Boks
-
- Tifoz
- Posts: 58
- Joined: Sun, 06 Mar 2011 , 13:43
- Skuadra: Vllaznia
Re: Boks
ndeshja ma spektakolare ishte ajo ne gjysfinale ndermjet asmer bilalit dhe albi sorres te tiranes,bilali e dominoi qysh ne fillim e deri ne fund duke ba nji boks fantastik dhe shum agresiv dhe ajo ndeshje ishte shum decizive per titullin sepse po te fitote sorra delte tirana me 3 kampiona e vllaznia me 3 po asmer bilali covi tan tifozat peshe me ndeshjen qe zhvilloi se ishte e nji niveli shume te larte,edhe kristian dema ne finale e shkaterroi ate tiransin duke e detyru albitrin me e nderpre ndeshjen se u shkeput dema + 18 pike ne raundin e dyte dhe automatikisht takimi nderpritet
-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
-
- I lindur KuqeBlu
- Posts: 3657
- Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
- Location: angli
- Contact:
Re: Boks
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.
[/color]
[/color]
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Boks
Sead Bushati: Vllaznia e vodhi titullin, gjyqtaria e manipuluar
Trajneri i skuadrës së Tiranës në boks denoncon gjyqtarinë si të manipuluar nga stafi shkodran dhe akuzon trajnerin Zef Gjoni
Kampionati kombëtar i boksit, zhvilluar pak ditë më parë në Durrës, ka nxjerrë kampione për të 18-n herë në histori skuadrën e Vllaznisë. Kjo e fundit siguroi 4 tituj kampionë me boksierët e saj, ndërsa Tirana e Enea 2, duke u renditur në vendin e dytë. Por ky rezultat nuk është pranuar nga kryeqytetasit, që e konsiderojnë “vjedhje” titullin kampion nga ana e Vllaznisë. Sipas tyre, Vllaznia e Tirana duhej të kishin nga 3 boksierë kampionë secili, teksa skandali më i madh ka ndodhur në peshën +91kg.
“Ky është një skandal që ndodh për të dytin vit radhazi në peshën +91kg. Ky skandal degjeneroi në dhunë të paprecedent, të nxitur nga gjesti antisportiv dhe i turpshëm i boksierit N.Hysa, i demonstruar për të disatën herë gjatë kampionateve. Ky gjest nuk tregon gjë tjetër përveçse fytyrën e gjyqtarisë, federatës dhe trajnerit Vllaznisë dhe atij kombëtar, të dekoruar nga presidenti i Republikes,” – u shpreh dje për “Sportin shqiptar” trajneri i Tiranës në boks, Sead Bushati, një ish-kampion me Vllazninë në boks.
Akuzat Trajneri shkodran Bushati, që aktualisht stërvit në Tiranë, ku dhe punon si pedagog në Universitetin e Sportit, shprehet se problemet kanë lindur që në ditën e parë të garave. Ai më tej sqaron këto parregullsi: “Që natën e parë ndodhi një incident i turpshëm me skualifikimin e një boksieri të ekipit Porto Boks (Lezhë), në mënyrën me antiprofesionale dhe keqdashëse të gjyqtarisë, e manipuluar nga ekipi pretendent për kampion.
Një tjetër skandal ndodhi në peshën 64kg, ndaj boksierit të Teutës, Elton Cenaj. Ky boksier dominoi dukshëm gjatë tri raundeve dhe në mënyrën më të shëmtuar dhe arrogante të “gjyqtarisë së turpit” iu mohua fitorja, duke habitur të gjithë, edhe publikun. Këto ngjarje mbetën pa u analizuar në media, që vërtet vlerësojnë fituesit, por edhe të nxjerrin në shesh të vërtetën,” – thotë Sead Bushati.
