nuk thonë kot në Shkodër:"T'hyft vetja në qef"vllaznia1919 wrote:Mas i bani komplimente se i rritet menja masanej.
Lajme nga Liga Superiore
Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919
-
- Kuqeblu Perjet
- Posts: 859
- Joined: Mon, 19 Sep 2005 , 11:37
- Skuadra: Ça pyetje?!!!!!
- Location: Tiranë
- Contact:
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
forri wrote:nuk thonë kot në Shkodër:"T'hyft vetja në qef"vllaznia1919 wrote:Mas i bani komplimente se i rritet menja masanej.
vllaznia1919 wrote:Taman naqe.
Hhahahaha, a e shoh e keni per Terezi ju Biles ma ne terezi se PRESIDENCA
Hajt shendet e pare
P.S. Forri , ke do dit qe ke ba mungese , a ke pru rraport :P
Shendet e pare
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Prokuroria, 7 vjet burg dhe 50 milione leke gjobe per Xhanin
Presidenti i Partizanit akuzohet për tjetërsim pasurie dhe mashtrim me shuma të mëdha
Organi i prokurorisë deklaroi fajtor dje të pandehurin Albert Xhani për veprën penale të mashtrimit. Ka përfituar me anë të mashtrimit shumën prej 7 milionë e 100 mijë dollarë, para këto të marra nga shoqëria "Vefa" në kohën kur íshte bashkëpronar me Vehbi Alimuçën në "Vefa & Plus". Sipas prokurorit, i pandehuri Xhani, në bazë të provave të paraqitur në gjykatë, ka konsumuar plotësisht elementet e kësaj vepre penale dhe për këtë duhet të përgjigjet penalisht. Akuza tha gjithashtu se i pandehuri ka shfrytëzuar ortakun e tij Vehbi Alimuça duke i marrë atij shuma të konsiderushme parash nëpërmjet faturave fiktive. Faktin e marrjes së parave e ka deklaruar edhe vetë Alimuça. Pikërisht për këtë akuzë prokuroria kërkoi dënimin e tij me 7 vjet burg dhe detyrimin për të paguar 50 milionë lekë të vjetra. Alimuça është shprehur në seancë se nuk u ndryshonte asnjë presje deklarimeve të bëra më parë kundër Albert Xhanit.
Akuza
Albert Xhani në vitin 1995 formon në Përmet shoqërinë "Plus". Njihet me Vehbi Alimuçën po këtë vit dhe i propozon atij bashkëpunim. Alimuça është shprehur se Albert Xhanin nuk e ka njohur para vitit 1995. Njohja mes tyre ka ndodhur në një panair që zhvillohej në QNK. E ka prezantuar një drejtor i firmës. Ish-bosi është shprehur se këtu ka mësuar për aktivitetin e Albert Xhanit në Përmet. Sipas tij, Xhani kishte në Përmet 18 objekte. Kryesisht ishin fabrika të prodhimit të vajit, ujit të gazuar, pijeve freskuese, shisheve plastike, prodhimit të verërave, park automjetesh dhe shumë të tjera. Ish- bosi deklaroi se Xhani i ka propozuar bashkëpunim. Në dëshminë e tij Alimuça është shprehur se pas verifikimeve e ka parë me leverdi ekonomike bashkëpunimin me Xhanin. Po të njëjtën gjë ka parë edhe Xhani, i cili sipas akuzës e ka shfrytëzuar Vehbi Alimuçën. Alimuça vendos të blejë 51% të aksioneve kundrejt 49% që kishte Xhani. Blerja e katër objekteve: fabrika e vajit, shisheve plastike, ujit të gazuar dhe pijeve freskuese, ka kushtuar 547 530 dollarë amerikanë. Kjo blerje u bë në datën 26 prill 1996. Pas bashkimit të aktivitetit, Alimuça i ka dhënë Albert Xhanit edhe shumën prej 1.733.000 dollarë me qëllim investimi. Këto para janë dhënë në datën 25 gusht 1998. Me një fletmandati paratë kaluan nga llogaria e "Vefës" në llogari të "Vefa & Plus" dhe i janë dorëzuar Xhanit në dorë. Sipas akuzës Xhani i ka mbushur mendjen Alimuçës se aktiviteti i tij ishte shumë fitimprurës dhe për këtë qëllim duhej financuar. I gjendur