Under 17 - Superliga 2010/11

Diskutoni rreth ecurise , rezultateve , etj. të Kampionatit Shqiptar

Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Under 17 - Superliga 2010/11

Post by Skodrinon » Mon, 04 Oct 2010 , 18:56

Vllaznia mbyll gjithçka që në pjesën e parë

Besëlidhja ? Vllaznia 1?3


Besëlidhja: Prendi, Lushaj, Perndoj (Zefi 60?), Nikaj, Marku (Zeqja 40?), Haxhiu, Gjeta (Mirashaj 65?), Sherri, Markaj (Marku 50?), Hoxha, Danaj. Trajner: H. Hoxha

Vllaznia: Curri, Nikshiqi, Alikokaj, Gjelaj, D. Hasaj, Xh. Hasaj (Zogu 75?), Vecaj (Hepaj 65?), Ruqi, Idrizi (Kiri 70?), Kalaja, Arrinaj (Balaj 60?). Trajner: E. Çaku

Shënues: Nikaj 55? (11?m)/ Vecaj 15?, 23?, Kalaja 35?

Gjyqëtarë: Sh. Ziri, E. Veseli, E. Burgu (Fushë ? Krujë)



Vllaznia e ka gjetur fitoren e parë në kampionat. Pas barazimit në javën e parë me Shkëndijën e Tiranës, dje kuqeblutë 17-vjeçarë kanë dominuar lojën ndaj Besëlidhjes gjatë gjithë takimit, ndonëse kanë luajtur në Lezhë. Dominimi ka qenë absolut dhe këtë e tregojnë më së miri golat e shënuar. Golat kanë ardhur shumë shpejt dhe dy të parët kanë për autor mesfushorin shtatshkurtër, por shumë teknik dhe shumë të shpejtë, Stivi Vecaj, që ka dërguar topin në rrjetë në minutat 15? dhe 23? të pjesës së parë. Me këtë avantazh të shpejtë loja e shkodranëve u bë më e kujdesshme, me qarkullim të dendur të topit dhe si rrjedhojë do të vinte edhe goli i tretë me anë të sulmuesit Arlind Kalaja. Me këtë rezultat 3?0 do të mbyllej pjesa e parë. Vendasit janë të pafuqishëm të reagojnë dhe, ndonëse shënojnë vetëm një gol me anë të Nikajt me 11?metërsh, nuk mund të bëjnë më tepër. Në këtë mënyrë, me fitoren 3?1 të Vllaznisë, është mbyllur kjo ndeshje, e cila tregoi se shkodranët do jenë pretendentë për titullin kampion këtë sezon.

Renditja, pas javës 2-të

1. Dinamo 2 0 0 7-2 6
2 .Teuta 1 1 0 5-2 4
3. Besa 1 1 0 4-1 4
4. Vllaznia 1 1 0 5-3 4
5. Shkëndija D. 1 1 0 2-1 4
6 .Flamurtari 1 0 0 5-0 3
7 .Skënderbeu 1 0 0 4-1 3
8. Partizani 1 0 1 6-6 3
9 .Laçi 1 0 1 3-5 3
10.Tirana 0 2 0 4-4 2
11.Pogradeci 0 1 1 3-4 1
12.Lushnja 0 1 1 3-4 1
13.Elbasani 0 1 1 1-2 1
14.Shkëndija T. 0 1 1 3-6 1
15.Besëlidhja 0 0 2 3-9 0
16.Shkumbini 0 0 2 2-10 0

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Under 17 - Superliga 2010/11

Post by Skodrinon » Mon, 04 Oct 2010 , 19:00

Nji gja nuk po kuptoj: si ka mundsi qi Tirana u-17 qi ra vjet prej kategoriet lun ne Superlige :?: :!:

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Under 17 - Superliga 2010/11

Post by Skodrinon » Mon, 18 Oct 2010 , 15:28

Fitorja e Flamurtarit vjen 20 minutat e fundit

Flamurtari Vllaznia 2 0


Flamurtari: Xhekaj, Gjika, Ahmetaj, Hasani, Lamaj, (Dumani 55?), Fegaj, (Llanaj 62?), Brozi, Lutaj, (Bregu 73?), Deliaj, (Dalipaj 46?), Hoxhaj. Trajner: A. Nini
Vllaznia: Curi, Xhelaj, Nikshiqi, Alikoka, Zogaj, Bala, Hebaj, Ruci, Xh. Hasa, Idrizi, Mustafa, (D.Hasa 53?). Trajner: E. Çaku.
Shënues: Lutaj 60?, Bregu 78?
Kartonë të verdhë: Lamaj, Hebaj, Hoxhaj,
Gjyqtarë: E. Begaj, I. Llupi, M. Abazaj (Fier)

Të rinjtë e Flamurtarit kanë fituar me një rezultat bindës 2 0 ndaj skuadrës së fortë të Vllaznisë. Masat për organizimin e ndeshjes së djeshme ishin marrë më së miri për të mos përsëritur rastit e ndeshjes me Bilisht Sportit, të cilën Flamurtari e humbi me rezultatin 0 3. Pjesa e parë u shfaq me nivel të kënaqshëm nga të dyja skuadrat, ku nuk munguan rastet e shumta.

