Bashkia e SHKODRES

Gjithcka rreth Shkodres sone te dashur.
Ujku
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 830
Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57

Re: Bashkia e SHKODRES

Post by Ujku » Fri, 26 Feb 2010 , 20:55

Teorikisht klubi Vllaznia esht pjes e bashkis, praktikisht esht ndryshe
ne kemi tesh sa muj qe e shofim Vllaznin tuj vujt per mbi jetes e nuk pame as edhe nji her nji reagim te bashkis
pra dihet ne dor te kuj esht Vllaznia.
ne shtator isha ne SHkoder, rastsisht takova Muhamet Ceken puntori ma i vjeter i stadiumit dhe e kishin hek
prej punet mas 32 vjetsh pun ne stadium tashi 58 vjec, ne vend te tij kishin marr Zefin 63 vjec qe nuk kishte punu kurr aty
kto i kishte ba Valja jo bashkia, pra bashkia s'ka gja ne dor.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Bashkia e SHKODRES

Post by vllaznia1919 » Mon, 01 Mar 2010 , 01:15

Normalisht qe ata pune i ban Valoja se aj qet paret me majt Vllaznine.Bashkia ska goje me foe se nuk qet asnji cent me majt ekipin.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Ujku
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 830
Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57

Re: Bashkia e SHKODRES

Post by Ujku » Mon, 01 Mar 2010 , 10:30

Ishte nji pergjigje se e kujt asht Vllazni praktikisht, ai muhabet ma Vllaznia 1919
se un e di se Valja po na nderon stadiumin e Vllaznin, na knaqi krejt tanve .

Ujku
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 830
Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57

Re: Bashkia e SHKODRES

Post by Ujku » Mon, 01 Mar 2010 , 10:33

Kurse puntort e stadiumit i pagun bashkia jan buxhetor, por i hek e i ven valja si te don
un fola me emra konkret jo me ja fut kot.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Bashkia e SHKODRES

Post by GOLDIAN » Sun, 25 Apr 2010 , 18:22

turp me vjen per bashki e per pushtet e per mut e per gjithcka qe ka ajo shkoder
qe mos te reagojne asnji asht hall i madh
po shohim se cdo kryetar bashkiet interesohet per skuadren e qytetit qe drejton po i joni????????
A KENA A SKENA KRYETAR BASHKIET NA KOT ME PYT
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Bashkia e SHKODRES

Post by fpjalmi » Mon, 26 Apr 2010 , 17:50

ne shum qytete bashkia lot rolin kryesore

ne shkoder bashkia don me vjedh dhe qa te marrin prej vllaznise e kan per xhepat e tyne se me vu nej lek per vllaznine harrojeni

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Bashkia e SHKODRES

Post by vllaznia1919 » Sat, 15 May 2010 , 13:29

Pranej duhen kthy ne sh.a. klubet.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Bashkia e SHKODRES

Post by Skodrinon » Sun, 27 Jun 2010 , 23:41

Aktorët shkodranë: Kemi rroga qesharake

Kemi 20 vite që presim, ndërsa paguhemi me paga qe sharake dhe punoj-më me një infrastrukturë qesharake. Tashmë nuk mund të presim më. Gjendja është alarmante". Kështu kanë pohuar artistët shkodranë në një takim të bërë një ditë më parë nga Sindikata e Pavarur e Artistëve.

Të pranishëm në takim ishin aktorë të Teatrit 'Migjeni' Shkodër, si dhe kryetari i Sindikatës së Pavarur të Artistëve, Reshat Ibrahimi, i cili shoqërohej nga anëtarë të kryesisë së Sindikatës së Pavarur të Artistëve. Qëllimi i këtij takimi të bërë në Shkodër ishte njohja nga afër me problemet dhe shqetësimet që kanë artistët shkodranë, të cilët janë pjesë e emrave të njohur të artit shqiptar. Njëkohësisht, takimi kishte si qëllim dhe njohjen e artistëve me projektligjin e ri për teatrin. "Ky projektligj duhet të miratohet sa më parë nga Kuvendi i Shqipërisë. Vetëm me anë të këtij projektligji mund të rregullohen marrëdhëniet institucionale dhe financiare te teatrove jo vetëm në Tiranë, por edhe në rrethe", - ka pohuar Ibrahimi, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Artistëve. Sipas tij, ky projektligj përcakton qartë përqindjen e buxhetit që duhet t'iu jepet teatrove. "Të gjitha ato bashki që kanë në qytetet e tyre teatro me mbi 50 vjet jetë artistike, duhet të japin 30% të buxhetit për artin. Teatri 'Migjeni' i Shkodrës ka më shumë se 50 vite jetë artistike, ndaj dhe përfiton direkt prej këtij projektligji", - tha Ibrahimi.

