Page 1 of 2

Under 17 - Superliga 2013-2014

Posted: Fri, 27 Sep 2013 , 10:22
by Skodrinon
Vllaznia ka fitu 3-1 ne Durres kunder Teutes ne ndeshjen e pare te kampionatit

Re: Under 17 - Superliga 2013-2014

Posted: Sun, 29 Sep 2013 , 16:03
by Skodrinon
Java e dyte: Shkendia Durres - Vllaznia 3-1

Re: Under 17 - Superliga 2013-2014

Posted: Thu, 10 Oct 2013 , 09:29
by Skodrinon
Vllaznia U-17 dhe U-19, dy fitore nga 3-0 ndaj ekipeve të Flamurtarit

Gjashtë pikë të marrë, gjashtë gola të shënuar dhe asnjë i pësuar nga dy ekipet e Akademisë Vllaznia ditën e sotme në ndeshjet e rradhës, ato që kanë zhvilluar ndaj ekipeve të Flamurtarit. Ndeshjet janë luajtur në fushën sportive "Reshit Rusi" dhe janë ndjekur me interes nga një numër i konsiderueshëm tifozësh. Si ekipi i 17 vjeçarëve ashtu edhe ai i 19 vjeçarëve kanë fituar nga 3-0 ndaj kundërshtarëve të tyre.Ndeshja e U-17
Vllaznia ka fituar pastër takimin ndaj Flamurtarit me shifrat 3-0. Një fitore, e cila ka mbërritur në pjesën e dytë të takimit. Pjesa e parë pavarësisht epërsisë së djhemve shkodranë në të gjithë drejtimet është mbyllur me shifrat e barabarta 0-0. Në pjesën e dytë është Brahimi një lojtarë që ka spikatur me lojën e tij tek skuadra e 15 vjeçarëve shkodranë që ka shënuar golin e parë për ekipin e tij. Më pas ekipi I Vllaznisë ka zotëruar tërësisht takimin ku njëri pas tjetrit kanë mbërritur edhe golat e shënuar më parë nga sulmuesi Pusi dhe goli I tretë është shënuar nga Vecaj. Një fitore e pastër për djemtë shkodranë që në këtë sezon drejtohen nga një emër I mirënjohur siç është Alban Noga.

Re: Under 17 - Superliga 2013-2014

Posted: Mon, 11 Nov 2013 , 15:20
by Skodrinon
Vllaznia bën “poker”
PARTIZANI – VLLAZNIA 2-4
GOLAT: Vllacaj 52′, Myftari 66′/ Vecaj 1′, 71′, Myftari 30′ (aut), Hebaj 51′
PARTIZANI: Selimi, Rami, Myftari, Qesari, Hasanaj, Bregu, Bajrami, Taipi, Lika, Balili, Mersini. (U aktivizuan: Qurdedi, Gjoseni, Vllacaj, Hadaj, Ngjela). Trajner: N.Çoçlli
VLLAZNIA: Vjerlla, Premçi, Bala, Fangaj, Zoga, Rajçeviç, Dema, Brahimi, Kola, Vecaj, Hebaj. (U aktivizuan: Hyseni, Pusi, Bruçi). Trajner: A.Noga
GJYQTARË: E.Burgu, I.Ujka, G.Vogli (Fushë-Krujë)
KARTON I VERDHË: Fangaj
Vllaznia ka shkatërruar Partizanin me rezultatin 2- 4. Goli i parë i shkodranëve ka ardhur që në minutën e parë, kur Vecaj shfrytëzon mirë një aksion të shpejtë të kuqebluve. Më pas Myftari i të kuqve shkakton autogol dhe të kuqtë tronditen. Në pjesën e dytë janë miqtë që shënojnë sërish, ndërsa Vllacaj dhe Myftari ngushtojnë diferencën e golave. Në fund Vecaj vulos fitoren