Rezultati në këtë pjesë ishte më i pranueshëm. Gjatë 45 minutave të para spikat për Flamurtarin 15-vjeçari Deliaj dhe Papingji, të cilët nëse punojnë seriozisht e në vazhdimësi, janë lojtarë me një të ardhme shumë premtuese. Fragmenti i dytë i lojës nis me sulme të shpejta e gjuajtje të rrezikshme të shkodranëve me anë të Idrizit e Rucit, por një tjetër i talentuar, pikërisht portieri Xheka i Flamurtarit, ka shmangur 2 gola, ndonëse ishte ndeshja e parë e karrierës së tij.

Vendasit në minutat 46, 47 e 49 përgjigjen me anë të Deliajt, Dalipajt, Papingjit e Fegajt. Do të vinte minuta e 68-të, kur Lutaj, një lojtar i cili shquhet për gjuajtje të forta, shënon golin e parë nga 25 metra distancë. Zëvendësimet që bëri trajneri A. Nini rezultuan të suksesshme për Flamurtarin. Bregu, një lojtar mjaft teknik e i shpejtë, shënon golin e 2-të në minutën e 78-të. Edhe Vllaznia kishte 2 raste të pastra me Xhelajn e Idrizin, por Xheka ka shmangur prekjen e rrjetës.
Kastriot Brahimi

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Under 17 - Superliga 2010/11

Post by Skodrinon » Mon, 18 Oct 2010 , 15:32

Renditja, pas javës 4

1. Dinamo 3 1 0 13-3 10
2 .Teuta 2 2 0 9-5 8
3 .Skënderbeu 2 1 1 8-3 7
4 .Elbasani 2 1 1 9-5 7
5 .Flamurtari 2 1 1 8-4 7
6. Besa 2 1 1 7-5 7
7. Vllaznia 2 1 1 6-5 7
8. Shkëndija D. 2 1 1 4-3 7
9. Pogradeci 1 2 1 6-5 5
10.Shkëndija T. 1 1 2 7-8 4
11.Besëlidhja 1 1 2 5-10 4
12.Laçi 1 1 2 4-11 4
13.Partizani 1 0 3 10-12 3
14.Tirana 0 2 1 5-6 2
15.Lushnja 0 2 2 5-10 2
16.Shkumbini 0 0 3 2-13 0

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Under 17 - Superliga 2010/11

Post by Skodrinon » Mon, 18 Oct 2010 , 15:50

Skodrinon wrote:Nji gja nuk po kuptoj: si ka mundsi qi Tirana u-17 qi ra vjet prej kategoriet lun ne Superlige :?: :!:
Skodrinon wrote:Renditja U-17
Renditja, pas javes 25

1. Flamurtari 58 18 4 4 49-25

2. Elbasani 51 16 3 7 39-21

3. Vllaznia 39 11 6 9 40-27

4.Teuta 38 11 5 10 34-33

5 .Skënderbeu 38 12 2 12 40-38

6 .Shkumbini 37 11 4 11 35-35

7.Besa 35 11 2 13 30-32

8. Laçi 35 11 2 13 26-39

9 .Shkëndija D. 34 10 4 12 44-44

10.Shkëndija T. 34 10 4 12 39-43

11.Dinamo 33 7 12 7 28-30

12.Partizani 33 9 6 11 37-47

13.Tirana 33 8 9 9 27-26

14.Lushnja 14 3 5 18 21-45



Shënim: Flamurtari është shpallur kampion, ndërsa Lushnja dhe Tirana bien nga kategoria
e paskan ba kampionatin me 16 skuadra per me pshtu tiranen. bravo fshf. i kane dhane nji shemull t'mire ktyne t'rijve, qi shpesh nuk kan me u vlersu n'baze t'punes por n'baze t'emnit o portafolit. ma mire me i msu qysh t'vegjel, qi mos me u gjet t'papregatitun kur t'fillojn me lujt n'superlige :wink:

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Under 17 - Superliga 2010/11

Post by Ledi1920 » Mon, 18 Oct 2010 , 16:06

Ne ket teme u futa me pa renditjen e Vllaznise dhe me thon te drejten me bon habi qe underat e vllaznise- i shof gjithmon ne krye dhe ne ekipin e pare te vllaznise shof malazez. te pakten cdo vit duhet te kalojn ne ekip te pare si ne ter boten...perndryshe kot sa i quajm ekipe zinxhir.

