Inter -----Bajern ,finalja e kupes se kampioneve 2009-2010

Diskutoni per Kupen e Botes , Kupen e Europes , Ligen e Kampioneve , Kupen Uefa , Kupa Intertoto .

Moderator: Man in Redblue

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Inter -----Bajern ,finalja e kupes se kampioneve 2009-2010

Post by fpjalmi » Sun, 16 May 2010 , 22:34

edhe pak dit na ndajn nga finalja bajern inter qe do te thote

kush do jete skuadra numer 1 ne europe ,ose kush do jete kampionia e europes ,gjithashtu ,kush do ta perfaqesojn europen ne kupen e botes nder klube ,dhe 2 emrat jan

inter ,me nje mourinjo qe po perpiqet per here te dyte ta qojn interin ne finale ,ku vjet deshtoi

apo van gal ,qe per here te pare qe merr bajernin si tranier kete vit ka fitu cdo gja ashtu siq ka ba skuadra kundershtare interi ,duke fitu 2 kupat e shtetit te tij ,ku te njejten gja ka ba dhe bajerni

perveq kesaj ,keti dy klube madheshtore ,po presin se kush do ta thyeje rrekordin e barcelones me 3 kupa ,duke pa qe keto 2 klube kan fitu cdo gja deri tash dhe po ashtu asht e sigurte qe kushdo nga keto klube qe do fitojn kupen e kampioneve do thyejn rekordin e barcelones me 3 kupa

duke pa qe mesfusha dhe sulmi i interit dhe i bajernit asht pothuajse me yje ,atehere mbet mbrojtja

ketu du me than qe interi ka nje mbrojtje ma te mire se bajerni ,dhe duke pa mbrojtjen ,perqindja me fitu kupen shkon 60 me 40% per interin

por a do te mund te perfitoje mourinjo nga mbrojtja e dobt e bajernit ?

keto gjana na mbeten ti shohim vetem ne ndeshjen finale

a do te mund van gal me studiu sulmin dhe mesfushen e interit ,dhe te rregulloje mbrojtjen dhe te bajne nje bajern qe te kete shprese 50 perqind ne finale ??????????

sigurisht qe do ta shohim ne finalen e liges se kampioneve ku do te perballen 2 tranierat ma te forte ne europe per momentin ,mourinjo dhe van gol ,qe nga ana tjeter do te thote ,mesuesi dhe nxanesi

shum here nxanesi ka dale shum ma i mire se mesuesi dhe ketu do te shohim se kush do jete mesuesi dhe nxanesi

nuk mund te perjashtohet mundesia qe mourinjo ta fitoje ndeshje dhe ta ktheje van galin ne nje nxanes duke pa qe deri tashti van gol ka ken mesuesi i tij ,tek skuadra e barcelones ku mourinjo ishte zevendes tranier dhe van gol tranier .

I kerkoj falje adminit dhe te gjithe moderatoreve per hapjen e nje ndeshje finale te kupes se kampioneve ,por mendova se ia vlen duke pa qe asht nje finale ku te dyja skuadrat kan fitu cdo gja ne shtetet e tyne dhe presin finalen

Faleminderit

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Inter -----Bajern ,finalja e kupes se kampioneve 2009-20

Post by GOLDIAN » Sun, 16 May 2010 , 22:43

o pjalm meqe ti e hape temen te takon me ken zoti
a ban me postu dhe une tek kjo teme nese jo me thuj
se nuk kam qejf me kriju debate kot
thanks
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Inter -----Bajern ,finalja e kupes se kampioneve 2009-20

Post by fpjalmi » Sun, 16 May 2010 , 23:16

GOLDIAN wrote:o pjalm meqe ti e hape temen te takon me ken zoti
a ban me postu dhe une tek kjo teme nese jo me thuj
se nuk kam qejf me kriju debate kot
thanks

O gold vllai
pse po i thu keto fjale ma naqe :shock:

un ket tem e kam hap me shans per bajernin ,dhe ishalla kam shansin e vllaznise :D edhe pse interi asht favorit

biles mund te me korrigjosh edhe per nej fjale qe kam shkru gabim :D

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Inter -----Bajern ,finalja e kupes se kampioneve 2009-20

Post by Edmond-Cela » Sun, 16 May 2010 , 23:46

per mua personalisht shikoj bajernin favorit, por nese inter shenon gol i pari tham se do e fitoj ajo, duke pa se sa mire e mbrojn avantazhin.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Inter -----Bajern ,finalja e kupes se kampioneve 2009-20

