Legjionaret

Diskutoni rreth ekipit tone Kombetares ,futbollisteve te saj , etj.

Moderator: GOLDIAN

Post Reply
vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 17 Nov 2005 , 14:39

Igli Tare, ne janar drejt Panathinaikos-it?

Sulmuesi i Kombetares ka marre dje nje ftese nga tekniku i skuadres helene, Alberto Malesani

Panathinaikos-i eshte i interesuar per sherbimin e lojtarit te ekipit tone kombetar, Igli Tares. Lajmi eshte bere i ditur nga websit-i Sportal.it. Sipas ketij informacioni, ka qene vete trajneri aktual i skuadres greke, italiani Alberto Malesani, ai qe e ka kerkuar biondin shtatlarte. Situata e Tares ne klubin e Serise A, Lazio nuk eshte e mire dhe hapesira per te luajtur ne formacion ka qene shume e ngushte. Sipas Sportal.it, edhe vete lojtari ka lene te nenkuptohet, se idea e nje kalimi ne radhet e skuadres greke nuk eshte e keqe, teksa eshte shprehur: "Panathinaikos eshte nje klub i madh. Natyrisht do te mendohem!". Sipas te gjitha gjasave, drejtuesit e Lazio-s kane vendosur ta nxjerrin lojtarin e perfaqesueses tone ne shitje, dhe kjo mund te behet realitet qe ne merkaton e janarit. Megjithese per Iglin jane te interesuar edhe Torino me Treviso-n, duket se vete ai preferon nje levizje jashte Italise. Pra, pas plot pese sezonesh ne futbollin italian, ku ai ka startuar fillimisht ne radhet e Brescia-s, me pas te Bologna dhe se fundmi te Lazio, Tare eshte gati per nje pervoje te re dhe pista greke duket shume intriguese. Igli Tare eshte larguar shume i ri nga kampionati shqiptar, ku ai bente pjese ne radhet e Partizanit. Me pas, sulmuesi eshte aktivizuar ne futbollin gjerman, ku ka milituar ne ekipe te tille, si SC Karlsruher, Fortuna Dusseldorf dhe FC Kaizerslautern, para se te transferohej ne Itali.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 18 Nov 2005 , 15:09

Altin Lala, serish kapiten i Hannover 96

Trajneri i ri i Hannover-it, Peter Neururer, ka vendosur ashtu si Ewald Lienen-i. Kapiten i ekipit do te jete serish shqiptari Altin Lala. Kjo eshte vendosur, pasi Neururer ka marre mendimin e lojtareve te skuadres, dhe ka pare se kandidature me te mire se Lala, nuk mund te gjente. Mesfushori i kombetares shqiptare ka 3 sezone qe mban shiritin e kapitenit ne ekipin e Bundesliges gjermane.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 18 Nov 2005 , 15:12

Tare, dopietë në miqësore

Ka qenë i papërmbajtshëm sulmuesi i Kombëtares Shqiptare Igli Tare në ndeshjen miqësore të zhvilluar dje kundër modestëve të Lupa Frascati, skuadër që militon në Serinë D të Italisë. Lacialët e nisën mjaft keq ndeshjen, duke qenë në disavantazh në fillim, por për të qetësuar Delio Rosin, në pankinë, ka menduar Igli Tare, që me një dygolësh riktheu avantazhin që në pjesën e parë. Dabo, Cesar, Pandev dhe dopietat e Di Kanios e Inzagit, kanë vulosur fitoren 9-1 të bardhekaltërve. Përsa i përket aktivizimit, me rikthimin e kapitenit Paolo di Kanio, Tare rrezikon ta nisë sërisht nga stoli ndeshjen kundër Sampdorias.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 25 Nov 2005 , 14:52

Tare-Behrami, armiq për kombëtaren

Dy futbollistët shqiptarë të ekipit të Lacios së Romës, Igli Tare dhe Valon Behrami, nuk flasin ndërmjet tyre prej disa kohësh. Në fillim, ata kishin kaluar mirë dhe kishin pasur marrëdhënie shumë të ngushta, marrëdhënie midis bashkatdhetarësh. Ndonëse të dy në klub, Tare, me përvojën e tij më të gjatë në Serinë A, e kishte sugjeruar mitrovicasin që po paraqitej për herë të parë në futbollin italian të elitës.
Sherri ka plasur pasi Behrami bën zgjedhjen e tij në drejtim të fanellës së kombëtares së Zvicrës dhe jo të Shqipërisë. Eshtë vendi këtu të kujtojmë se sulmuesi shqiptar kishte qenë ndër promotorët kryesorë që e kishte vënë në lëvizje në Shqipëri, procesin e angazhimit të 20 vjeçarit në kombëtaren kuqezi të Shqipërisë.
"Tare nuk më flet që prej kohës kur kam zgjedhur Zvicrën. Më vjen keq, po unë e zgjodha Zvicrën, sepse po të mos i përgjigjesha edhe ftesës për ndeshjen kundër Francës, atëherë trajneri Kuhn nuk do të më thërriste më. Zgjedhja e Shqipërisë më detyronte të prisja gjatë. Fanella kuqezi mbetet një ëndërr për mua,"- ka pranuar Behrami në një bisedë ekskluzive të bërë para disa ditësh.
Arsyet se pse ka ndodhur prishja e miqësisë ndërmjet dy shqiptarëve të Lacios, sipas kapitenit të kombëtares shqiptare, Igli Tare, qëndron në faktin e korrektësisë së Behramit, ndonëse sulmuesi shtatlartë tashmë e respekton zgjedhjen e "zviceranit".
"Problemi ishte te korrektësia e tij. Unë me Behramin kam pasur marrëdhënie shumë të sinqerta. Zgjedhja që ka bërë ishte e drejtë e tij dhe secili shikon edhe interesin personal për një zgjedhje që bën,"- të thotë Tare lidhur me këtë ngjarje.
"Por, në anën tjetër, atij i kishin ardhur të gjitha dokumentet për t'i nënshkruar. Ne, të gjithë shpresonim tek ai dhe gjëja më korrekte do të ishte të kishte thënë së paku "faleminderit, kam zgjedhur Zvicrën" dhe jo të dilte dhe të deklaronte me pompozitet se "zemra ime rreh për Shqipërinë", apo diçka tjetër. Për çështjen e Behramit në Shqipëri u angazhuan shumë njerëz. Kulmi i gjithë kësaj ishte se ai nuk më tha se kishte zgjedhur Zvicrën, por një ditë, thjesht kur dola në stërvitje me bashkëlojtarët, ata më treguan se Behrami do të luante me Zvicrën. Më vjen keq që e ka marrë këtë vendim, ndonëse secilin vendim Behrami do ta merrte vetë,"- thotë kapiteni i kombëtares shqiptare, Igli Tare, për këtë incident midis tyre, duke pranuar se megjithatë ai është një lojtar me shumë talent.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 25 Nov 2005 , 14:54

Bolonja e Bresha: Duam Igli Taren !

Duket se gjatë ditëve të fundit Igli Tare është rikthyer në qendër të vëmendjes për sa i përket merkatos.

