Basketboll

Ketu mund te shkruani per cfaredo lloj sporti ,
si basketboll , formula 1 , boks , etj...
Post Reply
vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 24 Feb 2006 , 14:39

Koka: Problem, sponsori!
Ne baze te kalendarit te hartuar ne fillim te ketij viti nga FSHBo ja, diten e diel kane filluar ndeshjet e kampionatit per te rinj. Trajneri i basketbollit per te rinjte e Vllaznise, Roland Koka shprehet: "Ndeshjet e sezonit te kaluar per te rinj jane zhvilluar ne kryeqytet. Nderkohe nje tjeter problem shqetesues eshte se ne ndeshjet e kampionatit te kesaj kategorie ka nje pjesemarrje te paket te skuadrave ne aktivitetet kombetare, ku nje rol te dores se pare luan mungesa e sponsoreve. Ne, si ekip jemi ne kerkim dhe ne pritje te ndonje sponsori, me qellim qe te na ndihmoje drejtperdrejte ne mbarevajtjen e ketij kampionati qe eshte ne startin e tij. Nderkohe nuk duhet lene pa permendur nga basketbollistet e rinj shkodrane fitimi i dy kupave radhazi, qe jane "Esat Haxhi" ne Shkoder dhe "Feti Borova" ne Tirane". Keto suksese, nga tekniku i apasionuar Roland Koka, komentohen si nje arritje tjeter per realizimin e objektivit te caktuar. "Serish Vllaznia, shton me tej tekniku shkodran, ne kete kampionat kombetar do te synoje fitimin e titullit Kampion". Ka afro dy vjet qe basketbollistet e rinj te Vllaznise, nen drejtimin e trajnerit Roland Koka, po pergatiten me intensitet per te bere nje paraqitje sa me te mire ne kete kampionat, edhe pse pa mbeshtetje financiare. Fale punes se tij dhe gjithe skuadres, Koka shpreson se te rinjte e Vllaznise do te luftojne fort deri ne fund te ketij kampionati.

Roland Koka eshte aktivizuar si basketbollist me ekipin e te rriturve te Vllaznise, per 13 vjet radhazi, ne vitet 1966 1973. Ne hapat e para te karrieres se tij si sportist, ne sezonin ,66 *67 Koka ka kontribuar per fitimin e titullit kampion kombetar dhe Kupes se Shqiperise. Ne vitin 1998 trajneri Koka se bashku me Korab Llazanin krijuan nje ekip tjeter basketbolli ne Shkoder, qe u quajt "Shkodra Basket", i cili vazhdon te luaje ne kampionatin shqiptar.



Koka, dy kupat e fituara radhazi sa do te ndikojne per kete kampionat?

Aktivitetet kane ndikuar pozitivisht, sepse kane sjelle pergatitje psikologjike e fizike per lojtaret qe do aktivizohen ne kampionat. Por duhet me shume pune serioze, sepse furnizojme ekipet e te rriturve. Vetekupohet qe na dalin shume detyra te medha qe keta lojtare te pergatiten per te perballuar sfida me te medha.

Si pergatitet ekipi?

Faza pergatitore tani ka perfunduar dhe po luajme ndeshjet zyrtare sipas kalendarit. Do te perpiqemi te tregojme vlerat me te mira. Jemi optimiste per te kapur nje vend nderi ne fund te ketij kampionati deri ne shpalljen Kampion.

Kontigjenti i lojtareve a ka pesuar ndryshime?

Ne ekip kemi lojtare te vitlindjeve 1988, 1989, 1990, 1991 madje kohet e fundit kam ngritur edhe nje ekip me basketboliste te datelindjes 1992, qe edhe keta lojtare te pergatiten me seriozisht per aktivitetet e se ardhmes.

Cilat jane objektivat tuaja per kete kampionat?

Per nje vend nderi, ashtu sic ndodhi kampionatin e kaluar, kur dolem nenkampion ne finale. Shpresojme qe edhe kete vit te mund te jemi ne nje nivel te kenaqshem per te zhvilluar ndeshje te bukura dhe me rezultate.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 24 Feb 2006 , 14:42

Kalendari dhe gjyqtaret

E shtune 25 shkurt

Meshkuj A

Tirana Flamurtari ora 15.00 Gjyqtare: Cici, Bardhi

Studenti Teuta ora 17.00 Gjyqtare: Bekteshi, Gokaj

Partizani Dinamo ora 19.00 Gjyqtare: Dumba, G.Hoxha

Vllaznia Valbona ora 16.00 Gjyqtare: Koci, Shundi

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Fri, 24 Feb 2006 , 18:08

Pershendetje !!

