Xhevahir Sukaj

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Post Reply
GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Xhevahir Sukaj

Post by GOLDIAN » Mon, 30 Aug 2010 , 21:58

jo per ti dal sukajt krah se asht shkodran
por
1 ta hekun gazetari ate fjalen talent se pfffffffff vec e shqiperi quhen talenta deri 30 vjec
dhe nga ana tjeter them ma mire te thirret ky e ablialiaj qe keq e mire po losin da minuta ne kroaci
se muzaka bakaj e vila(ky i fundit as nje minute se kal lujt ne kroaci)
mendimi jem ky
i perjashtuar

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Xhevahir Sukaj

Post by Man in Redblue » Tue, 31 Aug 2010 , 01:50

e paska ba 1 gol a ? ateher e paska realizu objektivin per kyt vit :D


ke me thirr ma Gold, po kta jan kap njenin shkapet per tjetrin, e nfund shkapeti te tan per kukllen Kuzhe

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Xhevahir Sukaj

Post by Miri » Tue, 31 Aug 2010 , 12:42

Man in Redblue wrote:e paska ba 1 gol a ? ateher e paska realizu objektivin per kyt vit :D


ke me thirr ma Gold, po kta jan kap njenin shkapet per tjetrin, e nfund shkapeti te tan per kukllen Kuzhe
Normal qe Sukaj nuk ka vend ne kombetare 100 her ma mire do ishte Bekimi.Sukaj asht pordhaxhi nuk pason e humb topin kot per si sukaj kena boll shyqyr zotit.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Xhevahir Sukaj

Post by fpjalmi » Tue, 31 Aug 2010 , 17:21

sukaj asht nji lojtare qe nuk e meriton me lujt jasht se ska ba kurgja

do te ishte lojtare i mire veq me lujt per vllaznine se per te tjerat ska beth

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Xhevahir Sukaj

Post by fpjalmi » Fri, 01 Jul 2011 , 21:31

Xhevair Sukaj, rekord unik ne Europe
Sulmuesi shkodran eshte i vetmi qe ka mundur te shenoje 3 gola ne transfertat europaine

Xhevair Sukaj u bashkua me Vasil Rucin, Sokol Kushten, Indrit Fortuzin, Dorian Bylykbashin dhe Bekim Kuli, qe te gjithe ne kuoten e 3 golave ne Kupen UEFA/Europa League.


http://albania-sport.com/article/13051/ ... urope.html

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Xhevahir Sukaj

Post by Skodrinon » Sat, 19 Nov 2011 , 18:51

Sukaj: Në Shqipëri, Vllazninë nuk e ndërroj me asnjë ekip tjetër

Sulmuesi shkodran preferon të luajë vetëm jashtë shtetit, ndryshe nuk do ta tradhtojë ekipin kuqeblu këtë sezon

Ndoshta e kanë detyruar të dalë para medias e të thotë gjëra të tilla. Ndoshta e ka ndierë vetë të arsyeshme ta bëjë një gjë të tillë. Xhevahir Sukaj dje ka vendosur të përgënjeshtrojë veten, ose të paktën atë që ka deklaruar në emër të tij në rrjetin social “facebook”. Megjithatë, jashtë mikrofonëve, ai sërish ka shfaqur të njëjtat mendime si më parë. Xhevoja duket qartë se është i pandreqshëm, megjithatë, ky është tipi i tij. E rëndësishme është se ajo që jep në fushë i vlen skuadrës shumë dhe Vllaznia mbështetet tek ai. Ja çfarë ka thënë Sukaj dje për mediat:

Xhevahir, i sheshuat problemet që kishit me klubin?

Në fakt, unë nuk di të kem pasur probleme me klubin. Ato çfarë mund të jenë shkruar në emrin tim në facebook nuk janë të vërteta. Unë nuk kam pse të kërkoj të drejtat e mia nëpërmjet këtij rrjeti apo diku tjetër. Nëse kam diçka për të thënë apo për të kërkuar, këtë ua them në sy drejtuesve. Marrëdhëniet e mia me klubin janë mëse normale, dhe këtu nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Unë jam marrë vesh shumë mirë gjithmonë dhe, nëse kam pasur pretendime për t’u larguar apo gjëra të tjera, kemi gjetur gjuhën e përbashkët.