Per sa i perket Tirones, Kom dash me tu pergjigj por e kom shmang... thjesht se o me te ardh turp.

Perhere (edhe kur dikur kam pas lujt vet) tek tirona lunin djemt e baballareve (qe e kan portofolin plot ose me te njoftme)...e keqja eshte se sot e ksaj dite kjo gjo vazhdon.

Per mu me mire te kishin ra prej kateorie sesa i shpetun ne ket lloj forme. Turp...

Masnej pretendojm me qit dhe talente.
Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Under 17 - Superliga 2010/11

Post by Skodrinon » Sat, 30 Oct 2010 , 00:00

Ledi1920 wrote:Ne ket teme u futa me pa renditjen e Vllaznise dhe me thon te drejten me bon habi qe underat e vllaznise- i shof gjithmon ne krye dhe ne ekipin e pare te vllaznise shof malazez. te pakten cdo vit duhet te kalojn ne ekip te pare si ne ter boten...perndryshe kot sa i quajm ekipe zinxhir.
ka sa shume lojtare te rinj qi lozin me ekipin e pare, pervec atyne qi i shesin. prej tyne mbijeton vllaznia se nuk qet kush lek. komplet ekipin me u-19 nuk mundesh me e ba

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Under 17 - Superliga 2010/11

Post by Skodrinon » Sat, 30 Oct 2010 , 00:01

Partizani fiton, spikat eurogoli i Tiranës

Partizani - Vllaznia 2-1


Partizani: Jupi, Nuri, Çema, Gjoni, Agalliu, Tirana, Cane, Hafuzi, Vatnika, Hajdari, Zyba ( u aktivizuan: Baholli, Buraj, Llagami). Trajner: G. Tomori
Vllaznia: Curri, Nikshiqi, Balaj, D. Hasaj, Gjelaj, Alikokej, Xh. Hasanaj, Hepaj, Ruqi, Kalaja, Idrizi ( u aktivizuan: Kiri, Pjeshka, Zogu). Trajner: E. Çaku
Shënues: Vatnika 27?, Tirana 70?, Nikshiqi 76? ( 11-m)
Gjyqtarë: O. Sokoli, E. Shehu, B. Beriolli (Tiranë)
Kartonë të verdhë: Nuri, Çema, Zyba, Balaj

Partizani i trajnerit Genc Tomori ka arritur të marrë dje një fitore me mjaft vlera, pasi ka mposhtur Vllazninë me rezultatin 2-1. Ndryshe nga takimet e fundit, dje të kuqtë kanë lëvizur më mirë, kjo edhe për meritë të shkodranëve, që luajtën në mënyrë korrekte. Pjesa e parë përfundoi 1-0 për të kuqtë, ku në minutën e 27-të Hafuzi godet bukur një goditje dënimi dhe kapiteni Vatnika, i vëmendshëm në zonën mike, e dërgon topin në rrjetë.

Pjesën e dytë Partizani e nis me dy ndryshime dhe vijon loja e bukur nga të dy ekipet. Por ajo që spikati në këtë takim ishte eurogoli i Tiranës, ku në minutën e 70-të gjuan një goditje të lirë nga një distancë 30 metra dhe topi përfundon në trekëndësh. 4 minuta para fundit shkodranët shënojnë golin e nderit nga pika e bardhë e penalltisë.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Under 17 - Superliga 2010/11

Post by Skodrinon » Sat, 30 Oct 2010 , 00:07

Renditja, pas javës 6

1. Dinamo 5 1 0 18-3 16
2. Besa 3 2 1 11-8 11
3 .Skënderbeu 3 1 1 11-4 10
4. Vllaznia 3 1 2 8-7 10
5. Shkëndija D. 3 1 2 7-7 10
6 .Teuta 2 3 1 12-9 9
7 .Flamurtari 2 2 1 8-4 8
8 .Elbasani 2 1 1 9-5 7
9. Shkëndija T. 2 1 3 11-11 7
10.Partizani 2 1 3 12-13 7
11.Laçi 2 1 3 7-13 7
12.Pogradeci 1 2 1 6-5 5
13.Tirana 1 2 1 9-9 5
14.Lushnja 1 2 3 9-16 5
15.Besëlidhja 1 1 4 8-16 4
16.Shkumbini 0 0 5 4-19 0

