Shkoder 2 prill 1991

Gjithcka rreth Shkodres sone te dashur.
Post Reply
Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Shkoder 2 prill 1991

Post by Skodrinon » Sat, 03 Apr 2010 , 19:07

2 Prilli i masakrës komuniste, në errësirë të perdes së hekurt

Përgjakja e një manifestimi të paarmatosur, në transparencë zero


nga Kostaq Xoxa

Kanë kaluar pikërisht 19 vjet nga ajo batërdi që u bë nga forcat e armatosura të G. Ruçit kundër manifestuesve të Shkodrës së martirizuar nga komunizmi. Pak ditë më parë kishin përfunduar zgjedhjet e Ramiz Alisë, të falsifikuara gjer në rrasht nga përdhosësi i demokracisë fillestare në vendin tonë, Ramiz Alia.
Revolta e shkodranëve kundër një parodie zgjedhore qé e papërmbajtshme. Veçse ishte paqësore. Nëse do të bëhej transparencë në kutitë e votimeve, që sollën si pasojë revoltën, do të zbuloheshin falsifikime të papërfytyrueshme. Përvoja nuk mungonte. Komunistët nuk njohin humbje. Komunisti R. Alia, nuk mund të mos ishte i frymëzuar nga zgjedhjet e kohës së E. Hoxhës, me përfytyrime fantazmagorike.

2 Prilli do të mbetet në analet e shëmtuara të komunizmit, një njollë e zezë e dyfishtë e regjimit të Ramizit: farsa zgjedhore dhe masakra e popullit të ngritur kundër kësaj farse. Krimeve të Enver Hoxhës u shtohen ato të Ramiz Alisë, në një periudhë tjetër, në atë të proceseve demokratike antikomuniste. Por neveritës është ai manovrimi i njerëzve pa karakter, që populli i portretizon në “hedhin gurin e fshehin dorën”. Këtu gjendja është më e rëndë sesa kjo thënie që u përplaset intrigantëve hipokritë. Sepse është tragjike: Hedhin breshëri automatikësh dhe fshehin krimin! Në fakt krimi mbeti i pazbuluar. . .

Një gjyq që u bë nuk nxori aspak mandantët, urdhëruesit e krimit. Sa për sikarët, zbatuesit e urdhrit, ata s’kanë rëndësi. Janë njerëz ordinerë, të rëndomtë, të hurit e të litarit. Shyqyr që u jepet mundësia të zbrazin fishekët, jo në poligonet e qitjes, por në armiqtë e tyre të imagjinuar. Gjyqi përfundoi në një farsë transparence. Kriminelët që përlyen duart me gjak të pafajshmish, janë si punë njerëzish të një specieje të veçantë, të devotshëm që të kryejnë me besnikëri (ndonëse janë të pabesë) detyra partie. E ndër porositë e tyre të pashkruara janë ruajtja e sekretit (lexo më tej: që ngjarjet kriminale kundër armikut të mbeten në mister). Kjo mund të konsiderohet nga njerëzit me ndjenja njerëzore si antitransparencë, ose transparencë kryengulthi!

Digresioni këtu është i detyrueshëm.
Ky zvetënim të çon në përsiatje: Bash njerëz të këtij kallëpi flasin sikur u qan shpirti për transparencë! Sikur kjo fjalë të personifikohet (siç bëri EdRama me zgjedhjet gjersa i humbi), do t’i zinte për fyti njerëzit pa namuz: - Po më masakroni kuptimin e mirëfilltë, me të cilën unë, transparenca, krenohem, o njerëz të rrëmujës, të zhurmnajës së çmendur, të kaosit e të anarkisë. O ju që s’e njihni transparencën, s’ia dini kuptimin dhe e përdhunoni atë!
Do të dëshironim që shmangia të mbyllej këtu. Por duket se janë ngjarje që përshkohen nga ajo që quhet “shoqërim idesh”.

