Mundje

Ketu mund te shkruani per cfaredo lloj sporti ,
si basketboll , formula 1 , boks , etj...
vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Mundje

Post by vllaznia1919 » Sun, 06 Mar 2005 , 13:37

Sait Prizreni largohet nga Shqipëria

Mundësi i stilit të lirë Sait Prizreni ka vendosur të ndërrojë ngjyrat kuqezi për t'iu bashkuar një ekipi mundjeje në Nju Jork. Mundësi shqiptar fitues i medaljes së artë në Turneun Ndërkombëtar "Dave Schultz", që u zhvillua në Amerikë në muajin shkurt, i është përgjigjur negativisht kërkesës së Federatës së Mundjes për t'u kthyer në Shqipëri. Pas përfundimit të turneut ndërkombëtar "Dave Schultz", sekretari i Federatës së Mundjes, Viron Bezhani, bëri një marrëveshje me përfaqësuesit amerikanë të mundjes që Prizrenit t'i krijohej mundësia për të kryer një fazë stërvitore në kushte optimale me ekipin amerikan. Dhe që prej muajit shkurt Prizreni zyrtarisht ishte në Nju Jork, ku stërvitej bashkë me ekipin kombëtar të mundjes së lirë. Por telefonata e dy ditëve më parë e ka gjetur krejtësisht të papërgatitur sekretarin e FSHM-së, Viron Bezhani. Si zakonisht, lidhjet telefonike me mundësin Prizreni dhe sekretarin Bezhani kanë qenë të shpeshta gjatë këtyre javëve, pasi ky i fundit merrte informacion për ecurinë stërvitore të mundësit Prizreni. Pikërisht në telefonatën e fundit, ku Bezhani i ka kërkuar Prizrenit kthimin në Tiranë, pasi kishte përfunduar afati i marrëveshjes mes dy palëve për trajnimin e tij në Amerikë, përgjigjja e mundësit shqiptar ka qenë negative. "Unë nuk do të kthehem. Do të qëndroj në Amerikë dhe nuk do të jem as për Kampionatin Europian të Mundjes, as për Lojërat Mesdhetare. Kam vendosur të qëndroj këtu,"- ka qenë ndër të tjera përgjigjja e mundësit Sait Prizreni. Për sekretarin Bezhani, kjo ka qenë befasia më e madhe, duke pasur parasysh faktin se Prizreni, i cili konsiderohej një nga mundësit më të mirë aktualisht në Shqipëri, ka pasur gjithmonë mbështetjen financiare të institucioneve sportive dhe të federatës. Për më tepër, atij nuk i kanë munguar ofertat dhe se kishte provuar disa herë jetën amerikane, duke qëndruar atje me muaj të tërë, por nuk i kishte pëlqyer. Pavarësisht vendimit të Prizrenit për të qëndruar në Amerikë, sekretari i Federatës së Mundjes, Viron Bezhani, është i bindur se ai do të kthehet: "Atij i kanë premtuar shkollimin atje dhe nuk e di se çfarë mund t'i kenë premtuar tjetër. Por unë jam i bindur që ai do të kthehet. Mund të jetë një vendim i pamenduar nga ana e tij. Nuk arrij ta kuptoj vendimin e tij në këtë moment,"- ka përfunduar sekretari i Federatës së Mundjes, Viron Bezhani.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 08 Mar 2005 , 14:50

Fillojnë gara e Kupës së Shqipërisë

Në pallatin e sportit "Ramazan Njala" të Durrësit kanë startuar dje garat e vlefshme për Kupën e Shqipërisë në mundjen e lirë. Të parët janë afruar në tapet mundësit e vegjël të kategorisë shkollore. Garat për ta kanë filluar në orën 9.00. Pas tyre kanë garuar mundësit e kategorisë së paratërinjve. Takimet e para të Kupës së Shqipërisë kanë përfunduar pasdite vonë. Sot, po në orën 9.00, do të rifillojnë përsëri garat e vlefshme për Kupën e Shqipërisë për kategorinë e të rinjve. Në këtë aktivitet përfaqësohen 11 ekipe në 8 peshat e mundjes së lirë.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 16 Apr 2006 , 11:12