Nuk keni asnjë reagim për gjobat e vëna?

Jo, nuk kam asnjë reagim. Klubi në momentin e largimit të profesor Mirelit na gjobiti me 30 për qind të rrogës mujore dhe një gjobë e tillë është mëse normale. Jemi gjobitur edhe më parë me gjoba të tilla, madje edhe më të mëdha. Nuk ka pasur asgjë për t’u shqetësuar në këtë mes dhe prandaj unë e kam pranuar këtë ndëshkim.

Do largoheni në janar nga Vllaznia?

E kam të shkruar në kontratë që mund të largohem nëse paguaj dëmshpërblimin. Megjithatë, nëse largohem, këtë e bëj për një skuadër jashtë vendit. Në Shqipëri, Vllazninë nuk e ndërroj me asnjë ekip tjetër. E kam bërë këtë gjë edhe më parë dhe prapë do ta bëj. Skuadrën time të zemrës nuk do ta tradhtoj kurrë. Por nëse bëhet fjalë për një skuadër jashtë dhe për më shumë para, sigurisht që do ulem të bisedoj me drejtuesit e Vllaznisë dhe të gjej mirëkuptimin me ta. Ndoshta edhe mund ta rishqyrtojmë kontratën.

Që do të thotë?

Se mund të bisedojmë me ta për kushtet e kontratës dhe për mundësinë e shtyrjes së saj, nëse nuk iki nga Shqipëria, dhe këtë do ta bëjmë në janar.

Ndërkohë, në prag është ndeshja e radhës me Vllazninë. Do t’i marrë pikët e para në transfertë skuadra?

Jemi të përqendruar në maksimum për ta bërë këtë gjë. Në ndeshjet jashtë nuk kemi bërë një paraqitje të mirë deri tani dhe prandaj dëshirojmë të marrim pikët e para në Fier. Unë personalisht, por edhe i gjithë ekipi, jemi të përkushtuar në maksimum për ta arritur këtë.



A thotë Xhevahir Sukaj të vërtetën?
Nëse dikush e dëgjon në televizor apo e lexon në gazeta, me siguri që do të thotë se me çështjen “Sukaj” kanë abuzuar gazetarët. Kështu u mendua edhe dje, kur pjesëtarë të klubit deklaruan se lojtari do dilte në konferencë për shtyp të përgënjeshtronte atë çfarë ishte shkruar në një media. Sukaj e ka bërë këtë gjë, por në fakt nuk u mor vesh nëse e kishin detyruar të dalë në një konferencë të tillë, apo e ka bërë vetë.

Ai tha që klubi na ka ndalur 30 për qindëshin e gjobave. Në fakt rrogën ai e ka marrë 40 për qind më pak dhe për këtë nuk ka folur. Ndoshta klubi i ka premtuar se do t’ia kthejë. Sukaj, jashtë mikrofonëve, i ka pranuar të gjitha, edhe se do largohet në janar, megjithatë ai është i paparashikueshëm. Prej tij mund të presësh çdo gjë. Ashtu si në fushë kur bën gola, që nuk i bën askush, dhe nuk i bën ato që i bëjnë të gjithë.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Xhevahir Sukaj

Post by GOLDIAN » Sat, 19 Nov 2011 , 21:45

une e kisha keshillu meqe ka dhe biznesin e tij te lidhte nje kontrate afatgjate e te perqendrohej ne shkoder
mos te hallakkatet se gjynah
i perjashtuar

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Xhevahir Sukaj

Post by Admin » Sat, 19 Nov 2011 , 22:08

Sma merr mendja se kete sezon Sukaj ik prej Vllaznise e shkon ne nji ekip tjeter ne Shqipni.
Me sa di un Sukaj ka familjen ne Shkoder (ka nji fmi) e nuk ka qejf qe me u spostu prej Shqipnijet.