I uroj suksese profesor Rolandit dhe e pergezoj per punen qe ben me te rinjte e Vllaznise .
Gjithashtu shpresojme qe te afrohet ndonje sponsor ne menyre qe Vllaznia te mos humbase traditen e mrekulleshme .

Edhe njehere sukse dhe gjithmone fitore !!
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 25 Feb 2006 , 14:25

Tuj dite edhe gjendjen jo te mire ekonomike qe po kalon Shkodra nuk do te jete e lehte me gjete sponsor simas mendimit tem.Ishalla del nej biznesmen e ja nep nji ndihme ktyne djelmoçave.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 27 Feb 2006 , 14:20

Te rinjte shkodrane, te gezuar

Vllaznia Teuta 81-48

Dje, ne pallatin e sportit "Qazim Dervishi" te qytetit te Shkodres, eshte zhvilluar takimi Vllaznia Teuta e vlefshme per javen e dyte te fazes se pare te kampionatit kombetar te basketbollit per te rinj. Te rinjte shkodrane vinin ne kete takim pas fitores se arritur ne kryeqytet ndaj skuadres vendase, Partizani. Dhe ata te drejtuar nga trajneri Roland Koka, nuk kane falur ndaj bregdetareve durrsake te Haxhi Boshnjakut. Por e gjithe kjo ndeshje u dominua nga basketbollistet vendas, te cilet arriten te fitonin perioden e pare lehtesisht 24 8 dhe te dyten thellesisht 22 8. Edhe ne pjesen e dyte te takimit, skuadra shkodrane vijoje me lojen e mire, duke mbyllur perioden e trete 17 11 dhe gjithe lojen 81 48. Por ne minutat e periodes se katert Vllaznia leshoi ne lojen e saj fale diferences se krijuar ne tre periodat e meparshme. Pas perfundimit te takimit, trajneri shkodran Roland Koka u shpreh: "Ishte nje ndeshje me pak rivalitet dhe ne luajtem ne nivel mesatar. Aktivizova te shtate lojtaret qe kisha ne dispozicion dhe shperndarja e shenimit te pikeve ishte thuajse e barabarte, duke perjashtuar vetem kapitenin Gjoka, qe arriti te shenoje 33 pike".

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 28 Feb 2006 , 19:38

Luftetari, fitorja nga duart e Myrtajt

Luftetari Vllaznia 68 57

Luftetari: Sotiri, Myrtaj, Stroka, Manushi, Culli, Zholi, Sinoimeri, Koli, Xhagolli, Arapi. Tr. T.Qurku

Vllaznia: Xhanaj, Brahimi, Sokoli, Drishti, Mendoja, Kapedanja, Gjelaj, Hoti, Mnela, Byli. Tr. R.Rasha

Gjyqtare: Y.Harashani, A.Bejko (Tirane)



Perballja mes Luftetarit dhe Vllaznise ishte emocionuese dhe kjo fale lojes me shpirt luftarak qe zhvilluan mikeshat ne 30 minutat e para. Ato me protagoniste Xhanajn dhe Sokolin, i mbyllen 10 minutat e para me avantazhin 13 20. Ndersa vendasit e nisen takimin duke pretenduar se fitoren e kishin ne xhep. Periudha e dyte luhet fillimisht e barabarte, ku Luftetari, fale gjuajtjeve per tri pike te realizuara nga Myrtaj ne 15' e ngushton rezultatin ne 23 24. Ndersa pjesa e pare mbyllet me shifrat e barabarta 31 31. Perioda e dyte fillon me mire per udhetueset, te cilat marrin perseri kryesimin ne te 24' me shifrat 37 40, por nuk jane ne gjendje te ruajne epersine, per shkak te daljes me pese gabime personale te lojtares se tyre me te mire, Sokolit. 30 minutat mbyllen me kryesimin e Luftetarit, 52 50. Ne dhjete minutat e fundit, basketbollistet e Vllaznise shfaqen shenja lodhjeje, ndersa tek gjirokastritet ndodhi e kunderta. Duke ndier se diferenca ne pikaverazh ishte e ngushte dhe fitorja mund te vihej ne dyshim, Luftetari "i ndezi mire motoret" dhe perseri me protagoniste basketbollisten Sonila Myrtaj, qe realizoi plot 27 pike (nga te cilat 7 gjuajtje per tri pike ishin te suksesshme), arriti te fiksoje fitoren me rezultatin 68 57.

