Kujtime te paharruara

Historia e Vllaznise dhe lojtarët e saj në vite.

Moderator: GOLDIAN

Post Reply
Ks-Besa
Antar
Antar
Posts: 39
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 09:00
Contact:

Kujtime te paharruara

Post by Ks-Besa » Wed, 20 Apr 2005 , 14:21

Besa dhe Vllaznia jane ndeshur dy here ne finalen e Kupes se Republikes ku ne te dyja rastet ka dalur fituese Vllaznia.
Ne vitin 1972 , Besa si Nenkampione Ballkani ndeshet me Vllaznine e famshme te Zheges dhe Rragamit
Ekipi i drejtuar nga Muhamet Vila (ish-lojtar i Kombtares dhe Dinamos se viteve te arta 50') , ishte nje ekip mjaft i konsoliduar qe kishte ne perberje titullarin Muharrem Karriqi , mesfushor fantazist me teknike te perkryer , Shyqyri Qerollin , mbrojtes baze i ekipit , Durim Shtinin qe ishte nje nder sulmuesit me te rrezikshem te kohes dhe megjithese e ndjente mungesen e Arkaxhiut ne porte (ish portier i Kombtares) e kaperceu rrezikun e madh te sulmit shkodran perderisa fati i kupes shkoi tek penalltite.

Image

Ndeshja e pare pati perfunduar ne Kavaje me rezultatin 2-0 ne favor te Beses.
Ndeshja e kthimit ne Shkoder i vuri ne ankth te madh tifozet dhe entuziastet e ekipit.
Akoma edhe deri sot simpatizantet e atehershem te Vllaznise flasin per kete ndeshje.
Ndeshja e kthimit perfundon ne 90 minuta me rezultatin 2-0 ne favor te Vllaznise.
2 golat gjate ndeshjes u shenuan nga Rragami.
Erdhi koha e gjuajtjes se penalltive per te vendosur fituesin e Kupes.
Te pese penalltite per Vllaznine i ekzekuton perseri Rragami pasi nuk ishte ne fuqi ligji i gjuajtjes se penalltive nga lojtare te ndryshem dhe te pesta perfundojne ne rrjete.
Besa nuk i ekzekuton sakte te gjitha dhe fitorja i shkon Vllaznise.
Finalja e vitit 1972 ishte nje nder finalet me te bukura te Kupes se Republikes.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 21 Apr 2005 , 13:35

Shum faleminderit per historine dhe per foton Ks-Besa!Ndeshjet e atyre viteve do te mbesin te paharruara sepse ai futboll nuk kthehet me.Ai ka qene futbolli i vertet.

Post Reply