Sukseset e sportistave t'ri shkodrane, krenari dhe keqardhje

Kendi i tifozeve te mrekullueshem shkodrane.
Post Reply
Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Sukseset e sportistave t'ri shkodrane, krenari dhe keqardhje

Post by Skodrinon » Sat, 13 Jun 2009 , 00:57

Titulli i temes qi kam hape mund te duket si paradoks, se me arritjet e sportistave tone te ri normalisht duhet
vetem me u krenu, por tuj pa keq-menaxhimin e tyne nuk mundesh mos me ndi edhe keqardhje, se nuk jena tu shfrytzu talentin qi na e ka fale ky qytet(e njejta gja ndodh edhe ne fusha te tjera po ktu po flasim per sport)

Qi Shkodra asht fabrika sportive (e jo vetem sportive) ma e madhe shqiptare, prej ku dalin ma shum talente se
ne tana qytetet e tjera, dihet me kohe. Mjafton me lexu gazetat ose me i hedhe nji sy te ky forum temave te
"Sporte te ndryshme" apo kampionatit te moshave ne futboll, me pa qi sportistat e ri shkodrane jane ne majat e shumices se sporteve.

Ne futboll, ekipet zixhir jane nder ma te miret ku spikasin 17-vjeçaret qi fitojne edhe kunder komtares shqiptare
Ne basketboll per meshkuj ekipi i te rive asht kampion
Ne basketboll per femna ekipi i te rejave asht kampion tuj thy rrekorde historike e tuj fitu ndeshjet me ka 120 pike diference me kundershtarin
Ne voleiboll U-17 e U-19 jane kampion
Ne boks jena te padiskutushem ne tana moshat
Ne mundje Nazmi Cekaj kampion me 17 vjeçaret
Ne xhudo te rite e Anton Shkozes fitojne gjithkund
Ne peshngritje dihet, kena kampionin e botes
Ne ciklizem kena kampionin e ballkanit per te ri
Ne atletike prej 12 deri ne 18 vjeç jena kampion
Ne not rrekordmenen e padsikutushme Rovena Markun

E njejta gja ndodh edhe ne sporte te tjera qi mund te kem harru, por ana tjeter e medaljes asht se me ekipet e mdhaja nuk korrim te njejtat rrezultate ne te tana sportet qi dominojme me te rite. Kjo ndodh se nuk jena te zot
me i majt talentet ne Shkoder. Te vetmit qi marrit te njetat rezultate si te rite si te rritunit me Vllaznine jane boksierat. Nuk po numroj Elis Gurin e Erkand Qerimaj, qi jane ne sporte individuale.

Ne futboll Tirana ka fitu kampionate me Sinani-Salihi e me Milotin etj.
Ne basketboll per meshkuj e njejta gja tu shtu ktu edhe Valbonen e Tropojes.
Ne basketboll ita vajzat e reja qi banen pistil tan Shqipnin tu i dhane ka 100 pike diference kundershtarve(120 lushnjes, 60 Tiranes ne finale) kan me ike me ekipet e tjera se NE SHKODER NUK KA EKIP PER TE RRITUNA.
TURP!!!
Nuk gjehen dy lek me i financu
Ne voleiboll, ndryshe prej te rive ekipi i pare nuk fiton kurre
Ne atletike i ikin 4-5 ma t'mirt Vllaznise ne Tirane se atje kan kushte edhe paguhen ma mire. Edhe fitojne kampionatet rresht ne kategorite respektive.
Ne ciklizem kampioni i Ballkanit per te ri thote du me ike se me japin 60 MIJE LEK TE VJETRA NE MUJ NE SHKODER. Edhe kampionatet i fiton Apolonia e Firit kurse na nuk fitojme qysh n'kohe t'Agim e Sytki Tafilit
Ne not rekordmenja Rovena Marku shkon ne POGRADEC e fiton rresht kampionatet me at ekip. Shyqyr Zotit vitin tjeter vjen prap me ne e shpresojme te mos ikin ma

