Lajmet per skuadren e Vllaznise

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Post Reply
Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Admin » Fri, 22 Aug 2014 , 22:59

Bajagi nuk den me thane e mire :lol:
Une jam i knaqun qe me ndej ne superlige e mrenda mundsive me kene ma mire se sa Apolonia, Teuta, Laçi e Elbasani :)

Normale qe kena me e pas shume te veshtire, por nqs kta lojtare qe afrohen jane mbi mesataren kena shpresa me ba nji kampionat pak a shume te qete.

Sdq te dilen kena me pa se a jena kund si edhe mas 2-3 javeve kena pa se ne cfare pike asht ekipi me afrimet e reja.
Prioritare duhet me kene afrimi i nji portierit te vlefshem.
Vllaznit Ultras

Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Fri, 22 Aug 2014 , 23:32

Goldi , siq tha Admini , me na ardh edhe 2 uruguajant dhe nji portier cilesore , plotesohena bajagi , sepse nuk po luftojm per titull kampion por mos me ra nga superliga dhe meriten do ta kishte shum te madhe presidenti Nava per mbledhjen rrekord te disa futbollistave qe na erdhen dhe mund te vijne , sepse per 9 dite te firmosesh me 26 futbollist nuk asht pak sepse ishin ne nji situate te keqe fort .

Duke pare per here te pare ne histori nje timon qe drejton Vllaznine me 100 perqind italian ku tranieri dhe ndihmsat jan po italian dhe po ashtu edhe presidenti italian , per here te pare vllaznia asht ne durt e italianeve ku mendoj se asht ma mire ne durt te tyne se ne durt e da mafjosave shkodran qe na e shkaterruan vllaznine plotesisht duke e vjedh komplet :(


. Me ka marr malli me pa vllaznine 6 jave para kampionatit duke luftu per titull , sepse europa ishte ne gjep cdo vit

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by GOLDIAN » Sat, 23 Aug 2014 , 06:57

edhe une si ti mendoj pjalm qe merite shume ka nava
se perzoten ka mbledh 26 futbollista qe zor me i gjet
mandej sic the dhe ti ska pas shume kohe ne dispozicion
i perjashtuar

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Admin » Sat, 23 Aug 2014 , 11:23

Ahhhah Goldi :))

Ne fakt qesh ne mars qe ka fillu tratativat per me marr Vllaznine se ka pas mundsine me u marr edhe me lojtar :))
Vllaznit Ultras

Image

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by vvvllaznia » Sat, 23 Aug 2014 , 12:12

http://www.panorama-sport.com/ballina/r ... objektiva/" onclick="window.open(this.href);return false;

3 dit pushim i paska dhane. me duket e çuditshme.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Sat, 23 Aug 2014 , 13:57

Goldi, ti thuj mire qe i patem 75 perqind te 26 futbollistave gadi qysh ne zezonin e kalum dhe duhet ti themi arritje e madhe mos largimit te te gjithe futbollistave ashtu siq iken rraboshta dhe bardulla sepse te gjithe ishin pa kontrate si ata . Goldi , vetem 4 muajt e fundit Nava u terhoq 3 here sepse drejtuesit e bashkise ishin mesu qe fushaj te paguante kurse drejtuesit e vllaznise komandonin dhe Lukes ti japin nji ilaq gjumit si gjithmone , dhe kjo ishte arsyja qe Naves nuk iu lane 4 muajt e fundit te punonte ku bashkia ishte fajtorja kryesore per vonesen .

Tek potimi i panorama sport qe Kishte postu Vvvllaznia , pash qe gazetaret ishin shum te merzitun sepse tranieri Italian nuk kishte than objektivin e skuadres per kete sezon . Cfare objektivit kerkojn Gezetaret , kur te gjithe e dijm se objektivi asht me ndej ne superlige . Apo dojn me e ndigju vete nga goja E tranierit Ranieri :P

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by vvvllaznia » Sat, 23 Aug 2014 , 14:18

https://www.youtube.com/watch?v=MUiG9Qu ... cAJjIvOQKZ" onclick="window.open(this.href);return false;

rrefeni ka me ken shprehja jone ma e perdorun kur ta po shofim ndeshjet e vllaznis

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Admin » Fri, 05 Sep 2014 , 11:54

Mram Vllaznia ka lujt kunder Veleçikut, ndeshje qe ka dal barazim 2-2.
Golat per Vllaznine jane shenu nga 2 afrimet e fundit Sosa dhe Aguirre.

