Skuadrat shqiptare ne kupat e Europes

Diskutoni rreth ecurise , rezultateve , etj. të Kampionatit Shqiptar

Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919

Post Reply
loroborici
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 695
Joined: Fri, 09 Feb 2007 , 17:40
Skuadra: vllaznia

Re: Skuadrat shqiptare ne kupat e Europes

Post by loroborici » Tue, 28 Jul 2009 , 15:57

REINIS wrote:Nigjo me thon te drejten doren n zjerm nuk e vej (sepse sot nuk e ve dot as per veten tate :) ) por jom i sigurt se Sporti Shqiptar nuk osht gazete qi ma krahun tone. "
Sporti asht gazete qi man shume krahin eTiranc. Kryredaktori dhe zvredaktori jane tifoze ultras te Tiranc( bile Bashkim Tufa asht i deklarue ultras). Kta jan gjana qi jane te ditme tash e nuk ka nevoje me ba sikur nuk din gja.
Vllaznia ne zemer
Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Skuadrat shqiptare ne kupat e Europes

Post by GOLDIAN » Tue, 28 Jul 2009 , 21:15

shifni keta te merdhitunit sa rezultate te mira kane marr

28.07.2009 17:00 Baku FK - Levski Sofia 0:0
28.07.2009 18:00 FK Aktobe - Maccabi Haifa 0:0

baku i azerbagjanit
kurse aktobe i kazakistani
SDI CA ME KOMENTU
VEC MRAPA JENA ME FUTBOLL SHUME
i perjashtuar

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Skuadrat shqiptare ne kupat e Europes

Post by Miri » Thu, 30 Jul 2009 , 19:55

Në dorë të kujt është Europa “e jonë” e futbollit?


Shqipëria e futbollit të klubeve ishte për një “vizitë” 20 ditore në Evropë. Desh ta zgjaste edhe më tej, por i shterruan fuqitë për t’i rezistuar nivelit të lartë që kërkon Europa, qoftë dhe për “vizitorët” e saj. Shqipëria e futbollit e shkeli Europën më 2 korrik 2009, në veri të saj, lart në brigjet irlandeze të Atlantikut, kur Vllaznia e Shkodrës fitoi 2-1 me Sligo Rovers, një skuadër fshati, por e themeluar qysh më 1928. Shqipëria u kthye në tokën e saj më 23 korrik 2009, mbasi Flamurtari i Vlorës – skuadra shqiptare më me emër në Kupat e Evropës - u përjashtua prej kontinentit të vjetër të futbollit me një dënim kapital që shfaqej nën shifrat tmerruese të futbollit: 1-8, shkaktuar prej një skuadre skoceze “të panjohur” me emrin Motherwell. I gjithë qëndrimi europian i shqiptarëve zgjati kështu diçka më shumë se vetëm 21 ditë!

Edhe kësaj radhe u pa që Europa mbetet ëndërr për Shqipërinë.

Dikush do të dëshironte të thoshte se të paktën këtu nuk mund të përfshihet Kombëtarja e sotme e Shqipërisë. Ndoshta mendon kështu një gjeopolitik i futbollit shqiptar (a vërtet kemi ndonjë të tillë?), i cili e sheh Kombëtaren si përfaqësuese të sportit kombëtar, të flamurit, të himnit, të atdhetarisë. Në të vërtetë nuk mjafton. Dhe jo vetëm kjo. Europa jonë e futbollit është ndoshta po aq, ndonjëherë edhe më fort, në duar të klubeve. Bie fjala, për Spanjën – Kampione e Evropës në fuqi - më e famshme, më evropianopërfaqësuese se Kombëtarja e saj mund të jetë Reali i Madridit. Ashtu si Manchester United për Anglinë apo Bayern i Munihut për Gjermaninë.