Post by fpjalmi » Mon, 17 May 2010 , 00:47

Edmond-Cela wrote:per mua personalisht shikoj bajernin favorit, por nese inter shenon gol i pari tham se do e fitoj ajo, duke pa se sa mire e mbrojn avantazhin.
shum e drejte mondi

zakonisht ne finalet e kampioneve kush ka shenu i pari ka fitu ndeshjen ,sepse e demoralizon kundershtarin

vetem nje rast ka ken ma i perfoluni

finalja milan manchester para 4 a 5 vjeteve kur milani shenon 3 gola dhe e mbaron pjesen e pare 3-0 dhe ne pjese te dyte manchesteri ban 3 gola gjithashtu ,duke barazu rrezultatin ,dhe duke fitu ne penallti kunder milanit qe udhehiqte pjesen e pare 3 me 0 :shock:

Nuk mund te perjashtohet mundesia qe kja ndeshje te shkojn edhe ne shtese pasi skuadrat do lozin shum kujdeshem ,por prap tham qe mbrojtja e interit dhe portieri qe interi ka,ku per mu asht portieri numer 1 ne bote sot per sot ,asht nji arme ma e madhe e interit ,duke mendu qe me 10 lojtare arriti me deshtu sulmet e barcelones ,dhe ne ndeshjen ne itali ,duke ndal sulmin ma te forte te momentit qe padyshim asht i barcelones edhe pse asht skualifiku nga interi

sejad
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 233
Joined: Sun, 06 Jan 2008 , 20:47
Skuadra: Vllaznia || Bayern
Location: USA

Re: Inter -----Bajern ,finalja e kupes se kampioneve 2009-20

Post by sejad » Mon, 17 May 2010 , 03:18

Per mua fiton bajerni 65%.

Nqs shenon Interi i pari, Bajerni do shenoje prap, kete mos ta mohoni kurre, nuk eshte Barcelona , eshte Bajerni qe gjuan nga jashte porta e Interit, Barcelona ban gol ne zonen e penalltise, ndersa Bajerni i ka golat jasht .

Robben, Riberi (nqs luan), Sweinsteinger gjuajn nga jashte, dhe ka shume shanse qe topi me ik ne port.

Ndersa Interi, vec ne mrojtje bajn lojen, askund tjeter.

Forca bayern!
FORCA VLLAZNIA!!!

loroborici
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 695
Joined: Fri, 09 Feb 2007 , 17:40
Skuadra: vllaznia

Re: Inter -----Bajern ,finalja e kupes se kampioneve 2009-20

Post by loroborici » Tue, 18 May 2010 , 02:23

Assht neshje taktike e vshtir per te 2 ekipet. I fije shanc ma shume ka Inter.
Vllaznia ne zemer
Image

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Inter -----Bajern ,finalja e kupes se kampioneve 2009-20

Post by Ledi1920 » Tue, 18 May 2010 , 08:40

I trembem vetem mbrojtjes se bayernit. Mgjth nje ndeshje dhe nje ekip i rendomte e nxjer. Per mu neshja ka per me shku me shtese.

Nqs Bayerni fiton champions ligen Robenit do i bejn nji bust ne qender te Mynichut.Parashikohet te jete e gjate sa Fernseher Turm kurse Van galin do e vejn kancelar te Bundestagu-ut.
Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Inter -----Bajern ,finalja e kupes se kampioneve 2009-20

Post by fpjalmi » Tue, 18 May 2010 , 20:12

Ledi1920 wrote: .

Nqs Bayerni fiton champions ligen Robenit do i bejn nji bust ne qender te Mynichut.Parashikohet te jete e gjate sa Fernseher Turm kurse Van galin do e vejn kancelar te Bundestagu-ut.
ke harru edhe dicka tjeter

Kontrate 10 vjeqare me bajernin si robenit dhe si van galit :mrgreen: :mrgreen:

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Inter -----Bajern ,finalja e kupes se kampioneve 2009-20

Post by fpjalmi » Tue, 18 May 2010 , 20:19

Nxenesi Murinjo kundër mesuesit Van Gal

Van Gal e mori portugezin ambicioz nën krahët e tij.