Vllaznia rikthehet fituese pas shumë vitesh

Ka më se 16 vjet që ekipi i Vllaznisë në mundje nuk fiton as edhe një trofe në këtë sport deri nga dita e djeshme në Kupën e Shqipërisë për moshat, që u zhvillua në Durrës. Vllaznia është shpallur fituese për kategorinë e paratërinjve, duke iu rikthyer fitoreve të së shkuarës në mundjen e lirë. Kupa e Shqipërisë për moshat në mundjen e lirë është zhvilluar nga data 13-14 prill në pallatin e sportit "Ramazan Njala" të qytetit të Durrësit. Në këtë aktivitet të radhës për Federatën e Mundjes u përfaqësuan 8 ekipe me formacione të plota: Teuta A, Teuta B, Apolonia, Përparimi, Tërbuni, Korabi, Tirana dhe Vllaznia. Për kategorinë e shkollave fitues u shpall ekipi i Teutës, me 28 pikë, e ndjekur nga Korabi me 23 pikë dhe Tirana me 14. Për kategorinë e paratërinjve, surprizë ishte fitimi i kupës nga ekipi Vllaznia, me 29 pikë, e ndjekur nga Përparimi me 25 dhe Teuta me 21. Një përfaqësim dinjitoz bënë dhe ekipe si Apolonia dhe Tërbuni.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 01 Jul 2006 , 13:13

Mundje e lire/Korabi e Vllaznia, fituesit e moshave
Ne qytetin e Pukes, te shtunen e kaluar, u zhvillua kampionati kombetar i mundjes se lire per grupmoshat e shkolloreve dhe te paraterinjve. Ne kete aktivitet, te pakten dhe sipas informacionit qe ka dhene Federata Shqiptare e Mundjes, teksa ka dhe firmen e sekretarit te Pergjithshem, Viron Bezhani, kane marre pjese shtate ekipe: Tirana, Teuta, Vllaznia, Perparimi, Korabi, Apolonia dhe Terbuni. Mbi bazen e rezultateve te arritura, Federata Shqiptare e Mundjes ka publikuar dhe kampionet sipas peshave dhe sipas grupmoshave.

Fituesit e grupmoshes se shkolloreve

Pesha 32 kg Vladimir Zajmi (Korabi)

Pesha 35 kg Arsen Spahiu (Korabi)

Pesha 38 kg Vilson Ndregjoni (Tirana)

Pesha 42 kg Ardit Loka (Teuta)

Pesha 47 kg Ramazan Gjuraj (Korabi)

Pesha 53 kg Gerard Tuka (Korabi)

Pesha 59 kg Ervis Methasa (Teuta)

Pesha 66 kg Besmir Shehu (Korabi)

Pesha 73 kg Alket Lami (Korabi)

Pesha 85 kg Emiljan Sinameta (Teuta)

Si ekip: Korabi, 32 pike

Dibranet, qe jane shpallur kampion te grupmosha e shkolloreve, jane ndjekur ne klasifikim nga Teuta A, e cila ka zene vendin e dyte me 25 pike, ndersa ne te tretin eshte renditur Terbuni i Pukes me 21 pike. Si sportisti me i mire i ketij aktiviteti, po per grupmoshen e shkolloreve, eshte shpallur Ervis Methasa i Teutes.

Fituesit e grupmoshes se paraterinjve

Pesha 42 kg Jeton Islamaj (Teuta)

Pesha 46 kg Nazmi Cakaj (Vllaznia)

Pesha 50 kg Imirjan Radishti (Korabi)

Pesha 54 kg Erlis Velaj (Terbuni)

Pesha 58 kg Islam Islamaj (Teuta)

Pesha 63 kg Festim Cengu (Terbuni)

Pesha 69 kg Mirsad Dekovi (Vllaznia)

Pesha 76 kg Gentian Pelini (Vllaznia)

Pesha 85 kg Endri Kodra (Teuta)

Pesha 96 kg Gent Haxhiu (Vllaznia)

Si ekip: Vllaznia, 30 pike

Pas shkodraneve te Ded Bregut, ne vendin e dyte jane renditur pukjanet e Terbunit me 29 pike, ndersa ne te tretin, Teuta me 15 pike. Sportisti me i mire i ketij aktiviteti per paraterinj eshte shpallur Mirsad Dekovi i Vllaznise. Tashme eshte radha e mundesve te lire, per shkollore e paraterinj, qe te masin forcat e tyre ne kampionat, kur do te zhvillohet ne Lezhe, 27 28 qershor...