Shqipëria e vogël është tepër larg këtyre, dihet. Madje s’ka punë me ta. Ndonëse kur i futesh edhe arkivit modest shqiptar, papritmas gjen “margaritarë” të vegjël që kërkojnë të shndrisin në errësirë. Dhe befas vëren se klubet e kësaj Shqipërie të vogël kanë arritur deri te ndeshje kësisoji që vazhdojnë të na habisin: Partizani – Nörköping 1-1, Partizani – Köln 0-0, Partizani – Torino 1-0, SK Tirana – Ajax 2-2, Partizani – Advidaberg e Suedisë 1-1 e 2-0, Vllaznia – Austria e Vjenës 2-0, Partizani – Celtic 1-0, Partizani – Austria 1-0, Dinamo – Aberdin 0-0, Dinamo – Sporting e Lisbonës 0-0, SK Tirana – Dinamo e Bukureshtit 1-0 dhe 2-1, Flamurtari – Barcelona 1-1 dhe 0-0, Flamurtari – Partizan i Beogradit 2-0, Flamurtari – Aue (Vismut Karl Marx Stad) e RDGJ-së 2-0, Flamurtari – Barcelona 1-0, Dinamo – Dinamo e Bukureshtit 1-0, Dinamo – Olimpique Marseille 0-0, Partizani – Feeyenoord 0-0, Vllaznia – Dinamo e Tbilisit 3-1, SK Tirana – Dinamo e Tbilisit 3-0!

Këto 23 ndeshje - e kam fjalën si ndeshje të vetmuara, pavarësisht nga eliminimi i skuadrave tona në shumicën prej tyre - përbëjnë vlera të jashtëzakonshme të futbollit shqiptar. Pothuajse të gjitha këto ndeshje i kam parë me sytë e mi drejtpërdrejt apo përjetuar jodrejtpërdrejt, e pakta duke filluar nga Partizani – Nörköping më 1962, çka do të thotë 48 vjet rresht. I kam parë e përjetuar duke qenë në rolin e gazetarit, në rolin e vëzhguesit, kritikut. Dhe në një farë mënyre, mbetem një përimtues i tyre prej ku dhe më bën të pohoj se ato përfaqësojnë një nivel të vërtetë europian të klubeve shqiptare.

Sidoqoftë, ndoshta duhet thënë: “Mjaft më me kujtimet!”. Aq më tepër kur dihet se historia e këtyre ndeshjeve, shfaqje çuditërisht e hershme e këtij niveli europian, për kah cilësia e lartë e tyre përballë klubeve të shteteve të një futbolli me traditë që ka sunduar futbollin, merr fund me ndeshjen dramatike SK Tirana – Dinamo e Tbilisit 3-0 që daton më 23 korrik 2003, eliminim me 11-metërsha i klubit të famshëm ish sovjetik - Kampion i Evropës më 1981 në Kupën e Kupave.

Kështu, qysh ky 23 korrik 2003 për rreth 6 vjet apo 7 edicionet e fundit, pavarësisht 12 kualifikimeve të arritura prej klubeve shqiptare, Shqipëria nuk ka pothuajse asnjë ndeshje të nivelit të vërtetë europian për kah cilësia dhe fama e rezultatit. Pa harruar se nga këto 12 kualifikime, 4 i përkasin një arkivi krejt modest sepse kanë të bëjnë me Kupën Intertoto, niveli i së cilës dihej që ishte i rangut më të ulët europian,

Dhe mbërrijmë kështu te ky 2009-10 që na “dhuron” këto përfundime:

SK Tirana – Staebek 1-1 dhe 0-4, FC Lahti – Dinamo 4-1 dhe 0-2, Sligo Rovers – Vllaznia 1-2 dhe 1-1, Rapid i Vjenës – Vllaznia 5-0 dhe 3-0, Flamurtari - Motherwell 1-0 dhe 1-8!

Mbrenda këtyre shifrave dërmues del 1 kualifikim i vetëm i Vllaznisë – për hir të së vërtetës i vetmi klub shqiptar që kalon 1 tur rregullisht në 3 edicionet e fundit - me nënkampionen modeste të Irlandës, Sligo.

Dhe plot 4 eliminime në ture të tjera pjesëmarrës, ku hyn edhe eliminimi i Vllaznisë prej klubit austriak në turin mbasardhës. I përimtuar më tej bilanci është ky: 10 ndeshje, 2 fitore, 2 barazime dhe bukur 6 humbje! Ndërkaq, shifrat e golaverazhit janë shkatërruese: 9-27!

I kthyer disi më ndryshe, ky tregues do të thotë se klubet shqiptare kanë arritur të shënojnë 0.9 gola për ndeshje dhe të pësojnë 2.7 gola për ndeshje. Çka do të thotë se ata nuk kanë arritur të shënojnë as edhe 1 gol për ndeshje, në një kohë që kanë pësuar gati afër 3 gola për ndeshje!

