Page 1 of 4

Futboll Femrash

Posted: Mon, 26 Jan 2009 , 13:18
by Miri
Tirana A.S. dhe Jubani, finalistet e turneut



Turneu i parë kombëtar në Shqipëri për futbollin e femrave njeh finalistet. Tirana A.S. dhe Jubani do të luftojnë më 27 janar për të fituar trofeun e këtij aktiviteti. Në gjysmëfinalen e parë janë përballur dy skuadra kryeqytetase, ku Tirana A.S. kaloi me rezultatin e thellë 7-0 The Doors. Goleada nuk ka munguar as në takimin tjetër, me Jubanin që mposhti 5-0 Rubikun. Dy finalistet janë edhe ekipet që kanë shënuar më shumë në aktivitet, duke treguar diferencë të dukshme teknike me rivalet. Vajzat bardheblu kanë realizuar 15 gola në dy takime (8 prej të cilave në fitoren me Tropojën). Disi më mbrapa shkodranet e Jubanit, që në dy sfida kanë realizuar "vetëm" 12 gola (fitore 7-0 me Olimpikun në ndeshjen e parë). Përballja e ditës së martë pritet të jetë mjaft e luftuar, edhe sepse skuadrat nuk janë të panjohura për njëra-tjetrën. Tirana A.S. dhe Jubani janë ndeshur më 15 nëntor të vitit 2008, në finalen e vlefshme për Kupën Kastrioti. Në atë periudhë, në fushën e rikonstruktuar të stadiumit të Krujës, u luajt sfida e parë e futbollit të femrave në një impiant standard të sportit më popullor në vend. Tirana ishte fituese e Kupës së Promocionit, ndërsa Jubani si fituese e Kupës së Pavarësisë. Për të përcaktuar ekipin fitues të Kupës Kastrioti ishte e nevojshme ekzekutimi i 11-metërshave, pasi 90 minutëshi i rregullt përfundoi në barazim 2-2. Nga pika e bardhë, vajzat bardheblu u treguan më të sakta, duke fituar me rezultatin 3-2 (5-4 rezultat i përgjithshëm).

Posted: Mon, 26 Jan 2009 , 13:21
by Miri
Ec aty Jubani trgoni ktyne meshkujve te vllaznis se si luhet futbolli :D :D

Posted: Mon, 26 Jan 2009 , 21:32
by vllaznia1919
Hhahaahahahha.Mas ke nej vajze axhet aty ti mar?????????

Posted: Tue, 27 Jan 2009 , 13:53
by Miri
vllaznia1919 wrote:Hhahaahahahha.Mas ke nej vajze axhet aty ti mar?????????
Ku me e marr me e pas se kisha dal edhe neper gazeta por ja qe nuk kam :D :D

Posted: Thu, 29 Jan 2009 , 19:16
by Miri
Trofeu shkon për femrat e Tirana A.S

Tirana A.S është fituesi i parë i të parit turne të kombëtar të futbollit për femra, të organizuar në vendin tonë nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Ekipi kryeqytetas, i drejtuar nga ish-futbollisti, Altin Rraklli, e ka mundur në finale skuadrën shkodrane të femrave, Jubani. Takimi është dominuar nga kryeqytetaset, të cilat e kanë mbyllur pjesën e parë në avantazhin e golave (2-0), për të shënuar edhe dy të tjerë në të dytën, duke e mbyllur kështu të gjithë ndeshjen me fitoren e thellë 4-0.

Në ceremoninë e dorëzimit të trofeut të këtij aktiviteti, kupën e dorëzoi presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili u uroi suksese skuadrave pjesëmarrëse, duke u premtuar mbështetjen e institucionit që ai drejton.

Numri një i institucionit më të lartë të futbollit në vend, premtoi se në të ardhmen do të zhvillohen edhe disa aktivitete promovuese të futbollit të femrave dhe FSHF është në përgatitje për të organizuar kampionatin e parë kombëtar për femra në të gjithë historinë e futbollit shqiptar.

Posted: Thu, 29 Jan 2009 , 19:17
by Miri
Edhe ketu na doli shterp :( :( :(

Posted: Thu, 29 Jan 2009 , 22:34
by fpjalmi
ishalla poo basn edhe vllaznia nej ekip femnash vitin tjeter

Posted: Fri, 30 Jan 2009 , 20:52
by Admin
Tek ky trofe kan marre pjese 2 ekipe prej Shkodret , Jubani si edhe In the Door ...

Posted: Fri, 30 Jan 2009 , 20:55
by fpjalmi
pse nuk bashkohet jubani me at skuadren tjeter dhe tia njesin emrin vllaznia .

nese skuadrat do jen te perqara kurr nuk do arrijn te suksesi.

vllaznia do thote vllezer kurse vllaznesha do thot femna :lol: :lol:

Posted: Fri, 30 Jan 2009 , 22:03
by vllaznia1919
Ose motrat! :lol: :lol: :lol: :lol:

Posted: Sat, 31 Jan 2009 , 10:57
by Miri
vllaznia1919 wrote:Ose motrat! :lol: :lol: :lol: :lol:
:lol: :lol: :lol: :lol:

Posted: Tue, 03 Feb 2009 , 17:54
by Skodrinon
Te nj video te sit zyrtar i fshf pash nji interiste te nji lojtares te Tiranes e ishte shkodrane. A nuk ka mujt me lujt me Jubanin kja a? Apo ka fillu bisnesi edhe ktu :D

Posted: Tue, 03 Feb 2009 , 22:15
by vllaznia1919
E maj men se e kam pas ndi edhe un nji lojtare te Tirans tuj fole shkodranshe.Noshta i ka skadu kontrata me jubanin e ka kalu me ta. :lol: :lol: :lol: :lol:

Posted: Wed, 04 Feb 2009 , 10:05
by Ledi1920
pres qe te thoni: edhe me femrat me lojateret nga shkodra do fitoni :D

Posted: Wed, 04 Feb 2009 , 21:55
by vllaznia1919
Pse me e thane na kur e thu ti vet.Hahahahahahahahahahaha!