Pesha 91kg Por për skuadrën kryeqytetase skandali më i madh ka ndodhur në peshën e fundit, atë +91kg, e cila vendosi edhe fatin e titullit kampion. Në finale u ndesh Fatjon Sorra i Tiranës dhe Nelson Hysa i Vllaznisë, por për trajnerin Sead Bushati ishte sërish gjyqtaria ajo që ndikoi dukshëm në rezultat. Madje ai shprehet se pamjet filmike tregojnë qartë manipulimin që iu bë rezultatit dhe sjellen antisportive të stafit shkodran. “Kjo ndeshje, e cila është filmuar nga televizioni lokal i Durrësit, por edhe nga ne, tregon qartazi vlerat dhe qëllimet antisportive të stafit të Zef Gjonit.
Këto taktika dhe mënyra sjelljeje, publiku sportdashës i Shkodrës nuk mund t’i pranojë kurrë, prandaj i bëj një sfidë Zef Gjonit, që këtë ndeshje ta transmetojë të plotë në televizionet lokale të Shkodrës dhe t’i lërë ata të gjykojne dhe të shpallin kampionin e peshës super të rëndë. Realiteti i këtij kampionati është: 3 boksierë kampionë Tirana dhe 3 Vllaznia,” – shprehet i zhgënjyer, por jo i dëshpëruar trajneri Sead Bushati.
Apeli Në fund te deklaratës së tij, trajneri Sead Bushait kërkon të lëshojë një apel në drejtim të trajnerëve, gjyqtarëve dhe Federatës së Boksit, që sipas tij fle, hesht e bën pazare në dëm të këtij sporti. “Më vjen keq për trajnerët e boksit, këta zotërinj kanë vite që tallen me mundin dhe djersën e boksierëve, duke bërë pazare të fëlliqura për ndarjen e vendeve që do të marrin në çdo kampionat.
Këtu bëjnë pjese trajnerët më të vjetër të boksit, prandaj ka vite që tri vendet e para janë po ato. Këta trajnerë janë vegla të Zef Gjonit prandaj dhe problemi është kaq i madh. Nuk është fajtor vetëm Zef Gjoni, pasi këta trajnerë kanë mbështetjen e anëtarëve të kryesisë së FSHBo-së dhe gjendja është kjo. Dua të flas edhe për gjyqtarinë e turpshme dhe të korruptuar materialisht dhe moralisht të përzgjedhur nga trajneri i kombëtares.
Këta njerëz janë përgjegjësit kryesor të masakrës sportive që ndodh çdo kampionat. Këta zotërinj janë pjesë e tavolinës së madhe të pazareve të fëlliqura, ku në mënyrë të paskrupullt dhe antiprofesionale ngrenë dhe ulin flamujt, duke skualifikuar dhe duke nxjerrë fitues boksierët sipas pazareve të “tavolinës së madhe”, të udhëhequr nga Zef Gjoni,” – përfundon deklaratën e tij trajneri i Tiranës në boks, Sead Bushati.
Nostalgjia
Trajneri aktual i Tiranës në boks, Sead Bushati, është një ish-boksier i Vllaznisë, kampion disa herë i vendit dhe për incidentet e fundit në Durrës përpiqet t’i kujtojë ish-trajnerëve të tij dhe boksierëve aktual shkodrane se sporti luhet mbi vlera dhe jo mbi pazare.
“Unë që në moshë të vogël kam qenë pjesë e këtij ekipi dhe kaq të dashur të Vllaznisë dhe kujtoj me nostalgji ekipin e rilindur më së miri, me vlera tipike sportive shkodrane, ku dominonte përkushtimi, guximi, sinqeriteti dhe dashuria e gjithë ekipit, duke përfshirë edhe trajnerin tim dhe të gjithë Vllaznisë, Zef Gjonin.
Por tashmë këtë ekip e ka pushtuar lakmia dhe egoja. Meritat e tij të mëdha, me punën dhe përkushtimin e pashoq që ka treguar në ato vite të lavdishme nga dhe ku ka nxjerrë boksierët më të mirë të Shqipërisë tani kanë kaluar në antimerita, ku dëmi më i madh është fryma antisportive, lakmia dhe arroganca që po ushqen te sportistët.
