Peshengritje

Ketu mund te shkruani per cfaredo lloj sporti ,
si basketboll , formula 1 , boks , etj...
Post Reply
Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Peshengritje

Post by Skodrinon » Thu, 07 May 2009 , 22:42

Qeveria, fond shtesë për të shpërblyer peshëngritësit medalistë të Durrësit
Shteti “hap thesin”, 3.000.000 për medalistët e Evropianit të të rinjve


Edhe pse kanë kaluar shtatë muaj që nga përfundimi i kampionatit evropian të të rinjve në peshëngritje, që u
zhvillua më 14-21 shtator në Durrës, qeveria është kujtuar që duhen shpërblyer sportistët. Me propozim të ministrit
të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ardjan Turku, një fond prej 2.925.000 lekësh duhet përdorur për të shpërblyer medalistët e shtangës shqiptare të atij Evropiani. Kështu 1.000.000 lekë marrin Daniel Godelli e Erkand Qerimaj, të cilët kanë dalë Kampion Evrope në peshat e tyre, teksa kanë marrë medalje ari në dygarësh. 250.000
lekë të rinj për Briken Caljen, medalje bronzi në dygarësh, kurse Ali Lundraxhiu e Zef Kovaçi, respektivisht trajnerët e Godellit dhe Qerimajt marrin shumën 300.000 lekë secili. Dhe Leonard Toska, trajneri i Caljes, 75.000 lekë të reja. Ky projektvendim i MTKRS-së më përpara ka shkuar edhe në Ministrinë e Financës, teksa ka gjetur miratimin,
sepse ky dikaster nuk ka pasur vërejtje.
Përfundimisht qeveria ka miratuar shtesën e fondit prej 2.925.000 lekësh për Ministrinë e Turizmit, Kulturës,
Rinisë dhe Sporteve, i cili do të përdoret për të shpërblyer këto medalistë në Evropianin e të rinjve dhe trajnerët
e tyre. E ky fond, sipas vendimit të qeverisë, firmosur nga Kryeministri Sali Berisha, do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të vitit 2009. Gjithsesi , e rëndësishme është që medalistët e të rinjve po e marrin shpërblimin e tyre, në një kohë që ende kjo qeveri nuk është kujtuar për medalistët e kampionatit evropian të të rriturve, teksa Romela Begaj dhe Erkand Qerimaj ishin medalistë në Bukuresht. Por gjithsesi, dhe këto para nuk janë keq për shtangistët tanë, prej të cilëve priten të tjera medalje në aktivitetet ndërkombëtare, sepse i kanë mundësitë për
të tilla trofe, dhe sepse asnjëherë nuk i kanë munguar shpërblimet prej qeverisë. Edhe pse ndonjëherë me vonesë

SHPËRBLIMET E SPORTISTËVE DHE TRAJNERËVE
Medalje ari
ERKAND QERIMAJ 1.000.000 LEKË TË REJA
DANIEL GODELLI 1.000.000 LEKË TË REJA

Medalje bronzi
BRIKEN CALJA 250.000 LEKË TË REJA

Trajnerë
ALI LUNDRAXHIU 300.000 LEKË TË REJA
LEONARD TOSKA 75.000 LEKË TË REJA
ZEF KOVAÇI 300.000 LEKË TË REJA

Panorama

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Peshengritje

Post by vllaznia1919 » Sun, 10 May 2009 , 17:58

Ma ne fund po i napin edhe nej shperblim.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Peshengritje

Post by Skodrinon » Fri, 15 May 2009 , 17:43

Elbasani, pedana për të rinjtë

Kampionati kombëtar i peshëngritjes për të rinj do të zhvillohet nga data 18-19 maj në Elbasan dhe jo në Korçë.
Punimet në pallatin e sportit të qytetit juglindor kanë detyruar drejtuesit e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes
të ndryshojnë destinacionin e këtij Kombëtari. Sekretari i federatës, Ilir Kraja, u shpreh se për këtë ndryshim janë
njoftuar menjëherë të gjitha klubet pjesëmarrëse. Këtë vit do të ngjiten në pedanë shtangistët e Vllaznisë, Partizanit, Tiranës, Teutës, Sukthit, Mjeshtërisë Sportive, Apolonisë, “Ismail Bej Vlorës”, Flamurtarit, Tomorrit dhe Skënderbeut. Kampionë në fuqi për të rinj e të reja janë Tirana dhe Partizani. Sportistët më të mirë të kampionatit të kaluar u shpallën Sherjana Ruçi dhe Briken Calja.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Peshengritje

Post by Skodrinon » Tue, 19 May 2009 , 19:14

Partizani, kampione e të rejave

Fituesit sipas peshave
58 kg Besiana Kokomani Par tizani
63kg Sherjana Ruci Par tizani
69kg Manjola Karaj Par tizani
56kg Skerdilajd Veizi Flamurtari
62kg Arduen Hoxha Elbasani
69kg Briken Calja Tirana