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Under 17 - Superliga 2010/11

Post by Skodrinon » Mon, 01 Nov 2010 , 21:16

Idrizi, nderi i Vllaznisë

Vllaznia-Elbasani 1?0


Vllaznia: Curri, Nikshiqi, Balaj, Dardhanjori, Gjelaj, D.Hasaj, Xh.Hasaj (Zogu 75?), Hepaj, Ruçi, Idrizi, Kalaja. Trajner: E.Çaku

Elbasani: Tirana, Plaku, Gjorga, Alla, Bylykbashi, Kallellari, Lleshi, Zogu, Uruçi, Terziu, Lamja. Trajner: S.Dalipi

Shënues: Idrizi 67? (11-m)

Gjyqtarë: R.Pjetrushi, E.Bajrakurti, P.Simoni (Lezhë)

Vllaznia ka arritur të fitojë vetëm falë një goli të shënuar me 11?metërsh, në pjesën e dytë, ndaj Elbasanit. Shkodranët, në fakt, e kanë kontrolluar vazhdimisht lojën. Kanë patur epërsi të vazhdueshme, kanë krijuar shumë raste shënimi, por e kanë patur të vështirë të shënojnë. Sulmuesit Idrizi dhe Kalaja kanë shpërdoruar shumë dhe, si rrjedhojë, emocionet e këtij takimi u shtuan mjaft kur loja po i drejtohej fundit. Një 11?metërsh i dhënë nga gjyqtari Pjetrushi, në minutën e 67?të, është shndërruar në gol nga sulmuesi kryesor i Vllaznisë, Hysmir Idrizi, gol i ka dhënë tri pikët kuqebluve 17-vjeçarë. Elbasani, nga ana e tij, luajti mjaft mirë, sidomos në fazën mbrojtëse, megjithatë nuk ia doli të marrë qoftë edhe një pikë në Shkodër.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Under 17 - Superliga 2010/11

Post by Skodrinon » Mon, 01 Nov 2010 , 21:21

Renditja, pas javës 7-të

1. Dinamo 5 2 0 20-5 17
2. Besa 4 2 1 14-8 14
3. Vllaznia 4 1 2 9-7 13
4. Shkëndija D. 4 1 2 11-8 13
5 .Teuta 3 3 1 18-11 12
6 .Skënderbeu 3 2 1 13-6 11
7. Laçi 3 1 3 9-14 10
8. Flamurtari 2 3 1 10-6 9
9. Elbasani 2 1 2 9-6 7
10.Shkëndija T. 2 1 4 12-15 7
11.Partizani 2 1 4 12-16 7
12.Besëlidhja 2 1 4 11-17 7
13.Pogradeci 1 3 1 8-7 6
14.Tirana 1 2 2 10-11 5
15.Lushnja 1 2 4 11-22 5
16.Shkumbini 0 0 6 5-22 0

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Re: Under 17 - Superliga 2010/11

Post by jeti » Fri, 19 Nov 2010 , 07:46

U-17, Superiore

Renditja, pas javës 9

1. Dinamo 6 3 0 24-8 21

2 .Teuta 4 4 1 22-13 16

3. Shkëndija D. 5 1 3 14-11 16

4. Vllaznia 5 1 3 12-9 16

5 .Skënderbeu 4 2 2 17-9 14

6. Besa 4 2 4 14-11 14

7. Laçi 4 2 3 12-16 14

8. Flamurtari 3 3 1 11-6 12

9. Tirana 3 3 2 15-12 12

10.Pogradeci 3 3 2 14-12 12

11.Elbasani 3 1 5 13-15 10

12.Besëlidhja 3 1 5 15-22 10

13.Shkëndija T. 2 2 5 13-17 8

14.Lushnja 2 2 4 12-22 8

15.Partizani 2 1 6 15-21 7

16.Shkumbini 0 1 7 7-25 1
Forca Vllaznia...Image
ImageImage

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Re: Under 17 - Superliga 2010/11

Post by jeti » Tue, 23 Nov 2010 , 07:53

Vllaznia - Lushnja 5-1

Vllaznia: Spahia, Nikshiqi, Balaj, Alikokej (Volaj 60?), D. Hasaj, Arrinaj (Mustafa 61?), Xh. Hasaj, Hepaj (Galiqi 55?), Vecaj, Idrizi, Kalaja. Trajner: E. Çaku
Lushnja: Gorrica, Bilbili, Koreshi, Herri, Mane, Hasalla, Dedei, Pepa, Sula, Dushi, Gjermani. Trajner: G. Taullai
Shënues: Vecaj 10?, Idrizi 15?, 17?, Xh. Hasaj 30?, Kalaja 65? / Sula 78?
Gjyqtarë: R.Çokaj, E.Hoxha, E.Bajrakurtaj (Lezhë)

