Page 1 of 1

Shqiperi - Bosnje

Posted: Fri, 08 Oct 2010 , 18:18
by Man in Redblue
Shqiperia do te perballet sante ne mramje ne oren 20.30 kunder nji skuadre qi nga emri ndoshta nuk vlersohet shum, por qe ne perbamjen e saj ka lojtar shum cilesore. Duke pas parasysh se losim ne fushen tone duhet me dal patjeter me pik nga ky takim, realist asht barazimi, por nqs kena fat si dhe sulmusit boshnjak kan rastesisht nji dit te erret ndoshta mund te arrijm edhe nji fitore. Nji fitore do ishte mrekulli, dihet se vendi i par asht i paarritshem per me u majt deri ne fund, por te pakten me e majt deri tmerkurren kishten ken hata, tapkten sa per me knaq synin :D :D

PARAAAAAAAAAAA SHQIPNIAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA :eag: :eag: :eag: :eag: :eag: :eag: :eag:

Re: Shqiperi - Bosnje

Posted: Fri, 08 Oct 2010 , 18:23
by Man in Redblue

Re: Shqiperi - Bosnje

Posted: Fri, 08 Oct 2010 , 18:30
by shkelzen
Ishalla me nje fitore, dhe ishalla shok po na e bani te mujtun me e pa ne tv Vllaznia per ne qe nuk kena mundesi... flm

Re: Shqiperi - Bosnje

Posted: Fri, 08 Oct 2010 , 19:53
by Miri
Shqiperi-Bosnje live ne Tv Vllaznia.

Re: Shqiperi - Bosnje

Posted: Fri, 08 Oct 2010 , 22:42
by Miri
Golat e shenuar:


Re: Shqiperi - Bosnje

Posted: Sat, 09 Oct 2010 , 03:33
by Man in Redblue
Shqipëria nuk thyhet. Kuqezinjtë shërojnë Kuzhenë

Shqipëria regjistroi rezultatin e tretë pozitiv rresht në eliminatoret e Kampionatit Europian 2012, duke treguar pjekuri dhe vazhdimësi.


Kjo Shqipëri nuk thyhet. E ideuar dhe udhëzuar me celular nga trajneri Josip Kuzhe nga një dhomë e Spitalit Amerikan, e përpunuar taktikisht në bankinë nga ndihmësi i tij, Xhemal Mustedenagiç dhe e ekzekutuar në mënyrë përfekte nga lojtarët e udhëhequr nga kapiteni Lorik Cana në fushë, Shqipëria mori një barazim të çmuar me Bosnjën (1-1), falë një kryevepre të Klodian Duros dhe një shtylle të Hamdi Salihit.

Goli i Vedad Ibeshiviçit dhe dy shtylla të Miralem Pjaniçit për Bosnjën. Por, mbi të gjitha sërish në vend të parë, të paktën për 24 orë në pritje edhe të rezultatit të ndeshjes Francë-Rumani (luhet të shtunën).

Shqipëria regjistroi rezultatin e tretë pozitiv rresht në eliminatoret e Kampionatit Europian 2012, duke treguar pjekuri dhe vazhdimësi. Barazimi 1-1 me Bosnjën ishte i dyti me këtë rezultat, pas atij me Rumaninë në Pietra Neamnt, ndërkohë që e vetmja fitore është ajo me Luksemburgun, që nga ana e tij barazoi pa gola me Bjellorusinë.

Për Shqipërinë kjo ishte ndeshja e tetë pa humbur, përfshirë tre ndeshje zyrtare dhe pesë miqësore, dhe nuk humbet qysh nga 14 tetori i vitit 2009. Nga ana tjetër, Shqipëria arriti rezultatin e tretë pozitiv rresht me Bosnjën, duke futur në këtë llogari dhe dy ndeshjet miqësore, një fitore dhe një barazim.

E gjithë skuadra luftoi fort në këtë ndeshje, duke e rritur në vazhdimësi forcën goditëse, e duke pasur në prapavijë një Beqaj absolutisht të sigurt, një Lorik Canë, digë e vërtetë dhe një finalizues si Klodian Duro, në golin e tij të pestë me Kombëtaren.

Një rezultat pozitiv edhe për trajnerin Xhemal Mustedenagiç, në ndeshjen e tij të parë si trajner i një Kombëtareje, e për më tepër kundër atdheut të tij, Bosnjës, e dhëndrit të tij, Mjuzhda.

“Faleminderit Xhemo!”, kjo do të jetë fraza që do të ketë thënë Kuzheja nga dhoma e tij në spitalin amerikan. Për festë nuk ka kohë, pasi të martën kuqezinjtë i pret sfida me Bjellorusinë në Minsk.


