Shqiperia ne NATO

Ketu mund te shkruani dhe te diskutoni per çdo gjë ...
Post Reply
Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Shqiperia ne NATO

Post by Miri » Thu, 03 Apr 2008 , 18:04

Shqiperia behet pjes e Natos.
urime per arritjen qe kaq priste populli shqipetar.

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Thu, 03 Apr 2008 , 18:16

Darka presidenciale firmos ftesat për Shqipëri e Kroaci

Lajmin e bëri të ditur mbrëmë në darkë zëdhënësi i NATO-s, Xhejms Apaturaj. “Çdo gjë do të jetë e pastër për Shqipërinë dhe Kroacinë”, ka theksuar mbrëmë zëdhënësi i NATO-s. Ndërkohë, duket e vendosur deri në fund për të penguar Shkupin që të marrë ftesën. Megjithatë vendimi përfundimtar për Maqedoninë do të merret sot paradite, pasi përfaqësuesit e delegacionit të këtij vendi kanë kërkuar një mbledhje urgjente me vendet e A3 dhe vendet aleate, 30 minuta para se të shpallet vendimi përfundimtar. “De facto” Samiti i Bukureshtit nisi mbrëmë me darkën e punës që presidenti rumun Traian Basescu shtroi në pallatin presidencial për nder të krerëve të lartë të shteteve pjesëmarrëse në të.
Bllokimi i Maqedonisë nga Greqia mund të ketë një shpresë të sekondave të fundit për të ndryshuar. Asnjëherë më parë një çështje e tillë nuk është diskutuar gjatë procesit të dhënies së ftesës një vendi. Eshtë hera e parë që në momentin e marrjes së ftesës, vendi që pretendon një gjë të tillë të bllokohet me veto. Ekspertë të çështjeve të NATO-s shprehen se veto mund të vendoset vetëm në fazën e anëtarësimit të një vendi, kur do të duhet që të gjitha vendet anëtare të firmosin protokollin e anëtarësimit në NATO. Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës euroatlantike, Scheffer u shpreh dje se vendet e Kartës së A3 duhet të marrin ftesën për në NATO. Sipas tij, për këtë po punohet dhe shpresohet që kjo të arrihet. Duke komentuar konfliktin mes Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit, Scheffer tha se ajo është një çështje që i takon për zgjidhje OKB-së. “Kjo nuk është çështje e NATO-s dhe për këtë nuk duhet të fajësohet Aleanca. Kjo çështje është kompetencë e Kombeve të Bashkuara dhe negociatorit Nimiç”, theksoi Scheffer.
Greqia
Kryeministri grek, Karamanlis, i premtoi Presidentit amerikan Bush veto me afat për Maqedoninë. Në këtë mënyrë Karamanlis kërkon të zbusë presionin që vendet anëtare dhe SHBA po bëjnë ndaj Greqisë në përpjekje për të pranuar edhe Maqedoninë bashkë me Kroacinë dhe Shqipërinë në nisjen e procesit të anëtarësimit. Kështu Kryeministri grek i ka dërguar një letër të gjithë kryeministrave të vendeve anëtare të NATO-s dhe sekretarit të përgjithshëm Scheffer, përmes së cilës tregon interesimin e Greqisë dhe dëshirën e saj për zgjerimin e NATO-s në Ballkanin Perëndimor, duke përjashtuar Maqedoninë, e cila sipas tij nuk ka dhënë zgjidhjen e kërkuar për vendin anëtar të aleancës. Karamanlis kërkon që veto e saj të mos jetë e përhershme, por deri në gjetjen e një zgjidhje të pranueshme. Sipas tij, ftesa Maqedonisë do të mund t’i jepej në samitin që do të zhvillohet pas Bukureshtit. “Në çdo rast ne jemi të gatshëm brenda muajve në vazhdim sapo këto probleme të tejkalohen, të ftojmë Maqedoninë të hyjë në aleancë”, thuhet në letrën e Kryeministrit grek. Çdo gjë pritet të vendoset gjatë darkës me të gjithë kryetarët e shteteve edhe pse zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke në një konferencë për shtyp u shpreh i vendosur që Greqia të bllokojë ftesën për Maqedoninë, ndërsa u shpreh i vendosur në mbështetjen e Shqipërisë për marrjen e saj.
Samiti
Shqipëria do të marrë ftesën për në NATO në një nga vendet e ish-Traktatit të Varshavës, ku edhe ajo ka qenë pjesë e tij. Jo vetëm kaq. Firma e vendeve të Aleancës do të hidhen në “Pallatin e Popullit”, i ndërtuar nga ish-diktatori rumun Nikolae Çaushesku. Por ish-vepra e një prej diktatorëve më të përgjakshëm të komunizmit me të cilën kërkonte të sfidonte Perëndimin kapitalist, nuk e ka penguar aspak Bukureshtin për të organizuar një samit model për infrastrukturën që ofron dhe mbështetjen teknike me të cilën lehtëson punën e gazetarëve. Duket se rumunët e kanë marrë si sfidë organizimin e këtij samiti, i cili për nga rëndësia që ka dhe vendimet që do marrë do të mbetet në historinë e Aleancës së Atlantikut Verior.