Fitore pa shumë mund ka qenë ajo e djeshmja e Vllaznisë ndaj Lushnjës. Shkodranët e kanë dërguar topin plot 5 herë në portën kundërshtare dhe kanë pësuar vetëm një gol në minutat e fundit të ndeshjes. Rezultati i thellë 5 1 flet më së miri për epërsinë e vendasve në këtë ndeshje. Rezultati është zhbllokuar shumë shpejt, kur mesfushori Vecaj që në minutën e 10 të ka shënuar një gol shumë të bukur, pas një gjuajtjeje të fortë nga jashtë zone.

Kaq ka mjaftuar dhe ritual i golave ka vazhduar me dy të tjerë shënuar nga sulmuesi kryesor Hysmir Idrizi, ndërkohë që të katërtin e ka shënuar Xh.Hasaj. Pjesa e parë do mbyllej 4 0, ndërkohë që të dytën u shënuan nga një gol për secilën skuadër dhe përfundimisht tri pikë shumë të vlefshme për Vllazninë.
Forca Vllaznia...Image
ImageImage

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Re: Under 17 - Superliga 2010/11

Post by jeti » Tue, 23 Nov 2010 , 07:55

Renditja U-17

1. Dinamo 6 4 0 25-9 22

2. Vllaznia 6 1 3 17-10 19

3 .Teuta 4 5 1 22-13 17

4 .Skënderbeu 5 2 2 22-10 17

5. Shkëndija D. 5 1 3 14-11 16

6. Besa 4 3 3 15-12 15

7. Laçi 4 2 4 13-21 14

8. Tirana 3 4 2 15-12 13

9. Flamurtari 3 3 1 11-6 12

10.Pogradeci 3 3 3 15-14 12

11.Shkëndija T. 3 2 5 16-18 11

12.Elbasani 3 1 5 13-15 10

13.Partizani 3 1 6 17-22 10

14.Besëlidhja 3 1 5 15-22 10

15.Lushnja 2 2 5 13-27 8

16.Shkumbini 0 1 8 8-28 1
Forca Vllaznia...Image
ImageImage

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Under 17 - Superliga 2010/11

Post by Skodrinon » Mon, 11 Apr 2011 , 15:56

Barazon Dinamo, Vllaznia i rimerr kreun

Java e ardhshme, kyr të dyja kryesueset do të përballen në ndeshjen direkte do të jetë vendimtare për titullin


Bollëk golash, 3-pikëshi i takon Vllaznisë

Lushnja - Vllaznia 3-5


Lushnja: Dedej, Herri, D.Pepa, Manaj, Arapi, Sula, Hoxha, Bilbili, Naci, Gjermeni, Shabani. Trajner: G. Taullau
Vllaznia: Curri, Nikshiqi, Balaj, Pjeshka, Ruci, Hasaj, Hepaj, Kalaja, Ymeri, Vecaj, Idrizi. Trajner: E. Çako
u aktivizuan: Korreshi, Hajdari, Dushi/ Kiri, Arrimaj, Zmijani
Gjyqtarë: A. Kamberaj, Q. Shehaj, G. Velçani
Shënues:Sula 35, Bilbili 71, 78/ Kalaja, 15?,Ymeri 60?, 65; Idrizi 58,

Lushnjarët nuk kanë mundur të dalin me pikë nga stadiumi i tyre, megjithatë kanë zhvilluar një ndeshje të bukur ndaj pretendentëve të Vllaznisë. Shkodranët vinin në takimin me verdhejeshilët me stofin e pretendentëve dhe e kanë treguar dhe në fushën e blertë se janë me meritë aty ku ndodhën në klasifikim.

