Mundje

Ketu mund te shkruani per cfaredo lloj sporti ,
si basketboll , formula 1 , boks , etj...
Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Mundje

Post by Skodrinon » Mon, 29 Jun 2009 , 22:52

LOJRAT MESDHETARE PESCARA 2009

Tereziu zbrapset që në eliminatore

Pesha 60kg

Klodian Tereziu (Shqipëri)? Aleksandër Pilavidhis (Greqi) 1?3

Në mundjen e lirë dje ka konkurruar Klodian Tereziu i peshës 60 kg. Shorti në takimet eliminatore i ka vënë përballë përfaqësuesin e Greqisë Aleksandër Pilavidhis. Takimi është mbyllur me humbjen e sportistit shqiptar Tereziu me rezultatin 1?3. Tereziu ka humbur përfundimisht të drejtën për të vazhduar më tej konkurrimin. Për të aventura mesdhetare është mbyllur që në takimet eliminatore.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Mundje

Post by Skodrinon » Tue, 30 Jun 2009 , 19:11

èESCARA 2009

Zhgënjen Sait Prizreni, i humbet të dyja ndeshjet

Ka kapitulluar shumë shpejt Sait Prizreni. Teksa Shqipëria, pas medaljeve të Romela Begajt dhe Erkand Qerimajt, priste një tjetër medalje, Prizreni është dorëzuar pa kushte në të dyja takimet e zhvilluara dje në mundje te lirë për
peshën e tij. Në fillim ai u ndesh me Mazen Kdmanie (Siri), me të cilin humbi me rezultatin 4-1. Ndërsa në
takimin e dytë, mundësi ynë u mund nga turku Muhamet Ilkan me rezultatin 5-0. Në renditjen e përgjithshme për
disiplinën mundje e lirë, në peshën 66 kg, ku mori pjesë Sait Prizreni, medaljen e artë e mori Muhamet Ilakn (Turqi).
Medalja e argjendtë shkoi për sirianin Mazen Kdmnie, kurse ajo e bronztë i takoi tunizianit Muhamed Ali Ben Ajek. Sait Prizreni u rendit në vendin e pestë, duke lënë pas vetëm serbin Davor Stefanek, egjiptianin Sayed Hamed dhe italianin Pietro Pishiteli.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Mundje

Post by Skodrinon » Fri, 23 Oct 2009 , 13:45

Gent Haxhija , kampion dhe fitues i kupës personale në Mundjen e Lirë

Për dy ditë me radhë në palltin e sportit “Ramzzan Njala” të qytetit të Durrësit u
zhvilluan ndeshjet e mundjes së lirë të vlefshmë për Kampionatin Kombëtar të vititit 2009
për katëgorinë e të rinjëve në të ciulën morën pjesë tetë ekipe, Tirana, Teuta A dhe Teuta
B, Besa e Kavajës, Korabi i Pershkopisë, Apolonia e Fierit, Përparimi i Kukësit, dhe Vllaznia
e Shkodrës. Nën drejtimin e trajnerit të pasionuar Dedë Bregu, mundja shkodrane arrin
të korrë përsëri suksese dhe protogoniosti kryesor i Vllaznisë në këtë aktivitet ka qënë
mundësi i peshës së rëndë Gent Haxhia, i cili duke konkuruar në peshën mbi 120 kilogram
është renditur në vendin e parë duke u shpallur kampion kombëtar i Shqipërisë. Paraqitja
e tij në këtë aktivitet ka qënë shumë e mirë, për të cilën tregon se fitimi i titullit kampion
si individë erdhi pas kurorëzimit të të gjitha ndeshjeve me fitore, shumëica prej të cilave
me tuç. Pikërisht për formën mjaft të mirë sportive që paraqiti në tapet, në përfundim të
aktivitetit, gjyqtari kryesore e nderoi atë me një kupë personale duke e shpallur si mundësin
më të mirë të kampionatit. Me këtë paraqitje, si dhe të disa medaljeve të tjera të fituara
në aktivitetet ndërkombëtare, mundësi i talentuar Gent Haxhija por tregon se tradita e
mundje shkodrane po vazhdon të jetë sërishmi prezente. Falë përgatitjes sistematike që
po kryen nën drejtimin e trajnerit të tij, ish undësit kampion Dedë Bregu, Haxhija së shpejti
pritet të përfaqësohet me sukses edhe në dy aktivitete të tjera ndërkombëtare, në nivelit
ballkanik dhe atij europin, në të cilat ka në objektiv të fitojë medalje. Në aktivitetin e
fundit kombëtar që u zhvillua në qytetin e Durrësit, krahas Gent haxhisë janë dalluar për
një paraqitje të mirë edhe mundësit e tjerë Kristian Daka dhe Nazmi Cekaj, të cilët duke
konkuruar në peshën deri në 84 kilogram i pari dhe 60 kilogram i dyti u renditën në vend
të dytë. Po në vend të dytë është renditur edhe mundësi i peshës 74 kilogram Ndue Delija,
ndërsa Pashko Nika në peshën 66 kilogram është renditur në vendin e tretë në peshën e
tij. Në klsifikimi ekipor, ekipi i Vllaznisë nën drejtimin e trajnerit Dedë Bregu është renditur
në vendin e tretë me pikë të barabarta me ekipin e Përparimit të Kukësit, ndërkohë që në
vend të parë dhe titullin kampion e ka merituar ekipi i Teutës së Durrësit.

s.shqiptar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Mundje

Post by Skodrinon » Tue, 01 Dec 2009 , 16:37

Mundja shkodrane, sukseset vazhdojnë
Në dy pjesëmarrjet e fundit në Tiranë dhe Prishtinë, shkodranët Dedë Bregu dhe Pal Marku sjellin dy kupa në Shkodër


Edhe pati një shkëputje jo të vogël në periudhën e viteve të pas 90-tës, sporti i mundjes është rikthyer sërishmi në aktivitet. E kemi thënë edhe herë të tjera, por sërishmi e quajmë të arsyeshme që përgëzimet dhe vlerësimet më të mëdha për këtë rikthim i takojnë veteranit të mirënjohur të sportit të mundjes, disa herë kampionit shqiptar Dedë Bregu, i cili me pasioni e tij të vazhdueshëm për këtë sporet që shtë lidhur që në fëmijëri, bëri të mundur që ky sport, jo vetëm të rikthehet sërishmi në Shkodër, por madje të mbërrijë në majat e suksesit. Dedë Bregu, sot 70 vjeçar, vazhdon të jetë po aq i fortë sa në rininë e tij duke drejtuar me profesionalizëm mundjen shkodrane. Në aktivitetin e fundit, atë të Kampionatit Kombëtar të të Rriturve që u zhvillua në Tiranë, Federata Shqiptare e Mundjes e nderoi trajnerin Bregu me një kupë personale për kuntributin e çmuar që ai ka dhënë për rikthimin e këtij sporti në Shkodër. Në këtë aktivitet, i cili u zhvillua në pallatin e sportit “Asllan Rusi” të kryeqytetit, ekipi i Vllaznisë i drejtuar nga trajnerët Dedë Bregu dhe Nazmi Elezi është renditur në vendin e katërt, ndërkohë që në klasifikimin individual figurën më të mirë sportive e kanë bërë mundësit Mirsad Dekovi dhe Jetmir Elezi, të cilët u renditën në vend të dytë në peshat e tyre konkuruese. Ndërsa, dy mundësit e tjerë Nazmi Cekaj dhe Gent Haxhia, edhe psae objektivat e tyre ishin më të larta, këtë radhë u mjaftuan vetëm me vendin e tretë. Ndërkohë, ekipi kombëtar i mundjes së lirë për të rinj ka marrë pjesë në Turneun Ndërkombëtar “Adem Jashari”, i zhvilluar në pallatin e sportit ”Rinia” të Prishtinës. Delegacioni sportiv shqiptar në mundjen e lirë kryesohej nga ish mundësi i Vllazisë Pal Marku, i cili, krahas detyrës së tij si gjyqtar ndërkombëtar i mundjes, në mungesë të trajnerit të kombëtares Ibrahim Kovaçi, këtë radhë federata i besoi edhe detyrën e trajnerit të ekipit tonë përfaqësues. Në përbërje të ekipit kuqezinj bënin pjesë nëntë mundës, të cilët përfaqësonin klubet e Vllaznisë, Teutës së Durrsëit, Tiranës dhe Kukësit. Edhe pse kanë pasur përballë mundës të ekipeve të njohura si Zicra, Bullgaria, Maqedonia, Qipro, Bosnje Hercegovina, Kosova, etj, paraqitja e mundësve shqiptarë ka qënë e kënaqshme. Figurën më të mirë sportive e bëri mundësi shkodran Ajet Juku, i cili në mes 14 konkurentëve të peshës së tij deri në 50 kilogram është renditur në vendin e dytë duke merituar medaljen e argjendë. Për t’u theksuar është fakti se mundësi rival i shkodranit Juku, përfaqësuesi i Bullgarisë, pasi fitoi me shumë vështirësi me pikë ndaj Jukut u shpall edhe mundësi më i mirë i krejt Turneut “Adem Jashari”. Specialistët e shbumtë të mundjes të pranishëm në Prishtinë kanë vlerësuar së tepërmi nivelin e shfaqur nga shkodrani Ajet Juku, për të cilin, falë edhe moshës së tij të re dhe talentit që disponon, janë shprehur me superlativa për të ardhmen e tij. Ndërkohë, një figurë të mirë sportive në këtë aktivitet kanë bërë edhe mundësit e tjerë pjesëtarë të formacionit të kombëtares shqiptare. Kështu, me vende të treta dhe medalje bronxi janë nderuar Omar Lila dhe Allaman Taku të Tiranës, përkatësisht në peshat 66 dhe 96 kg, Ardit Loga i Durrësit në peshën deri në 74 kg, dhe Elton Hallaçi i Kukësit në peshën deri në 84 kg. Në përfundim të aktivitetit, drejtuesit e Turneut Ndërkombëtar “Adem Jashari” të zhvilluar të dielën e kaluar në Prishtinë, gjatë ceremonisë së organizuar për mbylljen e tij, pasi kanë vlerësuar përfaqësimin e ekipit kombëtar të Shqipërisë për të rinjë, në cilësinë e drejtuesit të delegacionit sportiv shqiptar i kanë dorëzuar shkodranit Pal Marku një kupë dhe diplomë “Mirënjohje” për angazhimin e tij serioz, jo vetëm në drejtimin e kombëtares shqiptare, por edhe në gjykimin e një sërë ndeshjesh përcaktuese për vendin e parë dhe të dytë në peshat përkatëse.