Pra siç shifet, ne Shkoder jo vetem nuk jane me afru talente prej jashte, por nuk jane ne gjendje me i mbajte te tonet, qi do t'na kishin mjaftu me kene qyteti nr:1 ne Shqipni per trofe ne shumicen e sporteve.
Politikant shkodrane bajn veç premtime para zgjedhjeve e afaristat nuk e çajn kryt me ndihmu sadopak sportin.
E di qi asht kollaj me fole me lekt e tjetrit, por kta biznesment shkodrane me duken pa gjak, qi nuk i djeg kur
shofin ekipet e tjera tu fitu me sportistat tone. Nuk po i thot kush me dale me humje, por t'pakten mos me u
mundu me ba lek sa here qi futen ne sport.

ps: m'falni per shfrymjen, edhe qi u zgjata shum

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Sukseset e sportistave t'ri shkodrane, krenari dhe keqardhje

Post by GOLDIAN » Sat, 13 Jun 2009 , 01:03

skodrinon rash me fjet e u cova thash po e hapi forumin
te shof mas ka nej gja te re Si me ma pa ndi zemra qe kjo tema jote
e shpreha dhe une te ajo tema e te rive kete punen e talenteve
di me te thanTE LUMSHIN DURT SE SHKRIM FANTASTIK DHE NJE TEME INTERESANTE DHE TEPER E VLEFSHME QE BESOJ DO NA NDJEKUN ME VITE SE ZOR TI SHIFET ZGJIDHJA KESAJ PUNE
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Sukseset e sportistave t'ri shkodrane, krenari dhe keqardhje

Post by Skodrinon » Sat, 13 Jun 2009 , 01:14

falemners goldi
e hapa ket teme se sa here qi ve nei artikull per te rite te temat e sporteve te ndryshme me shkon ndermend kjo diference rezultatesh me te rritunit.
fatkeqsisht ky asht realiteti

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Sukseset e sportistave t'ri shkodrane, krenari dhe keqardhje

Post by GOLDIAN » Sat, 13 Jun 2009 , 01:20

Skodrinon wrote:falemners goldi
e hapa ket teme se sa here qi ve nei artikull per te rite te temat e sporteve te ndryshme me shkon ndermend kjo diference rezultatesh me te rritunit.
fatkeqsisht ky asht realiteti
njat po mendosha
hapen b... neper shkoder me makina e me tesha te shtrejta demek e majne vedinn si biznesmena e kerkuj si bjen ner mend me ba gja
si the ti vet jo me dal me humbje po me investu sado pak
sikur tan keto "mafiozat" qe ka shkodra cdo muj me derdh ne arken e klubit vllaznia 150 mije lek (sa i lajne me k....)
dhe mu menaxhu persembarit ky lek mendoj sado pak kishte ndryshu situata
ato vajzat e basketbollit kekan fenomenale asht gjynah mas me gjet mbeshtetje
sdi ca me than vec jena nje popull qe kena dhunti qe bota si ka(mos harrojme se ku dhe si stervitet bota ne kushte marramendese)e tu mendu kur erkandi tha qe skan as uje per mu la ne dushe ose skane as gjanat ma elementare per stervitje a me te kap vaji
skodrinon ke prek nje teme qe asht shume e dhimbshme per mendimin tem
ato qe kane ne dore me ba dicka turp tju vijne sa shtrihen e bahen barkmedhenj neper kafe ti hedhin syte iheran te rinia
ky kryetari bashkise shume premtoi po nje m... bani dhe ky
na shpifen
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Sukseset e sportistave t'ri shkodrane, krenari dhe keqardhje

Post by vllaznia1919 » Sat, 13 Jun 2009 , 12:43

Kur jane ne fushata premtojn te tane maj naqe por manej e shofin qe skan asi lek per me i dhane sportit ose ata pak qe kan nuk dalin as per gjana tjera ma te ransishme.Por ajo e te ashtuqujtunve biznesmena asht e vertet.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Sukseset e sportistave t'ri shkodrane, krenari dhe keqardhje