Lushnjarët kanë bërë më të mirën e tyre dhe kanë treguar një lojë të bukur e të hapur për t’u luajtur futboll. Kësisoj, kanë përfituar miqtë që kanë shënuar plot pesë herë në portën verdhejeshile, kundrejt tre golave të lushnjarëve. Ndeshja ka qenë vërtet e bukur për t’u parë nga tifozëria lushnjare, që nuk mungoi dje në shkallët e “Roza Haxhiut”.

s.sh

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Under 17 - Superliga 2010/11

Post by Skodrinon » Tue, 19 Apr 2011 , 15:43

Diferenca +4, Vllaznia “feston” titullin

Në ndeshjen direkte mes rivalëve kanë triumfuar shkodranët, që zor se gabojnë në ndeshjet e mbetura

Vllaznia konsolidon kreun, Dinamo me 9 lojtarë

Vllaznia - Dinamo 2-1


Vllaznia: Curri, Ruqi (Pjeshka 46?), Nikshiqi, Alikokaj, D.Hasaj, Hepaj, Ymeri, Kalaja, Vecaj (Arrinaj 60?), Xh. Hasaj, Idrizi (Kiri 65?). Trajner: E.Çaku
Dinamo: I.Hoxha, Turtulli, Tushaj, Idrizaj, Muça, B.Hoxha, Dako, Milori, Mezini, Nikolli, Shkreta. Trajner. A.Milori
Shënues: Ymeri 2?, 70?/ Mezini 32?
Gjyqtarë: A.Koçi, E.Vela, E. Çiftja (Durrës)
Kartona të kuq: I.Hoxha 55?, Mezini 70?

Vllaznia U-17 ka marrë një fitore shumë të rëndësishme dje në përballjan e direkte me Dinamon, duke thelluar njëherazi në 4 pikë diferencën me të. Golat e Ymerit, por edhe gabimet e portierit Hoxha, që la ekipin e tij me 10 vetë për më shumë se 25 minuta, bënë që shkodranët e drejtuar nga dyshja Entri Çaku dhe Nefail Zhejani të bëjnë një tjetër hap përpara drejt titullit kampion.

Vllaznia dhe Dinamo shënuan nga një gol në pjesën e parë, por ekuilibrat i prishën në pjesën e dytë, që u zhvillua tejet interesante. Shkodranët që në fillimin e saj janë vënë në kërkim të golit të fitores, por e kanë pasur të vështirë ta arrijnë një gjë të tillë, ndërsa duhet thënë se edhe miqtë kanë kundërzbritur rrezikshëm, duke kërkuar edhe ata golin e fitores.

Në minutën e 55 të portierit Hoxha e ka mbajtur topin më shumë se ç’duhet dhe, pasi i është rrëmbyer nga një lojtar shkodran, nuk ka pasur rrugë tjetër veçse ta pengojë në mënyrë të parregullt atë. Gjyqtari i takimit ka akorduar kartonin e kuq.

Me prishjen e balancave numerike në fushë shkodranët janë hedhur nësulm dhe vetëm 10 minuta para përfundimit të takimit Ymeri, me një goditje të saktë jashtë zone, ka shënuar golin e dytë.

Po në këtë minutë mesfushori Mezini ndëshkohet me një tjetër karton të kuq, pas replikës me gjyqtarin e takimit. Pavarësisht se me 9 lojtarë, Dinamos e ka kërkuar deri në fund golin, por pa ia arritur dot.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Under 17 - Superliga 2010/11

Post by Skodrinon » Sat, 23 Apr 2011 , 21:58

Çaku: Vllaznia e fazës së dytë, e pabesueshme!

Vllaznia thuajse e ka siguruar titullin, por për çudi asnjë futbollist i saj s’është pjesë e përfaqësueses U-17

Fitorja e fundit me Dinamon ka bërë që Vllaznia të jetë tashmë pretendentja kryesore për fitimin e titullit kampion këtë sezon me grupmoshën U 17. Në fakt, ky nuk ka qenë prioritet për këtë ekip, pasi në fillim të sezonit plot 15 futbollistë kaluan te të rinjtë.

Trajneri Entri Çaku duket i entuziazmuar nga ecuria e skuadrës së tij. “Lojtarët e mi kanë treguar një forcë të jashtëzakonshme karakteri, sidomos nga janari e këtej. Nga 9 pikë që kemi qenë larg Dinamos, tashmë jemi 4 pikë para saj.

Që do të thotë se kemi rikuperuar plot 13 pikë dhe ky është një sukses. Nuk ka shumë rëndësi nëse dalim kampionë apo jo. Rëndësi ka që këta sportistë treguan vlerat e tyre. Kam në dispozicion një grup me lojtarë cilësorë, që premtojnë shumë për të ardhmen.

Ky është prioriteti ynë kryesor, por nga ana tjetër, kur këta 16 17-vjeçarë mësohen që në këtë moshë me trofe, do të thotë se jenë më të përgatitur për sfidat që i presin në të ardhmen,” - u shpreh Çaku. Kanë mbetur edhe 4 javë për t’u luajtur dhe kalendari duket i favorshëm për kuqeblutë e rinj.