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Mundje

Post by Skodrinon » Fri, 24 Apr 2009 , 16:56

Elis Guri po ikën, kok(o)sh?at nëpër istikame për karriget!

Të zhytur në batakun që vetë kemi krijuar në sport, të përfshirë në lloj-lloj përplasjesh parimore e jo shumë parimore, të zënë me beteja për të pushtuar karrike e për të mos lëshuar karrike, nuk kemi kohë e vëmendje të reagojmë ndaj lajmeve aspak të mira që dëgjojmë dhe që lidhen me ata që duhet të jenë më të rëndësishmit: sportistët. Dhe i fundmi i lajmeve negative në këtë radhë është ai, që Elis Guri, ky mundës i talentuar, në nivel botëror, po përgatitet të lërë përfundimisht Shqipërinë dhe të bëhet bullgar. Ky është pak të quhet skandal. Po na largohet një vlerë e pazëvëndësueshme sportive, një kampion potencial olimpik e botëror, që edhe në Olimpiadën e Pekinit, po të ishte trajtuar siç duhej, mund të ishte në podiumin e fituesve olimpikë. Por ne nuk kemi kohë të merremi me këtë shqetësim. Sepse jemi të zënë, duke ngritur istikame rreth karrigeve e zyrave, jemi të impenjuar në përplasje ambiciesh personale për t’u fryrë si kok(o)sh?a mbi pirgun e plehut, që kemi hedhur mbi sportin shqiptar.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Mundje

Post by GOLDIAN » Thu, 30 Apr 2009 , 19:27

ky sport na kishte dhan medalje e kampiona te medhenj
po ato mut drejtusa federatet na shkaterrunen gjithcka
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Mundje

Post by Skodrinon » Wed, 10 Jun 2009 , 23:02

Nazmi Cekaj, kampion i Shqipërisë

17 vjeçari i talentuar i mundjes shkodrane dhe asaj shqiptare ka qënë më i miri i aktivitetit, jo vetëm se është renditur në vend të parë në peshën e tij, por ka regjistruar një rekord original duke i fituar të gjitha ndeshjet
me tuç brenda raundit të parë.