Nëntëmbëdhjetë vite më parë, njerëzit shihnin në parlamentin shqiptar sesi justifikoheshin përgjegjësit në vetë të parë të këtij krimi të papërligjshëm, në një periudhë pasdiktatoriale. Personat e ndershëm, që donin demokracinë euroatlantike, shqyenin sytë kur shihnin në ekran njerëzit e Ramizit, të zverdhur e bëlbëzues, që justifikoheshin me fjalë dredharake: do t’i nxjerrim para gjyqit, do të ndëshkohen fajtorët, do të dalë e drejta në shesh... (demek, do të bëhet, me nder jush, transparencë!). Donin të përfitonin kohë. As ndjesë nuk kërkuan për familjet e viktimave. Të paragjykuarit për paditjet në gjyq për kriminalitet, nuk bëjnë mea culpa. Do të ishte një angazhim për një qëndrim të ri. Kurse, sikur e kërcënonin këtë popull të shumëvuajtur, se “ne nuk përkulemi përpara atyre që do të na ndalojnë në rrugën e krimit”! (Me funksion marrjen e pushtetit me dhunë, kur s’e kemi. Dhe mbajtjen po me dhunë, kur e kemi!).

Cili ishte në radhë të parë i implikuar për masakrën e 2 prillit? Natyrisht ministri i Brendshëm, Gramoz Ruçi. A mund të imagjinohet që zbrazësit e automatikëve ta bënin një gjë të tillë me iniciativë? Kurrën e kurrës! Kaq do t’ua priste truri sikarëve, sido që të indoktrinuar, se do të përgjigjeshin si kriminelë. Aty për aty, pas nëntëmbëdhjetë vitesh, apo pas tridhjetë vitesh! Pastaj, ka domethënien e saj edhe se të katër të vrarët ishin protagonistë të PD-së në këtë revoltë popullore. Ishin të vënë nën shënjestër, pra. Arben Broci dhe tre të tjerët, si të thuash, ishin programuar për t’u ekzekutuar. Nuk qé një kundërveprim spontan, ndaj atyre që thërrisnin më shumë në miting. Ishte një ekzekutim selektiv. Pra, çdo gjë e organizuar. Dhe, në vijimin logjik, cili nga urdhërdhënësit dolën të përlyer në gjyqin që u bë, gjyq për drejtësinë e të cilit nuk beson askush? A bëri transparencë ky gjyq? Minimumi i transparencës sikur të bëhej, gishtin do të duhej të viheje te ministri i Brendshëm!

Dhe, ana paradoksale e kësaj çështjeje është se pikërisht ky ish-ministër i Brendshëm i krimit, doli i palagur dhe sot na bën thirrjet gjer në ngjirje për transparencë në ... kutinë e votimit, pas nëntë muajsh nga zgjedhjet! Ndërsa për atë transparencën e vërtetë, për atë të 2 prillit, me kriteret e mbajtësit në mënyrë abuzive të ofiqit të kryetarit të partisë, duhej të bëheshin jo vetëm 9 muaj kërkesa këmbëngulëse, por 9 vjet e kusur, gjersa të dënoheshin me gjyq ata që vranë Arben Brocin me shokë. . .

Kutitë nuk hapen jo për mosdashjen e Berishës, por për mospërdhosjen e ligjit. Për ruajtjen e dinjitetit të shtetit ligjor. Marrëzia ka arritur gjer në “tradhtinë” e pakonkretizuar të 20 mijë komisionerëve. Ata do të duhej të bënin një shoqatë dhe të hidhnin në gjyq Ramën, Ruçin e kompani: - A e njihni prezumimin e pafajësisë, shokë shpifarakë? Na shpalosni provat se jemi tradhtarë!
-Nuk kemi prova, por këto i kërkojmë në kutitë! (Po të kishin prova, le t’i nxirrnin, me persona me emër e me mbiemër, që të mos flisnin për fajësira të hamendësuara).
Ndërsa demokratët kanë të drejtë të mëtojnë: - Bëni rrëmujë e krijoni kaosin që e keni në gjak, sa të doni. Por jo në emër të transparencës për zgjedhjet. Po të jetë për transparencë, ne kemi të drejtën e ligjshme që ta kërkojmë atë për të gjitha “zgjedhjet” tuaja të tetëvjeçarit, një masakër e vërtetë zgjedhore!