Projektligji

Ky projektligj rregullon edhe marrëdhëniet me drejtuesit e Teatrove. Drejtorin e teatrit e zgjedh kryetari i Bashkisë së qytetit përkatës, por duhet që për këtë emërim të marrë dhe miratimin e Ministrisë së Kulturës. Do të jetë kjo e fundit që mbikëqyr këtë procedurë. Kështu do të shmangen emërimet e pavend që janë vënë re në ndonjë teatër, emërime që sipas sindikalistëve kanë pasur më shumë motive politike se profesioniste. Tashmë artistët janë ndërgjegjësuar se për të fituar ato që u takojnë, duhet që të ngrënë zërin dhe të kërkojnë. "Ne jemi të vetëdijshëm për gjendjen e artistëve sot, sidomos të teatrove nëpër rrethe. Punojnë në kushte të vështira me rroga shumë të ulëta. Jemi këtu për të ndryshuar këtë realitet", - tha kreu i sindikatës. Në fakt, artistët shkodranë kanë vite që presin. Një vit më parë u pohua se teatri i Shkodrës fitoi të drejtën e të qenurit Teatër Metropol. Ky fakt do të sillte investime dhe rritje pagash për aktorët shkodranë, por deri tani nuk është bërë asgjë. Teatri ka më shumë se 60- vite që funksionon dhe ka realizuar mbi 200 premiera. Historia dhe tradita e teatrit të Shkodrës daton që në vitin 1860. Gjatë këtyre viteve janë dhënë edhe shfaqjet e para përmes shoqërive teatrore të atëhershme " Rozafa", "Bog-dani", "Vllaznia", "Françeskanët", "Jezuitët" etj. Në Teatrin "Migjeni" kanë dhënë kontributin e tyre emra të njohur të skenës si: Zef Jubani, Andrea Skanjeti, Ndrekë Prela, Ndrekë Luca, Serafin Fanko, Lec Shllaku, Tano Banushi, Eljez Kadrija, Tinka Kurti, Vitore Nino etj. Në skenën e Teatrit "Migjeni" janë ngjitur rreth 165 premiera të autorëve shqiptarë si: Kolë Jakova, Besim Levonja, Andrea Skanjeti, Fadil Kraja, Ndrekë Luca, Serafin Fanko, si dhe shumë vepra të autorëve të huaj si Ibsen, Çehov, Molieri, Shekspiri, Breht, Gorki etj.

shkodraonline

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Bashkia e SHKODRES

Post by Man in Redblue » Mon, 28 Jun 2010 , 00:29

eh me te dhimt zemra si po perfundon Shkodra jon, cfar historiet e kulturet po fundoset per 20 vjet tranzicion, kur pushtetin e ka marr ndor hori

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Bashkia e SHKODRES

Post by GOLDIAN » Wed, 30 Jun 2010 , 21:59

e tmerrsme
spitali rajonal demek ma moderni ka nje vit qe sa iace duhen njerezit me dal e me kerku kendej e andej
se zoti drejtor thote asht kohe tendeash e sa vendos hala kush e fiton

sa me dhemb shpirti
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Bashkia e SHKODRES