Ndërkaq, nëse do t’i ktheheshim përmbajtjes cilësore të ndeshjeve, komenti do të ishte pak a shumë ky:

Vllaznia luan një ndeshje taktike ndaj skocezëve jashtë fushës së saj dhe lëkundet në kthim në Shkodër. Në turin mbasardhës ajo rrëshqet në një prej paraqitjeve më të papranueshme në krejt historinë e saj ndaj austriakëve të Rapidit. SK Tirana luan vetëm 45 minutat e dyta shumë mirë në ndeshjen e fushës së vet dhe dorëzohet pa bëza në ndeshjen e dytë ku nuk tregon asgjë. Dinamo mposhtet pa kushte në Lahti dhe zhvillon një ndeshje mjaft të mirë në kthim dhe eliminohet vetëm për mungesën e një goli të pafat. Flamurtari i ri (vetëm 23 vjeç mosha mesatare), merr një fitore emocionuese në Vlorë, por nuk ekziston assesi në kthim, kur përvetëson rekordin e humbjes më të thellë të klubeve shqiptare në Kupat e Europës: 1-8! Rezultat që mbërrin 37 vjet mbas “rekordit” të mbajtur nga Besa e Kavajës (1972) 1-7 me Hibernien të Skocisë dhe atij të 2 vjetëve më parë të mbajtur nga Vllaznia e Shkodrës (2007) 0-6 prej Trabzonspor të Turqisë!

Tash, duke i mbledhë minutat e një futbolli të nivelit evropian prej 900 minutave lojë të edicionit të sivjetëm të klubeve shqiptare, nuk mund të shkojmë më larg se sa nja 200 minuta futboll të mirë, prej ku del një raport i pamshirshëm niveli që është 1 me 4 në të mirë të kundërshtarëve. Rëndë, tepër rëndë! Aq më sugjestionues bëhet e gjithë kjo, sapo mendon se përballë klubeve shqiptare nuk ishte niveli më i lartë i Europës. Ishte futbolli aspak i frikshëm i Kampiones së re të Norvegjisë, të Lahtit të Finlandës, të dy “të panjohurve” të Irlandës dhe Skocisë. Si dhe ai i emblemës austriake Rapid të Vjenës, i cili e pat eliminuar pa ndeshje Vllazninë edhe më 1971 kur Partia pat dënuar të gjithë sportin e Shkodrës me mospjesëmarrje ndërkombëtare për shkak të dhuratave të volejbollistëve në Kosovë! Vetvetiu detyrohemi “të fetishizojmë” 23 ndeshjet e kujtesës së madhe, të sjellë pak rreshta më sipër. Kësisoj, qoftë edhe përballë 7 edicioneve të fundit, që provojnë rënien e pashembullt të klubeve shqiptare në Europë. Dhe për ta kuptuar më mirë këte pjesëmarrje, paraqesim këte tabelë domethënëse simbas sezoneve:




S. K. N. F. B. H.

03-04 2 12 2 0 10

04-05 3 16 5 1 10

05-06 1 10 3 2 5

06-07 1 10 3 1 6

07-08 2 12 1 3 8

08-09 2 12 1 4 7

09-10 1 10 2 2 6




(* S. – Sezoni; K. – Kualifikime, N. – Ndeshje; F. – Fitore; B. – Barazime; H. – Humbje).




E përmbledhur, kjo statistikë historike na thotë se në 7 sezonet e fundit të Kupave të Europës, Shqipëria ka marrë 12 kualifikime, ka zhvilluar 82 ndeshje, ka marrë 17 fitore, 13 barazime dhe 52 humbje!

Eshtë vërtet sa e rëndë aq e papranueshme. Sidomos mbasi mendon atë që thamë: se pothuajse në të gjitha edicionet, turet, ndeshjet, klubet shqiptare kanë pasur përballë klube të një emri ose të mesëm, ose të rangut të ulët europian. Çka do të thotë se në këto 82 ndeshje të shtatë vjetëve të fundit, assesi nuk gjendet më për ne një Köln, një Torino, një Ajax, një Barcelona, një Partizan i Beogradit, një Dinamo e Bukureshtit, një Olimpique Marseille, një Feeyenoord, të cilët klubet shqiptare të paktën guxonin t’i ftonin në një sfidë të hapët. Ec mandej e mos u merr me kujtesën!...