Vlerat e Sukaj dihen, kshu qe shpresoj qe Vllaznia ka me ba te pamunduren qe me e majt edhe per sezonin tjeter.
Vllaznit Ultras

Image

Ujku
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 830
Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57

Re: Xhevahir Sukaj

Post by Ujku » Sun, 27 Nov 2011 , 21:17

Dreqi ja theft qafen kti ftyr magjypit.

VOJO KUSHI
Tifoz
Tifoz
Posts: 58
Joined: Sun, 06 Mar 2011 , 13:43
Skuadra: Vllaznia

Re: Xhevahir Sukaj

Post by VOJO KUSHI » Mon, 28 Nov 2011 , 14:51

Shaba doli mbrame tek tv Alsati te Skaner edhe foli mireboll i sqaroi te tana gjanat imtesishte edhe per mu ska faj asnji prej bashkise se rrogat jane dhane cik me cik, ata si tha Shaba ishin keto
1-Sukaj i ka marr rrogat e Gushtit Shtatorit edhe Tetorit ndersa rroga Nandorit merret tha me daten 5 Dhjetor
2-Vllaznija tha Shaba i ka te sigurume ne bank te gjitha rrogat e futbollistave edhe premiot jane ba te detajume me skeme per cdo ndeshe deri ne muajin Shkurt edhe ska asnji problem financiar prej asnji futbollistit
3-Premioja me Apollonin ashte marre tha diten e hane
4-Sukajt tha Shaba diten e ndeshjes ne oren 11 paradite i ka thane trajnerit ne analize se nuk du me lujt se du kestin e kontrates qe me rregull e ka me e marr ne Janar, jane 10 mije euro.Trajneri ka njoftu Grimen per kyt problem ,Grima tha Shaba me ka njoftu mu e kam shku te hoteli ku kane ken te grumbullum edhe ka taku Sukajn.I kam thane tha Shaba Sukajt futu luj sot se ato lek ti jap une te hanen sa te hapen bankat se sot jane mbyll se asht e shtune.Sukaj i ka thane se nuk du 10 mije euro po du 15 mije edhe nuk futem me lujt.
Ky ka ken problemi Sukajt sipas Shabes
Sukajt si ka pas kush gja borxh asisend e turp te ket se duhet kete marre lek prej Korces mos me lujt.

vllaznia kampion 10
Antar
Antar
Posts: 28
Joined: Sat, 23 May 2009 , 00:24
Skuadra: vllaznia

Re: Xhevahir Sukaj

Post by vllaznia kampion 10 » Mon, 28 Nov 2011 , 15:24

o vojo kush a di si asht puna ne shkoder e kerkund ska futboll,po ta vesh re te dhamin syt me i pa tu lujt futboll.normalish as komtare skena me pas najher se shiko si po shkojn kto pune. 50 vjet rresht lojtart kan lujt pa lek e ne kushte mizerabel,sot jemi gati 21 vjet ne demokraci pavarsisht disa investimeve qe jane ba nuk mjaftojn me e cu futbollin aty ku duhet.Na grihena e shahena kot po iky milet e iky popull jena vetem lehim asgja konkrete nuk bajm. shifet as nkoh te enver hoxhes nuk ka ken naj her stadiumi bosh mundena me than po skan pas ca me ba njerzit se skan pas divertiment tjeter po ama njata tituj ne at 50 vjecar i kena fitu,njaj sistem boll e ka sulmu shkodren po ama njata breza na e kan mush gradencen me kupa.si ka mundsi qe ne demokraci vetem ne koh te atij rahmetlis kena mujt me fitu? ja asht faji i valterit ja asht faji bashkis ja asht faji i futbollistave e i trajnerave spo dim kujt me ja vu fajin.ka ardh momenti me e me u zgju prej gjumit e me gjyku realisht,ska lek ska brek! korca per dy vjet u ba superfuqi,he pra nqs skishte hedh lek njej bjondi prap ne kat 2 e kishit pa korcen! Thojn ne janar kan me ardh bosat e kan me e ba vllaznin superfuqi!Shpresojm gjithcka ka me e vertetu koha ashtu sic po e verteton 21 vjet ne ekonomi tregut! Shnet e pare tanve e mos u merzitni e mos flitni para kohet lenjani kohes!