Re: Under 17 - Superliga 2013-2014

Posted: Thu, 21 Nov 2013 , 13:58
by Skodrinon
Vllaznia fiton dhe “kërcënon” kreun
VLLAZNIA – TIRANA 2-1
GOLAT: Vecaj 49′, Rajçeviç 76′/ Halili 17′
VLLAZNIA: Vjerdha, Prençi, Fangaj, Balaj, Zogaj, Brahimi (Kukaj 80′), Rajçeviç, Dema, Kola (Blinishta 60′), Vecaj, Hebaj (Hyseni 75′). Trajner: A.Noga
TIRANA: Dallashi, Nuriu, Bajo, Kuka, Koldashi, Dema, Doka (Joti 67′), Prendi, Halili (Tole 57′), Morina (Hoxha 71′), Sadiku (Cena 52′). Trajner: L.Sengla
GJYQTARË: I.Metani, B.Grepi, K.Cenaj (Durrës)
KARTON I VERDHË: Balaj
Vllaznia U-17 ka arritur një fitore me përmbysje ndaj Tiranës, në ndeshjen e zhvilluar dje në fushën sportive “Reshit Rusi”. Kanë qenë bardheblutë që kanë kaluar të parët në avantazh në minutën e 17-të me anë të Halilit. Ekipi shkodran u mundua të reagonte, por nuk arriti të gjente golin e barazimit në pjesën e parë, që u mbyll 0-1 për miqtë. Në pjesën e dytë Vllaznia e ka rritur presionin në portën bardheblu dhe ka arritur të barazojë shumë shpejt. Vecaj gjuan saktë dhe shënon, ndërkohë që Vllaznia merr zemër. Katër minuta para fundit të takimit Rajçeviç shënon edhe golin e fitores për shkodranët. Minutat e mbetura nuk sollën ndryshime në rezultat. “Shënimi i golit të fitores vetëm në fundin e ndeshjes na dha emocione dhe mendoj se kjo fitore tregoi forcën e karakterit të skuadrës sonë. Po na ndodh shpesh që të pësojmë gol në fillim, por megjithatë djemtë përmbysin gjithçka”, – ka thënë pas ndeshjes trajneri i Vllaznisë, Alban Noga.

Re: Under 17 - Superliga 2013-2014

Posted: Mon, 25 Nov 2013 , 18:26
by Skodrinon
Besa-Vllaznia 2-3
Vllaznia asht ne vendin e dyte, 2 pike larg Shkendise

Re: Under 17 - Superliga 2013-2014

Posted: Mon, 02 Dec 2013 , 14:59
by Skodrinon
Vllaznia si stërvitje
VLLAZNIA – APOLONIA 3-0
GOLAT: Kaçubela 25′, Rajçeviç 48′, Vecaj 67′
VLLAZNIA: Vjerdha, Zogaj (Dema 78′), Fangaj, Kukaj, Bruçi, Kaçubela, Rajçeviç (Puka 55′), Hoti, Alla (Blinishta 73′), Vecaj (Pusi 69′), Hyseni. Trajner: A.Noga
APOLONIA: Balo, Velo, Çelaj, Haxhiraj, Turtulli (Gashi 55′), Lizaj, Mehmeti, Mehmetaj (Troka 61′), Sulaj, Zeqo, Hëna. Trajner: O.Çuko
GJYQTARË: I.Metani, B.Grepi, S.Guzja (Durrës)
Vllaznia ka fituar me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Apolonisë së vendit të fundit. Skuadra shkodrane ka dominuar që nga fillimi deri në fund të takimit. Pjesa e parë është mbyllur me shifrat 1-0 pas golit të Kaçubelës. Në pjesën e dytë ekipi i Alban Nogës ka arritur të shënojë edhe dy gola të tjerë, fillimisht Rajçeviçin dhe më pas me Vecaj. Ka qenë një fitore e lehtë për shkodranët.