vllaznimi sportiv

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Mundje

Post by Skodrinon » Fri, 05 Feb 2010 , 21:28

Agron Çela, President Nderi i Federatës Shqiptare të Mundjes

Që prej fundjavës së kaluar, sporti i mundjes është i lirë që të marrë pjesë në veprimtaritë ndërkombëtare sportive.
Turbullirat e krijuara vitin e kaluar gjatë zhvillimit të asambleve zgjedhore, kusipas ndërkombëtareve të këtij sporti
është ushtruar dhunë në përcaktimin e organeve drejtuese të Federatës Shqiptare të Mundjes, bënë që Federata Europiane e Mundjes t’i heqë të drejtën Shqipërisë të marrë pjesë në aktivitetet ndërkombëtare. Një masë e tillë e dhënë nga ndërkombëtarët ishte padyshim një dënim shumë i rëndë për mundjen shqiptare duke i privuar të drejtën talenteve shqiptarë për të konkuruar me rivalët e tyre të shteteve të huaja. Por, një penalizim i tillë tashmë
është hequr duke i hapur “dritën jeshile” mundjes shqiptare për t’u ndeshur në arenën ndërkombëtare. Çdo gjë ka ardhur pas organizimit të Asamblesë Kombëtare të Mundjes, punimet e së cilës u zhvilluan në qytetin e Durrësit, ku krahas përfaqësuesve të të gjitha klubeve shqiptare, si dhe të MRKS dhe të Komitetit Olimpiok Kombëtar Shqiptar kanë asistuar edhe krerët më të lartë të Federatës Botërore të Mundjes. Votimet e kësaj asambleje kanë përcaktuar
Agron Çelen në postin e Presidentit të Nderit të Federatës Shqiptare të Mundjes, propozim që ka gjetur miratimin unanim të të gjithë pjesëmarrësve. Madje, specialisti i sportit të mundjes Viron Bezhani, i cili nga ana e tij fitoi postin e presidentit të kësaj federate, e ka quajtur perfshirjen e zotit Çela në organet drejtuese të sportit të mundjes si një privilegjë të madhë për këtë sport, frytet e të cilit do të kenë rastin t’i shijojnë vetë mundësit shqiptarë, jo vetëm në veprimtaritë kombëtare, por sidomos ato ndërkombëtare, pjesëmarrja e të cilëve do të bëhet e mundur në një periudhë shumë të shpejtë. Sipas Bezhanit, i fituar në këtë rast është sporti i mundjes, i cili
do të ketë rastin të ketë në postin e Presidentit të Nderit një emër shumë të nderuar dhe të respektuar në fushën
e biznesit, bosin shkodran shumë të suksesshëm në biznesin e tij, brenda dhe jashtë vendit, që fatmirësisht ka edhe një përvojë shumë pozitive si ish President i Klubit të Futbollit Vllaznia, detyrë të cilën e kreu me shumë sukses për një periudhë tre vjeçare. Vetë zoti Çela, i pyetur nga “Vllaznimi Sportiv”, pasi ka falenderuar ato që e kanë propozuar
dhe po ashtu edhe asamblenë që e miratoi si President Nderi, ka theksuar se do të përpiqet që të japë një kontriubut sa më të madhë në shërbim të këtij sporti, që në fakt ka qënë një preferencë e tij që në vitet e para të adoleshencës, dhe nëse nuk arriti asokohe të bëhej një sportist i vertetë në tapetin e mundjes, tashmë, duke qënë në
