia-Laci

Posted: Sat, 28 Sep 2013 , 15:32
by Skodrinon
2-0Busic

Re: Vllaznia-Laci

Posted: Sat, 28 Sep 2013 , 16:44
by Skodrinon
Vllaznia-Laci perfundon me rezultatin e paster 3-0
Hajdari
Bushic
Bushic

Urime per fitoren
Bravo bushic 4 ndeshje 4 gola
Ishalla del golshenuesi ma i mire simjet

P.S.
Presim video :)

Re: Vllaznia-Laci

Posted: Sat, 28 Sep 2013 , 19:35
by Miri
Videon e ke ne Fb se nuk kisha acc ne youtube :wink:

Re: Vllaznia-Laci

Posted: Sat, 28 Sep 2013 , 20:54
by Admin
Pjesa e pare nuk ishte edhe aq e mire per Vllaznine por ne pjesen e dyte kena lujt bajagi mire.

Sykaj ne mrojtje me ka pelqy, po kshu Shtubina po kthehet si para 3-4 vjetve si edhe Hajdari, Bushiç e deri diku Kruja kane lujt mire.

Ishalla vazhdojme me kete ritem e me kam ne toke. Canaj shume i matun dhe me pelqen se si punon.

Re: Vllaznia-Laci

Posted: Sat, 28 Sep 2013 , 21:46
by Skodrinon
Miri wrote:Videon e ke ne Fb se nuk kisha acc ne youtube :wink:
Flm Miri

Re: Vllaznia-Laci

Posted: Sun, 29 Sep 2013 , 09:14
by Miri
Skodrinon wrote:
Miri wrote:Videon e ke ne Fb se nuk kisha acc ne youtube :wink:
Flm Miri
Ska perse 20 euro :D :D :D

Re: Vllaznia-Laci

Posted: Sun, 29 Sep 2013 , 10:59
by Skodrinon
Miri wrote:
Skodrinon wrote:
Miri wrote:Videon e ke ne Fb se nuk kisha acc ne youtube :wink:
Flm Miri
Ska perse 20 euro :D :D :D
:lol: :lol: :lol: