Vendime te FSHF-se

Diskutoni rreth ecurise , rezultateve , etj. të Kampionatit Shqiptar

Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Vendime te FSHF-se

Post by vllaznia1919 » Tue, 12 Apr 2005 , 13:57

FSHF "pezullon" trajnerët pa licensë

Dje, sektori i garave ka publikuar listën e trajnerëve, të cilët këtë javë e në vazhdim nuk do të ulen më në stolat e skuadrave të kategorisë superiore, të parë dhe të dytë. Këta trajnerë apo ndihmëstrajnerë vazhdojnë të drejtojnë ekipe të ndryshme, duke filluar nga ato të superligës, pa licensën përkatëse. "Siç e dini, punën e licensës së trajnerëve disa herë, ne si sektor garash, e kemi lakuar. Disa herë kemi paralajmëruar trajnerë të ndryshëm. Madje ata janë bërë edhe objekt i komisionit të disiplinës, por ende vazhdojnë të mos dëgjojnë. Tani e tutje nuk do të tolerojmë asnjërin, derisa të marrim licensën përkatëse. Nëse ndonjë trajneri, të cilit i ka dalë emri në listat tona, do të ulet në stolin e skuadrës së tij në ndeshjet në vazhdim, atëherë do të dënohet rëndë nga komisioni i disiplinës," ? ka pohuar Hitaj. Ja trajnerët e palicensuar Kategoria superiore: A.Ferko, S.Malko, I.File, A.Aliu Kategoria e parë: V.Ruci, F.Islami, S.Kalleshi, I.Duro Kategoria e dytë: F.Korçari, S.Kallaverja, Sh.Toska, B.Punavija, G.Biba, A.Doda, B.Doku, K.Dushku, A.Bela, A.Alimçi, V.Capo, M.Korriqaj, S.Meraku, A.Shehu, A.Spaho, B.Sherri, F.Shehu, L.Beqiri, H.Kollarja, A.Duka, S.Sadikaj, G.Maçolli, B.Hajredini, A.Kurti, D.Poçi, M.Hysenasi, A.Puto. Apeli i ul dënimin Varfit Komisioni i apelit i ka ulur dënimin futbollistit Ermal Varfi. Kështu, futbollisti i korçarëve, i dënuar javë më parë nga komisioni i disiplinës me 8 ndeshje pezullim, do të qëndrojë jashtë fushave vetëm 3 javë.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 29 Sep 2005 , 16:13

Disiplina, pezullime në kategorinë e parë

Komisioni i disiplinës, i mbledhur dje në FSHF, ka marrë vendimet për ata që kanë shkelur rregulloret gjatë javës së fundit të kampionatit. Por ata që prisnin që ngjarjet e Peqinit të ishin kryefjala e disiplinës, janë zhgënjyer. Komisioni juridik në FSHF nuk e ka shqyrtuar fare çështjen në fjalë, por është marrë më së shumti me problemet e ndodhura këtë javë në kampionat. Si zakonisht, disiplina është marrë me ekipet dhe lojtarët e kategorisë së parë dhe të dytë. Në shënjestrën e komisionit kanë qenë Shpëtim Ymeraj i Flamurtarit dhe Erion Dushku i Kastriotit.
Ja vendimet e plota të komisionit të disiplinës.
1. Për ndeshjen U-17 Ada-Vllaznia ekipi i futbollit U-17 Ada e humbet ndeshjen 2-0 në bazë të KDS-së për mosparaqitje të dokumentacionit të federimit në ndeshje. Në rast përsëritjeje, ekipi i Adës do të pezullohet nga aktiviteti U-17.
2. Futbollisti i ekipit U-19 Polizoi Ikonomi, për ofendim të arbitrit, pezullohet gjashtë javë nga aktiviteti futbollistik në bazë të KDS-së.
3. Futbollisti i ekipit të Kastriotit Erjon Dushku, për sjellje jokorrekte ndaj kundërshtarit, pezullohet 1 (një) javë dhe dënohet me 5000 lekë gjobë në bazë të KDS-së.
4. Futbollisti i Flamurtarit Shpëtim Ymeraj, për ofendim të arbitrit, pezullohet dy (2) ndeshje nga aktiviteti futbollistik dhe dënohet me 20.000 lekë gjobë në bazë të KDS-së.
5. Futbollisti i Domosdovës Leonard Simaku dhe futbollisti i Delvinës Selman Betoja, për ofendim të gjyqtarit, pezullohen nga 4 (katër) ndeshje secili nga aktiviteti futbollistik në bazë të KDS-së.
6. Futbollisti i Çlirimit Erion Kuçe, për ofendim e protesta ndaj arbitrit, pezullohet gjashtë ndeshje nga aktiviteti i futbollit në bazë të KDS-së.
7. Futbollisti i Dajtit Gazmir Fuçia, për ofendim të arbitrit kryesor, pezullohet gjashtë (6) ndeshje nga aktiviteti në bazë të KDS-së.
8. Trajneri i KF "Dajti", Viktor Zuna, pezullohet një ndeshje nga aktiviteti futbollistik në bazë të KDS-së.
9. Në lidhje me ankesën e KF "Apolonia" për ndeshjen Besëlidhja-Apolonia, në bazë të materialeve të paraqitura për këtë ndeshje, nuk ka bazë për të analizuar këtë ankesë.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 28 Oct 2005 , 13:39

Disiplina, me dorë të hekurt ndaj dhunës

Komisioni i disiplinës i mbledhur dje në FSHF ka shqyrtuar dokumetacionin përkatës për të gjitha ngjarjet e ndodhura javën e fundit në kampionatin shqiptar dhe ka marrë vendimet përkatëse. Kështu, disiplinori është treguar shumë i ashpër me të gjithë ata që kanë shkelur rregulloret këtë javë. 3 vjet është ndëshkuar lojtari i Korabit, Hysenaj, për goditje me shkelm ndaj gjyqtarit. Një vit është pezulluar i riu durrsak Dajku, që goditi me shkelm gjyqtarin. Dënime me gjobë ka pasur edhe ndaj stafit drejtues të Shkumbinit, ku trajneri Ferko është gjobitur, ndërkohë që sekretari i klubit nuk duhet të shoqërojë ekipin në 2 ndeshje. Edhe Johan Driza është pezulluar dy javë për ngjarjet e ndodhura në Lezhë në takimin Laçi Flamurtari. Vendime ka pasur edhe për kampionatin e të rinjve.
Ja vendimet e plota të disiplinorit
- Trajneri i ekipit U 17 të Egnatias, Sokol Gosa, për moszhvillim të ndeshjes Egnatia Flamurtari pezullohet 6 muaj nga aktiviteti dhe gjobitet me 10.000 lekë.
- Ekipi U 17 i Egnatias për mospranim të zhvillimit të ndeshjes me ekipin U 17 të Flamurtarit, humbet takimin me rezultatin 2 0 në tavolinë.
- Futbollisti i ekipit U 19 të Egnatias, Lorenc Tosku, për goditje të mbetur në tentativë ndaj gjyqtarit pezullohet 4 muaj nga aktiviteti.
- Ekipi U 19 i Erzenit për mosmarrje masash organizative në drejtim të rendit publik dhe sigurisë, dënohet me pezullimin e fushës 2 ndeshje dhe zhvillimin e takimive në fushë asnjanëse.
- Lojtatri i ekipit U 19 të Adës, Arben Dema, për ofendim të arbitrit të ndeshjes pezullohet 3 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Futbollisti i ekipit U 17 të Adës, Gledian Metia, për goditje të mbetur në tentativë të gjyqtarit pezullohet 4 muaj nga aktiviteti.
- Futbollisti i ekipit U 19 të Teutës, Dorian Dajko, për goditje me shkelm të arbitrit pezullohet 1 vit nga aktiviteti.
- Trajneri i ekipit U 19 të Teutës për ofendim të gjyqtarit dënohet me 20.000 lekë gjobë.
- Ekipi U 17 i Skënderbeut, për mosmarrjen e masave të mjaftueshme organizative në drejtim të rendit publik dhe të sigurisë, dënohet me pezullimin e fushës 2 ndeshje dhe zhvillimin e tyre në fushë asnjanëse.
- Futbollisti i Korabit, Edmond Hysenaj, për goditje me shkelm të arbitrit në ndeshjen Kukësi Korabi dënohet me 3 vjet pezullim nga aktiviteti.
- Trajneri i ekipit të Shkumbinit, Alfred Ferko, për futjen në fushën e lojës pa lejen e arbitrit dhe për protesta dënohet me 10.000 lekë gjobë.
- Futbollisti i Shkumbhinit, Ermal Varfi, për protesta të vazhdueshme dhe sjellje të parregullt sportive dënohet me 30.000 lekë gjobë.
- Sekretari i klubit të Shkumbinit, Astrit Isaj, për futjen në fushë pa lejen e arbitrit dënohet 2 ndeshje pezullim nga shoqërimi i ekipit.
- Për sa i përket reklamimit të FK Gramozit për takimin me Domosdovën, komisioni i jep një javë afat klubit Domosdova për të paraqitur dokumentacionin për shlyerjen e gjobës së lojtarit. Në rast të kundërt kjo do të konsiderohet shkelje e rregullores si mosshlyerje e vendimit të vendosur nga disiplina.
- Pas rishqyrtimit të dokumentacionit të ndeshjes Laçi Flamurtari si dhe me reklamimin e FK Laçit për lojtarin e Flamurtarit, Johan Driza, rezulton se edhe ky lojtar është fajtor dhe dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Për ndeshjen Gramshi Naftëtari, komisioni do të marrë në shqyrtim ngjarjet në këtë ndeshje në mbledhjen pasardhëse.

Apeli vë dorën në zemër
Komisioni i Apelit lejon Sinën e Tiranës të luajë në derbi. Gjithsesi, Sina më parë duhet të paguajë gjobën. Apeli, gjithashtu, ka marrë edhe vendime të tjera. Kështu, futbollistëve B.Çerri dhe E.Alushi u është falur dënimi prej 8 javësh. Për këta lojtarë apeli ka lënë në fuqi gjobën prej 50.000 lekësh. Në fund apeli ka falur edhe Nuredin Sulën, që ishte pezulluar 1 vit.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 28 Feb 2006 , 19:41

ARMAND DUKA RIZGJIDHET PRESIDENT I FSHF-SE

Asambleja e Pergjithshme e FSHF-se ka zgjedhur Presidentin dhe Anetaret e rinje te KE te FSHF-se.

Ashtu sic ishte njoftuar dje ne oren 10:00 ne ambientet e Hotel Tirana International eshte zhvilluar Asambleja e Pergjithshme e Zakonshme e FSHF-se.Ne kete eveniment te rendesishem te Futbollit Shqipetar ishi t prenaishem edhe zyrtaret e larte te futbollit boteror dhe europian ,perkatesisht zevendes Presidenti i Pare i FIFA-s z.Senes Erzik dhe znj.Eva Pasquier,gjithashtu ne perberja te delegacionit zyrtar ndodhej dhe Shefi i Zyres Legale te UEFA-s,z.Marcel Benz.Pas prezantimit te rendit te dites dhe raportit te Komitetit Ekzekutiv anetaret e FSHF-se kane kryer dhe votimin per Presidentin dhe Anetaret e ardhshem te Komitetit Ekzekutiv te FSHF-se.Pas votomit z.Armand Duka u rizgjodh serisht ne krye te insitucionit me te larte te futbollit shqiptar. Votimet per president ARMAND DUKA 51 vota EDMOND HAXHIAJ 16 vota SALVADOR KACAJ 1 vote Votimet per anetar te Komitetit Ekzekutiv 1. Skender Hyka 2. Bujar Kasmi 3. Lufti Nuri 4. Muhedin Targaj 5. Medin Zhega 6. Gjergj Thaka 7. Medi Bushati 8. Arben Dervishaj 9. Kreshnik Cipi Pas punimeve te Asamblese vete z.Senes Erzik i ka quajtur keto zgjedhje si demokratike transparente dhe te lejushme nga UEFA dhe FIFA.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 14 Mar 2006 , 14:29

Gjykata rrëzon FSHF-në, të drejtë MTKRS-së

Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka arritur të fitojë gjyqin që kishte hapur kundrejt Federatës Shqiptare të Futbollit. Dje, Gjykata e Shkallës së Parë ka marrë vendimin. Kështu, gjykatësja e çështjes ka dhënë vendimin në favor të shtetit, çka do të thotë se ndryshimet në statut janë hedhur poshtë nga Gjykata e Tiranës. Normalisht, edhe asambleja e FSHF së nuk është e ligjshme. Më parë, federata duhet të bëjë të ligjshme ndryshimet në statut dhe më pas të zhvillojë asamblenë. Në gjyq, nga pala e shtetit ka qenë avokatja e ministrisë dhe drejtori i sporteve, Mehmet Spahiu. Ky i fundit ka konfirmuar edhe një herë për mediat qëndrimin e ministrisë pas vendimit të gjykatës. "Gjykata pranoi si të mbështetur në ligj të gjitha pretendimet që ngriti ministria dhe në të njëjtën kohë vendosi anulimin e vendimit 9/3 që ishte kontestuar nga ana jonë, ku përfshiheshin të gjitha shkeljet që ishin ngritur në padi. Rrjedhimisht edhe vendimet e fundit të marra në asamble konsiderohen të pavlefshme sipas vendimit të gjykatës që do të zbardhet së shpejti. Ne jemi në rrugën që federata të zbatojë ligjin dhe të jetë brenda tij. Normalisht ne zgjedhjet nuk i kemi njohur për këto ndryshime. Por, edhe pasi gjykata u shpreh për pavlefshmërinë e këtyre vendimeve, atëherë asambleja zgjedhore është e pavlefshme," është shprehur drejtori i sporteve në ministri Mehmet Spahiu. Pra shteti ka arritur të triumfojë ndaj federatës së futbollit që pretendonte se gjithçka kundër saj ishte veçse një sulm politik. Verdikti është dhënë nga drejtësia, që është një organ i pavarur.
FSHF: Do ta apelojmë vendimin e shkallës së parë
"Federata Shqiptare e Futbollit do të apelojë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë." Ka qenë ky reagimi zyrtar i Federatës Shqiptare të Futbollit. Avokatët e FSHF së kanë vendosur që të apelojnë këtë vendim të marrë nga Gjykata e Shkallës së Parë. "U njohëm me vendimin e gjykatës së shkallës së parë. Drejtuesit e institucionit tonë kanë vendosur që ta apelojnë këtë vendim, pasi, sipas mendimit tonë, është i padrejtë. Pra, normalisht, ne e kundërshtojmë vendimin e shkallës së parë të gjykatës," është shprehur dje për gazetën "Sporti shqiptar" zëdhënësi i shtypit në FSHF. Gjithsesi, beteja e parë mes federatës dhe ministrisë duket se është fituar nga këta të fundit. Ministria, nga ana e saj, ka fituar raundin e parë të luftës, ndërkohë që priten të tjera seanca gjyqësore, derisa gjithçka të vendoset përfundimisht nga shkallët e gjyqësorit.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 14 Mar 2006 , 14:30

Takimi miqësor mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë me të gjitha gjasat do të zhvillohet më 22 mars në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa". Lajmi është bërë i ditur nga shefi i ekipeve kombëtare Besnik Çela. Sipas këtij të fundit, takimi miqësor i 22 marsit me të gjitha gjasat do të luhet në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa", ora 18.00.

- Edhe ekipi Shpresa me trajner Artan Bushatin do të zhvillojë një ndeshje miqësore me 21 vje]arët e Gjeorgjisë. Lajmi është bërë publik dje. Kështu sipas informacioneve takimi pritet të luhet më 21 mars në Tiranë në stadiumin "Selman Stërmasi". Orari i ndeshjes mbetet për tu përcaktuar në ditët në vazhdim ndonëse projekti është që takimi të luhet në orën 14.30 në stadiumin tjetër të kryeqytetit.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 14 Mar 2006 , 14:31

Apeli nuk vendos për takimin Shkumbini Teuta
Komisioni i apelit, i mbledhur dje në federatë, nuk ka marrë asnjë vendim në lidhje me ndeshjen e shumëpërfolur Shkumbini Teuta, duke e lënë pezull sërish këtë takim. Sipas informacioneve zyrtare të marra në FSHF, dy anëtarët e komisionit të apelit janë mbedhur për të diskutuar në lidhje me ankesat në adresë të komisionit të tyre. Për t'u shqyrtuar kanë qenë dy çështje, ajo e ndeshjes Shkumbini Teuta dhe ankesa e Skënderbeut për lojtarin Migen Memelli. Apeli, pasi ka shqyrtuar me kujdes të gjithë dokumentacionin për të dyja çështjet, ka vendosur që të mos marrë asnjë vendim. Sipas shefit të sektorit të garave, Hito Hitaj, komisioni i apelit nuk ka pranuar të marrë asnjë vendim, derisa të jetë i përbërë prej dy vetash. Vetëm pasi komisioni i apelit të rikompozohet, pra të shtohet edhe anëtari i tretë në këtë komision nga komiteti ekzekutiv i FSHF së, apeli do të japë pëlqimin e tij në lidhje me çështjet që ka në ngarkim. Në të kundërt, komisioni i apelit nuk mund të shprehet për problemin mes Shkumbinit dhe Teutës. Pra, duket se problemi i ndeshjes së para dy javëve duket se do të zgjasë edhe disa ditë të tjera deri në mbledhjen më të afërt të komitetit.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 17 Mar 2006 , 14:41

Komisioni i Disiplines, mbledhjen e tij te radhes, ndryshe nga heret e tjera, e ka zhvilluar dje. Ka ndodhur keshtu, sepse te merkuren jane luajtur ndeshjet e para te turit cerekfinal te Kupes se Shqiperise. Megjithate, ky komision nuk ka patur asgje per te analizuar nga kategoria superiore dhe e pare, ndersa gjithcka eshte perqendruar te e dyta dhe moshat. Keshtu, per kategorine e dyte, futbollisti i Korabit, Suldisha, eshte pezulluar kater jave per ofendim te kundershtarit. Futbollisti i Clirimit, Erion Kisle, eshte pezulluar kater jave per ofendim te gjyqtarit, ndersa zevendestrajneri i kesaj skuadre, Arben Saraci, per mosqendrim korrekt ne pankine eshte pezulluar 1 jave. Te moshat jane dhene tre ndeshje ne "tavoline"; per U 17, Luftetari Shkumbini 2 0 (nuk eshte paraqitur skuadra peqinase); te U 19, Shkumbini Skenderbeu 0 2 (keqorganizim i ndeshjes nga peqinasit) dhe Vllaznia Ada 2 0 (velipojasit kane aktivizuar futbollistin Saimir Gega, i pafederuar).

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 23 Mar 2006 , 14:42

Shkumbini Teuta, Apeli nuk leviz

Komisioni i Apelit ne FSHF ka lene ne fuqi vendimin e Komisionit te Disiplines, ne lidhje me rezultatin e ndeshjes Shkumbini Teuta. Skuadra durrsake do te ruaje fitoren 2 0, dhene ne "tavoline" nga Komisioni Disiplinor, me 8 mars. Ndeshja midis Shkumbinit dhe Teutes, per javen e 25 te te kampionatit kombetar, e luajtur ne Peqin, u nderpre pasi futbollistet durrsake lane fushen e lojes. Shkaku ishte nje gol i miqve, i vleresuar si i rregullt e me pas i anulluar nga ana e gjyqtarit Lulzim Guzja. Miqte lane fushen e lojes, per t'u kthyer me pas, por ne ate kohe ishin vendasit ata qe vendosen te mos i pergjigjeshin thirrjes se gjyqtarit per t'u kthyer. Komisioni i Disiplines gjobiti Teuten, por i dha fitoren 2 0 ne tavoline dhe tri piket e rendesishme per luften per mbijetese. Vendimi u apelua nga klubi peqinas, por dje Komisioni i Apelit e ka lene ne fuqi vendimin e shalles se pare. Ne komunikaten e Komisionit te Apelit thuhet se pas shqyrtimit te materialeve filmike dhe relacionit te ndeshjes, u vendos te cilesohen si shkelje vendimet e drejtuesve te Shkumbinit, te cilet kercenuan dhe ushtruan presion mbi gjyqtarin e takimit dhe ndihmesin e tij. Ne kete menyre, Apeli la ne fuqi fitoren 2 0 per Teuten, pa ndryshuar vendimet e tjera te marra nga Komisioni i Disiplines.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 28 Mar 2006 , 13:27

Duka mbledh sot klubet për kampionatin

Presidenti i FSHF së, Armand Duka, pritet që sot paradite të zhvillojë një mbledhje të gjatë me të gjithë drejtuesit e klubeve, gjyqtarët, vëzhguesit dhe delegatët e ndeshjeve të kampionatit shqiptar të futbollit. Kanë qenë burime zyrtare në federatë ato që kanë bërë të ditur dje një fakt të tillë. Presidenti i federatës ka vendosur që sot të takojë gjyqtarët e futbollit shqiptar, sekretarët e klubeve, vëzhguesit dhe delegatët e ndeshjeve. "Mbledhja do të fillojë në orën 12.00 dhe në të do të marrin pjesë të gjitha klubet. Presidenti i federatës do të takohet me të gjitha hallkat e futbollit. Tema e takimit do të jenë problemet e fundit që kanë ndodhur në futbollin shqiptar," është shprehur dje zëdhënësi i shtypit. Pra, duket qartë se presidenti i FSHF së do të zhvillojë këtë mbledhje me qëllimin e vetëm që të paralajmërojë të gjithë botën e futbollit për ngjarjet e ndodhura këto kohët e fundit. Drejtuesit e FSHF së do të kërkojnë qetësi deri në fund të kampionatit, pasi gara ka hyrë në një moment shumë delikat. Për më tepër që një tjetër problem i rëndë si në javën e fundit të kategorisë superiore do t'i ndizte edhe më shumë gjakrat e futbollit shqiptar. Ndryshe nga herët e tjera, në mbledhjen e sotme është vendosur që mediat të mos jenë të pranishëm në takim. Të paktën kështu është shprehur zëdhënësi i shtypit në federatë, duke iu referur sekretarit të përgjithshëm të FSHF së, Arben Bici. Nëse do të ndodhë vërtet kjo, atëherë federata do të bëjë një gabim shumë të madh. Zhvillimi me dyer të mbyllura i një takimi me drejtuesit e klubeve në një moment kaq delikat, siç po kalon futbolli shqiptar, do ta kompromentonte akoma më rëndë FSHF-në, e cila mënjanon edhe pushtetin e katërt, median, pasi e ka bërë këtë më parë edhe me MTKRS-në, që përfaqëson shtetin shqiptar. Shpresojmë dhe urojmë që kjo gjë të mos ndodhi.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 28 Apr 2006 , 13:34

Gjoba Tiranës, Elbasanit, Vllaznisë dhe Teutës

Komisioni i disiplinës, i mbledhur dje në federatë, vetëm sa ka ledhatuar 4 ekipet e kategorisë superiore, që të shtunën guxuan dhe i nisën takimet me vonesë, ndryshe nga rregullorja e aktivitetit. Kështu, disiplinori, i mbledhur dje në federatë, vetëm sa ka gjobitur klubet, që normalisht duhet të ishin ndëshkuar më rëndë, sepse në mënyrë të qëllimshme vendosën që takimet t'i nisnin me 15 minuta vonesë. Jo vetëm kaq, por edhe ndëshkimet me gjobë të disiplinorit kanë qenë shumë të vogla dhe qesharake, sa që këto klube vetëm sa janë gudulisur nga komisioni juridik i FSHF së. Disiplina, për mendimin e të gjithëve, duhet të ishte treguar më e ashpër, pasi në këto dy ndeshje mendohet se skuadrat kanë qenë në kompromis për rezultatet e ndeshjeve Vllaznia Elbasani dhe Tirana Teuta. Këtë fakt e pohon në njëfarë mënyre edhe vonesa e qëllishme në Shkodër dhe në Tiranë. Ndërkohë, vendimi i disiplinorit gjithashtu është edhe në kundërshtim me deklaratat e shefit të sektorit të garave në FSHF, Hito Hitaj. Sipas këtij të fundit, gjithçka në dy takimet e së shtunës mbante erë. Madje për këtë qëllim Hitaj u shpreh se disiplinori do t'i ndëshkojë rëndë këto klube. Gjithsesi, kjo gjë nuk ndodhi. Si federata me sektorin e garave dhe komisioni i disiplinës u kënaqën me një gjobë 50.000-lekëshe. Të dyja palët prej shumë koësh po tregohen shumë të buta për sa u përket dënimeve. Sidomos pas konfliktit me shtetin federata dhe komisionet e saj juridike janë më të buta me klubet.
Shumë herë federata ka bërë që ngjarje të rënda të mos bëhen shumë publike në media, ose veprimet të tolerohen për të mos bërë armiq në radhët e ekipeve të çdo lloj kategorie. Edhe revolta e një stadiumi si i takimit Besa Elbasani u anashkalua nga disiplinori dhe federata. Pra, shihet qartë se disiplina, si edhe Federata Shqiptare e Futbollit, po mundohet që ta mbyllë sa më shpejt aktivitetin. Për të tjerat, nëse këto vendime kanë qenë të drejta apo jo, nuk po e çan kokën njeri. E rëndësishme është që kampionati të përfundojë siç ka nisur.
Ja vendimet e plota të disiplinës
1 Klubet e futbollit të Elbasanit, Teutës, Tiranës dhe Vllaznisë, për paraqitje me vonesë të pajustifikueshme në fushën e lojës, por që nuk ka penguar zhvillimin e ndeshjeve, në bazë të KDS dënohen me nga 50.000 lekë gjobë.
2 Drejtuesit e klubeve të futbollit Artin Kovaçi i Elbasanit, Eduard Salillari i Teutës, Shkëlqim Muça i Tiranës dhe Ismet Hoxha i Vllaznisë, për shkeljet e larpërmendura, në bazë të KDS-së pezullohen nga shoqërimi i ekipeve respektive për 4 javë.
3 Ekipi U 17 i Pogradecit, për mosmarrje të masave të mjaftueshme organizative dhe të sigurisë, si dhe për ushtrim të dhunës ndaj gjyqtarëve në ndeshjen me ekipin U 17 të Partizanit, në bazë të KDS së humbet ndeshjen me rezultatin 2 0 dhe dënohet me zhvillimin e 3 ndeshjeve në fushe asnjanëse dhe 20.000 lekë gjobë.
4 Lojtarët e ekipit U 17 të Pogradecit, Aurel Topçiu, Kreshnik Suli, Erlad Liçkollari dhe Ardian Seitllari, për goditje me shkelma e grushte të gjyqtarit, në bazë të KDS-së dënohen respektivisht: Aurel Topçiu e Kreshnik Suli me 3 vjet pezullim nga të gjitha aktivitetet futbollistike. Erlad Liçkollari dhe Ardian Seitllari me 2 vjet pezullim nga të gjitha aktivitetet sportive.
5 Lojtari i ekipit U 19 të Partizanit, Elvis Bakaj, për goditje të anësorit pas përfundimit të ndeshjes Partizani Tepelena, në bazë të KDS së dënohet me 100.000 lek gjobë.
Kupa, vendi i finales nuk është vendosur
Finalja e Kupës së Shqipërisë mes Tiranës dhe Vllaznisë ende nuk dihet se ku do të luhet. Kështu, 48 orë pas dy gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë, sektori i garave nuk e ka përcaktuar fushën ku do të luhet finalja. "Vendi i finales ende nuk është përcaktuar nga ana jonë. I sigurt është fakti që takimi do të luhet në fushë asnjanëse," është shprehur dje Hitaj.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 28 Jun 2006 , 13:00

Largohen Mexhit Haxhiu, Astrit Hafizi, Uvil Zajmi, Kreshnik Agolli

Vijnë: Ilir Shulku, Astrit Maçi, Sulejman Mema


Komiteti ekzekutiv, i mbledhur dje në FSHF, ka vendosur të ndryshojë të paktën 4 punonjës të FSHF së, duke i zëvendësuar me njerëz të rinj. Kështu, në mbledhjen e djeshme të komitetit ekzekutiv, veç emërimit të trajnerit të kombëtares shqiptare, një pikë shumë e rëndësishme ka qenë emërimi i strukturës së re të FSHF së. Prej ditësh kishin qarkulluar emrat e kandidatëve dhe atyre që mund të lëviznin. Gjithsesi, asnjeri nuk e priste që të kishte kaq shumë lëvizje në federatë. Sekretari i ri, Roland Mici, ka parashtruar strukturën e re të FSHF së. Pothuajse në të gjitha vendet e punës së FSHF së ka pasur alternativa. Siç është mësuar nga burime brenda komitetit, realisht lufta për të mbijetuar në komitet ka qenë shumë e madhe. Duke parë edhe konkurrencën, komiteti duket se ka vendosur që të gjithë punonjësit t'i votëbesojë. Pra, nga i pari deri tek i fundit, të gjithë kanë marrë bekimin e federatës. Gjithsesi, pas votimit të fshehtë, llogaritë nuk kanë qenë ato që priteshin. Plot 4 punonjës, ndoshta më të kualifikuarit e federatës, janë larguar. Duke marrë sektorët me radhë, më të prekurit janë sektori teknik dhe ai i garave. Në sektorin e garave janë rikonfirmuar Hito Hitaj dhe Vasillaq Zëri. Janë larguar Uvil Zajmi dhe Astrit Hafizi. Këta të dy janë larguar vetëm për një votë, pasi votimi ka qenë 6 me 5. Në vend të Hafizit dhe Zajmit në FSHF rikthehen Sulejman Mema te gjyqtarët dhe Ilir Shulku te të rinjtë. Por "bomba" më e madhe ka qenë në sektorin teknik. Në këtë sektor, Kreshnik Agolli dhe Mexhid Haxhiu janë zëvendësuar nga Arben Bici dhe Astrit Maçi. Në pjesët e tjera të personelit të federatës nuk ka pasur ndryshime. Gjithsesi, emra të njohur të FSHF së kanë rrezikuar shumë nga votimi i djeshëm. Komiteti gjithashtu nuk ka bashkuar sektorin e jashtëm me atë të licensimeve, duke e lënë për mbledhjen tjetër emërimin në këtë post të punonjësit të ri. Gjithashtu, mbledhjen e ardhshme do të vendoset edhe për punën e trajnerëve të ekipeve kombëtare dhe disa problemeve të vogla. Gjithsesi, duket se komiteti ka "kryqëzuar" disa prej punonësve të FSHF së. Kjo e fundit, prej ditës së sotme, do të ndryshojë fytyrë, duke futur në gjirin e saj "gjak të ri". Në fund, komiteti ka miratuar edhe datën e fillimit të kampionatit, që do të jetë 19 gushti dhe jo 26 gushti, siç ishte propozimi i klubeve.

Struktura e FSHF së
Sektori i garave: Hito Hitaj, Vasillaq Zëri, Sulejman Mema, Ilir Shulku
Sektori i shtypit: Lysien Nurishmi
Sektori i ekipeve kombëtare: Besnik Çela
Sektori amator: Millan Baçi
Sektori teknik: Astrit Maçi, Arben Bici
Sektori i jashtëm: ?
Sektori i manaxhimit: ?
Sektori i financës: Flutura Dervishi

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Wed, 13 Sep 2006 , 18:45

KOMISIONI I DISIPLINES PROCES VERBAL

Komisioni I Disiplines pasi u njoh me materialet e paraqitura nga Sektori i Garave i FSHF-se: Vendosi:
1. Rrezimin e kerkeses se KF Partizanit per futbollistin Sasa Delain pasi denimet e dhena nga KF Partizani ndaj tij jane te pambeshtetura ne rregullore Statusi i Lojtarit neni 14 pika 5 si dhe KF Partizani i ka patur te gjitha mundesite qe ky lojtar ne baze te penaliteteve te bera te likujdonte gjobat e vena gjate aktivitetit futbollistik ku eshte paguar financiarisht nga vete klubi. Mos pjesmarraja ne ndeshjen e dyte ne Kupen Intertoto nga ana e ketij lojtari ,sic doli ne ballafaqimin ndermjet dy paleve nuk eshte paguar nga KF Partizani.
2. Sasa Delain per kete sezon eshte lojtar i lire dhe ka marredhenie kontraktuale me KF Flamurtarin dhe aktivizimi i tij eshte brenda rregulloreve te FSHF-se si lojtar i Flamurtarit.
3. KF Besa per ndeshjen e zhvilluar ne kavaje midis Beses dhe Vllaznise per mos marrjen e maave organizative ne fushen e lojes ne mjediset gjate dhe pas ndeshjes ne baze te nenit 23 pika 1,a,c,KF Besa gjobitet me 100.000 lek dhe zhvillimin e nje ndeshje te rradhes ne fushe asnjeanese. 4. Futbollisti i Vllaznise Admir Teli i denuar me karton te kuq ne ndeshjen kunder Beses gjobitet me 10.000 lek,ne baze te nenit 23/8 te KDS per loje te ashper por pa krijuar rrezik per shendetin e lojtarit do te vuaj denimin e rradhes per kartonin e kuq te marre ne loje.
5. KF Flamurtari ne ndeshjen me KF Apolonine per paraqitjen me vonese te pajustifikuar ne zhvillimin e ndeshjes ,denohet me 50.000 leke gjobe neni 23/5 i KDS.
6. Klubi i Shkumbinit ne ndeshjen me Elbasanin per incidente te publikut te klasifikuara te lehta denohet me gjobe 50.000 lek ne bazet e nenti 23/13 te KDS. Ky vendim hyn ne fuqi menjhere.
Lejohet ankimimi brenda 5 diteve ne Komisionin e Apelti te FSHF-se.
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 14 Sep 2006 , 13:14

A ktyne ja ..... ja kan lane denimin Telit! :evil:

tigri_verdheblu
Antar
Antar
Posts: 25
Joined: Tue, 14 Nov 2006 , 00:30

Post by tigri_verdheblu » Wed, 06 Dec 2006 , 20:41

Paskan denuar Arushen me 1 ndeshje. Ata e kane provuar ta shajne edhe ne Elbasan, por i kemi nxjerr fishek nga stadiumi te gjithe zgjebet ne. Dhe dicka tjeter me falni per fjalorin, por acarohem kur trajneri jone Deliu bie pa ndjenja dhe FSHF- nuk denon stadiumin e vlores, ndersa Skerdin pse i ka tregu ate mikun tifozave me pagese te tr i denonjne me vrap.

F$HF E KORRUPTUAR.


Mesazhi eshte edituar nga ADMINI
Njerzit me kulture veprojne keshtu>>>Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Wed, 06 Dec 2006 , 21:19

Pershendetje Tigri_Verdheblu,

Mesazhin tend e modifikova pasi nuk eshte brenda etikes!!!
Do te lutesha te mos postoje mesazhe te cilat jane jashte etikes apo te cilat jane fyese.

Miqesisht Jetmiri.
Vllaznit Ultras

Image

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Wed, 06 Dec 2006 , 21:19

TIGER je i Nderum! Un jam i mahnitun prej tifozeris elbasanase se ja diftojn qefin tirans, ishalla bahena edhe na ishtu.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Wed, 06 Dec 2006 , 21:29

Man in Redblue wrote:TIGER je i Nderum! Un jam i mahnitun prej tifozeris elbasanase se ja diftojn qefin tirans, ishalla bahena edhe na ishtu.

Pershendetje,

Sme takon mu me fol per tifozerine pasi nuk ndodhem ne Shqipni.
Por une personalisht per tifozerine shkodrane kisha pas qejf qe mas me e perkrah dhunen ne stadiume ashtu sic ka ba deri me sot.
Tifozat shkodrane gjithmone jane shqu per tifo te vertete.
Shume here ne stadiumin Loro Boriçi jane pershendet e duartrokit skuadrat kundershtare kur ajo skuader e ka meritu fitoren!!!!

Mendimi jem personal ky
:wink:
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 07 Dec 2006 , 14:44

Mas fol ma naqe se e prishe.Dhuna nuk na qon kerkun.Edhe pse nej here dikush e meriton. :lol: :lol: :lol: :wink:
Last edited by vllaznia1919 on Thu, 07 Dec 2006 , 20:45, edited 1 time in total.

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Thu, 07 Dec 2006 , 18:00

Me "ia difton qefin" nuk kam pas parasysh dhunen. mu vetem me vjen keq qi sa her kalon tirana navantazh fillojm e durtrokasim per tiranen, kurse elbasanasit brohorasin 90 minuta vetem ekipin e tyne ca do ca me ndodh. un personalisht e cuj negativ faktin qi nshkoder skuadra kundershtare durtreokitet, kush e durttrokiti Werderin nBarcelon. pra dona me ken ma fairplay se barcelona a si ?
Edhe nji gja : me mfal kur bahem emocional po kur flitet per tiranen mhyp tensioni, po edhe un kurresei se mbeshtes dhunen e jam krenar qi loro borici asht tempull ku luhet futboll ne menyr paqsore .

Post Reply