Posted: Thu, 05 Feb 2009 , 12:40
by Miri
vllaznia1919 wrote:Pse me e thane na kur e thu ti vet.Hahahahahahahahahahaha!

:D :D :D :D

Posted: Thu, 05 Feb 2009 , 12:51
by Ledi1920
vllaznia1919 wrote:Pse me e thane na kur e thu ti vet.Hahahahahahahahahahaha!

:lol: :lol: :lol: :lol: jua sjellim prap ne fund te karrieres :wink:

Posted: Thu, 05 Feb 2009 , 21:40
by vllaznia1919
Te ciles karrier? :lol: :lol: :lol: :lol:

Posted: Fri, 06 Feb 2009 , 10:44
by Ledi1920
vllaznia1919 wrote:Te ciles karrier? :lol: :lol: :lol: :lol:
heheheeheh 8)

Re: Futboll Femrash

Posted: Fri, 05 Jun 2009 , 22:17
by Skodrinon
Image

JUBAN DA NJA PO PËRGATITET INTENSIVISHT PËR TURNUN E DYTË

Trajneri veteran i ekipit Gjon Ndreka optimist për gjendjen aktuale të ekipit.


Ekipi i futbollit Juban Danja po përgatitet intesivisht për turneun e dytë që pritet të fillojë së shpejti. Pas një lajmërimi jo zyrtar nga federata shqiptare e futbollit, pritet që të fillojë edhe turneu i dytë, në rrugë zyrtare për futbollin e femrave në shqipëri. Kapitenia e ekipit Juban Danja për “Vllaznimin sportive” tregon se si ka shkuar përgatitja e ekipit në këtë fazë përgatitore. “Aktualisht ne po përgatitemi seriozist që të përfaqësohemi denjësisht
në turnen e dytë. Ekipi është në një gjendje të mirë dhe së bashku me dy trajnerët jemi duke realizuar një stërvitje intensive. Çdo fundjavë jemi duke realizuar edhe stërvitjen në Velipojë, duke rritur kështu shkallën e vështirësisë”, ka thënë Paço. Ndërkohë përsa i përket objektivave Paço është shprehur e vendosur dhe optimiste. “ Së bashku me ekipin kemi synime që në këtë turne të dalim kampion. Kjo është arsyeja që ne po përgatitemi intensivisht për të
mos patur kundërshtar në fushën e lojës. Ne aktualisht jemi nënkampion në Shqipëri , synimi ynë është të jemi kampion”, ka përfunduar kapitenia e ekipit Juban Danja Loreta Paço. Ekipi i futbollit të femrave Juban Danja, është ekipi i parë në Shqipëri që u krijua në vitin 2005, duke themeluar kështu futbollin e femrave në svendin tonë.
Një ndër më të sukseshmit me këtë ekip ka qenë trajneri Gjon Ndreka e cili e drejton ekipin që prej shumë vitesh. Duke iu përgjigjur pyetjes se në çfarë gjendje është ekipi që po stervit aktulaisht ai shprehet : “ Aktulisht jemi në një stërvitje intensive. Së bashku me trajnerin tjetër Shpëtim Rama jemi duke punuar që të rrisim në nivele
të kënaqshme ekipin. Bashkë më vajzat sidomos vajzat e Shkodrës, që tregojnë së dinë të përkushtohen për të arritur në formën më të mirë të tyre, jemi në një nivel të kënaqshëm. Fundjavave stërvitjen jemi duke e realizuar
në Velipojë , duke rritur kështu shkallën e vështiresisë së stërvitjes, për të arritur një formë më të mirë fizike.
Ne jemi në prag të fillimit të turneut të dytë. Por përgatitja e jonë është afatgjatë pasi po mendojmë për kampionatin që tani, që do të fillojë në shtator. E gjithë sezoni i verës do të jetë një stërvitje intensive, për të arritur një formë të mirë të ekipit, për mbarëvajtjen gjatë kampionatit”, ka përfunuduar trajneri i Juban Danja
Gjon Ndreka. Me fjalët e trajnerit Ndreka kuptohet qartë vendosmëria e tij dhe vajzave që ai stërvit për synimet
që i kanë vënë vetës. Një përgatitje e tillë, na bën të mendojme së në shtator dhe në vijim të kampionatit do të kemi ndeshje të bukura dhe të forta. Natyrisht për Shkodrën do të jetë një kënaqësi edhe më e veçantë pasi arrin të përfaqësohet nga një ekip që prentendon për të arritur majat e futbollit të femrave në Shqipëri.