Më vjen keq edhe si ish-anëtar i këtij ekipi dhe si shkodran kur shikoj djemtë e talentuar të Vllaznisë që po i infektohen kjo frymë negative. Me respekt vlerësoj qëndrimin sportiv dhe njerëzor të disa boksierëve gjatë incidentit të paskrupullt te ideuar nga trajnerët e Vllaznisë, veçanërisht të Besnik Limanit,” – shprehet Bushati.

ta vejn ne youtubeGOLDIAN wrote:si skena nej video me e pa metaman
zef gjoni thote e kena pase te fitum titullin edhe para njasaj ndeshjes.
po m'duket i ka djeg fort ket vit. ndigjova jozef sermin te tv1 e tha jane bashku partizani e dinamo me tiranen per me thy vllaznine. ky bushati ka kene trainer i partizanit deri vjet.
te marrin edhe ket ekipin enea vitin tjeter se ndoshta ia arrijn. bushatit me shoke duhet me i ardhe marre qi ne 1 milion banore te tiranes prej tana krahinave nuk jane te zott me nxjerr 10 boksiera
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Boks
Zef Gjoni: Vllaznia, kampione me meritë. Bushati, rritu edhe pak!
Trajneri i ekipit shkodran të boksit u përgjigjet akuzave të trajnerit të Tiranës dhe e konsideron të merituar titullin e kampionit, të fituar të dielën në Durrës
Akuzat e ish-nxënësit të tij, sportistit që e ka kaluar nëpër duart e tij, e kanë shqetësuar jo pak atë. Zef Gjoni i është gëzuar titullit të 17-të kampion të vendit në boks, por nuk është ndier mirë kur ka lexuar në media një deklaratë të Sead Bushatit, zv.trajnerit të Tiranës, që deklaronte se Vllaznia e vodhi titullin. Ndaj ka vendosur t’i përgjigjet. Jo direkt atij, por për t’u thënë të gjithëve se kush është Vllaznia dhe çfarë ka dhënë ajo për boksin shqiptar gjithë këto vite nën drejtimin e tij.
Z.Gjoni, akuza të shumta nga ish-nxënësi juaj, Sead Bushati. Duket diçka personale mes jush?
Të them të drejtën, u shqetësova jo pak nga ato çfarë ishin shkruar në gazetë. Për më tepër që vinin nga një ish-sportist imi, nga një ish-nxënësi im, Sead Bushati. Nuk më shqetësonin shumë ato çfarë ai kishte shkruar, sepse më shumë ishin gënjeshtra se të vërteta, por më çudit fakti pse del ai për të mbrojtur klubin e Tiranës. Si shkodran, si ish-boksier i Vllaznisë, nuk i takon kurrsesi të veprojë kështu. Personale nuk ka asgjë në këtë mes, sepse nuk kam pasur as më të voglin debat me Seadin.
Janë të vërteta ato çfarë pretendon trajneri i Tiranës?
Sa për sqarim, Bushati nuk është trajner i Tiranës. Trajner është Skënder Kurti, ndërsa ai është zv.trajner. Nuk i takon atij të flasë në emër të këtij klubi. Unë kam pasur sot (dje) një kontakt telefonik me trajnerin Kurti dhe ai vetë u çudit nga ato çfarë ndihmësi i tij kishte shkruar. Pastaj, për ato çfarë janë shkruar, të gjithë që kanë qenë prezentë në Durrës në tri ditët e kampionatit e kanë parë se kush e meritoi titullin kampion.
Vllaznia nuk ka vjedhur asgjë, sespe dita e tretë, ajo e finaleve, ka qenë një formalitet për ne. Bushati ndalet te ndeshja mes Sorrës dhe Hysës. Këtë ndeshje e kanë transmetuar televizionet lokale të Shkodrës dhe të gjithë e panë se fitorja ishte në anën e boksierit tonë. Në fund të fundit, unë si trajner nuk isha aspak i interesuar për të, sepse mua, mbi të gjitha, më intereson titulli kampion dhe Vllaznia e kishte siguruar një ditë më parë atë.