55

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Shkoder 2 prill 1991

Post by fpjalmi » Sat, 03 Apr 2010 , 19:17

kujtimet e 4 deshmoreve te demokracise do mbetet i paharruar jo vetem ne shkoder por ne te gjithe shqipnine

lavdi kujtimit te tyne

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Re: Shkoder 2 prill 1991

Post by vvvllaznia » Tue, 06 Apr 2010 , 16:30

a ka ndonje video se nuk gjej kerkund ne internet???????

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Shkoder 2 prill 1991

Post by Skodrinon » Sun, 03 Apr 2011 , 18:28

Fritz Radovani: 2 Prill 1991 – 2011
4 deshmoret e 2 prillit.jpg
KËSHTU THA… RAMIZ ALIA:
“VETËM N’ FUTA E DEGERMIA...
ZBUKUROHET SHQIPËRIA !”[/b]

Plot 20 vjet…Si sot kujtoj shkrehjet e armëve gjakatare të terroristëve komunistë, që para se me ngordhë, dita e ditës, po vajiseshin me gjak Rinije Shqiptare të pafajshme… Ishte një kujtesë për të gjithë “ata” që kishin “harrue” shprazjet e automatikëve në mëngjez heret në Zallin e Kirit pranë Rrëmajit në Shkoder…Ai mëngjez i bukur prilli, me atë diell aq të kandshëm, që porsa kishte fillue me ndriçue godinat e vjetra të Shkodrës, për pak minuta u terratis tue mbulue kokat e katër Nanave Shkodrane përjetsisht me shejin e zisë, “degermijat” e mnershme, që për mbi 45 vjet mbulonin edhe muret e Rozafës...

Një turmë e madhe qytetarësh shkodranë piskatnin në Fushën e Çelës të zemruem n’ atë mbasdreke të 1 Prillit 1991: “Komunistët hajdutë na kanë vjedhë votat!”... E pa u errë ende, u nisën nga qendra e gjaksorëve, ku kurdiseshin arrestimet, vrasjet, torturat, e ku nuk pushonin një minut thurjet e tragjedive, që kishin mbizotnue psikologjinë e çdo njeriu që mund të harronte për një çast fjalën marksist – leniniste të diktatorëve tanë: “Frikë”, të shkrueme që nga data 29 nandor 1944 ndër majat e maleve, ndër fushat e kooperativat bujqësore, ndër fermat e t’ interrnuemëve, ndër hymjet e fabrikave e deri tek dyert e të gjitha maternitetëve tona, ku çdo fëmijë, edhe para se të lindte, duhej të dridhej në barkun e nanës kur të ndigjonte fjalën “komunist”! Komiteti i PPSh ishte çerdhja e tyne!...

Në orët e vona aty shkoi edhe Kryetari i BSPSh së Shkodres Ferdinand Temali, e mbas pak kohe demostruesit u shpërndanë tue i urue njenitjetrit “natën e mirë!”...

Kur kemi shkue bashkë me Arben Borshin nga ora 21.30 nuk kemi gjetë njeri. Aty dukej sikur ka ra “heshtje”..., po e nesërmja në mëngjes tregoi se aty ishin sajue edhe vrasje të shëmtueme, që do të brengosnin Nanat Shqiptare... Në mbramje kishte ardhë nga Tirana edhe zv. Ministri i punëve të mbrendshme...dhe, bashkë me kryetarin e degës së mbrendshme të Shkodres Çapajev Taçin, shefin e policisë Dilaver Paparen dhe policin vrasës Gjekë Celin, kishin projektue mënyren e “sigurimit të komitetit PPSh”, me vendosje të forcave të rendit, snajpërve ndër godinat përrreth, sambistëve të droguem në të gjitha ato godina ku mendohej me krijue trazime dhe ku punohej për me realizue vrasjet dhe terror.