Ka nisur dje në qytetin e Elbasanit kampionati kombëtar për të rinj e të reja në peshëngritje. Kampione
për të reja u shpall skuadra e Partizanit, që iu desh të garonte e vetme në garën kombëtare në 3 pesha. Kështu në peshën 58 kg kampione u shpall Besiana Kokomani, me 77 kg në shkëputje dhe 90 kg në shtytje. Në peshën 63 kg kampione u shpall Sherjana Rusi, me 77 kg në shkëputje e 97 kg në shtytje dhe në 69 kg kampione u shpall
Manjola Karaj, me 55 kg në shkëputje e 65 kg në shtytje. Pas femrave në pedanën e Elbasanit u ngjitën meshkujt.
Në peshën 56 kg, kampion u shpall Skerdilajd Veizi i Flamurtarit me 76 kg në shkëputje dhe 106 kg në shtytje. Në peshën 62 kg, kampion u shpall Arduen Hoxha i Elbasanit me 110 kg në shkëputje dhe 122 kg në shtytje. Me
shumë interes u prit konkurrimi në peshën 69 kg mes Briken Caljes dhe Daniel Godellit. Në fund të
garës, kampion u shpall Briken Calja me 173 kg në shkëputje dhe 160 në shtytje. Kampionati kombëtar
do të vijojë sot garën në peshat 77 kg, 85 kg, 94 kg dhe +94 kg.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Peshengritje

Post by Skodrinon » Wed, 20 May 2009 , 19:34

Përfundon kampionati për të rinj dhe të reja
Elbasani shpallet kampion për të rinj
Sportisti më i mirë i aktivitetit u shpall Briken Calja i Tiranës


Në qytetin e Elbasanit ka përfunduar dje kampionati kombëtar për të rinj dhe të reja në peshëngritje.
Elbasani është shpallur kampion për të rinj, me 549 pikë të grumbulluara. Në vend të dytë u rendit Tirana, e ndjekur nga ekipi i Flamurtarit. Pas konkurrimit të një dite më parë në peshat 56 kg, 62 kg dhe 69 kg, dje kampionati kombëtar vijoi garat kombëtare në peshat 77 kg, 85 kg, 94 kg dhe 105 kg dhe +105 kg. Hysen Pulaku i Elbasanit
u shpall fitues në peshën 77 kg. Në stilin e shkëputjes, shtangisti Pulaku arriti të ngrejë 130 kg, ndërsa në stilin e shtytjes 167 kg. Pas tij ishte radha e Bedri Lunikut që të shpallej fitues. Me 120 kg e ngritura në stilin e shkëputjes dhe 140 në shtytje, Luniku do të triumfonte në peshën 85 kg. Kampion në peshën 94 kg u shpall Ardit Onuzi, i cili
ngriti 125 kg në stilin e shkëputjes dhe 128 kg në shtytje. Ndërsa në peshën 105 kg dhe +105 kg fitues janë
shpallur Endri Karina, me 155 kg në shkëputje dhe 185 kg në shtytje dhe Erin Sukthi, në peshën + 105 kg me 130 kg në shkëputje dhe 135 në shtytje. Në këtë peshë shtangisti Sukthi ishte i vetëm në garë. Sportisti më i mirë i aktivitetit u shpall Briken Calja i ekipit të Tiranës me koeficientin më të lartë të sinklaritetit.
Një ditë më parë kampione për të reja u shpall Partizani. Në peshën 58 kg kampione u shpall Besiana Kokomani,
me 77 kg në shkëputje dhe 90 kg në shtytje. Në peshën 63 kg kampione u shpall Sherjana Rusi, me 77 kg në shkëputje dhe 97 kg në shtytje dhe në 69 kg kampione u shpall Manjola Karaj, me 55 kg në shkëputje dhe 65 kg në shtytje. Këtë vit u ngjiten në pedanë shtangistët e Vllaznisë, Partizanit, Tiranës, Teutës, Sukthit, Mjeshtërisë Sportive, Apolonisë, “Ismail Bej Vlorës”, Flamurtarit, Tomorrit dhe Skënderbeut.

KAMPIONËT SIPAS PESHAVE
58 KG BESIANA KOKOMANI PARTIZANI
63KG SHERJANA RUCI PARTIZANI
69KG MANJOLA KARAJ PARTIZANI
56KG SKERDILAJD VEIZI FLAMURTARI
62KG ARDUEN HOXHA ELBASANI
69KG BRIKEN CALJA TIRANA
77KG HYSEN PULAKU ELBASANI
85KG BEDRI LUNIKU ELBASANI
94KG ARDIT ONUZI TIRANA
105KG ENDRI KARINA ELBASANI
+105KG ERIN PRENI SUKTH

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Peshengritje

Post by Skodrinon » Thu, 21 May 2009 , 18:02

Zgjidhet në postet drejtuese të Federatës Botërore
Esat Ademi, anëtar i Bordit Ekzekutiv të IWF-së
Prej 2005, edhe president i Konfederatës Mesdhetare


