Kampionati Gjerman

Ketu mund te diskutoni mbi kampionatet e huaja si kamponati Italian,Gjerman,Anglez, Spanjoll, etj.
Post Reply
Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Post by Ledi1920 » Thu, 05 Feb 2009 , 11:05

Me Hamburgun nuk kishin fat.Mgjth ne pjesen e pare nuk ishin kurkund.Ate golin e Tonit se mora vesh pse e anulloi.Kurse ai rensing nuk ma mbush shume menjen.Tek goli i pare sduhet ta grushtote topin ashtu.Eshte e dyta here qe bayrni ha gol prej grushtimit te tij te gabuar.Nji me shtutgartin dhe nji tani.Ishalla me fitore me Dortmundin.
Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 05 Feb 2009 , 21:29

Prit pak kur te fillojne titujt e gazetave shqiptare:Beqaj prane kalimit tek Bayern. :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Post by Ledi1920 » Fri, 06 Feb 2009 , 10:46

vllaznia1919 wrote:Prit pak kur te fillojne titujt e gazetave shqiptare:Beqaj prane kalimit tek Bayern. :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol:

po te jete per beqajn mo mire le te fusin sep mayer...
edhe mund ta shkrujn se gazetar pa diplome jane...
Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Fri, 06 Feb 2009 , 10:59

o ledi me kane merzit shume qe larguan toni kroos
se kuptoj pse??????
ze roberto e van bomel jane per pension
i perjashtuar

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Post by Ledi1920 » Fri, 06 Feb 2009 , 11:04

GOLDIAN wrote:o ledi me kane merzit shume qe larguan toni kroos
se kuptoj pse??????
ze roberto e van bomel jane per pension

vallaj goldi-poldi(ste merzis qe te theras kshu)...mu ai sme pelqete shume mgjth ishte cun i ri plus qe dhe tek bayerni nuk u aktivizonte shume,nuk kishte shume hhapesira.. Mgjth me mire bon qe e cun ne ekip tjeter.Nqs loja tij ka progres e morrin prap :wink: Ket gje ben dhe me ate Sosen qe e cun borxh tek espanyoli.mbase e kane si strategji.
Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Sun, 15 Feb 2009 , 23:19

Berlinezët mundën 2-1 kundërshtarët e Bajernit të Mynihut
Herta e magjishme,
fitore dhe kryesim
Ekipi i Klinsmanit pësoi humbjen e dytë në tri ndeshje


Herta e Berlinit
vazhdon të sh
këlqejë këtë sezon.
Skuadra e trajnerit
Lusien Favre tashmë është në
krye të renditjes së kampionatit,
duke i thyer të gjitha
parashikimet, por edhe duke
e merituar plotësisht një pozicion
të tillë. Berlinezët arritën
të fitojnë ndaj gjigantëve gjermanë,
Bajernit e Mynihut, në
një ndeshje të mbushur me
emocione. Të dyja skuadrat e
nisën takimin me shumë
vrull, duke iu afruar golit. Por
ai që gjeti rrugën e rrjetës në
minutën e 38-të, duke e çuar
ekipin e tij në dhomat e zhveshjes
me avantazhin e një
goli ishte Andrij Voronin,
Gjithsesi, pjesa e dytë nisi
me më shumë vrull nga miqtë
e Bajernit. Pasi iu afruan disa
herë golit, ishte Miroslav
Klose ai që e dërgoi topin në
rrjetë në minutën e 61-të, duke
barazuar gjithçka. Në fakt, të
gjithë prisnin një kthesë të
skuadrës së Klinsmanit, që
dukej më superiore në fushë.
Mirëpo ka qenë sërish Voronin
me golin e tij të minutës
së 77-të ai që gjunjëzoi gjigantët
gjermanë, duke i
dhënë kështu tri pikë mjaft të
rëndësishme Hertës. Me këtë
fitore, berlinezët u ngjitën në
vendin e parë të kampionatit
gjerman, duke lënë pas vetes
Hofenhaimin dhe Bajernin e
Mynihut, përkatësisht në
vendin e dytë e të tretë. Javën
e ardhshme, bavarezët do të
presin në shtëpi Këlnin,
kurse Herta do të luajë në
transfertë ndaj Volfsburgut,
ndërkohë që Hofenhaimi do
përballet me Shtutgartin,
duke i lejuar skuadrës së
Klinsmanit që të ketë shansin
për të rifituar pozicionet e
humbura në renditje.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Sun, 15 Feb 2009 , 23:21