Post by Edmond-Cela » Sat, 13 Jun 2009 , 13:34

me te vertet asht me ardhe keq se si trajtohen keto talenta ketu asht faji komplet i bashkis nuk e shof qe ne qytetet tjera e bajn biznesmenet sportet por jan bashkija ajo, se ne shqiperi me sa di une pervec futbollit qe ka lidhje pak me biznesin te tjerata jan totalisht te financuar nga bashkija. po i bashkohem edhe goldit qe thot keto qe e quajn vedin si bisnesmen dalin e hapen bethsh per asgja se lekun ndoshta e kan por zemren e kan zi.

PS skodrino nese nuk te Vjen keq Ta publikoj ket artikull ne kuqeblu. te lumt naq
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Sukseset e sportistave t'ri shkodrane, krenari dhe keqardhje

Post by Admin » Sun, 14 Jun 2009 , 02:02

Biznesmena qe kam metamam nji force te madhe ekonomike e qe mund te ndihmojne sportin kam pershtypjen se nuk ka.
Bashkia ka nji pjese te fajit por duhet me pa se sa ast buxheti i Bashkise Shkoder si edhe sa mund ti takojne per sportin. Sdq ne Shqipni, me problemet qe paraqesin qytetet tona, buxheti i destinum per sportin ka me ken i vogel.
Ndoshta privatizimi i klubit mund te sjellin prmirsime, por duhet me pa se sa i interesum asht sportdashesi karshi ketyne sporteve. Mas te harrojme se hyrja ne pallat te sportit per me ndjek basketbollin apo volejbollin e pothujse te tane sportet e tjera asht FALAS si edhe shume here asht pothujse BOSH !!!
Nji biznesmen per me investu ne kto sporte nuk ka pothujse asnji fitim, vetem nqs shteti shqiptar ban nji ligj qe kto biznesmen te ken disa avantazhe fiskale mund te bajne qe te afroheshin biznesmen per te ndihmu!!!

Si gja e pare duhet qe sporte si basketbolli, boksi, noti, atletika, qe kane ken te tradites ne shkoder te publicizohen si edhe te afrojne sa me shume sportdashes e familje, masandej do te jete ma e lehte qe te afrohen biznesmen per te ndihmu kta sporte.
Vllaznit Ultras

Image

Ujku
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 830
Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57

Re: Sukseset e sportistave t'ri shkodrane, krenari dhe keqardhje

Post by Ujku » Sun, 14 Jun 2009 , 13:37

Mu m'kujtohet dikur para viteve 90 kur lute Vllaznia basketboll edhe pse ishte
hymja me bileta kena hy edhe nji or para se me fillu neshja, pra deshta me than ci prep me pas
lojtar te mir si dikur kishte me pas interesim
sa per privatizimin e Vllaznis si klub futbolli jam i bindur se Fushaj nuk esht ne gjendje me marr persiper
jam dakort me ty Admin se nuk kena biznesmen qe mund ta marrin persiper.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Sukseset e sportistave t'ri shkodrane, krenari dhe keqardhje

Post by GOLDIAN » Mon, 27 Jul 2009 , 20:30

o skodrinon a ka ndryshu gja per mire ne lidhje me kete shqetesimin tend e tonin bashke?
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Sukseset e sportistave t'ri shkodrane, krenari dhe keqardhje

Post by Skodrinon » Mon, 27 Jul 2009 , 20:35

per mire nuk besoj
ishalla nuk po ndryshon per keq se sot lexova nji artikull qi thot se dojn me shite balen 18 vjeç.... :(

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Sukseset e sportistave t'ri shkodrane, krenari dhe keqardhje

Post by vllaznia1919 » Sat, 01 Aug 2009 , 23:07

Pisk boll asht puna me sportin ne Shkoder.Duhen investime se per nryshe ka me dek gjithqka.Un maj men Turqine ne futboll.Para disa viteve kan ken zero na i kena mujt shpqsh.Shifni tesh ku asht futbolli turk.Dmth me investime gjithqka asht e mujtun.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Sukseset e sportistave t'ri shkodrane, krenari dhe keqardhje