Vetëm kaq?

Në të vërtetë, më duket se mu këtu merr fund ky shkrim, qëllimi i shpejtë i të cilit nuk qe kushedi se çfarë. Ai kërkoi vetëm që nëpërmjet kujtesës dhe bilancit të pohojë se Shqipëria e futbollit të klubeve ishte për një “vizitë” vetëm 20 ditore në Europë. Desh ta zgjaste edhe më tej, por i shterruan fuqitë për t’i rezistuar nivelit të lartë që kërkon Europa për “vizitorët” e saj. Dhe e shkeli Europën më 2 korrik 2009 për t’u kthyer në token e saj më 23 korrik 2009, mbasi Flamurtari i Vlorës – skuadra shqiptare më me emër në Kupat e Evropës - u përjashtua prej kontinentit të vjetër të futbollit me një dënim kapital që shfaqej nën shifrat tmerruese të futbollit: 1-8, shkaktuar prej një skuadre skoceze “të panjohur” me emrin Motherwell.

Dhe i gjithë qëndrimi europian i shqiptarëve zgjati kështu diçka më shumë se vetëm 20 ditë! Si në një garë sprinti, të rrufeshme poe po, por një lloj sprinti i pamshirshëm, përjashtues, mbrenda të pak sekondave për humbësin e madh që quhet Shqipëria e klubeve në Europë.

Tash, a ka vend këtu të rreshtohen shkaqet e kësaj paraqitjeje humbëse të Shqipërisë në Europën e klubeve? Them se nuk ka. Ne kemi vite që i përimtojmë shkaqet. I përsërisim madje çdo vit, por për fat të keq, ashtu siç harrohen rrufeshëm ekskursionet 20 ditore të klubeve shqiptare në Europë, po ashtu mbrenda pak ditëve harrohen edhe eliminimet dhe ndeshjet e pakëndshme dështuese të tyre. Sikur të mos kishin ndodhë!...

Kështu pra, nuk po na pëlqen me u endë përsëri në “pyllin” e rreshtimit të shkaqeve të stërnjohura të paraqitjes së klubeve shqiptare në Europë. Kësisoji edhe retorika e titullit tonë vërtet retorik, e ka përgjigjen mbrenda pikëpyetjes “pohuese” të tij.

Duke i kërkuar leje lexuesit tonë të nderuar, megjithate nuk po mund të rrimë pa rikujtuar për të një njëmijtën herë kryeshkakun e stërnjohur: Kampionatin Kombëtar të Shqipërisë, niveli i ultë i sotëm i të cilit nuk mund të formojë klube të nivelit europian në Shqipëri. Ajo që të shqetëson për vit është ndërkaq, paaftësia apo padëshira për ta forcuar këte Kampionat, aftësi dhe forcim që i takon ta udhëheqë Federata Shqiptare e Futbollit. Nuk ia arrin. Dhe Kampionati Kombëtar i Shqipërisë ka humbur shumë prej historisë së tij, forcës së tij, interesit të tij.

E në mbyllje prapë kujtesa. Ajo çka kemi shkruar në mbarim të Kampionatit të 70-të jubilar të Shqipërisë, që assesi nuk mbeti në histori si një jubile:

Teknikisht, ai ishte një Kampionat me mesataren më të ulët të shënimit të golave të 15 vjetëve të fundit, vetëm 2.15 (2.13 më 1994), me asnjë skuadër me 2 gola të shënuar për ndeshje dhe me plot 8 skuadra ndër 12, të cilat nuk arrijnë të shënojnë mesatarisht as edhe 1 gol për ndeshje, një gjuhë shifrash kjo që vetvetiu pëshpërit varfërinë e spektaklit futbollistik në Shqipëri. “Eksperimenti dështoi!”, siç kemi thënë.

Sidomos me skemën e tri periudhave (fazave), që çoi në njëanshmëri të pafalshme: me rastin zâmadh të 7 ndeshjeve të fundit të periudhës së tretë, ku bie fjala, SK Tirana 6 i luajti në fushën e vet. Kaq mjafton për të hyrë Shqipëria e futbollit në kërshëritë e rralla të stinës europiane 2008-2009. Një lloj njëanshmërie që cenon vetvetiu baraspeshën e kushteve të ecurisë së një Kampionati. Dhe në asnjë vend të Evropës nuk ngjet që në një kampionat me 12 skuadra, 4, pra një e treta e tyre, të përfshihen në paracaktimin e mundësisë së rënies një kategori më poshtë. Kjo do të thotë se kemi humbur kuptimin realist të Kampionatit Kombëtar të futbollit në vend. Shqipëria u bë i vetmi shtet i Evropës në vitet e Mbasluftës, ku një e treta e skuadrave të Kampionatit të parë të saj zbritën një kategori më poshtë. Iku KS Elbasani. Ikën 4 ndër 12!