Cilat janë raportet e tjera me drejtuesit dhe sportistët e ekipit të Tiranës?
Shumë të mira. Madje Seadi duhet të dijë diçka. Ditën e finaleve, gjithë paraditen trajneri Kurti dhe pjestarë të tjerë të kësaj skuadre na janë lutur që t’i ndihmonim për të zënë ata vendin e dytë në renditjen ekipore. I kishim në dorë për këtë gjë, se mund t’i çonim në vendin e katërt. Megjithatë, luajtëm ndershmërisht dhe gjërat shkuan ashtu siç shkuan. Bushati nuk i di këto gjëra, sepse te Tirana nuk e pyet askush, me sa duket.
Atëherë, përse mendoni se ai veproi në këtë mënyrë?
Para se të fillonte kampionati, një gazetar kosovar na provokonte me shkrime e komente të ndryshme në internet se gjoja “i erdhi fundi Vllaznisë”, “Vllaznia s’ka më ekip”, e komente të tjera. Ne kishim dyshimet se dikush, përmes tij, donte të na provokonte. Me shkrimin e djeshëm kuptuam se kush ishte njeriu që donte sherrin. Ai është Sead Bushati dhe jo boksierët dhe trajnerët e Vllaznisë.
Këtë duhet ta kenë të qartë të gjithë. Unë nuk kam patur ndikim tek asnjë gjyqtar për të vendosur rezultatin e ndeshjeve. Madje kanë qenë pjesëtarët e ekipit të Tiranës që i kanë bërë presion një gjyqtari të ri nga kryeqyteti dhe e detyruan të braktiste ndeshjet. Nuk është aspak mirë të gënjehet në mënyrë të tillë.
Titulli kampion në këtë kampionat është vendosur në ndeshjen e ditës së dytë, atë mes Sorrës dhe Bilalit. Bilali fitoi pastër dhe vetë drejtuesit e Tiranës na dhanë dorën për suksesin e arritur. Nuk ishte nevoja të kishim ndihmën e gjyqtarëve. Në ndeshjen finale të Vjerdhës mund ta nxirrnim atë kampion në peshën e tij, por nuk kemi ndërhyrë tek gjyqtaria.
Së fundi, zoti Gjoni, një mesazh nga ju për Bushatin dhe të tjerët…?
Jam shumë i lumtur që në krye të boksit shkodran kam arritur suksese që nuk i ka arritur asnjë trajner tjetër në Shqipëri. Kam fituar plot 17 tituj kampion në krye të këtij ekipi, aq sa askush tjetër më parë. Këto tituj nuk janë fituar me gjyqtarë a manipulime, siç mund të mendojë Sead Bushati, të cilin e kam nxjerrë edhe atë kampion. Janë fituar me mund e djersë, me shumë punë në stërvitje.
Prandaj dhe kam fituar respektin e te gjithë njerëzve të boksit në Shqipëri dhe më gjerë. Jam prej vitesh trajner i ekipit kombëtar të boksit dhe ëndrra ime e madhe është të çoj një boksier në Lojërat Olimpike. I them Seadit se edhe 5 vjet të tjera do jem trajner i kombëtares dhe, nëse ka ambicie për t’u bërë dikushi, do ta ketë shumë të vështirë me këto mend që ka. Deri kur të bëhet ai trajner, do të ketë të tjerë që do dalin dhe do t’ia zënë sërish vendin.