përballë këtij fakti, Alimuça ka lëshuar mandate në favor të Xhanit. Për të ardhur më 23 janar 1997, kur Albert Xhani i ka kërkuar Alimuçës të shesë të gjitha aksionet e tij. Pra, pjesën e abjekteve të mbetura, që ishin 14 të tilla. Shuma e tjetërsuar nga Xhani është 10 317 200 dollarë amerikanë, ndërsa shuma e përfituar është 5 milionë e 100 mijë dollarë amerikanë. Në datë 29 maj 2004 Albert Xhani vihet në pranga pas një urdhërarresti të lëshuar nga gjykata e Tiranës. Më 1 qershor i komunikohet akuza dhe Xhani kundërshton për gjithçka. Në mesin e qershorit i pandehuri lihet i lirë nga gjykata e Apelit. Sipas prokurorit, i pandehuri ka lidhur një kontratë me Ministrinë e Mbrojtes, në bazë të së cilës do të shfrytëzonte ambientet e saj për Sport Klub Partizanin. Akuza është shprehur se Xhani përveçse ka pasur precedentë në drejtësi për tjetërsim pasurie, e ka vazhduar aktivitetin e tij të paligjshëm në emër të të qenit president i një klubi futbolli. Albert Xhani nuk ka paguar asnjë lekë për ambientet e Ministrisë së Mbrojtes, gjë kjo që ka detyruar organin e prokurorisë të ngrejë akuzën e shpërdorimit të detyrës
Asnjë reagim nga klubi
Ndërkohë që gjatë ditës së djeshme e gjithë vëmendja e shtypit sportiv është fokusuar te prezantimi zyrtar i Sulejman Starovës në postin e trajnerit të Partizanit, jo shumë larg nga klubi i kuq organi i prokurorisë ka deklaruar fajtor presidentin e të kuqve Albert Xhani për veprën penale të mashtrimit. Ndërkohë që nga prokurori kanë ardhur lajmet për një çështje të tillë, në ambientet e klubit të kuq askush nuk ka dashur të komentojë një fakt të tillë. Drejtuesit e tjerë të Partizanit, përfshi këtu edhe bashkëpresidentin Angjeli, kanë preferuar të qëndrojnë në qetësi duke mos u prononcuar fare e duke e konsideruar atë një çështje që nuk u përket dhe ku klubi s’ka të bëjë fare.

Kam munguar sepse,zakonisht unë shkruaj mbasdite(sepse kemi internet te puna),të shtunën dhe të dielën kam qënë pushim.Në shtëpi s'mujta me u lidh me internet sepse siç dihet Albtelekom-i jon është copë-copë dhe ka më shumë se 4 ditë që s'mund të lidhem nga shtëpia.Gjithsesi :ju kërkoj ndjesë!Admin wrote:forri wrote:nuk thonë kot në Shkodër:"T'hyft vetja në qef"vllaznia1919 wrote:Mas i bani komplimente se i rritet menja masanej.vllaznia1919 wrote:Taman naqe.
Hhahahaha, a e shoh e keni per Terezi ju Biles ma ne terezi se PRESIDENCA
Hajt shendet e pare
P.S. Forri , ke do dit qe ke ba mungese , a ke pru rraport :P
Shendet e pare
Respekte!
Para VLLAZNIA!
-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
forri wrote:Kam munguar sepse,zakonisht unë shkruaj mbasdite(sepse kemi internet te puna),të shtunën dhe të dielën kam qënë pushim.Në shtëpi s'mujta me u lidh me internet sepse siç dihet Albtelekom-i jon është copë-copë dhe ka më shumë se 4 ditë që s'mund të lidhem nga shtëpia.Gjithsesi :ju kërkoj ndjesë!Admin wrote:forri wrote:nuk thonë kot në Shkodër:"T'hyft vetja në qef"vllaznia1919 wrote:Taman naqe.
Hhahahaha, a e shoh e keni per Terezi ju Biles ma ne terezi se PRESIDENCA
Hajt shendet e pare
P.S. Forri , ke do dit qe ke ba mungese , a ke pru rraport :P
Shendet e pare
Respekte!
Hhhahahhahha
Forri pa problem naqe , se e kisha me qesh e ske nevoj hic me kerku falje , biles je tregu shum i gatshem qe nga dita qe je rregjistru , ku ate e tregojne edhe shkrimet tuaja !!!
Shendet e gjith t' mirat !!!