Pikërisht në apartamentin mbas poliklinikës ishte edhe gjuejtësi i djaloshit të zgjedhun për “kurban”, studenti Arben Broci, që vetë Presidenti gjakatarë Ramiz Alia në takimin e organizuem me studentë në Pallatin e Brigadave i kishte vue shenjën e vrasjes.

Kur studentët e shkollës së mesme “Jordan Misja” ishin të ulun karrshi komitetit, në barin e lulishtës, dhe posa Arbeni ka arrijtë aty nga rruga e qendres së qytetit... pa u afrue mirë tek studentët, asht ndigjue krizma e snajperit që e ka goditë mu në krahun e majtë, mbi kerdhokël, tue i shkaktue vdekjen në çast... ramja e tij në asfalt ka dhanë sinjalin, mbas të cilit u vranë Nazmi Kryeziu, 38 vjeç, Besnik Ceka, 21 vjeç, Besnik Bishanaku 22 vjeç dhe u plagosen mbi 89 vetë, listen e të cilëve e kishte Ferdinand Temali.

Kur urdhni i Presidentit ishte zbatue përpiknisht, dhe mbasi dhuna ishte prezent në çdo qoshe të qytetit, hipokriti i Shkodres, “bilbili i partisë”, kishte mendue me vue edhe maskën e tij si zakonisht veprojnë vrasësit, tue “nxi surratin në ikje mos me u njohë kush asht gjaksi” i dha flaken komitetit të partisë, tue u mundue me krijue idenë se “vrasjet erdhën pasojë e djegëjes së selisë së PPSh”...një trillim pa rezultat që u shue pa lindë... “tymi dhe bloza e arshivave të partisë komuniste nuk e mbuluen faqen e zezë të tij...”.

Edhe pse u banë sa mbledhje në komitetin ekzekutiv të Shkodres, filluen greva, u ndalue puna e u mbyllen fabrika, erdhën nga Tirana hetuesë e prokurorë, jurist’ e spijunë, dhe u mendue me ua lanë “preshin” në dorë disa thasëve pa markë...Asnjëherë nuk asht arrijtë me u mendue “pafajsia” e organizatorëve të masakres së 2 Prillit 1991 në Shkodër!

Ajo ishte një veper tipike terroriste komuniste me të gjitha shfaqjet e mësheftësitë e veta që nga organizimi, realizimi dhe zvarrisja me zbulue të vërtetën, gja e cila nuk ka asnjë rasë që asht dënue në atë sistem përbindsh e tiran siç ishte komunizmi në Shqipni. Të gjitha “misteret” janë vepra të diktaturës komuniste, të cilat mbulohen për aq kohë sa ai sistem barbar të sundojë mbi popullin e pambrojtun, ashtu si asht Populli Shqiptar, përderisa vrasësit, torturuesit, kriminelët dhe tiranët, jo vetem nuk dënohen për krimet që kanë krye dhe vazhdojnë me ba çdo ditë, por edhe qiten e priten ndër shtete që krenohen për “demokracinë dhe arritjet e saja” në vendet e tyne. Përderisa të mos vihen në bankën e të akuzuemve, por të lihen të lirë vrasësit e kriminelët e diktaturës komuniste shqiptare, që asht një nga ma tipiket e atij sistemi në botë, të gjitha idetë e lirisë dhe të demokracisë, nëse nuk janë përmbysë ende, s’ asht e largët koha e ringjalljes së diktaturës së pashpirtë!

2 Prilli 1991 në Shkoder asht vazhdë e krimeve që komunistët kanë krye ditën për diell e natën për hanë për 46 vjet pa ndërpremje. Që nga viti 1944 krimet e tyne janë legale, të njohuna dhe të jashtaligjëshme ashtu si ishte vetë organi i sigurimit të shtetit që zbatonte jashta të gjitha normave njerzore e juridike vendimet e partisë komuniste.

Shteti Shqiptar nëse vazhdon mos me dënue kriminelët apo “meritat” e njohuna zyrtarisht nga organet e paligjshme të diktaturës, tue fillue nga Enver Hoxha, Ramiz Alia, Nexhmije k...siç asht thirrë nga turma në vorrimin e 17 vjeçarit Pllumb Pllumbaj, i vramë në kufi në korrikun e vitit 1990, domethanë se jo vetëm që Shteti sot pajtohet me ato krime të shëmtueme të komunizmit gjakatar, por edhe asht pasues i vepres së tyne.