Post by GOLDIAN » Sun, 02 Aug 2009 , 10:07

po keto koncertet e partt me dj te njoftun qe zhvillohen ne shkoder kush i sponsorizon?????
i perjashtuar

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Sukseset e sportistave t'ri shkodrane, krenari dhe keqardhje

Post by Admin » Sun, 02 Aug 2009 , 18:13

O Gold vet sponsorizim, mas harro se nji birre ban 5-6 mije leke ma shtrenjt se ktej......
Vllaznit Ultras

Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Sukseset e sportistave t'ri shkodrane, krenari dhe keqardhje

Post by Skodrinon » Mon, 31 Aug 2009 , 14:58

Admir Bregu : Kthehem tek Vllaznia nëse rregullohen disa gjëra
Kampioni dhe rekordmeni i kërcimit së gjati analizon gjendjen e atletikës shkodrane dhe ngre problemet që duhen rregulluar


Image

“Pasaporta”
Emri- Mbiemri: Admir Bregu
Datëlindja: 15.01.1985
Vendlindja: Shkodër
Karriera si sportiest: 11 vjet kampion rresht në kërcim së gjati Kampion disa vjet edhe në trehapësh dhe 100 metra Rekordmen absolut i vendit në garën e kërcimit së gjati

Prej diçka më tepër se tre vjetësh jeton në Tiranë. Sëbashku me familjen por ndërkohë bën edhe sport në kryeqytet. Kampioni dhe rekordmeni i padiskutueshëm i garës së kërcimit së gjati, është shumë i kënaqur me atë çfarë ka arritur deri më tani. Por gjatë këtyre ditëve të qëndrimit të tij në Shkodër, gjetëm kohë dhe shfrytëzuam mundësinë t’i marrim disa mendime edhe mbi atletikën shkodrane, dëshirën e tij për t’u kthyer një ditë dhe shumë gjëra të tjera. Ja intervista e tij e plotë për “Vllaznimi Sportiv”:

- Admir, meqë është hera e parë që ju intervistojmë për gazetën tonë, ju urojmë mirëseardhjen në faqet e saj…
- Faleminderit. E prita me kënaqësi ftesën dhe dua të them se e kam ndjekur rregullisht këtë gazetë.

- Prej vitesh ndodheni në Tiranë. Jeni i kënaqur me mënyrën si ju kanë shkuar punët atje?
- Sigurisht që jam i kënaqur. Gjatë kësaj periudhe kam arritur rezultatet më të larta të karrierës sime. Kam arritur të realizoj ëndrrën e madhe për thyerjen e rekordit kombëtar të kërcimit së gjati ndërkohë që nuk kanë munguar as medaljet në arenën ndërkombëtare.

- Por ndërkohë keni qenë larg Vllaznisë dhe Shkodrës, qytetit tuaj që ju bëri sportist. Si e shikoni ecurinë e ekipit të Vllaznisë?
- Vllaznia duhet të ndryshojë në menaxhim, infrastrukturë. Mjafton t’i hidhni një sy ambjenteve të stadiumit dhe do ta kuptoni sa larg ka mbetur ky klub dhe ky qytet në kushtet që u ofron atletëve. Nga ana tjetër mendoj se ka ardhur koha për largimin e të vjetërve dhe daljen në skenë të trajnerëve të rinj.

- Por Vllaznia ka dalë sërish kampione sivjet…
- Problemet nuk mund të mbulohen me një titull kampion. Mjafton të shikosh rezultatet e atletëve të saj dhe bindesh se një titull kampion nuk është asgjë. Në rradhët e ekipit të Vllaznisë ka shumë sportistë që nuk kapin normat e kategorisë së parë. Për këtë arsye unë thashë se duhet futur frymë tjetër. Trajnerët e rinj duhet të sjellin risi në përgatitjen e sportistëve.