Takimi filloi me një surprizë për Shqipërinë, pasi trajneri i komanduar Xhemal Mustedanagiç la në stol Ervin Skelën, ndërsa shiritin e kapitenit e pati Lorik Cana.

Minutat e para ishin jo shumë të qarta për Shqipërinë, pavarësisht mbështetjes së jashtëzakonshme të tifozerisë së pranishme në stadiumin “Qemal Stafa”, madje Klodian Duro ekzekutoi keq një goditje të lirë nga rreth 25 metra në minutën e 5-të.

Pas disa përpjekjeve të zbehta, Bosnja ndërmori një aksion të rrezikshëm nga krahu i majtë, Kristi Vangjeli nuk arriti të frenojë kundërshtarin, ku i fundit krosoi në zonë, dhe aty Vedad Ibisheviç i Hofenhajimit, duke parë dhe daljen jo të mirë të Canës dhe Agollit, realizoi një gol të mrekullueshëm në minutën e 21-të, duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi Arjan Beqajt. Goli i dytë i pësuar nga Shqipëria në eliminatoret e Euro 2012-s pas atij të pësuar në Rumani.

Një minutë më pas boshnjakët u shfaqën rrezikshëm, por pa rezultat. Në minutën e 26-të, sulmuesi Bogdani goditi në mënyrë të gabuar nga një distancë e largët, por që shërbeu për të nxitur ekipin për të parë më shumë nga porta boshnjake e mbrojtur nga Kenan Hasagiç.

Erjon Bogdani lëshoi një top të gjatë në thellësi për Hamdi Salihi, ky i fundit ekzekutoi në ecje e sipër duke lëshuar një silurë që goditi shtyllën horizontale. Një Super-Salihi në minutën e 31-të, por i pafat.

Gjergji Muzaka, autori i golit të barazimit të Shqipërisë në Rumani, tentoi të godasë portën në minutën e 44-t, por pa rezultat.

Në minutën e 45-të, Mravac, në tentativë për të bllokuar Bogdanin për të mos zotëruar një top që po i drejtohej zonës boshnjake e ndali sferën me dorë, duke u ndëshkuar me kartonin e verdhë. Nga një diagonale prek 17 metrash, Klodian Duro ekzekutoi në mënyrë perfekte duke e pushuar topin në rrjetën e boshnjaku Hasagiç. Minuta e 47-të. Shqipëri-Bosnjë 1-1. Lojtarët në delir. Bankina në delir. Tifozët në delir. Tribuna “Vip” në delir.

Një pjesë e parë e merituar të mbyllej në barazim.

Pjesa e dytë nisi me zëvendësimin e sulmuesit Erjon Bogdani - nuk shënon qysh nga ndeshja me Danimarkën, më 6 shtator 2009 – me fantazistin Ervin Skela. Edhe trajneri i Bosnjës e nisi me dy ndryshime: në vend të portierit Hasagiç (fajtor në golin e Duros) hyri Begoviç dhe në vend të Mravac (lojtari që preku topin me dorë) hyri Pandzha.

Shqipëria zhvilloi në 15 minutat e parë të pjesës së dytë një presing të jashtëzakonshëm, duke e detyruar Bosnjën të tërhiqet në gjysmëfushën e saj e duke zhvilluar një nga lojërat më të mirë të dhjetë vitet e fundit.
Misimoviç goditi në minutën e 61-të, por Beqaj devijoi më këmbë topin në goditje këndi. Një minutë më pas, Hamdi Salihi një top për Muzakën, por mesfushori i Dinamos goditi shumë mbi traversë duke shpërdoruar një mundësi të mirë.

Pjaniç ekzekutoi një goditje të lirë, por për fat topi preku shyllën horizontale, e pak sekonda më pas u anulua edhe një gol i boshnjakëve për pozicion jashtë loje. Golat 1-1. Shtyllat po 1-1.

Trajneri Mustedanagiç hodhi në fushë Gilman Likën në vend të Gjergji Muzakës, jo në ditën e tij më të mirë.

Andi Lila rrëmbeu një top, mbrojtësi i Tiranës lëshoi një top në zonë, por mbrojta boshnjake arriti ta shmangë rrezikun më të madh të saj në 25 minutat e parë të pjesës së dytë. Mund edhe të kishim shënuar golin e dytë.

Portieri Arjan Beqaj pati shumë punë, duke dhënë gjithçka nga përvoja e tij mëse 18 vjeçare në futboll, e shpëtuar Shqipërinë nga disa momente delikate para portës, ndërkohë që kapiteni Lorik Cana ishte një tjetër hero i kuqezinjve, edhe pse luajti nga minuta e 75-të me gjurin e dëmtuar.

Mesfushori i Olimpikut të Lionit, Miralem Pjaniç, tregoi klasin e tij duke goditur shtyllën horizontale në të minutën e 88-të, shtylla e dytë e tij.