Shqipëria do të për faqësohet për herë të parë me një drejtues në një nga organizmat e larta sportive botërore, siç është Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes. Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Esat Ademi,
është zgjedhur anëtar i Bordit Ekzekutiv të Federatës Botërore të Peshëngritjes (IWF). Një gjë e tillë është bërë
e ditur përpara gazetarëve nga sekretari i përgjithshëm i kësaj federate, Ilir Kraja, i cili ka theksuar se ky emërim është konfirmuar edhe nga presidenti i Federatës Botërore të Peshëngritjes, Tomas Ajan, si dhe është botuar në faqen zyrtare të këtij organizmi. “Para zgjedhjeve në Federatën Ndërkombëtare të Peshëngritjes (IWF), të mbajtura në kryeqytetin e Spanjës, Madrid, para mediave deklaruam kandidaturën e z. Esat Ademi në postin e zv/presidentit të IWFsë dhe atë të postit të anëtarit të bordit ekzekutiv të këtij organizmi”, - ka deklaruar Kraja gjatë konferencës për shtyp. Më tej, ai ka shtuar: “Sot iu bëjmë konfirmimin, në bazë të njoftimit në faqen zyrtare të IWF-së (www.iwf.net), nga zoti Tomas Ajan, president i Federatës Ndërkombëtare të Peshëngritjes dhe anëtar i Komitetit
Olimpik Ndërkombëtar, (CIO), të z. Ma Uenguang, sekretar i përgjithshëm i IWF-së, si dhe informacionit nga EWF-së (Federata Evropiane e Peshëngritjes), nëpërmjet sekretarit të përgjithshëm, z. Marino Erkoliano Kasadei, ku z. Esat Ademi konfirmohet si anëtar i Bordit Ekzekutiv të IWF-së.”

Prej 2005-ës, kreu i Konfederatës Mesdhetare
50-vjeçari Ademi është njëkohësisht, që nga viti 2005, edhe president i Konfederatës Mesdhetare (MWC), si dhe anëtar i Bordit Ekzekutiv të Federatës Evropiane të Peshëngritjes, që nga viti 2008. Sipas sekretarit të përgjithshëm, Kraja, këto poste drejtuese janë një vlerësim që organizmat ndërkombëtarë të këtij sporti i bëjnë z. Ademi si figurë
drejtuese, si dhe mbështetje për rezultatet e arritura nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes nën drejtimin e tij.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Peshengritje

Post by Skodrinon » Thu, 21 May 2009 , 18:04

Botërori, sfida e radhës për të rinjtë

Pas paraqitjes dinjitoze që bënë në kampionatin kombëtar të të rinjve, zhvilluar së fundmi në Elbasan,
peshëngritësit e kësaj grupmoshe do të testojnë veten nga data 12-21 qershor në arenën ndërkombëtare, në kampionatin botëror që do të zhvillohet në Bukuresht të Rumanisë. Sipas drejtuesve të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, në bazë të rezultateve të arritura në Elbasan do të bëhet edhe përzgjedhja e katër peshëngritësve
që do të përfaqësojnë Shqipërinë në këtë kompeticion. Në garën e fundit kombëtare morën pjesë 81 sportistë nga
14 ekipe meshkujsh dhe një ekip femrash. Partizani për femra, e vetme në konkurrim, u shpall automatikisht kampione me 252 pikë, ndërsa Besjana Kokomani u cilësua si peshëngritësja më e mirë e aktivitetit me koeficient sinklariteti prej 208.89 pikësh. Te meshkujt kampion kombëtar u shpall ekipi i Elbasanit, ndërsa sportisti më i mirë
i kësaj gare u cilësua Briken Calja i Tiranës.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Peshengritje

Post by fpjalmi » Thu, 21 May 2009 , 18:45

hajt ishalla mbare se ne peshngritje kena pas sukses

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Peshengritje

Post by Skodrinon » Thu, 28 May 2009 , 20:06

Ngjarja e rëndë ndodhi në Elbasan, dy policë e dhunojnë në komisariat pa shkak
Rrihet barbarisht Gerti Trasha
Kampioni i shtangës rrëfen tmerrin: Një orë në polici mes grushteve e shkelmave


Shoqërohet pa asnjë motiv në komisariatin e policisë në Elbasan kampioni në peshëngritje, Gerti Trasha. Ngjarja në
fjalë ka ndodhur të shtunën rreth orës 21:30 minuta, por peshëngritësi ka vendosur ta bëjë publike incidentin
nëpërmjet një interviste për “Panorama Sport”. I riu Trasha ka qenë nën shoqërinë e një bashkëmoshatari në qytetin e Elbasanit, teksa oficeri i krimeve në komisariatin e Policisë Elbasan, Besmir Cepini, e ka ndaluar pa asnjë shkak dhe ka njoftuar grupin e gatshëm që ta shoqërojnë atë për në ambientet e komisariatit, ku ndaj tij
është ushtruar më pas dhunë.

Cila është e vërteta e shoqërimit tuaj në komisariatin e policisë së Elbasanit?

Kam qenë siç do mbrëmje nën shoqërinë e shokëve të mi në Elbasan, në afërsi kryqëzimit të Cërrikut, kur makina e drejtuar nga një bashkëmoshatari im ishte duke udhëtuar në mënyrë krejt normale në rrugë. Pa pritur përballë nesh gjendet një mjet tip “Audi” me ngjyrë të zezë, që drejtohej nga një person i veshur civil, ndërsa në sediljen e parë të automjetit ishte një femër. Fillimisht menduam se në makinën që na erdhi përballë ishte ndonjë shoku ynë, por
kur drejtuesi i saj doli nga mjeti, atëherë e mësuam se nuk ishte ajo gjë që menduam.