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Partizani-Lushnja shtyhet për të ditën e dielë
Shtyhet dita e ndeshjes së javës së 15-të të kampionatit shqiptar të futbollit, Partizani-Lushnja. Ky ka qenë lajmi më i fundit që është mësuar mesditën e djeshme në ambientet e FSHF-së. Sipas zyrtarëve të institucionit më të lartë të futbollit në vendin tonë, takimi mes këtyre dy skuadrave, i cili ishte parashikuar për t’u luajtur të ditën e premte më 2 dhjetor,është shtyrë për të ditën e dielën më 4 dhjetor. Gjithcka ka ardhur pas një kërkesë të drejtoit të stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”, i cili nëpërmjet një kasi të sjellë në FSHF, ka kërkuar që ky takim të luhet tre ditë më vonë se sa ishte parashikuar në kalendar. Sipas zotit Tare, një gjë e tillë bëhet për shkak se fusha e këtij stadiumi nuk e përballon dot, duke qenë se në të do të luhet një tjetër ndeshje të mërkurën. Kerksa e drejtorit te stadiumit është marrë parasuysh nga FSHF, e cila ka shtyrë takimin për tre ditë më vonë.

A funksionon realisht shorti i gjyqtarëve?
Shorti i gjyqtarëve të kampionatit tonë prej shumë kohësh ka humbur origjinalitetin e tij. Ndryshe nga sezonet e tjera, shorti i gjyqtarëve, i cili zhvillohet në federatë, i përngjan një pazari "alla shqiptarçe". Të gjithë kërkojnë të bëjnë atë që duan dhe të gjithë në njëfarë mënyre ia arrijnë qëllimit për të marrë këtë apo atë gjyqtar. Pra, thënë shkurt, shorti i gjyqtarëve është një katrahurë që asnjëherë nuk e merr vesh se çfarë ngjet. Gjyqtarëve u caktohen dhe u hiqen ndeshjet në bazë të shijeve të njërit apo tjetrit klub. Në fakt, kjo histori ka nisur që në javët e para të kampionatit. Shumë klube filluan të kontestonin gjyqtarë shumë të mirë, të cilët jo vetëm që gjykojnë drejt, por mbajnë edhe stemën e FIFA s dhe normalisht janë më të mirët në qarkullim në vendin tonë. Sekretarë klubesh, presidentë dhe mjaft drejtues skuadrash kërkojnë që t'u shkojë patjetër e tyrja.
Shorti, atje ku ndodhin nga të gjitha
Shkak për këtë shkrim në fakt është bërë një ngjarje e ndodhur para disa ditëve. Një gjyqtari të mirë të kategorisë superiore, shorti i caktoi një ndeshje shumë të rëndësishme. S'ka shumë rëndësi se cila ishte. Por menjëherë telefoni celular bëri punën e tij. Presidenti i x ekipi u njoftua për gjyqtarin e takimit, të cilin rastësisht nuk e kishte me sy të mirë, paçka se 2 javë më parë e kishte gjykuar mirë ekipin e tij. Menjëherë në drejtim të shefit sektorit të garave erdhi një telefonatë, ku kërkohej të ndryshohej gjyqtari, pasi filan ekip nuk e pëlqente. Ndonëse gjyqtari nuk u ndryshua, në sy të binte fakti se sa fuqi kanë drejtuesit e ekipeve në caktimin e gjyqtarit. Madje këtë të fundit e thirrën në FSHF dhe e këshilluan që të gjykonte mirë. Nga ana tjetër, të pranishmit në short gjithmonë kanë sjellë probleme dhe vendosin se cili gjyqtar është simpatizant i filan apo fistek ekipi. Thjesht, shorti është një "pazar", ku malli shihet dhe më pas kthehet nëse nuk u pëlqen klubeve.
Federata, ajo që pranon presionin
Degjenerimi i shortit të gjyqtarëve nuk është bërë vetëm nga klubet. Këto të fundit kanë përfituar nga mirësia e federatës dhe tani nuk dinë asnjë tjetër veçse "më pëlqen dhe nuk më pëlqen gjyqtari". Nga ana tjetër, sektori i garave dhe FSHF, për të qenë në rregull me palët, pranon tekat e të gjitha skuadrave gjoja në të mirë të garës. Në fakt, drejtuesit e federatës, duke u plotësuar kushtet klubeve, humbasin fuqinë dhe kredibilitetin e tyre. Për hir të garës hidhen në short 2 3 gjyqtarë që u pëlqejnë klubeve dhe lihen jashtë gjyqtarë të tjerë. Po kështu ka pasur raste që nën presionin e ekipeve të ndryshme gjyqtarët janë ndryshuar një ditë para ndeshjes.