Hofenhaim - B. Leverkusen 1-4
Salihoviç 31’(p)/Helmes 3’, 45’, Rolfes
12’, Kastro 48’
DJE
Verder - Mënshengladbah 1-1
Pizarro 77’ / Bredli 80’
Herta B. – Bajern M. 2-1
Voronin 38’, 77’ / Klose 62’
Frankfurt – Volfsburg 0-2
/Dzeko 10’, Misimoviç 65’ (P)
Këln – Karlsruhe 0-0
Bohum – Shalke 2-1
Azaouag 44’, Dabrovski 57’ / Kuranji 18’
Hanover – Shtutgart 3-3
Stajner 44’, Krzinovek 45’, Forsell 85’ /
Gomez 5’, Lanig 23’, Hicsperger 87’
NESËR
Dortmund - Kotbus 17:00
Hamburg - Bielefeld 17:00


1Herta 20 12 4 4 32-23 40
2. Hofenhaim 20 12 3 5 46-28 39
3. Bajern Mynih 20 11 5 4 43-28 38
4. Leverkusen 20 11 3 6 43-27 36
5. Hamburg 19 11 3 5 29-27 36
6. Volfsburg 20 9 6 5 40-26 33
7. Shtutgart 20 9 5 6 35-28 32
8. Shalke 20 8 6 6 26-19 30
9. Dortmund 19 7 9 3 29-23 30
10. Verder Bremen 20 7 6 7 41-32 27
11. Këln 20 7 4 9 22-28 25
12. Hanover 20 5 6 9 25-38 21
13. Frankfurt 20 5 5 10 26-35 20
14. Bielefeld 19 3 9 7 18-29 18
15. Bohum 20 3 8 9 23-33 17
16. Karlsruhe 20 5 2 13 18-36 17
17. Kotbus 19 4 4 11 15-32 16
18. M’gladbah 20 3 4 13 20-39 13

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Sun, 15 Feb 2009 , 23:22

JAVA E ARDHSHME
20 SHKURT
Shalke 04-B.Dortmund 20:30
21 SHKURT
Kotbus-Verder Bremen 15:30
B.M’gladbah-Hannover 15:30
Karlsruhe-Eintraht F. 15:30
Volfsburg-Herta Berlin 15:30
Arminia B.-Bohum 15:30
Shtutgart-Hofenhaim 15:30
Bajern M.-Këln 15:30
22 SHKURT
Bajer L.-Hamburg 17:00

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sun, 15 Feb 2009 , 23:36

ky bajern leshi me ka merzit
i perjashtuar

shv13
Moderator
Moderator
Posts: 1174
Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
Location: torino
Contact:

Post by shv13 » Mon, 16 Feb 2009 , 10:59

goldian mos u merzit se kampionatin e marrin po kam hall me u da mire ne champions.
Une kam shume simpati per jurgenin po sinqerisht nuk e kuptoj si mund te preferohet donovan para poldit.. :shock:
kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Mon, 16 Feb 2009 , 11:45

shv13 wrote:goldian mos u merzit se kampionatin e marrin po kam hall me u da mire ne champions.
Une kam shume simpati per jurgenin po sinqerisht nuk e kuptoj si mund te preferohet donovan para poldit.. :shock:
une se marr vesht si preferohet me e marr ne ekip iher e jo me lujt
naqe ti thu e marrim kampioatin po hamburgun e kam frike
mas harrojem e dhe berlini me leverkusen kane shanset e veta
pa harru stutgart schalke e bremen qesdo i kena ndehje aspak te lehta
i perjashtuar

shv13
Moderator
Moderator
Posts: 1174
Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
Location: torino
Contact:

Post by shv13 » Mon, 16 Feb 2009 , 13:33

perimend ka skuadra shume qe jane pak a shume nji nivel po asnjena nuk asht konstante,secila shkon e vjen...tesh patjeter qe bajerni duhet me fillu nji seri fitoresh rresht ,t pakten 4-5...sezonin tjeter ju duhet patjeter nje qendermbrojtes i shkurte e i shpejte( tip kordoba) se lajne da bira ne mbrojtje qe t lot mendja e krese...2 gola njenin ma t marre se tjetrin kane hanger me herthen...mandej edhe porten e kena per faqe tane t zeze
kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Mon, 16 Feb 2009 , 13:38

kyt timoschukun iher une se pelqej hic
se marr vesht cai duhet
mrojtja iher asht per lige te dyte
lell nuk ban
oddo lucio e demikelis me duken pleq
edhe ne mesfushe ze roberto me van bomel ma shume sillen se losin futboll
PO AJO QE PO ME BANME DEK ASHT SHVEINSTEIGER
KA RRETH 2MUAJ QE ASHT PER TOKE
QE KUR NENSHKROI PER ZGJATJEN E KONTRATES MAROI KY
SI TE DUKET TY?
i perjashtuar

shv13
Moderator
Moderator
Posts: 1174
Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
Location: torino
Contact:

Post by shv13 » Mon, 16 Feb 2009 , 13:56

schweini ishtu ka kene gjithmone,s ka pase kurre rendiment konstant.Simas mejet vec ka ba presion kot sa me ja rrite rrogen se kerkush se merr.Teknike e force ka boll po ka ndeshje qe zhduket e s dihet ca bahet me te.Kur don me lujte han topin me dhambe e gjej bire ku u fute vec...ishalla ne champions lun si din ai..

njat rusin e kane marre kot,tonin e oddon ti cojne me ba makarona e pica edhe nji here...kur mendoj se kane heke jansen per oddon m lot mendja...kajhere at henesin me rumenigen si marr vesht hic..mbojtes qendret qysh me anderson e kufur s kane marre ma persmarit ,vec gypa si van bujten..

PS : helmes asht tu ba namin me leverkusenin,ishalla na bahet i mire per kombtare
kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Post by Ledi1920 » Mon, 16 Feb 2009 , 14:11

Me ca pash une nga neshja...
Bayernit i duhet se sbon nji mbrojtes qendre...ai lucio ben shume gafa zonale...po i merr ne qafe.Me duket se e bejn me fjale.Nje ndeshje ben gafe Rensing nje ndeshje Lucio.Te fusi ate Van Byten,100 here me mire se Lucio ose ate brazilionin e ri Breno...

Mesfusha>.Ze roberto gjysh,Shweini ka fillu bo nje ndeshje spektakel 5 dobet,Van bomel,Otll,Borowski jane shkatrrus nuk din me lujt topin,dmth nuk ke ca me prit...

Per mu atyne i duhet nji mesfushor i tipit diego,dhe nje mbrojtes krahu sic ka qene lizarazu.

Si gjithmone Riberi fenomenal dhe Klose qe te rras petllen.Toni spo gjen golin.