vllaznia kampion 10
Antar
Antar
Posts: 28
Joined: Sat, 23 May 2009 , 00:24
Skuadra: vllaznia

Re: Xhevahir Sukaj

Post by vllaznia kampion 10 » Mon, 28 Nov 2011 , 15:29

se harrova gezuar 99 vjetorin e pavarsis!

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Xhevahir Sukaj

Post by Skodrinon » Mon, 28 Nov 2011 , 18:34

“Pyesni Vatën pse nuk luajta”

“Nuk kam patur pretendime financiare dhe nuk kam thënë se nuk dua të luaj ndaj Skënderbeut. Kam thënë se nuk isha mirë psikologjikisht dhe kisha probleme personale. Sapo përfundova fjalinë trajneri me hoqi nga 18-shja dhe nuk më ka thënë që të luaja ndaj Skënderbeut”, kështu është shprehur sulmuesi i Vllaznisë, Xhevahir Sukaj, në një prononcim të tij për “Sport Ekspres”. Ai është kthyer në qendër të vëmendjes për shkak se nuk është aktivizuar në ndeshjen ndaj Skënderbeut. Ka qenë trajneri Rudi Vata që në konferencën për shtyp pas ndeshjes, ka thënë tekstualisht: “Ai, në momentin e fillimit të analizës nuk ishte i gatshëm për t’u aktivizuar, duke thënë se ka problemet e tij personale të cilat nuk kanë të bëjnë me anën teknike”, theksoi Vata. Ndërkohë që vetë Sukaj ka hedhur poshtë të ketë thënë se nuk dëshironte të luante dhe nuk e ka kuptuar se si trajneri menjëherë e ka hequr nga lista. Gjithsesi, Sukaj në një intervistë te detajuar ka lënë të hapur një mundësi largimi në janar. Ndonëse nuk e ka thënë “troç” me shumë mundësi, ai nuk do të jetë më pjesë e Vllaznisë pas muajit janar.



-Sukaj, jeni dënuar 4 muaj pezullim dhe do të stërviteni me të rinjtë për mosaktivizim ndaj Skënderbeut. Si do të veproni?

- Unë e kam mirëpritur vendimin dhe do ta zbatoj. Shpresoj që ky vendim t’i shërbejë më së shumti skuadrës që të ketë një ecuri më pozitive e sigurisht, të arrijë të realizojë objektivat e saj.

- Mund të na thoni se cila është e vërteta, që ju keni thënë se “nuk do të luani ndaj Skënderbeut”?

- Unë i jam shprehur trajnerit Vata se nuk jam mirë psikologjikisht dhe se kisha probleme personale por kurrë nuk kam thënë se nuk dua të aktivizohem. Ai sigurisht që është i zgjuar dhe unë nuk mund të hedh poshtë fjalët e tij, por unë jam mëse i saktë në ato që kam thënë në analizën para ndeshjes me Skënderbeun. Le të dalë një njeri e të thotë që unë kam thënë se nuk dua të luaj. Tani mund të fliten shumë gjëra nga më të ndryshmet por unë nuk dua të t’u jap shumë rëndësi.

- Flitet se ju keni kërkuar vlerën financiare të kontratës suaj dhe kjo ka qenë arsyeja pse keni thënë që keni probleme

- Nuk është aspak e vërtetë. Unë nuk kam patur pretendime financiare dhe as që kam pretenduar. Thjesht kam thënë se nuk isha i gatshëm psikologjikisht dhe se kisha probleme personale, por jo se pretendoja diçka financiare.

