Prej ciles lagje jeni???

Ketu mund te shkruani dhe te diskutoni per çdo gjë ...
Post Reply
vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Prej ciles lagje jeni???

Post by vvvllaznia » Wed, 01 Oct 2014 , 19:03

Meqe tesh si shum kohe jena vetem tu u anku sidomos un e Goldi te flasim per gjana te bukra. Prej ciles lagje jeni dhe kuriozitet qe keni perjetu.
Un jam prej Dergutit njit me shkollen Xheladin Fishta , kam ndej njit me shtepin e familjes Culiçi qe ka ken shofer i Vllaznis. U ulsha poshte ne lagje e shifsha autobusin e Vllaznis :P :P :P . Aty afer ka ndej edhe Gzim Kruja e djalin e tij e kam pas shok. Para da vjetsh kur u ktheva ne Shqipni me takoj me pa nje ndeshje te Vllaznis me nje shok lagjet. E ne ate kohe kishte debutu edhe nje shkodran 16 vjeç qe rrinte perball pallatit tem. Edon Hasani.
Kur isha ne klas te shtat me duket na erdhi me ba praktik ne klas se masandej ta u bate mesus ( si u qushin nuk e mbaj mend ) nje djal i ri: Armir Grima :lol: :lol: :lol: . Me duket mesus histori gjeografiet. b*** ka ken edhe i ri :idea: :idea: :idea: . Njejit i dha 10 sepse dite skuadren e Brazilit permendsh :evil: :evil: :evil:
Teshti radha e juj :mrgreen: :mrgreen: :mrgreen:

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Prej ciles lagje jeni???

Post by Skodrinon » Fri, 03 Oct 2014 , 19:48

:D :D
Kandidat jane qujt, vvllaznia. E kam pas edhe une Grimen e nja 3-4 lojtare te tjere kandidat te "7 nentori". E maj mend se fillume tu bertit "Vllazni Vllazni" n'koridor e na nisi n'shpi drejtori :) N'ate moshe qi ishim na u dukshin kushedi se ca :)

Un jam parrucjan po kam jetu pak kohe edhe n'xhabije. Gjaja e pare qi m'vjen n'mend per sa i perket futbollit asht se kishim 3 fusha. Per kta qi e njofin ate zone te Parruces, dy te mdhaja (te shkolla N.Mjeda e te "dekori") e nji per calcetto mas MAPO-s. Me porta persmarit, pa pase nevoje me vu gur a canta :). Sot, ajo e "dekorit" (ku stampojshim edhe numrat n'fanela :) ) asht parking, mas MAPO-s kane ndertu e zgjanu oborret, kurse ate te shkolles e pat marre ish-pronari nqs nuk gaboj e nuk e di a egziston ma. Admini duhet t'a dijn.
Nuk du me fole si plak se 30 vjec jam :), po ne ket aspekt kena ken ma me fat na se fmit e sotcem qi kan Play Station e internet edhe e kalojne diten ndejun para ekranit.
Dikund ka mesi i viteve 90 (deri para rrumujave) u zhvillote kampionati i lagjeve te "fusha e lkurave". Jo per fmi por per ma t'mdhejt. Nji vit m'kujtohet e pat fitu lagjja Iliria (e magjypve) n'finale me Parrucen. Magjypt me uniforme si t'brazilit :) po lujshin mire kodoshat.

Ne lidhje me futbollistat, n'Parruce kam pase kojshi Roland Lucin, qi bate 2-3 pasime me ne fmit e lagjes sa here kalote, e ma vone pat ardhe F.Rragami me shpi do vjet. N'Xhabije Premcin, S.Bizin (edhe Brikenon), e pak ma larg Din Zhegen.
Edhe zv presidentin.... ;)

Ne nji hymje me gjyshin rrite nji i moshum, Radovani mbiemnin. Emnin taman nuk ia kujtoj por zotni Lace i thojshim. E takojsha shpesh ne shkalla por vetem mbasi vdiq mora vesh se kishte ken futbollist i Vllaznise dy here kampione ne vitet fill mbas clirim/pushtimit. M'vjen inat se do t'a kisha pyt per L.Boricin e per shume gjana te tjera t'a kisha dite.

Sa nostalgji, sidomos per Parrucen. S'ka si ajo lagje.
Mos t'ju vijn keq ju te lagjeve tjera mor, mos filloni me m'sha :p :D)

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Prej ciles lagje jeni???

Post by Admin » Thu, 09 Oct 2014 , 16:09

Le e rrit ne Taphane (pa hi Bahçe te Cakajve ).

Dikur kena pas lujt futboll tek ish-kopshti e kur u zu mas shkolles Ndre Mjeda (fusha e zeze - qe thot Skodrinoni).
Sa here qe shkosha me lujt aty (perdit :) ) kur shkosha ne shpi thote baba: "He prep te zifti ke shku me lujt :lol: ".

Kur u bashim kallabllek shkoshim kajhere me lujt ne Livade apo edhe te fushat ne Xhabije (perball shpise te zv. presidentit ).

Sa i takon futbollistave, kam pas shancin e mire me njoft Sinanin (mqs ka kene kujshi tek gjyshi jem ne Qafardhi), djal zotni e lojtar i mrekullueshem. Shpesh here shkosha e shifsha tu ba stervitje ne stadium e tana heret te pershneste !!!

Nder lojtart tjere, kur kam kene fmi me ka rastis me njoft Premçin (mqs ka ndej sa kalon 5-katshin me ure ) apo Dibren, etj.

Kane kene kohe tjera, ku jena knaq me pak si edhe ka kene shoqni ma me pak interes e ma naive. Ja si sot qe sta ndrrojne gurin me gur!!
Vllaznit Ultras

Image

futbollist
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 523
Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
Skuadra: Vllaznia, Bayern
Location: Rus-Maxharr

Re: Prej ciles lagje jeni???

Post by futbollist » Tue, 29 Sep 2015 , 00:01

Rusjan ose e thanun ndrysh Rus Maxharr :mrgreen: Kojshi e mik kam pase Elvin Mucicin,sot Beqiri. Profesor fiskulturet dikur kam pase Ramazan Rragamin per nji periudhe te 7 Nentori. Fusha jone e lojes ku kena lujt lagje per lagje...ne fidanishte :D

Tesh po e fus CV ne transfermarked po e shoh si po shkon :mrgreen:
:::::::::::FORZA VLLAZNIA :::::::::::FORZA SHQIPERIA::::::::

ultraskuqeblu1
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 348
Joined: Mon, 01 Feb 2010 , 21:03
Skuadra: Vllaznia
Location: Shkodër

Re: Prej ciles lagje jeni???

Post by ultraskuqeblu1 » Tue, 29 Sep 2015 , 00:23

Rusi, lagja qe ka ma pak antar tek Vllaznit duke pa edhe shtrimjen e madhe qe ka, kohve t fundit ka fillu pak mu gjallnu... Gjuhadoli e Sarreqi ka 1 grup t mirë... Perashi ka pas ramje me Rusin e njëkohësisht kane fillu edhe riaktivizimin, Parruca ka mundesi per ma mire por jane pak "zyrtar", Zdralja OK, Xhabija hanë hanë... Kirasi n'xhami.
1Jetë 2Ngjyra 1Skuadër
VLLAZNIT ULTRAS

Post Reply