Nje fitore e merituar, por qe kerkon nje analize te hollesishme per faktin se keto basketbolliste te reja dhe me te dhena qe perfaqesojne aktualisht Luftetarin, duhet te shfaqin nje shpirt me te larte gare, dhe perpos kesaj te jene me konkurruese ne parketin e lojes. Mundesite i kane.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 02 Mar 2006 , 14:48

Shkodranet, Tirana si Valbona

Tirana Vllaznia 73 83

Tirana: Begaj, Ago, Garo, E.Ismeti, Hasanaj/ Selmani, Saiti, Shehu, Vogli, Pashaj, Disha, F.Ismeti, Tr.R.Avrami

Vllaznia: Gjecaj, Halili, Berdica, Nexhimi, Haderi/ Myselimi, Beci, Dibra, Omi, Zusi, Quku, Tevia, Taraboshi, Llazani, Ardi, Tr. P. Osmani

Gjyqtare: Koci, Cici

Ne sallen numer nje te pallatit te sportit "Asllan Rusi", dje bardheblute kane pritur shkodranet, takim ky qe u luajt ne oren 16:00. Ekipi i Tiranes i perforcuar me lojtare cilesore, si: Begaj dhe Garo eshte paraqitur shume me lart se ne fazen e pare te kampionatit, por jo sa per te marre nje fitore perballe udhetuesve. Pikerisht, duke arritur te shenonin 17 pike ne dhjete minutat e para te kesaj loje, lojtaret kryeqytetas kane mbetur vetem nje pike pas shkodraneve. Nderkohe, hapesira kohore e periodes se dyte ka qene me e suksesshmja per lojtaret e teknikut Avrami, qe kane shenuar 28 pike, dhjete me shume se shkodranet e teknikut Osmani. Mbyllja e pjeses se pare 45 36 u duk se per pritesit do te ishte nje ogur i mire per te arritur fitoren. Por shkodranet me lojen e tyre karakteristike, realizimin e gjuajtjeve per tri pike, kane arritur te korrnin fitore si ne mbyllje te 30 minutave, me shifrat 63 55, po ashtu edhe ne perfundim te gjithe ndeshjes 83 73.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 02 Mar 2006 , 14:49

Renditja e ekipeve pas javes XX
Meshkuj A

F H P P.V.