Çfarë ndodhi më pas?

Fillimisht na u prezantua se ishte Besmir Cepini, oficer i policisë në Elbasan. Afrohet te mjeti ynë dhe i drejtohet
drejtuesit të mjetit me fjalët: “më njihni ju mua, apo jo?” Në këtë moment ju drejtova duke i kërkuar të falur, pasi
ne nuk e dinim se cili ishte personi i veshur civil me një mjet me targa të huaja për të shmangur debatin. Por kjo
nuk e zbuti bisedën, të cilën e nisi oficeri i policisë, madje vazhdoi edhe më tej. Ai njofton në celular grupin e gatshëm dhe i kërkon që të vijnë me shpejtësi drejt vendit ku ndodheshim ne. Pasi vjen grupi i gatshëm oficeri i policisë urdhëron që të shoqërohesha unë në polici dhe jo drejtuesi i makinës, me të cilin oficeri ishte futur në konflikt, pasi pretendonte se kishte shkelur rregullat e qarkullimit, por punonjësit e policisë rrugore, pasi janë njohur me pretendimet e Cepinit na kanë dalë në përfundimin se, ne nuk kishim asnjë faj.

Pra, ju shoqëruan në komisariat. Cila ishe arsyeja?

Më shoqëruan vetëm mua në ambientet e komisariatit të policisë. Prita afro 20 minuta deri sa në
komisariat mbërriti oficeri i policisë, që më kishte shoqëruar. Më pas ai erdhi bashkë me një person tjetër dhe në mënyrë krejt normale me kërkoi të shkoj me ta në drejtim të zyrës së tij. Kur shkuam të tre së bashku te zyra e tij dhe hymë brenda, ai e mbylli derën e zyrës me çelës. Në atë moment nisën të më pyesnin se kush isha unë. Pasi i tregova se isha peshëngritësi Gerti Trasha ata filluan të më drejtohen me tone të ashpra, duke më ofenduar rëndë nga ana sportive e me fjalët më të rënda, që përdoren sot nga njerëz të një niveli të ulët. Më pas, nisën të më godasin me grushte, shpulla e shqelma, ndërkohë që unë s’u kisha thënë asgjë, por vetëm gjeneralitetet. Më pas nisën të më thoshin se do të plasim në burg nga 1 vit deri në 7 vite, ndërkohë që unë s’e dija se për çfarë isha shoqëruar në komisariat.

Sa qëndruat në zyrën e oficerëve të policisë?

Kam qëndruar për afro një orë në zyrën e tyre nën presionin e dhunshëm, shqelmat, goditjet dhe presionin psikologjik të dy oficerëve. Më kërkonin që unë të firmosja në një dokument se isha fajtor, por se për çfarë isha fajtor, sinqerisht që edhe sot nuk e di. Më pas më thanë: “Nëse nuk firmos, do të të fusim në burg dhe ne të kemi në dorë, ndaj dhe firmos këtu”. M’u drejtuan duke më ofenduar rëndë me fjalët më të ulëta të fjalorit
shqiptar e madje, duke më thënë se do t’i fusim medaljet në gojë, nëse nuk firmos te kjo letër. I ndodhur mes grushteve shqelmave dhe presionit të ashpër psikologjik nuk kisha rrugë tjetër, por pranova të firmosja për të mos rrezikuar më shumë, sepse goditjet dhe shqelmat mund të më dëmtonin në vende që unë mund të humbisja
karrierën sportive.

Po më pas çfarë ndodhi?

Pas rreth dy orësh më lanë të lirë, duke më kërkuar që këtë gjë të mos e diskutoja me askënd dhe nëse do ta bëja një gjë të tillë, atëherë dy oficerët më kishin në dorë, sepse unë kisha firmosur për fajësinë time. Dola nga
ambientet e policisë ku më prisnin familjarët e mi, shokë dhe të tjerë miq. Më pas shkova në shtëpi, pasi isha shumë i tronditur nga ana psikologjike.

Keni bërë kallëzim ndaj dy oficerëve?

Po, kam bërë kallëzim sot (dje) në zyrat e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm ndaj dy oficerëve, të cilët më kanë dhunuar në mënyrë barbare pa pasur asnjë shkak, sikur unë të isha ndonjë vrasës, apo trafikant droge. Kam kryer edhe një vizitë te mjeku ligjor, i cili më ka rekomanduar nëntë ditë pushim për shkak të shenjave që kam në trup
dhe traumës psikologjike që kam pësuar. Shefi i zyrës së SHKB-së më ka premtuar se këtë çështje do ta zbardhin sa
më shpejt, sepse kjo është një ngjarje shumë e rëndë dhe e pa precedentë që kanë kryer dy oficerët e policisë
Besmir Cepini bashkë me një oficer, për të cilin thuhet se nuk punon në komisariatin e policisë në Elbasan.

A jeni stërvitur pas kësaj ngjarjeje?