Mundja shkodrane, jo vetëm që është rikthyer në veprimtari kombëtare pas asaj shkëputje disa vjeçare,
por tashmë falë punës mjaft të mirë që po bëhet nga kryetrajneri Dedë Bregu dhe bashkëpunëtorët e tij, por pse jo
edhe mbështetjes që kohët e fundit ka filluar t’i japë klubi Vllaznia, ka filluar të jetë protogoniste kryesore e
veprimtarive kombëtare, ndërkohë që edhe në pjesëmarrjet ndërkombëtare vazhdon të jetë e tillë.
Aktiviteti i radhës për Federatës Shqiptare të Mundjes ka qënë Kupa e Shqipërisë e organizuar këto ditë në pallatin
e sportit “Asllan Rusi” të kryeqytetit. Në këtë aktivitet, në të cilin konkuronin mundësit e paratërinjëve dhe të rinjëve, respektivisht U-15 dhe U-17, përkrah ekipeve të Tiranës, Apolonisë, Përparimit të Kukësit, Korabit
të Peshkopisë, Laçit, Tropojës Tërbunit të Pukës, pjesëmarrëse ishte edhe Vllaznia e Shkodrës me dy ekipet e saj
të kategorisë së moshave 15 dhe 17 vjeçarë. Të drejtuar nga trajnerët e saj, Mjeshtri i Sportit dhe disa herë
kampioni i Shqipërisë Dedë Bregu dhe kolegu i tij më i ri Nazmi Elezi, Vllaznia kishte në përbërjen e saj mundësit Nazmi Cekaj, Ajet Juku, Sabri Elezi, Fatjon Juku, Ndue Delia, Qamil Bajrami, Kristian Daka, Pashk Nika, Sehar Shpuza, Adnan Guri dhe Ardis Hebovija. Ashtu si edhe në aktivitetet e mëparshme të këtyre viteve të fundit,
përsëri mundësit shkodranë prezantuan një nivel të mirë cilësor. Në përfundim të aktivitetit, kryetrajneri i
mundjes shkodrane Dedë Bregu është shprehur i kënaqur nga ajo çfar dhanë në tapet mundësit e rinj të Vllaznisë
duke garantuar kështu një të ardhme të sigurt të mundjes shkodrane për periudhën në vazhdim. Sipas trajnerit
Bregu, talenti i këtyre mundësve 15-17 vjeçarë do të rreshtohet shumë shpejt përkrah mundësve të rritur
kampionë të Vllaznisë, si Jetmir Elezi, Genti Haxhija, Mirsad Dekovi dhe të tjerë, që tashmë janë bërë lidër në
peshat ku ato konkurojnë në kategorinë e të rriturve. Në aktivitetin e kësaj radhe, figurën më të mirë sportive
në radhët e Vllaznisë e ka bërë mundësi i peshës deri në 58 kilogram Nazmi Cekaj, konkurues në kategorinë e 17 vjeçarëve, i cili me përgatitjen e tij komplekse, qoftë fizike dhe tekniko-taktike arriti të dalë fitues në të gjitha ndeshjet e zhvilluara në peshën e tij. E veçanta e suksesit të këtij mundësi për këtë aktivitet është fakti se ai arriti të mposhtë me radhë të gjithë kundërshtarët e tij, ku duke filluar që nga faza eleminatore dhe deri në finale realizoj
vetëm fitore të pastra me tuç duke u shpallur kampion kombëtar në peshën e tij 58 kilogram. Por, krahas Cekajt,
një figurë të mirë sportive bënë edhe mundësit Ajet Tuku, Sabri Elezi, Kristian Daka, të cilët duke konkuruar respektivisht në peshat 50 kilogram, 64 dhe 85 kilogram. Po ashtu për t’u përgëzuar janë edhe mundësit Fatjon
Juku, Ndue Delia dhe Pashk Nika, të cilët në peshat e tyre u renditën në vend të tretë. Si ekip Vllaznia në
kategorinë e 17 vjeçarëve u rendit në vendin e tretë. Ndërkohë, në konkurimin e kategorisë së 15 vjeçarëve,
figurën më të mirë sportive e kanë bërë mundësit Sehar Shpuza i peshës deri në 32 kilogram dhe Adnan Guri
i peshës deri në 58 kilogram, pjesë e familjes me traditë në mundjen shkodrane “Guri”, të cilët zunë vendet e dyta duke u shpallur nënkampionë kombëtar, ndërkohë që Ardis Hebovija i peshës 53 kg u rendit i treti. Pjesë e këtij
aktiviteti ku u zhvilluan dy kampionate, ato për 15 dhe 17 vjeçarë ishte edhe gjyqtari i kolegjumit të Shkodrës, ish mundësi i njohur shkodran Pal Marku, i cili ashtu si edhe në aktivitet e mëparshme mori vlerësime maksimale për nivelin profesinal të gjykimit.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Mundje

Post by GOLDIAN » Wed, 10 Jun 2009 , 23:05

ja prifte zoti te maren
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Mundje

Post by Skodrinon » Sat, 13 Jun 2009 , 18:17

Incidente dje në ambientet e brendshme të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar
Mundësit uzurpojnë zyrat e sportit



