Hamdi Salihi nenshkruan per ekipin grek Panionios

Ketu ndodhet te gjithe ato tema, te cilat jane te vjetra apo ne te cilat nuk diskutohet.
Post Reply
Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Hamdi Salihi nenshkruan per ekipin grek Panionios

Post by Admin » Sat, 05 Feb 2005 , 02:14

Salihi: Vllazni, faleminderit për gjithçka!



Hamdi Salihi nuk ka ndërruar ngjyrën e ekipit, por vetë ekipin. Sepse Panioniosi, ashtu si edhe Vllaznia, ka ngjyrën e vet karakteristike, kuqeblu. Panionios, ashtu si edhe Vllaznia, kanë gjithashtu edhe një gjë tjetër të përbashkët. Ato janë klubet më të vjetra në Greqi dhe në Shqipëri. Panioniosi është themeluar në vitin 1897, ndërsa Vllaznia është themeluar në vitin 1919. Por Panioniosi ka edhe diçka tjetër, diçka më intime, që e afron talentin shkodran me këtë klub të njohur grek. 17 vjet më parë, fanellën e këtij klubi e patën veshur për herë të parë dy bashkëqytetarë të Hamdi Salihit, Lulëzim Bërsheni dhe Arvit Hoxha. Edhe ata ishin talente, madje njëri prej tyre, Lulëzim Bërsheni, ishte ndër më të rrallët. Atëherë Luli nuk ishte më shumë se 18 vjeç. Ai u bë që në fillim një nga emrat simbol të këtij klubi. Që në vitin e tij të parë me këtë ekip, 1988, Panioniosi fiton për herë të parë Kupën e Greqisë. Protagonist i kësaj fitoreje historike ishte edhe shqiptari Bërsheni. Por Panionios nuk njohu vetëm melodinë e bukur shkodrane. Shkodranët u bënë protagonistë që pranë klubit të njohur të afrohen mjaft talente shqiptare, që do t'i jepnin këtij klubi ndër vite shkëlqimin e vërtetë. Tamam 10 vjet pas fitores së Bërshemit, Panioniosi do të ngrinte përsëri lart Kupën e Greqisë. Edhe kësaj here protagonist i kësaj fitoreje të veçantë ishte një shqiptar, Foto Strakosha. Por midis këtyre emrave të mëdhenj, Panioniosi ka njohur edhe futbollistë të tjerë shqiptarë, që i kanë dhënë emër klubit të vjetër. Këtu kanë luajtur dhe njohur shkëlqimin e tyre edhe Sulejman Demollari, por edhe Arian Bellaj. Pikërisht në këtë portë të njohur, që ende ruan simbolin shqiptar Strakosha, ka trokitur sot Hamdi Salihi, një prej talenteve më të reja të futbollit tonë. Shtypi vendës e ka pritur mjaft mirë 21-vjeçarin nga Shkodra, teksa nën titullin "Bum metagrafik" shkruante: "Në një deklaratë për shtyp, Panioniosi njoftoi se mori lojtarin e talentuar, Hamdi Salihi. Ai është anëtar i ekipit Shpresa të vendit fqinj. Salihi ka lindur më 19 janar 1984 dhe është një nga talentet më të mëdha të futbollit shqiptar. Çështja "Salihi", në prill të vitit 2004 u diskutua te Bolonja, pas ndërhyrjes së shqiptarit të njohur Igli Tare. Përveç Bolonjës, për këtë lojtar, interes shfaqi edhe Udineze, Peruxhia, por edhe dy skuadra gjermane. Hamdi Salihi është lojtar i Vllaznisë së Shkodrës dhe është golashënuesi më i mirë i kampionatit shqiptar. Ai ndodhet midis zgjedhjeve të Brigelit edhe për ekipin kombëtar shqiptar." Kështu shkruan shtypi grek për mesfushorin tonë, ndërsa Salihi ka qenë dje tërë ditën në shoqërinë e portierit të kombëtares sonë, Foto Strakosha. Legjenda e portës shqiptare i ka ndenjur kudo pranë djaloshit shkodran. Të dy së bashku kanë qenë të ftuarit e bashkëpresidentit të njohur të Panioniosit, Arqilea Beos. Salihi dhe Beo kanë komentuar gjatë një projekt-kontratë, që është afruar për zgjidhje. Por futbollisti shkodran e ka kundërshtuar, duke insistuar në rritjen e shumës së parave të afruara dhe uljen e kohës së kontratës. Më në fund, të dyja palët kanë rënë dakord. Në kontratën e re shkruhet se ajo ka vlerë 6-mujore, por mund të shtyhet edhe për 3 vjet. Kështu tha mbrëmë, menjëherë pas nënshkrimit të saj, futbollisti Hamdi Salihi. I pyetur nga "Sporti shqiptar" nëse ishte i kënaqur me kontratën që i ishte afruar apo me pritjen e bërë, Salihi tha: "Po, jam shumë i kënaqur." Hamdi Salihi, në bisedën e bërë mbrëmë vonë, nuk harroi t'u kërkonte të falur tifozëve të zjarrtë shkodranë. "Unë u rrita në gjirin e tyre,- tha ai,- dhe do t'i kem gjithnjë për zemër. Ata do të jenë edhe këtu në Greqi frymëzimi im. Unë jam shkodran dhe e kam për nder që jam i tillë. Në ndeshjen e Shpresës me Ukrainën, që do të luhet në Shkodër, do t'i nderoj të gjithë." Emri i futbollistit shkodran Hamdi Salihi u dëgjua për herë të parë në mjedisin sportiv grek, kur për të interesohej skuadra e Ergotelisit. Më vonë, interesim të veçantë paraqiti AEK-u, por pa arritur të kontaktojë me talentin shqiptar. Më vonë, Salihi ishte i ftuar i skuadrës së njohur greke, Egalios. Ndërsa tani ai nënshkruan një kontratë me klubin më të vjetër grek, Panionios. I pyetur për shumën e re të firmosur në kontratë, Salihi nuk deshi ta bënte publike. "Mjafton që ajo i plotëson kërkesat e mia,"- tha mbrëmë vonë për "Sportin shqiptar" futbollisti ynë i talentuar Hamdi Salihi, i cili tha se do të udhëtojë drejt Shqipërisë të dielën, ndërsa të martën do të jetë i pranishëm në Shkodër, në stadiumin ku ka shkëlqyer ndër vite, në "Loro Boriçi".

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 05 Feb 2005 , 13:48

:cry: .Salihi do te kete nr 38!Te pakten nuk ka nderruar ngjyra! :cry:

Post Reply