Jo, kam që nga dita e shtunë e deri në këtë moment që ne po flasim që nuk kam kryer stërvitje, sepse jam i tronditur shumë nga kjo ngjarje, e cila ka bërë që gjatë këtyre ditëve të jem shumë i rënduar nga ana morale dhe i pa fuqishëm për të zhvilluar stërvitjen që e kryej çdo ditë. Do ta nis stërvitjen vetëm atëherë kur të jenë ndëshkuar
protagonistët e kësaj ngjarjeje, sepse vetëm kështu mund të kem lart moralin për të vijuar angazhimet e mia në
peshëngritje

DATËLINDJA: 31.01.1988
VENDLINDJA: Elbasan
SPORTI: Peshëngritje
GJATËSIA: 165cm
PESHA: 69kg
REZULTATET: Pjesëmarrës në Lojërat Olimpike “Athina 2004”.
2006 - Kampionati Botëror të rinj Kinë/ Medalje argjendi
2007 - Kampionati Botëror të rinj Pragë/ Medalje bronzi,
2008 - Kampionati Evropian të rritur, Itali
2008 – Lojërat Olimpike/ u skualifikua
Pjesëmarrës në Lojërat Olimpike “Pekin 2008”(me kualifikim ekipor nga Kampionati Evropian Itali 2008)

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Peshengritje

Post by Skodrinon » Thu, 28 May 2009 , 20:13

Reagimi i policisë: Kanë filluar hetimet

I kontaktuar ditën e djeshme drejtori i Komisariatit të Policisë së Elbasanit, Aleksandër Hajdari, është shprehur se ka dijeni në lidhje më këtë ngjarje dhe se është duke u punuar për ta zbardhur plotësisht. Sipas tij, është kërkuar edhe ndihma e SHKB-së për të hetuar mbi pretendimet e peshëngritësit Gerti Trasha, ku sipas tij, është rrahuar në ambientet e Komisariatit të Policisë në Elbasan nga ana e oficerit Besmir Cepini. Sipas drejtorit të policisë, deri tani përsa i përket kësaj çështjeje janë duke u kryer verifikimet përkatëse dhe nëse do të rezultojë se oficeri ka ushtruar dhunë ndaj peshëngritësit Gerti Trasha, atëherë do të merren masa ndaj tij. Gjithashtu, drejtori shpjegon se është interesuar personalisht vetë në lidhje me pretendimet e sportistit dhe nga verifikimi dhe biseda që ka kryer drejtori me oficerin nuk rezulton se Gerti Trasha është rrahuar nga ana e oficerit të policisë. Ndërkohë, që në lidhje me pretendimet e Gerti Trashës mjeku ligjor në Elbasan, Altin Kënuti, në raportin mjeko-ligjor ka raportuar se, sportisti ka nevojë për nëntë ditë regjim shtrati, pasi ka shenja të dukshme dhune në pjesë të ndryshme të trupit.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Peshengritje

Post by Skodrinon » Thu, 28 May 2009 , 20:15

PRESIDENTI I FSHP-së
Ademi: Dhuna është e patolerueshme


Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Esat Ademi, është tronditur lidhur me dhunën e ushtruar ndaj
sportistit Gerti Trasha. I kontaktuar në telefon nga gazeta, titullari i shtangës shqiptare, Ademi, ndonëse s’ka qenë
në dijeni të incidentit të ndodhur mbrëmjen e së shtunës, bëri me dije se dhuna është e patolerueshme ndaj kujtdo. “Në fakt, nuk më ka sinjalizuar askush, jo vetëm Gerti, por as babai i tij. Madje, edhe ditën e hënë kur zhvilluam mbledhjen e kryesisë këtu në federatë, përfaqësuesi i Elbasanit nuk më njoftoi për rastin në fjalë. Realisht po më vjen shumë keq. Gjithçka po e marr vesh nëpërmjet jush”, deklaroi nëpërmjet linjës telefonike tepër i indinjuar, presidenti i federatës, Esat Ademi. Ndërkohë ditët në vijim pritet që institucioni i shtangës të mbajë një qëndrim zyrtar për këtë rast të paprecedentë.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Peshengritje

Post by GOLDIAN » Wed, 10 Jun 2009 , 08:03

kafshe jena e pike maro
duhen breza te tan me kalu derisa te mberrijne shqiperia at ku duhet
vehet dikush polic ka kuj me dike e ndac e rrah e ndac e burgos
edhe ne shkoder kena pas boll raste te tilla
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Peshengritje

Post by Skodrinon » Wed, 10 Jun 2009 , 20:34

Shtanga shqiptare, gati për Botërorin e të rinjve
Shqipëria do medalje në Bukuresht me moshat