- Theksuat se Vata ju hoqi nga 18-shja vetëm se nuk ishit mirë psikologjikisht apo në të vërtetë ka diçka që fshihet?

- Nuk e di se çfarë mund të ketë ndonjë gjë që fshihet. Unë di të them që, në momentin kur kam thënë se nuk isha mirë psikologjikisht dhe se kisha probleme personale, nuk jam përfshirë në ekip.

- Në Shkodër qoftë tifozët, drejtuesit, madje dhe shokë të skuadrës ju kanë cilësuar si “tradhëtar” të skuadrës

- Më vjen keq që e dëgjoj një gjë të tillë. Unë nuk e kam tradhëtuar Vllazninë pasi nuk kam thënë se nuk dua të luaj. Mund të them se mund të kem sakrifikuar më shumë se çdo futbollist tjetër që është aktualisht tek skuadra. Këto janë fjalë boshe dhe se njerëzve unë nuk mund t’ju mbyll gojën për thashetheme apo epitete. Di të them që kam pranuar që për Vllazninë të luaj edhe me lekë më pak dhe kam refezuar shumë oferta që kam patur njëkohësisht. Por, “të shkuara e të harruara”...

- Është përfolur në Shkodër se kanë ndërhyrë dhe drejtuesit e Skënderbeut për një veprim të tillë

- Nuk është aspak e vërtetë. Unë e kam thënë dhe e ritheksoj se në Shqipëri do të luaj vetëm me Vllazninë. Nuk e kuptoj nga dalin këto fjalë pasi aktualisht nuk kam asnjë bisedë me drejtuesit korçarë.

- Një aludim tjetër ka të bëjë me faktin se ju nuk keni pranuar të toleroni ndeshjen ndaj Skënderbeut ndaj dhe u tërhoqët

- Jo, absolutisht jo! As që bëhet fjalë për tolerim. Po të më ishte thënë një gjë e tillë, të jeni të bindur se unë i pari do të isha prononcuar, duke thënë se “kanë kërkuar tolerim”. Nuk jam nga ata që pranoj këto gjëra dhe sigurisht që as nuk ka patur çështje të tilla.

- Ju vetë personalisht nuk ju erdhi keq për Vllazninë që ishte në atë gjendje ndaj Skënderbeut?

- E kam parë ndeshjen nga shkallët e stadiumit, por kam menduar se skuadra do të fitonte dhe pa mua. Më vjen keq sigurisht për atë humbje por ju siguroj se nuk është faji im dhe nuk është përgjegjësia ime për atë humbje.

- Do të largoheni në janar nga Vllaznia?

- Nuk e di a do të largohem. Në Shqipëri e kam thënë se nuk luaj në skuadër tjetër përveç Vllaznisë. Gjithsesi, do t’ia lëmë kohës.

- Pezullimi prej katër muajsh, do t’iu pengojë në janar, nëse dëshironi të largoheni?

- Nuk ia kam idenë. Di të them që këtë punë e dinë më mirë juristët e Bashkisë. Unë do të vazhdoj të respektoj vendimin e tyre dhe uroj që vendimi i marrë t’ju shërbejë për realizimin e objektivave të tyre.

Ujku
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 830
Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57

Re: Xhevahir Sukaj

Post by Ujku » Mon, 28 Nov 2011 , 20:11

Kur Sukaj ishte i grumullum me komtaren para dy javsh paten dal da fjal neper gazeta ci thanen se Sukaj ka dekleru se ka probleme financiare me klubin manej ai doli e tha ato qe kan shkru gazetat nuk jan te verteta se problemet qe kam me klubin i zgjell un pra dpli ajo se ai ka leh neper gazeta dhe problemet me klubin i zgjolli ai vet ashtu si tha por ne menyr ekstreme
ai gjithmon te vllaznia ka ba kapadain e ne shum raste e ka tepru me egoizmin si do qe te jet ai ka gabu ran me at xhest antisportiv por un mendoj se dikush tjeter qendron mas tij ca ka pas me ba vata kur lojtari thot jam keq psikologjikisht normale se nuk mund te lujn se ne at gjendje qe demek paska ken sukaj noshta kishte marr nji karton te kuq ne minutat e para por me ito qa thot ai duket se dueti famkeq Bode Zeqo ja kan xe xhepin mir ata te bashkis bashk me klubin duhet ta hetojn ket gja gjithmon ne qoft se nuk i kan gja borxh lojtarit