Puna e trajnerëve Çaku e Zhejani si dhe e sportistëve pritet të konkretizohet me titullin kampion. Elementë të këtij ekipi spikatin në çdo repart, duke filluar nga portieri Curri dhe deri te sulmuesi Idrizi.

Megjithatë, ajo çfarë u bën përshtypje drejtuesve të kësaj skuadre, por edhe Akademisë së Vllaznisë, është fakti se në turneun e fundit miqësor që kombëtarja U 17 zhvilloi në Maltë, nuk ka asnjë futbollist të Vllaznisë.

Është e pashpjegueshme një gjë e tillë, sepse shkodranët gjithnjë janë shquar për nxjerrjen e lojtarëve cilësorë edhe për ekipet kombëtare. Titulli kampion, që pritet të sigurohet pas 4 javësh, do t’ua mbyllë gojën atyre që e nënvlerësojnë punën që bëhet te akademia “Vllaznia”.

s.shqiptar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Under 17 - Superliga 2010/11

Post by Skodrinon » Mon, 25 Apr 2011 , 14:18

Bollëk golash, Shkëndija T. i bën 10 Elbasanit

Shkodranët hedhin një hap të rëndësishëm drejt titullit kampion, duke fituar në Durrës me Shkëndijën D.

Vllaznia kryesuese s’ndalet as në Durrës

Shkëndija D. - Vllaznia 0-3


Shkëndija D.: Pëllumbi, Tataveshi, Hoxha, Xhixha, Gashi, Hodo, Boriçi, Lusha, Demalia, Shkupi, Rezi (u aktivizuan: Lëngu, Trebeshina, Koka). Trajner: A.Kërçova
Vllaznia: Curri, Nikshiqi, Pjeshka, Balaj, Alikokej, Hasaj, Hepaj, Kalaja, Ymeri, Vecaj, Idrizi (u aktivizuan: Arrinaj, Gjelaj, Kiri). Trajner: E.Çaku
Shënues: Hasaj 25?, Ymeri 47?, Vecaj 75?
Gjyqtarë: B.Ziri, E.Muça, E.Veseli (Fushë Krujë)
Kartë të verdhë: Tataveshi, Shkupi, Rezi / Balaj, Idrizi

Titulli kampion është edhe më pranë, kur kanë mbetur për t’u luajtur vetëm tri javë kampionat. Vllaznia U-17, befasia e fazës së dytë në kampionatin e kësaj grup-moshe, vazhdon të fitojë dhe të grumbullojë pikë pa fund, duk hedhur një hap të sigurt drejt titullit kampion.

Kuqeblutë kanë dominuar edhe në Durrës, përballë Shkëndijës vendëse, duke e mundur me rezultatin e thellë dhe të pastër 3-0. “Aroma” e fitores shkodranë është ndier qysh në pjesën e parë. Pikërisht në minutën e 25-të Hasaj i ka kaluar të tijtë nëavantazh, duke i çliruar edhe psikologjikisht.

Me gjithë dëshirën e madhe të futbollistëve durrsakë për ta barazuar rezultatin, shkodranët nuk kanë lejuar të pësojnë gol. Në pjesën e dytë gjithçka bëhet më e lehtë për Vllazninë. Pa kaluar 7 minuta nga kjo pjesë, Ymeri shënon golin e dytë, që për shkodranët do të ishte i sigurisë.

Gjithsesi, edhe pse në avantazh të dy golave, Vllaznia nuk i mbyll me kaq “hesapet”. 5 minuta para përfundimit të krejt ndeshjes, Vecaj shënon golin e tretë të të fundit të kësaj ndeshjeje, që vulos fitoren e pastër dhe të thellë 3-0 të Vllaznisë. Tashmë titulli kampion është edhe më parë, teksa është thelluar (momentalisht) diferenca më Dinamon.

s.shqiptar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Under 17 - Superliga 2010/11

Post by Skodrinon » Thu, 28 Apr 2011 , 00:20

Klubi “Vllaznia”: Gati bojkoti për ekipet kombëtare të moshave

Mosgrumbullimi i talenteve shkodranë në kombëtaret e moshave, çon në këtë vendim


Dje në drekë është organizuar një takim i presidentit Fushaj me krerët e lartë të klubit dhe gjithë trajnerët e moshave të akademisë. Kanë qenë të pranishëm sekretari i klubit, Agim Medja, drejtori organizativ, Kujtim Shaba, drejtori teknik Armando Cungu dhe trajnerët që drejtojnë ekipet e moshave.

Nga sa merret vesh, qëllimi i këtij organizimi ka qenë diskutimi për ecurinë e këtyre ekipeve, rezultatet dhe problematikat e shfaqura, por edhe ecuria në të ardhmen.