Valbona 19 1 39 2022 1525

Studenti 14 6 34 1775 1422

Dinamo 14 6 34 1794 1393

Vllaznia 14 6 34 1688 1468

Tirana 8 12 28 1498 1605

Partizani 5 15 25 1463 1742

Teuta 4 16 24 1531 1946

Flamurtari 2 18 22 1932 1884

Kalendari i javes XXI

E shtune 4 mars

Dinamo Teuta ora 15.00

Partizani Valbona ora 17.00

Studenti Tirana ora 19.00

Vllaznia Flamurtari ora 16.00

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 15 Mar 2006 , 14:29

Basketboll Meshkuj
Grupi A

Rezultatet e

Javes XXIII

Studenti Flamurtari 115 51

Valbona Teuta 151 82

Tirana Dinamo 76 94

Vllaznia Partizani 86 48

Renditja

Valbona 45 22 1 2387 1744

Studenti 39 15 7 2034 1616

Dinamo 39 15 7 2065 1627

Vllaznia 39 15 7 1836 1342

Tirana 33 10 13 1745 2529

Partizani 28 5 18 1653 2058

Teuta 27 4 19 1575 2242

Flamurtari 26 3 20 1426 2160

Java e XIV

Sot, 15 mars

Dinamo Vllaznia ora 16:00

Gjyqtare: Koci, Bardhi

Partizani Studenti ora 18:00

Gjyqtare:Shundi, Shqevi

Teuta Tirana ora 17:00

Gjyqtare: Bekteshi, Cici

Flamurtari Valbona ora 12:00

Gjyqtare: Hasnjoku, Dumba

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 15 Mar 2006 , 14:30

Berdica: Sot, radha jone!
“Ecuria e ekipit tone, deri diku, ka qene e pelqyeshme, por nje gje e tille nuk na vetekenaq”, thekson nder te tjera njeri prej basketbollisteve me te mire te Vllaznise, Ervin Berdica. Prandaj po punojme qe ta mbyllim ne krye te renditjes edhe fazen e dyte. Kjo do te arrihet ne saje te stervitjes, mobilizimit dhe luftes se forte sportive, duke vendosur gjithcka nga radha, dhe jo nga rendesia. Basketbollistet e Vllaznise jane teresisht te preokupuar tek ndeshja e dites se sotme ndaj Dinamos. Sipas 21 vjecarit Berdica, lojtaret jane stervitur rregullisht dhe jane optimiste per fitimin ketij takimi. Berdica eshte nje nga “veteranet” e basketbollit shkodran dhe ka ardhur te Vllaznia nga ekipi i dyte i ketij qyteti, Shkodra Basket, ku kontribuoi per tre vite radhazi. Gjate viteve 2001 2003 ai nuk u shpetoi syrit te specialisteve dhe sidomos Refik Vorfes e Erdal Boroves, te cilet e bene basketbollistin e ardhshem prone te tyre. Dhe ne vitin 2003, ne saje te kontributit te tij dhe te shokeve te ekipit tone kombetar, arriten te fitojne kupen e promocionit te zhvilluar ne Malte. Trajneri i te rriturve te Vllaznise, Petrit Osmani, e ka thirrur prane ekipit te tij, ku ai mban edhe peshen kryesore. Ervini krahas basketbollit shquhet edhe si nje student i shkelqyer ne vitin e dyte ne degen e bio kimise, ne universitetin “Luigj Gurakuqi” te Shkodres.

Keni qene pikeshenuesi me i mire ne takimin ndaj Partizanit. Si do te jete Ervini ndaj Dinamos?

(Qesh) Eshte e vertete se isha pikeshenuesi me i mire, por ato pike i shenova me ndihmen e ekipit. Ndersa per ndeshjen e radhes, ndaj Dinamos, pak rendesi ka nese piket do te jene te miat apo jo, rendesi ka vetem fitorja. Do te udhetojme drejt Tiranes vetem per fitore.

Si eshte pergatitur ekipi juaj per takimin me blute kryeqytetas?

Mobilizimi eshte maksimal, sepse fitorja na con direkt ne vend te dyte dhe nuk mund te na levize askush nga ky vend. Gjithsesi, gjithcka do t’ia leme kohes dhe fushes se lojes, pasi aty do te tregojme vlerat tona reale.

Dicka per vlerat e skuadres dinamovite?

Dinamo eshte nje skuader e forte, qe na ka nxjerre jo pak probleme sezonin e kaluar, kur i kemi rrembyer vetem nje fitore. Ndersa sivjet na ka mundur tri here, dy prej te cilave ne shtepine tone. Dinamo ka mbrojtjen me te mire te ketij kampionati, ka me shume pike, ka nje trajner jashtezakonisht te mire, ka basketbolliste te nje niveli te larte, sic jane Mema e Saliaga. Une them se, nese arrijme te bllokojme keta te dy, ndeshja eshte e jona.

Se fundmi, a do te jete e tille forma sportive e Berdices?

Stervitjen e kemi ne plan te pare dhe, nese stervitesh mire, ke dhe forme te mire, prandaj duhet te stervitem vazhdimisht per te arritur me te miren, sepse edhe kushtet i kemi te mira. Stervitemi dy here ne dite, orarin e kemi te percaktuar mire, kerkesat i kemi gjithnje ne rritje, trajneri yne Petrit Osmani na stervit me shume pasion, duke sfiduar moshen e thyer 65 vjecare.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 16 Mar 2006 , 14:49

Vllaznia mban fjalen e dhene
Dinamo – Vllaznia 85 90

(21 28, 12 21, 24 18, 28 23)

