Bodybuilding

Ketu mund te shkruani per cfaredo lloj sporti ,
si basketboll , formula 1 , boks , etj...
vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Bodybuilding

Post by vllaznia1919 » Fri, 12 Jun 2009 , 21:49

Kta me duket se force fizike skan shum jane ma shum per anen vizive me qa kam ndi un.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

User avatar
REINIS
Fanatics
Fanatics
Posts: 538
Joined: Tue, 24 Feb 2009 , 21:19
Location: TIRON, ku tjeter?

Re: Bodybuilding

Post by REINIS » Sun, 14 Jun 2009 , 23:31

vllaznia1919 wrote:Kta me duket se force fizike skan shum jane ma shum per anen vizive me qa kam ndi un.
Hik e provoje i here masnej folim. :mrgreen: :mrgreen:
NUK KA MO KAMPIONATE
AS KUPA REPUBLIKE
HIKU, HIKU KOHA E BYROS POLITIKE
(per dinamon, partizonin)

User avatar
Shkodrani81
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 882
Joined: Fri, 19 Jan 2007 , 07:48
Location: Kanada
Contact:

Re: Bodybuilding

Post by Shkodrani81 » Mon, 15 Jun 2009 , 00:14

vllaznia1919 wrote:Kta me duket se force fizike skan shum jane ma shum per anen vizive me qa kam ndi un.
Jo, nuk asht e vertete , ose ma mire me thane asht keqkuptu si thanie, sepse kta jane te forte dhe te forte shume, ama keta perqendrohen ma shume ne pamjen fizike sesa ne force, dmth kta nuk e kane mendjen se kush qon ma shume peshe, por kush ka konstrukt dhe muskul ma te bukur dhe simetrik. Per kete keta sterviten ndryshe nga peshengritesit, keta bajne stervitje me laps e me leter si i thojne per cdo muskul, kurse pershngritsi stervitet si e si me arrit me qu ma shume, prandaj gjen peshengritesa qe nuk kane pamjen e ketyre ama mund te jene ma te forte, kjo sepse bodybuilderat nuk dojne vete me qu ate peshe sepse i prish simetrine, por jo se nuk mund ta arrijne ate lloj peshe me qu.

Psh, iky zezaku qe thashe ka ken ma i madhi i tana kohnave deri tash, shtyn me kembe me shume se 1000kg, pra 1 ton, dhe ben shtange me kembe gati 400kg, shikone vete: http://www.youtube.com/watch?v=Hxa_kj2aBCU

Ama, per me te forte se kta , Po ka, edhe nese nuk jane muskuloz si keta, dhe kta sic thashe sterviten ndryshe dhe jane ne pergjithsi ata qe marrin pjese ne garat e "Strongest Man" njeriut me te forte, besoj se i keni pa ne tv, ku terhekun kamiona, e qojne gur te medhenj, etj etj. Ata jane me te forte se bodybuilderat.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Bodybuilding

Post by vllaznia1919 » Mon, 15 Jun 2009 , 13:42

Njat po thosha un naqe.Qe ne raport me masen muskulare nuk kan shum force se perqendrohen te ana estetike.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

User avatar
Shkodrani81
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 882
Joined: Fri, 19 Jan 2007 , 07:48
Location: Kanada
Contact:

Re: Bodybuilding

Post by Shkodrani81 » Tue, 16 Jun 2009 , 02:33

vllaznia1919 wrote:Njat po thosha un naqe.Qe ne raport me masen muskulare nuk kan shum force se perqendrohen te ana estetike.
Njatu je ne rregull ti , e thashe. Thjesht e shpjegova ate qe doshe me than ti. :D

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Bodybuilding

Post by vllaznia1919 » Wed, 17 Jun 2009 , 20:30

Ti je i zanats prandej tu drejtova ty me pytjen. :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Bodybuilding