Kështu shkruante dje në një artikull të sajin gazeta italiane "Il Messaggero". Në fakt shqiptari e ka bërë të ditur shpeshherë se as që ka ndërmend të largohet nga Lacio gjatë kampionatit, pa treguar më parë se çfarë është në gjendje të bëjë. Nga ana tjetër, edhe klubi roman nuk do të heqë dorë kaq shpejt nga gjiganti shqiptar, të cilin e bleu vetëm gjatë merkatos verore. Por, përveç disa klubeve që kanë shprehur prej kohësh simpatinë e tyre për shtatlartin shqiptar, dy klube shumë të njohura për biondin në Itali po i bëjnë presion Lacios për të marrë shërbimet e tij që në janar. Bëhet fjalë pikërisht për Bolonjën dhe Breshian, dy klubet ku ka luajtur më parë Igli Tare gjatë karrierës së tij në Itali.
Në fakt nuk është një risi lajmi se Breshia po kërkon me ngulm Taren. Pak ditë më parë ka pasur një takim midis drejtuesve lacialë dhe atyre breshianë, gjatë një ndeshjeje të kampionatit italian. Gjatë bisedës, drejtuesi i "dallëndyshkave" ka matur pulsin e kolegut lacial në lidhje me një shitje të mundshme të Igli Tares. Por përgjigja e parë ka qenë negative, duke qenë se drejtuesit lacialë nuk duan të heqin dorë nga sulmuesi i Kombëtares shqiptare. Ndërkaq, gjatë ditëve të fundit drejtuesit e Breshias kanë trokitur shpeshherë në derën e Lacios, duke kërkuar zyrtarisht shërbimet e shqiptarit në muajin janar. Një opsion aspak i keq për Igli Taren, që do të kthehej në qytetin ku adhurohet dhe që e bëri të famshëm në Itali. Ndërsa së fundmi, edhe drejtuesit e Bolonjës kanë shprehur hapur interesimin për shtatlartin shqiptar. Kur kanë kaluar vetëm pesë muaj nga largimi i Tares, po ndjehet shumë mungesa e tij, ndërkohë që Bolonja shpreson të rikthehet sa më shpejt në Serinë A. Dhe për ta bërë këtë, ajo kërkon edhe kontributin e një lojtari që i ka dhënë shumë kuqebluve gjatë dy viteve të fundit. Përveç dy ish-klubeve të tij të mëparshme, shërbimet e Tares i kanë kerkuar Panathinaikos, Torino dhe Trevizo.
Last edited by vllaznia1919 on Fri, 25 Nov 2005 , 14:56, edited 1 time in total.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 25 Nov 2005 , 14:55

Lala: Brigeli do te qendroje

Kapiteni i Hanoverit në kampionatin gjerman mendon se trajneri i kombëtares sonë duhet të vazhdojë të drejtojë kuqezinjtë

Tema e shumëpërfolur e rinovimit të kontaratës së trajnerit të kombëtares sonë Hans Peter Brigel veç të interesuarëve kryesorë, trajnerit dhe presidentit të Federatës, ka përfshirë edhe futbollistët tanë. E përgjithshmja e deklaratave të futbollistëve kuqezinj është se Brigeli duhet të vazhdojë të drejtojë skuadrën tonë edhe në eliminatoret e kampionatit të ardhshëm evropian. I këtij mendimi është edhe kapiteni i Hanoverit në Gjermani, Altin Lala. Mesfushori shtatshkurtër, që sapo ka mbushur 30 vjeç, në një intervistë për “Metropol Sportin” ka nënvizuar se e mira e kombëtares është që Brigeli të vazhdojë të drejtojë kuqezinjtë. Ndërkohë, veç temës që ka të bëjë me trajnerin e kombëtares sonë, Lala ka folur edhe për Hanoverin e tij, si dhe për përballjen e së shtunës në kampionat me K’lauternin e Ervin Skelës. Sipas Lalës, midis tij dhe Skelës ekziston një miqësi prej kohësh, por që për 90 minuta do të harrohet. “Ne do të luajmë për ta fituar ndeshjen, kështu që për të paktën 90 minuta nuk do ta kem shok Ervinin.”

- Altin, gjatë këtyre kohëve është folur shumë për trajnerin e kombëtares sonë Brigel në lidhje me një rinovim të mundshëm të kontratës së tij. Cili është mendimi juaj për këtë temë?

- E di se ka kohë që flitet për çështjen e rinovimit të kontratës së trajnerit Brigel. Për sa i përket qëndrimit të tij në stolin e parfaqësueses, unë besoj dhe shpresoj që ai të vazhdojë ta mbajë këtë post edhe për eliminatoret e Evropianit të vitit 2008. Mendoj se gjatë këtyre viteve ai ka bërë një punë të mirë, e cila tregohet nga rezultatet që ai ka arritur. Ndaj jam i mendimit se nuk duhet vënë në dyshim qëndrimi i tij në postin e trajnerit të kombëtares.

- Po për zborin e radhës a dini gjë?

- Zakonisht qëndroj në korrent me punët në Shqipëri dhe jam në dijeni se këto ditë trajneri Brigel ka zhvilluar një tjetër zbor me futbollistët e rinj nga kampionati shqiptar. Mendoj se për këta të rinj është një shans i mirë që u jepet.

- T’i kthehemi Bundesligës dhe Hanoverit tuaj. Javën e kaluar ju keni munguar kur skuadra mori një pikë në Shtutgart, ndërkohë që ktheheni në një takim të rëndësishëm kundër K’lauternit...

- E kam deklaruar edhe për shtypin gjerman se në ndeshjen me Shtutgartin skuadra ka bërë një paraqitje mjaft të mirë dhe kemi marrë një pikë me shumë vlera. Ndërkaq tani na pret një tjetër sfidë e vështirë kundër Kaizerslauternit. Kjo për faktin se Kaiserslauterni ndodhet në fundin e tabelës dhe do të kërkojë patjetër një rezultat pozitiv. Por edhe ne nga ana jonë do të luajmë vetëm për një fitore.

- Te Kaiserslauterni aktivizohet edhe Skela, pra një derbi shqiptar. Si e parashikon Lala këtë përballje me Ervinin?

- Unë dhe Ervini jemi shokë dhe kjo jo vetëm për faktin se luajmë në ekipin përfaqësues. Por në këto 90 minuta më vjen keq, por nuk e njoh (qesh). Ai është një futbollist me shumë vlera, që besoj se ka ende shumë për t’i dhënë Kaiserslauternit dhe ekipit tonë përfaqësues.

- Në një intervistë të fundit trajneri Nojrurer ka folur me superlativa për ju. Çfarë do të thotë kjo për Altin Lalën?

- Unë dhe trajneri Nojruer njihemi prej kohësh. Ai ka qenë edhe trajner i Bokumit, ku unë kam luajtur në fillimet e mia. Më vjen mirë që ai më vlerëson dhe unë nga ana ime do të jap maksimumin tim në çdo ndeshje, megjithatë fjalët e mira do të dëshiroja t’i vërtetoja në fushën e lojës, pasi vetëm aty kanë vlerë për ne futbollistët.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 28 Nov 2005 , 14:32

Altin Lala, duel me "Scorpions"-et ne bowling

Qe Altin Lala quhet si lojtari me i mire i Hannover-it ne fushen e lojes, kjo dihet, perderisa ai ka marre shiritin e kapitenit, por nuk dihej se ai eshte me i miri edhe ne bowling. Ne nje gare zhvilluar disa kohe me pare, Lala ishte i pari nder shoket e tij, por u la prapa vetem nga sulmuesi i nje skuadre tjeter, Hannover Scorpions, Robert Hock. Ky i fundit mori 169 pike, ndersa Lala 167.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 28 Nov 2005 , 14:33

Cudia Skela, trajneri e vendos si mbrojtes

Paksa e cuditshme, por trajneri i ri i Kaiserslautern-it, Wolfgang Wolf, e ka vendosur Ervin Skelen si mbrojtes ne ndeshjen e djeshme te Bundesliges, ndaj Hannover-it. Ne nje rreshtim 4-3-1-2, pasuesi i Henke-s, i ka besuar Skeles per te mbrojtur zonen e portes, ndonese rezultati nuk tregon se ky ka qene nje eksperiment i suksesshem. Lautern pesoi "debakel" 1-5 ne Hannover, ndonese Skela nuk luajti keq, ne pjesen ofensive, normalisht ne goditjet e denimit.

Lala shpartallon Skelen ne derbin e shqiptareve

Altin Lala ka dale superfitues dje ndaj Skeles. Hannover ka fituar 5-1, ne nje takim te dominuar krejtesisht prej tij. Te dy futbollistet e ekipit tone kombetar kane luajtur gjate gjithe 90-te minuteshit, por ndersa Skela s'ka mundur te ndryshoje fatin e ekipit te tij, Lala ka qene mjaft aktiv ne fushe. Golat per Hannover-in u shenuan dy here nga Tarnat, dy here nga Brdaric dhe goli i fundit nga Hashemian, ndersa per Lautern-in realizoi Sanogoo.