Shqipëria është tepër larg kuptimit anglosakson të Kampionatit të saj: që thotë se qëllimi i një Kampionati Kombëtar të futbollit nuk është thjesht rënia apo mosrënia e një skuadre nga kategoria më e lartë te një më e ulët, por spektakli futbollistik i së dielës a i së shtunës, për të çlodhur familjen qytetare në një fund të javës, për të përjetuar emocione të një etike e estetike sportive, të një shpirti sportiv dhe kulturor së bashku, të një mbasdrekeje apo mbrëmbjeje çlodhëse për vetë qytetin, në arenat e futbollit që në kontinentin e vjetër, dhe jo vetëm, thuajse janë shndërruar si në salla operash.

Federata Shqiptare e Futbollit në ngushtësinë e rrethit të saj po aq të ngushtë të Komitetit Ekzekutiv të saj, që padashur ndonjëherë të duket se është shndërruar gjithnjë në një zyrë po të ngushtë, ka ndikuar jo pak në cenimin e këtij kuptimi të Kampionatit Kombëtar të Shqipërisë. Futbolli shqiptar sot rrezikon të mbarështrohet në vetëm pak duar, ose prej një grupi pjesëtarët e të cilit numërohen me gishtat e njërës dorë, çka ka krijuar një largësi kilometrike të lidershipit të saj me masën e gjerë futbollistike kombëtare. Ndoshta ka ardhur koha që të organizohet qoftë dhe një herë të vetme një referendum për riorganizimin e Kampionatit Kombëtar. Po Shqipëria dihet, nuk është Zvicër… Nuk rritet cilësia e futbollit të një vendi, duke nxitur ndeshjet “e frikëshme” të tipit dalje apo mosdalje nga kategoria, një play-out të cilin kurrnjiherë Shqipëria nuk ka ditur ta mbajë nën fré. Skenat qenë të papame dhe UEFA apo FIFA, jo pak herë ndërhyrëse në punët e futbollit shqiptar, kësaj rradhe vërtet që do të shtangeshin!...

Nuk e marr të vërtetë që të ketë ndodhur ajo që diku kam lexuar këto dit: Që Komiteti Ekzekutiv i FSHF të ketë konkluduar në mbledhjen e tij të fundit: se “nuk bëjmë ndryshim të Kampionatit, përsa kohë jemi në periudhën e fundit të mandatit tonë”. Çka nënkupton se “ne nuk marrim pësipër, le ta marrin të tjerët”. E po aq nënkuptoka se këta që drejtojnë sot Kampionatin Kombëtar, nuk do të jenë më në “legjislaturën” tjetër të futbollit. Kësisoji dashkan t’i dorëzokan detyrat, detyrimet dhe përgjegjësitë 1 vit para afatit. Doemos duke vazhduar të jenë po aty. Ekzistencë e mosekzistencës!

Në dorë të kujt është Europa “jonë” e futbollit? Nuk nguroj ta përsëris për të njëmijtën herë: ndodhet në “duart” e Kampionatit Kombëtar të Shqipërisë të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe të Komitetit Ekzekutiv të njëanshëm të saj mbi të cilin, përveç të tjerave, endet hija “e fshehtë” e BFSSH-së së Regjimit…

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Skuadrat shqiptare ne kupat e Europes

Post by GOLDIAN » Fri, 31 Jul 2009 , 18:59

te panoram sport po thote qe liga jone asht e 62 ne bote
si asht e mujtun qe paskena liga si zvicra suedia hungaria kroacia bullgaria serbia austria finlanda sllovakia polonia etj mas nesh???????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Skuadrat shqiptare ne kupat e Europes