Trajneri Safet Sushiç largoi nga loja sulmuesin Edin Dzeko i dorëzuar para mbulimit perfekt të Dallkut, në kombinacion me Lorik Canën. Kapiteni i Shqipërisë e kishte thënë para ndeshjes. “Kam luajtur kundër lojtarëve më të mirë se Dzeko”. Dhe pati tëe drejtë. Cana ishte fituesi. Një mesazh edhe për trajnerin e Gallatasarajit, Frenk Rajkard. Një ndeshje perfektet e “ambasadorit të futbollit shqiptar”, por dhe të UNICEF-it dhe “Alo 166”.

ELIMINATORET E EURO 2012
Shqipëri-Bosnjë 1-1
Shënues: Duro 45’+2 /Ibisheviç 21’
E premte, 8 tetor 2010
Stadiumi Kombëtar “Qemal Stafa”, Tiranë

SHQIPËRIA: Beqaj, Vangjeli, Dallku, Cana, Lila, Bulku, Agolli, Duro, Muzaka (66' Lika), Salihi (85' Hyka), Bogdani (46’Skela).
Trajner: Xhemal Mustedanagiç

BOSNJA: Hasagiç (46' Begoviç), Spahiç, Mravac (46' Pandzha), Rahimic, Pjaniç, Misimoviç, Dzeko (Ibriçiç), Ibisheviç, Medunjanin, Luliç, Mjudzha.
Trajner: Safet Susiç

Gjyqtar: Kristin Xakobsen (Islandë)
Kartonë të verdhë: Bogdani, Dallku/ Luliç, Mravac

Re: Shqiperi - Bosnje

Posted: Sat, 09 Oct 2010 , 03:36
by Man in Redblue
nji ndeshje e madhe e kuqezive pavarsisht rezultatit "vetem" 1-1. Pjesa e pare nuk ishte aq e mire, por ne pjesen e dyte sidosmos 30 minutshin e pare futbollistat tone mkan mallengjy, sepse kan lujt taman me shpirt e zemer si rrall nai her. Brravo djemve kuqezi, brravo edhe tifozave te mrekkulueshem ne shkallet e stadiumit !

Re: Shqiperi - Bosnje

Posted: Sat, 09 Oct 2010 , 06:06
by sejad
"Shqipëria zhvilloi në 15 minutat e parë të pjesës së dytë një presing të jashtëzakonshëm, duke e detyruar Bosnjën të tërhiqet në gjysmëfushën e saj e duke zhvilluar një nga lojërat më të mirë të dhjetë vitet e fundit. "

Cfar ndeshje kena ba....ne ato minuta po thom, sa bukur, gjithmon merrshim topin, gjithmon ne sulm.... Ah sa mire kena lujt vec ishalla don zoti edhe fitojm ne Bjellorusi, at'her NDOSHTA kena naj shans me ik ne playoff, (po thom ndoshtat se kena edhe 7 neshje tjera! edhe duhet me i fitu gjysen e tynve)

Me erdhi keq se nuk lujten qysh ne fillim ashtu, per sulmim...por ska gja, mir lujtme.

Cana - lojtar qe duhet me ken tek nje ekip prestigjoz....e mbylli Dzekon apo Ibisevicin...edhe ja mylli gojen tranjerit boshnjak si tha se Cana nuk asht lojtar i mir ma, se i ka kalu koha..

Re: Shqiperi - Bosnje

Posted: Sat, 09 Oct 2010 , 11:45
by shv13
pjesa e dyte ka kene taman e mire, gjynah ajo predha e salihit qe shtremnoi shtyllen :-)
plus qe ai lojtari i bosnjes qe ndali topin me dore te goditja e denimit (ku u ba edhe goli) u desht ndeshku me te kuqe se duro po shkote ne porte balle per balle me portierin...
ishalla fitojme me bjelloruset... :-)

Re: Shqiperi - Bosnje

Posted: Sat, 09 Oct 2010 , 14:52
by Edmond-Cela
video jeme, cfar te bertitmi kam ba. jam ken ne dasem mram dhe nuk mujta me pa krejt ndeshjen deri tek minuta 55 qe pash une. kur shenuan ato thash ka maru loja do futemi ne sulm dhe do iu lajm hapsira qe ato te shenonin prap. me erdi keq qe nuk hyni ajo predha e salihit se ihte ken gol fantastin. ato 10 minuta te pjeses te dyte qe pash me kan kenaq dhe nuk mu bante ta lasha ndeshje pa perfundu.

http://www.youtube.com/watch?v=nlUkPJcb1WI

Re: Shqiperi - Bosnje

Posted: Sat, 09 Oct 2010 , 17:34
by fpjalmi
Ky asht nje rezultat i mire per shqipnine ,por nuk asht rezultat i mire me enderru kualifikimin .