Mesditën e djeshme në zyrat e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar disa mundës kanë shkaktuar incidentet.
Ata kanë uzurpuar për disa minuta zyrat e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, ndërsa kanë kërkuar të takohen
me sekretarin e përgjithshëm, Stavri Bello, të cilit do t’i kërkonin llogari për listën e hartuar për në “Peskara 2009”. Në fakt, Bello nuk ka qenë ato momente në zyrë, por mundësit janë përballuar me Kliton Muçon, i cili i ka shpjeguar që lista e mundësve për në “Peskara 2009” është hartuar nga federata. Në të njëjtën kohë, Bello, duke pasur një jurist me vete, ka pasur një takim me sekretarin e përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Mundjes, Avni Hasa, me të cilin kanë bashkëbiseduar dhe pas këtij takimit duket se dy zyrtarët janë sqaruar. Në këto kushte edhe mundësit janë larguar nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, duke shpresuar se sekretari i përgjithshëm i mundjes do të mund t’i sqarojë sportistët e tij më mirë. Veçse ajo që ka ndodhur dje duket se i ngjan edhe një loje politike. Jemi në fushatë zgjedhore elektorale dhe incidentet politike duket se kopjohen edhe në sport. Mirëpo fenomene të tilla
nuk bëjnë asgjë, veçse e njollosin sportin shqiptar, i cili vazhdon të vuajë pasojat e një politike, që asnjëherë nuk
ka qenë krahun e të mirës së sportit. Incidenti ndodhi në një kohë që ka dhe federata të tjera, të cilat janë jo pak
të pakënaqura me KOKSH-in, i cili te atletika, por dhe te gjimnastika duket se është duke i caktuar sportistët
jashtë zyrave të institucionit. Ndaj dhe lindin pakënaqësitë dhe sportistët për të drejtën e tyre shkojnë dhe
uzurpojnë zyrat e KOKSHit. Incidenti kaloi, por “namin” e pati të madh. Kështu ndodhi edhe dje me atë ngjarje të mundësve në KOKSH.

Bello e Hasa, asnjë koment

Redaksia e gazetës “Panorama Sport” dje në mbrëmje është munduar të lidhet si me sekretarin e përgjithshëm të KOKSH-it, Stavri Bellon edhe atë të mundjes shqiptare, Avni Hasa. Ajo që duhet të thënë është fakti se dy zyrtarët
me njëri-tjetrin duket se e kanë gjetur gjuhën e përbashkët, por sportistët a i sqarojë njeri? Bello mendon se e ka sqaruar Hasën, ashtu sikurse beson edhe ky i fundit. Veçse asnjëri e as tjetri nuk ka ngritur celularin për t’u prononcuar për ngjarjen në fjalë, që gjithsesi është e rëndë. Ndoshta heshtja në këtë moment mund dhe t’i zbusë gjërat, ndaj dhe nuk ka prononcime.

panorama

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Mundje

Post by vllaznia1919 » Sat, 13 Jun 2009 , 21:47

Si me ken far west jena ba.Sa mire si vjen marre.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Mundje

Post by GOLDIAN » Sat, 13 Jun 2009 , 22:34

vllaznia1919 wrote:Si me ken far west jena ba.Sa mire si vjen marre.
ska qa me ju ardh marre se skane ftyre ma e ska ca me ju zverdh e ca me ju skuq
plehave prej parit te i fundit
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Mundje

Post by Skodrinon » Sun, 14 Jun 2009 , 19:37

Pas incidentit në KOKSH ditën e premte, reagon sekretari i Federatës Shqiptare të Mundjes
Hasa, dyshime për listën që po hartohet jashtë zyrave të tij


I menjëhershëm ka qenë reagimi i sekretarit të përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Mundjes, Avni Hasa, për incidentin e ndodhur të premten në Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar. Sipas Hasës, ky komitet është duke vepruar me listat e sportistëve për në Lojërat Mesdhetare “Peskara 2009” jashtë këtij institucioni dhe pa pyetur askënd. “Ne kemi kërkuar tri takime me sekretarin e përgjithshëm të KOKSHit, Stavri Bello, prej të cilit asnjëherë nuk jemi sqaruar. Sportistët tanë kanë shkuar për t’u sqaruar, por Bello i ka kërcënuar, duke u thënë se do të thërriste policinë nëse nuk do të largoheshin. Ju bëj të ditur se jam takuar me Bellon, por pa marrë asnjë sqarim prej tij për situatën e krijuar. Madje ka bërë takim me sekretarët e federatave të tjera, kurse atë të Mundjes nuk e lajmëron. Janë sportistë kampionë, të cilët kanë dalë në kohën kur sekretar ishte Viron Bezhani, por janë kampionë edhe tani që jam unë. Ka dëshirë të më respektojë Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar mua si individ, apo jo, kjo pak ka rëndësi. Por sa për sportistët, ata duhen respektuar”, ka thënë Hasa, i cili më tej ka shpjeguar se një letër sqaruese ka shkuar dhe në Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar. Sipas tij, në listat e hartuara prej KOKSH-it, pa u bazuar te Federata Shqiptare e Mundjes, ka dhe sportistë, të cilët kanë dy vjet që nuk bëjnë sport. “Janë ndërmarrë disa veprime antiligjore dhe në kundërshtim të plotë me statutin e KOKSH-it. Konkretisht, – shpjegon Hasa, – Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar është duke bashkëpunuar me Viron Bezhanin për të dërguar sportistë, të cilët nuk janë më të licencuar në Federatën Shqiptare të Mundjes. Ne i konsiderojmë antiligjore dhe të pavlefshme veprimet e Bezhanit, ndërsa është në ndjekje penale në Prokurorinë e Tiranës për një sërë shkeljesh ligjore. Ne si institucion çdo bashkëpunim të KOKSH-it me këtë individ, apo çdo anashkalim të institucionit tonë, do ta ndjekim ligjërisht në organet e drejtësisë”. E ndërkaq, Hasa ka bërë të ditur për “Panorama Sport” se vula e Federatës Shqiptare të Mundjes është dorëzuar prej Bezhanit. “Në të tilla kushte, çdo dokument që del jashtë Federatës Shqiptare të Mundjes është i paligjshëm. Dhe ne kërkojmë që Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar të respektojë listën e dërguar prej nesh”, ka përfunduar Hasa.