- Flisni nga larg por nëse një ditë do ju bëhej ftesa për t’u kthyer, do ta ndërmerrnit një hap të tillë?
- Në fakt unë desha të kthehesha që këtë vit. ishte një projekt për të ardhur i gjithë grupi i atletëve që aktualisht bëjmë pjesë tek ekipi i Tiranës, sëbashku me trajnerin tonë Taulant Stërmasi. Nuk kishim pretendime financiare, thjesht do merrnim aq sa marrim aktualisht tek Tirana. Kishim dëshirë të garonim të gjithë për Vllazninë por kjo dëshirë e jona nuk u realizua. Nuk u morëm vesh me drejtuesit e klubit të cilët donin të më merrnin vetëm mua dhe një sportist tjetër. Kështu që kjo dëshirë e imja nuk u realizua.

- Por mund të realizohet në vazhdim apo jo? - Nëse një ditë do rregullohen gjërat, sigurisht që po. Unë jam rritur tek Vllaznia. Shkodra është qyteti im dhe natyrisht që aty ka vend gjithmonë për ne. Jo se jam keq në Tiranë por gjithnjë më ngacmon dëshira për t’u kthyer, kuptohet edhe pasi të kenë ndryshuar disa gjëra.

Rezultatet

Admir Bregu është padiskutim atleti më i mirë shqiptar i këtyre viteve të fundit. Ka arritur të thyejë rekordin disavjeçar të Gjergj Rulit në garën e kërcimit së gjati dhe tashmë është ai rekordmen me 7.75 metra. Mban edhe rekordin e sallave të mbyllura me 7.66 m ndërkohë që ka arritur një rezultat shumë të lartë, 7.89 m por me erë, çka do të thotë se nuk është record. Që nga viti 1998 është kampion i padiskutueshëm në garën e kërcimit së gjati por njëkohësisht ka dalë në disa vite kampion edhe në trehapësh dhe 100 metra.

vllaznimi sportiv

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Sukseset e sportistave t'ri shkodrane, krenari dhe keqardhje

Post by Skodrinon » Fri, 18 Sep 2009 , 16:09

xhulio prroni del kampion europet ne peshngritje per te ri, pak para se me u nise, klubi vllaznia ule rrogen prej 10.000 lek n'muj ne 8.000 lek :evil: :evil: :oops: :oops:

Vlerësimi , mbështetja !?!