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Xhevahir Sukaj

Post by fpjalmi » Mon, 28 Nov 2011 , 20:19

tamam djale K U R V

ia kan lujt zotin per denimin dhe kisha dasht te ishte ma i rrept .

Hallall drejtusave qe i kan dhan kete denim , ku padysh asht e njejti denim qe i kane ba Tevez te manchester city.

Vata ka than te drejten ,kurse ky po mundohet me e ba vaten rrencak duke i justifiku si legen

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Xhevahir Sukaj

Post by Admin » Mon, 28 Nov 2011 , 22:51

Ehhhhhhhh filloj telenovela !!!!

A kane seder kta njerz, a dalin ne Shkoder ndoj here!!!
Hajde merre vesht se si asht puna.

Nuk asht hera e pare qe Sukaj bane kshi "marrinash".

Marre me i than kujt se ca noll ne shkoder, ishtu asht kur nuk dojme njeni-tjetrin.

Per mendimin tem Sukaj te marrin rrugen e mas te kthehet ma te Vllaznia!!
Vllaznit Ultras

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Xhevahir Sukaj

Post by GOLDIAN » Tue, 29 Nov 2011 , 01:32

mire sukajn po shahet
po keto qe na tradhutne e shkune te tirana u doka me i qu ne qiell ????
fundja pse s erdhen te vllaznia e te lushin pa lek deri sa te vinte nje biznesmen i fuqishem meqe keka puna e durimit?
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Xhevahir Sukaj

Post by fpjalmi » Tue, 29 Nov 2011 , 04:50

Ne shkoder keka hap nji lajm per sukajn ,dhe tan shkodra e din te verteten

Sukaj nuk ka lujt me vllaznine sepse korcaret e kan pagu mire mos me lujt,dhe i kan premtu se do ta blejn ne merkaton e janarit.

Sukaj theft qafen se nuk na duhet gja.

Ujku
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 830
Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57

Re: Xhevahir Sukaj

Post by Ujku » Tue, 29 Nov 2011 , 14:21

Goldi kta tjert qe lujn per tiranen kan firmos nji kontrat e pa sjellen ashtu si duhet megjith problemet qe kan me financat e klubit kta
pa lozin bile po bajn edhe diferencen te tirana fjala asht per liken e balen kurse ky
xhevahiri i SHkodres nuk bani te njejten gja pra bani bastardin
un nuk e di realisht si mund te jen e verteta po kjo qe ai bani gjithsesi asht me u sha
vertet ai ishte nji lojtar simbol per ne ka shenu 9 gola per 9 jav por me ket qe bani i shumzoi me zero
e tesh metet vetem nji ish simbol i te keqes me vjen keq se Vllaznia humi nji lojtar te mir por me vjen mir
qe na u hek qafet nje djal i keq nuk po du me kundershtu komentin tan gold pa kjo nuk i falet si do qe te ket ken situata .

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Xhevahir Sukaj

Post by GOLDIAN » Tue, 29 Nov 2011 , 17:30

u bane dy dite dhe ekipi i mrekullushem dhe i supermenaxhushem vllaznia shkodres ska dhane nej deklarim zyrtar ne lidhje me kete ceshtje
atehere pse duhet sha sukaj
apo se ska ato qe ka bala e lika ne shkoder qe kane force me i kthy ne ekip me nje telefonate

mbeshtetni mbeshtetni nipat e biznesmenve se hajrin kena me ja pa kesaj pune
i perjashtuar

Post Reply