Kaosi, ai që nuk po ndalet
Problemi kryesor që po ndodh tani gjatë shortit të gjyqtarëve duket se për momentin nuk ka asnjë zgjidhje. Drejtuesit e sektorit të garave vazhdojnë duke toleruar dhe u lënë dorë të lirë skuadrave të ndryshme. Madje nga drejtuesit e federatës arrihet deri aty sa të merren vendime, këshillime dhe plot gjëra të tjera para një takimi. Duket se kjo histori do të vazhdojë gjatë. Një fjalë e urtë thotë se koha duket që në mëngjes. Pra, sektori i garave nuk ka mundësi që ta mbyllë "shtegun" dhe të disiplinojë shortin e gjyqtarëve, pasi që në fillim të kampionatit ka toleruar ndaj klubeve.

FSHF: Një gjyqtar i huaj kushton 5.000 euro
Partizani ka kërkuar gjyqtar të huaj për ndeshjen ndaj Elbasanit në "Ruzhdi Bizhuta", por Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka deklaruar se për një gjë të tillë nuk ka kohë. Njëkohësisht, FSHF ka shtuar se në ndeshjet e kampionatit shqiptar mund të gjykojnë të huajt, por në këmbim të 5.000 eurove të paguar në Federatë. Zëdhënësi i shtypit, Nurishmi, thotë se "Partizani nuk ka sjellë kërkesë zyrtare dhe, nëse vjen një kërkesë e tillë, Partizani duhet të paguajë 5 mijë euro". Shorti i gjyqtarëve për javën e 16-të do hidhet të premten.
Partizani ka kërkuar gjyqtar të huaj për ndeshjen ndaj Elbasanit në "Ruzhdi Bizhuta", por Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka deklaruar se për një gjë të tillë nuk ka kohë. Njëkohësisht, FSHF ka shtuar se në ndeshjet e kampionatit shqiptar mund të gjykojnë të huajt, por në këmbim të 5.000 eurove të paguar në Federatë. Zëdhënësi i shtypit, Nurishmi, thotë se "Partizani nuk ka sjellë kërkesë zyrtare dhe, nëse vjen një kërkesë e tillë, Partizani duhet të paguajë 5 mijë euro". Shorti i gjyqtarëve për javën e 16-të do hidhet të premten.
-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Tirana lë pas porte tifozerinë elbasanase
Për të parën herë në këtë sezon, klubi më i madh i vendit po harton një plan për kalimin në shkallët fundore të tifozerisë mike
Ashtu siç ndodh gjithmonë, në kampin bardheblu të kryeqytetit ka dalë çudia e radhës. Këtë herë nuk bëhet fjalë për heshtjen e shtypit, e cila është kthyer tashmë në një gangrenë, por për ndeshjen Tirana – Elbasani, e konkretisht për tifozerinë e kësaj të fundit. Nga kampi i kampionëve kryeqytetas mësohet se tifozeria elbasanase që do të udhëtojë drejt stadiumit “Selman Stërmasi” të Tiranës, do të ulet në shkallët fundore (pas portës veriore) të këtij stadiumi dhe jo në tribunat përkarshi siç ka ndodhur në të gjitha rastet e tjera. Në radhët e drejtuesve të bardhebluve janë të qartë tashmë se nga Elbasani do të vijnë disa autobuzë me tifozë që do të mbështesin ekipin e tyre të zemrës, por për arsyet e ndryshimit të destinacionit të tribunave sportive ende nuk është mësuar asgjë. Burime tepër të sigurta nga klubi më i madh i vendit theksojnë se kjo është një praktikë e njohur edhe në vende të tjera të botës, ku tifozeria mike ulet në një cep të stadiumit, por përse pikërisht në ndeshjen ndaj Elbasanit u zgjodh kjo praktikë, ende askush nuk i jep përgjigje. Në stadiumin “Selman Stërmasi”, gjatë vitit të fundit janë bërë punime serioze dhe në njëfarë mënyre i kanë kthyer atij një pamje vërtet të bukur, pavarësisht se pjesa më e madhe e shkallëve janë akoma prej betoni të disniveluar. Vendosja e shkallëve në tribunën përkarshi, ka shtuar jo vetëm numrin e vendeve, por mbi të gjitha i ka dhënë këtij stadiumi një pamje për t’u pasur zili. Që nga fillimi i kampionatit, tribuna përkarshi rrallë është mbushur, madje, mund të thonim se ajo është mbushur vetëm në takimin që Tirana ka patur ndaj Partizanit, ku