Post by Skodrinon » Sat, 01 Aug 2009 , 18:30

GOLDIAN wrote:te panoram sport po thote qe liga jone asht e 62 ne bote
si asht e mujtun qe paskena liga si zvicra suedia hungaria kroacia bullgaria serbia austria finlanda sllovakia polonia etj mas nesh???????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????
kan marre per baze kritere kote mar gold. llogarisin lojtart qi shkojn me komtare qi lozin ne kampionat p.sh. edhe beqiri e muzaka te japin te njejtat pike si nesta e cannavaro

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Skuadrat shqiptare ne kupat e Europes

Post by Miri » Sun, 02 Aug 2009 , 08:25

GOLDIAN wrote:te panoram sport po thote qe liga jone asht e 62 ne bote
si asht e mujtun qe paskena liga si zvicra suedia hungaria kroacia bullgaria serbia austria finlanda sllovakia polonia etj mas nesh???????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????
Flitet per sezonin 2008/2009 dhe bazohen tek rivaliteti qe kishte Tirana me Vllaznin per titull ne 33 jave me rradhe dhe qe titulli fitohet ne javen e fundit.
Nuk thot qe kemi lige me te forte por pshm Dinamo e zagrebit e merr kampionatin tesh sa vjet e qe nuk ka rivalitet kshtu dhe ne kampionate te tjera qe fituesja e kampionatit fiton me 7-8 pike ose ma shum diferenc i cili e zbret posht kampionatit tone.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Skuadrat shqiptare ne kupat e Europes

Post by vllaznia1919 » Sun, 02 Aug 2009 , 15:35

Kritere kote dmth.Se tana njata kampionate qe jane mas te tonit kan ekipe qe kta tonat i bajne zhele.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Skuadrat shqiptare ne kupat e Europes

Post by Edmond-Cela » Sun, 02 Aug 2009 , 15:50

GOLDIAN wrote:te panoram sport po thote qe liga jone asht e 62 ne bote
si asht e mujtun qe paskena liga si zvicra suedia hungaria kroacia bullgaria serbia austria finlanda sllovakia polonia etj mas nesh???????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????

edhe une u habita kur e pash
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Skuadrat shqiptare ne kupat e Europes

Post by Admin » Thu, 19 Jul 2012 , 13:05

Pardje asht lujt turi i dyte eliminator per Ligen e Kampioneve e Skenderbeu ka fitu kunder kampionve te Hungarise me rezultatin 1-0.
Me aq sa lexova korcart kane ba nji ndeshje shume te mire edhe kane pas mundsi me fitu edhe me rezultat ma te thelle.

Debrecenit i kane mungu 2-3 lojtare te formacionit baze te cilt priten em lujt ne ndeshjen e kthimit.
Te shpresojme qe ndeshjen e kthimit Skenderbeu te kualifikohet per te turin tjeter.

Po kshu sot luhet ndeshja e pare e turit te dyte eliminator te Europa Lige, ku Tirana ka me lujt kunder ekipit te Aalesund.

Suksese Skenderbeut e Tiranes!
Vllaznit Ultras

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Skuadrat shqiptare ne kupat e Europes

Post by Admin » Thu, 19 Jul 2012 , 13:31

Qe edhe nje video nga ndeshja Skenderbeu - Debrecen

Vllaznit Ultras

Image

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Skuadrat shqiptare ne kupat e Europes

Post by Man in Redblue » Thu, 19 Jul 2012 , 21:15

Barazoi Tirana me Aalesund-in, lajm i mire per futbollin shqiptar, mas hallit...

ultraskuqeblu1
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 348
Joined: Mon, 01 Feb 2010 , 21:03
Skuadra: Vllaznia
Location: Shkodër

Re: Skuadrat shqiptare ne kupat e Europes

Post by ultraskuqeblu1 » Thu, 19 Jul 2012 , 23:22

http://img.index.hu/imgfrm/1/5/7/9/BIG_0010301579.jpg
15 Tifoza te Debrecenit i kan marr trasparentin tifozave te Skenderbeut :evil: prandaj ju tham une duhet mi rujt shallat me kujdes :P
1Jetë 2Ngjyra 1Skuadër
VLLAZNIT ULTRAS

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Skuadrat shqiptare ne kupat e Europes

Post by fpjalmi » Thu, 19 Jul 2012 , 23:48

Skenderbeun e shof afer kualifikimit , por mos te kujtojn se cdo gja ka perfundu. Nese skenderbeu ban gol , atyne i duhet me ba 3 gola . kurse Tirana me kete barazim kunder 1 skuadre te forte norvegjeze , ka tregu se asht e forte, por simbas rezultatit qe mbaroj 1-1 , un mendoj se tirana asht e skualifikume