Ne minuten e 4-t, pas nje goditjeje te lire te Skeles, topi largohet nga Dabrowski, pa lejuar rrezikun per porten vendase. Ne 25', serish Skela merr persiper nje goditje denimi, por Zandi e prek topin gabimisht me dore ne zone, duke humbur nje moment te mire. Ne minuten e 50-te, Delura gjuan per te shenuar ne porten e Lautern-it, por Skela e largon topin jashte. Ne minuten e 60-te, Skela hodhi nje top te rrezikshem ne zone per Mikic, por ky i fundit nuk arriti te shenonte.

Gjithnje ne Bundeslige, Fatmir Vata eshte aktivizuar per 90 minuta ne ndeshjen qe ekipi i tij, Arminia e Bielefeld-it barazoi ne Wolfsburg me rezultatin 0-0.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 28 Nov 2005 , 14:36

Tare, goli i “rëndë” ndaj Empolit

Ka qenë minuta e 77’, në ndeshjen e së Dielës të Serisë A, Empoli - Lazio, kur rezultati ka qenë në shifrat 2-1, në momentin me kulminant të ndeshjen kapitenin i kombëtares shqiptare, Igli Taren, ka shënuar. Kështu, biondi i kuqezinjve ka përfituar nga një krosim në zonë i Odos, ku më pas ka realizuar me kokë, golin e barazimit për Lazion, 2-2. Por, ai nuk është ndalur këtu, pasi në të 90’+2 kur rezultati kish shkuar në shifrat 3-2 për Lacion, kapiteni i Shqipërisë, ka patur mundësinë më të mirë për të thelluar rezultatin, kur pasi ka shmangur edhe portierin kundërshtar me portën e boshatisur, në një pozicion diagonal me portën ka goditur shtyllën, çka ka nxjerre topin jashtë.

Ky ka qenë goli i parë, që pas korrikut për Tarën në Serinë A, që në ndeshjen e parë të “play-off” Bolonja - Parma, ku biondi shënoi golin e parë për djemtë e Macones në “Dall’Ara”, por që më pas nuk vlejti, pasi skuadra e tij Bolonja ra një kategori me poshtë, kur u mund në takimin e dytë 3-0. në “Tardini” te Parmës.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 08 Dec 2005 , 14:52

Brescia: "Tare është i shtrenjtë për ne"

Drejtuesit e klubit lombard të Brescia-s, janë shprehur dje, se nuk mund t'ia lejojnë vetes luksin të kenë në ekip një lojtar si Tare. Me anë të zëdhënësit të klubit, Pietro Maschinni, "Brescia Calcio", ka bërë të ditur se, "ne kemi nevojë për një sulmues. Kemi diskutuar për disa syresh, por Igli Tare nuk bën pjesë në planet tona. Jo se nuk kemi nevojë për të, por ai është një lojtar i Serisë A. Në dy javë titullar, ka shënuar dy gola, dhe ndihet mjaft mirë te Lazio. Për më tepër, nuk kemi përse të fshihemi, ai për momentin është i shtrenjtë për buxhetin tonë. Nëse Igli, i cili ka qenë lojtari jonë, do të bënte një sakrificë ekonomike, atëherë ne do të ishim të lumtur që ai të ishte sërish pjesë e Brescia-s, por nuk besojmë se ai dëshiron të largohet nga Seria A".Përveç Lazio-s në Itali, Tare ka luajtur edhe për ngjyrat e Brescia-s dhe Bologna-s.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 13 Dec 2005 , 14:58

Kahn rrëfen pritjen e penalltinë së Skelës


Portieri i Bajernit të Mynihut dhe i përfaqësueses së Gjermanisë, Oliver Kahn, në deklaratat për mediat gjermane ka treguar si e ka pritur të dielën gjuajtjen nga pika e bardhë të mesfushorit shqiptar. Në përballjen me Kaizerslauternin, në minutën e 59-të akordohet një penallti për "djajtë e kuq". Pas ndërhyrjes ndaj Halil Altintop, përgjegjësinë për ekzekutimin e 11-metërshit e mori vlonjati Ervin Skela, gjuajtjen e të cilit nuk e lejoi të hynte në rrjetë portieri Kahn. Kjo gjuajtje konsistoi vendimtare, sepse Bajerni fitoi tri pikë dhe Kaizerslauterni humbi mundësinë për të marrë një pikë (2-1). "Kisha parandjenjën se ai do të gjuante në atë kënd dhe njëkohësisht mund të them se ishte gjithashtu punë fati. Çdo gjë funksionoi siç e kisha parashikuar. Gjuajtja ishte vetëm e dyta për ata në portën tonë dhe kisha bindjen 50 % se nuk do të shënohej ky gol," - tregon Kahn, i cili në këtë mënyrë ndali penalltinë e parë në më shumë se dy vjet të ekzekutuar në portën e tij. Për dy vjet, bjondi i Bajernit, Oliver Kahn, nuk i kishte pritur 11 penallti, para të cilave ishte dorëzuar. Trajneri i Kaizerslauternit, Volfgang Volf, mendon se sikur shqiptari të shënonte, gjërat do të ishin më ndryshe. "Humbja e penalltisë ishte pika kthese për ne. Sikur të shënonim, çdo gjë do të mund të ndodhte",- ka deklaruar pas ndeshjes trajneri i Skelës. Mesfushori kuqezi i Kaizarslauternit, Ervin Skela kishte shënuar me penallti në portën Kahnit me fanellën e Eintrahtit të Frankfurtit në ndeshjen e parë të sezonit 2003-04.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 13 Dec 2005 , 14:59

Lorik Cana: Marseja duhet të jetë më lart në renditje

Edhe njëherë katër pikë larg Okserit, pas fitores së ditës së shtunë kundër këtyre të fundit, marsejezët tashmë mund të synojnë edhe një vend në Ligën e Kampioneve. Një rikthim në plan të parë, që e kënaq Lorik Canën, ndonëse mesfushori olimpikas kërkon një tjetër konfirmin.
- Lorik, Olimpiku i Marsejës arriti një fitore të çmuar përbalë Okserit...
- Ashtu siç na tha trajneri, kjo fitore ishte me të vërtetë pozitive. Kjo na ndihmon që të rikthehemi në një farë mënyre në luftën për në Europë. Tani, për të forcuar pozitat në klasifikim, duhet të ruajmë vazhdimësinë. Kampionati është shumë i ngjeshur dhe ne shumë shpejt mund ta shohim veten o shumë lart, o shumë poshtë. Ekipi është i ndërgjegjshëm për këtë.
- Zhan Fernandez është i ndërgjegjshëm se ekziston një rrezik nënvlerësimi...
- Ai e di që kjo është njerëzore. Përpara pushimeve, ne mund të tundohemi nga ide të tjera dhe të humbim përqendrimin. Ai na kërkoi që të jemi vigjilentë në këto dy ndeshjet e fundit përpara shkëputjes. Fitoret janë të rëndësishme për të vazhduar rrugën e nisur.
- Duhet ta mposhtni domosdoshmërisht Bukureshtin në Kupën UEFA?
- Ne e dimë sa e rëndësishme është një fitore. Kundërshtarët tanë do të jenë shumë të motivuar dhe do të vijnë për t'u kualifikuar. Por, ne do të përpiqemi të fitojmë, kjo do të na mundësonte të kapnim vendin e parë në grup, gjë që është e rëndësishme për shortin e mëvonshëm. Ne po ndjekim rrugën tonë dhe një ditë do të shpërblehemi për këtë.
- E cilësoni klasifikim e OM-së të kënaqshëm?
- E doni sinqerisht, ekipi nuk po përqëndrohet te tabela aktuale e klasifikimit. Ne jemi të përqëndruar vetem te një objektiv: të fitojmë sa të jetë e mundur. Këtë vit kemi fituar takimet me skuadrat e mëdha, por një ekip si Lioni nuk e ka fituar titullin duke mposhtur të mëdhatë. Ne duhet të përpiqemi të fitojmë edhe me skuadrat e vogla. Nuk duhet të lëmë pikë me to.
- Cila është mangësia e Marsejës?
- Pikët janë shumë të shtrenjta në kampionat. Ne e kemi nisur nga larg. Nëse do të kishim bërë një start normal, ekipi aktualisht do të ishte i dyti. Por, ne e nisëm tmerrësisht keq dhe pas kësaj na bombarduan menjëherë kritikat. Duhet të qëndrojmë vigjilentë, t'i bëjmë sytë katër.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 14 Dec 2005 , 15:07

Edvin Murati: Me Iraklis-in ne Kupen UEFA"

-Barazimi ne fushen e Panathinaikos-it, a ju ka shtuar oreksin per me shume?