edhe fitoi me rezultatin e ngushtë 1:0. Sipas drejtuesve të klubit, numri i madh i tifozerisë që pritet në stadium, është dhe një nga arsyet pse miqtë nga Elbasani do të kalojnë në shkallët fundore të stadiumit. Shumë vetë e kanë kundërshtuar këtë ide, duke e konsideruar si një diskriminim të tifozerisë mike. Madje ideja e kalimit të tifozëve miq në shkallët pas portës veriore përbën një rast unikal për sezonin e sivjetëm në kampionatin shqiptar. Ndoshta kjo është menduar nga drejtuesit e klubit si një mënyrë e mirë për të evituar vandalizmat, që gjenerojnë thyerje të stolave, siç ndodhi në takimin e derbit ndaj Partizanit, ku tifozeria e këtij të fundit theu një numër të madh stolash plastikë, të sapomontuar në shkallët e stadiumit “Selman Stërmasi”. Nga ana tjetër, zëra nga pala kundërshtare (elbasanase) e kanë cilësuar këtë veprim si mjaft tendencioz dhe se asnjë arsye nuk e justifikon një vendim të tillë. Kjo është hera e parë që klubi ka në plan të spostojë drejt shkallëve fundore tifozerinë mike.

KOMISIONI I DISIPLINES
Futbollisti i K.F. “Tirana”, Saimir Patushi, per goditje te kundershtarit , denohet me 4 ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik dhe 20.000 leke gjobe.
FEDERATA SHQIPTARE E FUTBOLLIT KOMISIONI I DISIPLINES VENDIM I KOMISIONIT TE DISIPLINES Nr.27 date 14 dhjetor 2005 Komisioni i Disiplines te F.SH.F. ne mbledhjen e tij te dates 14/12/2005, pasi mori ne shqyrtim relacionin e paraqitur nga Sektori i Garave dhe reklamimet e bera nga klubet, si shqyrtoi dokumentacionin dhe provat filmike, V E N D O S I: 1 – Futbollisti i ekipit U-19 te Tomorrit, Polizoi Ikonomi, per goditje me grusht te kundershtarit, ne baze te nenit 25/1.b) te K.D.Sportive denohet me 8 (tete) ndeshje pezullim nga aktiviteti. 2 – Futbollisti i ekipit U-19 te Luftetarit, Mirel Braimi, per ofendim te arbitrit, ne baze te nenit 25/7 te K.D.Sportive denohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti. 3 – Ekipi i “Terbunit” te Pukes, per aktivizim te lojtareve te pafederuar ne ndeshjen “Terbuni” – “Dajti”, ne baze te nenit 23/31 te K.D.Sportive, humbet ndeshjen me rezultatin 2 – 0. 4 – Futbollisti i K.F. “Tirana”, Saimir Patushi, per goditje te kundershtarit ne ne ndeshjen “Lushnja” – “Tirana”, ne baze te neneve 25/1, 19, 14 e 4 te K.D.Sportive, denohet me 4 (kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik dhe 20.000 (njezet mije) leke gjobe. 5 – Persa i perket pretendimit te K.F. “Lushnja”, per perseritje te ndeshjes “Lushnja” – “Tirana”, ky pretendim eshte i pambeshtetur ne rregullore dhe ne fakte. Kunder vendimit lejohet ankim brenda 5 diteve ne Komisionin e Apelit te F.SH.F. KRYETARI SEKRETARI ANETAR Eno Bushi Ramazan Rragami Sokol Prifti

Kalendari rezervon “përplasje gjigantësh”
Në letër as Elbasani, as Partizani dhe as Tirana nuk mund të quhet si favorit pasi të tria këto skuadra do të luajnë përballë njëra-tjetrës në dy javët e fundit të fazës së dytë të Superligës. Ndoshta bardheblutë janë ata që do të kalojnë nga shiu në breshër në këto dy javë kampionat. Të premten, kampionët në fuqi do të presin në stadiumin “Selman Stërmasi” Elbasanin. Djemtë e teknikut, Daja, nuk do të mund t’i lejojnë vetes luksin e humbjes së një ndeshjeje tjetër, kështu që do të kërkojnë shpagim për humbjen e javës së kaluar pikërisht ndaj kampionëve në fuqi. Nga ana tjetër, bardheblutë tashmë të linçuar drejt kreut do të “marrin hak” për disfatën me verdheblutë në fazën e parë në “Ruzhdi Bizhuta”. Të kuqtë e Starovës do të udhëtojnë drejt Shkodrës për të kërkuar kryesimin, duke shpresuar edhe në ndonjë dhuratë krishtlindjesh nga bardheblutë e Alimehmetit.