bilali e demaj kane marre medalje te arta ne turneun gongu i arte ne maqedoni. zef gjoni keka shpall traineri ma i mire.
simas shkodra sport tom doshi dashka me u ba president i federates shqiptare te boksit. ishalla jo se e han dreqi vllaznine. ma mire te japin doreheqjen zef gjoni nqs bahet toma president
http://www.shkodrasport.com/index.php?o ... Itemid=105
simas shkodra sport tom doshi dashka me u ba president i federates shqiptare te boksit. ishalla jo se e han dreqi vllaznine. ma mire te japin doreheqjen zef gjoni nqs bahet toma president
http://www.shkodrasport.com/index.php?o ... Itemid=105
-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
-
- I lindur KuqeBlu
- Posts: 3657
- Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
- Location: angli
- Contact:
Re: Boks
mos fol ashtu per te se e kam patriotAdmin wrote:Tom Doshi do te dojne me "zevendsu" lekt qe i jan ba pal-pal ......
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.
[/color]
[/color]
-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
-
- I lindur KuqeBlu
- Posts: 3657
- Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
- Location: angli
- Contact:
Re: Boks
ja ma i duhen per vedi, per me ble miellinAdmin wrote:Mondi a te len ndoj pale edhe ty
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.
[/color]
[/color]
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Boks
Kupa Mbarëkombëtare, Tirana triumfon në edicionin e parë
Dje u zhvillua turneu ndërkombëtar i dorezave, që solli në ringun shqiptar boksierë nga Shqipëria dhe Kosova
Ka përfunduar dje paradite në Tiranë turneu i Kupës Mbarëkombëtare të boks, një veprimtari që organizohej për herë të parë në kryeqytetin shqiptar nga Federata e Boksit, me nismën e presidentit të saj, Shpëtim Çilotaj. Turneu u zhvillua për dy ditë me radhë në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, me pjesëmarrjen e boksierëve nga Shqipëria dhe Kosova, ndërkohë që munguan rivalët nga Mali i Zi dhe Maqedonia, që duket se nuk e kishin me shumë qejf pjesëmarrjen në këtë turne.
Për pasojë, turneu u kthye në një duel Shqipëri-Kosovë e ku boksierët kuqezinj u treguan më të fortë, duke fituar 7 nga 8 peshat ku u garua. Një veprimtari që si gjithnjë solli shumë shikues në pallatin e sportit, për të ndjekur nga afër boksierët dhe për t’i mbështetur ata, duke parë duel me nivel të lartë dhe rivalitet.
Finalet Miqtë nga Kosova fituan vetëm në peshën 60kg, ku boksieri Liridon Zeqiri mposhti Rolandino Pirani të Vllaznisë, në një duel që nxori boksierin kosovar edhe si më teknikun e këtij turneu në përfundim të garave. Në 7 duelet e tjera, Tirana, Enea dhe Vllaznia nxorën nga dy kampionë dhe një ishte i Apolonisë, Xhulio Vrenozi, në peshën 69kg. shkodranët dolën fitues në peshat 75kg me Asmer Bilalin dhe 91kg me Kristian Demaj, ndërsa Enea triumfoi në peshat 52kg me Taulant Zajmi dhe 64kg me Angjelo Merkohasanaj.
Por me 17 pikë dhe fitues i këtij turneu doli Tirana, që nxori gjithashtu dy kampionë, në peshat 56kg me Esild Kalemin dhe 81kg me Alban Barmetën. Bardheblutë, në përfundim të garave morën 17 pikë, një më shumë se Enea, që u rendit në dy vendin e dytë dhe në të tretin doli Vllaznia, me 15 pikë. Organizatorët nxorën edhe boksierin më luftarak, që ishte Alban Barmeta i Tiranës, ndërsa Anxhelo Merkohasanaj u shpall boksieri më i mirë i këtij turneu.

Memoriali “Vllaznia 2012”
Nis turneu ndërkombëtar i boksit, pjesëmarrës edhe një kampion olimpik
Boksierë nga 15 shtete të ndryshme të botës nisin sot pasdite edicionin e 9-të të memorialit të boksit, që do të zhvillohet në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të qytetit të Shkodrës
Memoriali i 9-të ndërkombëtar i boksit “Vllaznia 2012” starton sot në orën 17.00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të qytetit të Shkodrës. Edicioni i sivjetshëm është më i madhi i zhvilluar ndonjëherë në vendin tonë. Marrin pjesë plot 15 shtete nga e mbarë bota dhe, për më tepër, pjesëmarrës do të jenë edhe kampionë olimpikë, kampionë bote, kampionë mesdheu dhe kampionë të Afrikës.