një mission të tillë fisnik si ai i Presidentit të Nderit të Federatë Shqiptare të Mundjes shpreson t’i shërbejë këtij sporti, jo vetëm në aspektin financiar, por më së shumti, falë njohjeve të tij të shumta dhe të afërta me opinionin ndërkombëtar, t’i japë një shtytje më këtij sporti në ballafaqimet europiane dhe botërore, ku garat e para të
përfaqësueses shqiptare do të jenë shumë shpejt në një Turne shumë të rëndësishëm Ndërkombëtar.

Gasper MARKU

sa kampionate kena fitu me ket president kaq t suksesshem mor gac, se nuk po m'kujtohet......

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Mundje

Post by Man in Redblue » Fri, 05 Feb 2010 , 22:30

per me shkru himne e fjal tbukura, me u la e me u ly jan te vetmit gazetaret shqiptar, ashtu edhe si te tan "shqiptaret e komunizmit" qe mbijetesen e kishin te lidhun me servilizimin


gjithsesi nji merite duhet me ia lan Gonit: Nuk pati sukses, e la presidencen.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Mundje

Post by GOLDIAN » Sat, 06 Feb 2010 , 01:12

po dhe valteri e kishte lan ma man po spo e len kush mu ba president i boksit
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Mundje

Post by Skodrinon » Fri, 23 Sep 2011 , 16:17

elis guri kampion botet me bullgarine
urime

nqs i ka mbet ndopak burrni, ata qi e kan ba me ike japin dorheqjen

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Mundje

Post by GOLDIAN » Sun, 30 Oct 2011 , 14:10

Skodrinon wrote:elis guri kampion botet me bullgarine
urime

nqs i ka mbet ndopak burrni, ata qi e kan ba me ike japin dorheqjen
iku vet ma skodrinon se po te rrite kushedi ku kishte ken sot
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Mundje

Post by Skodrinon » Sun, 30 Oct 2011 , 16:43

GOLDIAN wrote:
Skodrinon wrote:elis guri kampion botet me bullgarine
urime

nqs i ka mbet ndopak burrni, ata qi e kan ba me ike japin dorheqjen
iku vet ma skodrinon se po te rrite kushedi ku kishte ken sot
jo ma e paten perjashtu do kohe, se ka pase probleme me federaten. kur u paten ba zgjedhjet guri ishte me ademin kundra kti qi asht sot . u pat ba rrumuj e gati u rrahen.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Mundje

Post by Skodrinon » Sat, 19 Nov 2011 , 17:27

Dedë Bregu: Mundja shkodrane vuan për 3 milionë lekë

Pak kohë më parë është nderuar me titullin e lartë "Mjeshtër i Madh" nga ana e Presidentit të
Republikës për punën e bërë prej vitesh me mundjen shkodrane. Dedë Bregu ndjehet krenar
për atë  çfarë ka bërë por nga ana tjetër, mendon se mund të bëjë më tepër për të. Megjithatë
meraku më i madh është nëse do jetë gjallë në momentin kur do të ndërtohet palestra e
mundjes së Vllaznisë. Po i afrohet të 70-tave dhe sigurisht që ndjen se gjërat nuk po marrin
zgjidhjen e duhur prandaj dhe e ka një merak të madh.