Kampionatin jam i sigurte qe do e fitojne pune eshte me bo noj gje ne champions.
Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Kampionati Gjerman

Post by GOLDIAN » Mon, 16 Feb 2009 , 21:46

kaiseri bekenbauer tha sot qe nuk jemi me favortiet per titull
ndaj kolnit pritet teaktivizohet dhe goldi-poldi per ledin kjo :D
i perjashtuar

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Kampionati Gjerman

Post by Ledi1920 » Tue, 17 Feb 2009 , 09:57

GOLDIAN wrote:kaiseri bekenbauer tha sot qe nuk jemi me favortiet per titull
ndaj kolnit pritet teaktivizohet dhe goldi-poldi per ledin kjo :D
goldi-poldi ishalla me i triplete
Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Kampionati Gjerman

Post by GOLDIAN » Tue, 17 Feb 2009 , 14:50

edhe pse donovan pelqehet nga klinsman uli hoenes ka vendos mos ti afroje ameerikanit kontrate te re
sot tha kemi tonin klosen olic dhe si sulmues i 54 na duhet nje djal i ri nga akademia e bayernit
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Gjerman

Post by fpjalmi » Fri, 20 Feb 2009 , 23:38

Rumenige: Shpresoj në
ringjalljen e Podolskit
“Dua të largohet nga Bajerni me një trofe të rëndësishëm”
Pas firmës më Këlnin, Klinsman e ka ‘salduar’ në stol


Karriera e sulmuesit
Lukas Podolski po
merr tatëpjetën
tashmë në radhët e kampiones
në fuqi të Gjermanisë,
Bajernit të Mynihut, menjëherë
pasi ka nënshkruar një
parakontratë me skuadrën e
Këlnit, pjesë e së cilës do të jetë
zyrtarisht vetëm në fundin e
muajit qershor. Kontrata e re
e futbollistit të talentuar me
klubin ku u rrit, ka bërë që trajneri
i Bajernit të Mynihut, Jurgen
Klinsman, ta “saldoje”
biondin e përfaqësueses gjermane
në stolin e rezervave,
duke i dhënë një goditje të
madhe psikologjike sulmuesit.
Kujtojmë që Klinsman ka
qenë gjithmonë një simpatizant
i madh i Podolskit, aq sa
në Botërorin 2006, Podolski
ishte lojtari i pazëvendësueshëm
i trajnerit bavarez.
Gjithsesi, presidenti i klubit
më të famshëm gjerman, Karl
Hainz Rumenige, shpreson
që kjo bashkëjetesë të ketë një
fund të lumtur. Ai gjithashtu,
kërkon të ulë disi tonet e tensionuara
me të cilat media po
e transmeton këtë çështje dhe
që sigurisht ndihet jo pak në
ambientin e kampionëve të
Gjermanisë. “Dëshira e të
gjithëve është që Lukas Podolski
të rikthehet, duke u paraqitur
në nivelet maksimale në
fushë, për ta mbyllur eksperiencën
e tij me skuadrën tonë,
duke fituar diçka të rëndësishme”,
thekson numri një i
shoqërisë, duke mos dhënë arsye
teknike për mosaktivizimin
e sulmuesit me origjinë
polake, nga ana e Klinsmanit.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Gjerman

Post by fpjalmi » Fri, 20 Feb 2009 , 23:38

Marin: Ëndërroj të luaj
për Realin e Madridit
Talenti gjerman i datëlindjes, 1989, Marko Marin, ëndërron që ta vazhdojë
karrierën e tij në radhët e spanjollëve të Realit të Madridit. Futbollisti
që aktualisht vesh fanellën e Borusia Mynshëngladbah është
vënë në shënjestrën e shumë klubeve si, Bajern Mynih, Arsenal,
Valencia dhe Fiorentina, por ai i ka idetë e qarta për të ardhmen, duke
kërkuar një klub me prestigj të lartë. Sulmuesi me origjinë serbe pohon
se aventura madrilene do të ishte ndalesa ideale për të. “E
vërteta është se Reali i Madridit më tërheq shumë, por për momentin
mendoj se Barcelona është skuadra më e mirë në botë. Një ditë do të
më pëlqente të luaja në kampionatin spanjoll, pasi është padyshim
kampionati ku zhvillohet futbolli më spektakolar”, përfundon sulmuesi
i skuadrës së Mynshëngladbah, 20-vjeçari, Marko Marin.

Post Reply