Page 1 of 1

Mendimet pas ndeshjeve

Posted: Thu, 21 Apr 2005 , 13:31
by vllaznia1919
Klubi shkodran: Vllazninë e eliminoi shtypi

Pas ndeshjes ka qenë e vështirë të komunikoje me pjesëtarët e Vllaznisë. Të dëshpëruar nga ajo humbje që nuk e prisnin, kuqeblutë janë munduar ta lënë shpejt stadiumin, pa pasur dëshirë të thonë diçka. Kështu kanë bërë edhe drejtuesit e lartë të klubit shkodran. Megjithatë, këta të fundit eliminimin nga kupa të Vllaznisë ia kanë faturuar shtypit. "Vllaznia u eliminua nga shtypi dhe masmedia. Presioni se, edhe po të kualifikoheshim ne do të çonte në fjalët se Tirana e la ndeshjen, ndikoi te futbollistët tanë dhe, për rrjedhojë, erdhi ajo lojë e pjesë së dytë, që solli edhe eliminimin,"janë shprehur ata.

Posted: Thu, 21 Apr 2005 , 13:32
by vllaznia1919
Nallbani: Vllaznia na frikësoi

Për portierin e Tiranës, Blendi Nallbani, ky kualifikim nuk kaloi pa vështirësi. Përkundrazi, emri i njohur i skuadrës bardheblu e vlerëson së tepërmi lojën e Vllaznisë, sidomos në pjesën e parë, prandaj thotë: "Pjesa e parë ka qenë shumë e fortë. Vllaznia, përveçse shënoi një gol, na vuri shumë në vështirësi edhe në 2-3 raste të tjera. Të them të drejtën, pas pjesës së parë jam trembur pak për atë se çfarë do të ndodhte në pjesën e dytë, megjithatë ne u mobilizuam dhe arritëm të fitonim. Një fitore që na çon në finale dhe na bën entuziastë se do ta marrim edhe këtë kupë. Tirana e ka kualitetin e lojtarëve për t'i fituar të dy trofetë dhe besoj se do t'ia arrijmë," - mendon Nallbani.