Çifti ndoshta kurrë nuk e kishte menduar se një ditë do të ishin në bankinë si kundërshtarë në një finale të Ligës së Kampioneve. Ish-nxënësi i dikurshëm të mundë mësuesin e tij.

http://albania-sport.com/mat.php?idm=14695

ApoVini
Tifoz
Tifoz
Posts: 76
Joined: Thu, 10 Sep 2009 , 01:48
Skuadra: Vllaznia

Re: Inter -----Bajern ,finalja e kupes se kampioneve 2009-20

Post by ApoVini » Tue, 18 May 2010 , 21:33

Nuk e ve n'dyshim se Zoti madh egziston e njikja asht arsyja qe mban me besu se Bajerni do ta shperlajn ftyren e makiazhume e plot me undyr te qelbesines Inter
sepse;
1- Asht ekipi i vetem ne histori te Champions League ne nivele kaq te nalta me lujt pa asnji italian ( si kunder Barcelones, asnji italian ne formacion)
2-Asht ekipi qe e degjeneroj bukurin e lojes me top, tu ba nji mrojtje te pa lezecme kunder Barcelones me nji taktik qe cdo fmi mbi 7 vjec mund ta urdhnoj__________nji portjer me 10 mbrojtsa perpara.
3-As Shqipinia kunder Portugalis nuk e degjeneroj lojen me top ne ket far feje sepse te pakten lujtme n'mbrojtje por e bame maaaaaaaaa.................nji sulm t'rrezikshem.
4- Asht ekipi i vetem ne histori te champions leauge qe vjen me nji kualifik ne saj te nji goli (i treti ne ndeshje te par) mbi 3 METRA off-side, nji qelbsim qe i vjen era deri te ura vajgurore (komuna Berat)
5- po e persris prap e qelbi futbollin me at neshje n'Barcelon ___________nji portjer e 14 mrojtsa...10 a sa i takon
Zot-Krisht-Muhamed e Fuqi te mbinatyrshme_________Ju lutem ejani te shtunden n'Madrid e nepjani doren Bajernit tia ;
DERDHI-DERDHI-DERDHI-DERDHI-DERDHI-DERDHI-DERDHI-DERDHI ksaj ndytsin Inter qe e covi futbollin mrapa n'koh te qenefit mas pemet a midis shkurreve
Vllaznia e para e tjerat.....i pasha n'gazep

loroborici
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 695
Joined: Fri, 09 Feb 2007 , 17:40
Skuadra: vllaznia

Re: Inter -----Bajern ,finalja e kupes se kampioneve 2009-20

Post by loroborici » Tue, 18 May 2010 , 22:15

fpjalmi wrote:Nxenesi Murinjo kundër mesuesit Van Gal
Munet me nodh qi nxansi del ka i here i fije ma i zoti se msusi :mrgreen:
Vllaznia ne zemer
Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Inter -----Bajern ,finalja e kupes se kampioneve 2009-20

Post by fpjalmi » Wed, 19 May 2010 , 01:16

loroborici wrote:
fpjalmi wrote:Nxenesi Murinjo kundër mesuesit Van Gal
Munet me nodh qi nxansi del ka i here i fije ma i zoti se msusi :mrgreen:

po po ,asht shum e vertete loro boriqi

mourinjo ka fitu shum eksperience dhe asht 1 nder tranierat ma te mire te botes

mos te harrojm qe nxorri porton mbas sa e sa vjetsh kampione e kupes 5 vjet ma pare

loroborici
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 695
Joined: Fri, 09 Feb 2007 , 17:40
Skuadra: vllaznia

Re: Inter -----Bajern ,finalja e kupes se kampioneve 2009-20

Post by loroborici » Fri, 21 May 2010 , 03:02

fpjalmi wrote:
po po ,asht shum e vertete loro boriqi

mourinjo ka fitu shum eksperience dhe asht 1 nder tranierat ma te mire te botes

mos te harrojm qe nxorri porton mbas sa e sa vjetsh kampione e kupes 5 vjet ma pare
Murinho asht trajner ie pergatitun. Edhe Van Gali bash i zoti asht. Prij rezultateve i fije ma nalt asht portugezi
Vllaznia ne zemer
Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Inter -----Bajern ,finalja e kupes se kampioneve 2009-20

Post by fpjalmi » Fri, 21 May 2010 , 06:19

loroborici wrote:
fpjalmi wrote:
po po ,asht shum e vertete loro boriqi

mourinjo ka fitu shum eksperience dhe asht 1 nder tranierat ma te mire te botes

mos te harrojm qe nxorri porton mbas sa e sa vjetsh kampione e kupes 5 vjet ma pare
Murinho asht trajner ie pergatitun. Edhe Van Gali bash i zoti asht. Prij rezultateve i fije ma nalt asht portugezi
loro boriqi

nuk asht e vertete qe ka rezultate ma te mira

van gal ka dyfishin e trofeve

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Inter -----Bajern ,finalja e kupes se kampioneve 2009-20

Post by fpjalmi » Fri, 21 May 2010 , 06:47

Robben: Mou kërkon fitoren, jo lojën e bukur


Protagonisti i vërtëte i Bayern-it të këtij sezoni që e ringriti sërish skuadrën gjermane në majat e futbollit europian, Arjen Robben, nuk mund të heshtë para finales së madhe të Madridit.