Tashmë çdo gjë duket gati për nisjen e tij, teksa në Shkodër gjatë ditës së djeshme kanë mbërritur boksierët e 15 shteteve pjesëmarrëse nga e mbarë bota, që janë pritur dhe sistemuar nga drejtuesit e klubit shkodran në hotelet e këtij qyteti. Një pjesmarrje e tillë është shumë e veçantë, sepse është aktiviteti më i madh sportiv që është zhvilluar ndonjëherë në Shkodër.
Pjesëmarrja e boksierëve nga Italia, Serbia, Mali i Zi, Bullgaria, Maqedonia, Nigeria, Egjipti, Kazakistani, Uzbekistani, Maroku, Sri Lanka, Gambia, Ekuadori dhe Tunizia, përveç atyre të kombëtares shqiptare, pritet të dhurojë sfida shumë interesante. Për përballimin e këtij memoriali, sigurisht që fondi i akorduar nga Bashkia Shkodër nuk ka qenë i mjaftueshëm.
Por falë dashamirësisë së biznesmenëve Gjergj Leqejza, deputetit të Shkodrës Tom Doshi, Flamur Hoxhës, Gjergj Livadhit, Sami Shoshit dhe OST-së, është bërë e mundur pritja, akomodimi dhe zhvillimi i aktivitetit më të rëndësishëm sportiv që është zhvilluar ndonjëherë në këtë qytet. Në këtë mënyrë, memoriali i përvitshëm kushtuar ish-boksierëve që nuk jetojmë më, ka marrë përmasa shumë të mëdha këtë vit.
Si rredhojë, Dervish Efovija, Shyqyri Halili, Ymer Gruda, Fadil Efovija, Ndoc Gjoni, Nazmi Halili, Kolec Ashiku, Lem Kosova dhe Shpresim Bregu, por edhe familjarët e tyre janë ndierë më të nderuar se kurrë me respektin që vazhdon t’u bëhet këtyre emrave të njohur të boksit shkodran në vite.
Turneu që nis sot pritet me shumë interes nga sportdashësit shkodranë të boksit, të cilët për tri ditë me radhë do të “pushtojnë” pallatin e sportit për të shijuar emocionet e një turneu të rëndësishëm ndërkombëtar. Kjo, falë meritës që kanë organizatorët e këtij Memoriali, që kanë bërë një punë të madhe për të sjellë mbarë botën në qytetin e Shkodrës.
Ndërkohë, ende nuk dihet numri i saktë i boksierëve shqiptarë që do të marrin pjesë në këtë turne, por mendohet nga një boksier për çdo peshë, ku shimicën do ta kenë boksierët vendës, që drejtohen nga trajneri i kombëtares Zef Gjoni.