Lista e sportistëve e caktuar nga Federata e Mundjes

MUNDJE E LIRË

Islam Islamaj Pesha 55 kg
Altin Kurti Pesha 66 kg
Sahid Prizreni Pesha 60 kg
Sajmir Cengu Pesha 74 kg
Jetmir Elezi Pesha 84 kg
Roland Tusha Pesha 96 kg
Olsi Cenaj Pesha 96 kg
Fation Baro Pesha 96–120 kg
Trajner: Fuat Brahi

MUNDJE KLASIKE

Nikoll Mema Pesha 55 kg
Blerim Peshtanjaku Pesha 60 kg
Joel Gjelaj Pesha 66 kg
Ergys Mirukaj Pesha 84 kg
Klodian Koçi Pesha 96 kg
Trajner: Sajmir Loshi

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Mundje

Post by Skodrinon » Sun, 14 Jun 2009 , 19:39

Mundja shqiptare, medalje në Shkup e në Suharekë

Mundja shqiptare ka marrë pjesë në dy aktivitetet ndërkombëtare. Në fund të javës së kaluar kanë qenë të rriturit e mundjes së lirë në një aktivitet të FILA-s, i cili është zhvilluar në Shkup. Në këtë veprimtari, Sahid Prizreni, Altin Kurti dhe Jetmir Elezi kanë marrë medalje bronzi, kurse Olsi Cenaj ka zënë vendin e pestë. Ndërkaq në Suharekë, ekipi i të rinjve, që shoqërohej nga trajneri i Përparimit, Brahim Kovaçi, ka marrë tri medalje bronzi. Pra,
gjashtë medalje brenda javës nuk janë pak për mundjen shqiptare

