Danimarke - Shqiperi 04.09.15

Diskutoni rreth ekipit tone Kombetares ,futbollisteve te saj , etj.

Moderator: GOLDIAN

Post Reply
futbollist
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 523
Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
Skuadra: Vllaznia, Bayern
Location: Rus-Maxharr

Danimarke - Shqiperi 04.09.15

Post by futbollist » Mon, 10 Aug 2015 , 12:47

Nuk kane mbetur dhe shume kohe nga ndeshja me Danimarken e cila per mendimin tim eshte mos me thane ndeshja me decizive qe kena me vendin e dyte si dhe transferta me e veshtire qe na ka mbete.

Danimarka ka nji skuader mesatare ne Europe sot qe lufton per kualifikim sidomos kto 6 vitet e fundit, jo si dikur qe kishte ne perberje lojtare qe luanin ne Premier League pjesa ma e madhe dhe kishin nji pergatitje fizike shume te larte dhe hyrja ne kupe botet/europet ishte pothujse nji detyrim.
Une besoj me kete kontigjent lojtaresh qe kemi dhe lojen kompakte qe ka kriju De Biasi besoj mund te arrijme te marrim ndoshta dhe nji 0-1. Skuadra jone per mendimin tem duhet me u bazu ne lojen me kundersulme dhe me u mbrojte mire, kjo lloj taktiket ka shume efikasitet. Sot kemi nje mbrojtje shume stabel jo si dikur me gafat e Dallkut e Osmanit e te tjere qe nuk ishin ne nivelin e lojtareve qe kena sot e na merrshin ne qaf me gola here mbas heret. Besoj De Biasi do jete tu kriju skema te ndryshme lojet por mbetet me u pa rreshtimi lojtareve. Shpresoj ti kena lojtaret me kame ne toke dhe te hyjne ne fushe me deshiren me fitu e jo me hi per barazim.
Po lujtem loje shume te hapur i lejojme kundershtarit me rreziku porten. Interesante ka me kene rreparti sulm se kush do aktivizohet. Gashi,Balaj,Lenjani jane kryesoret por nuk harrohet fakti i Salihit qe po kalon nje forme te shkelqyshme te Skenderbeu.
:::::::::::FORZA VLLAZNIA :::::::::::FORZA SHQIPERIA::::::::

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Danimarke - Shqiperi 04.09.15

Post by Ledi1920 » Tue, 18 Aug 2015 , 11:14

Eshte neshje teper decizive.
Thuhet se do jen gati 10 mije shqiptar ne danimarke.
Do zoti fitore
Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Danimarke - Shqiperi 04.09.15

Post by Admin » Tue, 18 Aug 2015 , 19:04

Ndeshja asht shume e veshtire edhe ja kam friken mbrojtjes tone se Cana e Ajeti nuk kane ba faze pergatitore, po kshu edhe Mavraj asht i demtum. De Biasi den me thirr Xhemishtin edhe ishalla ambientohet shpejt.
Vllaznit Ultras

Image

futbollist
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 523
Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
Skuadra: Vllaznia, Bayern
Location: Rus-Maxharr

Re: Danimarke - Shqiperi 04.09.15

Post by futbollist » Wed, 19 Aug 2015 , 11:39

Nuk jam i sigurte sa shqiptare do jene ne stadium sepse federata daneze ka qe ne vere qe publikon lajmin ''Ju lutem tifozave shqiptare te mos blejne bilete per ndeshjen Danimarke - Shqiperi ne tribunat ku do jene tifozat danez pasi do ti ndalohet hyrja ne stadium per arsye siguriet''. Me sa pashe ne lajme sot shume kane shku e kane ble bilete tek zona e danzeve e me sa i njoh une nordiket po ta vune vulen ste lajne me hi brenda jane shume te ligjit e te rregullit. Kshu qe eshte pak ''Ku rasha mos u vrasha'' kjo pune. E vetmja menyre me hi eshte si neutral(pa bluze kuq e zi dhe mos me tregu shenja qe po ben tifozellek per skuadren mike). Stadiumi eshte kryesisht mbushe me roje ne cdo shkalle kshu qe po hyre e theve rregullat te nxjerrin jashte direkt. Pak rrezik i madh me u marre...

Sidoqofte numri i tifozave ne tribunen D1 ku na ka rezervu federata daneze jane afro 2500-3000vende ku do jemi tifoza kuq e zi. Tribunat tjera konsiderohen per tifozat daneze.
Kufizim shume i madhe ky qe na asht ba i cili vjen nga eksperienca e keqe qe kishte Danimarka me rrumujen qe ndodhi me Serbine dhe lujti ndeshjen me to pa tifoze. Tu pa qe dhe ne ballkanas ne nje lloj kulturet pak a shume me to dyshojne qe mos shkaktojne probleme ne stadium.
Sidoqofte shpresoj aq sa jena te jena mjaftushem per kombetaren. Ne do e bajme tonen :lol: Uroj qe te jene lojtaret me mendje ne vend e te futen ne ndeshje me fitu jo per barazim.
:::::::::::FORZA VLLAZNIA :::::::::::FORZA SHQIPERIA::::::::

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Danimarke - Shqiperi 04.09.15

Post by Man in Redblue » Fri, 04 Sep 2015 , 12:39

Cfare ndeshjet decizive! Nqs thuhet per ndeshjen direkte, vlejne si 6 pike; kjo vlen si 7 pike tu pas parasysh se jo golavarazhi i pergjithshem por ai direkt vendos per renditjen ne rast barazim piksh. Duhet pra me shenu patjeter tpakten 1 gol dhe mas me psu ma shume se 1.