"Po, me te vertete qe e duam dicka te tille. Nese ne do te jemi me te qete, mund te bejme gjera vertet te medha. Iraklis eshte nje skuader shume e mire, dhe qe te behet edhe me e madhe, duhet te mesohet te fitoje ndeshje te tilla. Te fitoje kudo".

-Rezultati i djeshem (te dielen), duket si dicka qe ju po e kerkonit per nje kohe te gjate ...

"Na shkoi mire. Ne ishim perpara me rezultat, dhe penalltia (per Panathinaikos-in) nuk ekzistonte. Sidoqofte, ishte nje gabim njerezor. Nese do te vazhdonte rezultati 0-1, ne mund te fitonim. Ne meritonim me shume sesa barazimi".

-Kur hyte ne fushe, a i kishit vene re dobesite e Panathinaikos-it? A e dinit se mund ta demtonit?

"Ne e pame kete gje, por ne fushe nuk ke kohe te mendosh shume. Une hyra dhe luajta 100 per qind per ekipin tim. Une u mora vesh mire me Kapetanos-in, dhe goli i tij na dha nje pike shume te rendesishme".

-A ju ndihmoi gjendja e keqe te Panathinaikos-i?

"Kuptohet, Panathinaikos-i nuk eshte ai i para dy vjeteve. Eshte nje skuader tjeter".

-Mendoni se lojtaret e Panathinaikos-it u ndikuan nga sjellja e tifozeve?

"Kur publiku eshte i joti dhe therret per te te mbeshtetur, kjo te ndihmon shume. Ne cdo rast tjeter, ka probleme. Arriti nje moment kur ata i thirren Gonzalesit (lojtarit vendas), ne momentin e penalltise "Jashte, jashte!". Nuk eshte e lehte te luash ne gjendje te tille".

-Perse Iraklis-i e nisi aq keq kampionatin?

"Ky eshte gabim. Ne nuk e nisem keq. Ne kishim dy ndeshje jashte fushe, nje prej tyre ne fushen e AEK-ut, si dhe luajtem ndaj PAOK-ut (derbi). Por kur nis kampionati, nuk je ne formen maksimale. Kjo vjen me pas".

-Tani duket se kjo ka ndryshuar.

"Ne jemi mire. Ne punojme ashtu sic duhet ne stervitje, ne punojme per taktiken dhe jemi permiresuar edhe si lojtare".

-A rendojne ne mendjen tuaj, problemet financiare? Sa ju kane penguar?

"Kur hyn ne fushe, duhet t'i harrosh keto gjera. Une jam i huaj dhe nuk i kuptoj shume mire ato qe ndodhin. E vetmja gje qe dua, eshte te bej punen time. Nese duhet te them se duhet te paguhemi per punen qe bejme, eshte sikur te them germat e para te alfabetit. Kjo nuk duhet te ndodhe, por ndodh. Kjo ka krijuar probleme ne familjet tona, ne jeten tone. Une mendoj se kjo po ndodh ne pergjithesi, ne te gjithe Greqine. Te gjitha skuadrat kane probleme. Madje edhe Olympiakos. Por, une nuk besoj se ne do t'i humbasim parate tona".

-Pervec problemeve administrative, ekziston edhe nje publik qe ju mbeshtet. Nje mesazh per te?

"Ata jane gjithnje prane nesh. Ne duam qe t'i bejme te lumtur, te luajme futboll te mire dhe te arrijme suksese se bashku".

-Nje mesazh edhe per administraten qe ... ju nuk e mbeshtesni?

"Ne mund te bejme shume gjera. Eshte krim qe ne te mos kualifikohemi per ne Kupen UEFA. Ky do te ishte nje rast i madh per Iraklis-in. Liga e Kampioneve eshte e veshtire, por perse te mos synojme per dicka me shume?".

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 14 Dec 2005 , 15:08

Cana: "Marseille, sukses ne France dhe Europe"

-Nje jave vendimtare?

"Po, trajneri na tha qe duhej ta fitonim kete ndeshje (ndaj Auxerre-s), ne menyre qe te kthehemi paksa ne garen per ne kupat europiane dhe, sepse tani para pushimeve, lojtaret nisin te shperqendrohen disi. Ndaj, na duhej te ishim shume te perqendruar ne dy ndeshjet e fundit. Fitorja eshte e rendesishme qe ne te vazhdojme ngjitjen. Kemi pasur nje seri pozitive derisa u ndaluam ne St.Etienne, Lille dhe Le Mans. Tani jemi kthyer serish ne seri pozitive, por them se duhet te mbetemi keshtu. Duhet te mbetemi ne kete gjendje, sepse eshte shume lehte te arrish ne krye, por edhe shume lehte te biesh ne fund, renditja eshte shume e shtrenguar".

-Dy ndeshjet qe pasojne jane gjithashtu te rendesishme?

"Fitorja ne ndeshjen e se merkures (Kupa UEFA), dihet qe eshte e rendesishme, sepse ketu vjen Dinamo e Bukureshtit, nje ekip qe kerkon kualifikimin, dhe eshte shume i motivuar. Por ne duhet te jemi ne gjendje qe te sigurojme fitoren dhe te zeme vendin e pare ne grup. Nese ne do te mund te shmangim ne turin tjeter, nje ekip qe vjen nga Liga e Kampioneve apo kryeson grupin e tij, kjo do te na shtoje shanse qe te ecim perpara. Per javen e ardhshme eshte Strasbourg-u. Ky ekip arriti kohet e fundit fitoren e pare. Por jane dy gjera te ndryshme. Kam frike nga ekipe qe nuk jane shume mire, por qe fitojne besim. Ju e dini sesi luajne skuadrat ndaj OM-es. Kur isha ne Paris, ishte e njejta gje. Ishte ndeshja e vitit per kundershtaret. Kur vjen Marseille, stadiumet jane plot, ekipet duan qe te bejne nje paraqitje te madhe, dhe per ne ka rendesi qe ta kemi parasysh kete gje. Strasbourg eshte fare prane nesh nese e fiton kete ndeshje. Ndeshja eshte e perballueshme, por me kusht qe te mos e marrim te lehte".

-Ne klasifikim gjerat po ecin me mire.

"Sinqerisht, ne nuk po luajme per klasifikimin e tanishem. Ne jemi perqendruar per te fituar sa me shume ndeshje. Nese e bejme kete, kundershtaret nuk do te na ndjekin dot. Nuk duhen pare rivalet, por ecuria jone, dhe kjo do te na shperbleje".

-Eshte serish e veshtire te mundesh OM-en ne "Velodrome" ...

"Te gjithe e dine se sa e rendesishme eshte per ne, qe te luajme ne stadiumin "Velodrome". Ne 7-8 ndeshje aty ne fitojme te pakten 6, keshtu besoj une. Kjo eshte e mire, sepse skuadra duket se po i kthehet mentalitetit fitues. Eshte shume e rendesishme te fitojme ndeshjet ne shtepi. Ndersa kur fiton pike jashte fushe, atehere eshte e mundur te arrish ne Kupat e Europes. Rendesi ka qe te shfrytezojme per veten tone, te gjitha shanset".

-A e ndryshoi punen tuaj menyra e lojes (ndaj Auxerre-s)?

"Jo, nuk mendoj keshtu. Eshte e qarte, sesa me shume te perpiqen te gjithe lojtaret, aq me e lehte behet per secilin. Trajneri kerkoi qe sulmuesit te mos shperndaheshin shume, duke na lene pa mbulim. Ishte ndeshje e veshtire ndaj nje skuadre te bashkuar. Taktika? Ju e dini, se kur fiton, taktika quhet e mire, kur humb, quhet e keqe".