Të jeshë Kampion i Europës nuk është gjë e vogël. Janë shumë të paktë ato që e arrijnë një gjë të tillë. Në qytetin e Shkodrës janë dy të tillë që e kanë mbërritur këtë stad. Fillimisht Erkand Qerimaj dhe tashti edhe Xhulio Prroni, emra këto që janë krenaria e qytetit të Shkodrës, emra këto që qyteti verior duhet të krenohet me to. Por, për hirë të së vertetës, që prej kthimit nga Izraeli, përpos të afërmëve dhe miqve të tyre, askush tjetër nuk i ka takuar, as sportistin dhe as trajnerin. Të paktën, sa për t’ia uruar titullin dhe medaljet e fituara në Izrael. Një gjë të tillë, në një farë mënyre po përpiqen ta luajnë mediat shkodrane, vizive dhe të shkruara, por a mjafton kjo për një sukses të tillë. Një nga emrat e spikatur të futbolit shkodran dhe sidomos atij shqiptar, karriera e të cilit i ka kaluar përmasat kombëtare, Rudi Vata, duke qënë në të njëjtën studio televizive, atë TV1 Channel me kampionin e Europës Xhulio Prroni, pasi ka uruar sportistin në fjalë dhe trajnerin e tij Barkiçi për suksesin e arritur, e ka lartësuar së tepërmi figurën e kampionit të Europës Prroni deri në atë masë sa për të, Xhulion duhej ta kishte pritur, edhe Presidenti i Republikës apo Kryeministri Shqiptar për nderin dhe reputacionin që ai me suksesin e tij i ka dhënë Shqipërisë. Por, jo vetëm ato që nuk e kanë bërë një gjë të tillë, por dyshja Prroni-Barkiçi nuk ka marrë akoma një mirënjohje as nga klubi Vllaznia dhe po aq nga strukturat vendore, Bashkia e Shkodrës, Prefektura apo Këshilli i Qarkut. Jo vetëm kaq, por këtij sportisti që për t’u përgatitur në kufijtë e niveleve Europiane i duhen miliona e miliona lekë për të investuar në trajtimin ushqimor dhe po aq edhe në bazën materiale, Klubi Vllaznia, edhe atë rrogë mujore në kufijtë e supermosdestes për një talent të këtij niveli, nga 10 mijë lekë në muaj që e kishte më parë ia ka ulur në 8 mijë lekë, vetëm një javë përpara se Xhulio të nisej për në Izrael. Kaq mjafton për të treguar se çfar vlerësimi ka për talentet e rangut botëror në qytetin e Shkodrës. E megjithatë, asnjëherë nuk është vonë për të korigjuar gabimet. Një bashkëpunim më i mirë dhe më i afërt i strukturave të klubit me bashkinë e Shkodrës dhe me komunitetin e biznesit i ka të gjitha mundësitë që të gjendet një rrugëzgjidhje e duhur në mënyrë që këtij talenti t’i krijohet terreni i duhur të sjellë në Shkodër medalje të tjera europiane apo botërore duke bërë që flamuri shqiptar të valëvitet mes më të mirëve të kontinentit e më gjërë. Duke përfunduar, vetë Xhulio, i cili në të vertetë është shumë fjalëpak, por mjaft punëtor dhe rezultativ në stervitje pranon se gjatë kësaj periudhe ka pasur vështirësi të shumta në aspektin financiar, pasi në të vertetë edhe gjendja ekonomike e familjes së tij nuk është në atë nivel që të përballojë gjithë ato shpenzime që atij i duhen për aktivitetin e tij sportiv. “Përpos familjes sime që ka vënë gjithçka në dispozicionin tim, deri tani i jam shumë mirënjohës edhe njerëzve të mij që jetojnë në emigracion për ndihmën dhe mbështetjen që më kanë dhënë, të cilëve ia detikojë këtë sukses”, thotë Xhulio, i cili shpreson se në vazhdimësi, për një karrierë edhe më të pasur do të mund të ketë ndonjë mbështetje më të madhe nga klubi Vllaznia, bashkia e Shkodrës, si dhe komuniteti i biznesit në mënyrë që karriera e tij sportive të ketë vetëm progres duke garantuar se do të sjellë në Shkodër edhe medalje të tjera Europe dhe Bote.

vllaznimi sportiv

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Re: Sukseset e sportistave t'ri shkodrane, krenari dhe keqardhje

Post by jeti » Thu, 22 Oct 2009 , 04:37

Skodrinon wrote:Titulli i temes qi kam hape mund te duket si paradoks, se me arritjet e sportistave tone te ri normalisht duhet
vetem me u krenu, por tuj pa keq-menaxhimin e tyne nuk mundesh mos me ndi edhe keqardhje, se nuk jena tu shfrytzu talentin qi na e ka fale ky qytet(e njejta gja ndodh edhe ne fusha te tjera po ktu po flasim per sport)

Qi Shkodra asht fabrika sportive (e jo vetem sportive) ma e madhe shqiptare, prej ku dalin ma shum talente se
ne tana qytetet e tjera, dihet me kohe. Mjafton me lexu gazetat ose me i hedhe nji sy te ky forum temave te
"Sporte te ndryshme" apo kampionatit te moshave ne futboll, me pa qi sportistat e ri shkodrane jane ne majat e shumices se sporteve.

