Lajme nga kundershtaret e ardhshem te Vllaznise

Diskutoni ndaj ecuris dhe ndeshjeve te Kupes se Republikes

Moderator: GOLDIAN

Post Reply
vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Lajme nga kundershtaret e ardhshem te Vllaznise

Post by vllaznia1919 » Tue, 01 Mar 2005 , 14:40

Xhyra: Vllazni, fati s'është përherë më ty!

Klement Xhyra, mbrojtësi i Shkumbinit dhe i preferuari i Likës në përfaqësuesen Shpresa, në ndeshjet e fundit ka treguar stabilitet dhe formë mjaft të mirë, duke qenë barrierë të pakalueshme për sulmuesit kundërshtarë. Edhe në takimin e fundit me Vllazninë 21-vjeçari ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë. Ai i qëndron mendimit se ekipi i tij nuk e meritonte humbjen me lojën që zhvilloi, duke pasur meritën të shfrytëzoi të vetmin rast dhe mundësi që iu dha, ndërkohë që ekipi i tij shpërdoroi raste të shumta dhe të pafalshme. Për takimin e nesërm për kupë, Xhyra beson te forca e ekipit ku luan. Ai beson do të dalë i fituar nga fusha, sepse jo gjithmonë vendos ndihma e fatit, siç ndodhi të premten. Ja si shprehet mbrojtësi shtatlartë:
Përsëri Vllaznia doli fituese në Peqin. Si e shpjegoni?
Të vjen keq për këtë rezultat që arritëm të premten e kaluar, por futbolli kështu e ka. Vërtet fitoi Vllaznia, por, për mendimin tim, në këtë ndeshje ajo mori më shumë sesa dha në fushë. Ndryshe nga takimi i fazës së parë, që dihet si fitoi, të premten Vllaznia pati fatin me vete, duke fituar një ndeshje me shfrytëzimin e saktë me të vetmen mundësi që pati gjatë lojës dhe fitoi takimin. Duhet përmendur se goli që pësuam dhe që vendosi fatin e ndeshjes, më tepër se meritë e kundërshtarit e Sinanit, ishte edhe për shkak të pasigurisë së portierit tonë në atë moment.
- Megjithatë, shënon Vllaznia dhe jo Shkumbini. Pse?
- Sepse edhe në këtë takim vuajtëm në finalizimin e aksioneve. Na mungoi njeriu-gol, ai që do ta dërgonte topin në rrjetë. Edhe pse u punua nga trajneri Sejdini, përsëri çaluam në këtë drejtim dhe kjo na kushtoi. Eshtë fakt se përballë Vllaznisë u luajt në sulm dhe për më tepër si asnjëherë tjetër porta u godit vazhdimisht, duke gjuajtur. Megjithatë, ko nuk ishte e mjaftueshme, sepse loja matet me rezultate. Takimi i fundit, pavarësisht rezultatit, tregoi se Shkumbini ka forca për t'u ndeshur si i barabartë me çdo kundërshtar dhe për të fituar.
- Loja juaj është gjithnjë në ngjitje, kur edhe me Vllazninë jeni paraqitur mjaft mirë. Si e komentoni?
Unë mendoj se kam bërë vetëm detyrën, por dua të theksoj se i gjithë ekipi bëri më të mirën në fushë, edhe pse nuk u shpërblyem për këtë. Më gëzon fakti se trajneri ka pasur besim më shumë tek unë dhe te të rinjtë e tjerë, duke na dhënë dorën.
- Nesër përsëri përballë keni Vllazninë, por këtë herë për kupë. Si e parashikon Xhyra?
- Nuk ka nevojë për shumë koment, se forcën e Vllaznisë e provuam pak ditë më parë. Ata do të kërkojnë të përsëritin ndeshjen e kampionatit dhe me këtë synim do të vijnë në Peqin, por këtë radhë fitorja do të jetë jona. Ne dëshirojmë të fitojmë edhe për të treguar se nuk e meritonim humbjen të premten dhe, nëse i ndihmoi në një rast fati, kjo nuk do të thotë se do t'i ndihmojë përsëri. Jam i bindur se Shkumbini do të fitojë për të bërë një hap të sigurt që në ndeshjen e parë, për ta pasur më të lehtë në takimin ne dytë. Kush do të kualifikohet është shpejt për të folur, por të mos harrojmë se para dy vjetësh Shkumbini e eliminoi Vllazninë brenda në Shkodër. Kjo nuk është pak për të treguar se edhe ne kemi ambiciet dhe synimet tona.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 02 Mar 2005 , 14:35