-Ju jeni me te mire kunder te medhenjve?

"Eshte e vertete qe kete vit kemi qene me mire kunder te forteve, por Lyon-i nuk e fiton titullin vetem ndaj te forteve, por ne te gjitha ndeshjet. Ne duhet te bejme nje sforco te madhe, sepse ne fazen e dyte do luajme perballe kundershtareve te drejtperdrejte. Eshte e vertete se ne kampionat eshte e veshtire te fitosh pike".

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 14 Dec 2005 , 15:11

Bogdani, në dyshim për Parmën

Nuk ka mundur të luajë gjatë 90 minutave të shtunën Erjon Bogdani, në
përballjen me Empolin. Sipas drejtuesve të Sienës, shkak është bërë një tërheqje muskulore që sulmuesi kuqezi ka pasur në këtë ndeshje. Dje, mjekët kanë konfirmuar gjithçka, duke i sugjeruar stërvitje të diferencuar Bogdanit. Të njëjtën gjë e vuajnë edhe mesfushori D’Aversa dhe mbrojtësi Falsini. Siena dje është stërvitur në rregullisht, ndërsa këta tre të fundit kanë bërë ushtrime të lehta në palestër në pritje të një rikuperimi të mundshëm. Ka shumë mundësi që sulmuesi Erjon Bogdani pas 15-të javëve si titullar ta nisë përballjen me Parmën nga stoli i rezervave. Megjithatë, gjithçka do të verifikohet në ditët në vazhdim.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 16 Dec 2005 , 14:58

Kapiteni i skuadrës "kuqezi" me formën e mirë që po paraqet ka rritur përkushtimin e disa skuadrave


Sulmuesi i Lacios në Serinë A italiane dhe njëkohësisht kapiteni i skuadrës përfaqësuese shqiptare është rikthyer në qendër të merkatos. Kështu, pas shumë e shumë ofertash të ardhura në adresë të tij, nga klube të ndryshme të Serisë B dhe kampionatet e tjera evropiane ( ku oferta më konkrete ka qenë ajo e skuadrës së Panathinaikosit të Greqisë) , një tjetër interesim këtë herë vjen nga Seria A. Eshtë pikërisht skuadra e Trevizos, ajo që, pas largimit të mundshëm vitin që vjen të sulmuesit të saj Fava, ka filluar të mendojë për të përforcuar vijën e parë. Dhe për këtë është menduar pikërisht “bjondi” shiptar. Kështu, ecuria e mirë këto ndeshjet e fundit tek Lacio e kapitenit të përfaqësueses kuqezi, ka bërë që klubi i ardhur këtë sezon nga Seria B të hyjë me plane të qarta në merkaton e janarit. Sidoqoftë, duke u ndalur tek ndeshja e së shtunës me Juventusin, sulmuesi shqiptar është menduar që të mos hyjë ndër të preferuarit e trajnerit Delio Rosi, teksa vendin e tij pritet ta zërë Roki.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 16 Dec 2005 , 15:00

Erjon Bogdani i gatshëm për ndeshjen ndaj Parmës

Stafi mjekësor i ekipit i ka dhënë dritën jeshile për tu aktivizuar


Në të përditshmen italiane, "La Gazzetta di Parma", nuk është lënë pa u përmendur edhe emri i sulmuesit shqiptar të Sienës, Erjon Bogdani që do të jetë në rivalitet të fortë me sulmuesin e Parmës, Bernardo Korradi. Sulmuesi i skuadrës emiliane, i lindur në Siena, i cili nuk ka luajtur asnjëherë me fanellën bardhezi do të provojë të ndëshkojë skuadrën e qytetit të lindjes, kurse në anën tjetër, shtatlarti i kombëtares shqiptare, i cili pak nga pak, po pushton zemrat e tifozerisë së skuadrës së tij (dy gola të shënuar në dy ndeshjet e fundit), do të tentojë të realizojë gol edhe kësaj here për të afirmuar gjëndjen e tij të pëlqyeshme në Serinë A. Ndërkohë nga stafi mjekësor i AC Sienës mbërrijnë lajme të mira në lidhje me anën shëndetsore të sulmuesit. Tërheqja në kofshë ëhtë kaluar dhe tashmë Bogdani do të jetë i gatshëm të luajë që nga minuta e parë në ndeshjen kundër Parmës.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 30 Dec 2005 , 14:23

Edhe Livorno kërkon shërbimet e Igli Tares

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Igli Tare, vazhdon të jetë në qendër të merkatos italiane. Kështu pas tratativave mes Parmës dhe Lacios për sulmuesin kuqezi ka ardhur një tjetër ofertë nga klubet e Serisë A. Bëhet fjalë për ekipin e Livornos. Skuadra që edhe këtë sezon po shkon shumë mirë në Serinë A i ka kërkuar Lacios sulmuesin shtatlartë shqiptar. Ky i fundit mendohet nga Donadoni si një nga sulmuesit, që mund t'i shërbejë ekipit livornez. Gjithsesi, edhe për këtë rast bëhet fjalë vetëm për merkato. Në ditët në vazhdim do të kuptohet nëse Tare do të lëvizë nga Lacio apo jo. Pasi ka kaluar festën e Krishtlindjeve në Tiranë, pranë familjes së tij, kapiteni ynë kuqezi është rikthyer sërish në Itali, ku do të kalojë natën e ndërrimit të viteve, për të qenë i gatshëm më 1 janar te Lacio, për të filluar përgatitjet për ndeshjen e radhës në Serinë A.
Ndërkohë, duke folur për të ardhmen e tij në kombëtaren shqiptare, gjatë ditëve të qëndrimit në Shqipëri për Krishtlindje, Igli Tare ka theksuar se nuk do të largohet nga fanella kuqezi edhe për 5 vite të tjera. Gjiganti i sulmit kuqezi thotë se ai mund të mos e mbajë premtimin e tij për largimin nga kombëtarja jonë pas eliminatoreve të Europianit të 2008 ës, nëse skuadra do të ketë nevojë për të. "Kam deklaruar edhe më parë se do të largohem nga kombëtarja, pas eliminatoreve të Europianit të 2008 ës. Por, nëse do të më kërkohet që të qëndroj dhe në qoftë se do ta ndiej veten të aftë për këtë, atëherë do të qëndroj. Megjithëse dëshira është të mos largohesha nga kombëtarja, veçanërisht nga tifozeria e zjarrtë shqiptare që të jep forca edhe në momentet më të dobëta.
Normalisht, në një të ardhme jo shumë të largët unë do ta lë futbollin. Sidoqoftë, besoj se do të luaj edhe për 4 ose 5 vjet futboll. Pastaj, se me çfarë do të merrem, nuk e kam vendosur ende. Mbase do t'u tregoj eksperiencat e mia të rinjve që do të merren me këtë sport mjaft të bukur. Pra, do të mbetem sërish pjesë e futbollit, natyrisht jo duke luajtur, por në ndonjë rol tjetër," - është shprehur Tare, që gjithnjë mbetet një ndër emrat më të lakuar të merkatos italaine.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 30 Dec 2005 , 14:24

Agolli: Shqipëri-Zvicër, si nata me ditën

I rikthyer për pushime në Shqipëri, lojtari komenton ecurinë në kampionatin zviceran me Ksamaksin

"Pasaporta"

Emri: Ansi
Mbiemri: Agolli
Vendlindja Tiranë
Ditëlindja: 11.10.1982
Roli: Mesfushor
Karriera: Tirana '00'-'01 deri 04'-05'(gjysmë sezoni i huazuar tek Apolonia)
Aktualisht: Ksamaks