Ne futboll, ekipet zixhir jane nder ma te miret ku spikasin 17-vjeçaret qi fitojne edhe kunder komtares shqiptare
Ne basketboll per meshkuj ekipi i te rive asht kampion
Ne basketboll per femna ekipi i te rejave asht kampion tuj thy rrekorde historike e tuj fitu ndeshjet me ka 120 pike diference me kundershtarin
Ne voleiboll U-17 e U-19 jane kampion
Ne boks jena te padiskutushem ne tana moshat
Ne mundje Nazmi Cekaj kampion me 17 vjeçaret
Ne xhudo te rite e Anton Shkozes fitojne gjithkund
Ne peshngritje dihet, kena kampionin e botes
Ne ciklizem kena kampionin e ballkanit per te ri
Ne atletike prej 12 deri ne 18 vjeç jena kampion
Ne not rrekordmenen e padsikutushme Rovena Markun

E njejta gja ndodh edhe ne sporte te tjera qi mund te kem harru, por ana tjeter e medaljes asht se me ekipet e mdhaja nuk korrim te njejtat rrezultate ne te tana sportet qi dominojme me te rite. Kjo ndodh se nuk jena te zot
me i majt talentet ne Shkoder. Te vetmit qi marrit te njetat rezultate si te rite si te rritunit me Vllaznine jane boksierat. Nuk po numroj Elis Gurin e Erkand Qerimaj, qi jane ne sporte individuale.

Ne futboll Tirana ka fitu kampionate me Sinani-Salihi e me Milotin etj.
Ne basketboll per meshkuj e njejta gja tu shtu ktu edhe Valbonen e Tropojes.
Ne basketboll ita vajzat e reja qi banen pistil tan Shqipnin tu i dhane ka 100 pike diference kundershtarve(120 lushnjes, 60 Tiranes ne finale) kan me ike me ekipet e tjera se NE SHKODER NUK KA EKIP PER TE RRITUNA.
TURP!!!
Nuk gjehen dy lek me i financu
Ne voleiboll, ndryshe prej te rive ekipi i pare nuk fiton kurre
Ne atletike i ikin 4-5 ma t'mirt Vllaznise ne Tirane se atje kan kushte edhe paguhen ma mire. Edhe fitojne kampionatet rresht ne kategorite respektive.
Ne ciklizem kampioni i Ballkanit per te ri thote du me ike se me japin 60 MIJE LEK TE VJETRA NE MUJ NE SHKODER. Edhe kampionatet i fiton Apolonia e Firit kurse na nuk fitojme qysh n'kohe t'Agim e Sytki Tafilit
Ne not rekordmenja Rovena Marku shkon ne POGRADEC e fiton rresht kampionatet me at ekip. Shyqyr Zotit vitin tjeter vjen prap me ne e shpresojme te mos ikin ma

Pra siç shifet, ne Shkoder jo vetem nuk jane me afru talente prej jashte, por nuk jane ne gjendje me i mbajte te tonet, qi do t'na kishin mjaftu me kene qyteti nr:1 ne Shqipni per trofe ne shumicen e sporteve.
Politikant shkodrane bajn veç premtime para zgjedhjeve e afaristat nuk e çajn kryt me ndihmu sadopak sportin.
E di qi asht kollaj me fole me lekt e tjetrit, por kta biznesment shkodrane me duken pa gjak, qi nuk i djeg kur
shofin ekipet e tjera tu fitu me sportistat tone. Nuk po i thot kush me dale me humje, por t'pakten mos me u
mundu me ba lek sa here qi futen ne sport.

ps: m'falni per shfrymjen, edhe qi u zgjata shum
Hera e pare qe po e shof i ket teme nga se gjate veres nuk kam ken aktiv, e tash jan ba kaq shume tema qe me kan ike sa do me duhet da koh per me i pa tana, itash kam fillu me i hap nji ka nji.

Skodrinon urime per temen se i ke qa taman tana hallet e sportit ne Shkoder.
jam dakort me Skodrinon, Goldin, Mondin, Admin, Vllaznia 1919, Ujkun nuk kam ca shtoj ma.
Forca Vllaznia...Image
ImageImage

Post Reply