Dinamo: Serbo, Lleshi, Jakova, Domi, Cubaj, Saliaga, Abazi, Adhamidhi, Meli, Xhillari, Ceni. Trajner: E. Carcani

Vllaznia: Tevija, Halili, Taraboshi, Llazani, Dibra, Zuesi, Berdica, Nexhimi, Haderi, Gjecaj, Omi, Myselimi. Trajner: P. Osmani

Gjyqtare: E. Koci, D. Bardhi

Lojtaret e Vllaznise kishinpremtuar se do te mposhtin Dinamon pas tre humbjesh direkte dhe ia arriten ate, madje duke bere nje hap me te sigurt drejt vendit te dyte. Dje basketbollistet meshkuj te Petrit Osmanit arriten nje fitore te rendesishme ne transferte, duke mundur ne pallatin e sportit “Asllan Rusi” nenkampionen e Shqiperise, Dinamon, ne nje dite jo te mire, duke hedhur nje hap te gabuar ne llogarite e fazes se plejofit. Ndeshja eshte zhvilluar me kater “tablo” te ndryshme, ku secila skuader ka fituar nga dy perioda: Vllaznia dy te parat dhe Dinamo te treten dhe te katerten. Vllaznia dukej me e motivuar teksa ka befasuar djemte e Eduard Carcanit, kur tabela ndryshoi pikaverazhin vetem per miqte nga Shkodra. Pjesa e pare, e shoqeruar me disa “zgjime” te Dinamos, mbyllet me rezultatin 21 28 ne favor te Vllaznise. Edhe dhjeteminuteshi i dyte eshte i “ngjyrosur” kuqeblu, madje me nje diference me te madhe per shkodranet. Kronometri i ndalur ne 00:00 shenon 12 21 ne te mire te Taraboshit me shoke. Tensioni i kesaj ndeshjeje te rendesishme ka qene faktori kryesor ne ndikimin negativ psikologjik te dinamoviteve, qe do te clirohen vetem ne pjeset e mbetura pas pushimit te “gjate”. Basketbolliset kuptojne shqetesimin e trajnerit te tyre, levizin me shpejt, kapin me shume topa ne tabele dhe fusin me shume topa “portokallinj” ne “shporten” e Vllaznise, duke e mbyllur pjesen e trete 24 18, por pa mundur te shkurtojne aq sa duhet diferencen prej 16 pikesh ne rezultatin e perbashket te tre pjeseve. Ne pjesen e katert, loja behet me e bukur dhe me rivalizuese. Vllaznia arrin ta fitoje kete takim me rezultatin 85 90, ndersa Carcani ka pergezuar kolegun e tij te Vllaznise, Osmanin.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 16 Mar 2006 , 14:50

Java e XIV
Dje, 15 mars 2006

Dinamo Vllaznia 85 90

Partizani Studenti 71 112

Teuta Tirana 84 98

Flamurtari Valbona 83 105

Renditja

Valbona 47 23 1

Studenti 41 16 7

Vllaznia 41 16 7

Dinamo 40 15 8

Tirana 35 11 13

Partizani 29 5 19

Teuta 28 4 20

Flamurtari 27 3 24

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 20 Mar 2006 , 14:35

Shkodranet, ne seri fitoresh
Vllaznia Teuta 99 73

Ne pallatin e sportit "Qazim Dervishi" te Shkodres, dje u zhvillua takimi Vllaznia Teuta ne basketboll per meshkuj. Ne perioden e pare, trajneri i Vllaznise luajti te shenonte sa me shume pike, ndersa ne pjesen e dyte t'u linte hapesire basketbollisteve te rinj. Gjithsesi, perioda e pare u fitua nga vendasit 28 10. Edhe ne perioden e dyte shkodranet nuk leshuan pe, deri ne fitimin 30 19. Tekniku Osmani ne pjesen e dyte aktivizoi lojtaret e rinj. Trajneri Terihati la ne fushen e lojes me te miret. Dhe ne dhjete minuta loje te periodes se trete ekipet ishin te barabarte ne tabele me shifrat e pikeve 22 22. Ne perioden e katert, tekniku Terihati hodhi ne fushe dy forca te fresketa: Dautin dhe Fishten, me te cilet arriti te permbyste 23 19. Por i gjithe takimi u fitua nga Vllaznia 99 73, nderkohe qe shenuesi me i mire doli Gjecaj i Vllaznise me 21 pike.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 21 Mar 2006 , 14:36