Shtangistët shqiptarë tashmë janë gati për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të të rinjve, që zhvillohet në Bukuresht të Rumanisë. Do të jenë pjesëmarrës katër sportistë:
Sherjana Ruci në peshën 58 kg,
Briken Calja në peshën 69 kg,
Ervis Tabaku në peshën 85 kg
dhe Endri Karina në peshën 94 kg.
Trajneri i skuadrës do të jetë Sokol Bishanaku, ndërsa kryetar i delegacionit do të jetë presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Esat Ademi. Sipas sekretarit të përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes,
Ilir Kraja, gjendja e sportistëve është shumë e mirë. Duhet bërë e ditur që Calja, Tabaku e Karina është hera e dytë që marrin pjesë në Botërorin e të rinjve. Vitin e kaluar, në peshën 69 kg, Briken Calja është renditur i katërti në dygarësh, teksa ka ngritur 136 kg në shkëputje, 164 kg në shtytje dhe në total 300 kg. Dhe në stilet e veçanta ka qenë i katërti. Për Ervis Tabakun e peshës 85 kg, me 147 kg është renditur i katërti në shkëputje, me 181 kg
në shtytje i pesti dhe me 328 kg në dygarësh po i pesti. Karina në peshën 94 kg, që tashmë është në Elbasan,
me 145 kg në shkëputje është renditur i shtati, me 180 kg në shtytje përsëri i shtati dhe me 325 kg në dygarësh gjithashtu, i shtati. Te femrat ka qenë Marie Veli, e cila në peshën 69 kg realizoi vetëm stilin e shtytjes,
kur ngriti 95 kg. E vetmia medalje e vjetshme ishte Qerimaj me 181 kg në stilin e shtytjes, por sivjet kërkohen përsëri medalje.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Peshengritje

Post by Skodrinon » Sat, 20 Jun 2009 , 21:11

Tabaku, nënkampion bote
Shqiptari synoi medaljen e arit, duke tentuar 202 kg në provën e tretë, por pa sukses
Shtangë/ 20-vjeçari shkëlqen te të rinjtë, duke marrë 2 medalje argjendi dhe 1 bronzi


Peshëngritja shqiptare
vazhdon të
sjellë medalje për
Shqipërinë nga evenimentet
ndërkombëtare. Pikërisht
ditën e djeshme, në kampionatin
e 35-të botëror për të
rinj, që po zhvillohet në
Bukuresht, Ervis Tabaku ka
konfirmuar se është një prej
shtangistëve më premtues në
Shqipëri. Në konkurrimin e
tij në peshën 85 kg, ai kapi
shifrat e 362 kilogramëve në
dygarësh, duke u ngjitur
kështu në podin e fituesit të
medaljes së argjendtë e duke
u shpallur njëkohësisht
nënkampion bote. Një sukses
i padiskutuar për shtangën
kuqezi. Por magjia
Tabaku nuk u mbyll me kaq
në aventurën botërore. 20-
vjeçari do të ngjitej i dyti në
podium në stilin e shkëputjes
dhe i treti në stilin e
shtytjes. Ervis Tabaku ka
konkurruar në baterinë A të
peshës 85 kg, ku gjithsej janë
ngjitur në podium 25 shtangistë.
Në stilin e shkëputjes,
Tabaku ka ngritur 166 kg.
Ndonëse gabon në dy provat
e para, me 160 kg dhe
166 kg, te prova finale ai nuk
fal, por klasifikohet i dyti me
medalje argjendi. Stilin e shtytjes
shqiptari e nis me 191
kg, të cilën e kalon me sukses.
Në provën e dytë shqiptari
Tabaku bën mrekullinë,
duke ngritur 5 kg më shumë
dhe realizon me sukses 196
kg. Në provën e tretë dhe të
fundit të sfidës botërore,
Tabaku tenton të ngrejë 202
kg meqenëse rivali i tij polak,
vetëm pak minuta më
parë kishte ngritur 201 kg.
Por kësaj radhe fati ishte
kundër tij. Kësisoj ai e mbyll
botërorin në këtë stil me 196
kg, me medalje bronzi. Medalja
e artë në këtë stil shkoi
për Tomash Zelinksin. Kampion
i botës në dygarësh u
shpall një tjetër polak, Adrian
Zielinksi, me 169 në shkëputje,
199 kg në shtytje dhe
368 kg në dygarësh. Me 357
kg në total, Tomash Zielinski
zuri vendin e tretë në botë.
Ky sukses i Ervis Tabakut ka
konfirmuar edhe një herë arritjet
e peshëngritjes shqiptare
në arenën botërore. Në
pedanën e Botërorit të të rinjve,
sot do të ngjitet konkurrenti
i fundit për tanët, Endri
Karina, në peshën 94 kg.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Peshengritje

Post by Skodrinon » Tue, 23 Jun 2009 , 22:44

Pas Botërorit, medalje në Olimpiadë
Apel Federatës Botërore të Peshëngritjes, për rritjen e numrit të bursave olimpike