Kam punuar tre vjet me të në Londër


http://top-channel.tv/artikull.php?id=183553

loroborici
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 695
Joined: Fri, 09 Feb 2007 , 17:40
Skuadra: vllaznia

Re: Inter -----Bajern ,finalja e kupes se kampioneve 2009-20

Post by loroborici » Sat, 22 May 2010 , 03:34

Ish-ët kundër Van Gal: “Inter, fito 15-0!”

Braziliani Xhovani: “Van Gal ishte një trajner arrogant, një Hitler i vërtetë”


CHAMPIONS LEAGUE - Interi mund të llogarisë edhe një “grup special” për finalen: brazilianët, të cilët dikur kanë qenë nën urdhrat e trajnerit të Bajernit, Luis van Gal. Të gjithë këta bëjnë tifo tani për Interin. “Shpresoj që Interi të fitojë 15-0, - tha mesfushori Xhovani, i cili luante me Barcelonën e drejtuar nga trajneri holandez. “Van Gal ishte një trajner arrogant, një Hitler i vërtetë. Për fat të mirë pas tij ishte Murinjo, simpatik, njerëzor, e që dinte të fliste me lojtarët”. Ish-ylli i Barcelonës e Milanit, Rivaldo: “Van Gal më lodhte, ishte një gjë ka zemërimin në zemër dhe është plot urrejtje”.

DREJT FINALES

RRUGA E BAJERNIT

FAZA E GRUPEVE
Bajern M.-Juventus 0-0
Bordo- Bajern M. 2-1
Makabi H.- Bajern M. 0-3
Bajern M.-Makabi H. 1-0
Bajern M.-Bordo 0-2
Juventus- Bajern M. 1-4

RENDITJA
1. BORDO 6 16
2. BAJERN Munih 6 10
3. Juventus 6 8
4. Makabi Hajfa 6 0

FAZA E 1/8-ve
Bajern M.-Fiorentina 2-1
Fiorentina- Bajern M. 3-2

ÇEREKFINALJA
Bajern M.-Manç.Jun. 2-1
Manç.Jun- Bajern M. 3-2

GJYSMËFINALJA
Bajern M.-Lion 1-0
Lion- Bajern M. 0-3


RRUGA E INTERIT

FAZA E GRUPEVE
Inter-Barcelona 0-0
Rubin Kazan-Inter 1-1
Inter-Dinamo Kiev 2-2
Dinamo Kiev-Inter 1-2
Barcelona-Inter 2-0
Inter-Rubin Kazan 1-1

RENDITJA
1. BARCELONA 6 11
2. INTER 6 9
3. Rubin Kazan 6 6
4. Dinamo Kiev 6 5

FAZA E 1/8-ve
Inter-Çelsi 2-1
Çelsi-Inter 0-1

ÇEREKFINALJA
Inter-CSKA Moskë 1-0
CSKA Moskë-Inter 0-1

GJYSMËFINALJA
Inter-Barcelona 3-1
Barcelona-Inter 1-0


Burimi: Albania-sport.com
Vllaznia ne zemer
Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Inter -----Bajern ,finalja e kupes se kampioneve 2009-20

Post by fpjalmi » Sat, 22 May 2010 , 16:45

Van Gaal: Finalen do ta luajmë në sulm


Louis Van Gaal ka folur para mediave europiane një ditë nga finalja e madhe e Madridit ku Inter dhe Bayern Munchen do përballen për të fituar trofeun prestigjoz të Champions League.

http://top-channel.tv/artikull.php?id=183636

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Inter -----Bajern ,finalja e kupes se kampioneve 2009-20