Kalendari Sportiv
Java 20-te 26 mars 2006

BASKETBOLL

E merkure 22 mars

Meshkuj A

Valbona Vllaznia ora 16:00

Gjyqtare: Bekteshi, Hasnjoku

Dinamo Partizani ora 18:00

Gjyqtare: Shundi, Dumba

Teuta Studenti ora 12:00

Gjyqtare: A.Kasmi, Shqevi

Flamurtari Tirana ora 17:00

Gjyqtare: Cici, Koci

E premte 24 mars

Femra A

Tirana Skenderbeu ora 16:00

Femra B

Partizani Mati ora 18:00

E shtune 25 mars

Femra A

Elbasani Studenti ora 12:00

Flamurtari DHL ora 12:00

Femra B

Permeti Vllaznia ora 10:00

Luftetari Apolonia ora 11:00

Meshkuj A

Dinamo Flamurtari ora 15:00

Partizani Teuta ora 17:00

Studenti Valbona ora 19:00

Vllaznia Tirana ora 16:00

Meshkuj B

Shkod.B. Apolonia ora 11:00

Skenderb Elbasani ora 12:00

VOLEJBOLL

Femra A

Teuta Studenti ora 12:00

Tirana Aulona ora 12:00

Dinamo Minatori ora 12:00

Femra B

Korabi Partizani ora 10:00

Pogradeci Krutja ora 11:00

E diel 26 mars

Meshkuj

Dinamo Vllaznia ora 12:00

Erzeni Studenti ora 11:00

Teuta Elbasani ora 13:00

Flamurtari Skenderbeu ora 12:00

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 23 Mar 2006 , 14:38

Kampionet, te sigurt per "njesh"

Valbona Vllaznia 105 63

Valbona: Bilali, Byberaj, Shima, Kasmi, Karaj/Ratko Stevovic, Gjeli, Skonja, Llazani, Metalia, Madani, Lamnica, Gjonaj, Gaci, Tr. A. Muhametaj

Vllaznia: Gjecaj, Halili, Berdica, Nexhimi, Haderi/ Myselimi, Beci, Dibra, Omi, Zusi, Quku, Tevia, Taraboshi, Llazani, Ardi, Tr. P. Osmani

Gjyqtare: Bekteshi,Hasnjoku

Takimi mes kampioneve dhe shkodraneve, i zhvilluar dje pasdite ne sallen numer nje te pallatit te sportit "Asllan Rusi" ne kryeqytet, ka paraprire ndeshjet e parafundit dhe te fundit te fazes se dyte te kampionatit, per t'ia lene radhen takimeve te fazes me te rendesishme, plejofit. Por ajo qe e bente me te rendesishem kete perplasje, ishte fakti i vecante qe ekipi i cili i kishte shkaktuar te vetmen humbje ekipit kampion, ishte pikerisht Vllaznia e teknikut Petrit Osmani, pavaresisht se kjo kishte ndodhur ne parketin e pallatit te sportit "Qazim Dervishi" te qytetit verior. Pritej qe lojtaret e Vllaznise te luftonin per te arritur me cdo kusht nje fitore, per te kapur vendin e dyte ne renditjen e fundkampionatit, gje qe do t'u sillte favor ne ciftet plejof per te zhvilluar dy takime ne fushen e qytetit te tyre. Kampionet, nga ana tjeter, nuk donin te pesonin edhe nje humbje te dyte, por kjo nuk do te sillte asnje ndikim ne pozitat e renditjes. Megjithate, tekniket Muhametaj dhe Osmani, secili sipas skemave te lojes per llogari te vet, anti Valbona dhe anti Vllazni, donin te tregonin se ishin te hapur ne te gjitha drejtimet per te arritur te fitorja ai qe e meritonte plotesisht. Keshtu, ne harkun e dhjete minutave te periodes se pare kampionet shenuan 31 pike, ndersa shkodranet 10 pike me pak, pra, 21. Por ashtu sikurse u shpreh edhe tekniku Osmani ne pefundim te takimit, interesi i shkodraneve per kete ndeshje ishte qe te mos harxhonin shume energji, te cilat do t'i ruajne per takimin e radhes me Tiranen. Superioriteti i Valbones vazhdoi me te njejtat ritme edhe ne tri periodat e tjera. Keshtu, lojtaret e aktivizuar nga Muhametaj serish ne dhjete minutat e dyta ruajten te njejten kuote shenimi pikesh si ne perioden e pare, 31, por shkodranet kete here ishin te varfer, pasi nuk munden te shenonin me teper se 12 pike. Monotone ka qene loja e pjeses se dyte, gje kjo qe ishte plotesisht e pritshme, pasi te dy ekipet mendonin per realizimin e objektivave te fazes me te rendesishme te ketij sezoni sportiv, plejofin. Kur nuk kishte asgje per te vecuar ne pjesen e dyte, loja eci mese normale dhe gjithe ndeshja perfundoi 105 63 per ekipin e Valbones.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 23 Mar 2006 , 14:39