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Skuadrat shqiptare ne kupat e Europes

Post by Ledi1920 » Fri, 20 Jul 2012 , 10:18

ultraskuqeblu1 wrote:http://img.index.hu/imgfrm/1/5/7/9/BIG_0010301579.jpg
15 Tifoza te Debrecenit i kan marr trasparentin tifozave te Skenderbeut :evil: prandaj ju tham une duhet mi rujt shallat me kujdes :P

Eh mer kto Ujqerit e Debores...se ne internet,bojm ket bojm ate. Ska turp me te modh nqs nji tifozerit i morin banerin apo element te tjere.

!5 vete jon. Ket foto do ta mar pak nqs ma lejon.
Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Skuadrat shqiptare ne kupat e Europes

Post by GOLDIAN » Tue, 24 Jul 2012 , 22:19

Kam pa ndeshjen e salzburgut me luksemburgsit
Duhet pranu qe salzburg ishte ma dobet ska ku shkon por nje ekip koti amator qe skishte lidhje me futbollin por me gjak arrin te kualifikohet
dhe kur sheh kampionen tone sonte eshte vertet me vu durt ne kry
perfundimisht na jena nje zero me bisht ne europe
mendoj ky kualifikimi i luksemburgut i jep shume pik atyne
tu mendu ne tur tjeter maribori me shume siguri i perpin keto xyhuxhat e luksemburgut
atehere del nje ekip slloven ne ndeshjet ne grupe
kurse ne na mbetet si gjithmone mu fry mu hap bethsh kot
a mos harrojme te shtojme urrejtjen nfaj njeri tjetrit sezonin qe vjen se do kemi dhe me shume rezultate pozitive
i perjashtuar

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Skuadrat shqiptare ne kupat e Europes

Post by GOLDIAN » Thu, 26 Jul 2012 , 23:12

vazhdojne rezultatet super te ekipeve tona
me mire mos perfaqesohena aspak
se jemi turpi europes
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Skuadrat shqiptare ne kupat e Europes

Post by fpjalmi » Fri, 27 Jul 2012 , 18:48

Tirana e ka qelb mram. Mu me duket se ai rubio asht tranier kot me gjithe tranierin e skenderbeut levski. Sikur te kishin tranier shqiptare do ecnin shum ma mire cilido qe te ishte

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Skuadrat shqiptare ne kupat e Europes

Post by Man in Redblue » Sat, 04 Aug 2012 , 18:53

Po cfaj ka Rubio, po aja ban muuuu qi asht pune bastesh, Ishalla federata norvegjeze po e mban fjalen e e con punen deri nfund per me e vertetu se asht e shitun. Me ta neverit pafund, me nji skuader nmomentin ma te keq te saj me hup 0-5. Per cdo vit i njejti avaz me te tana skuadrat tona.
Na morren ftyren jo vetem nga ana sportive por edhe njerezore, me t'ardh turp me i diftu kuj pershemull nViene qe skuadra e qytetit tand asht Vllaznia se thojne "ata qi kan manipulu ndeshjet me Rapidin" se ka dal neper gazeta qi aja ndeshje ka ken e manipulume.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Skuadrat shqiptare ne kupat e Europes

Post by Admin » Sun, 05 Aug 2012 , 10:28

Ehhh naqe,
lekt qe kane harxhu gjat vitit duhet me i nxjerr diku....

Duket sikur edhe FShF-ja jone i ka dhane (te pakten me fjale) gadishmerine UEFA-s per me hetu per kete ndeshje.

Sma merr mendja se ka me noll ndoj gja, njashtu si heret e tjera!!
Vllaznit Ultras

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Skuadrat shqiptare ne kupat e Europes

Post by GOLDIAN » Sun, 05 Aug 2012 , 23:29

Nuk ke ca komenton ma per kete pune asht ba mullar tash
jo ma kot futbollistat sdhqiptar kane makina nga ma luksozet qe as lojtareve te rapidit apo austrise salzburgut apo grazit ja u shef.
per ca luhet ky kampionati jone se kuptoj
ca vlere ka?
taslenta per komtaren spo xjerrim ekipe per europen jo
per ca luhet????
i perjashtuar

Post Reply