Populli Shqiptar nuk duhet të heshtin dhe as të mendojnë se “armët e diktaturës” ndryshken vetvetiu, përderisa ai të jenë pre e atyne armëve që për 67 vjet vazhdojnë me vra Bijtë e Atij Populli, që asnjëherë nuk ka pushue luftën e vet për Liri e Demokraci!

Demokracia asnjëherë nuk mund të ndërtohet mbi rrenojat e krimit e barbarizmit!


Melbourne, Prill 2011
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Shkoder 2 prill 1991

Post by Skodrinon » Sun, 03 Apr 2011 , 20:59

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Shkoder 2 prill 1991

Post by Man in Redblue » Mon, 04 Apr 2011 , 00:36

Lavdi deshmoreve te demokracise, atyne qe dhane jeten per lirine e ktij vend!!!!

Fatkeqesisht me 21 janar ne Shqiperi u perserit nje 2 Prill i dyte, per te cilin askush nuk po mban pergjegjesi, djem nanash ishin edhe ata, per demokraci po protestoshin edhe ata!!!

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Shkoder 2 prill 1991

Post by Skodrinon » Mon, 11 Apr 2011 , 16:46

Man in Redblue wrote:Lavdi deshmoreve te demokracise, atyne qe dhane jeten per lirine e ktij vend!!!!

Fatkeqesisht me 21 janar ne Shqiperi u perserit nje 2 Prill i dyte, per te cilin askush nuk po mban pergjegjesi, djem nanash ishin edhe ata, per demokraci po protestoshin edhe ata!!!
te dekunit jane t'dekun e duhet me pase drejtsi per tan njisoj, po nuk mund te krahasohen 2 ngjarjet.
2 prilli ishte demostrate spontane kunder diktatures 50 vjeçare ku u vran 4 e u plagosen 89 ME URDHEN TE MINISTRIT GRAMOZ RUCI.
21 janari demostrate e organizume prej opozites t'ISH MINISTRIT TE MASAKRES 2 PRILLIT, me shum t'pagum, per me hedh qeverne e zgjedhun me votat e popullit. me tmirat (pak) e t'kqijat e saj

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Shkoder 2 prill 1991

Post by Man in Redblue » Mon, 11 Apr 2011 , 19:09

Ah mor skodrinon mos mban me iu fut politikes se ata jan te tan pa perjashtim kriminelat me te mdhej qi po tratojn popullin njisoj sikur te ishin armiq.

Nqs ia fillojm me fole per komunista, e dijm te tan se kush ka ba shetitje neper Drilon me familjen e Enverit.
Edhe teoria e grushtit te shtetit me shuma te pagume 1 apo 2 milion euro, me cadra-pistolete e thika te lyme me helm pervecse asht fantastiko-hollivudiane e na turperon perpara Europes, deshmon se kush asht pasardhesi i denje i xhaxhit ne Shqiperi, ai qe flet per puce si ne kohen e Kadri Hazbiut e Mehmet Shehut, nderkohe qe na shohim neper Europe perdite protesta edhe ma te dhunshme se ajo e 21 janarit, por KURRE nuk qellon policia npopull.

Qeveria hedhet me tanke sic ndodhi ne 98, kur erdhi tanku ne mes te Tiranes dhe jo me cadra e gure..

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Shkoder 2 prill 1991

Post by Skodrinon » Tue, 12 Apr 2011 , 12:20

Dakort mor, po un po tham se ndryshimi mes dy ngjarjeve asht i madh.
Me 21 janar protestun me hek nji sh**** e me vu nji sh**** tjeter.
Me 2 prill protestun me hedh komunizmin e me cliru vendin pre shtypjes gjysshekullore.
Ndryshimi mes diktatures e demokracise asht i madh. Ndryshimi mes Rames e Berishes cili asht? Per dikend (perfshi mu) Berisha asht e keqja ma e vogel, per dikend e keqja ma e vogel asht Rama. Gjithsesi per 2 t'kqija bahet fjale.