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Mundje

Post by Skodrinon » Wed, 17 Jun 2009 , 21:45

GENT HAXHIA, TJETËR MEDALJE ARI NË TURNE NDËRKOMBËTAR

Një javë më parë u zhvillua në Suharekë (Kosovë), një turne ndërkombëtar, në mundje, me pjesëmarrjen e gjitha shteteve të Ballaknit, por edhe të mjaft shteteve të tjera Europiane. Edhe Shqipëria mori pjesë në këtë turne, me ekipin kombëtar për të rinj, pasi i këtij rangu u zhvillua edhe ky aktivitet. Mundësi shqiptar, që ishte i vetmi nga radhët e Vllaznisë, në këtë turne ndërkombëtar, Gent Haxhia ka fituar medaljen e arit, në peshën +96 kg. 20-vjeçari shkodran në dy ndeshjet e para është ndeshur me mundësa kosovar, të cilët i ka kaluar me lehtë dhe në finale është përballur me kampionin e Maqedonisë në këtë peshë. Ka qenë një ndeshje e fortë dhe me mjaft rivalitet, por në fund Haxhia ka administruar çdo gjë me shumë kujdes, falë edhe aftësive të tij sportive dhe është shpallur me shumë meritë kampion, duke merituar plotësisht medaljen e artë. Kjo është medalja e gjashtë, në tetë muaj, që ky mundës fiton në turnetë apo aktivitetet ndërkombëtare, nga të cilat tri kanë qenë ari, 2 argjendi dhe një bronxi. “Për mua ka qenë një tjetër sukses i arritur në këtë aktivitet ndërkombëtar. E kishim vlerësuar shumë, ashtu si çdo turne tjetër dhe besoj se jemi shpërblyer. Kjo është edhe falë punës shumë të mirë, që bën me ne, trajneri Dedë Bregu. Ndërsa sa i takon të ardhmen, për ne mbetet një akoma punë për të bërë, pasi pretendojmë që të shkojmë sa më lart, e të mos mjaftohemi me kaq sa kemi arritur deri tani”, ka thënë për gazetën “Vllaznimi Sportiv”, mundësi Gent Haxhia, sapo është kthyer nga turneu i Kosovës. Sigurisht që shumë i kënaqur edhe shprehur edhe trajneri Dedë Bregu, për suksesin e mundësit të tij, por për të dhe sportin e mundjes në Shkodër, gangrenë mbetet mungesa e një palestre, të premtuar nga kryebashkiaku i këtij qyteti, por ende nuk është ndezur drita jeshile. “Në fakt çdo medalje apo sukses i sportistëve të mi, të cilt stërviten me shmë përkushtim, duke derdhur shumë djersë, më gëzon pa masë. Kësaj radhe Gent Haxhia më duket se bëri detyrën, pasi për tetë muajt e fundit ka marrë gjashtë medalje në turnetë ndërkombëtare, që duket sikur na ka mësuar me të tillë trofe dhe është e vështirë tashmë, të mendosh se ai (G.Haxhia) të shkojë në turne ndërkombëtar e të mos marrë medalje. Por për ne, trajnerët dhe sportistët, në Shkodër problem vazhdon të mbetet ngritja e një palestre për sportin e mundjes. Në fakt kryebashkiaku Lorenc Luka prej kohësh na e ka premtuar një gjë të tillë, por deri tani asnjë dritë jeshile nuk është ndezur. Mbetemi me shpresë një ditë ky problem do të zgjidhet dhe mundja shkodrane do të ringrihet përsëri në ato nivele, që ka qenë dikur, që ishte dominuese absolute në vendin tonë”, ka përfunduar prononcimin e tij trajneri i Vllaznisë në mundje Dedë Bregu, për gazetën tonë. Kështu mundja shkodrane ka korrur një tjetër sukses në arenën ndërkombëtare.

vllaznimi sportiv

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Mundje

Post by GOLDIAN » Wed, 17 Jun 2009 , 23:05

skodrinon na kenaqe me ita lajme
ishalla ju prin zoti te maren e nelt e ma nelt ti shofim
keta sportistat tone

p.s o skodrinon po pate mundesi po tham po pate mundesi me i shoqeru me foto
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Mundje

Post by Skodrinon » Thu, 18 Jun 2009 , 00:41

po naqe. po kja nuk kishte foto

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Mundje

Post by GOLDIAN » Thu, 18 Jun 2009 , 10:50

Skodrinon wrote:po naqe. po kja nuk kishte foto
THASHE se po ma futshe nej te shame ngaqe po kerkoj shume
po sta man se je moderator e duhet mu sjell 100 fish ma mire :lol: :lol: :lol:
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Mundje

Post by Skodrinon » Thu, 18 Jun 2009 , 17:36

GOLDIAN wrote:
Skodrinon wrote:po naqe. po kja nuk kishte foto
THASHE se po ma futshe nej te shame ngaqe po kerkoj shume
po sta man se je moderator e duhet mu sjell 100 fish ma mire :lol: :lol: :lol:
:lol: :lol: :lol: :lol:

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Mundje

Post by Admin » Sat, 27 Jun 2009 , 20:13

Ne lojrat mesdhetare Pescara 2009 mundesi Blerim PASHTANJAKU eshte rendit ne vendin e fundit duke humb te dy ndeshjet kunder serbit Maksimovic si edhe kunder sirianit ALNAKDALI.
Vllaznit Ultras

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Mundje

Post by GOLDIAN » Sat, 27 Jun 2009 , 23:20

o ADMIN mas na jep keshi lajmesh me hupje po shkruj dhe ti si gazetaret tone
zbukuroji gjanat i fije :D
i perjashtuar

Post Reply