Billa: Sinani me shokë ta harrojë golin

Humbja e fundit përballë Vllaznisë ka lënë një shije të hidhur në kampin bardhekaltër për mënyrën se si erdhi. Duke iu referuar kronikës së lojës që shfaqën të dy ekipet në fushë, ky takim në përfundim duhet ta kishte pasur rezultat tjetër, ku Vllaznia do ta kishte ndier veten të kënaqur me një barazim. Kjo ndeshje vërtetoi se jo gjithmonë në një takim futbolli mund të shpërblehesh plotësisht për atë që jep në fushë. Mjafton një gabim si ai i portierit Billa dhe kundërshtari të ndëshkon me të vetmin rast që i jepet, siç i ndodhi Shkumbinit dhe Vllaznia mori tri pikë aq të vlefshme. Këtë humbje, më tepër nga të gjithë e ka përjetuar portieri i Shkumbinit, Efstrat Billa, me një karrierë të gjatë në ruajtje të portës në ekipet shqiptare, por edhe në Greqi. Ish-portieri i ekipit Shpresa, që aktivizohet me Shkumbinin, nuk e beson ende se si e pësoi atë gol me një gjuajtje të Sinanit pa shumë forcë, që i shpëtoi nga duart dhe përfundoi në rrjetë. "Goli më mërziti, se ishte përcaktues në rezultatin e ndeshjes. Ishte një gjuajtje jo shumë e fortë e Sinanit. As vetë s'e kuptova se si më shpëtoi topi nga duart, - thotë me sinqeritet portieri i Shkumbinit, Billa, si për t'u justifikuar, duke ndier më shumë nga të gjithë përgjegjësinë e humbjes në takimin e fundit. Duke iu referuar takimit me Vllazninë, Billa kërkon të vërë në vend nderin e humbur, duke kërkuar që të bëhet barrierë e pakalueshme për sulmuesit shkodranë. "Do të kërkoj që në takimin e sotëm me Vllazninë të korrigjoj gabimin e bërë në takimin e së premtes. Ishte ai gol i shënuar për fajin tim, që çoi dëm lojën e mirë të ekipit. Do të dëshmoj me kontributin tim se Shkumbini nuk e meritonte atë humbje," - shpreh bindjen e vet portieri Billa. "Gardiani" i portës bardhekaltër beson te forca e ekipit ku luan, për të dalë i fituar nga takimi i parë i kupës, për të bërë një hap të sigurt dhe për ta pasur më të lehtë takimin e dytë, që do të zhvillohet në Shkodër. "Humbëm takimin e kampionatit, por kjo nuk do të ndodhë sot. Jam i bindur se fitorja do të na përkasë neve, sepse jo gjithmonë të ndihmon fati. Ne kemi pretendimet tona për kupë dhe do të kërkojmë të fitojmë në takimin e parë në Peqin, për të luajtur më të qetë në Shkodër. Unë do të përpiqem të jap më të mirën në këtë takim, për t'i dhënë zemër ekipit për të dëshmuar se ajo që ndodhi të premten ishte vetëm një rastësi dhe asgjë tjetër," - deklaron Billa përpara këtij takimi, duke marrë edhe miratimin e futbollistëve të tjerë dhe të trajnerit të vet Ballhysa. Billa është i mendimit se ekipi i tij ka forca ta kalojë me sukses Vllazninë (sipas tij e dëshmoi me lojën e zhvilluar të premten), edhe pse është i ndërgjegjshëm se kjo nuk do të jetë e lehtë përballë një ekipi nga më të mirët që e synon kupën, si të vetmen alternativë për të luajtur në Europë. "Kam besim tek ekipi im dhe te trajneri Sejdini për të dalë të fituar, sepse dy herë nuk përsëritet e njëjta gjë," - përfundon "gardiani" i portës së Shkumbinit, Billa.