Rezultati nuk asht pozitiv por mas te harrojme qe ka kene nji ndeshje miqsore e sidomos 6 dite para nji ndeshje shume te veshtire kunder Tiranes.
Me aq sa kam lexu Vllaznia asht paraqit bajagi mire si edhe asht shume pozitive shenimi i golave prej uruguajanve Sosa dhe Aguirre. Sulmusi Sosa asht paraqit sh mire edhe duket se ka te dhana shume te mira e premisat jane qe me kene protagonist pozitiv kete sezon, po kshu edhe qender mbrojtsi Mehmedovic asht paraqit sh mire.
Vllaznit Ultras

Image

sidrit
Huligan
Huligan
Posts: 187
Joined: Sat, 02 Feb 2008 , 16:19

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by sidrit » Fri, 05 Sep 2014 , 22:10

Kto janë lajme të mira Admin.
Shpresoj me Tiranën të marrim tre pikë, boll sa me ja ulë hundën kryeqytetasve.
Nqs të ardhunit e fundit janë taman me nivel dhe pa kleçka mbrapa, unë thjesht i tham bravo shumë Gea Sport.
Asht ba njaja që kam kërku gjithmonë personalisht.
Baza me lojtarë shkodran plus 2 apo 3 element të huaj por shumë ma të mirë se tjeret.
Megjithatë, më duket e pabesueshme që të ndodh. Shohim, uroj ta kenë seriozisht me ne.

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by vvvllaznia » Wed, 10 Sep 2014 , 23:18

http://www.panorama-sport.com/ballina/i ... ment-68594" onclick="window.open(this.href);return false;

Goldiani u anku qe kena isufin zevendspresident. Turp ti vijn :evil: :evil: :evil:

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Skodrinon » Wed, 17 Sep 2014 , 13:21

Gea nuk paska pagu dy muj detyrimer simas Bashkise....
Na cmenden

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Wed, 17 Sep 2014 , 23:51

30 mij euro i takoka me pagu ne muj Gea Sportit per gjith stafin dhe pjesen tjeter bashkia. Asht gjyna mos me i pagu , duke dit qe lojtaret po japin ma te miren

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Skodrinon » Mon, 22 Sep 2014 , 17:16

Isufi per S.ekspres

“Edhe nëse kontrata me Geasport prishet, Vllazninë e mbaj unë”

Ditë më parë, “Sport Ekspres”, përcolli shqetësimin e një ngërçi që duket se ka përfshirë marrëdhëniet, Bashkia Shkodër-Geasport. Deklarata e dhënë nga ana e administratorit të Klubit të Futbollit Vllaznia, Neritan Kalamishi, që njëherazi është edhe përfaqësues i Bashkisë në administratën e klubit, duke pohuar vonesën e depozitimit të shumave financiare nga Geasport të përfshira në kontratën dypalëshe, shpjegonte qartë rrezikun e një divorci të kësaj të fundit me institucionin e Bashkisë Shkodër, që është edhe pronarja legjitime e klubit të futbollit Vllaznia. “Në të vërtetë unë jam përfaqësuesi ligjor i kompanisë zvicerane Geasport, ku në mungesë të presidentit Roberto Nava, aspekti organizativ i klubit Vllaznia më është besuar mua”, thotë për “Sport Ekspres”, Isufi, duke shtuar se përgjithësisht, në këtë aspekt deri më tani punët kanë ecur më së miri, dhe rezultatet e kësaj pune nuk kanë nevojë për koment.