Berisha
Kryeministri shqiptar ka mbërritur dje paradite në kryeqytetin rumun i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa, dhe kryetarët e dy grupeve kryesore parlamentare, Astrit Patozi dhe Valentina Leskaj. Kryeministri Berisha i është përgjigjur interesimit të disa mediave të huaja rreth ftesës që Shqipëria pret të marrë nga ky samit. Sipas Berishës mosmarrja e ftesës nga Maqedonia do të sjellë destabilizimin e rajonit. “Stabiliteti i fqinjëve është thelbësor për Shqipërinë, Kosovën, Greqinë, Bullgarinë dhe për të gjitha vendet e tjera të rajonit”, tha Berisha.

Basha
Shefi i diplomacisë shqiptare Lulzim Basha, u shpreh dje për mediat shqiptare në Bukuresht se Shqipëria është e sigurt në marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO. Duke folur nga Bukureshti, ministri Basha e cilëson marrjen e ftesës si një
siguri më të madhe për diplomacinë shqiptare. “Dita e 3 prillit do të jetë historike për shqiptarët. Jemi të sigurt për marrjen e ftesës ditën e nesërme. Arritëm në tre prill një fazë të re për politikën shqiptare”, tha Basha.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 03 Apr 2008 , 18:17

Ishalla ka me pase nej te mire prej ksaj pune.
Urime.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Thu, 03 Apr 2008 , 18:19