Java e 19-të ndahet në “copa”
Ndeshjet e javës së 19-të të Superligës, do të zhvillohen në tri ditë të ndryshme gjatë fundjavës dhe jo në një ditë të vetme. Kështu, ndeshja Lushnja-Dinamo do të ngrejë siparin e kësaj jave, sepse do të luhet të premten në stadiumin “Roza Haxhiu”, ndërsa të dielën do t'i mbyllë ndeshjet e kësaj jave ndeshja Elbasani-Besa. Tri ndeshjet e tjera, Partizani-Shkumbini, Teuta-Skënderbeu dhe Vllaznia-Tirana, që priten me mjaft interes nga sportdashësit, do të luhen të shtunën. Një fakt të tillë e ka bërë të ditur shefi i garave në FSHF, Hito Hitaj, i cili ka konfirmuar gjithashtu edhe dy federimet e vetme të merkatos së dimrit, të cilat janë Kuli që ka kaluar tek Lushnja dhe Rizvanolli që do të jetë lojtar i Elbasanit.Gjithashtu, Hitaj ka shtuar se ka marrë një kërkesë me shkrim nga klubi i Elbasanit, që të mos lejojë federimin e Bledar Devollit me asnjë skuadër tjetër të Superligës.

Gashi, “bilbili” i Vllaznia – Tirana
Idriz Gashi do të jetë “Bilbili” i kryendeshjes së javës së 19-të të Superligës Vllaznia – Tirana. Shorti i hedhur dje në Federatën Shqiptare të Futbollit ka caktuar pikërisht Gashin për takimin e “Loro Boriçit”. Gashi do të ndihmohet nga anësorët e tij, Guçe dhe Miho. Ndërsa ndeshjen e sotme, Lushnja – Dinamo, do ta gjykojë i riu Ervis Peza, i asistuar nga anësorët Doda dhe Biçaku. Për takimin e “Qemal Stafës” midis Partizanit dhe Shkumbinit është caktuar treshja e gjyqtarëve Cekaj – Avdo – Salaj. Takimi i “Niko Dovanës” midis Teutës dhe Skënderbeut do të drejtohet nga Lapi – Mali – Lamçe. Ndërsa ndeshjen e së dielës, Elbasani – Besa, do ta gjykojë Mentor Sopiani, i ndihmuar nga Pregja dhe Maloku.

Rrezohet pankina e Demollarit
Skuadra bardhekaltert eshte ne “rendin e dites” te qytetareve te Peqinit, te cilet nuk eshte e teper te thuhet se nje pjese te halleve e ndajne me te. Ndaj perballe paraqitjes shqetesuese, ajo eshte bere objekt i diskutimeve te shumta, sidomos pas dy humbjeve te pesuara ne startin e gjysmes se dyte te kampionatit, me Partizanin e Tiranen. Keto humbje bene qe Shkumbini te zhvendoset ne vendin e nente, pozicion qe e largon ate nga kategoria superiore. Ka qene dhe kjo arsyeja qe tifozeria peqinase ka pritur me mjaft interes zhvillimet e fundit dhe masat e drejtuesve te skuadres, per ta nxjerre ate nga udhekryqi ku eshte futur.
Largimi i teknikut
Nese pak dite me pare ishin hedhur dyshime qe megjithate zyrtarisht nuk pohonin, si largimin, ashtu dhe rikonfirmimin e Sulejman Demollarit ne krye te pankines se Shkumbinit, tashme gjithcka eshte e qarte. Demollari nuk do te jete me ne drejtimin e skuadres peqinase. Largimi i tij nga pankina peqinase, te marten pasdite, nuk eshte shoqeruar me bujen e madhe, sic ka ngjare per 10 raste te tilla sidomos gjate viteve te fundit.
