LUFTA HEROIKE

Ketu mund te shkruani dhe te diskutoni per çdo gjë ...
Post Reply
vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

LUFTA HEROIKE

Post by vvvllaznia » Sat, 10 May 2014 , 20:20

Sinqerisht qeveria Berisha ma ka shpif aq shume sa tham edhe un vet me pa ken ne Shqiperi kisha votu per Ramen ose per Topin por kurre per Berishen e kete e mendoj edhe sot. Shpresosha qe gjerat te filloshin me ndryshu por mbeta shpejt i zhgenjym duke pa nje tendence e riabilitmit te komunizmit aq faq e zi sa ka shkatrru edhe qytetin ton 2000 vjeçar. Metaman shokuse dhe e shpifun ato imazhe para fots te atij kopilit dhe fotografin e femijve me grusht ne ball. Justifikimi asht lufta 'heroike' e partizanve ton qe gjoja na paskan çliru prej nazi-fashizmit. Perveq se pak a shume tan prej nesh kan fol me gjyshat e vet dhe besoj qe pak a shume tan na kan than qe ishin da morra, pleshta e kryma te pabese qe ma perpara vritshin shokun e vet se nje gjerman teshti na doli edhe nje raport anglez. Duke ken shtypi shqiptar nuk kishte ken edhe çudi qe te jet gjithçka e shpikun por qa asht e shkrume ne kete raport ma kallxonte edhe gjyshi i jem e ne shqyqr as nuk kena ken te persekutum.

http://www.gazetaexpress.com/lajme/rapo ... eve-12828/" onclick="window.open(this.href);return false;

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: LUFTA HEROIKE

Post by Skodrinon » Mon, 12 May 2014 , 17:37

Nderimi me grusht prej politikanve te sotcem asht skandaloz edhe sikur Enveri te kishte cliru tane boten, prej gjanave qi ka ba mrapa.
Kush mendon hala qi partizant kane cliru Shqipnine e ka msu historine para '90-es ose prej filmave te kinostudios ku nji partizan me nji pshtyme vritte nji divizion me gjerman.
Nuk e kane parasysh ushtrine gjermane. Iu lshu tan Bota n'shpine me i mposhte e u vra dyfishi i Aleatve ne krahasim me te vramunit gjerman. Kta ushtare tash, i paskan mposhte nji grup me opinga te shkyme e me barkun bosh, pa pase armatim te rande. E si i vetmi vend i clirum vetem me forcat e veta. I besojme kure thone per prita kunder autokolonave, per ndonji beteje nder male, apo qi kane ngacmu mraparojen e ushtrise ne terhekje, po ne fushe te hapun me mposhte nji ushtri si ajo gjermane, e me i marre qytete (17-29 nentor. Per 12 dite i kane marre me lufte kryeqytetin e qytetin e fundit lool), e perseris, pa pase armatim te rande, duhet me besu edhe te plaku i vitit t'ri.

E verteta asht qi gjermant ishin ne terhekje gjithkund mbas Betejes se Stalingradit. Ne kohen qi flitet anglezt kishin zbarku ne Greqi, amerikant kishin marre pjesen ma t'madhe te Italise, e ma è randsishmja, Rust kishin hi ne Cekosllovaki. Nuk duhet me pase diplome ne strategji ushtarake per me kuptu qi gjermant nuk kishin si me i lane armatat ne Ballkan te izolume prej pjeses tjeter te ushtrise, prandej fillun terhekjen.

Asnji pushke nuk kane qit ne Shkoder kta. Fakti asht qi nji grup ushtaresh gjerman jane kthy me hedh ne ere urat e nuk i ka hi ferre ne kame. At Zef Pllumi thote partizant pritnin nder kodra ikjen e gjermanve. Asnji pushke nuk kane ndigju gjyshat e mi pervec shperthimit te urave.

Une jam dakord me nderu djithkend qi ka dhane jeten, se nuk e kane pase idene ca ndodh mrapa, po jo me na tregu pralla. Me i dhane vendin qi i takon asaj lufte per njaq sa kane luftu, e jo me na e ba luften ma te lavdishme te shqiptarve ne tane historine. Me na ba 1000 filma me rrena kure per epoken e Skenderbeut ka vetem 1.
Na e mushen qytetin me buste e lapidare te shemtume. Tane rruget, lagjet, shkollat e deri stadiumi me emra partizansh e me data komunistash a thu se historia e Shkodres fillon ne 44-shin. Nuk ka nji permendore a nji film per rezistencen 6-mujore te Shkodres (derisa Easad Toptani e shiti) kunder serbomalazezve ne 1912-13-en, si asniihere tjeter ne historine e Shqipnis. As per dy rrezistimet nen rrethimin e turqve ku 2 mije shkodrane e venecian mrend ne kala zmrapsnin dhjetra mija turq. As per kryengritjet e para te 1800-es. As per Bushatlit, Balshajt, Gentin, Teuten etj etj. Vetem me permend disa, e po flasim vetem per Shkodren, se ka sa te dush qi meritojne epitetin "heroj" apo "lufte heroike), por qi cuditnisht kane zane vend shume ma pak ne historiografi, kinematografi, apo me perkujtimore neper qytete.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: LUFTA HEROIKE

Post by fpjalmi » Tue, 13 May 2014 , 00:48

Ne gjermani ka nazista qe edhe pse nuk jan as 0.1 e popullsise , nuk ia var kush sepse hitleri asht figura ma e keqe ne gjermani dhe me kete du me tregu qe asht njisoj si kryeministri I gjermanise ne diten e deshmoreve me pershendet te gjithe si hitleri . Emagjinojeni sa pasoja do kishte ne gjermani ky kryeminister , ku nuk do diskutohej se do e hiqnin fill prej postit por do bate edhe burg .

Tashni ne shqipni asht e njejta gja , enveri dictator ku ka vra si hitleri , kurse edi rama jep urdher me pershendet me grusht lart . Un tashti nuk e kuptoj se truni I tij a e ka ba ket gja me marr pelqimin e enveristave per votat ? , sepse pjesa qe e votune do e urrejn sepse asht gjithe demokracia qe I dha votat . Edi rama mu duk nji rrencak me vlere kur rrejti tan popullin me premtime , dhe tashti asht kryemafiozi I droges ne shqipni dhe deri ketu ka vepru si nji rrencak me experience ku mund te jene te rradhe ata qe kan mashtuar bote popullin me kaq mashtrime si edi rama , por du me dit dicka . Kjo gja me pershendetjen e enverit , me duket si me ken kryeministri me injorant dhe ia hoqi vedit vlerat qe pat , kur mashtoj nji popull te tan me nga 100 premtime te kthyme ne mendime :)

Post Reply