Nën çatinë e ngrohtë të NATO

Për shkak të tragjedisë së Gërdecit, dita e sotme, kur në mesditë Shqipëria do të marrë zyrtarisht ftesën Për shkak të tragjedisë së Gërdecit, dita e sotme, kur në mesditë Shqipëria do të marrë zyrtarisht ftesën për në NATO, e ka humbur disi madhështinë që duhet të kishte: por, larg patetizmave dhe butaforisë, kjo është një ditë feste për të gjithë shqiptarët. Në fakt, dhe po festuan, shqiptarët do festojnë kuturu, pa i ditur arsyet e vërteta të festës, pasi është e vështirë të përgatitësh për festë një komunitet që fundja fundit, po hyn në një Aleancë Ushtarake. Për më tepër, mund të ketë qenë ditë e shënuar, por nuk ka qenë ditë feste për Turqinë apo Greqinë para 2 dekadave, nuk ka qenë ditë feste për Hungarinë apo Çekinë, si dhe për shumë vende të tjera, që e kanë konsideruar proces të natyrshëm integrimi: në rastin e Shqipërisë kam dëshirë ta ritheksoj, është dhe duhet të jetë një Ditë Feste, pasi në rastin e Shqipërisë, ndoshta më shumë se në çdo rast tjetër, NATO nuk është thjesht një Çati Sigurie, por më shumë një Prozhektor Demokracie. Eshtë e qartë se kjo formulë nuk ka qenë adekuate për çdo vend dhe për çdo rrethanë. Nuk mund të thuhet kështu për Turqinë p.sh., rasti i parë që më vjen ndërmend. Në shumë raste të tjera, por sidomos në dekadat e para të krijimit të saj, NATO, kuptohet, si një Aleancë Ushtarake, Partneriteti për Siguri ka qenë më i rëndësishëm se Partneriteti për Demokraci, madje mund të ketë patur raste kur për hir të Motos së Parë, mund të jetë cenuar kjo e dyta. Por, në rastin e Shqipërisë, në rastin e këtij konfigurimi të ri të rajonit të Ballkanit dhe sidomos pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, mendoj se Partneriteti për Siguri dhe Stabilitet është në mënyrë të barazvlefshme po aq i rëndësishëm sa Partneriteti për Demokraci. Ballkani, pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë dhe formimit të shtetit të ri të Kosovës, më lehtë mund të destabilizohet nga instabilitetet e brendshme se nga ato të jashtme, edhe pse këto të fundit janë më të lexueshme. Nga ana tjetër është fare e qartë se, pavarësisht vullnetit dhe dëshirës së kahershme të popullit shqiptar për të hyrë në Aleancë, Shqipërinë më shumë e futën se u fut në Aleancë. Arsyet gjeopolitike kanë qenë aq të forta dhe të qëndrueshme në kohë, përballë gjithë arsyeve të tjera, sa Shqipëria do të kishte hyrë disa vite më parë në NATO, (pa e merituar plotësisht si edhe tani), në qoftë se do të kishte një klasë politike më të suksesshme, që të paktën do të kishte mundësi të evitonte vitin 1997. Por, në qoftë se Shqipëria do të ishte anëtarësuar në NATO, përpara se të zgjidhej statusi i Kosovës, personalisht mendoj se atëherë Partneriteti për Stabilitet do të ishte më i rëndësishëm se Partneriteti për Demokraci. Ndërsa tani kemi shpresa se mund të ndodhë e kundërta, pasi tashmë të gjithë janë të bindur dhe e kanë vërtetuar se Shqipëria mund të prodhojë destabilitet në rajon vetëm kur përmbyset demokracia brenda vendit, siç ndodhi në vitet 1996-1997. Shqipëria tani nuk mund të prodhojë destabilitet nga jashtë duke provokuar apo nxitur faktorët në rajon, sidomos në Kosovë dhe Maqedoni, siç mund të ketë tentuar për të treguar një lloj fuqie në vitet 1994-1996. Ndaj NATO sot për ne, merr më shumë kuptim si çështje demokracie se sa si çështje sigurie. Ky është një lajm për t’u gëzuar, pasi Shqipërisë tashmë do t’i duhet t’i kryejë reformat e nisura me më rigorozitet dhe përgjegjësi dhe për më tepër institucionet shqiptare do të monitorohen me më rreptësi. Tashmë, na kanë tërhequr me “forcë” drejt demokracisë dhe nuk ka kthim mbrapsht. Linku me BE-në është shkurtuar akoma më shumë. Përfitimet e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO nuk mbarojnë këtu. Ndonëse është e pamundur të parashikosh sot ndikimet direkte në ekonominë shqiptare pas anëtarësimit, ky veprim politik nuk ka se si mos të ketë dhe pasoja ekonomike. Të paktën, të gjitha vendet ish-komuniste të Lindjes që janë anëtarësuar në NATO, në harkun kohor të 5 vjetëve kanë patur një rritje të theksuar të investimeve të huaja. Të dhënat statistikore kanë dëshmuar se edhe infrastruktura e këtyre vendeve, përveç projekteve të BE-së është përmirësuar kryesisht dhe për shkak të anëtarësimit në Aleancë. Madje, skeptikëve mund t’u thuhet se anëtarësimi në një nga sistemet mbrojtëse më moderne në botë, ka hapur dhe hapësira të reja e të pamendueshme dhe në sistemin e edukimit. Mbi të gjitha për Shqipërinë anëtarësimi në NATO është çështje imazhi. Shqipëria deri dje kishte disa “njolla”, të cilat, pa këtë anëtarësim, vetë do t’i kishte hequr ndoshta një dekadë më vonë: Shqipëria për të huajt ishte jo vetëm një vend ish-komunist, por dhe vendi me izolimin më të madh në Evropë, dhe një vend ballkanik me konotacion negativ dhe një vend që, jo shumë larg, por gati një dekadë më parë desh u shpërbë për shkak të një konflikti të brendshëm që akoma ka mbetur pa etiketë dhe i pakategorizuar në historinë botërore. Ndaj, s’ka arsye as për skepticizëm, as për vetëpërmbajtje: Gëzuar Festën Shqiptarë!

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Shqiperia ne NATO

Post by Miri » Sun, 05 Apr 2009 , 20:00

Shqiperia dhe Kroacia ishin ne qender te vemendjes ne hapje te seances se Keshillit te Atlantikut te Veriut.

Fillimisht Sekretari i Pergjithshem Jaap de Hoop Scheffer dhe me pas Presidenti i Shteteve te Bashkuara, Barack Obama, vleresuan Shqiperine dhe Kroacine, qe marrin pjese si te barabarte mes te barabarteve ne kete Samit.

Edhe si President i Shteteve te Bashkuara, vendit ku eshte depozituar traktati i Atlantikut te Veriut, presidenti Obama u ndal me gjate ne fjalen e tij te dy anetaret e rinj te aleances.

“Mirepresim Shqiperine dhe Kroacine ne NATO. Ketu kemi dy karta qe do te doja t’ia dorezoja dy presidenteve te vendeve qe po behen anetaret me te reja te NATO-s”, u shpreh Obama.