Re: Under 17 - Superliga 2013-2014

Posted: Mon, 09 Dec 2013 , 12:21
by Skodrinon
Elbasani-Vllaznia 2-1

Re: Under 17 - Superliga 2013-2014

Posted: Thu, 12 Dec 2013 , 14:34
by Skodrinon
Vllaznia-Kukesi 3-0 ne tavoline per mosparaqitje te kundershtarve

Re: Under 17 - Superliga 2013-2014

Posted: Mon, 16 Dec 2013 , 13:11
by Skodrinon
Shkendija T - Vllaznia 1-0

Ecuri jo e mire e U-17 deri tash
Jena dikund ka vendi i 4-t me 8 pike ma pak se Shkendija T kryesuese

Re: Under 17 - Superliga 2013-2014

Posted: Tue, 24 Dec 2013 , 14:38
by Skodrinon
Vllaznia-Dinamo 0-1

Re: Under 17 - Superliga 2013-2014

Posted: Wed, 25 Dec 2013 , 01:35
by Admin
E parten fillu mire kampionatin por tesh kane ra.
A asht Noga tranjer?

Re: Under 17 - Superliga 2013-2014

Posted: Wed, 09 Apr 2014 , 19:31
by Skodrinon
Tirana- Vllaznia 0-3
Vecaj 3

Me kete fitore kalojme ne vend te trete. 6 Pike larg Shkendijes kryesuese

Re: Under 17 - Superliga 2013-2014

Posted: Wed, 09 Apr 2014 , 23:35
by Admin
Ishalla po vazhdojne me kete ritem e aja qe asht ma e randsishme pervec rezultateve asht impenjimi maksimal prej te tanve ne menyre qe te dalin ndonji element i vlefshmem per te ardhmen.

Re: Under 17 - Superliga 2013-2014

Posted: Tue, 22 Apr 2014 , 10:17
by Skodrinon
Vllaznia-Besa 2-0
Jena 4 pike larg Shkendija T te vendit te pare kure kan mbet 5 ndeshje
Gjithcka asht e hapun tuj pase parasysh qi ndeshjen e parafundit lozim me ta ne Shkoder.
Do t'ishte fantastike sikur ta fitojshim titullin edhe me U-17 mbas atij fillimi jo te mire.

Re: Under 17 - Superliga 2013-2014

Posted: Tue, 22 Apr 2014 , 22:25
by Admin
Ishalla qe edhe 17 vjecart arrijne me fitu kampionatin si U-19.

Re: Under 17 - Superliga 2013-2014

Posted: Mon, 28 Apr 2014 , 16:15
by Skodrinon
Kena fitu 0-5 ne Fier me Apolonine e 4-0 me Elbasanin.
Shkendija ka ba nji fitore e nji barazim, kshtuqi jena vetem dy pike larg tyne.

Re: Under 17 - Superliga 2013-2014

Posted: Tue, 29 Apr 2014 , 15:39
by Admin
Kane mbet edhe 3 ndeshje, ku ndeshjen e parafundit e kena ne Shkoder kunder Shkendijes e nqs i fitojme kto 3 ndeshje dalim kampion.

Re: Under 17 - Superliga 2013-2014

Posted: Sun, 18 May 2014 , 13:06
by Skodrinon
Kampion edhe me U-17. Sezon fantastik i ekipeve te moshave

Re: Under 17 - Superliga 2013-2014

Posted: Thu, 22 May 2014 , 12:21
by Skodrinon
Nuk durohen Luka & co tu u hap bethsh per rezultatet e ekipeve te moshave. Kta nuk kane asnji merite. Apo se i japin nji top e nji uniforme qi e pagujne vete lojtart? Se mos kan hek keq me i gjet lojtart me vezhguesa. Merita asht e atij qytet e atij popull qi qet gjithmone talenta, e qi kta drejtusa leshit nuk din me shfrytzu ne funksion te ekipit te pare