Plani B – Megjithatë, duke folur për çështjen në fjalë, Isufi thotë se në fund të fundit, edhe nëse realisht do të ketë një divorc mes Bashkisë dhe kompanisë “Geasport”, ai i ka marrë të gjitha masat e duhura që Vllaznia të mos ketë probleme në aspektin financiar, ku ashtu siç ka pasur një angazhim maksimal deri më tani me bizneset e tija personale, sërish do të sakrifikojë për ta mbajtur situatën sa më normale. Një gjë të tillë, ai shton se ka bërë të ditur edhe skuadrës, të cilët i ka garantuar se në aspektin financiar, ato nuk do të kenë asnjë shqetësim. “Nëse Bashkia Shkodër dhe Geasport, nuk gjejnë gjuhën e vijueshmërisë së bashkëpunimit dhe marrëveshja shkon deri në prishje, unë jam i gatshëm, që duke pasur në dispozicion edhe kontributet e mija personale financiare të vazhdoj punën në këtë pozicion që jam aktualisht si zv.president i Vllaznisë”, shprehet Isufi, duke qenë i bindur se edhe nëse marrëveshja e mësipërme do të prishet, ai do të vijojë të jetë sërishmi në këtë pozicion.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by GOLDIAN » Mon, 22 Sep 2014 , 23:51

ca dmth kja intervista e zotni zv presidentit
skodrinon e vvvllaznia per favore kam nevoje per ndihme se nuk arrij me e kuptu?
hmmm shpejt po fillojne me dal prapaskenat APO jam gabim :roll:
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Tue, 23 Sep 2014 , 07:06

Goldi , nuk e di a e mban mend apo jo , por u merzite shum kur vune Josufin si zv president dhe me te than te drejten u merzita edhe un edhe pse nuk e njifsha , vetem duke ndigju fjalet tuaja .

Deshta me te than se , a thu e ke ngaterru Josuf Josufin me ndonji Isuf tjeter , sepse Iki Isufi qe asht ZV president i vllaznise , deri tash Asht hero per Vllaznine , sepse sa erdhi , ndryshoi situaten duke i peshu fjala , dhe ne momentin ma te keq te Vllaznise ku skuadra po shperbehej ku 2 jave para kampionatit nuk kishim as presidence , arriti me mbajt pothuajse komplet shtyllen e vllaznise se vitit tjeter dhe duke dhan shperblime pothuajse cdo ndeshje edhe pse skuadra nuk ka marr ala rroge . Kurse tashti thote qe mos u merzitni sepse nese gea ik , e marr vete presidencen , dhe padyshim fjala i peshon , sepse kur nji Shkoder nuk e rren nji here kur i jep nji premtim , heren e dyte shkodra te beson , dhe u habita me fjalet qe the sapo iSUFI mori postin sepse nder keto 14 vjet , vetem I paharrumi Qela dhe fushaj kan ba per vllaznine dhe pavaresisht qe Isufi nuk ka financu si to duke dit se asht vetem zv president , kete vit Fjala e tij i ka peshu duke e kthy merzine e pagesave ne shperblime , dhe kjo do te thote , qe shperblimet e tij e kan ba vllaznine te marrin keto rrezultate qe plus 3 pikeshin e uefes dhe golin e tiranes qe na mori 2 pike te arta , na mohune vendin e pare ne keto 5 jave kampionat , nji managjim i shkelqeyshem i mendjes se Isufit , nji managjim qe na ka munguar ma shum se 1 dekade

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by vvvllaznia » Tue, 23 Sep 2014 , 17:58

fpjalmi wrote:Goldi , nuk e di a e mban mend apo jo , por u merzite shum kur vune Josufin si zv president dhe me te than te drejten u merzita edhe un edhe pse nuk e njifsha , vetem duke ndigju fjalet tuaja .