Genti-Kanada
Antar
Antar
Posts: 45
Joined: Fri, 04 Mar 2005 , 16:26
Location: Kanada
Contact:

Post by Genti-Kanada » Fri, 04 Mar 2005 , 16:39

Ne rradhe te pare urime per kete sit. Nqs qdo kush do te thoshte qe eshte nje sit perfekt atehere ndoshta do te linde ideja qe nuk keni perse ta ndyshoni por nje gja asht e sigurt,ka gjithmon vend per ndryshime.Siti asht shume i lezetshem edhe qdo gja ka lidhje me skuadren time te zemres madje edhe backgroundi asht kuq e blu.Me pelqen shume.Kam hi disa here por shpesh me thoshte qe ishte ne ndertim e siper.Nejse.Kisha nje pyetje persa i takon ndeshjes se fundit me Shkumbinin. Goli e shenoj Abilio apo Sinani. Kur lexova online gazeten sporti shqiptar thoshte qe e kishte shenu Abilio por ketu ne faqen tuaj thote se e ka shenu Sinani.Isha kurioz me e dit nqs do te ishte e mundur.Respekte per punen e bere me kete sit edhe suksese vllaznise si ne kupe edhe ne kampionat per vendin e dyte.Eshte e trishtushme por jemi mesu me than tan kohen edhe jemi mesu me pretendu per titullin kampion por qa me ba.Ska kene e shkrume.Ishta kapim vendin e dyte.Me nje hap tjeter fals te Elbasanit me Tiranen edhe me nje fitore tonen ne Dinamon (me dinomon lozim kete jave apo jo?) do ta ngushtonte perseri diferencen.
Shpresojme.Persa i perket kupes ma merr mendja se gjysemfinalen e kemi shkel me nje kemb keshtu qe te shpresojme ndonje barazim te lushjes ne tirane edhe nuk asht qudi pasi pak dit me pare lushja i mori barazimin tiranes ne qemal stafa keshtu kemi pse te shpresojme.Gjith te mirat edhe suksese per kete sit te ri edhe gjithashtu susksese edhe vllaznise.Me respekt Genti
Para Vllaznia

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Fri, 04 Mar 2005 , 17:33

Pershendetje Genti .

Ne rralle te pare te falenderoj per rregjistrimin ne kete forum si edhe besojse do ja kakojme sa ma mire te gjithe sebashku :D
Faleminderit gjithashtu per vlersimin tend karhsi punes tone .
Sa i perket perfektesise un me than te drejten jam i mendimit se gjeja perfekte eshte shum e veshtire te arrihet si edhe mund te mendoj se eshte e paarritshme, keshtu qe ka vend gjithmon per ndryshime , dhe per keto u do te isha i lumtur nqs ndonjeri do te japi sygjerime apo edhe ndihme ne permirsimin e kesaj faqeje dhe jam e do te jem gjithmon i hapur per sa i peket kesaj qeshtjeje .

Tani te kthehem tek pyetja jote e cila eshte edhe me e rendesishme per te gjithe .
Ne faqe te pare eshte vendosur informacioni per ndeshjen e lujtur kunder
Shkumbinit e cila ishte e vlefshme per Kampionatin Shqiptar , dhe goli ne ate ndeshje eshte shenuar nga Sinani sic eshte shkruar aty .
Kurse ndeshja e lujatur po me shkumbinin e cila eshte luajtur diten e merkure me date 1 Mars qe ka perfunduar me rezultatin 1 -0 po ne favor te Vllaznise eshte shenuar nga Abilio .
Pra informacioni qe eshte aktualisht ne faqe te pare i perket ndeshjes me shkumbinin qe ishte e vlefshme per Kampionatin Shqiptar , si edhe kronika e ndeshjes qe eshte video i perket po kesaj ndeshjeje .
Per arsye personale nuk ka qene e mundur te axhornohet faqja e pare por ne te ardhmen besoj se do te jemi sa me korrekt ne axhornimin e faqeve .

Faleminderit .
Me respekt Administratori i www.fkvllaznia.net

Genti-Kanada
Antar
Antar
Posts: 45
Joined: Fri, 04 Mar 2005 , 16:26
Location: Kanada
Contact:

Post by Genti-Kanada » Sat, 05 Mar 2005 , 16:16

Faleminderit per po ja fus pak shkodrance se me ka marre malli.
Siq isha tu than faleminderit per begenisjen tende.
Kam pershtypjen se sa me shume serioz te tregohin ne punen tuaj aq me shume edhe faqja do te jete terheqese per njerezit dhe mendoj qe ky eshte nje nder synimet e qdo kujt qe hap nje faqe te re qe ajo te vizitohet sa me shume.Te them te drejten nuk e di as ved pse nuk e kisha kuptu qe ajo ishte ndeshja e kupes.Te thuash per nje shkodran qe e ka mendjen tek ndeshja me Lacin ndoshta kishim me rrejt por mendoj se vemendja e shume shkodranve do te jete tek ndeshja e Elbasanit me Tiranen.Nje fitore e Tiranes do te na fuste perseri ne valle per vendin e dyte aq me teper qe po ecim mire (marshallah) se mos i marrim m'sysh.
Gjithsesi urime per faqen tuaj dhe do te mundohem qe te jem nje antar i rregullt i faqes suaj.Respekte Genti.
Para Vllaznia