Post by Skodrinon » Fri, 01 Oct 2010 , 00:35

Instituti i Monumenteve “shkatërron” Shtëpinë e Pionierëve

Objekti i viteve 1930 është shpallur monument kulture në vitin 1963. Në një shkresë që drejtori Apollon Baçe i drejton ministrit të Kulturës kërkon heqjen nga lista e monumenteve të kulturës. Ligji “Për trashëgiminë” parashikon ruajtjen e vëllimit të këtyre objekteve


Si t’i mbrojmë monumentet e kulturës? Kjo pyetje shtrohet shpesh në tryeza specialistësh. Mendimet janë nga më të ndryshmet. Por si i bëhet hallit kur shembulli i shkatërrimit vjen nga vetë Instituti i Monumenteve të Kulturës!? Ish-shtëpia e Pionierit në Shkodër është rasti më i freskët i një fenomeni që pas viteve ‘90 ka kërcënuar në masë monumentet e kulturës. Objektet shkatërrohen me qëllim, kërkohet heqja nga lista e monumenteve për t’i hapur rrugë ndërtimeve shumëkatëshe. Një shkresë e Institutit të Monumenteve të Kulturës, firmosur nga drejtori aktual, Apollon Baçe dhe drejtuar ministrit të Kulturës, z. Ferdinand Xhaferaj, kërkon heqjen nga lista e monumenteve të kulturës të ish-shtëpisë së Pionierit në Shkodër. Ky objekt i viteve 1930 është shpallur monument kulture në vitin 1963. Arsyetimi: degradimi ndër vite dhe tashmë nuk paraqet asnjë vlerë kulturore. “Objekti ish-shtëpia e Pionierit, me status monument kulture i kategorisë II, ndodhur në Qendrën Historike të qytetit të Shkodrës, në tetor të vitit 2007 si pasojë e degradimit në vite, është shkatërruar plotësisht dhe në gjendjen e sotme rezulton një grumbull gurësh. Nga ana e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, Shkodër, është bërë denoncimi në institucionet përkatëse lidhur me gjetjen e shkaktarëve dhe arsyeve që sollën këtë gjendje, ku është marrë edhe përgjigjja që shkatërrimi ka ardhur si pasojë e amortizimit ndër vite. Duke parë gjendjen e krijuar ku tashmë nuk ruhet asnjë vlerë e këtij objekti, propozojmë heqjen e tij nga lista e monumenteve të kulturës”. Ky është teksti i plotë i letrës që përligj çdo veprim të mëtejshëm mbi këtë godinë. Për specialistët e monumenteve, ky veprim i Institutit të Monumenteve është i papranueshëm. Lorenc Bejko, ish-drejtor i IMK-së, shprehet se në kohën që ai drejtonte këtë institucion kanë bërë një kallëzim në prokurorinë e qytetit të Shkodrës për shkatërrim të qëllimshëm të këtij monumenti kulture në tetor të 2007-s. Bejko thotë se atëkohë kërkuan të gjendej shkaktari dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës nuk pranoi që këtë objekt ta hiqte nga lista e monumenteve. “Është e turpshme. I njëjti institucion që kërkoi të gjendeshin autorët e shkatërrimit të ish-shtëpisë së Pionierëve, tashmë me drejtues të ri, i hap rrugën shkatërrimit përfundimtar të këtij objekti. Duket se veprime të tilla janë prioritete të punës së tij. Ç’do të bënim po t’i hiqnim nga lista të gjitha këto monumente?”, shprehet Bejko. Në fakt, ligji “për trashëgiminë kulturore” parashikon që në rastet e dëmtimit ose shkatërrimit të një monumenti kulture, të ringrihet ai objekt ose një objekt i ri që nuk duhet të kalojë në vëllim objektin e mëparshëm. Ky nen i ligjit synonte që në fillim të parandalonte vrullin e shkatërrimit të objekteve monumente kulture, për t’i kthyer në sheshe ndërtimi. Rasti i ish-shtëpisë së Pionierit nuk është i vetëm. Është kthyer tashmë në fenomen. Lorenc Bejko e quan si gjetjen e një antivirusi ndaj masave parandaluese që parashikon ligji “Për trashëgiminë”. Edhe Artan Lame, një nga promotorët e lëvizjes së shoqërisë civile në mbrojte të trashëgimisë kulturore, e quan absurde kërkesën e drejtorit të Institutit të Monumenteve të Kulturës, Apollon Baçe. “Është e turpshme se si Instituti i Monumenteve i trajton këto objekte. Duhet të vepronte në mbrojtje të tyre, qoftë edhe për të shkurajuar raste të ngjashme. Duke i hapur rrugën prishjes së një godine, instituti bëhet pjesë e mekanizmit për shkatërrimin e monumenteve për përfitime të personave të veçantë. Po ta shprehim në gjuhën popullore këtë veprim, kjo do të thotë t’i varësh ujkut mëlçitë në qafë”, shprehet Lame. Për të është qesharak argumentimi i degradimit të kësaj godine të viteve ’30, në dyert e së cilës ka kaluar pothuajse çdo shkodran. Duke iu referuar qëndrueshmërisë së kësaj godine, Bejko thotë se nuk kishte mundësi të shkatërrohej brenda një nate. “Ne kemi rastin e fshatrave të shekullit XVII-XVIII që vazhdojnë të qëndrojnë ende në këmbë. Degradimi vjen në mënyrë graduale”, thekson Bejko. Në fakt, ky nuk është rasti i parë i shkatërrimit të qëllimshëm. Kujtojmë rastin e shtëpisë së Mulletëve dhe të Hutajve, të dyja të djegura nga zjarri. U quajt zjarr i rastësishëm, i shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Belko kujton se në kohën kur ai ishte në krye të Institutit të Monumenteve nuk u pranua kërkesa për heqjen e këtyre banesave nga lista e monumenteve të kulturës. “Pas largimit tim, u miratua heqja e tyre nga lista. Kjo është e turpshme. Institucionet që duhet t’i mbrojnë, i shkatërrojnë”, thotë ai. Në fakt, shkaqet natyrore edhe ndodhin. Dy banesa janë djegur aksidentalisht në Berat e një në Gjirokastër. Ky element është shfrytëzuar për të shkatërruar në mënyrë të qëllimshme monumentet e kulturës. Vendimi për të hequr nga lista e monumenteve të kulturës ish-shtëpinë e Pionierit i takon ministrit Xhaferaj, i cili ende nuk e ka firmosur shkresën. Specialistët e shfrytëzojnë këtë rast për të bërë thirrje për mbrojtjen e monumenteve të kulturës dhe për të lënë ligjin të veprojë.