Nuk e mohon kush se Sala ka ken komunist. Diferenca asht se nuk ka ken funksionar i shtetit si ih-ministrat qi sot jane ne PS. Nuk ka dhane urdhna si per masakra si Ruci ne 2 Prill.

Nuk tham se ka ken puc, por proteste paqsore nuk ka ken. Nuk kan pase cadra-pistolete por pistoleta e molotov po.

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Shkoder 2 prill 1991

Post by Man in Redblue » Tue, 12 Apr 2011 , 12:37

Aty ke plotesisht te drejte, qe zgjedhja mes Sales dhe Edit eshte e keqja ma e vogel apo e ma e madhe...

Lloji i protestes sic thu ti nuk asht i njejti, por perfundimi po. Bile perfundimi asht edhe ma tragjik, se ne fund tfundit mbas 2 Prillit u rrzu komunizmi, kurse mas 21 Janarit, ne diten kur protestusi i katert dha shpirt ne spitalin e Turqise, Sala u zgerdhite bashk me servilat e tij e xjerrte kujin ne kryeminsitri tu than a do bijm Lady Gagen apo Shakiren ne Shqiperi, jo un jam me shume fans i Shakires. Askush nuk mori pergjegjesine per vrasjen e 4 personave, perkundrazi u mbajt koncerti me Ciljeten me cica-jashte. Nuk ishte momenti me festu me kang, nderkohe qe mrenda mujit kishin vdek 4 veta.

Pistoletat qi paskan pas protestusat e 21 Janarit pse nuk i gjeti policia e Lulit, boll persona kan shoqnu ne komisariat, pse nuk i gjeten pistoletat atyne, sa per molotov ti e ke pa ma merr mendja cfar protestatsh jan organizu ne Greqi, France (zezaket ne rrethinat e Parisit), Gjermani (Stuttgart kyt vit).


Kto fjale po i them jo per te ba politike per te majten apo te djathten por thjesht per te tregu se mas 20 vitesh ne shqiperi nuk funksionon shteti i te drejtes. Kjo nuk asht demokracia e vertet, qe llapin politikant tone, na jena shume shume larg europes ne kyt drejtim.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Shkoder 2 prill 1991

Post by Skodrinon » Tue, 12 Apr 2011 , 13:15

2 pistoleta i kena pa ne tv. Gjin Ndreu edhe nji tjeter kane pas pistolete. Per me ia gjet asht dashte me i kap n'flagranc. Tash duhet prokuroria me ba punen e vet. Por Ina Rama i liroi se paskan ken cadra. Sala i flet per cadra pistolete, Ina pistoletat i ban cadra.

Policia nuk asht dasht me gjujt, jam dakort. Megjithse me ligj po u fute ne oborr te kryeministris polici ka te drejte me gjujt. Ata qi jan vra kan ken jashte edhe duhet me u gjet fajtoret. E thash qysh n'fillim. Un nuk jam dakort me krahasimin. Pamvarsisht se perfundimi asht njisoj tragjik, kauza per t'cilen dhane jeten deshmoret e 2 prillit(ata te 21 janarit nuk mendoj se kan me u qujt deshmore) i fut ne histori. Ben Brocit nuk ka me iu harru emni. Ata te 21 janarit.... mjere per ta e per familjet e tyne se nuk i man mend kush.

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Re: Shkoder 2 prill 1991

Post by vvvllaznia » Wed, 11 May 2011 , 17:08

Jam dakort pak me Skodrinonin e pak me MRB.Per mendimin tem te vetmen gja qe kan te perbashket keta dy protesta asht se kan vdekur nga 4 te pafajshem.Ne protesten e 21 janarit kan vra kater fakira qe nuk kishin pune hiq me protesten.Nuk e kuptoj pse garda nuk ka gjujt kunder atyne qe kan hi ne kryeministri por kan gjujt kunder 4 te shkreterve qe vetem ishin duke pare.

Post Reply