Në fakt, duhet pranuar fakti se ecuria e të gjitha ekipeve të kësaj akademie ka qenë shumë e mirë, teksa me 15 vjeçarët ata janë shpallur kampionë, e po kështu këtë të diel edhe me 17 vjeçarët zyrtarisht e arrijnë këtë sukses, ndërkohë që mbetet për të pritur edhe ecuria në tri ndeshjet e fundit e ekipit të të rinjve, që pretendon edhe ai titullin kampion.

Ecuria jo e mirë e këtij ekipi në ndeshjet e fundit ka shërbyer edhe si “tërheqje veshi” nga ana e presidentit Fushaj për drejtuesit e tij, duke kërkuar edhe shkaqet që kanë çuar në këtë rënie të rezultateve javët e fundit. Por pika e parë e diskutimeve ka qenë ajo e disiplinës sportive.

Presidenti Fushaj ka kërkuar nga trajnerët të jenë më të ashpër dhe të mos tolerojnë asnjë gjest antisportiv nga futbollistët e tyre. “Klubit Vllaznia nuk i interesojnë futbollistët e padisiplinuar, qofshin këta edhe talente.

Nuk më vjen mirë që gjatë këtyre viteve nuk kemi pasur asnjë përjashtim të ndonjë lojtari për gjeste të tilla, që në fakt ka pasur, por janë toleruar. Këta futbollistë të rinj duhet ta kenë të qartë se mund të jenë pjesë e Vllaznisë vetëm nëse kanë edhe kulturë sportive, ndryshe nuk do të jenë të nevojshëm për ekipet tona,” është shprehur presidenti kuqeblu.

Pika e dytë e diskutimeve të këtij takimi ka qenë ajo e ndarjes më mirë të detyrave për stafin drejtues të akademisë, teksa trajnerët për çështjet organizative do të kenë punë vetëm me drejtorin e këtyre çështjeve, Kujtim Shaba, ndërsa për anën teknike do të diskutojnë me Armando Cungun.

Trajnerët e ekipeve jo pa shqetësim kanë ngritur problemin e zënies së fushës “Reshit Rusi” nga ekipe të ndryshme të futbollit të femrave apo të tjerë. Presidenti Fushaj bëri të ditur se nuk do të ketë asnjë ekip tjetër që do të stërvitet e do të luajë në këtë fushë, me përjashtim të atyre që vijnë me firmën e kryetarit të bashkisë dhe jo nga funksionarë të tjerë të këtij institucioni, që kanë krijuar jo pak probleme në këtë drejtim.

Njëkohësisht në mbledhjen e djeshme u diskutua edhe problem i mosthirrjes së asnjë futbollisti të Vllaznisë, ndonëse është e para në renditje, në kombëtaren e 17 vjeçarëve.

“Më ka çuditur një fakt i tillë dhe me sa duket edhe trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave po veprojnë njëlloj si Kuzhe, duke mos i hedhur fare sytë nga Shkodra. Nëse vazhdon të veprohet kështu, klubi “Vllaznia” do t’i bojkotojë të gjitha ekipet kombëtare,” ka thënë në fund të prononcimit të tij presidenti Valter Fushaj.

Shkodra, shpejt me një kompleks të ri sportiv

Investimet për sportin në Bashkinë Shkodër duket se do të njohin një rritje të madhe në vitet e ardhshme. Pas përfundimit të punimeve në fushën sportive “Reshit Rusi”, që është vënë në shërbim të ekipeve të moshave, shumë shpejt pritet të nisin punimet për një kompleks sportiv.

Në fakt, një premtim i tillë ka kohë që ekziston pikërisht nga Kryeministri i vendit, por gjatë kësaj periudhe është punuar për gjetjen e sipërfaqes së tokës ku do të ndërtohet ai.

Kjo sipërfaqe toke është gjetur tashmë, po hipotekohet si pronë e Bashkisë Shkodër dhe shumë shpejt do të nisë tenderimi për ndërtimin e kompleksit sportiv. Pritet që ai të jetë i kompletuar me dy fusha stërvitje, me sallë force, pishinë, me hotel dhe ambiente të tjera të nevojshme, të cilat do të vihen në përdorim të klubit “Vllaznia”.

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Under 17 - Superliga 2010/11

Post by Ledi1920 » Thu, 28 Apr 2011 , 08:29

Tek moshat ne kombetare grumbullohet ai qe e ka baben me me shume lek... :wink:
Po spate njoftje, pare veshtire me ca.
Image

Post Reply