shkodraonline

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Bashkia e SHKODRES

Post by Skodrinon » Fri, 01 Oct 2010 , 00:40

kan hall me ndertu nei pallat 2 milion katsh aty, me ia marre frymen edhe rruges me shpiat ma karakteristike shkodrane qi jane aty. gjyna i zotit se ka kene ndertese e bukur. mos hangshin njato lek se po na shkatrrojn edhe njata pjese te qytetit qi nuk i prishen komunistat

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Bashkia e SHKODRES

Post by GOLDIAN » Sun, 08 May 2011 , 10:57

kush po bahet qytetar i pare i shkodres a dihet gja
ca mendoni
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Bashkia e SHKODRES

Post by Skodrinon » Sun, 08 May 2011 , 12:56

Lorenc Luka fiton, nuk ka dyshim mendoj

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Bashkia e SHKODRES

Post by GOLDIAN » Sun, 08 May 2011 , 15:44

edhe une ate mendim kam
a dihet gja ca asht ky genc uruci me profesion?
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Bashkia e SHKODRES

Post by Skodrinon » Sun, 08 May 2011 , 20:52

GOLDIAN wrote:edhe une ate mendim kam
a dihet gja ca asht ky genc uruci me profesion?
dikur ka ken drejtor i bonifikimeve. tash vone s'e di

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Bashkia e SHKODRES

Post by Admin » Thu, 12 May 2011 , 23:21

Ka perfundu numrimi i votave ne shkoder e sic pritej asht rikonfirmu si kryetar bashkie Lorenc Luka.
Vllaznit Ultras

Image

Post Reply