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 05 Mar 2005 , 18:38

Mire se na ke ardhe Gent djali!
Futja shkodrançe e mas e qaj kryte hiq.Se ktu jena ne Shkoder :D :lol: !
Kush nuk merr vesht te bajne nej kurs! :lol: :lol: :lol: :lol:

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 16 Mar 2005 , 14:22

Sejdini: Nuk shkojmë për turizëm në Shkodër

Ekipi i Shkumbinit do të niset sot rreth orës 8:00 për të udhëtuar drejt qytetit të Shkodrës, ku në mesditë do të ndeshet me ekipin vendas të Vllaznisë për takimin e dytë për gjysmëfinalen e kupës së Shqipërisë. Pas disa orësh udhëtimi, duke shfrytëzuar një pushim të shkurtër për të drekuar, ekipi do të ndalojë në "Loro Boriçi për t'u futur menjëherë në fushë në përballjen me vendasit. Ndeshja paraqet me interes edhe pse Vllaznia ka arritur të fitojë takimin e parë në Peqin me rezultatin 1-0, duke bërë një hap drejt kualifikimit, por pa e siguruar atë plotësisht. Dje ekipi i Shkumbinit ka zhvilluar stërvitjen e fundit, duke marrë në përfundim edhe udhëzimet nga trajneri Sejdini. Sipas trajnerit, Shkumbini e ka vlerësuar si duhet këtë takim, duke mos e konsideruar si shëtitje udhëtimi. Ai kërkon që futbollistët të bëjnë më të mirën në këtë takim, duke synuar pse jo edhe kualifikimin. "Nuk shkojmë në Shkodër për shëtitje, për të bërë foto. Shkojmë për të treguar vlerat tona. Ashtu siç shënoi Vllaznia në Peqin, ashtu mund të shënojmë edhe ne në Shkodër. Kualifikimi është ende i hapur dhe atë do ta vendosë fusha e lojës," - janë fjalët e trajnerit Sejdini drejtuar futbollistëve, duke i motivuar ata për takimin e kupës sot me Vllazninë. Përpara fillimit të stërvitjes, me miratimin e drejtuesve të klubit, kapiteni Magani, që një ditë më parë mbushi 40 vjeç, ka organizuar një koktej me të gjithë futbollistët dhe stafin drejtues të pranishëm. Më parë ai e kishte festuar përvjetorin me familjen e vet dhe rrethin e ngushtë familjar, ndryshe nga çfarë kishte bërë planet më parë për këtë ditë të shënuar. Ishin ngjarjet e ndeshjes së fundit me Elbasanin që e detyruan atë të ndryshohte dhe mënyrën e orgnanizimit të festimint, që për të gjithë ishte një ngjarje e veçantë. Gjithsesi, ai e ka organizuar atë, duke marrë urimet e përzemërta të presidentit Rakipi, të trajnerit Sejdini dhe të jgithë pjestarëve të tjerë të ekipit. Më pas është zhvilluar stërvitja normalisht mes një atmosfere të ngrohtë dhe miqësore në përgatitjet të takimit të sotëm. Ndërkohë futbollistët e Shkumbinit janë shpërblyer për fitoren e fundit që arritën të shtunën e kaluar me Elbasanin. Janë rreth 5 milionë lekë të vjetra që u janë shpërndarë dje futbollistëve menjëherë pas stërvitjes. Kishin kohë që futbollistët bardhekaltër ishin të privuar nga kënaqësia e shpërblimeve, për shkak të mungesës së rezultatit për disa javë. Ishte fitorja me Elbasanin që i dha mundësi futbollistëve të mbushnin xhepat. Futbollistët i gëzohen këtij fakti, duke shprehur kënaqësinë dhe duke evidentuar korrektësinë e drejtuesve të Shkumbinit dhe të presidentit Rakipi, i cili në ditën e caktuar si gjithmonë u ka dorëzuar zarfat me të hollat e premtuara. Mësohet se një shpërblim i mirë u është premtuar futbollistëve të Shkumbinit në rast kualifikimi për në gjysmëfinale. Vllaznia ka fituar takimin e parë në Peqin me rezultatin 1?0 dhe kjo ia bën më të vështirë arritjen e objektivit për kualifikim dhe për marrjen e shpërblimit të caktuar.

Post Reply