Ansi Agolli la në fillim të këtij ediconi Tiranën dhe Shqipërinë për Ksamaksin dhe Zvicrën. Në Ksamaks, një qytet i vogël dhe i bukur në Zvicër, me afro 50.000 banorë, kanë mjaftuar vetëm pak muaj që Agolli të bëjë jo pak jehonë. E ka njohur tashmë qytetin dhe futbollin e Zvicrës. Dhe tregon se ndryshimi mes dy vendeve, apo dy kampionateve është shumë i madh. Edhe pse për nga madhësia Shqipëria ngjason shumë me Zvicrën, zhvillimi dhe mentaliteti zviceran nuk ka të krahasuar me vendin tonë. Ashtu sikurse e njëjta gjë ndodh edhe në ecurinë apo nivelin e futbollit të dy vendeve, ngaqë struktura e kampionatit shqiptar dhe atij zviceran është e njëllojtë. Pikërisht, një nga të paktët lojtarë të kampionatit tonë, që la Shqipërinë për një kampionat më të zhvilluar flet pasi kaloi gjysmë sezoni të suksesshëm në Zvicër. Ansi Agolli, pas kalimit tek ekipi i Ksamaksit, ka prekur edhe kombëtaren, çka do të thotë që ai e ndien se ka prekur me njërën këmbë suksesin në karrierë, pasi është konfirmuar më parë te Tirana kampione. Në këtë këndvështrim, mesfushori i majtë flet për ecurinë e dy fazave të para dhe krahason futbollin tonë me atë të Zvicrës, apo jetën mes dy vendeve.
"Blick" e shpall lojtarin më të mirë të huaj
Gazeta "Blick", në Zvicër, bën vlerësime të mira dhe të dobëta për ekipet dhe lojtarët që luajnë në kampionatin zviceran. Kështu, për fazën e parë, ajo ka vlerësuar si lojtarin më të mirë të huaj në kampionatin zviceran Ansi Agollin e Ksamaksit. "Ky ishte një vlerësim mjaft domethënës për mua, - thotë Agolli, - pasi nuk është pak të vlerësohesh jashtë vendit nga shtypi i huaj, aq më tepër kur luan sezonin e parë. Më dha një kënaqësi të veçantë." Ansi Agolli në fakt e nisi shumë mirë karrierën në Zvicër. Ai tregon ecurinë e dy fazave të para dhe arsyet se pse ra në sy shumë shpejt atje. "Ndeshjen e parë me Ksamaksin e zhvillova në Kupën Intertoto, përballë francezëve të Sent-Etienit. U përballëm me një skuadër që kishte një mbshtetje të jashtëzakonshme të tifozëve. Mendoj se luajta një ndeshje të mirë." Ndërkohë, në kampionat shënon gol që në ndeshjen e parë. "Kundër ekipit Young-Boys, në ndeshjen e parë shënova gol. Isha mbrojtës i majtë, sepse skuadra e Ksamaksit luante me një skemë të tillë, që më mbante më shumë pas në mbrojtje se sa në mesfushë. Ky gol u vlerësua shumë dhe më dha një shtysë në ndeshjet e tjera. Trajneri u ndërrua gjatë dy fazave të para. Marrëdhëniet me të dy trajnerët i kam pasur shumë të mira, ashtu sikurse me drejtuesit që më përkrahnin vazhdimisht. Jam ndier ngrohtë," - thotë Agolli. Gjatë dy fazave të para, Ansi Agolli ishte një ndër protagonistët kryesorë të Ksamaksit. "Luajta 16 ndeshje titullar, ndërsa në dy takime isha i skualifikuar. Kam shënuar 4 gola gjithsej dhe mendoj se nuk janë pak, duke qenë se nuk jam sulmues. I kam shënuar edhe Thunit, një ndër ekipet më të mira në Zvicër," - vazhdon mesfushori.
Ksamaksi, "trampolinë" për një sukses më të madh
Kalimi nga Tirana te Ksakmaksi është një sukses personal në karrierë për Ansi Agollin. "Me Tiranën kam luajtur ndeshjen e parë zyrtare, kur trajner i skuadrës ishte hungarezi Temeshvari. Nga ajo kohë jam aktivizuar në fillim si zëvendësues, kurse sezonet e fundit kam qenë titullar. Ndërkohë, gjatë qëndrimit te Tirana për gjysmë sezoni kam luajtur me Apoloninë e Fierit. Në Zvicër, pasi nënshkrova një kontratë 2-vjeçare me Ksamaksin, mendoj se kam hedhur një hap të rëndësishëm në karrierë dhe më shumë e shoh këtë skuadër si një "trampolinë" për një të ardhme më të mirë."
Agolli thotë se gjatë ndeshjeve të kampionatit zviceran, menaxherë e drejtues klubesh të njohura në Europë interesohen vazhdimisht. "Pasi përfunduam një ndeshje, trajneri i Bazelit dhe një menaxher tjetër kontaktuan me mua dhe më thanë që të bisedonim në fund të kampionatit për ndonjë marrëveshje. Një kalim i mundshëm te Bazeli, apo në një skuadër tjetër që përfaqësohet mirë në arenën ndërkombëtare, është sukses për cilindo futbollist. Këtë ëndërroj tani, edhe pse për momentin kam oferta nga skuadra të tjera të një rangu me Ksamaksin apo më poshtë, si në Zvicër, ashtu edhe jashtë. Por nuk kam ndër mend të lëviz këtë sezon."
Shqipëria dhe Zvicra, si nata me ditën
Të gjithë e dinë dhe janë aq të ndërgjegjshëm sa të kuptojnë se Zvicra nuk ka asnjë të krahasur me vendin tonë të prapambetur në Europë, Shqipërinë. Ndryshimi në këtë mes nuk ka lidhje vetëm me anën ekonomike. Mentaliteti është tjetër për tjetër, aq sa Agolli, megjithëse ka në ekip një futbollist tjetër shqiptar, Daniel Xhafën, prapë e ka pasur të vështirë të integrohet me jetën zvicerane. "Zvicra është e pasur, por nuk mendoj se është vetëm ky ndryshimi. Unë nuk kam pirë kafe me asnjë futbollist zviceran të Ksamaksit. Takohemi vetëm në stërvitje dhe në ndeshje dhe jemi shokë. Por ata kanë tjetër mentalitet. Stërviten, bëjnë punët e tyre, çfarë kanë për të bërë, dhe pastaj ngulen në shtëpi. Zvicra është e ftohtë jashtë, por shtëpitë janë të ngrohta, ndoshta zviceranët nga kjo arsye nuk dalin shumë. Në fundjavë ata shkojnë e bëjnë pazar në Francë, sepse mallrat andej janë më lirë. E habitshme kjo për ne shqiptarët, që edhe pse shumë më të varfër shpenzojmë më tepër." Për sa i përket kohës së lirë, Agolli thotë se, përveç stërvitjes, shkon e luan ndonjëherë golf në komplekset e qytetit dhe shumë pak shkon në kafene. Vetmia është bërë armiku numër një për të gjatë kohës që luan me Ksamaksin në Zvicër. "Vetmia ka qenë shqetësimi im më i madh gjatë këtyre muajve në Zvicër. Unë e kaloj pjesën më të madhe të kohës së lirë me Xhafën, megjithëse ai është më ndryshe, sepse ka marrë edhe familjen. Takohem edhe me ndonjë tifoz shqiptar, ose kosovar që punon dhe jeton në qytetin e Ksamaksit. Ndonjëherë luaj golf. Më bëhet shumë qejfi kur shoh në stadium shqiptarë që vijnë me fanellën time dhe përkrahin Ksamaksin."
Edhe futbolli andej me këtej ndryshon shumë
"Ndryshimi qëndron në të gjitha aspektet e mundshme," - thotë Agolli. - Stërvitja, terrenet janë të pakrahasueshme. Çdo gjë ecën si mos më mirë, sipas rregullave dhe normave që ka vendosur shoqëria në Zvicër. Nuk ka diskutime fare, sepse ata nuk pajtohen me asnjë lloj veprimi jashtë disiplinës dhe profesionalizmit. Ndeshjet organizohen në mënyrë perfekte. Lojtari gjatë ndeshjes njeh përgjegjësitë e tij, trajneri gjithashtu të vetat, drejtuesit janë korrektë, gjyqtari i ndershëm. Kur ky i fundit të nxjerr karton të kuq, ose të verdhë, askush nuk merr guximin t'i afrohet e t'i kërkojë llogari. Mediat e deri te tifozët në stadium luajnë një rol të rëndësishëm në futbollin e Zvicrës. Po tregoj një episod. Humbën një ndeshje me Bazelin, 5-3, në një kohë që ishim ne në epërsi gjatë pjesës së parë. Luajtëm një pjesë loje nga më të dobëtat dhe pësuam shumë gola. Unë prisja sharje dhe vërshëllima pas ndeshjes. Por ç'ndodhi? Tifozët na përcollën në duartrokitje nga stadiumi. Kjo na detyroi të gjithëve të luanim e të shkarkonim të gjitha bateritë e të merrnim rezultate më të mira në ndeshjet e fundit." Ndërkohë, korrektësia e drejtuesve dhe përkushtimi i biznesit përkrah futbollit është po kaq i madh. "Presidenti i skuadrës sonë po ndërton një stadium të bukur në qytet. Atij iu dha ky shans, i ndihmuar edhe nga bashkia e shteti. Ky stadium, përveç infrastrukturës, që me ecurinë e punimeve më ka mahnitur, do të ketë përreth mjaft komplekse, që do të shfrytëzohen nga shteti dhe presidenti që ka investuar. E rëndësishme është vepra, sepse shpejt, ky qyteti i vogël në Zvicër do të ketë një stadium të mrekullueshëm. Kur sheh se në Shqipëri nuk ka akoma një të tillë, as në Tiranën e 1 milion banorëve, atëherë pse të mos e pranojmë se jemi vërtet shumë prapa botës së zhvilluar."
Tirana mbetet gjithnjë në zemrën e tij
Agolli është rritur te Tirana dhe si çdo futbollist tjetër, e ka të pamundur të ndahet shpitërisht me ekipin "mëmë". Thotë se nga Zvicra interesohet për çdo ndeshje të Tiranës dhe i vjen keq që skuadra ndodhet aktualisht në vendin e 4-t. Por ama ka besim se Tirana do të kapërcejë shumë shpejt këtë pozicion në klasifikim. "Jam interesuar dhe e kam ndjekur Tirana pas çdo takimi. Me vjen keq që është në vendin e 4-t, por kam besim se nuk do të jenë në këtë vend në të ardhmen. Tirana e ka treguar veten gjithmonë. Me fanellën e saj luajnë lojtarë cilësorë, që zor se mund të pajtohen me këtë vend, çka më bën të besoj se do ta ngrenë shumë shpejt ekipin drejt kreut. Nuk pajtohem me mendimet e disa specilistëve, që i kam parë kohët e fundit dhe që e atakojnë shumë Tiranën, pasi ata duhet ta dinë se në futboll nuk është e thënë të fitosh gjithmonë. Tirana di ta tregojë veten." Ndërkohë, Agolli është stërvitur ca ditë me Tiranën dhe e ka nxjerrë deri diku mallin në Shqipëri. Ai në fillim të janarit do të largohet drejt Zvicrës dhe po bën planet për vitin 2006. "Shpresoj të kaloj një gjysmë sezoni më të mirë në Zvicër dhe kam besim se Ksamaksi do të jetë ndër 10 më të mirat e kampionatit, nisur nga ecuria e fazave të para." Për sa i përket kombëtares, e rëndësishme është që të eci mirë në karrierë, pasi gjithmonë jam gati. "U grumbullova në dy ndeshje, pas kalimit në Zvicër, dhe luajta një pjesë loje me Kazakistanin. Jam gati sa herë ajo të ketë nevojë. Për mua vlen të eci sa më mirë me Ksamaksin." Kurse për të larguar sa më shumë mërzinë, për dy fazat e mbetura mesfushori i majtë ka menduar të marrë edhe familjen në Zvicër.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 30 Dec 2005 , 14:27