Post by Skodrinon » Mon, 10 Aug 2009 , 16:23

Muço, medalje në Kupën e Botës

Image

VERSIONI IFBB
1993: kampion kombëtar
2003-2004, 2006: kampion bote
2003: nënkampion kombëtar
2005: vendi i tretë në kampionatin
kombëtar, nënkampion
Ballkani
2007: vendi i katërt në
kampionatin ballkanik dhe në
kampionatin botëror.
VERSIONI INBA
2008: vendi i katërt në
kampionatin botëror, vendin e
pestë, dy vende të dyta, duke
arritur kulmin me një medalje ari
dhe dy kupat e fituara së fundmi
në vitin 2009 në Milano.
Nikollaq Muço
????

Nikollaq Muço vazh
don të korrë të tjera
suksese në sportin e
“bodybuilding”. Gjirokastriti
Nikollaq Muço ka rrëmbyer edhe
dy tituj të tjerë, duke u shndërruar
në një çudibërës të vërtetë.
Edhe kësaj here, gjigandi Muço
tregoi klasin e tij në arenën e
Milanos, në Kupën e Botës
(World Cup of Fitness and
Bodybuilding), sipas versionit
INBA. Muço, në kategorinë
e të shkurtërve të moshës 40-
59 vjeç, fitoi kupën e vendit të
tretë, ndërsa midis shumë sfidantëve
në konkurrimin e
hapur fitoi kupën e vendit të
dytë. Ky turne u zhvillua më
4 korrik, në Milano, në sallën
“Pala Paroda”, ku Nikollaq
Muço zuri vendin e tretë për
“Master Men Short Medium”
(vendin e parë e fitoi një
amerikan, ndërsa të dytin një
italian), ndërkohë që vendin
e dytë në “Open Men Short”
(vendin e parë e fitoi një anglez).
Shqiptari është ftuar
nga Deni S. Kakos, presidenti
i INBA-së, më 17 tetor, në Bregun
e Artë të Australisë, në
“Natural Olimpik” dhe më 14
nëntor në Los Angelos, në
“Natural Universe”.
Sukseset e medalistit
Në kampionatin e 14-të
ballkanik të “bodybuilding”,
të zhvilluar në Athinë më 24
maj të 2005-ës, shqiptari fitoi
medaljen e argjendtë në kategorinë
mbi 40-vjeçarët dhe
peshë nën 80 kg. Ndërkohë që
më parë, më 19 nëntor të 2004-
ës, në sallën e Akademisë së
Arteve në Tiranë, gjirokastriti
Nikollaq Muço është shpallur
përsëri kampion kombëtar për
kategorinë e tij. Më 5 Nëntor të
vitit 2005 në kampionatin kombëtar
të zhvilluar në Tiranë,
ku kishte edhe konkurrentë
nga Kosova, Muço fitoi medaljen
e artë për kategorinë e tij
dhe vendin e tretë për të gjitha
moshat. Duhet thënë se,
sikundër shprehet edhe vetë
Muço, atij i janë bërë shpesh
padrejtësi nga juria për arsye
të disa konflikteve me Federatën
Shqiptare të “bodybuilding”,
që kanë ardhur si rezultat
i moslikuidimit të shpenzimeve
të tij në veprimtaritë e
ndryshme. Po sipas tij, për
hakmarrje nuk u dërgua as në
Itali në 21-23 tetor më 2005-ën
në kampionatin e vendeve
mesdhetare, si nënkampion
Ballkani, ndërkohë që ata që
shkuan, nuk morën asnjë medalje.
Të gjitha këto suksese Nikollaq
Muço ia atribuon
përkushtimit maksimal që ai
tregon ndaj këtij sporti. Muço,
pavarësisht gjendjes jo të mirë
financiare zhvilloi tepër pasionin
e tij, atë të “bodybuilding”.
Tani që kanë kaluar jo pak vite
që prej çmimeve të tij të para,
sportisti vazhdon të jetë po aq
i freskët dhe i gatshëm për të
ndjekur hap pas hapi talentin
e tij të hershëm.

Post Reply