Kategoria e Pare

Diskutoni rreth ecurise , rezultateve , etj. të Kampionatit Shqiptar

Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Kategoria e Pare

Post by GOLDIAN » Sun, 17 May 2009 , 11:10

ADA PASKA FITU ME GJIROKASTREN
HALLALL I QOFTE
KUSH JANE SKUADRAT QE DO NDESHEN NE PLAY OFF
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Kategoria e Pare

Post by Skodrinon » Sun, 17 May 2009 , 18:08

gramozi e kastrioti m'duket

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Kategoria e Pare

Post by GOLDIAN » Sun, 17 May 2009 , 18:13

Skodrinon wrote:gramozi e kastrioti m'duket
gramozi asht skuadra e taci oil apo jo?
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kategoria e Pare

Post by fpjalmi » Sun, 17 May 2009 , 19:18

me duket se po

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Kategoria e Pare

Post by Skodrinon » Sun, 17 May 2009 , 19:19

GOLDIAN wrote:
Skodrinon wrote:gramozi e kastrioti m'duket
gramozi asht skuadra e taci oil apo jo?
po

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kategoria e Pare

Post by fpjalmi » Sun, 17 May 2009 , 19:19

mireboll qe na shpetoj ada pa ra ne kategorine tjeter

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Kategoria e Pare

Post by GOLDIAN » Sun, 17 May 2009 , 20:47

ishalla po dalin ne superiore te shofim apo shpenzon nej milion euro taci per ta
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kategoria e Pare

Post by fpjalmi » Sun, 17 May 2009 , 21:11

taqi edhe e ban goldi .

ka lek sa te dush .

njaqe lek sa ka vu per milanin qwe erdhi ne tirane ,mund ta mbajn skuaden e tij nder ma te mirat ne superiore

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Kategoria e Pare

Post by Skodrinon » Wed, 17 Jun 2009 , 21:52

Sabah Bizi tra jneri i U-17 të Adës

Emërimet e reja tek ekipet zinxhir të Adës kanë vazhduar. Kështu pas emërimit të Brikeno Bizit si trajner i ekipit
të 19- vjeçarëve të këtij klubi, dje ka ardhur edhe një emërim tjetër. Bëhet fjalë për Sabah Bizin që do drejtojë ekipin e 17 vjeçarëve. Vendimi është marrë nga presidenti Pjetri dhe stafi i tij teksa iu kanë besuar ekipet zinxhir
të klubit të tyre, babë e bir, dy emra mjaft të njohur në futbollin shkodran e më gjerë. Kuptohet që drejtuesit e
Adës dëshirojnë të ndërtojnë një sistem të mirëfilltë ekipesh zinxhir në mënyrë që ata të punojnë edhe për perspektivën dhe jo vetëm për të sotmen. Pavarësisht kësaj, duhet përmendur fakti se skuadra velipojake është dalluar në vite për punën me ekipet zinxhire dhe me elementët e rinj.

vllaznimi sportiv

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Kategoria e Pare

Post by GOLDIAN » Wed, 17 Jun 2009 , 22:48

PACIN SUKSESE FAMILJA BIZI ME ADEN E ISHALLA NXJERRIN SA MA SHUME TALENTA
kush a trajner i skuadres se ades???
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Kategoria e Pare

Post by Skodrinon » Thu, 18 Jun 2009 , 00:55

Kreshnik Krepi

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Kategoria e Pare

Post by Skodrinon » Sat, 19 Sep 2009 , 18:32

puuu ça i ka ba ada partizanit.... 5-0 :o :o :shock: :shock:

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Kategoria e Pare

Post by GOLDIAN » Sun, 20 Sep 2009 , 00:31

Skodrinon wrote:puuu ça i ka ba ada partizanit.... 5-0 :o :o :shock: :shock:
e kishte nenvleresu partizani aden hallall ju qofte
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kategoria e Pare

Post by fpjalmi » Sun, 04 Oct 2009 , 20:21

Ada, fitoret e thella bëhen “modë” në Velipojë


Autori: Gjergj Kola
Data: 04/10/2009
Version Print


Ada ? Bilisht Sporti 4?0

Ada: Dervishi, Kepi, Shytani (Gjini 60?), Su. Kaloshi, Sa.Kaloshi, Pepa, Lleshi, Nika, Hajdari, Lika (Ferlushkaj 72?), Përfati.

Trajner: K.Krepi.

Bilisht Sporti: T.Meraku, Hasmeta, Diko, Çfarku, Bojan, Demiri, Rënja, Maçolli, Delibashi (Tushinka 46?), Tiko, Allamani (Rustemi 60?). Trajner: T.Meraku.

Shënues: Lika 15?, Pepa 46?, 88?, Përfati 87?

Gjyqtarë: E.Sino, E.Hasanaj, O.Grabova (Fier)

Kartonë të verdhë: Kepi, Bojan, Demiri



Në Velipojë Ada është e pathyeshme. Madje, tashmë ajo ka filluar t’i mundë kundërshtarët me shifra të thella. Pas fitores 5-0 me Partizanin javë më parë, velipojakët mundin Bilisht Sportin 4?0. Ka qenë një ndeshje e dominuar tërësisht nga vendësit, të cilët kanë arrritur të shënojnë nga dy gola për çdo pjesë loje. Goli i parë shënohet që në minutën e 15?të, me anë të mesfushorit Harris Lika, që i çliron velipojakët. Ata e kontrollojnë lojën, duke i lënë shumë larg sulmuesit e Bilisht Sportit. Tiko me shokë nuk janë në gjendje të bëjnë asgjë në portën e Dervishit. Kur dukej se pjesa e parë do të mbyllej me avantazhin e ngushtë të Adës, organizatori Vahedin Pepa, në minutën shtesë, shënon golin e dytë. Kaq mjafton, që miqtë të heqin dorë edhe nga kërkimi i pikëve në këtë ndeshje. Në 45 minutat e dyta loja është vazhdimisht e kontrolluar nga velipojakët, që luajnë mjaft mirë dhe në minutat e fundit të ndeshjes shënojnë edhe dy gola të tjerë, duke e mbyllur kësisoj me rezultatin e thellë, 4?0. Me këtë fitore Ada është ngjitur në kuotën e 9 pikëve, duke treguar se vërtet do jetë një nga skuadrat, që do të synojë vendin e 4-t në tabelën e renditjes. Të paktën nga paraqitja në fushën e saj, kjo skuadër ka treguar se do të jetë pretendente serioze për këtë gjë. Në transfertë natyrisht që ka vështirësi, por në shtëpi Ada nuk njeh kundërshtar dhe shënon shumë gola.



Thanë pas ndeshjes

Kreshnik Krepi, trajner i Adës: “Ka qenë një fitore më se e merituar nga ana jonë. Skuadra ka luajtur mjaft mirë, lojtarët i kanë zbatuar të gjitha detyrat taktike, që u ishin ngarkuar dhe arritëm ta mposhtim në çdo drejtim kundërshtarin. Ajo që më gëzon është se pas fitores së thellë me Partizanin, arritëm një tjetër fitore të thellë, duke treguar se ajo e para nuk ishte rastësi. Kemi një skuadër shumë të kompletuar.”

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Kategoria e Pare

Post by GOLDIAN » Sun, 04 Oct 2009 , 20:52

halla ju qofte kreshnik krepi
e ishalla filloni e merrni pike dhe jashte velipojet

nika lika e perfati nuki kan pelqy vllaznise ma mire kan thane rajovici kasapi e galica
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kategoria e Pare

Post by fpjalmi » Mon, 05 Oct 2009 , 15:26

kete vit ada asht ma e forte se asnji vit tjeter .

ndeshjet ne velipoje i ka tana fitore ,dhe i uroj pike ne transferte se njaja e ndihmon me e qu ne vendet e para