Rezultatet Java XXVI
Meshkuj A

Valbona Vllaznia 105 63

Dinamo Partizani 108 52

Teuta Studenti 65 88

Flamurtari Tirana 63 82

Renditja

F H P P.V.

Valbona 25 1 51 2716 1986

Studenti 19 7 45 1863 1487

Vllaznia 18 8 44 1751 1573

Dinamo 17 9 43 1902 1625

Tirana 12 14 38 1580 1668

Partizani 6 20 32 1515 1850

Teuta 4 22 30 1596 2034

Flamurtari 3 23 29 1995 1996

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Shkodranet mes me te mireve

Post by Admin » Sun, 26 Mar 2006 , 08:13

Shkodranet mes me te mireve


Vllaznia Tirana 72 54

Vllaznia:Halili, Taraboshi, Berdica, Nexhipi, Gjecaj/Tevia, Haderi, Llazani, Omi, Myselini, Tr. P.Osmani

Tirana: Begaj, Ago, Hasanaj, E.Ismeti, Garo/ Saiti, Selmani, Shehu, Vogli, Pashaj, Disha, F.Ismeti, Tr.R.Avrami

Gjyqtare: Bardhi, Cici

Ne krahasim me takimet e tjera, ndeshja Vllaznia Tirana eshte shoqeruara nga mbeshtetja e nje tifozerie te zjarrte, per faktin se ka qene takimi i fundit i shkodraneve ne qytetin e tyre. Nderkohe, perioda e pare e kesaj ndeshje ka qene e ekuilibruar, por qe ne fund eshte fituar nga vendasit 19 16. Ne 10 minutat e dyta shkodranet kane leshuar loje, gje qe eshte shfrytezuar nga kundershtari per te kapur fitoren 22 15. Pjesa e dyte ka filluar krejt ndryshe per shkodranet, pas udhezimeve te marra nga tekniku Osmani. Ata kane bere “prone” te tyre perioden e trete me shifrat 19 12. Ne dhjete minutat e fundit basketbollistet shkodrane kane qene te papermbajtur fale edhe inkurajimit nga fansat kuqeblu. I gjithe u fitua nga shkodranet 72 54. Keshtu, me kete fitore, ekipi i Osmanit ka kapur kuoten e 46 pikeve. Pikashenuesit me te mire te ketij takimi kane qene shkodranet Berdica e Halili me 18 e 17 pike secili.
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 27 Mar 2006 , 01:30

Te pakten ne basketboll i mujtme! :lol:

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 27 Mar 2006 , 13:15

Shkodra Basket, kete jave e pafat
Serish kane qene te pafat basketbollistet e Shkodra Basket, pasi kane humbur me fieraket vetem nga nje gjuajtje me vleren e dy pikeve. Loja ka qene teresisht e barabarte dhe eshte zhvilluar me nje lufte te forte sportive ne te dy tabelat. Ndonese tifozeria ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ne krahasim me ndeshjet e tjera paraardhese ka qene disi ne rritje, dalngadale fieraket e teknikut A.Kasaj e rriten tempin e lojes. Ata arriten te shkeputjen dhe t’i mbyllnin 10 minutat e para te ketij takimi me rezultatin 17 10. Perioda e dyte ka folur per vendasit qe permbysin gjithcka duke fituar 21 12. Ne pjesen e dyte miqte nga Fieri moren inisiativen duke bere te tyren perioden e trete 19 15. Perioda e fundit ka qene me e bukura, pasi basketbollistet e teknikut Vorfa e ekuilibruan lojen, por i gjithe takimi i fitua prej miqve fierake.