Me dasht ma pas ken favorit me u kualifiku ,asht dasht me fitu me bosnjen ,megjithate e randesishme asht me u ngjit sa ma shume ne renditje.

Nje fitore kunder biell rusise ,do te hapte perseri shpresat per kualifikime

Re: Shqiperi - Bosnje

Posted: Sat, 09 Oct 2010 , 18:16
by sejad
puna asht me shku pak nga pak ma shum, kualifikimin nuk e kam ne mendje, skena shanse me barazime nuk shkohet ne europian.

NQS fitojm 2 ndeshjet e rradhes si kena me lujt me Bjellorusine ne Bjellorusi te marten edhe ne Mars me ata kena me lujt...at'her MUNDENA me shpresu, per ndrryshe jo.

Por kualifikimin ta lajm iher, nqs shkojm ne vendet e 40-ta mbas ketynve kualifikimeve do isha i gzum...

Re: Shqiperi - Bosnje

Posted: Sat, 09 Oct 2010 , 19:25
by Man in Redblue
As un nuk e coj neper mend kualifikimin, nuk kena ekip, as tranjer, as federat per me u kualifiku, megjithate RESPEKTE djemve qi mram kan lujt metaman me shpirt.

Re: Shqiperi - Bosnje

Posted: Sat, 09 Oct 2010 , 19:57
by sejad
Nqs shkojm mir mbas kualifikimeve, del puna mire, kualifikimet e botnorit vijne, stadiumi mbarohet, etj.. at'her fillon puna taman. Ne 2016 mundena me shpresu per kualifikime, nqs punt shkojm mir...per itash as mos e futni n'mend.

Re: Shqiperi - Bosnje

Posted: Sun, 10 Oct 2010 , 07:38
by Miri
Ndeshja kunder bosnjes ishte shum e bukur por akoma nuk jemi ne gjendje te lidhemi me topa te gjate me hap lojen ne krah ku cdo top i gjate qe asht dhan ka perfundu tek lojtaret e bosnjes,po ashtu problemi eshte te kundersulmi ku lojtaret tone nuk jane aspak te sakte ndersa mbrojtja jone nuk i perballon kundersulmet e kundershtarit.
Loje e bukur por le te themi e barabarte duke pare qe bosnja kishte raste me shume se ne per gol,Salihi ne sulm te jep siguri dhe ne shum raste ndihmon ne mesfush dhe ne mbrojtje ndersa Bogdani ne kombetare ka kohe qe eshte jasht lojet,ne ndeshjen e rradhes nuk luan per shkak te kartonave por as kapllani nuk do ishte zgjillje e mire por do ishte me mire nje sulmues nga kampionati shqiptar.
Mesfusha deri diku mire por duhet te jet shum ne mbeshtetjen e sulmit Duro deri ne momentin e golit ishte jasht lojet po ashtu Muzaka pak para zevendesimit filloj te hapet ne krah por tranjeri e nderroj Lila cop cop po ashtu edhe zevendesimet nuk tregunen asgja.
Ne mbrojtje Cana asht i pa kalueshem ne dyluftim po ashtu edhe Vangjeli i jashtzakonshem mungesa e Currit ndikon ne krah Dallku jo shum i sigurte ndersa Agolli shum aktiv ne mbrojtje mesfush si dhe sulm.
Beqaj me ka zhgenjy jasht maset si ne rastin e golit ashtu edhe ne traversat u duk shum i pa pregatitur
Te shpresojme ne nje rrezultat pozitiv te marten perball bjellorusit
2 rrezultatet e fundit kunder bjellorusis
Ne Minsk 02/09/2006 me minuten e fundit arrijme nje barazim 2-2
Ne qemal Stafa 17/11/2007 nje humbie skandaloze 2-4

Re: Shqiperi - Bosnje

Posted: Sun, 10 Oct 2010 , 07:39
by Miri
Tifozat kuq e zi


Re: Shqiperi - Bosnje

Posted: Mon, 11 Oct 2010 , 09:01
by Ledi1920
http://www.youtube.com/watch?v=nvIkWdlp ... r_embedded

Pershendetje!

barazimi ishte nje rezultat i kenaqshem per mendimin tim...nuk patem guxim per me teper...
bashkangjitur eshte dhe koreografia e tre tifogrupeve mbareshqiptare...
Plisat e Prishtines
Shvercerat e Shkupit
Fanatics te Tirones

Re: Shqiperi - Bosnje

Posted: Mon, 11 Oct 2010 , 17:07
by fpjalmi
Na kaloj franca ne 10 minutat e fundit ,dhe franca asht ne vend te pare ne grup dhe mandej jena ne .

Mendoj se rumanine do ta rrahim mrend

nuk harrohet kurre 6 me 1