Deshta me te than se , a thu e ke ngaterru Josuf Josufin me ndonji Isuf tjeter , sepse Iki Isufi qe asht ZV president i vllaznise , deri tash Asht hero per Vllaznine , sepse sa erdhi , ndryshoi situaten duke i peshu fjala , dhe ne momentin ma te keq te Vllaznise ku skuadra po shperbehej ku 2 jave para kampionatit nuk kishim as presidence , arriti me mbajt pothuajse komplet shtyllen e vllaznise se vitit tjeter dhe duke dhan shperblime pothuajse cdo ndeshje edhe pse skuadra nuk ka marr ala rroge . Kurse tashti thote qe mos u merzitni sepse nese gea ik , e marr vete presidencen , dhe padyshim fjala i peshon , sepse kur nji Shkoder nuk e rren nji here kur i jep nji premtim , heren e dyte shkodra te beson , dhe u habita me fjalet qe the sapo iSUFI mori postin sepse nder keto 14 vjet , vetem I paharrumi Qela dhe fushaj kan ba per vllaznine dhe pavaresisht qe Isufi nuk ka financu si to duke dit se asht vetem zv president , kete vit Fjala e tij i ka peshu duke e kthy merzine e pagesave ne shperblime , dhe kjo do te thote , qe shperblimet e tij e kan ba vllaznine te marrin keto rrezultate qe plus 3 pikeshin e uefes dhe golin e tiranes qe na mori 2 pike te arta , na mohune vendin e pare ne keto 5 jave kampionat , nji managjim i shkelqeyshem i mendjes se Isufit , nji managjim qe na ka munguar ma shum se 1 dekade
nuk e di se kur ke ik prej Shkodret por zotni profesor doktor isuf Isufi ka ken tmerri i Shkodres ne vitet 96-97 e mandej nuk e di ma se kam ken ne mergim. Thohet qe ka vra e ka pre sa ka mujt ky vet bashk me banden e tij. Keshtu qe zotnia ne fjal nuk mundet me ken heroi i jem as sikur Vllaznia neser te fitojn champions league e te krijojn nje akademi ne Shkoder qe te krijoj aq shum talente sa Shqipnia te shpallet kampion botet sepse jeta e nje shkodranit asht shume ma e randsishme.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by GOLDIAN » Wed, 24 Sep 2014 , 00:36

ca mi than pjalmit
pjalmi i ban tan heronj e mandej harron qa shkrun
edhe per manchesterin kur fitoj ate kupen e coi ne qiell van gaalin Dora e trajnerit etj etj tash thet prit 15 ndeshje
une kam ken dhe jam kundra qe Isufi te jete president i vllaznise
por pjalmi ka drejte ne shkoder hero bahet kush bahet prandaj asht shkodra jone e dashtun mrekulli krejt
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Wed, 24 Sep 2014 , 03:14

Vvvllaznia , nuk e kam dit ket gja dhe faleminderit per formacionin . Fola vetem per punen e tij te mrekullueshme qe ka ba deri tani te Vllaznia .

Goldi , nuk ma merrte mendja se po bjen edhe te lajmet e vllaznise Van Galin :P :P :P :P . Ishalla nuk fiton kampionatin anglez dhe kupen e kampioneve vitin tjeter , sepse e paske tmerr :P :P :P :P :P .

Nji fjale e urte thote , kur njeriu nuk asht I randesishem, nuk flitet per te , kurse ti na I mbushe faqet e vllaznise me Van Galin :P :P :P :P . Pra do te thote asht I randesishem :P :P :P dhe 1 trainer kampion qe sikur ta kishte vllaznia , do ta kishim te sigurt titullin :P :P :P :P

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Skodrinon » Thu, 25 Sep 2014 , 00:58

GOLDIAN wrote:ca dmth kja intervista e zotni zv presidentit
skodrinon e vvvllaznia per favore kam nevoje per ndihme se nuk arrij me e kuptu?
hmmm shpejt po fillojne me dal prapaskenat APO jam gabim :roll:
Raineri: "Nuk drejtohet klubi me celular"
Nava: "Idiotsi. I kam dhane Ferrarin nji shiferi pa licence. Asht trainer diletant"

Shume mire e ka Raineri, por po m'habit fakti qi flet haptas. Duhet t'i kete dhane ndokush me kuptu qi Gea nuk e ka te gjate.
Nava mandej, asht i lezetshem si gjithmone. Asht personazh per Big Brother. Prej atyne qi sot i thone tjetrit "je i madh" e diten tjeter nuk lejn gja pa e sha per nji luge gjelle. Harron se vete ky na i ka prezantu si fenomena po kta njerz qi i ban hora sot

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Admin » Thu, 25 Sep 2014 , 14:23

Raineri ka shume shume te drejte dhe me aq sa kam lexu ma perpara, nuk asht hera e pare qe Raineri del kunder drejtusave (ne Zvicer).

Me Naven u msume e nuk me bajne pershtypje deklaratat e tij prej adoleshenti !!!
Sot me sa duket kekan sheshu gjanat si edhe kekan pagu rrogat, kja asht gja e mire edhe duhet sesban me e vlersu shume ndeshjen e rradhes kunder Elbasanit.
Vllaznit Ultras

Image

Post Reply