Memoriali “Vllaznia 2012”: Bilali dhe Italia, më të mirët
Ka përfunduar mbrëmë në qytetin e Shkodrës turneu ndërkombëtar i boksit, që ka nxjerrë edhe boksierët më të mirë. Triumfojnë Bilali e Barmeta për Shqipërinë
Fituesit sipas peshave
52kg Bon Ali Montassar (Tunizi) fitoi 17-11 ndaj Jose Meza (Ekuador)
56kg Vitorio Parrinelo (Itali) fitoi 20-10 ndaj Elsid Kalemi (Shqipëri)
60kg Luis Porozo (Ekuador) fitoi 15-12 ndaj Lyuben Todorov (Bullgari)
64kg Vincenzo Mangiacapre (Itali) fitoi 19-14 me Rahmonov (Uzbekistan)
69kg Asmer Bilali (Shqipëri) fitoi 20-11 ndaj Evgeni Borisov (Bullgari)
75kg Alban Bermeta (Shqipëri) fiton për mosparaqitje të Ataev (Uzbekistan)
81 kg Abdullayev (Kazakistan) fitoi 15-14 ndaj Kristian Demaj (Shqipëri)
91 kg Tervel Pulev (Bullgari) fitoi për tërheqje të Marko Radonjiç (Mali i Zi)
+91kg Roberto Cammarelle (Itali) fitoi 13-4 ndaj Aymen Trabelsi (Tunizi)
Boksieri më i mirë: Asmer Bilali (Shqipëri)
Ekipi më i mirë: Italia
Është mbyllur mbrëmë në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës edicioni i 9-të i Memorialit ndërkombëtar të boksit, “Vllaznia 2012”. Boksieri i kombëtares sonë Asmer Bilali është shpallur “boksieri më i mirë i aktivitetit”, ndërsa ekipi italian është nderuar me kupën e “ekipit më të mirë”, pasi nxorri më shumë fitues, plot tre. Për kuriozitet, të tri ata janë boksierë që do përfaqësojnë këtë vend në Lojërat Olimpike të Londrës, pak muaj më vonë. Pavarësisht kësaj, e rëndësishme është që Memoriali ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme.
Për tri ditë me radhë, Shkodra është bërë mikpritëse e boksierëve me emër nga e mbarë bota dhe çka është më e rëndësishme e boksierëve të një niveli të lartë, duke patur brenda kampionë olimpikë, kampionë bote dhe kampionë Europe. Pikërisht kjo pjesëmarrje ka bërë që edhe niveli i ndeshjeve të zhvilluara të jetë shumë i lartë. Kuptohet që vëmendja më e madhe ka qenë te ndeshjet e ditës së djeshme, kur janë zhvilluar edhe finalet. Aq më tepër që kanë konkurruar edhe katër boksierë të kombëtares shqiptare.
I pari prej tyre që ka dalë në ring ka qenë tiranasi Elsid Kalemi. Ai është ndeshur me kampionin e botës Vitorio Parrinelo dhe është munduar të bëjë më të mirën. Megjithatë, ai e ka patur shumë të vështirë ta rivalizojë siç duhet këtë kundërshtar të këtij kalibri. Pas tij, në ring është ngjitur shkodrani Asmer Bilali.
Ndeshja e tij ndaj bullgarit Borisov ka dhuruar shumë emocione te shikuesit e shumtë që kishin mbushur plot pallatin e sportit. Ata kanë qëndruar gjatë gjithë kohës në këmbë, sepse në të trija raundet ka dominuar Bilali me grushtet e tij, duke bërë që fitorja të mos vihej asnjëherë në dyshim. Këtë e tregon edhe diferenca e madhe e pikëve në fund të takimit e dalë nga kompjuteri i gjyqtarisë.
Fitorja e Bilalit i ka çuar në delir të gjithë shkodranët dhe përfaqësuesit e ekipit tonë. Pas tij, në ring e ka patur rradhën të boksojë Alban Bermeta përballë një kampioni bote siç ishte Abbos Ataev, por ky i fundit nuk është paraqitur, sepse në ndeshjet e ditës së dytë ka pësuar një dëmtim dhe nuk ka dashur të rrezikojë. Mosparaqitja e tij ka bërë që boksieri ynë Bermeta të marrë medaljen e vendit të parë, duke e çuar në dy numrin e tyre për kombëtaren shqiptare.
Ndërkohë, pasi ka zbritur nga ringu Bermeta, është ngjitur boksieri tjetër kuqezi, Kristian Demaj. I mbështetur fuqishëm nga publiku shkodran, Demaj e ka fituar raundin e parë me një pikë diferencë, por në të dytën kazakistanasi Abdullayev ka barazuar gjithçka dhe sfida vendimtare për të shpallë fituesin ka qenë në raundin e tretë. Tre minuta të mbushura me emocione, ankth dhe dëshpërim në fund.