Me pas Presidenti Obama u dorezoi ftesat Presidenteve te dy shteteve te reja anetare, Shqiperise dhe Kroacise.

Sipas Presidentit Obama keto nuk do te jene ftesat e fundit, Maqedonia, sipas tij, do te beje pjese se shpejti ne Aleance. Anetaresimi i fqinjit tone lindor u bllokua nje vit me pare ne samitin e Bukureshtit, nga mosmarreveshjet e saj me Greqine ne lidhje me emrin.

Me zgjerimin e saj ne Ballkan, Aleanca shtrin kufijte e saj ne nje zone qe jo me larg se 10 vjet me pare perbente problem pikerisht per sigurine e vendeve te saj anetare.

Pas renies se perdes se hekurt dhe perandorise sovjetike, pati nga ata qe vune ne dyshim vete arsyen e ekzistences se aleances ne nje bote post-komuniste. Luftrat ne Jugosllavi ne vitet 92-95, perdorimi NATO-s fillimisht per bllokaden ndaj Republika Sprska ne Bosnje dhe vete Jugosllavise se atehershme dhe me pas, implikimi i saj i plote ne luften e Kosoves ne 99-en - ne emer te idealeve qe NATO mbron, - nxoren ne pah rendesine e NATO-s si garant i sigurise ne kontinentin europian.

NATO, qe eshte ne vetvete lidhja institucionale e Amerikes me Europen, pikerisht 10 vjet me pare, ne prill te 99-es, gjate samitit te Uashingtonit, ndryshonte konceptin e saj strategjik, nen driten e zhvillimeve ne Ballkan. Qe atehere NATO do te merrej edhe me administrimin e krizave dhe do te ngrinte nje partneritet te gjere per paqen me vendet jo anetare.

Duke u zgjeruar 10 vjet me pas drejt Ballkanit, mund te thuhet se ne nje fare menyre, Aleanca po i kthen sot mbrapsht detyrimin qe i kishte Ballkanit, nje rajon per te cilin dikur Churchilli thoshte se ka aftesine te prodhoje me shume histori sesa mund te konsumoje. Sot, Ballkani, Shqiperia dhe Krocia, jane pjese e historise.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Shqiperia ne NATO

Post by Skodrinon » Sun, 05 Apr 2009 , 20:52

Urime tan shqiptarve per antarsimin ne NATO
Shyqyr qi u bame iher me u ule nji tavoline me ma t'fortit se gjithmone kena kene vetem. T'pakten jena t'sigurt prej kojshive qi per shpirte dishrojne me na hek prej faqes t'dheut.
Natyrisht neser nuk kena me nje ma t'pasun, por shpresojme qi ky antarsim t'jete nji shtyse per politikant per me ba ma mire(?) me shpresen qi nji t'ardhme sa ma t'shpejte t'integrona ne Bashkimin Europian

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Re: Shqiperia ne NATO

Post by jeti » Wed, 08 Apr 2009 , 05:02

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image

Flamuri Shqiptar po valvitet midis Brukselit, Bravo i qoft partise Demokratike per reformat qe ka ba nder keto pak vite pushtet qe ka pas, dhe uroj qe PD-ja ti fitoje zgjelljet qe do bahen ne qershor.
Forca Vllaznia...Image
ImageImage

REINIS
Fanatics
Fanatics
Posts: 538
Joined: Tue, 24 Feb 2009 , 21:19
Location: TIRON, ku tjeter?

Re: Shqiperia ne NATO

Post by REINIS » Wed, 08 Apr 2009 , 10:50

Car lodhesh kot tu uru!!!
E sigurt qi i fitojm. :wink:
NUK KA MO KAMPIONATE
AS KUPA REPUBLIKE
HIKU, HIKU KOHA E BYROS POLITIKE
(per dinamon, partizonin)

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Shqiperia ne NATO

Post by GOLDIAN » Fri, 10 Apr 2009 , 13:23

urime dhe nga man in redblue se a demokrAT I FLAKTE :D
i perjashtuar

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Shqiperia ne NATO

Post by Edmond-Cela » Fri, 10 Apr 2009 , 13:46

Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

futbollist
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 523
Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
Skuadra: Vllaznia, Bayern
Location: Rus-Maxharr

Re: Shqiperia ne NATO

Post by futbollist » Fri, 10 Apr 2009 , 13:59

Hajt ishalla na hapen rruget tesh. Per sa te jena ne e Kroacia ne NATO serbi malazezi dhe maqedoni vec hajrin skane me na e pa se per cdo mundesi per antarsim te tynit kena me perdor te drejten e Vetos si na bani greqia ne me punen e ushtarve tyne qe ishin te varrosun ne shqipni :wink: tu fillu te njohja e kosoves te pavarun e tu mbaru e te drejtat e shqiptarve ne kto vende dhe hapjen e shkollave shqipe e me rradhe.
:::::::::::FORZA VLLAZNIA :::::::::::FORZA SHQIPERIA::::::::

REINIS
Fanatics
Fanatics
Posts: 538
Joined: Tue, 24 Feb 2009 , 21:19
Location: TIRON, ku tjeter?