Kuqezinjtë në ndërrimin e viteve

Igli Tare: Ndërrimi i viteve në mal
Futbollisti kuqezi bashkë me familjen e tij do ta presë Vitin e Ri 2006 në një darkë speciale të organizuar nga djemtë e skuadrës së Lacios ku ai luan. "Gjithçka e kanë organizuar shokët e skuadrës dhe nuk di të them asgjë rreth organizimit të kësaj feste. Di vetëm që do të shkojmë në mal të gjithë me familjet tona dhe do të festojmë,"- ka thënë shtatlarti Igli Tare. Tashmë i është bërë zakon që për festat e fundvitit të mos i kursejë paratë për të bërë dhurata. Ka kënaqësi kur u bën dhurata të afërmeve dhe natyrisht edhe merr prej tyre.
Viti 2005, për futbollistin shqiptar konsiderohet një vit me të përpjeta dhe disheza. "Por në përgjithësi ka qenë një vit pozitiv për mua," - thotë Tare, ndërsa uron më të mirat për vitin 2006 për sportin shqiptar.
Erion Bogdani, festimet me një darkë modeste
Krishtlindjet për sulmuesit Erion Bogdani kanë qenë tërësisht shqiptare, pasi ai i ka festuar me familjen në Tiranë. Ndërsa ndërrimin e viteve ai do ta presë me shokët e skuadrës, të cilët kanë organizuar një festë në natën e ndërrimit të viteve. "Ekipi po stërvitet, kështu që e kisha të pamundur ta kaloja Vitin e Ri me familjen time. Do ta festoj këtu në Itali me shokët e skuadrës, që kanë organizuar një darkë modeste në pritje të vitit 2006. Nuk kam planifikuar asgjë te veçantë, sepse, siç ju thashë, jemi në fazë përgatitore,"- thotë Erion Bogdani. Ndërsa për sa u përket dhuratave, tashmë ai i ka bërë ato që kishte planifikuar. "Kur erdha për Krishtlindje, u bëra dhurata të gjithëve, prindërve, vëllait, kushërinjve,"- thotë Bogdani. Futbollisti kuqezi, në morinë e dhuratave që ka marrë, ka një dhuratë që do ta veçonte nga të tjerat. "Është një tip xhakete që ma solli si dhuratë promotori im (menaxheri) dhe them se ishte dhurata që më pëlqeu më shumë." Viti 2005, për Erion Bogdanin konsiderohet një vit shumë pozitiv dhe uron që edhe 2006-a të jetë një vit i suksesshëm për gjithë sportin shqiptar dhe futbollin në veçanti.
Foto Strakosha: 2005-a, viti im i dhimbjes
Ish-portieri i kombëtares kuqezi e konsideron 2005-ën një vit që i ka shkaktuar dhimbje. "Në 2005-ën unë mora vendimin për të lënë fushën e futbollit, çka ishte vërtet e dhimbshme për mua,"- thotë Foto Strakosha. Ndërsa ndërrimin e viteve do ta kalojë, si gjithmonë, me familjen dhe me disa miq të ngushtë të tij. "Kemi vendosur që për dy ditë, përfshi edhe natën e Vitit të Ri, të shkojmë në mal, në një vend turistik në Greqi, ku bëhet ski. Do të jem me bashkëshorten, me dy fëmijët e mi dhe me disa miq të ngushtë,"- ka thënë portieri kuqezi. Këtë vit ka menduar më shumë për dhuratat e fëmijëve. Djalit të madh i ka blerë një play-station, ku ai mund të luajë futboll sa herë të dojë, ndërsa të voglit i ka blerë një telefon, meqenëse i bë xheloz që vetëm ai në shtëpi nuk kishte një të tillë. "Fëmijët janë ata që presin orën 24.00 të natës poshtë pemës për të parë se çfarë u ka sjellë babagjyshi i Vitit të Ri. Urimi i tij për vitin 2006 shkon për sportdashësit dhe për futbollin: "Një vit më i mbarë për të gjithë!"
Edvin Murati, darkë franceze në Selanik
Futbollisti Edvin Murati këtë Vit të Ri do ta kalojë me familjen e bashkëshortes së tij franceze. "Vitin e Ri do ta kaloj në Selanik me familjen time. Kanë ardhur edhe prindërit e bashkëshortes dhe kemi vendosur ta kalojmë këtu natën e ndërrimit të vitit,"- ka thënë mesfushori kuqezi. Dhuratat për këtë vit ai i ka bërë që për Krishtlindje dhe, natyrisht, ka marrë shumë të tilla. Vetë Murati do të veçonte si dhuratën më të bukur që ka marrë një kompjuter, por që nuk parapëlqen ta thotë se nga kush e ka marrë këtë dhuratë. Ndërsa vitit që lë pas, për futbollistin kuqezi ka qenë një vit në përgjithësi pozitiv, pavarësisht se mund të ishte edhe më i mirë. "2005-a ka qenë një vit i mirë për mua, por ka edhe më mirë,"- thotë Murati. Ndërsa për sportin shqiptar, ai uron suksese dhe vitin që vjen një vëmendje më të madhe ndaj futbollit.
Besnik Hasi, një festë tipike gjakovare
Kosovari i ekipit tonë kombëtar, Besnik Hasi, edhe këtë vit nuk ka "rrëshqitur" nga tradita e të festuarit të Vitit të Ri me familjen e tij në Gjakovë. "Ashtu si për çdo vit, edhe këtë Vit të Ri do ta kaloj me familjen time në Gjakovë. Mblidhemi të gjithë bashkë, familjarë e miq të ngushtë, dhe festojmë këtu në Gjakovë,"- thotë Hasi. Ndërsa vitin që po lë pas futbollisti kuqezi e konsideron një vit jo dhe aq të suksesshëm për shkak të dmëtimeve që ka pasur dhe që nuk ka mundur të luajë. "Në fillim të vitit 2005 kam pasur një dëmtim në gju dhe për këtë arsye nuk kam luajtur, prandaj nuk e konsideroj një vit të suksesshëm nga ana profesionale,"- ka thënë Hasi, ndërsa veçon se nga jeta private ka pasur një vit vërtet të mbarë e të lumtur. Urimi i Hasit për vitin 2006 është për futbollin shqiptar. "Një vit sa më i suksesshëm në takimet kombëtare dhe sidomos ato ndërkombëtare"- uron kosovari Besnik Hasi.