Te rinjte e Vllaznise, me fitore

Vijojne lojrat e mira te basketbollisteve te rinj te Vllaznise qe arriten ta mbyllnin fazen e pare pa asnje humbje. Djemte e teknikut Koka edhe ne ndeshjen e kesaj jave perballe Xhea Basket kane kryer detyren pavaresisht se kundershtari ishte i dobet. Gjithsesi krahas fitores se thelle 65 27 basketbollistet e rinj shkodrane i kane bere nisje me kembe te mbare fazes se dyte te kampionatit, duke ruajtur me merite kryesimin. Perioda e pare e ketij takimi foli per te rinjte shkodranet qe u mbyll 23 4. Po keshtu ka ndodhur edhe ne te dyten qe perfundoi 20 10. Edhe ne pjesen e dyte shkodranet e rinj te drejtuar nga Roland Koka dolen me fitore nga fusha.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 28 Mar 2006 , 13:23

Shaptahoviç: Mund të kualifikohemi në Eurobasket 2007

Basketbollisti kosovar Samir Shaptahoviç, organizatori i ekipit kuqezi të meshkujve, është shumë optimist për ndeshjet e kombëtares shqiptare, në eliminatoret e Kampionatit Europian të Basketbollit, "Eurobasket 2007", që do të zhvillohen në Madrid. Ndeshjet kualifikuese të këtij turneu do të fillojnë në shtator të këtij viti (takimet e para), ndërkohë që në fund të majit dhe në fillim të qershorit do të luhen ndeshjet e Turneut të Promocionit. Organizatori më i mirë i kampionatit kosovar është shumë optimist se kombëtarja shqiptare e basketbollit mund të bëjë më shumë se në kualifikimet për europianin e fundit.
"Nuk e di kush do të jenë kundërshtarët në Turneun e Promocionit, pasi në takimet e fundit për këtë kupë, që janë zhvilluar në Maltë para dy vitesh, unë nuk kam qenë me kombëtaren. Por mund të flas për eliminatoret e Kampionatit Europian të 2007 s, ku njoh edhe rivalët tanë. Mund të them se kemi 90% shanse që të kualifikohemi. Kemi pasur fat në short, pasi nuk kemi ekipe shumë të vështira. Anglia dhe Holanda nuk kanë kushedi çfarë basketbolli, ndërsa me Bjellorusinë jemi ndeshur në eliminatoret e sezonit të fundit dhe them se nuk janë një skuadër e pamposhtur. Sidomos tani, kur disa nga lojtarët e tyre kryesorë janë larguar nga basketbolli. Prandaj jam shumë optimist," - u shpreh në një intervistë ekskluzive për "Sportin shqiptar" basketbollisti kosovar dhe organizatori i ekipit kombëtar kuqezi, Samir Shaptahoviç.
Basketbollisti që aktivizohet me skuadrën kampione të Kosovës, Mabatex-in, mendon edhe se për disa vite me radhë, kombëtarja shqiptare mund të grumbullojë sërish lojtarë të rinj dhe të talentuar që luajnë në kampionatet e huaja, apo edhe në Kosovë. Por, sipas kosovarit, këtyre lojtarëve duhet t'u krijohen kushtet për t'u afruar tek ekipi kombëtar. "Unë për vete nuk kam kurrfarë interesi prej kombëtares, por lojtarët që luajnë jashtë duan garanci nga Federata Shqiptare e Basketbollit, në rast të ndonjë dëmtimi, pasi ata paguhen shumë më tepër nga klubet e tyre. Ka shumë lojtarë të mirë që luajnë jashtë dhe që do të mund ta ndihmonin kombëtaren shqiptare. Madje edhe në kampionatin kosovar janë disa lojtarë që mund t'i shërbejnë kombëtares sonë në veprimtaritë e ndryshme ndërkombëtare," - ka deklaruar Shaptahoviçi, në prag të dy veprimtarive më të mëdha ndërkombëtare, ku do të marrë pjesë kombëtarja shqiptare e meshkujve, Turneu i Promocionit dhe eliminatoret e kampionatit europian.

Post Reply