Për më tepër që nuk bëhet fjalë për ndonjë shpenzim të madh nga ana e Bashkisë Shkodër.
"Për të hyrë në palestrën e re duhen jo më shumë se 3 milionë lekë të vjetra. Mjafton të
përfundojë së ndërtuari sepse gjërat e tjera zgjidhen më pas|-ka thënë trajneri Bregu. Bashkia e
ka miratuar vendin për ndërtimin e kësaj palestre teksa janë 175 m2 poshtë shkallave të
stadiumit dhe mbetet vetëm rrethimi i saj dhe shtrimi me beton. Pavarësisht kërkesës së
vazhdueshme për ndërtimin e kësaj palestre, Bashkia ende nuk e ka marrë përsipër një gjë të
tillë. Ndoshta fakti që po punohet për hartimin e projekt-buxhetit të ri për vitin 2012, do të bëjë
që edhe kjo palestër të përfshihet në investimet e saj."Punojmë çdo ditë në kushte skandaloze
në një dhomë 4 me 4 dhe jo palestër. Pavarësisht se në kushte të tilla, kemi nxjerrë kampionë si
individë dhe jemi prej tre vitesh nënkampion si ekip. Mjafton kjo për të treguar se nëse do
kishim kushte më të mira, rezultatet do ishin edhe më të larta"-ka thënë trajneri Bregu.

shkodrasport

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Mundje

Post by GOLDIAN » Sun, 20 Nov 2011 , 23:28

ku jane keto parelit e shkodres qe fryhen tan diten
e tmerrshme
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Mundje

Post by Skodrinon » Mon, 17 Nov 2014 , 18:24

Qamil Bajrami kampion i Shqipërisë dhe mundësi më i mirë

Për herë të parë pas shumë vitesh, një mundës I Vllaznisë arrin të shpallet kampion kombëtar. Ka ndodhur kështu me mundësin Qamil Bajrami I cili në peshën 74 kilogramë ka sfiduar të gjithë kundërshtarët e tij duke zënë vendin e parë në këtë peshë. Kampionati kombëtar I mundjes së lirë është zhvilluar ditën e shtunë në pallatin e sportit “Asllan Rusi” të kryeqytetit dhe ka patur një pjesmarrje të madhe sportistësh nga të gjithë ekipet e vendit.

Pavarësisht kësaj pjesmarrje, Qamil Bajrami ka arritur të shpallet kampion dhe të vlerësohet si mundësi më I mirë I kampionatit. Në një intervistë për gazetën http://www.shkodrasport.com" onclick="window.open(this.href);return false;, ky mundës ka shprehur kënaqësinë e tij për suksesin e arritur dhe ka premtuar edhe të tjerë për të ardhmen. "mendoj se ishte frut i punës së bërë prej kohësh bashkë me trajnerët e mi, Nazmi Elezi dhe Dedë Bregu. Kam arritur të fitoj tre ndeshje përballë kundërshtarëve shumë të fortë, të cilët ishin shpallur edhe më parë kampion dhe kam merituar në fund vendin e parë por edhe kupën e sportistit më të mirë të kampionatit ngaqë fitova me mundësin e Tiranës që ka përfituar edhe bursë olimpike, si një ndër më të mirët e vendit. Unë nuk do ndalem këtu por do kërkoj medalje edhe në arenën ndërkombëtare. Sigurisht që me kushte më të mira stërvitje, besoj se edhe 2-3 sportistë të tjerë të Vllaznisë do të ishin edhe ato kampionë dhe shpresoj shumë që Bashkia apo dhe institucione të tjera të na ndihmojnë për ta kompletuar palestrën sepse Shkodra ka nxjerrë dhe do vazhdojë të nxjerrë kampiona në mundje"- ka thënë kampioni i saposhpallur.
Mundja është një sport me shumë tradita në Shkodër dhe këto tradita po vazhdojnë sërish duke nxjerrë të tjerë kampionë dhe kjo është shumë e rëndësishme

Post Reply