Në kampionatin
botëror të peshëng
ritjes për të rinj e të
reja, Tabaku u shpall nënkampion
i dyfishtë i botës në shkëputje
e dygarësh, si dhe mori
një medalje bronzi në shtytje.
Tri medalje që premtojnë realisht
për të synuar edhe medalje
olimpike në Lojërat ‘Londër
2012’”. Kështu e ka cilësuar
presidenti i Federatës Shqiptare
të Peshëngritjes, Esat
Ademi, përfaqësimin e Shqipërisë
në kampionatin
botëror në Bukuresht. “Më jep
kënaqësi që jam këtu në këtë
konferencë për shtyp, së bashku
me këta dy sportistë, të cilët
na kanë bërë të ndihemi krenarë
dhe që kanë kurorëzuar
me sukses punën e vazhdueshme
që po bëhet me të
gjitha nivelet e moshave në
komunitetin e peshëngritjes”,
- u shpreh Ademi,
duke folur në prani të
Tabakut, peshëngritëses
Sherjana Ruci dhe trajnerit
Sokol Bishanaku. “Vetë fakti
që Tabaku ishte shumë pranë
titullit të kampionit të botës,
ndërsa Sherjana u rendit e
pesta, merr një tjetër kuptim
kur kemi parasysh se nuk
bëhej fjalë për një turne dosido,
por për një kampionat
botëror, që, sado për të rinj e
të reja, përfaqëson nivelin më
të lartë të këtij sporti në botë, -
tha Ademi. - Pra, në këtë këndvështrim,
edhe vendi i 6-të i
Briken Caljes dhe ai i 11-ti i
Endri Karinës marrin një
vlerë tjetër.”
Në vazhdim, kreu i shtangës
kuqezi theksoi: “Të
gjitha këto më bëjnë optimist
për të ardhmen, sepse te rezultati
dhe mosha e Ervisit,
unë shoh potencialin për
medalje në Lojërat e ardhshme
Olimpike, që do të
mbahen pas 3 vjetësh në
Londër. Prandaj, dua t’i
përgëzoj dhe t’i uroj edhe një
herë sportistët, e në veçanti
trajnerin e tyre, Sokol Bishanaku,
i cili ka përligjur edhe
besimin e federatës në
përzgjedhjen e tij në krye të
këtij kontingjenti peshëngritësish
të rinj.”
Ndërkaq, protagonistët
Ervis Tabaku dhe Sherjana
Ruci, e cila u rendit e pesta
në botë në peshën e saj, si dhe
trajneri i tyre, Sokol Bishanaku,
kanë rrëfyer emocionet
e përfaqësimit në botërorin e
Rumanisë. “Mbase nxituam
disi në dy provat e para në
shkëputje dhe kjo bëri që ta
vija veten nën presion, - tregon
Tabaku. - Por me kalimin
e kohës, u stabilizova, duke
synuar në fund, por pa fat,
edhe titullin e kampionit të
botës.”
I pyetur nëse e kishte pritur
një sukses të tillë, Tabaku është
përgjigjur se kishte 2-3 vjet
që punonte intensivisht me
trajnerin Bishanaku dhe se
kishte qenë i sigurt se suksesi
nuk do të vononte. “Ne ishim
të përgatitur, por dihet që në
ditën e garës, mund të ndodhë
gjithçka, - thotë ai. – Gjithsesi,
në total ndihem i kënaqur me
atë që kam arritur dhe dua të
falënderoj të gjithë ata që më
kanë ndihmuar e mbështetur
drejt këtij suksesi.”

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Peshengritje

Post by Skodrinon » Wed, 24 Jun 2009 , 16:02

Qerimaj i dëmtuar. Pak shanse për medalje në Peskara

Peshëngritësi më i mirë shqiptar ka një problem në supe dhe për rrjedhojë nuk do rrezikojë në garat e Lojërave Mesdhetare


Image

Peshëngritësi më i mirë shqiptar për momentin, shkodrani Erkand Qerimaj do të udhëheq ekipin tonë kombëtar të shtangës që do marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare që zhvillohen në Peskara të italisë. E meriton këtë gjë sepse ka arritur rezultatet më të larta në sportin shqiptar dhe për këtë arsye, sytë e të gjithë sportdashësve ishin drejtuar për tek ai. Ata kanë shpresuar se Qerimaj do ta nderonte sërish Shqipërinë dhe flamurin kuqezi edhe në këtë aktivitet të rëndësishëm të rajonit por në fakt me shumë të ngjarë nuk do ndodhë kështu.
Erkandi ka një shqetësim në sup prej disa ditësh dhe për rrjedhojë nuk ka bërë më të mirën në seancat stërvitore të këtyre ditëve. Kjo gjë e shtyn atë të mos sforcohet maksimalisht në garat e italisë. Lajmin e bën të ditur për “Vllaznimi Sportiv” vetë ai kur deklaron: “Prej disa ditësh kam ndjerë disa shqetësime në sup dhe për këtë arsye, nuk jam stërvitur në 100 përqindshin tim. Edhe për këtë arsye, në Lojërat Mesdhetare do të garoj me shumë kujdes në mënyrë që të mos e përkeqësoj këtë dëmtim që kam. Kuptohet që dëshira ime ishte të hyja në zonën e medaljeve por nuk jam shumë i preokupuar nëse do marr apo jo medalje. E rëndësishme është për mua, të mos kem ndonjë problem dëmtimi sepse do ketë gara të tjera për të treguar veten”. Pavarësisht këtyre fjalëve, ne që e njohim mirë Erkandin, “nuk duhet t’i besojmë”. Kjo sepse ai është një kampion i lindur dhe kurtë jetë në pedanë vështirë se do heqë dorë kollaj nga dëshira për të triumfuar mbi të tjerët. Qerimaj është i vetmi peshëngritës shkodran që do përfaqësojë qytetin tonë në Lojërat Mesdhetare megjithëse të njëjtën gjë kishte pretenduar edhe shtangisti më i ri, Xhulio Prroni. Vetë Federata e peshëngritjes nuk e ka përzgjedhur atë për të shkuar në Peskara ndoshta nisur edhe
nga mosha e tij e re. Megjithatë ai do ketë kohë dhe vende për të treguar aftësitë e tij të vërteta. Në garat e moshës së vet, ka treguar se di të jetë i suksesshëm, njëlloj si bashkëqytetari i tij Qerimaj.