Indrit Fortuzi, darkë të thjeshtë familjare
Ai ka menduar se të presësh Vitin e Ri me familjen është shumë bukur. Indrit Fortuzi nuk ka bërë asnjë plan festimesh jashtë familjes këtë vit. "Do ta festoj Vitin e Ri me familjen time dhe prindërit. Do jetë një darkë e thjeshtë familjare, ashtu siç e kemi ne traditë,"- thotë futbollisti, i cili pohon se do të mblidhen të gjithë në shtëpinë e tij për të festuar. Ndërsa këtë vit ka bërë dhurata pa fund. Motrës, prindërve, fëmijëve, bashkëshortes, madje dhe fëmijëve të miqve të tij të ngushtë u ka bërë dhurata, sepse për të është shumë e rëndësishme që fëmijët ta ndiejnë Vitin e Ri ashtu siç duhet. Vitin 2005 ai e sheh të ndarë në dy pjesë, në 6 mujore, tamam si një futbollist. "Viti 2005 për mua ka qenë pozitiv në 6-mujorin e parë, kur shkova të luaja në Greqi. Ndërsa 6-mujorin e dytë nuk do ta konsideroja pozitiv. Pata një dëmtim dhe kjo më largoi nga fusha e futbollit,"- thotë futbollisti që tani luan për ngjyrat e Iraklisit, ndërsa uron shëndet dhe fat për futbollistët shqiptarë për vitin që vjen.
Altin Rraklli, i ndarë në dy pjesë
Altin Rraklli ka menduar që këtë vit t'i bëjë qejfin edhe familjes dhe miqve, pasi ka vendosur të festojë me familjen deri në orën 24.00 të mbrëmjes e më pas t'u bashkohet miqve të tij. "Deri në orën 24.00 do të festoj me familjen time, pastaj do të dal me miqtë për të festuar. Kemi prenotuar një lokal dhe do të festoj bashkë me miqtë e mi të ngushtë,"- ka pohuar Rraklli. Ndërsa kur e pyet nëse ka bërë dhurata për këtë vit, ai thotë: "Normalisht që kam bërë dhurata, ashtu si dhe kam marrë. Gjithmonë në raste të tilla unë bëj dhurata,"- ka pohuar Rraklli. Ndërsa ruan me fanatizëm si sekret që nuk do t'ia zbulojë askush faktin se cila ka qenë dhurata më e bukur që ka marrë. Madje nuk pranon të thotë as se nga kush e ka marrë. Por mbyll çdo shteg hulumtimi, teksa thotë se "është sekret, është diçka private dhe intime". Ndërsa vitin 2005 e konsideron një vit herë të mirë e herë të keq, duke i vënë notë mesatare. Urimi për 2006-ën Altin Rraklli e parashtron në formën e një kërkesë: "Uroj për sportin shqiptar një vëmendje më të madhe nga shteti,"- thotë Rraklli.
Nevil Dede feston bashkë me Alimehmetin
Nevil Dede tashmë e ka pronotuar lokalin ku mendon të festojë Vitin e Ri bashkë me familjen dhe më një rreth të ngushtë miqsh, mes tyre dhe trajneri i Tiranës, Krenar Alimehmeti. Përveç trajnerit të Tiranës, gjithë pjesa tjetër e rrethit shoqëror janë miq jashtë fushave të blerta. "Jemi mbledhur disa miq dhe kemi planifikuar që ta kalojmë natën e Vitit të Ri në një lokal këtu në Tiranë bashkë me familjet tona,"- pohon Dede. Viti 2005 për futbollistin e Elbasanit ka qenë një vit i mirë dhe i keq në aspektin profesional, duke pasur si etalon faktin që ka edhe më mirë në jetë. Ndërsa urimin e tij e ka për futbollin. "Uroj sa më shumë fusha futbolli në vitin 2006, ku të stërviten fëmijët dhe ekipet,"- thotë Nevil Dede.
Redi Jupi, 2006-ës një pritje në pub
Sekondat e fundit të ndërrimit të viteve futbollisti Redi Jupi do t'i ndajë me familjen e tij në darkën tradicionale të Vitit të Ri. Pastaj ka vendosur t'i braktisë pas orën 24.00, kur do t'u bashkohet miqve të tij, të cilët kanë planifikuar një mbrëmje të gjatë në një nga pub-et e kryqytetit. "Ndërrimin e viteve kam vendosur fillimisht ta festoj pranë prindërve të mi, ndërkohë që pas orës 24:00 do të shkoj te pub "Bistron 7", ku nën shoqërinë e miqve të mi kemi vendosur të qëndrojmë deri në mëngjes,"- pohon Redi Jupi, që me sa duket ka vendosur ta gdhijë natën e ndërrimit të viteve. Ndërsa për sa u përket dhuratave, ai nuk ka harruar as këtë vit të bëjë të tilla, por ka një veçori, që nuk lodhet shumë për të bredhur dyqaneve e për të kërkuar dhuratën e duhur. I bie shkurt, i jep para në dorë dhe dhurata u bë. "Për sa u takon dhuratave, njërës palë mund t'i jap lekë në dorë, kurse nipërve (djemve të vëllait) u kam blerë lodra të ndryshme, pasi ata janë fëmijë."
Sulejman Starova, darka ende në pikëpyetje
Trajneri më i suksesshëm i vitit 2005, Sulejman Starova, ende nuk ka vendosur asgjë për natën e Vitit të Ri. Ai bashkë me familjarët është ende në dilemë nëse do ta festojnë në shtëpi, në një darkë të thjeshtë mes tyre, apo do të prenotojnë ndonjë lokal, ku të mblidhen edhe me të njohur të tjerë. Por ndërkohë ka projektuar dhuratat që do të bëjë për familjarët. "Do t'u jap para në dorë dhe jam i sigurt se do të jenë shumë të kënaqur," - thotë Starova. Ndërsa vitin 2005 e konsideron një vit përgjithësisht të mirë, duke menduar se gjithmonë ka më mirë dhe që vetë ai synon një vit më të mbarë se kaq. Megjithatë, uron që viti 2006 të sjellë më shumë cilësi në sportin shqiptar.

Post Reply