Pas zhgenjimit qe pesuan peqinasit nga ajo paraqitje mjaft e dobet qe beri Shkumbini nen drejtimin e Ferkos, menjehere u bene levizje, per te bere te mundur ndryshimin e gjendjes, qe kishte pllakosur futbollin peqinas. Dhe shenjat e para u duk se po sillnin nje fryme te re drejtuese, kur ne pankinen e Shkumbinit, u ul nje emer i njohur i futbollit shqiptar, si Sulejman Demollari. Per te fituar kohe, ai iu pervesh punes per te arritur dicka ne permiresimin e situates. Nderkohe, fitorja me Partizanin ne Peqin dhe barazimi me Tiranen ne “Selman Stermasi” krijuan idene se tek Shkumbini po permbysej gjithcka e keqe, jo vetem ne rezultate, por me shume ne ate qe skuadres po i rikthehet besimi ne nje vazhdimesi pozitive ne ndeshjet e ardhshme. Barazimi me Vllaznine dhe fitorja me Besen ne Peqin e lehtesuan emocionalisht Demollarin, per barren e rende qe kishte marre persiper. U duk se gjerat do te vazhdonin per mire, megjithese skuadra manifestonte nje pergatitje jo ne nivelin e duhur fizik e taktik. Gjithsesi, tifozeria peqinase e cila e ka kthyer futbollin ne ushqim te perditshem kishte kerkesa maksimale dhe nuk mund te pajtohej me nje gjendje te tille te skuadres. Humbjet shokuese nxorren ne plan te pare domosdoshmerine e ndryshimit dhe kjo ne radhe te pare ne pankine.
Humbja me Tiranen qe tronditi
Humbja qe i shkaktuan bardheblute Shkumbinit shkaterroi gjithcka, sepse skuadra peqinase kaloi ne vendin e parafundit. Interpretimet rreth kesaj situate jane te shumta dhe nga me te ndryshmet, por me teper se gjithcka, pikepyetjet dhe akuzat me te medha te opinionit sportiv, perfshi ketu edhe te specialisteve, u ngriten ndaj trajnerit. Demollari u “akuzua” se nuk po e justifikonte aspak besimin qe i dha Shkumbini, per ta drejtuar ne realizimin e objektivit te mbijeteses. Pakenaqesite kane shkuar deri aty sa ta paraqitnin pranine e tij ne pankinen peqinase si te panevojshme! Keshtu, ne opinionin sportiv peqinas qarkullojne mendime per nje mungese te disiplines ne skuader, per moszhvillimin e nje stervitje intensive te domosdoshme per te perballuar 90 minuteshin e nje ndeshje. “Eshte larguar per mungese rezultatesh e te nje disipline rigoroze ne skuader”, shprehet sekretari i Shkumbinit, Astrit Isaj. “Situata e krijuar, nderpreu natyrshem punen e Demollarit ne vazhdimesine e saj”.
Largime te tjera te Shkumbini
Largimi i teknikut Demollari eshte shoqeruar edhe me largime te disa futbollisteve te tjere si Taci, Maho dhe i ardhuri i fundit Kruja. Sipas drejtuesve te Shkumbinit, ata nuk po e justifikonin besimin qe u dha kjo skuader. Pakenaqesite ndaj tyre, por edhe te tjereve te larguar me pare, shkuan deri atje sa perpara nje niveli aspak te diferences se shfaqur me elemente te tjere, u quajten te panevojshem per te qendruar me gjate ne perberje te Shkumbinit.
Gjetja e trajnerit te ri
Ne situaten me te re te krijuar tek Shkumbini, pas largimit te trajnerit Sulejman Demollari, ajo qe bie ne sy eshte domosdoshmeria e gjetjes se njeriut te duhur qe te mos thellohet me tej gropa e madhe e rrezikut te renies. Ne ambientet sportive te Peqinit diskutohen emra te ndryshem. Nga me te lakuarit eshte Astrit Sejdini, qe e ka drejtuar edhe me pare kete skuader. Megjithese asgje nuk eshte percaktuar ende, zgjedhja e re duhet te jete e matur dhe studiuar mire, pasi duhet shume pune per te bere qe skuadra peqinase te dale nga gjendja kritike ne te cilen ndodhet. Shkumbini nuk ka me kohe per eksperimente.