Post by fpjalmi » Sat, 22 May 2010 , 20:21

Finalja e “Champions”: Mourinjo dhe Van Gal, vetem pak minuta larg historisë…



Pikat e forta të Bajernit: Holandezi Arjen Roben, anësori i Bajernit, ka qenë sensacional për bavarezët gjithë sezonin. Me formën e tij sportive, me golat vendimtarë, Roben e ka dërguar Bajernin në finale. Jo më kot është edhe golashënuesi kryesor i klubit bavarez në këtë sezon. I mbështetur në krah nga mbrojtësi Philipp Lahm, Roben gjenden gjatë tërë kohës në detyra sulmuese, cka do të përbëjë “dhimbje koke“ të vazhdueshme për italianët. Bastian Schëeinsteiger do të jetë gjithashtu një rrezik në mesfushë, në gjendje për të mbrojtur prapavijën e vet, por edhe për të hapur një “dritare“ sado të vogël për manovrën sulmuese të bavarezëve. Kapiteni Mark van Bomel, i cili fitoi Ligën e Kampionëve me Barcelonën, katër vjet më parë, e shton “çelikun“ në mesfushë. Thomas Muller dhe Ivica Olic kanë formuar një fuqi në rolet e veta, duke e rritur ndjeshëm konkurrencën, por edhe konkludimin, në repartin



Dobësitë e Bajernit: Pezullimi i Franck Ribery mund të ndikojë në paraqitjen e Bajenrit, por mund të rezultojë një mundësi jetësore për Hamit Altintop, që do të luajë në vendin e francezit. Me Mario Gomez dhe Miroslav Klose, në një rënie në formë, Bajerni nuk ka shumë alternativa në sulm. Mbrojtësit qëndror, Martin Demichelis dhe Daniel van Buyten, kanë qenë më pak të qëndrueshëm se në sezonet e fundit dhe janë sfiduar jo pak herë nga sulmuesit e shpejtë.



Pikat e forta të Interit: Valter Samuel dhe ish-lojtari i Bajernit, Lucio, formojnë një partneritet solid në qendrën e mbrojtjes zikaltër, e cila nuk u mposht as nga Lionel Messi. Para tyre, si mesfushor shkatërrues, është argjenitnasi Esteban Cambiasso, që përbën një “postbllok“ të vërtetë para prapavijës së Interit. Portieri brazilian i Interit, Julio Cesar, është jashtëzakonisht një siguri më vete, ku falë duarve të tij, zikaltrit ndihen më të favorizuar. Të mos harrojmë këtu freskinë e përjetshme të kapitenit Javier Zanetti, 36 vjec, i cili ka të ngjarë të luajë prapa. Bashkë me Maicon, një “central elektrik“, cka e bën mbrojtjen e Mourinjos tepër të vështirë për t’u kaluar. Bavarezët do ta kenë tepër të vështirë për të ndaluar edhe “playmaker“-in Uesli Sneijder, që merr pozita të mrekullueshme në mesfushë, por është i përhershëm edhe në sulm, i gatshëm për të shënuar. Sulmuesi argjentinas, Diego Milito, është një makinë golash, mjafton të kujtojmë se ka shënuar 22 gola në Seria A, në sezonin e tij të parë me Interin.
Forca kryesore e Interit qëndron edhe tek mendjemprehtësia taktike e trajnerit Jose Mourinjo. Ai mund të bëjë një ndryshim në vendosjen e ekipit të tij në fushë, duke kaluar nga një formacion 4-3-1-2 në një 4-2-3-1 ose një 4-3-3. Kjo tregon se ai nuk është i frikësuar karshi Bajernit, por ka ndërmend të tregohet i guximshëm në këtë finale


Dobësitë e Interit: Lucio mund të mos jetë në formën e tij më të mirë, për shkak të disa problemeve. Zëvendësi i tij i mundshëm, Marco Materazzi, është lehtësisht i gabueshëm. Nëse Milito do të jetë i trysnuar nga ngarkesa e madhe emocionale e një finaleje të Ligës së Kampioneve, Samuel Eto’o nuk është më ai sulmuesi i vjetër, që të kallte frikën. Edhe i pabinduri, i riu Mario Balotelli, nuk premton shumë në një ndeshje të tillë. Spekullimet në lidhje me Maicon, që e shikojnë te Reali, bashkë me Mourinjon, mund të ndikojnë negativisht në mendjen e tij.



http://www.sportishqiptar.com.al/finalj ... historise/

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Inter -----Bajern ,finalja e kupes se kampioneve 2009-20

Post by fpjalmi » Sat, 22 May 2010 , 21:04

minuta e 15

bajernit i kan hanger 1 super penallti ,ku nji prekje e dukshme e maicon me dore me dashje ,albitri ban demek se nuk e shef

Post Reply