Me vjen keq qe nuk asht ftu Meha, se me goditje nga jashte zonet do na kishte ndihmu shume, por nqs asht si puna e Besart Berishes, qi don me ba vec kryt e vet, atehere ma mire.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Danimarke - Shqiperi 04.09.15

Post by Admin » Wed, 09 Sep 2015 , 10:34

Rezultat shume i mire edhe emocione te medha ne kete ndeshje.
Pjesa e pare ishte e mire kurse e dyta jo edhe aq, sdq objektivi ishte me marr rezultat pozitiv edhe kjo ka randsi.
Me pelqej Xhimshiti, nji pjese e pare me emocione por ne te dyten e morri vedin. Nji lojtar me te ardhme per Shqipnine. Po kshu vlersim maksimal edhe per Ajetin, sidomos duke dite se asht pa skuader.

Ne ndeshjen kunder Portugalise, iku perqendrimi ku nuk u donte por e randsishme asht qe e kena ne vete ne dore fatin tone per te shku ne France.
Vllaznit Ultras

Image

futbollist
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 523
Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
Skuadra: Vllaznia, Bayern
Location: Rus-Maxharr

Re: Danimarke - Shqiperi 04.09.15

Post by futbollist » Wed, 09 Sep 2015 , 14:51

Ndeshja ishte shume emocionuese sa qe kena mbete 90minuta ne kame tane ndeshjen :lol: . Nji organizim shume i mire nga tifozatkuqezi bravo dhe tifozeria ka kene ne forme ne stadium,nji bravo per tane!
Sa i perket ndeshjes besoj qe bame nje loje mbrojtese me qe dhe trajneri me kyt taktike kishte porosit dhe skuadren.Gjymishti ishte shume mire por vendimtar ka kene Ajeti i cili ka luftu shume ne duele me Bendtner dhe ka triumfu.Agolli ka kene shume dobet.Poulsen e ka kalu kushedi sa here, fale Ajetit jane ndale shume aksione ne 16she.Nji rezultat pozitiv dhe qe na kryvi shume pune.

Ndoshta nga nje ane mire qe morren humbje se sa barazim me Portugaline se tesh na ban me u ftillu ma shume dhe mos me i nenvlersu gjanat.Shpresoj qe grinta dhe deshira me fitu te jete ma e larte ne ndeshje me Serbine qe ta sigurojme pjesmarrjen ne euro direkt.Sa i perket Danimarkes kam bindjen qe ne Portugali ka minimalisht shpresa me dale me nji rezultat ma shume se nji barazim por besoj personalisht qe do e humbin ate takim.
:::::::::::FORZA VLLAZNIA :::::::::::FORZA SHQIPERIA::::::::

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Danimarke - Shqiperi 04.09.15

Post by Skodrinon » Fri, 11 Sep 2015 , 17:58

Un nuk kam shpresu ma shume se sa morem kto dy ndeshje
Humbja ne min 93 asht shume shume djegse, por tu pas parasysh barazimin e danimarkes ne armeni jena da super ket turn. Nuk bame mrekulline me i marre 1 pike portugezve por e bani armenia tu i hek 2 danezve

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Re: Danimarke - Shqiperi 04.09.15

Post by vvvllaznia » Sat, 12 Sep 2015 , 13:12

Besaj qe Danimarka nuk ka me marr ma shum se nje barazim me Portugaline e kjo dmth qe kishte ken super me fitu me serbin e me u kualifiku direkt tamam kunder serbis. Si gjithmne vujm shum fizikisht e gjithmone ne goditjet e kandit. Shpresoj Gjimshitin ne vend te Agollit e Basha ne vend te Abrashit. Krijojm nje ekip te mire e me 6-7 lojtar mbi 1.80 e don me than bajagi ekip i gjate

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Danimarke - Shqiperi 04.09.15

Post by Admin » Sun, 13 Sep 2015 , 19:06

Normalisht Portugalia ka me lujt fort se matematikisht nuk e ka te sigurume kalimin edhe duke humb i veshtirson punen.
Me 1 barazim Portugalia e siguron pjesmarren ne Euro 2016, te shpresojme qe kane me marr te pakten barazimin.
Sdq ne cdo rast ne duhet me hi ne fushe per me marr fitoren kunder Serbise.
Vllaznit Ultras

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Danimarke - Shqiperi 04.09.15

Post by GOLDIAN » Sun, 13 Sep 2015 , 20:06

serbet kane me ba te pamujtunen me provou e me na penalizu
me vjen mire qe dhe na ena fillu me ken pa te mecem e Diplomat
po lexosha deklaraten e PLISAVE DHE JU tham hallall qe po pergatiten mos me ra pre e provokimeve
jena perpara nje kualifikimi Historik dhe pikerisht kunder te urryerve Historik qe dhe me pleq te vijne do lajne shpirtin ne fushe te na qesin Probleme
ervec anes taktike mendoj personalisht na duhet nje grup psikologesh qe te pergatisin ndeshjen duke e pa 11 shin serb si kundershtar ne 90 min e jo si armik qe mund te na shujne perfundimisht endrren qe me ndihme te zotit e bajme realitet
i perjashtuar

Post Reply