Re: Shqiperia ne NATO

Post by REINIS » Fri, 10 Apr 2009 , 18:54

futbollist wrote:Hajt ishalla na hapen rruget tesh. Per sa te jena ne e Kroacia ne NATO serbi malazezi dhe maqedoni vec hajrin skane me na e pa se per cdo mundesi per antarsim te tynit kena me perdor te drejten e Vetos si na bani greqia ne me punen e ushtarve tyne qe ishin te varrosun ne shqipni :wink: tu fillu te njohja e kosoves te pavarun e tu mbaru e te drejtat e shqiptarve ne kto vende dhe hapjen e shkollave shqipe e me rradhe.
Problemi i vetem osht se a do e njekim ne kte politik apo politiken e servilit duke bo si na thon te tjeret.
NUK KA MO KAMPIONATE
AS KUPA REPUBLIKE
HIKU, HIKU KOHA E BYROS POLITIKE
(per dinamon, partizonin)

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Shqiperia ne NATO

Post by fpjalmi » Fri, 10 Apr 2009 , 19:53

skodrinoni shkruan

Urime tan shqiptarve per antarsimin ne NATO
Shyqyr qi u bame iher me u ule nji tavoline me ma t'fortit se gjithmone kena kene vetem. T'pakten jena t'sigurt prej kojshive qi per shpirte dishrojne me na hek prej faqes t'dheut.
Natyrisht neser nuk kena me nje ma t'pasun, por shpresojme qi ky antarsim t'jete nji shtyse per politikant per me ba ma mire(?) me shpresen qi nji t'ardhme sa ma t'shpejte t'integrona ne Bashkimin Europian
___________________________________________________

skodrinon.

mos ke frike se sna bajn gja komshit sidomos greku qe don me na hangeer gjalle.

edhe sikur mos te kishim ken ne nato ,un sdo te kisha frike se greku na ban gja se kena mirin qe asht nder 2 trafikantat ma te medhenj atje ,dhe ban ligjin :D :D :D :D

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Shqiperia ne NATO

Post by fpjalmi » Fri, 10 Apr 2009 , 19:55

urime tan shqiptareve per hapin e bukur qe kena hedh .

tashti me sa di un ,edhe vizat per me dal jasht mund te bahet shum e thjeshte ne te gjithe europen.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Shqiperia ne NATO

Post by GOLDIAN » Fri, 10 Apr 2009 , 21:05

me sa si une ska lidhje me vizat nato
se vizat po na marrin shpirtin njaty lutem nate e dite me mujt me na ndihmu zoti
i perjashtuar

Ujku
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 830
Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57

Re: Shqiperia ne NATO

Post by Ujku » Fri, 10 Apr 2009 , 21:14

Qe kena hy ne NATO me bahet qefi shum, kurse sa i perket liberalizimit te vizave qe na moren shpirtin
e shof te veshtir per arsye se ka shum shtete ne BE qe s'na dojn .
sa per antarsimin ne NATO ishte vullneti dhe dashamirsia Amerikane qe na pranunen.

futbollist
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 523
Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
Skuadra: Vllaznia, Bayern
Location: Rus-Maxharr

Re: Shqiperia ne NATO

Post by futbollist » Sat, 11 Apr 2009 , 08:57

Normale,pa kene amerika asigja nuk kishte ece kaq shpejt sa ka ece.Ky ka kene nder planet e shumta te amerikes qe me rrite kontrollin e saj ne ballkan dhe prandaj edhe ne jemi antar sot. Pavaresisht se sa padrejtesi po ban amerika ne Afghanistan dhe Irak por ne duhet me ja dite per faleminderit per ca na ka dhuru ne. Ne nuk e kena ate luksin qe kane shtetet perendimore me gjyku ameriken per aktet e saja ne vende tjera te botes per interesa te pastra ekonomike si puna e naftes ne Irak qe sa ton nafte ne dite vidhet cdo dite aty vetem nji zot e din.
:::::::::::FORZA VLLAZNIA :::::::::::FORZA SHQIPERIA::::::::

Post Reply