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kategoria e Pare

Post by fpjalmi » Thu, 08 Oct 2009 , 20:01

Dhuna në Librazhd, Sopotit i hiqen tri pikë, fiton në tavolinë Elbasani


Autori: editor
Data: 08/10/2009
Version Print


Ka reaguar menjëherë FSHF-ja, së pari përmes një deklarate për shtyp, më pas me mbledhjen e komisionit të disiplinës, rreth dhunës së ndodhur një ditë më parë në fushën sportive të Librazhdit, ku luhej derbi i Prefekturës, Sopoti-Elbasani. Duke e konsuderuar një ngjarje të rëndë për futbollin shqiptar, FSHF-ja u ka bërë sërish thirrje klubeve dhe futbollistëve, por edhe drejtuesve përkatës, të ruajnë qetësinë dhe të respektojnë rregulloret e garës, përndryshe do të ndëshkohen rëndë. Dhe në fakt ndëshkimi nuk ka vonuar. Kështu, fitorja 2-1 e Sopotit ndaj Elbasanit, e arritur të mërkurën edhe përmes dhunës dhe ndërprerjes disa herë të ndeshjes, është sfumuar një ditë më pas, nga komisioni i disiplinës, i cili ia ka dhënë 3 pikët në tavolinë Elbasanit. Gjithashtu, ka pezulluar për 3 vjet lojtarin e Sopotit, që sulmoi fizikisht gjyqtarin e ndeshjes, Shkëlqim Hajdari. Njëkohësisht, fusha e Sopotit është pezulluar dy ndeshje. Fjalë për fjalë, dënimi I Komisionit të Disiplinës për Sopotin është si vijon: “Lojtari i ekipit te Sopotit, Shkelqim Hajdari, per goditje me shkelm te kundershtarit dhe goditje me shkelm e grushta te arbitrit, ne baze te neneve 4, 9, 13 e 19, 22 e 26/3 te KDS denohet 3 (tre) vjet pezullim nga te gjitha aktivitetet dhe 200.000 leke gjobe. KF “Sopoti”, per dhunen e ushtruar ndaj arbitrave, hedhjen e sendeve te forta ne fushe, cka ka sjelle si pasoje moszhvillimin normal te ndeshjes, e cila nuk eshte nderprere nga arbitri vetem per te mos krijuar probleme sociale, ne baze te neneve 4, 9, 13, 19, 22 e 24/21 humbet ndeshjen me rezultatin 2:0 dhe gjobitet me 200.000 leke, si dhe i zbriten 3 (tre) pike nga klasifikimi.

KF “Sopoti”, per dhunen e ushtruar ndaj arbitrave dhe mosmarrjen e masave te

mjaftueshme te sigurise, denohet me zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve ne fushe asnjanese.”

Sikurse shihet, disiplinori praën FSHF-së ka reaguar me “dorë të hekurt”, duke i dhënë një mësim shembullor Sopotit për dhunën që u shfaq në stadiumin e tij, nga lojtarët dhe tifozët e tij, në derbin me Elbasanin, shembull i cili reflekton më shumë përgjegjshmëri e qetësi tek të gjitha skuadrat. Në mbledhjen e ditës së enjte, Komisioni i Disiplinës ka marrë edhe vendime të tjera, të cilat po i japim në mënyrë telegrafike më poshtë:

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kategoria e Pare

Post by fpjalmi » Thu, 08 Oct 2009 , 20:02

deshira jeme asht qe ada me elbasanin te dalin ne superiore

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kategoria e Pare

Post by fpjalmi » Sun, 01 Nov 2009 , 22:19

Ndalet Elbasani, Bylisi merr kreun e të Parës
» Vendosur: 01/11/2009 - 14:19





Leonard Karaj
Elbasani ka barazuar në Gramsh duke i lënë vendin e parë Bylisit. Fiton Luftëtari, barazon Partizani.
Bylisi është rikthyer sërish në vendin e parë të renditjes, kjo falë barazimit të Elbasanit në Gramsh. Ballshiotët kanë fituar 2-0 ndaj Adës e cila nuk arrin të jetë vetvetja në transfertë. I zakonshmi Hamzai dhe Dimo kanë sigluar tri pikëshin e radhës për Bylisin. Ndërkohë Luftëtari ka sigluar fitoren më të thellë të javës teksa ka mundur në Skrapar vendasit me rezultatin 5-3. Për skuadrën e Mond Dalipit, kjo ishte humbja e pestë për këtë sezon duke komplikuar mjaft pozitat në renditje.
Ndërkohë Partizani nuk shkon më larg se një barazim pa gola, përballë Turbinës. Edhe pse në fillim ky takim mund të mendohej si i lehtë për të kuqtë, ndodhi krejt e kundërta, pasi ishte Turbina ajo që surprizoi. Partizani e kishte mundësinë që të dilte në avantazh në minutën 70-të, kur iu akordua një penallti, edhe pse dyshimtë. Mesfushori Artan Karapici nuk arrin ta realizojë atë. Duke gjykuar nga ajo çka skuadrat dhanë në fushën e lojës, barazimi nuk ishte rezultati më i drejtë, pasi Turbina tregoi me lojën e saj se, edhe mund të kishte fituar.
Një fitore të mundimshme por me vlerë ka marr dje edhe Sopoti ndaj Besëlidhjes, kjo falë një goli të Klodjan Karajt. Vetëm një ditë përpara ndeshjes, lojtarët titullarë të Sopotit kishin paralajmëruar se do ta bojkotonin takimin. Mirëpo e kundërta ndodhi, pasi dje u futën që të gjithë në fushë, edhe pse pa asnjë ditë përgatitje. Pas ndeshjes lojtarëve të Sopotit iu premtua se shumë shpejt do të likuidoheshin për rrogat e prapambetura.
Ndërsa janë mbyllur në barazime tre sfidat e tjera. Memaliaj ka ndalur Pogradecin, Kamza ka marrë një pikë në Burrel, teksa Bilisht Sporti ka ndalur Lushnjën e Banos. Të parët shënuan vendasit me anë të të përhershmit Allamani (50') dhe pas 15 minutash ishte Arbëri ai që barazoi për lagunarët. Aktualisht Lushnja ndodhet në vendin e tretë, me një pikë më shumë se Luftëtari dhe Pogradeci që kanë nga 15 pikë.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kategoria e Pare

Post by fpjalmi » Sun, 01 Nov 2009 , 22:20

Përleshje në Gramsh, arrestohen 3 tifozë
» Vendosur: 01/11/2009 - 14:20





Nuk është mbyllur pa probleme edhe derbi tjetër i Prefekturës së Elbasanit, mes Gramshit dhe Elbasanit. Nëse në fushën e lojës nuk janë kaluar asnjëherë caqet e fair-play, ndryshe ka ndodhur në shkallët e stadiumit. Konfrontimi i mes tifozëve parë ka ardhur në fillim të ndeshjes ku disa tifozëve elbasanas dhe gramshiotë janë goditur me njëri-tjetrin duke sjellë si përfundim lëndimin e një fansi nga Elbasani dhe një nga Gramshi. Për këtë ngjarje u shoqëruar në polici tre persona të cilët madje kanë qenë edhe të dëmtuar. Ndërsa rasti i dytë ka qënë në mesin e pjesës së dytë kur ka pasur incidente mes tifozerive përkatëse të cilat ishin shumë pranë njëra-tjetrës. Si pasojë e goditjes ka mbetur i dëmtuar një tifoz, i cili është përcjellë me ambulancë në spital. Më pas policia ka ndërhyrë dhe ka vendosur rregull.

Tifozet
Partizanit mund t’i mungojnë të ardhurat (futbollistët nuk paguhen nga presidenti Albert Xhani prej 17 muajsh) por asesi publiku femëror. Ndryshe nga katër ndeshjet e tjera të Partizanit të luajtura në shtëpi, ajo që binte në sy në sfidën e djeshme ishte prania e tifozeve femra. Një e veçantë kjo që nuk ndodh shpesh në Shqipëri, pasi ende vazhdon të jetë tabu prezenca e femrave në stadium. Por jo te Partizani, skuadër kjo që ka ruajtur ende publikun e vet edhe pse këtë sezon luan në kategorinë inferiore dhe jo më në elitën e futbollit shqiptar sikundër i ka hije.

Post Reply