vllaznimi sportiv

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Peshengritje

Post by Admin » Sat, 27 Jun 2009 , 19:57

Ne lojrat mesdhetare Pescara 2009 peshengitsja Romela Begaj ka dale e para ne grupin A per peshen 58 kg.
Begaj ka ngritur 95 kg duke thyer rekordin.
Kurse peshngritja tjeter Fetije Kasa eshte renditur ne vendin e parafundit duke mos arrit te kaloje asnji prove.
Vllaznit Ultras

Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Peshengritje

Post by Skodrinon » Sat, 27 Jun 2009 , 21:35

bravo romela

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Peshengritje

Post by Admin » Sat, 27 Jun 2009 , 22:23

Kurse ne shkeputje ka dal e dyta, ku ka ngrit 110 kg njaq sa turkja DASDELEN por DASDELEN ka peshe trupore ma te vogel.

Neser garon Erkand Qerimaj per peshen 77 kg.
Vllaznit Ultras

Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Peshengritje

Post by Skodrinon » Mon, 29 Jun 2009 , 22:45

Pas Romela Begajt, edhe Erkand Qerimaj medalje të artë

Dy ditë “të arta” për sportistët shqiptarë në Lojërat Mesdhetare, “Pescara 2009”, që po zhvillohen në Itali. Sporti i peshëngritjes ka naltuar me forcë emrin e Shqipërisë, flamurin kuqezi, në këtë garë ndërkombëtare. Janë pikërisht dy sportistë mjaft cilësorë të kësaj disipline, Romela Begaj dhe Erkand Qerimaj, që kanë thënë sërish fjalën e tyre, duke nderuar veten e tyre, trajnerët respektivë, familjet, por edhe tërë popullin shqiptar.


Rezultatet e peshëngritjes

Shkëputje

Erkand Qerimaj (Shqipëri) 156 kg

Tarek Abdelazim (Egjipt) 155 kg

Semih Yagci (Turqi) 154 kg

Shtytje

Ibrahim Abdelbaki (Turqi) 193 kg

Erkand Qerimaj (Shqipëri) 193 kg

Tarek Abdelazim (Egjipt) 193 kg



Erkand Qerimaj është shpallur fitues i medaljes së artë dhe i medaljes së argjendë në Lojërat Mesdhetare, por suksesi i peshëngritësit shqiptar shkon dhe më tej, kur ai shpallet rekordmen i dyfishtë i Mesdheut në stilin e shkëputjes dhe të shtytjes. Një sukses që merr akoma më shumë vlerë për Erkandin, i cili gjatë konkurrimit të tij në pedanën mesdhetare ka pasur dhe një dëmtim në shpatull. Pavarësisht kësaj, Qerimaj ia ka marrë të gjitha vlerat dhe sukseset përfaqësimit të tij në këto lojëra. Por konkurrimi i Qerimajt, i parë dhe në aspektin teknik, ka pasur një ecuri të qetë dhe pa eufori gjatë garës, siç ndodh rëndom në peshëngritjen shqiptare. Stilin e parë, atë të shkëputjes, Qerimaj e ka nisur qetësisht me 147 kg në provën e parë, ndërkohë që rivali i tij direkt, egjiptiani Abdelazim, e ka nisur me eufori që në provën e parë me 155 kg. Në provën e dytë, po aq gradualisht, peshëngritësi ka kërkuar 152 kg dhe e ka realizuar me sukses, ndërkohë rivali i tij në provën e dytë ishte në shifrat 155 kg. Sigurisht, kjo nuk e ka demoralizuar peshëngritësin tonë, që në provën e tretë dhe të fundit ka kërkuar 156 kg provë, e realizuar me sukses dhe që e shpall Qerimajn fitues të medaljes së artë dhe rekordmen të Mesdheut në këtë stil, pas dështimit të provës së tretë të rivalit të tij egjiptian me 157 kg. Edhe në stilin e shtytjes konkurrimi është zhvilluar po aq gradualisht. Në provën e parë Qerimaj ngre 182 kg përkundrejt 187 kg të egjiptianit Abdelbaki. Në provën e dytë ai shkon në shifrat 188 kg, ndërsa Abdelbaki shkon në shifrat 190 kg. Prova e tretë dhe e fundit ka qenë vendimtare për të tre peshëngritësit e podiumit të medaljeve. Të tre e kanë mbyllur me 193 kg dhe vendi i medaljeve është ndarë vetëm nga pesha trupore. Qerimaj ka rezultuar 20 gram me i rëndë se vendi i parë Ibrahim Abdelbaki dhe më i lehtë se vendi i tretë Tarek Abdelazim.

s.shqiptar

Post Reply