Rezultati kalonte sa në favor të njërit aq dhe të tjetrit dhe 2 sekonda pa rënë gongu gjithçka ka qenë e barabartë 14-14. Në ato momente, një grusht jo shumë i pastër i kazakut është konsideruar pikë nga gjyqtaria dhe ndeshja, kësisoj, është mbyllur me fitoren e tij. Një ndeshje që ka mërzitur jo pak tifozët por edhe vetë Demën, por gjithsesi ai ka qenë krenar për ballafaqimin e bërë ndaj një boksieri me emër në botë.
Dy ndeshjet e fundit, kanë dhuruar një fitore të bullgarit kampion Europe Pulev ndaj malazezit Radonjiç, që e detyroi të tërhiqet pas raundit të dytë, ndërkohë që në ndeshjen e fundit, në ring është ngjitur kampioni olimpik, italiani Roberto Cammarelle që ka fituar pa shumë vështirësi ndaj tunizianit Trabelsi.
Në këtë mënyrë, kanë mbaruar 9 ndeshjet finale, që dhuruan jo pak emocione. Ajo që fitoi mbi të gjitha ka qenë Shkodra, e cila tregoi se di të organizojë veprimtari të kalibrit botëror. Fitoi boksi shqiptar që u pëfaqësua denjësisht me më të mirët e botës. Fituan tifozët e shumtë që ndoqën ndeshje shumë të bukura në të tri ditët e aktivitetit.
Fitoi Zef Gjoni, klubi Vllaznia, Bashkia Shkodër dhe Federata Shqiptare e Boksit, që nderuan në mënyrën më të mirë të mundshme 9 ish-boksierët shkodranë për të cilët u zhvillua ky Memorial, pikërisht Dervish Efovija, Shyqyri Halili, Ymer Gruda, Fadil Efovija, Ndoc Gjoni, Nazmi Halili, Kolec Ashiku, Lem Kosova dhe Shpresim Bregu. “Vllaznia 2012” ka ulur kështu siparin e edicionit të 9-të të këtij Memoriali për t’i lënë vendin të dhjetit, vitin e ardhshëm.

bravo bilali. ka fitu kunder numrit tre te evropes
Bilali shenon fitoren e pare
Taulant Zajmi shorti e ka vendosur perballe boksierit nga Bullgaria. Zajmi e ka ndeshjen e pare perballe Bullgarit me date 17 prill. Xhuljo Vrezozi kishte perballe ne ring boksierin nga Armenia. Pas 3 roundeve vertete luftarake boksieri Armen u shpall fitues i ndeshjes. Per boksierin Kristian Demaj shorti nuk ishte aspak i favorshem ku qe ne ndeshjen e pare kishte perballe boksierin Turk( Bahram Muzaffer) i cili ne karieren e tij ka jo pak rezultate te larta, duke permendur ketu medaljen e bronzte ne kampionatin europian te vitit te kaluar. Pas 3 raundeve vertete luftarake Demaj e humbi kete ndeshje me rezultat te ngushte pikesh. Per boksierin tjeter te kombetares sone e pikerisht per ate te kategorise 69 kg Asmer Bilali shorti nuk u tregua aspak i fovorshem. Ai kishte perballe boksierin Gjeorgjian (Zaal KVACHATADZE) i cili ne Kampionatin Europian Ankara 2011 ka marre medalje te bronzte. Pas 3 roundeve vertete te forte Bilali shpallet fitues. Duhet theksuar fakti i fitoren ne minutat e fundit pasi pas mbarimit te roundit te 2-te Bilali ishte 2 pike prapa kundershtarit te tij. Kembengulja e tij deri ne minutat e fundit e shpalli ate fitues te ndeshjes. Ishte nje fitore e merituar nga ana e tij por edhe e vleresuar nga te pranishmit pasi behet fjale te fitosh perballe medalistit ne kampionatin europian. Bilali ndeshjen e rradhe e ka me date 18 perballe boksierit Romun. Urime e sa me shume suksese ne ditet ne vazhdim.
vllaznia boks